Aurora

Arben Shytaj :Qe qytetaret, specialistet ,mediat edhe politikanet para se te flasin per probleme te sigurise ushqimore, duhet tu referohen studjuesve dhe profesoreve te paanshem ,ja nje i tille…

Qe qytetaret, specialistet, mediat edhe politikanet, para se te flasin per probleme te sigurise ushqimore, duhet tu referohen studjuesve dhe profesoreve te paanshem, ja nje I tille.(ka edhe te tille te njeanshem qe shesin sapunin per djathe)
Marre nga (Këshilluesi Bujqësor)

Cfarë janë hormone bimore?

Hormonet bimore, apo ndryshe fitohormonet, janë komponime organike të cilat sintetizohen në organe specifike të bimëve dhe më pas transportohen në të gjithë trupin e tyre. Edhe pse prodhohen në sasi shumë të vogla, fitohormonet janë në gjendje të rregullojnë rritjen dhe zhvillimin e bimëve, si edhe të kontrollojnë diferencimin e indeve dhe organeve bimore. Fitohormonet kontrollojnë reagimet e bimëve ndaj ndryshimeve të mundshme të kushteve të mjedisit dhe janë njëkohësisht janë përgjegjëse për jetëgjatësinë e tyre, kohën e lulëzimit, zhvillimin dhe intensitetin e maturimit të frutave.

A kanë hormonet bimore ndonjë ndikim në shëndetin e njeriut?

Ka studime të shumta që provojnë se hormone bimore mund të stimulojnë formimin e qelizave mbrojtëse në organizmin e njeriut, të cilat nga ana e tyre fuqizojnë sistemet mbrojtëse të organizmit të njeriut ndaj stresit dhe sëmundjeve. Janë tre kategori të ndryshme të hormoneve bimore të cilat konsiderohen si premtuese në përpjekje për krijimin e medikamenteve të reja për luftimin e sëmundjeve të njeriut; hormonet bimore të rritjes (gibberelinat, auxinat, brassinosteroidet dhe cytokininat), hormonet bimore të stresit (acidi abscisic , etileni, acidi jasmonic dhe salicylatet) dhe hormone bimore të sistemeve imunitare të vetë bimëve (salicylatet, auxinat dhe acidi jasmonic). Efektet e tyre positive në organizmin e njeriut lidhen me dobi të shumëllojshme, që nga veti antiimflamatore, ngadalësimi i shenjave të plakjes nëpërmjet rigjenerimit të lëkurës dhe kontrolli i përmbajtjes së kolesterolit në gjak dhe deri në parandalimin e formimit dhe luftimin e qelizave kancerogjene në trupin e njeriut. Sidomos lidhur me këtë të fundit ka rezultate shumë premtuese të shfrytëzimit të hormoneve bimore të tilla si brasineroidet, acidi jasmonik, strigolactonet, etj, në parandalimin dhe luftimin e formave të ndryshme të kancerit tek njeriu.

A është shfrytëzimi i hormoneve bimore një fenomen i ri në bujqësi?

Kjo është relative. Gjithsesi, nuk mund të thuhet se shfrytëzimi i hormoneve në bujqësi është një fenomen i ri. Edhe në vendin tonë. Mjafton të përmendim shfrytëzimin masiv të një preparati për luftimin e barërave të këqija në grurë, 2.4 D, që në të vërtetë është një aksin sintetike, apo rastet e shfrytëzimit te etilenit në kontrollin e intensitetit të maturimit (skuqjes) të frutave të domates gjatë transportit për në vendet ku eksportoheshin.

Në të vërtetë, për qëllime praktike në bujqësi nuk përdoren hormone të mirëfillta bimore, por analoge sintetikë të tyre (komponime të prodhuara industrialisht). Për këtë arsye, në vend të termit hormone bimore, është më mirë që ato të quhen “rregullatorë të rritjes së bimëve”. Shfrytëzimi i rregullatorëve të rritjes së bimëve në bujqësi është i shumëllojshëm. Vetëm si ilustrim mund të përmenden;

Shfrytëzimi i auksinave (IBA, IAA) në përshpejtimin nxitjen e rrënjëzimit të copave vegjetative në shumëzimin e shumë specieve drufrutore;
Shfrytëzimi i giberelinave në parandalimin e kompaktësimit të veshulëve të rrushit dhe rritjen e përmasave të kokrrave në veshul;
Shfrytëzimi po i të giberelinave në stimulimin e formimit të shumëfishtë te kërcejve në shumëzimin in vitro të specieve bujqësore;
Shfrytëzimin e etilenit në përshpejtimin e maturimit (pjekjes) së frutave (mangos, bananes, kiëit, etj).

Ka një shqetësim publik lidhur me përdorimin e hormoneve në bujqësi. Si e shpjegoni këtë?

E vërteta është që ka shqetësim publik lidhur me shfrytëzimin e rregullatorëve të rritjes në bimë në bimët perimore dhe më konkretisht në domate. Ajo që të bën përshtypje është se fajësohen prodhuesit vendas për përdorimin e tyre, por askush nuk shtron pyetjen nëse produktet e importuara mbartin të njëjtat rreziqe dhe se gjithashtu alarmi ngrihet vetëm mbi domaten, pavarësisht se psh, trajtimet me etilen janë të zakonshme në shumë produkte të tjera.

Cilat janë arsyet e shfrytëzimit të hormoneve bimore në domate?

Dy janë qëllimet kryesore të shfrytëzimit të rregullatorëve të rritjes në domate; përmirësimi i lidhjes së frutave në bimë dhe përshpejtimi i procesit të maturimit (skuqjes) së tyre.

Kompozimet që shfrytëzohen për përmirësimin e lidhjes së frutave janë kryesisht auksina (acidi 4 chlorophenoxyacetik; 4-CPA), por përdoren gjithashtu giberelina, ose përzierje të auksinave dhe giberelinave. Cilado nga këto substanca, nxit rritjen vegjetative të fillesave të frutit duke stimuluar një proces që në agronomi njihet si partenokarpi. Fenomeni haset shpesh në natyrë në të gjitha speciet që formojnë fruta dhe karakterizohet nga prezenca e frutave pa fara dhe për këtë shkak, shpesh edhe nga zgavra në brendësi të frutit, ose deformime të tij. Ndodh kështu thjesht për faktin se formimi natyror (seksual) i frutit është zëvendësuar me rritjen vegjetative të fillesave të tij. Është pa dyshim një fenomen që influencon shijen dhe cilësinë e frutit në tërësi (sillni ndërmend dallimin midis hurmave “me farë” dhe “pa farë”), por nga ana tjetër pa atë ndërhyrje, në shumë rrethana, numri i frutave në bimë do të ishte shumë i vogël dhe rendimenti shumë i ulët. Nëse do të ndodhte kështu, pa dyshim, konsumatori do të duhet të paguante një cmim më të lartë.

Ndërkohë, kompozimet që shfrytëzohen në përshpejtimin e pjekjes së frutave në domate, janë produkte që çlirojnë etilen (ethephton, ethrel, etj). Janë të njëjtat produkte që shfrytëzohen gjithashtu edhe në përshpejtimin e pjekjes së një numri të madh frutash të tjerë. Në kushte natyrore, brendësia e frutave të mollës është e mbushur me etilen dhe po ashtu alkooli etilik, ose thjesht rakia (për shkak të përmbajtjes së alkoolit etilik) mund të shfrytëzohen si burime të prodhimit të etilenit.

Etileni përshpejton frymëmarrjen e bimëve dhe të vetë frutave dhe si pasojë siguron më shumë energji për të mundësuar proceset komplekse të maturimit të frutave në bimë. Domatja futet në një grup të madh bimësh që njihen si “klimaterike”. Ky term do të thotë që bimët shumëfishojnë sasinë e prodhimit natyror të etilenit në prag të fillimit të pjekjes. Këtu qëndron edhe rëndësia praktike e shtimit artificial të etilenit. Duke rritur artificialisht përmbajtjen e etilenit, bimët stimulohen të fillojnë procesin e maturimit të frutave më shpejt dhe ta vazhdojnë me intensitet më të lartë. Në mënyrë analoge, kujtoni rastet e përshpejtimit të pjekjes së frutave të hurmave duke i lyer me alkool, ose raki, apo edhe këshillat për të mos i mbajtur mollët dhe domatet pranë njëra tjetrës.

A mbart shfrytëzimi i këtyre produkteve rreziqe për përdoruesit, mjedisin dhe konsumatorin?

Do të ju referohesha për ti dhënë përgjigje kësaj pyetjeje rekomandimeve të Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit (EPA). Nuk besoj se ka burim më të sigurtë dhe kushdo mund ti verifikojë këto. Sipas saj, acidi 4-chlorophenoxyacetik (4-CPA) është;

Shumë irritues për sytë (kategoria I, që do të thotë se gjatë aplikimit në bimë përdoruesit duhet të mbrojnë sytë dhe në rast aksidenti ti shpëlajnë menjëherë me ujë të pastër dhe pastaj ti drejtohen mjekut)
Ka shkallë të ulët toksiciteti nëpërmjet gëlltitjes, apo kontaktit në lëkurë (kategoria III)
Shkallë shumë të ulët toksiciteti nëpërmjet frymëmarrjes (kategoria IV)
Ndërkohë, etileni është i vetmi hormon bimor që ekziston në gjendje të gaztë. Kjo do të thotë se pasi çlirohet ai shpërndahet në atmosferë dhe nuk mund të shoqërojë frutat e domates deri në tryezën e konsumatorit. Etileni është gjithsesi, një gaz i pa dëmshëm.

Për të ju përgjigjur shqetësimeve për pasojat e mundshme të përdorimit të këtyre dy substancave dua ti adresohem sërish rekomandimeve të Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit (EPA). Sipas saj, në të dy produktet;

Rreziqet e ekspozimit gjatë kohës së përdorimit nuk egzistojnë
Rreziqet e ekspozimit nëpërmjet dietës ditore (akumulimit gradual në organizëm nëpërmjet konsumit të domateve) nuk egzistojnë
Rreziqe për efekte kancerogjene nuk egzistojnë
Rreziqe për efekte negative në aftësinë riprodhuese të njeriut nuk egzistojnë

A duhet inkurajuar shfrytëzimi i këtyre substancave nga prodhuesit e perimeve?

Jo. Ndonëse shfrytëzimi i auksinave sintetike në përmirësimin e lidhjes së frutave është i parrezikshëm, ndikon negativisht në cilësinë e frutave. Ka alternativa më të mira; shfrytëzimi i një lloji të veçantë blete për pjalmimin e domates (bleta e mjaltit dhe insekte të tjera nuk i afrohen domates) do të ishte shumë më efektiv. Shfrytëzimi i saj për përmirësimin e lidhjes së frutave po masivizohet edhe në Shqipëri, por kostoja mbetet e lartë. Prandaj është me vend që Ministria e Bujqësisë të shohë mundësitë e subvencionimit të plotë të përdorimit të saj. Efektet do të jenë të menjëhershme dhe do ti kontribuojnë gjithashtu rritjes së eksporteve tona.

Nuk duhet inkurajuar as edhe përdorimi i etilenit në serra. Në format artizanale që bëhet aktualisht, jo vetëm që ndikon negativisht në cilësitë e frutit (skuqje e pjesshme, vetëm në sipërfaqe e frutave; shije e pa plotë e frutave), por dëmton rëndë gjithashtu vegjetacionin e bimëve dhe shkurton jetën e tyre.

Artikulli i mesiperm eshte nje interviste e Prof. Astrit Balliu, dhene gazetes “Agrobiznesi” te dates 14 Korrik 2017

Arben Shytaj :Qe qytetaret, specialistet ,mediat edhe politikanet para se te flasin per probleme te sigurise ushqimore, duhet tu referohen studjuesve dhe profesoreve te paanshem ,ja nje i tille… Read More »

Nëse e keni parë këtë grua, njoftoni menjëherë policinë

Një grua e thyer në moshë rezulton e humbur që prej ditës së sotme në Tiranë, ndërsa policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj.

Policia bën me dije se gruaja quhet Varvara Teneqexhiu, 76 vjeçe, banuese në zonën e “Medreses”.

Në momentin e largimit nga banesa ajo ka patur veshur një fustan të zi me mëngë të shkurtra me fushë me lule dhe sipër një triko ngjyrë rozë.

“Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm për gjetjen e kësaj shtetaseje të telefonoj në numrin e Sallës Operative Tiranë 069 411 0202”- thotë policia.

Nëse e keni parë këtë grua, njoftoni menjëherë policinë Read More »

Banesa e Eqerem Bej Vlorës, e vetmja godinë nga kompleksi i madh ndërtimor i sarajeve të familjes Vlora

Banesa e Eqerem Bej Vlorës

Statusi i objektit: Banesa e Eqerm Bej Vlorës është shpallur monument kulture nga M.T.K.R.S, me vendim nr. 469, datë 9.08.2006. Viti/koha e ndërtimit: Shek. XIX. Vendndodhja: Qyteti i Vlorës, Bashkia Vlorë.

Përshkrimi: Banesa e Eqerem Bej Vlorës apo “Banesa e Beut” është e vetmja godinë që ka ngelur, nga kompleksi i madh ndërtimor i sarajeve të familjes Vlora. Kompleksi që dikur zinte një pjesë të madhe të Sheshit të Flamurit, u prish në vitin 1926 për t’i hapur rrugë ndërtimit të lulishtes së sotme. Pamjen dhe mënyrën e ndërtimit të këtij kompleksi e njohim shumë pak nga fotot dhe skicat e pakta që kemi trashëguar si dhe nga disa përshkrime nga autorë të ndryshëm, që u mahnitën nga pamja madhështore e ndërtesave. Planimetrinë e kompleksit e njohim nga një skicë e nënkonsullit anglez A. Rumbold, me sa duket e hartuar në vitin 1865 dhe e publikuar një shekull më vonë nga Eqerem Bej Vlora në vitin 1960, në revistën Shejzat. Përshkrimin më të hershëm të sarajeve e gjejmë tek konsulli austriak Johan George Von Hahn në vitet 1840-50, i cili thekson se:” Pallatet me stil oriental të Vlorajve, familjes më të vjetër dhe më fisnike të vendit, janë ndërtuar në anën jugperëndimore të qytetit, të cilat nëse kundrohen nga kodrat e afërta, ofrojnë një pamje me të vërtetë magjepsëse”.

Janë një sërë studiuesish dhe udhëtarësh si Carl Patch, Antonio Baldacci, Luigi Maria Ugolini, që të tërhequr nga arkitektura e tyre kanë lënë shënime të rëndësishme në veprat kushtuar Shqipërisë. Por megjithatë përshkrimet më të detajuara për këtë kompleks i gjejmë tek kujtimet e Eqerem Beut. Sipas tij:”Në hyrjen juglindore të qytetit të Vlorës, në kryqëzimin e shumë rrugëve që, duke zënë fill nga rruga e Skelës, të çonin në qendër të qytetit, në mes të një parku të madh prej 40.000 metrash katrorë, rrethuar me mure të larta tetë metroshe dhe me dy porta në të, ka qenë deri në vitin 1925 një ndërtesë e stërmadhe, me një tjetër më të vogël përpara. Ai ishte konaku i Vlorajve, që përfshinte Haremllëkun (Banesën e grave), dhe Selamllëkun (Banesën e burrave).

Kurse populli këtë kompleks e quante thjeshtë ”Sarajet e Beut”. Midis dy godinave kishte një kompleks të gjerë ku ndodhej një guzhinë e madhe dhe lavanderia. Haremllëku kishte tre salla të mëdha (30 x 12 m) nga një për çdo kat njëra mbi tjetrën dhe dy dhoma të mëdha në katin përdhesë, ku mbaheshin orendi dhe paisje shtëpiake. Çdo dhomë gjumi në katin e tretë kishte banjën e vetë përbri, ndërsa një e tillë e madhe, e përgjithshme, me katër të ndara, gjendej në katin e dytë”. Selamllëku që kishte një funksion publik dhe shërbente për pritje zyrtare ishte një godinë më e vogël, me dy kate. Fasada e saj kishte një pamje impozante me dritare dhe një derë me qemer në formë harku, duke i dhënë asaj paraqitjen e një godine me funksion administrativ. Në brendësi të këtyre godinave ruheshin gjithashtu koleksione të pasura me objekte arkeologjike dhe armë zjarri, të cila janë përshkruar mjaftë mirë nga arkeologu Italian L.M. Ugolini, në fillimin e viteve 1920. Sarajet ishin ndërtuar nga dy vëllezër: Nga gjyshi i Ismail Qemalit, i cili gjithashtu quhej Ismail, dhe nga gjyshi i Syrja Vlorës, Beqiri. Pikërsisht në ballkonin e Selamllëkut në 28 Nëntor, të vitit 1912, Ismail Qemali së bashku me përfaqësues nga e gjithë Shqipëria, ngriti flamurin duke shpallur pavarësinë e shtetit Shqiptar.
Godina aktuale dykatëshe e njohur si Banesa e Eqerem Bej Vlorës, pas vitit 1944 ka funksionuar si shtëpi kulture, bibliotekë dhe muze, ndërsa sot përdoret si banesë private nga pronarët e saj. Bibliografia: J.G.V. Hahn., Studime Shqiptare. IDK. Jena 1854; E. Bej. Vlora., Kujtime 1885-1925. IDK. 1973 R Oldenbourg Munchen; I. Qemali., Kujtime, Botimet Toena, Tiranw 2009; I. Ikonomi., Pavarësia, Udhëtimi i paharruar i Ismalil Qemalit. U.E.T Press, 2012. Funksioni: Kompleks banimi dhe monument kulture. Hyrja: Pa biletë. Itinerari: Banesa e Eqerem Bej Vlorës ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës, pranë “Sheshit të Flamurit”.

Image may contain: sky, house and outdoor

Image may contain: outdoor

Image may contain: house and outdoorImage may contain: sky and outdoor

Image may contain: house and outdoor

Image may contain: sky, tree and outdoor

Banesa e Eqerem Bej Vlorës, e vetmja godinë nga kompleksi i madh ndërtimor i sarajeve të familjes Vlora Read More »

Rama me mesazh për shqiptarët e Maqedonisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar një mesazh për shqiptarët në Maqedoni përmes rrjetit social Twitter.Ai u ka bërë thirrje të votojnë referendumin pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake, shkruan Klan Kosova.

Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake. Sot në Maqedoni votohet për fëmijët dhe kush nuk voton rrezikon të ardhmen e tyre!’ – ka shkruar Rama në Twitter.

Rama me mesazh për shqiptarët e Maqedonisë Read More »

Si mbeti emri Gjylekar dhe çfarë kuptimi ka? Flasin banorët e fshatit (Video)

Qytetarët e fshatit Gjylekar të Vitisë për Televizionin 7 kanë folur për prejardhjen e emrit të fshatit të tyre dhe për kuptimin e tij.Pas Llukarit, Syzana Hajradini ka vizituar një fshat tjetër me emër karakteristik, Gjylekarin.

Më shumë rreth këtij fshati dhe historie së emrit të tij e mësojmë përmes materialit.Pas Llukarit, Syzana Hajradini ka vizituar një fshat tjetër me emër karakteristik, Gjylekarin. Më shumë rreth këtij fshati dhe historie së emrit të tij e mësojmë përmes materialit.lajmi.net

https://youtu.be/g63q0w8wTUY

Si mbeti emri Gjylekar dhe çfarë kuptimi ka? Flasin banorët e fshatit (Video) Read More »

Deklarata e PD për djalin e deputetit, Rama: E kanë kapur vajzën dhe…

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës  së PD në lidhje me arrestimin e djalit të deputetit Rrahamn Rrahja, i cili akuzohet për dhunimin dhe përndjekjen e Xhisiela Malokut.

PD e konsideroi si truk arrestimin e djalit të deputetit për të mbyllur sipas saj skandalin, por permes një postimi në Twitter,  Rama thotë se opozita hedh baltë dhe nuk thotë asnjë fjalë mbështetje për Prokurorinë.

Statusi i Ramës:

E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar. Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë. Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë. Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin

Deklarata e PD për djalin e deputetit, Rama: E kanë kapur vajzën dhe… Read More »

Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra jep leje qëndrimi për punëtorët jashtë BE-së

Autoritetet zvicerane i janë përgjigjur kërkesave të kompanive dhe kantoneve për punësimin e punëtorëve me kualifikime të larta. Ndaj u mor vendimi për dhënien e 1,000 leje shtesë për punëtorët që vijnë nga jashtë Bashkimit Evropian që nga viti i ardhshëm.

Duke nisur nga 2019, firmat do të jenë në gjendje të rekrutojnë 8,500 punëtorë të huaj nga vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India.

Ndërkohë, lejet shtesë prej 1,000 do t’u japin firmave, në të njëjtin numër të punëtorëve që nuk janë në BE, si më 2014, shkruan “Swissinfo.ch”.

Ky ishte viti kur te votuesit zviceranë kaloi një iniciativë duke bërë thirrje qeverisë për të kufizuar migracionin. Si përgjigje, autoritetet ulën numrin e lejeve të punës së “vendit të tretë” në 6.500.

Firmat zvicerane tani janë gjithashtu të detyruara të provojnë se nuk ka punëtorë zviceranë në dispozicion për të mbushur pozicionet para se të punësojë një kandidat të huaj, përcjell albinfo.ch.

Vitin e kaluar, Zürich, Gjenevë dhe Basel, tre kantone që tradicionalisht kanë një fuqi punëtore të madhe të huaj, bashkuan forcat për të nxitur qeverinë që të rrisë nivelet e lejeve.

Udhëheqësit kantonalë argumentuan se mirëqenia ekonomike dhe reputacioni i Zvicrës si një qendër globale për biznes dhe hulumtim u dëmtua nga kufizimet. P

rotestat e tyre duket se janë dëgjuar. Vitin e ardhshëm do të lëshohen 4.500 leje qëndrimi, plus 4.000 leje B me një kohëzgjatje pesëvjeçare. Numri i lejeve të qëndrimit afatshkurtër L, me kohëzgjatje prej tre deri në 12 muaj, do të shkurtohet me 500.

Qeveria do të mbajë në shtesë rezerva prej 1,000 lejeve B dhe do t’i dorëzojë ato në kantone sipas kërkesës.

Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra jep leje qëndrimi për punëtorët jashtë BE-së Read More »

“Çamët ndihmuan nazistët”, Idrizi reagon ashpër pas deklaratës së presidentit grek: Rama të…

Pas deklaratës së presidentit grek, Pavlopulos se çamët kishin sjelljen e sunduesit dhe bashkëpunonin me nazistët, ka ardhur reagimi i kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi. Përmes një deklarate, Idrizi thotë se Greqia kurrë nuk tregoi një dokument apo një foto që vërteton se shqiptarët e Çamërisë kanë pasur lidhje me nazi-fashistët.

Kreu i PDIU shprehet se deklaratat janë të papranueshme dhe pret reagimin e  kryeministrit Rama dhe te ministrit Bushati.

Deklarata e Idrizit
Ju harroni qëllimisht zoti Pavlopulos, se në vitet 1944-1945, janë vrarë barbarisht 2771 civilë nga Çamëria
Kurrë nuk treguat një dokument, një foto, një formacion të Shqiptarëve të Çamërise me nazi-fashistët.
Po pres reagimin zyrtar të kryeministrit shqiptar dhe të ministrit të jashtëm Bushati, te cilët bëjnë sikur nuk shohin e nuk dëgjojnë, këto deklarata të papranueshme, antihistorike dhe kërcënuese për integrimin europian të Shqipërisë.
Duhet ta harrojnë një herë e mirë kokat e nxehta të Athinës dhe idiotët e dobishëm të Tiranës se rruga e Shqiperisë drejt BE, kalon nga Greqia

“Çamët ndihmuan nazistët”, Idrizi reagon ashpër pas deklaratës së presidentit grek: Rama të… Read More »