Aurora

Regjistrimet në universitete, hapen transferimet në publik e privat. Aplikimet deri më…

Paralelisht me regjistrimet e atyre që futen këtë vit rishtazi, universitetet publike e private nesër hapin dyert edhe për ata që dëshirojnë të transferojnë studimet apo dëshirojnë të ndjekin një program të dytë studimi. Udhëzimi i pranimeve që ka hartuar ministria u ka dhënë 2 javë afat për ta bërë këtë gjë.

“Kandidatët që kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve me karakter profesional si dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2018-2019, kanë të drejtë të aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë nga data 3 shtator 2018 deri në datën 14 shtator 2018”. Rregulli është i qartë. Kjo procedurë duhet të përfundojë përpara se të nisë viti i ri akademik. Më pas nuk pranohen më studentë.

“Nuk mund të pranohen aplikime për transferime gjatë vitit akademik. Kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve për program të dytë studimi duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë për programet e studimit, për të cilat aplikojnë”, citohet në udhëzimin e MAS. Fakultetet e ndryshme kanë shpallur edhe listën e dokumenteve që nevojiten për aplikim: kërkesa e studentit, plani i plotë i programit të studimeve, vërtetim i listës së notave e krediteve, kopje e kartës së ID, dy foto personale, mandatpagesë si dhe fotokopje të noterizuar të diplomës së pjekurisë për maturantë të vjetër.

Ministria u heq të drejtën e aplikimit ish-studentëve të universiteteve të mbyllura në 2014-ën me vendim qeverie, ndërsa kushtëzon transferimet në programe të ngjashme të të njëjtit cikël. Në udhëzimin e ministrisë, njësoj si me pranimet e reja, është parashikuar zhvendosja e vizës së kuqe për të plotësuar numrin e kuotave të parashikuara për transferimet dhe programe të dyta studimi. Kjo duhet të mbyllet brenda datës 18 tetor.

SI BËHET PËRZGJEDHJA E MË TË MIRËVE

Për të shqyrtuar dosjet e aplikuesve, ngrihet një komision, i cili zgjedh fituesit brenda 25 shtatorit, datë kur shpallet edhe lista përfundimtare në fakultete. Nota mesatare e studimeve është një ndër kriteret kryesore përzgjedhëse për transferime. Studimet në degë të njëjta, brenda profilit apo të të njëjtit fakultet përbëjnë gjithashtu avantazh për konkurrentët.

Regjistrimet në universitete, hapen transferimet në publik e privat. Aplikimet deri më… Read More »

Anija “fantazmë” rishfaqet pas 9 vitesh e humbur në det

Rishfaqja e papritur e një anijeje  “fantazmë” që preku brigjet e Mianmarit jugor ka shokuar peshkatarët lokalë, të cilët u habitën pasi zbuluan se anija gjigante nuk kishte asnjë njeri në bord.

Anija ‘Sam Ratulangi PB 1600,’ ngeci në bregun e fshatit Thama Seitta këtë javë pasi rezultonte e humbur në det prej rreth një dekade.

Peshkatarët lokalë u ngjitën në bordin e anijes pasi njoftuan autoritetet. Skuadra të marinës, rojës bregdetare dhe policisë inspektuan anijen e braktisur 177 metra të gjatë, 27 metra të gjerë me 26 mijë tonë.

Një zyrtar lokal tha se në anije nuk ishte gjetur asnjë njeri dhe as mall. “Është shumë e çuditshme se si një anije kaq e madhe mbërriti në ujërat tona”, tha Ne Win Yangon për “Myanmar Times”.

Anija ka lundruar nën flamurin indonezian dhe për herë të fundit është parë afër brigjeve të Tajvanit në vitin 2009.

“Mendoj që anija është braktisur së fundmi. Duhet të ketë një arsye për këtë”, tha sekretari gjeneral i Federatës së Pavarur të detarëve të Mianmarit, Aung Kyaw Linn.

“The Irrawaddy” raporton se autoritetet po përpiqen të gjejnë pronarin e anijes, por mund të jenë të detyruar ta shpëtojnë vetë anijen e cila ka ngecur në bregdetin me rërë të Mianmarit. /tvklan.al

Anija “fantazmë” rishfaqet pas 9 vitesh e humbur në det Read More »

Mos harxhoni kohë kot, ja si të fitoni para nga Instagram

Pjesa më e madhe e njerëzve e përdorin Instagram-in për të postuar foto nga jeta e tyre e përditshme, megjithatë, ka edhe nga ata persona që po e përdorin këtë rrjet social për të fituar para.

Përdoruesit e Instagram-it me më shumë se 1000 ndjekës mund të fitojnë mbi 40 paundë për një postim, sipas aplikacionit Takumi. Ata me 10 mijë ndjekës mund të fitojnë 15,600 paundë në vit, ndërsa personat me më shumë influencë – ata me 100 mijë ndjekës, mund të fitojnë 156 mijë paundë.

14 milionë britanikë përdorin Instagram-in, dhe sipas aplikacionit Takumi, një në dhjetë përdorues mund të fitojë 4160 paundë në vit nëpërmjet fotove.

Përdoruesit më të suksesshëm në Instagram

Përdoruesit më të suksesshëm në Instagram janë femrat të moshave 18-29 vjeç. Ato jetojnë në qytete të ndryshme dhe postojnë foto të ushqimit, modës ose në palestër.

Shikoni për shembull modelen australiane Gabrielle Epstein. Ajo është vetëm 21 vjeç, ka 700 mijë ndjekës dhe fiton para duke reklamuar marka të ndryshme tek fotot e saj.

Nëse jeni një grua më e vjetër, ose një burrë në të tridhjetat, mos u mërzisni – rregulli i parë në biznes është të gjeni një vend në treg. Aty mund të jeni ju!

Si të fitoni para nga Instagram?

Tërhiqni sa më shumë ndjekës

Reklamuesit duan të gjejnë klientë të rinj, kështu, nëse keni mijëra ndjekës në Instagram, ju jeni të duhurit për të reklamuar produktet e tyre.

Kontaktoni reklamuesit

Mos prisni t’ju trokasin në derë – tregojuni kompanive për mijëra ndjekësit që keni në Instagram dhe pyetini nëse duan të reklamojnë produktet e tyre tek llogaria juaj. Aplikacioni Takumi u jep mundësi përdoruesve me më shumë se 1000 ndjekës që të lidhen me kompani të ndryshme. Ju mund të provoni edhe aplikacionet Snapfluence dhe InstaBrand.

Merrni sponsorizues

Ju mund të bëni gjithashtu një set me foto të sponsorizuar nga një kompani.

Reklamoni produktet

Ju mund të fitoni para duke promovuar produkte, vetëm duhet të keni parasysh që të përdorni hashtag-un #ad për të qenë më transparent.

Mos harxhoni kohë kot, ja si të fitoni para nga Instagram Read More »

Horoskopi sipas zonjës Meri! Ja çfarë do të ndodhë në shtator

Shtatori një muaj që na ndryshon humorin dhe ritmin e së përditëshmes, një muaj që bëjmë riorganizimin dhe riprogramimin e jetës sonë. Vera që kaluam ishte me përvoja shumë të vështira, zhgënjime, trishtim dhe dhimbje në jetën sentimentale. Ngjarje sociale, politike, ekonomike dhe përvoja traumatike kanë lënë gjurmë në jetën tonë. Do na nevojitet një kohë e mjaftueshme që të vijmë në vete.

Fillimi i Shtatorit, i Vjeshtës do sjellë një frymëmarrje lehtësuese. Zakonisht Vjeshta është stinë melankolike për shumë njerëz por në këtë shtator kjo do përmbyset pasi ky shtator do sjell energji çliruese.

Vera ishte karmike dhe na solli në përballje me ngjarje ekstreme të vështira. Tani vjen çlirimi dhe lehtësimi, njofton Meri. Më poshtë mund të lexoni parashikimin për çdo shenjë.

Dashi do ketë plane të qarta pune dhe kontakte të rëndësishme për ecurinë e planeve.

Demi do rimarr drejtimin në familje por edhe në hapësirën e panjohur drejt së cilës duhet të zhvillohet.

Binjakët mund të pretendojnë të fuqizojnë ekonominë apo të mbyllin disa plagë në jetën personale.

Gaforrja do sqarohet për procedurat e një bashkëpunimi apo të një problemi i cili nuk e lë të qetësohet edhe në familje.

Luani do ketë përball shumë njerëz me inisiativë të cilët duhet t’i kuptoj dhe ti financoj që punët të ecin më shpejt.

Virgjëresha do kuptoj se tashmë nuk ka më kohë për të humbur me analiza por duhet të bëhet aleatja e vetes.

Peshorja nuk duhet të ndalet duke bërë vetëm një pune apo duke mbajtur një përgjegjësi. Ka ardhur koha të veproj në shumë drejtime.

Akrepi mund të gjej objektivin e vet me shumë saktësi mjafton të mos fiksohet dhe të lërë shteg për mister në çdo lloj marrëdhënie.

Shigjetari do arrij kulmin e paturpesisë në mënyrën e fitimit ekonomik por kjo nuk do ta ndëshkoj madje do vlerësohet.

Bricjapi do merret me jetën personale për aq kohë sa të kuptoj që energjitë e tij të shpenzuara muajt e fundit nuk kanë shkuar kot.

Ujori do mbështes një aleat dhe nëpërmjet njohjeve të reja do krijoj një mundësi më të madhe në çështje pune dhe ndryshim rutine.

Peshqit nëse kanë vendosur të humbin kjo nuk do të thotë që një ditë të bukur të duken prapë ose janë ose nuk janë tani duket.

Horoskopi sipas zonjës Meri! Ja çfarë do të ndodhë në shtator Read More »

Topalli: Në forumet e PD nuk është diskutuar kurrë aleanca me LSI. Basha ka miqësi personale…

Në prag të zgjedhjeve lokale, ku opozita ka deklaruar se do të dalë me kandidatë t përbashkët, ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli thotë se aleanca e PD-së me LSI nuk është diskutuar kurrë në forumet e partisë.

Ish-kryetarja e Kuvendit pohoi se ka qenë gjithmonë kundër një aleance me një forcë të majtë, ndërsa shtoi se demokratët e kanë paguar një herë shtrenjtë qeverisjen me LSI. Sipas zonjës Topalli sot nuk ka më Parti Demokratike, ndërsa Lulzim Bashën e quan thjeshtë në vartës të kryeministrit Edi Rama.

“Lidhja e Lulzim Bashës me LSI është një histori e vjetër miqësie personale e të parit. Në forumet e PD nuk është diskutuar kurrë një aleancë e tillë. Lulzimi nuk i njeh forumet dhe as statusin. Siç e din çdokush ai kurrë nuk i mbledh ata. (Meqë ra fjala, PD është edhe pa statut, sepse kur e votoi në pranverë nuk kishte as kuorum). Unë kam qenë gjithmonë kundër një aleance me një forcë të majtë. Një herë që hymë në qeveri me LSI e paguam shumë shtrenjtë”, tha Topalli.

Topalli: Në forumet e PD nuk është diskutuar kurrë aleanca me LSI. Basha ka miqësi personale… Read More »

Rama sjell më të veçantën nga Lungomarja e Vlorës

Kryeministri i vendit Edi Rama është ndalur në një nga risitë e Vlorës. Pikërishtë lokali i Bujarit, një ide origjinale dhe e mirëmenduar, bën diferencën e lokaleve në të gjithë Shqipërinë.

Ja çfarë shkruan Rama

Bujari, pronari&ideatori&kuzhinjeri i restorantit me të njëjtin emër në Lungomare, ku që nga kusia e kthyer në tabelë mbi derë e deri tek menuja e shkruar me dorë, ka një fill kreativ të denjë për dizajnin e lokaleve top të Nju Jorkut apo Londrës👌Lungomarja e Vlorës, ka nisur të bëhet vija më e gjatë e lokaleve dizajn në Shqipëri – mua Blloku në krahasim me të, më duket si Ligue1 ne krahasim me Premier League😂

Rama sjell më të veçantën nga Lungomarja e Vlorës Read More »

Reforma e ujit, në qytetin e Vlorës vijon puna me ritme të larta

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Vlorës gjatë muajit shtator do të intensifikojë punën për reformën e ujit, ku fokusi kryesor do të jetë te biznesi.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, Dorian Xhelili bën të ditur se “gjatë muajit shtator do të fokusohemi tek biznesi, i cili është një nga konsumatorët më të mëdhenj dhe do të jetë në fokusin tonë”.

“Aktualisht kemi përfunduar pjesën e parë të verifikimit të subjekteve të biznesit dhe do të vazhdojmë me abonentët familjarë. Do të këmbëngulim që bizneset të jenë të pajisur 100% me matësa dhe në marrëdhënie të rregullt me shoqërinë tonë”, tha Xhelili.

Lidhur me përballimin e sezonit turistik në drejtim të situatës së furnizimit me ujë të pijshëm, Xhelili u shpreh se “kemi një përmirësim të ndjeshëm për sa i përket furnizimit me ujë, sidomos në zonën e bregdetit, ku jemi më tepër të fokusuar”.

“Kemi pasur furnizim me ujë 24 orë në zonat bregdetare dhe në një pjesë të qytetit”, shton ai.

Për sa i përket problemeve me furnizimin me ujë, Xhelili sqaron se “probleme kemi pasur në një pjesë periferike të qytetit, ku e kemi pasur të pamundur për një rrjet ujësjellësi të ri, por kemi dhënë zgjidhje me mundësitë tona për një furnizim sa më optimal”.

Sipas tij, edhe në këto zona që kanë qenë informale para pak vitesh ne jemi përpjekur dhe kemi siguruar furnizimin me ujë të pijshëm.

“Kemi pasur probleme sporadike, por kanë gjetur zgjidhje”, përfundon Xhelili./atsh

Reforma e ujit, në qytetin e Vlorës vijon puna me ritme të larta Read More »

Bilanci për sezonin turistik, Rama mbledh ministrat në Vlorë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga një grup ministrash ka bërë një bilanc të sezonit turistik 2018 nga Radhima e Vlorës.

Në fjalen e saj ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, rendit disa nga zhvillimet positive të këtij sezoni. Ajo nga thekson se kemi një rritje të numrit të vizitorëve në vendin tonë, shifrat sipas saj nuk mund ti krahasojmë me vitin 2013, por do ti referohemi vetëm janarit të vitit 2017. Ndër të tjera ajo rendit dëshirën për të vizituar site kulturore. Këtë vit në 10 site u vendosën biletari elektronike ndërsa vitin tjetër do të shesim bileta online.

Nga ana tjetër ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj bëri bilancin sa i përket Policisë së Shtetit, duke evidentuar se si pasojë e punës së tyre këtë sezon turistik ka pasur më pak vepra kriminiale. Ndër to, Xhafaj ka veçuar bilancin zero të incidenteve të mjeteve të ujit./vizionplus

Bilanci për sezonin turistik, Rama mbledh ministrat në Vlorë Read More »