Aurora

Sezoni turistik në Vlorë, Leli: Bashkëpunimi me institucionet solli një sukses të premtuar

Në kuadër të turizmit, kreu i qeverisë, Edi Rama është ndalur në Vlorë për të folur për turizmin. Më herët kryeministri ka qenë në Gjirin e Lalzit ku komentoi të gjithë angazhimin dhe bashkëpunimin mes institucioneve përsa i përket mbarë vajtjes së turizmit, ku pati një sukses më të madh se viti i kaluar.

Sakaq grupi i të rinjëve nga Smile Albania ishin të gjithë në terren dhe mikëpritësit e parë të turistëve të huaj.

Kreu i Bashkisë Dritan Leli u shpreh entuziast që ky sezon ishte sezoni më i suksësshëm në 25 vite. Ai tha se ky sukses ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit mes institucioneve.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se po të krahasosh shifrat me vitin 2017 shifrat janë të pakrahasueshme. Ajo u shpreh se një nga ambientet kryesore të turistëve u shpreh se parqet arkeologjike kanë qene më të preferuarit./Lexo.al

Sezoni turistik në Vlorë, Leli: Bashkëpunimi me institucionet solli një sukses të premtuar Read More »

Mos harxhoni kohë kot, ja si të fitoni para nga Instagram

Pjesa më e madhe e njerëzve e përdorin Instagram-in për të postuar foto nga jeta e tyre e përditshme, megjithatë, ka edhe nga ata persona që po e përdorin këtë rrjet social për të fituar para.

Përdoruesit e Instagram-it me më shumë se 1000 ndjekës mund të fitojnë mbi 40 paundë për një postim, sipas aplikacionit Takumi. Ata me 10 mijë ndjekës mund të fitojnë 15,600 paundë në vit, ndërsa personat me më shumë influencë – ata me 100 mijë ndjekës, mund të fitojnë 156 mijë paundë.

14 milionë britanikë përdorin Instagram-in, dhe sipas aplikacionit Takumi, një në dhjetë përdorues mund të fitojë 4160 paundë në vit nëpërmjet fotove.

Përdoruesit më të suksesshëm në Instagram

Përdoruesit më të suksesshëm në Instagram janë femrat të moshave 18-29 vjeç. Ato jetojnë në qytete të ndryshme dhe postojnë foto të ushqimit, modës ose në palestër.

Shikoni për shembull modelen australiane Gabrielle Epstein. Ajo është vetëm 21 vjeç, ka 700 mijë ndjekës dhe fiton para duke reklamuar marka të ndryshme tek fotot e saj.

Nëse jeni një grua më e vjetër, ose një burrë në të tridhjetat, mos u mërzisni – rregulli i parë në biznes është të gjeni një vend në treg. Aty mund të jeni ju!

Si të fitoni para nga Instagram?

Tërhiqni sa më shumë ndjekës

Reklamuesit duan të gjejnë klientë të rinj, kështu, nëse keni mijëra ndjekës në Instagram, ju jeni të duhurit për të reklamuar produktet e tyre.

Kontaktoni reklamuesit

Mos prisni t’ju trokasin në derë – tregojuni kompanive për mijëra ndjekësit që keni në Instagram dhe pyetini nëse duan të reklamojnë produktet e tyre tek llogaria juaj. Aplikacioni Takumi u jep mundësi përdoruesve me më shumë se 1000 ndjekës që të lidhen me kompani të ndryshme. Ju mund të provoni edhe aplikacionet Snapfluence dhe InstaBrand.

Merrni sponsorizues

Ju mund të bëni gjithashtu një set me foto të sponsorizuar nga një kompani.

Reklamoni produktet

Ju mund të fitoni para duke promovuar produkte, vetëm duhet të keni parasysh që të përdorni hashtag-un #ad për të qenë më transparent.

Mos harxhoni kohë kot, ja si të fitoni para nga Instagram Read More »

Surpriza për ministrin shqiptar në Kroaci bën xheloz ministrin grek (Foto)

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ishte në Kroaci, ku ka marrë pjesë në forumin e Dubrovnikut me temë “Forcimi i qëndrueshmërisë – Mesdheu, Evropa dhe Ballkani Perëndimor”. Bushati është surprizuar nga homologia e tij kroate, Maria Pejčinović Burić , e cila i dha bluzën e lojtarit më të mirë të futbollit, Luka Modric, për “lojtarin më të mirë të diplomacisë”.

Pejčinović ka surprizuar dhe kolegët me këtë dhuratë për Ministrin Bushati, teksa nga fotoja duket që paksa xheloz është bërë edhe ministri grek Nikos Kotzias.

Mesfushori kroat Luka Modriq është shpallur futbollisti i vitit nga UEFA për këtë sezon, ndërkohë që Kroacia zhvilloi një përformancë të shkëlqyer në kampionat botëror.

Surpriza për ministrin shqiptar në Kroaci bën xheloz ministrin grek (Foto) Read More »

Për Klodiana Lalën dhe ata që abuzojnë me lirinë e fjalës

Nga Mentor Kikia

Rasti i sulmit me armë në shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala duhet të zbardhet me urgjencë. Sepse, ne duhet të dimë nëse ai sulm i adresohej asaj pesonalisht, për shkak të profesionit, pra për shkak të asaj që ajo ka shkruar apo ka folur?

Sepse, ne duhet të dimë nëse ka shkuar deri këtu reagimi i njerëzve të fortë, të politikës dhe krimit, që nuk lejojnë tu preket as imazhi publik? Apo për të mësuar që ka shkuar deri këtu kërcënimi ndaj punëtorëve të medias?

Sepse, nëse kjo është e vërtetë, atëherë jemi në një situatë të rëndë dhe alarmante dhe autorët duhet të dalin para drejtësisë në “mënyrë shembullore”, sa më shpejt.
Sespe, edhe nëse ai sulm ka arsye të tjera, duhet të zbardhet, sa më parë, për ti siguruar jetën atyre njerëzve që u paralajmëruan atë natë në mënyrë ”simbolike”, e për të davaritur panikun e krijuar mes tyre.

Ky nuk është rasti. Ngjarja ta do që sot të ngrejmë të gjithë zërin kundër asaj që ndodhi. Dhe unë e bashkoj të gjithë britmën time me ata që bërtasin për të siguruar lirinë e medias, lirinë e punës tonë për të informuar dhe denoncuar paudhësitë dhe maskarallëqet e pafundme në këtë vend. Ky pra, nuk është rasti, për të thënë gjëra të tjera, por unë mendoj se duhen thënë. Pikërisht në shërbim të asaj lirie që ne e kërkojmë me forcë, jo për vete, por si frymë dhe gjak për demokracionë tonë.

A e abuzojmë ne gazetarët lirinë tonë, apo, a abuzojmë ne me të tjerët, në emër të profesionit tonë? Të flasësh “qesim”, por guximshëm, nuk është gazetari investigative. Kjo dëmton imazhin tonë, profesionin e misionin tonë, dhe u shërben edhe më shumë atyre që duhen denoncuar, jo me fjalë të guximshme, por me fakte të forta. U shërben atyre që kërkojnë heshtjen tonë. U shërben, të na zhvlerësojnë dhe konsiderojnë si koshere që gumëzhin, pa pickuar.

Portalet e mediat online mbushen çdo ditë me lajme të tilla. Me saktë me shkrime ku nuk dallohet ku mbaron lajmi e ku fillon qëndrimi i autorit. Akoma më keq, çdo kush i jep të drejtë vetes të thotë çdo gjë, të sulmojë e shajë gjithkënd, dhe kjo në emër të gazetarisë, lirisë së medias. Padyshim, media duhet të jetë e lirë, pa asnjë kufizim. Por jo e lirë të llapë, të shajë e denigrojë, shpesh edhe njerëz krejt pa faj. Duhet të jetë e lirë të denoncojë, të informojë e investigojë.

Në emër të gazetarisë, edhe një syresh ndër ne, shkruan në median e tij dhe nëpër portale, duke sharë e shpifur ndaj një familjeje. Duke mos i lënë kusur, gruas e burrit, fëmijëve dhe farefisit, themeleve të shtëpisë dhe katundit të origjinës.

Duke i nxjerrë në pazar deri edhe dhëmbët e dhëmballët të mbushura e të pambushura, recetën e ilaçeve të stomakut, zemrës e qetësuesit e gjumit. Kjo shitet si denoncim i korrupsionit. Në fakt është një përndjekje kriminale që bëhet, sepse gruaja-drejtoreshë arsimi, nuk i futi në punë si mësuese bashkëshorten gazetarit. Dhe gazetarit mos ia kthe fjalën, se ai të bën gjëmën.

Dikush tjetër shkruan natë e ditë për dyqane e supermarkete që shesin ushqime të rrezikshme. Pa asnjë fakt, asnjë provë, pa asnjë emër artikulli.

Vetëm duke abuzuar me ndjeshmërinë e njerëzve për sigurinë ushqimore e vetëm për të vënë gjoba ndaj tregtarëve. Nëse këta soj gazetarësh i rrahin nesër në ndonjë qoshe, a duhet vallë të protestojmë për cënimin e lirisë së medias?

Respektimi i lirisë është padyshim i dyanshëm. Ne e kërkojmë lirinë, jo për veten tonë, por në emër të demokracisë, për të përmbushur një mision, që nuk është në shërbimin tonë, por në shërbim të demokracisë dhe shoqërisë. Të jesh gazetar nuk është një privilegj. Eshtë një detyrë, madje e vështirë, për ti shërbyer shoqërisë.

Për Klodiana Lalën dhe ata që abuzojnë me lirinë e fjalës Read More »

Ndoka, Ramës: Qytetaria shkodrane vërtet nuk të don, por ky dënim është i rëndë për ta, këtë nuk do ta falin kurrë!

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të reagojë, pasi krimi ka pushtuar Shqipërinë.

Ndoka e ka cilësuar ngjarjen e sotme të Shkodrës, ku u ekzekutua biznesmeni 31 vjeçar, si rënie të shtetit.

Ja postimi i Ndokës:

Shko në Shkodër Z. Kryeministër! Zgjohu Zoti Kryeminister, Rendi dhe siguria nuk jane statistike numrash, por garanci dhe shpresë për të jetuar në këtë vend.

Zgjohu nga “gjumi”, çliroju nga demagogjia; qendro në krye të shtetit, qeveris dhe mos u tall me popullin tënd, që të vetmen shpresë ka shtetin që ta mbrojë.

Ku është shteti, ku është rendi e siguria, ku është përgjegjësia e juaj si KM?

Katër vrasje me pesë viktima në Shkodër, dy persona të zhdukur, tre automjete të djegura; ende asnjë autor i dyshuar, asnjë piste hetimi, asnjë motiv, asnjë përpjekje institucionale, asnjë shpresë për familjet shkodrane.

Sa tmerr, sa turp, sa mungesë përgjegjësie e profesionalizmi, sa frikë për sot e për nesër. Kryeministri na thotë; se po mos të kishte ndodhur ngjarja kriminale në Selenicë, do ishim më mirë se vjet!

Sa ftohtë llogjikon, sa frikshëm, sa pa përgjegjësi; krimi nuk është statistike, por jetë njeriu Z.Kryeminister.

Leri të tjerët të merren me shifrat, por merru me fenomenin kriminal në rritje, që po zhduk shpresën në këtë vend.

Shpalli luftë krimit dhe kriminelëve, atyre të rrugës dhe atyre qe i ke në parti e Kuvend, që ti ka sjell krimi aty, për të mbrojtur vetën me “avokatët e djallit” me mandat politik.

Zgjohu Zoti Kryeminister, filloje luftën me vetën dhe të tuat si fillim, me të tjerët të merret drejtësia, por pa avokatët e djallit nëp?r këmbë, të mandatuar nga vota e krimit.

Qytetaria shkodrane vërtet nuk të don, por ky dënim është i rëndë për ta, këtë nuk do ta falin kurrë!

Kuptoje këtë situate, po ta them si mik, si deputet i zgjedhur në Shkodër pesë herë, e njoh atë qytet, më ka mandatuar ti përfaqesoj.

Por të njoh edhe ty si njeri, si Kryeminister, ndaj gjej forcë dhe kurajo; shko në Shkodër, çliroje Drejtorinë e Policisë nga interferimi i krimit dhe drejtimi i përfaqësuesve të tu politikë.

Kaq e thjeshtë është zgjidhja; por në keto kushte, sot e ke vetëm ti në dorë ta zgjidhësh, për fatin tonë të keq! Shko në Shkodër Z.Kryeministër!

Ndoka, Ramës: Qytetaria shkodrane vërtet nuk të don, por ky dënim është i rëndë për ta, këtë nuk do ta falin kurrë! Read More »

Ngjarjet e rënda në Shkodër, reagon Jozefina Topalli: Qyteti im është nën pushtetin e krimit, askush nuk i del zot

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PD-së Jozefina Topalli përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Shkodër ku biznesmeni Arjan Ferracaku u gjend i vdekur në zonën e Livadhës pasi ishte qëlluar me kallashnikov.

Jozefina Topalli thotë se Shkodra sot është nën pushtetin e krimit dhe se askush nuk i del zot.

“Kaq shume te vrare . Kaq egersisht te vrare…Keshtu nuk ka ndodhur kurre ne qytetin tim.
Shkodra sot eshte e braktisur nga te gjithe”, shkruan Topalli.

Postimi i plotë:

Qyteti im eshte nen pushtetin e krimit.. dhe askush nuk i del zot!

Nje tjeter i ri, nje djale 31 vjeç, baba i dy femijeve eshte gjetur i vrare ne qytetin tim, njoftojne mediat .Ajo qe po ndodh ne qytetin e Shkodres eshte e frikshme.

Kaq shume te vrare . Kaq egersisht te vrare…Keshtu nuk ka ndodhur kurre ne qytetin tim. Shkodra sot eshte e braktisur nga te gjithe. Qytetaret e saj jane ne meshire te krimit.

Sikur te mos i mjaftoje mjerimi e papunesia e tmerrshme, aty asgje nuk eshte me si me pare. Shkodranet jane braktisur…. nga te gjithe nga te gjithe…

Qyteti im , qyteti muzikes, i gazit e fjales se embel, i gezimit te jetes, sot eshte nen terrorin e plumbave te krimit …dhe eshte vetem! Vetem.

Ngjarjet e rënda në Shkodër, reagon Jozefina Topalli: Qyteti im është nën pushtetin e krimit, askush nuk i del zot Read More »

Çfarë po ndodh? Drejtori i Policisë së Shtetit me urgjencë drejt Shkodrës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur në Shkodër pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, 31 vjeç në zonën e Livadhes teksa ishte duke kalëruar.

Per hetimin e ngjarjes ne Shkodër bashke me Drejtorin Veliu janë edhe specialistet me te mire te DPPSH

Policia thotë se po vijon hetime intensive per te zbardhur sa me shpejt shkaqet dhe autorësinë e vrasjes.

Çfarë po ndodh? Drejtori i Policisë së Shtetit me urgjencë drejt Shkodrës Read More »

Horoskopi kinez! Ja çfarë do të ndodhë me çdo shenjë gjatë muajit shtator

Zbuloni se cila shenjë është e juaj në horoskopin kinez. Shenjën tuaj per horoskopin kinez mund ta gjeni ne bazë te vitit te lindjes suaj këtu me poshtë:

Miu: 1900, 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, Bualli: 1901, 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, Tigri:1902,1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, Lepuri; 1903, 1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, Dragoi: 1904, 1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, Gjarperi: 1905, 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013

Kali: 1906, 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014, Dhia: 1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015, Majmuni: 1908, 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016

Gjeli: 1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017, Qeni: 1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018, Derri: 1911, 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019

Miu

Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i shtojnë dozat e dialogut dhe duhet t’i përkushtohen me tepër njeri-tjetrit. Po e late pas dore ai mund t’iu largohet. Beqaret do bien ne dashuri me te parin qe do ju dale para dhe do fillojnë me te një histori interesante e pasionante. Duhet thënë se këtë muaj do kaloni edhe pak kohe me miqtë. Shëndeti do jete i mire javët e para, por pas datës 18 do keni disa shqetësime me stomakun ose me shpinën. Financat do vazhdojnë te mbeten te pastabilizuara. Ne pune tregohuni modeste dhe diplomate sepse keni për te fituar me shume pike se te tjerët. Java më me fat do jete e treta.

Bualli

Dashurohuni pa dorashka këtë muaj dhe mundohuni t’i rregulloni problemet e vogla qe keni pasur me partnerin. Sa me shume t’i shtyni gjerat aq me shume vështirësi do keni me pas. Beqaret ka shume gjasa te pëlqejnë një mik te kushërinjve te tyre dhe te fillojnë një njohje me ta. Gjendja shëndetësore here pas here do ketë disa shqetësime. Flisni sa me shpejt me mjeket dhe mos lejoni qe gjendja te përkeqësohet. Ne planin financiar nuk do arrini dot ta ruani qëndrueshmërinë. Do ju pëlqejnë disa objekte dhe do shpenzoni pa menduar. Ne pune do zbuloni disa aftësi te reja te vetes. Çdo gjë do ece për se mbari.

Tigri

Muaj me shume fat ky për te gjithë. Do keni sukses ne çdo fushe te jetës. Me partnerin nuk pritet asnjë mosmarrëveshje apo debat, përkundrazi bashkëpunimi do përforcohet. Beqaret duhet te dalin neper takime sepse vetëm ne këtë mënyrë do i njohin si duhet njerëzit. Gjendja shëndetësore do jete shume me e qëndrueshme. Mund te filloni edhe ndonjë diete këtë periudhe. Financat do varen tërësisht nga sjellja juaj. Dyfishojeni maturinë dhe mos vendosni te kryeni shpenzime te mëdha ne momentin e papërshtatshëm. Ne pune duhet te keni me tepër besim tek vetja ne mënyrë qe te arrini me tepër rezultate.

Lepuri

Jeta ne çift do ece mire gjate këtij muaji, madje mund te merrni edhe propozime mjaft interesante nga partneri juaj. Shfrytëzojeni çdo dite sikur te ishte e fundit. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë me ngulm dhe nuk duhet te nxitohen. Shëndeti mund te kenë disa probleme. Mund te vuani nga pagjumësia, përgjithësuesi mos e teproni me qetësuesit. Ne planin financiar mos veproni para se te jeni te sigurte për atë qe doni te bëni sepse do keni probleme me pas. Me paratë nuk duhet luajtur. Ne pune do i kaloni një e nga një te gjitha vështirësitë qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete. Shefat mund t’iu bëjnë edhe një propozim javën e dyte.

Dragoi

Paqja dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift. Do jeni si një trup i vetëm me partnerin dhe nuk do bëni dot asgjë pa te. Beqaret do nxitojnë te fillojnë një lidhje dhe mund te bëjnë gabime. Shëndeti do jete përgjithësisht i qëndrueshëm. Do keni rezistence te mire fizike dhe morale. Ne planin financiar do bëni disa çmenduri te vogla dhe për disa kohe buxheti do kenë tronditje. Ne pune do e tregoni gjithë talentin qe keni dhe gjerat do ju ecin sipas planeve. Mund te merrni shpërblime te majme, mbase edhe ndonjë ngritje ne detyre.

Gjarpri

Te dashuruarit do kalojnë një muaj te veçante dhe te mbushur me momente romantike. Te gjitha dyshimet qe keni pasur do zhduken menjëherë. Beqaret nuk duhet thjesht te fiksohen pas pamjes se jashtme te disa personave sepse do zhgënjehen tej mase dhe do vuajnë. Me shëndetin nuk duhet te luani. Për çdo shqetësim duhet te merrni masa sa me pare. Edhe ne planin financiar do kaloni goxha vështirësi derisa situata te filloje te stabilizohet. Ne pune vërtet do ndërmerrni shume rreziqe, por ne fund do arrini suksesin e shumëpritur. Do ja vlejnë te gjitha sakrificat.

Kali

Te dashuruarit do kalojnë një muaj te veçante dhe te mbushur me momente romantike. Te gjitha dyshimet qe keni pasur do zhduken menjëherë. Beqaret nuk duhet thjesht te fiksohen pas pamjes se jashtme te disa personave sepse do zhgënjehen tej mase dhe do vuajnë. Me shëndetin nuk duhet te luani. Për çdo shqetësim duhet te merrni masa sa me pare. Edhe ne planin financiar do kaloni goxha vështirësi derisa situata te filloje te stabilizohet. Ne pune vërtet do ndërmerrni shume rreziqe, por ne fund do arrini suksesin e shumëpritur. Do ja vlejnë te gjitha sakrificat.

Dhia

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift do jete shume e paqëndrueshme gjate gjithë këtij muaj. Shpesh do gjendeni neper situata te ndërlikuara dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Priten stuhi te forta. Beqaret nuk duhet te ngurrojnë te dalin me sa me shume persona, por kur te vije puna për te vendosur diçka duhet te maten mire. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, vetëm duhet te bëni kujdes nga ndonjë aksident i vogël qe mund t’iu ndodhe ne rruge apo ne pune. Financat te turbullta si gjithmonë. Ne pune do vazhdoni atë qe keni nisur. java e trete do jete me e begata dhe me fitimprurësja.

Majmuni

Muaj jo i keq ky për ata qe janë ne një lidhje. Kuptohet qe nuk do mungoje ndonjë debat i vogël, por ne përgjithësi gjerat do ecin si duhet. Për çdo gjë do flisni hapur me partnerin. Beqaret do realizojnë plot takime, por do jene te turpshëm dhe do hezitojnë t’i pranojnë propozimet qe do iu bëhen. Ndryshoni sa jeni ne kohe. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze përveç ndonjë rrufe apo ndonjë dhimbjeje koke. Ne planin financiar do ndërmerrni iniciativa dhe do mundoheni ta përmirësoni sa me shpejt gjendjen. ne pune do e dini mire çfarë hapash duhet te hidhni dhe nuk do gaboni.

Gjeli

Te dashuruarit do kenë shume probleme gjate këtij muaji. Nuk do bien dakord për asgjë me partnerin dhe ne disa momente do mendojnë t’i rikthejnë vetes “lirinë”. Mos u nxitoni! Beqaret do kenë disa takime, por pjesa me e madhe nuk do ndihen gati për te hedhur hapa me tej. Beni atë qe do ndjeni. Me familjaret marrëdhënia do jete goxha delikate. Shëndeti gjithashtu nuk do jete i mire. Mund te keni edhe probleme kardiovaskulare. Ne planin financiar duhet te silleni si duhet ne mënyrë qe gjendja te mos ketë vështirësi. Fatmirësisht ne pune do keni goxha sukses dhe kjo do ju qetësojë.

Qeni

Do bëni fare te keni mundësi këtë muaj qe ta përmirësoni jetën tuaj ne çift. Sakrificat do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do e ndryshojnë me shpejt nga sa mendonin statusin e tyre. Personi qe do bëjnë për vete do ketë cilësi te mëdha. Shëndeti do jete i mire edhe për ata qe do fillojnë dieta. Nuk do tregoheni shume strikte dhe do merreni me tepër me aktivitet fizik. Financat javën e pare do jene te këqija, por me kalimin e kohës do përmirësohen disi. Ne pune do i keni te gjitha kushtet e favorshme për te arritur atje ku keni dashuruar gjithmonë. Përfitimet do jene te mëdha.

Derri

Ky do jete një muaj shume i mire si për jetën sentimentale ashtu edhe për atë shoqërore. Do gjeni kohe për te gjithë. Beqaret me shume gjase do fillojnë ta shohin ndryshe një mik te ngushte dhe nga java e trete do ia shprehin ndjenjat. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Duhet patjetër te merrni sa me shume vitamina, produkte me hekur dhe perime te freskëta. Financat nuk do jene problematike, por si gjithmonë duhet te tregoni maturi. Ne pune do jeni shume te shqetësuar lidhur me disa projekte qe nuk po arrini t’i mbaroni ne kohe.

Horoskopi kinez! Ja çfarë do të ndodhë me çdo shenjë gjatë muajit shtator Read More »