Aurora

100 familje janë të rrezikuar në zonën e ish-uzinës së sodës PVC në qytetin e Vlorës

100 familje, rreth 1200 banorë janë të rrezikuar në zonën e ish-uzinës së sodës PVC në qytetin e Vlorës. Sipas mjekëve, territori ende bën pjesë në një zonë me ndotje të nivelit të lartë, më tepër ç’rregullime te banorët e kësaj zone vihen re me fillimin e sezonit pranveror. Ku nxiten fenomene spastike dhe sëmundje dermatike por edhe ankesa të tjera të ndryshme sa I përket shëndetit. Mbetjet e zhivës dhe të pesticideve të tjera me të cilat punonte uzina gati 35 vjet më parë ende janë të pranishme në gërmadhat e ish-uzinës, në kapacitetin e plotë të saj fabrika 24.000 mijë ton sodë të kalcifikuar, 15.000 sodë dhe 10.000 ton sodë PVC. Uzina u vu në punë në vitin 1967 dhe përdorte qeliza mërkuri për të prodhuar sodë kaustikë dhe pvc. Sipas të dhënave që jep Inspektorati sanitar i Vlorës, temperaturat dhe reshjet e vazhdueshme, rënë ndër vite kanë ndikuar në vetëpastrimin e territorit dhe rënien e nivelit të ndotjes me zhivë, por pranojnë gjithsesi se ndotja ende ekziston. Territori i uzinës dhe përreth saj tashmë gjendet i populluar prej gati 25 vjetësh por për ndërtimin e banesave janë shfrytëzuar dhe materiale nga prishja e reparteve të uzinës, të cilat janë të ndotura me zhivë, madje ka dhe shtëpi të ndërtuara brenda gërmadhave. Ndërsa banorët e parë kanë ardhur pas viteve ‘90, mbipopullimi vazhdoi i konsiderueshëm pas vitit ’97, ku shumë prej tyre janë të ardhur nga zonat rurale. Për pastrimin e zonës BB (banka botërore) vuri në dispozicion 3 mln euro, projekt i Komitetit Evropian për pastrimin e zhivës në këtë zonë u miratua pas përcaktimit të saj si një nga 9 vendet më të ndotura në Shqipëri.

Pas studimeve të kryera në zonë, për shkallën e ndotjes së terrenit, Banka Botërore tha: ” Se ajo ka përcaktuar se zona e ish uzinës së Sodë PVC-së, e kthyer tashmë në një pjesë së saj në zonë informale banim në pritje të legalizimeve dhe në një pjesë së saj me perspektivë zonë industriale. Ishte një nga më të ndoturat në vend, madje në top-listën e zonave të ndotura në shkallë vendi për këtë Banka Botërore vuri në dispozicion një fond prej 3 milion eurosh për pastrimin tërësor të zonës nga mbetjet e zhivë. Projekti parashikon disa stade të punimeve që do të finalizohen me pastrimin tërësor të kësaj zone, më parë do të hapet një gropë e madhe, e cila do të shtrohet me një shtresë argjili në fund të saj dhe në parete.

Pas kësaj do të shtrohet një shtresë plasmasi e trashë me qëllim për të mos lejuar filtrimin e mbetjeve të rrezikshme në tokë apo në det, në zonë do të prishen disa nga godinat tashmë të mbetur si skelete, ndërsa inertet do të hidhen në gropën e hapur dhe të izoluar. Po ashtu do të largohen nga zona dhe një trashësi dherash dhe mbetjesh me një thellësi prej dy metrash, të cilat më pas të hidhen në gropën e hapur ku dhe do të kryhet izolimi i tyre duke e mbuluar të gjithë gropën.Në zonë parashikohet mbjellja me pemë e të gjithë territorit. Në zonën e pastruar do të hidhet dhe i pastër dhe i shkrifët dhe e gjithë sipërfaqja do të mbillet me gjelbërim dhe pemë. Në këtë sipërfaqe nuk do të lejohen të kryhen ndërtime por do përdoret vetëm për kënde lojërash apo ambiente për aktivitete të ndryshme kulturore apo artistike, në shërbim të komunitetit. Por situate në terren sot prezantohet shumë ndryshe edhe pse projekti ka nisur implementimin në zonën e ish-Uzinës ka ende banorë që jetojnë brenda godinave. Sakaq, mbetjet e rrezikshme janë ende të evidentueshme me sy të lirë në zone.Gazetare Jerola Ziaj.

100 familje janë të rrezikuar në zonën e ish-uzinës së sodës PVC në qytetin e Vlorës Read More »

Shkon të vizitohet te mjeku, i thonë se ka vetëm 30 minuta jetë

Një studenti 26-vjeçar i është thënë nga mjekët se ka dhe 30 minta jetë pasi ata zbuluan se kishte një shirit në tru.

Luis Ortiz nga Kalifornia ka shpëtuar falë një ndërhyrje emergjence që hoqi shiritin brenda kafkës së tij.

26-vjeçari ishte paraqitur në spital pas një dhimjeje të fortë koke. Skaneri në kokë zbuloi se një “krimb” jetonte brenda trurit të tij dhe ky ishte shkaku i dhimbjeve.

Doktorët i thanë se atij i kishte mbetur dhe 30 minuta jetë dhe se duhet të kryenin një ndërhyrje të menjëhershme për heqjen e “krimit”.

Doktorët thonë se Ortiz ishte me fat që shkoi në spital. “Krimbi” parazit kishte formuar një kist që bllokonte ujin në trurin e 26-vjeçarit, gjë e cila mund të kishte qenë fatale për të.

Shkon të vizitohet te mjeku, i thonë se ka vetëm 30 minuta jetë Read More »

Rezarta Shkurta dedikim plot dashuri nipit të Enverit

Me sa duket çifti e ka lënë pas të kaluarën.

Prej pak javësh nipi i diktatorit Enver Hoxha dhe bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta, Ermali është liruar me kusht nga burgu.

Herë pas here Rezarta publikon caste me të duke treguar se tashmë i është rikthyer lumturia.

Mbrëmjen që lamë pas ajo ka publikuar një video ku shfaqet duke i kënduar Ermalit “Çelsi i zemrës” të Xhensila Myrtezaj, ndërkohë që ai është duke i dhënë makinës dhe Rezarta i puth dorën.

Ermal Hoxha u arrestua vite më parë për shkak të përfshirjes së tij në laboratorin e drogës të gjetur në Xibrakë.

Rezarta Shkurta dedikim plot dashuri nipit të Enverit Read More »

Alketa Vejsiu thyen heshtjen, reagon pas arrestimit të vëllait në mënyrë të pabesueshme

Ditën e djeshme lajmi për arrestimin e vëllait të moderatores së njohur Alketa Vejsiu bëri bujë të madhe në të gjitha portalet. Endrit Vejsiu, 29 vjeç u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, pasi në mjetin e tij u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Pak minuta më parë Alketa Vejsiu ka publikuar në Instagram një video ku njofton fansat se sonte është nata e tretë e spektaklit ‘Dance With Me’ dhe i fton që ta ndjekin. Moderatorja nuk ka bërë deri më tani asnjë sqarim për fansat lidhur me arrestimin e familjarit të saj pavarësisht se reagimet në lidhje me këtë lajm kanë qenë të shumta.

SHIKO POSTIMIN KETU

Alketa Vejsiu thyen heshtjen, reagon pas arrestimit të vëllait në mënyrë të pabesueshme Read More »

“Ika nga fshati për të studiuar në Tiranë dhe fillova të punoj prostitutë për të mbushur barkun me bukë, jam krenare për veten”!

Unë që po e shkruaj këtë histori jam një vajzë nga fshati, por që prej 4 vitesh jetoj në qytet. Erdha në Tiranë për studime dhe nuk e kam në plan të largohem, sepse kryeqyteti është parajsa krahasuar me fshatin tim të vogël dhe të prapambetur. Përveç kësaj, familja ime është shumë e varfër. Ne ishim tre fëmijë, unë e madhja, motra dhe vëllai më i vogël. Prindërit fitonin shumë pak dhe ne kishim lekë vetëm për gjërat kryesore.

Ama unë insistova shumë të vija në shkollë të lartë, sepse ndryshe e dija që do të mbetesha në fshat dhe jeta ime do të ishte tmerr. U premtova prindërve që do të mbuloja vetë të gjitha shpenzimet dhe nga ata nuk do kërkoja asgjë. Dhe e mbajta fjalën. Madje jo vetëm përballoj jetën vetëm këtu, por i ndihmoj edhe ata. Dhe si e bëj? Duke punuar! Çfarë pune? Punë që për dikë mund të quhet e pandershme, ndërsa për mua është shumë e ndershme për sa kohë nuk i bëj keq kujt. Unë punoj prostitutë.

Mos mendoni se unë nuk e kam paragjykuar këtë punë. Mos mendoni se nuk kam pasur edhe unë ëndrra, ku bëhesha princeshë apo njeri i suksesshëm. Por mos mendoni se të gjithë kanë mundësi të zgjedhin fatin e tyre. Mos mendoni se të gjithëve u jepen mundësitë që të arrijnë aty ku duan.

Dhe po i kthehem historisë time, që nga momenti kur erdha në Tiranë. Kisha menduar të mësoja shumë, të gjeja ndonjë punë me kohë të pjesshme që të përballoja jetën e përditshme, por shumë shpejt e kuptova se ato që kisha në mendje ishin vetëm ëndrra të parealizueshme. Gjëja e parë që bëra kur erdha në Tiranë, akoma pa filluar mirë shkolla, ishte të merrja gazetën “Çelësi” dhe të shikoja për punë.

Mundësitë që më përshtateshin mua ishin vetëm shitëse apo kameriere, sepse që të jem e sinqertë nuk kisha ndonjë aftësi të veçantë, sapo po filloja shkollën e lartë. Megjithatë, mendova se edhe një punë e tillë ishte e mjaftueshme për të përballuar vitet e shkollës. Por isha gabuar. Fillova punë si shitëse dhe rroga e parë iku vetëm për të blerë librat e shkollës. Me pak fjalë, nuk dilnin lekët as për të mbushur barkun me bukë.

Si mund të mësojë një njeri i uritur?

Për të mos folur për shfrytëzimin që të bënin në punë dhe për sjelljen harbute të pronarëve. Kur e shikonin që ua kishe nevojën atyre lekëve, të trajtonin edhe më keq sepse ndiheshin si të plotfuqishëm. Vitin e parë jeta në Tiranë ishte një ferr i vërtetë për mua. Nga një punë te tjetra. Herë me lekë e herë pa lekë. Doja të mësoja, por s’kisha fuqi se isha gjithmonë e lodhur ose e pangopur.

Mezi e mora vitin e parë. Kështu fillova ta kuptoja që ëndrrat e mia nuk mund të realizoheshin ashtu siç kisha menduar. Isha gjithë kohën sy e veshë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Për të jetuar ashtu siç doja duheshin para, por me asnjë punë nuk mund të fitoja aq sa më duheshin për të mbajtur veten dhe për të ndihmuar familjen.

Kisha një shoqe në klasë, që e shikoja gjithmonë të veshur e të pispillosur. Ua gjente anën edhe pedagogëve dhe merrte nota të mira. Kisha pirë disa herë kafe me të, por nuk mund të them se kisha shoqëri të ngushtë. Më pëlqente ajo si tip, se ishte e lirshme dhe i thoshte gjërat siç i mendonte.

Nga fundi i vitit të parë fillova të shoqërohesha më shumë me të. Edhe ajo vinte nga rrethet. Nga ajo që tregonte për familjen e vet dukej që i kishte njerëz të thjeshtë. I shikoja edhe fotografitë në Facebook; dukeshin familje me të ardhura mesatare. Ndërkohë kjo vajzë e mbante shumë veten.

Më bënte përshtypje dhe pyesja veten nga i gjente lekët. Më shkoi mendja mos kishte ndonjë të dashur që ia paguante gjërat. Por ajo thoshte gjithmonë që nuk donte lidhje serioze. Edhe kjo më bënte përshtypje. Thosha se si ka mundësi që të gjitha gocat duan lidhje serioze, kurse kjo e thotë me të madhe që nuk do lidhje serioze. Nejse, krijova goxha miqësi me të.

Dhe arrita deri në pikën që mund ta pyesja lirshëm se si ia bënte që shpenzonte aq shumë për të mbajtur veten. Në fillim nuk donte të më tregonte, por pastaj në mirëbesim ma tha. Kishte disa shokë që punonin nëpër recepsione hotelesh në turnet e treta. Kur vinin të huaj që kërkonin ndonjë vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, recepsionisti merrte shoqen time.

E kishte bërë këtë punë që para se të fillonte shkollën. Ishte rregulluar mirë me lekë dhe ndihmonte edhe familjen. Kur ma tregoi më mbeti mendja. Më vinte keq që atë e përdornin për të bërë njëherë seks. Por ajo nuk më dukej e mërzitur. Më thoshte që më mirë të bënte seks për lekë sesa të punonte shitëse, ku do ta shfrytëzonin dhe do të silleshin edhe më keq me të.

M’u mbush mendja vetë që të bëja edhe unë të njëjtën gjë. Kisha pak frikë në fillim, duke qenë se do të shkoja me meshkuj që nuk i njihja fare. I kërkova ndihmë kësaj shoqes time për të vendosur kontaktet me recepsionistët. Ajo u tha atyre që kishte edhe një shoqe dhe sapo u paraqit rasti i parë që kërkonin dy vajza, shkuam të dyja. Herën e parë më qëlloi një holandez rreth të 40-ave.

Kisha shumë frikë mos më binte ndonjë njeri agresiv se nuk kisha shumë përvojë në jetën seksuale. Por për fatin tim të mirë, ai ishte një njeri i qetë, që bëri qejfin e vet dhe u soll shumë mirë me mua. E mora me qejf këtë punë. Fitimi ishte shumë i mirë, pavarësisht se i jepja para edhe atij që rrinte te recepsioni. Brenda një kohe shumë të shkurtër krijova kontakte me shumë djem që punonin në recepsione.

Nuk mund ta merrni me mend se sa shumë prostituta ka në Tiranë! Nuk bëhet fjalë për vajza që punojnë me tutorë. E kam fjalën për vajza që, si puna ime, zgjedhin vetë ta bëjnë këtë punë, nga nevoja për para dhe punojnë për veten e tyre. U bënë kaq vite që bëj këtë punë. E them me sinqeritet se nuk ndihem keq me veten. Nuk i bëj keq askujt. Thjesht kjo është e vetmja mënyrë që kam gjetur për të përballuar këtë jetesë të shtrenjtë. Dhe kam ardhur tani tek ajo fjala që më tha shoqja ime në fillim, më mirë të fitoj lekë duke qenë prostitutë sesa të më shfrytëzojë ndonjë pronar duke më trajtuar si mos më keq.

Prostitutat nuk janë gjithmonë ashtu siç mund të keni dëgjuar nëpër histori. Jo gjithmonë kanë fatin e keq të dhunohen dhe të trajtohen keq. Unë kur e shoh që në fillim që mund të bëhet fjalë për një klient të dhunshëm përpiqem të shmangem. Ka plot raste kur e takoj klientin në bar për të pirë diçka përpara se të kryejmë marrëdhënie dhe nëse më krijon dyshime se mund të jetë i dhunshëm, gjej një mënyrë që të largohem.

Deri tani nuk më ka ndodhur ndonjë incident me klientët. Sigurisht që jo të gjithë kanë qëlluar të sjellshëm, por gjithsesi unë e kam gjithmonë parasysh se me ta kam një marrëdhënie të përcaktuar qartë: u ofroj shërbim seksual kundrejt pagesës.

E di që shumë prej jush që keni lexuar këtë histori do më gjykoni. Por më besoni kur ju them se ka më shumë vajza të ndershme me shpirt kurve në jetën e përditshme. Vërtet punoj prostitutë dhe jam krenare për këtë, por ama parimet njerëzore nuk i shkel. Nuk i kam bërë keq kujt dhe morali nuk lidhet vetëm me jetën seksuale.

Nuk është e pamoralshme vetëm ajo vajzë që shet trupin e vet për të jetuar. Për mendimin tim, akoma më e pamoralshme është ajo vajzë që shkel rregullat e familjes dhe miqësisë, që ia ka me hile njeriut të afërt, që është e gatshme t’i bëhet pengesë çdo njeriu edhe pse ai mund të jetë në rrugën e vet. E pamoralshme është të shtypësh më të dobëtin vetëm sepse je më i fortë.

Po i kthehem tregimit për jetën time. E kam mbaruar bachelor-in me nota shumë të mira, duke përjashtuar vitin e parë. I vura vetes synim që të mësoja dhe ia kam arritur qëllimit. Kam një vit që kam filluar masterin. Gjatë ditës bëj një jetë normale, si gjithë bashkëmoshataret e mia. Më duhet të bëj disa sakrifica natën, por ia vlen kur mendoj se të gjitha i bëj në emër të një jete më të mirë për veten dhe familjen.

Nuk kam ndërmend të punoj gjithë jetën si prostitutë. Jam duke mbledhur para që kur të mbaroj shkollën të gjej një punë në profesionin tim dhe t’i rikthehem jetës normale. Nuk i kam humbur shpresat që pavarësisht kësaj pune që po bëj, edhe unë mund të krijoj familjen time.

Gjatë këtyre viteve që bëj këtë punë nuk jam lidhur me asnjë djalë. Kjo punë nuk më lejon që të përfshihem emocionalisht me një njeri sepse puna që bëj do të thotë tradhti ndaj tij. Prandaj kam bërë këtë zgjedhje dhe jam e vendosur t’i qëndroj deri në fund. Do të krijoj një lidhje vetëm kur të vendos që do të heq dorë përfundimisht nga kjo punë.

Po e mbyll historinë time, duke ju kërkuar t’i lini sharjet dhe komentet negative dhe të shikoni jetën tuaj.

“Ika nga fshati për të studiuar në Tiranë dhe fillova të punoj prostitutë për të mbushur barkun me bukë, jam krenare për veten”! Read More »

Njerëzit mblidhen para Kryeministrisë kërkojnë të ikë Rama

Qindra njerëz janë mbledhur tek Kryeministria në Tiranë
Dhunimi i 25-vjeçares nga Fushë-Kruja nga djali i një deputeti të PS-së dhe fshehja e ngjarjes ka nxitur një revoltë tek qytetarët që sot janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar.

Përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, qytetarë të thjeshtë, familjarë me fëmijë janë mbledhur para godinës së qeverisë shqiptare për të kërkuar drejtësi të barabartë dhe kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje “Rama ik”.

“Liria e dinjiteti na kanë mbledhur sot këtu. Ligji të funksionojë për djemtë e deputetëve. Politika në vend është kthyer në armikun kryesor të qytetarëve. Protesta e sotme është e pavarur nga partitë”, u shprehën protestuesit

Njerëzit mblidhen para Kryeministrisë kërkojnë të ikë Rama Read More »

Tjetër tërmet, shkundet qendra e Shqipërisë

Një tjetër tërmet në Shqipëri. Pas atij të paradites, janë ndjerë lëkundje të tjera në qendrën e vendit.

Sipas të dhënave nga IGJEUM por edhe qendra europiane tërmeti ka rënë në orën 17:09 me epiqendër 9.6 kilometër në jugperëndim të Tiranës ose në rrugën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Mumajes.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3 dhe me thellësi 29 kilometër.

Ndërkohë një tërmet tjetër ra në orën 10:39 të paradites së sotme, me epiqendër në Lalëz dhe me magnitudë 3.1.

Tjetër tërmet, shkundet qendra e Shqipërisë Read More »

Dështon referendumi në Maqedoni, votuan 36.11 % e votuesve

Sipas KSHZ pjesёmarrja nё referendum ishte 36.11 pёrqind. Si rrjedhojё referendumi pёr tё ardhmen e Maqedonisё rezulton i pavlefshёm, pasi nё tё do tё duhej tё merrnin pjesё mё shumё se gjysma e 1.8 milionё zgjedhёsve.Ora 19:00 ka shënuar dhe mbylljen e votimit për referendumin në Maqedoni. Pas mbylljes së qendrave të votimit mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment gjenden në mjediset e votimit.Sipas të dhënave jo zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në referendumin e së dielës në Maqedoni votuan 36.11 për qind e qytetarëve, apo rreth 58 mijë nga 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote.Nga ata që kanë dalë në votime, 532 mijë apo 91.5 kanë votuar “PRO” kurse 31 mijë apo 5.8 për qind kanë votuar “kundër”.Rezultatet e plota mbi daljen në votime dhe rezulatin do të kumtohen pas përpunimit të plotë të të dhënave nga Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve.

Të drejtën e votimit e kishin rreth 1.8 milion qytetarë, të cilët u ftuan t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, tha se procesi zgjedhor në përgjithësi është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike përveç disa parregullsive në disa vendvotime ku janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rasteve.Komisioni për shqyrtimin e parregullsive në referendum ka pranuar 10 denoncime për parregullsi në procesin e votimit. Sipas kreut të Komisionit, prokurorit, Xhelal Bajrami parregullsitë e paraqitura kanë të bëjnë me fotografimin e personave që kanë votuar, fotografimin e vendvotimeve dhe presione ndaj votuesve. Rasti më i rëndë është regjistruar në Shkup ku një person ka penguar 3 policë në kryerjen e detyrës.“Presim që policia të dorëzojë dokumentet në Prokurori dhe personi do të ndiqet për vepër penale”, tha prokurori Xhelal Bajrami.oranews

Dështon referendumi në Maqedoni, votuan 36.11 % e votuesve Read More »