Një shtetas afrikan është bërë hit në rrjetet sociale, pasi videoja e tij po bëhet virale. Në video shihet një afrikan i mbuluar me flamurin shqiptar që këndon shqip.
Në sfond dëgjohet teksti i këngës “Shqipërie e dua, se jam shqiptar, Kosovën e dua se jam kosovar”. Videoja është shpërndarë nga një faqe facebooku. Në kraharor shihet se i riu ka edhe simbolet e Kosovës.
Numri i shqiptareve qe i takon dhe te thone cdo dite se ky vend eshte plotesisht e pamundur qe te behet eshte duke u rritur me ritme te frikshme dhe une jam i prirur te mos besoj se kjo gje ndodh rastesisht, por eshte super e studjuar dhe e investuar. Pyetja qe lind natyrshem ne raste si keto eshte: “A eshte mundur qe te tejkalohet psikologjia e humbjes, e deshtimit dhe e inferioritetit?!” A eshte e mundur qe te shpetojme prej nje virusi kaq te rrezikshem apo eshte pa sherim?! Teksa mendoja lidhur me kete me erdhi ne ndihme historia e nje fshatari me gomarin e tij te dashur.
Nje dite fshatari donte te lidhte gomarin ne mbremje por nuk kishte asnje cope litar per ta bere kete. Shkon tek komshiu per t’i kerkuar ndihme. Komshiu i thote: “As une nuk kam litar, por e kam nje zgjidhje per hallin tend. Afroju gomarit dhe improvizo levizjet sikur je duke e lidhur dhe shko e fli rehat”. Ashtu beri fshatari. Iu afrua gomarit dhe beri sikur po e lidhte dhe gomari nuk luajti gjithe naten nga vendi. Te nesermen fshatari shkoi per ta marre gomarin qe ta nxirrte ne fushe, por gomari nuk luante vendit. As me te mire as me te keq. Fshatari i gjendur ne veshtiresi shkon serish dhe kerkon ndihme tek komshiu i tij duke i treguar se gomari nuk luante vendit.
Komshiu i tha: “Gomari nuk luan vendit sepse ai eshte fiksuar qe ti e ke lidhur dhe nuk ka per te levizur nga vendi, nese nuk e zgjidh. Shko tek gomari, bej sikur po e zgjidh dhe ai do te levize”.
Po aty nuk ka asnje litar tha fshatari.
Keshtu mendon ti i tha komshiu, por gomarit i eshte fiksuar se eshte i lidhur. Ashtu beri fshatari, beri sikur e zgjidhi dhe gomari nuk beri fare rezistence. Doli ne are per bukuri per te bere detyrat e tij te zakonshme.
Mos te guxoje askush qe te qeshe me gomarin. Pjesa me e madhe e njerezve, jane te kapur prej nje litari te holle dhe te padukshem te cilin ua ka lidhur paria mafioze ne qafe. Kete litar njerezit nuk e shohin, dhe eshte pikerisht ai litar qe i mban peng dhe te lidhur si sklleverit pas padroneve te tyre. Ky eshte litari qe i mban peng te ndryshojne jetet e tyre dhe t’i shpetojne skllaverise. Keshtu pra, sa shume njerez te mencur dhe te fuqishem, perjetojne iluzionin se jane te pafuqishem. Sa shume njerez te mencur dhe shume te zgjuar mendojne se jane gomere nga trute. Sa njerez te forte dhe plot me energji mendojne se jane plotesisht te pafuqishem.
Te gjithe popujt e botes, te cilet e trashegojne brez pas brezi psikologjine e humbjes, te injorances, te prapambetjes, te dobesise, te frikes dhe te pafuqise, do te mbeten skellever te kastave mafioze te cilat ei sundojne, deri sa te zgjidhin ate litarin e holle te cilin ata ua kane lidhur ne fyt, me shume dredhi, hile e marifet!
Investimet në nënstacionin elektrik të Orikumit mbyllin ciklin në gjithë vijën bregdetare, ku i jepet zgjidhje furnizimit me energji elektrike.
Në takimin e sotëm të organizuar në Radhimë, Vlorë, për sezonin turistik, Kryeministri Edi Rama u ndal te situata e furnizimit me energji elektrike.
“Askush nuk flet më për problemin e energjisë elektrike. Vitin e parë dhe të dytë, energjia ishte problemi kryesor dhe kjo dukej edhe nga mesazhet që më vinin nga qytetarët”, tha Rama, duke thekuar se nuk ka pasur më probleme serioze me furnizimin me energji elektrike./atsh
Sezoni turistik i këtij viti ka qenë një nga më të mirët përsa i përket sigurisë së pushuesve dhe parandalimit të zhurmave akustike, ku Policia e Shtetit ka marr të gjitha masat për t’i siguruar ato.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj bëri me dije gjatë një takimi për turizmin në Vlorë, se gjatë këtij sezoni turistik u angazhuan më shumë se 1 mijë forca policore, mjete shtesë në funksion të tyre si dhe posta policie, të cilat kanë qëndruar 24 në shërbim të pushuesve.
“Ne premtuam 3 muaj me pare ne nisje të këtij sezoni se do te kishim një sezon me shume qetësi dhe shume rend, si dhe parandalimin e akteve kriminale. Padyshim besoj se me një organizmi më të mirë policor dhe është fakt që në aktivizuam mbi 1000 trupa policore, mjet shtesë në dispozicion të tyre, duke ngritur një sërë stacionesh provizore policie, si në Theth, Valbonë, Talie, Gjirin e Lalëzit,Ksamil etj, si dhe rritëm ndjeshëm shërbimet policore pa uniformë dhe shërbimet policore me mjete të lehta në territoret e plazhit. Si rrjedhojë ky ishte një sezon i sigurt dhe pa pasoja në zonat turistike si dhe me një ulje të ndjeshme të vjedhjeve në territoret e plazheve”, theksoi Xhafaj.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me pushtetin lokal kanë marr të gjitha masat për parandalimin e aksidenteve të shkaktuar nga motorët e ujit, duke vendosur tabela informuese si dhe duke përcaktuar qartë vendin se ku motorët e ujit mund të qarkullojnë./atsh
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim nga një mësues nga Vlora, i cili shpreh shqetësimin e tij, pasi 7 shkolla të ciklit 9-vjeçar në Vlorë janë lajmëruar që do të mbyllen.
Teksa poston në rrjetin social “Facebook” mesazhin e mësuesit, Berisha ngre shqetësimin për nxënësit që tashmë do të duhet të shkojnë më larg për të mësuar.
POSTIMI I PLOTE
Miremengjes Kallam Deshtakut nga qindra nxenes qe mbeten pa shkolla ne Vlore!
Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb
Mbyllen 7 shkolla ne Vlore!
“Mirmbrëma z. Berisha.
Dje rreth orës 13 DAR Vlorë me anë të 1 mbledhjeje të papritur na ka komunikuar mbylljen e 7 shkollave të ciklit 9-vjeçar të cilat ishin me klasa kolektive. Pothuajse të gjithë prindërit e fëmijve që po u mbyllen shkollat nuk kanë ndërmend që ti çojnë më në shkollat-qendër fëmijët pasi janë larg. Disa prej shkollave janë: Dukat i Vjetër, Tragjas, Radhimë, Sherishtë, Mekat, Kërkovë. Do mundohem sot tju nis dhe vendimin të shoqëruar me listat e mësuesve që hidhen në rrugë që janë më shumë se 40 mësues. Pa asnjë vendim të ministrisë dhe pa asnjë lloj strategjie konkrete se ku dhe si do venë këta nxënës në shkollë.
Ju lutem bëje publike dhe përplasjau surratit analfabetizmin që po promovojnë. Faleminderit.
Anonim për momentin.”
Fjala e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në takimin e mbajtur sot në Radhimë, Vlorë, në përmbyllje të sezonit turistik veror:
Përshëndetje,
në ditët e para të muajit qershor të këtij për të çelur sezonin turistik ishim këtu në Vlorë. Dhe ne premtuam dhe u angazhuam për një sezon turistik shumë më të mirë, shumë më cilësor se vitet e kaluara dhe padyshim një komponente e rëndësishme ishte dhe mbetet ajo që lidhet me çështjet e rendit, të qetësisë dhe të sigurisë gjatë sezonit turistik, si një kusht i domosdoshëm për pushime cilësore, për qytetarët shqiptarë dhe për turistët që zgjedhin si destinacion Shqipërinë.
Mbas tre muajsh, ne sot në këtë event padyshim kemi një detyrim për të parë se çfarë kemi bërë me ato që kemi premtuar. Çfarë kemi premtuar, çfarë kemi realizuar dhe çfarë ka ndodhur realisht?
Ne premtuam tre muaj më parë në nisje të këtij sezoni se do të kishim një sezon me më shumë qetësi, me më shumë rend dhe parandalim më të mirë të incidenteve dhe akteve kriminale. Dhe besoj se përmes një prezence më të madhe, më efikase dhe një organizimi më të mirë policor.
Është fakt që ne gjatë këtij sezoni angazhuam mbi 1 mijë forca policore në funksion të sezonit turistik, mjete shtesë në funksion të tyre, ngritëm një sërë stacionesh policore provizore, si në Theth, në Valbonë, në Tale, në Gjirin e Lalëzit, në Ksamil.
Rritëm ndjeshëm shërbimet policore pa uniformë dhe shërbimet policore duke lëvizur me mjete të lehta të qarkullueshme, me biçikleta në territoret e plazheve dhe si rrjedhojë ky ishte sezoni turistik pa asnjë incident të rëndë me pasoja, gjatë këtyre tre muajve në të gjithë vijën bregdetare, në të gjithë zonat turistike. Dhe me një ulje të ndjeshme të numrit të vjedhjeve në territoret e plazheve.
Gjithashtu ne premtuam gjatë nisjes së këtij sezoni, për menaxhim më të mirë të trafikut dhe forcimin e sigurisë rrugore. Vendosëm shërbime shtesë, në mënyrë të veçantë në akset problematike edhe për shkak të problemeve që lidhen me infrastrukturën dhe sinjalistikën, që ka në disa prej këtyre akseve, siç është aksi që ka të bëjë me daljen nga qyteti i Fierit dhe hyrjen në Vlorë, gjithashtu.
Forcuam regjimin e kontrollit në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, futëm komunikimin intensiv publik përmes konferencave javore të shtypit të drejtuesve të Policisë Rrugore, por edhe komunikimin në kohë reale në radiot, ndërmjet Policisë Rrugore dhe drejtuesve të mjeteve për t’i njohur ata me vështirësitë e lëvizjes e trafikut në orët kyç të tij. Dhe natyrisht rezultati, është pozitiv, kemi gati 100 aksidente më pak dhe një ulje të ndjeshme të numrit të aksidenteve me pasoja. Natyrisht duke dhënë këto shifra, dua të them se kjo është një çështje ku ne nuk jemi të kënaqur, përkundrazi.
Pavarësisht përmirësimeve që kemi bërë, jemi të vetëdijshëm se ka shumë për të bërë, qoftë nga pikëpamja e përmirësimit infrastrukturor të rrugëve, por edhe nga pikëpamja e menaxhimit të trafikut. Kjo është arsyeja që pas disa ditësh në muajin shtator, ne do të prezantojmë një Plan konkret Veprimi për të bërë të mundur një sistem të ri menaxhimi të trafikut rrugor dhe që shpresoj se do të krijojë një impakt të ri për të gjithë çështjet e menaxhimit të trafikut dhe funksionalitetit të Policisë Rrugore në vend, por do t’i shërbejë më së miri vitin e ardhshëm edhe sezonit turistik, që besoj se do të ketë një prurje shumë më të madhe njerëzish dhe mjetesh edhe për shkak të kësaj përvoje të mirë të krijuar gjatë këtij viti.
Së treti, ne premtuam forcimin e kontrollit në plazhe dhe sidomos në përdorimin e mjeteve ujore.Të gjithë janë dëshmitarë të faktit që kjo ka qenë një gjë shumë kaotike ndërkohë që sivjet kemi një pamje krejt, krejt të ndryshme në të gjithë vijën bregdetare ku u bë e mundur që në bashkëpunimin me Bashkitë, me operatorët privatë dhe me biznesin vendosëm rregulla për qarkullimin e mjeteve ujore dhe njëkohësisht për zonat e larjes në det të pushuesve dhe natyrisht rregulla më të forta për përdoruesit e mjeteve.
Për herë të parë kemi të vendosur korridore ujore për qarkullimim e mjeteve ujore dhe në mënyrë të veçantë të motorrëve të ujit. Natyrisht fillimi ishte paska i vështirë, kemi patur edhe keqkuptime nëpërmjet Policisë dhe përdoruesve të këtyre mjeteve, por e rëndësishme është që ajo që duhet theksuar, është fakti që ne për herë të parë nuk kemi asnjë incident me mjetet ujore në vijën bregdetare të të gjithë territorit shqiptar.
Jemi dëshmitar, që në vitet e mëparshme kemi pasur disa incidente edhe me pasoja vdekjen për shkak të keqpërdorimit të mjeteve ujore, në mënyrë të veçantë të motorrëve të ujit.
Një premtim tjetër i rëndësishëm në nisje të këtij sezoni, kishte të bënte me mjedisin me rendin dhe qetësinë në zonat turistike, kryesisht me zhurmën akustike, dhe disiplinimin e kohës për përdorimin të muzikës në lokalet në zonat turistike. Edhe në këtë aspekt, kemi qenë dëshmitarë të faktit që ka qenë një gjë shumë kaotike, me orë e pa orar, me shqetësime të ndryshme, me një lloj tensioni ndër qytetarët, për pushuesit në plazhe, edhe natyrisht edhe vetë biznesin që jo rrallë krijonte incidente apo konflikte ndërmjet autoriteteve vendore, Policisë dhe pronarëve të restoranteve.
Por, ajo që është shumë e rëndësishme në sajë të një marrëdhënie shumë të mirë të krijuar me pushtetin vendor, u vendosën rregulla më të qarta, dhe unë këtu në mënyrë të veçantë, në të gjitha Bashkitë e vendit, dua të falënderoj Bashkinë e Vlorës, për shkak se arriti të marrë një sërë masash të qarta dhe në kohë, për disiplinimin e këtij procesi. Ne mund të themi që sivjet, në numrin 112 kemi gati 90% më pak ankesa nga qytetarët lidhur me zhurmat në orët e vona të natës dhe kjo ishte rrjedhojë jo thjesht dhe vetëm i përdorimit të autoritetit të Policisë, por besoj dhe ajo që është e rëndësishme, i mirëkuptimit të krijuar ndërmjet autoriteteve vendore, Policisë dhe biznesit privat.
Së pesti, dhe që ishte një premtim shumë i rëndësishëm i yni, lidhej me menaxhimin më të mirë të hyrje-daljeve në Pikat e Kalimit Kufitar. Është fakt që ne kemi rreth 25% më shumë hyrje se në vitin 2017 të njerëzve, dhe rreth 15% më shumë mjete të hyra në territorin shqiptar. Kjo krijoi një fluks më të madh dhe në kushte të njëjta me vitet e kaluara nga pikëpamja e objekteve që kemi në dispozicion, por në sajë të një menaxhimi shumë më të mirë të pjesës së kufirit, një menaxhimi më të mirë të pikave të kalimit kufitar, qoftë për lëvizjen e qytetarëve, qoftë për lëvizjen e mjeteve, ne mundëm që sivjet të kishim një qarkullim shumë më të mirë edhe në sajë të faktit që futëm për herë të parë atë që konsiderohet ndryshe dhe lëvizje me procedurë të përshpejtuar, që do të thotë duke lehtësuar edhe hyrjen e qytetarëve dhe të mjeteve në pikat kyç, sidomos në Morinë, në Muriqan, në Kapshticë edhe në Kakavijë.
Rezultati është që shqetësimet në këtë aspekt, kemi patur një përpunim më të mirë të mjeteve dhe të lëvizjes së qytetarëve në pikat hyrës të kalimit kufitar dhe për herë të parë kemi arritur të marrim vlerësime pozitive nga Tour-operatorët, nga shoqëritë turistike, lidhur me mënyrën se si është proceduar me shpejtësi, mënyrën se si janë trajtuar lëvizja e mjeteve dhe turistëve në pikat hyrëse të kalimit kufitar.
Natyrisht këto ishin 5 premtimet kryesore, angazhimet kryesore që bëmë në hyrje të këtij sezoni dhe unë sot mund të them që ne ia arritëm që të mund të ofronim në këtë sezon turistik më shumë qetësi, rend dhe siguri për qytetarët shqiptarë, për turistët që zgjodhën si destinacion Shqipërinë gjatë këtij viti dhe rezultatet në këtë aspekt janë shumë më të mira nga pikëpamja statistikore se në çdo vit tjetër të mëparshëm.
Kjo natyrisht është rezultat i një pune të jashtëzakonshme dhe me sakrifica dhe me orare të zgjatura të punonjësve të Policisë që u angazhuan në këtë proces dhe padyshim edhe i drejtuesve të tyre në nivel rajonal, në Komisariate në Drejtoritë Vendore dhe në Drejtorinë Qendrore të Policisë.
Mjaft t’ju them faktin se ndërsa të gjithëve mund të na ketë rënë rasti të bëjmë një, dy, apo 20 apo 30 ditë pushime, apo të hyjmë në plazh për t’u relaksuar, punonjësit e Policisë që kanë shërbyer, deri tek Drejtori i Përgjithshëm gjatë këtij tre mujori nuk kanë pasur mundësinë të shkojnë një ditë në plazh për të pushuar duke qenë të bindur se duhej të bënin ata një sakrificë në shërbim të qytetarëve, në funksion të qytetarëve, në funksion të sezonit turistik, por një sakrificë besojmë ne, që ja ka vlejtur.
Natyrisht, unë e di shumë mirë që nuk është lajm të bësh detyrën. Ky nuk është lajm që e kanë shumë për qejf mediat kur ka rezultate pozitive, por është një lajm shumë i mirë besoj për qytetarët shqiptarë që kanë mundësinë t’i shohin dhe t’i prekin këto rezultate dhe këto tregues dhe mbi të gjitha këtë angazhim shumë të mirë të Policisë.
Unë sot gjej rastin dhe një herë t’i falënderoj të gjitha strukturat e Policisë për impenjimin dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë këtij sezoni turistik.
Falënderoj drejtuesit vendorë, për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin shumë të mirë që kemi ndërtuar në të gjithë territorin e zonave turistike, Ministrinë e Turizmit për kooperimin shumë të mirë që kemi pasur në këtë fushë gjatë këtij sezoni dhe padyshim të gjitha bizneset dhe operatorët turistik për mirëkuptimin dhe mbështetjen që na kanë dhënë. Faleminderit!
Kryeministri EdI Rama ishte sot në Vlorë për bilancin, mësimet dhe objektivat për sezonin e ardhshëm turistik kur u ndal sërish tek bypass-i i Fierit.
Edi Rama: Ndërsa po tregonte për projektet për të ardhmen, kryeministri ndërpreu fjalën dhe tha: E kam shumë të qartë që ndërkohë që ne flasim aty vazhdojnë komentet po By-Pass-i i Fierit, po By-Pass-i i Fierit i cili na është bërë si ByPass-i i fytit nga sikleti. Sinqerisht përditë në fyt nga sikleti, sepse realisht është një legjendë katastrofike paaftësie, papërgjegjshmërie dhe korrupsioni.
Na është dashur të prishim komplet kontratën dhe të bënin gjithça nga e para me Bankën Europiane për Zhvillim. Tani procesi ka filluar dhe shpresojmë shumë që brenda disa javëve të na vijë përgjigjja përfundimtare e bankës, të lidhet kontrata dhe sezonin e ardhshëm ta gjejë rrugën e By-Pass të hapur për të qenë e kalueshme, nëse jo e përfunduar tërësisht. Kështu të kompletohet e gjithë lidhja me Vlorën.
Bulevardi i ri ne Vlore gati sezonin e ardhshem
Më pas Rama foli dhe per rrugen Kashar- Rrogozhinë që e bën Tiranë-Vlorë për 55 minuta dhe premtoi se bulevardi i ri i Vlorës sezonin e ardhshëm do jetë gati.
Edi Rama: “Pak më tutje vjen projekti i tjetër rrugës Kashar- Rrogozhinë që e pret komplet në diagonal rrugën drejt Fierit e Vlorës dhe e bën Tiranë-Vlorë për 55 minuta.
Më vjen mirë që sidoqoftë vlonjatët nuk po nxjerrin zë për bulevardin e ri ku është bllokuar trafiku dhe është ngushtuar rruga. Nuk po dëgjoj më njeri që të thotë pse me rrugë të ngushta, pse na është bllokuar sepse e morën mësimin me Lungomaren. Mësuan se nuk duhet folur përpara se në fund pastaj me Edi Ramën nuk të del fjala. Bulevardi i ri do të jetë një tjetër vlerë e shtuar. Në sezonin e ardhshëm do ta kemi të përfunduar besoj dhe do të jetë realisht një tjetër vepër si Lungomarja për të cilën marrim mesazhe inkurajuese.”/faktor.al
Kryeministri Edi Rama ka qenë në Vlorë sot, në bregdetin e Radhimës për të bërë një përmbledhje të arritjeve dhe problemeve të sezonit turistik që po mbyllet me vrojtuesit e plazheve. Por ndërsa ministrat Fatmir Xhafaj, Blendi Klosi dhe Damion Gjiknuri kanë mbajtur nga një fjalim ka qenë dhe një djalë i ri që ka kërkuar të flasë. Ai ka treguar se kishte shpëtuar një vajzë nga mbytja.
E me këtë rast kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë rehat të riun duke e ngacmuar si vlonjat që ishte dhe për të mishëruar shprehjen e famshme që i karakterizon ‘gjoksin gropë’.
“Do të shesë mend, do të tregojë se është nga Vlora”,- tha Rama. Djali, që administronte edhe një biznes të vetin në plazh, Ariel Lamaj tregoi se si kishte shpëtuar 25-vjeçaren, duke thënë se nuk është ndier shumë mirë.
“Gjatë punës sime unë bëra dhe një shpëtim të një vajze 25 vjeçe. Vajza vuante nga një krizë epilepsie dhe kur e pashë në det që nuk po reagonte siç duhej, u futa menjëherë dhe e kam nxjerrë vajzën në kohë rekord. I kam dhënë ndihmën deri sa erdhi ambulanca dhe u ndjeva shumë mirë”, tregoi i riu.
“Nxirre pak këtë gropën këtu. Ngrije këtë bluzën. Hiqe fare. Shikoni sa e ka gropën këtu, shikojeni!”, tha Rama, duke treguar kraharorin e të riut dhe më pas duke e porositur: “Vishu tani, kemi dhe vajzën këtu”.
Më pas kryeministri ka falënderuar vrojtuesit për punën e tyre gjatë këtij sezoni.
“Shumë respekt për shumë vepra të mëdha humane që keni bërë edhe duke rrezikuar në ndonjë rast veten tuaj dhe na ndihmuan të adresojmë një problem të vjetër të aksidenteve”, tha Rama./faktor