Aurora

Denoncimi tronditës/ “Ja emrat e killerave serialë në Vlorë”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim tronditës në rrjetet sociale.
Këtë herë denoncimi i bërë publik vjen nga Vlora dhe përmenden tre vrasës serialë, dy prej të cilëve vazhdojnë të qarkullojnë të lirë dhe me mjete të blinduara ndërsa njëri prej tyre i denoncuar më parë është i arrestuar në Itali me burg të përjetshëm.

Postimi i Berishës:

Vlora ne kthetrat e serial killerve dhe bandave te lidhura me Xhafen!
Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

Pershendetje nga Vlora Doktor Berisha.jam punojes policie dhe po ju jap disa te dhena ti beni publike.Gjendja ne. Lore sot esht me kritike se kurr,bandat e lidhura me Xhafen dhe qeveritare te tjere bejne ligjin,nje vrases shume i rezikshem po leviz lirshem prej kohesh ne Vlore.

ai quhet Tesi Basho dhe eshte njeri nga 3 te aratisurit nga burgu i Rebibbia ne Rome ne daten 27.10.2016.eshte i denuar ne shtetin italian me burgim te perjetshem ( ergastro )pere vrasje te dyfisht.prej aratisjes se tij nga burgu dhe ardhjes ne shqioeri me gomonet e trafikut,ne Vlore perflitet shume se ai eshte autori i disa ngjarjeve shume te renda kriminale te ndodhura si,vrasje,grabitje,gjob venie,dhe rembim personi me zhdukje te kryera keto kundrejt pagesave dhjetera mijera euroshe ne bashkepunim me grupet kriminale.

Tesi Basho lindure ne Selenic dhe banues ne Selenic dhe Vlore shihet te levizi lirshem ne qytet dhe nepere ambiente publike me nje automjet Toyota Land Cruis te Blinduar.ai leviz ne shoqerin e te fortit te Selenices dhe nen garancin e tij pere te mos ta prekure kushe nga policia e shtetit ne Vlore.i forti i Selenices quhet Ferdinand Llanaj, njihet edhe me pseudonimet si ( Robi Batos ) ose ( Robi nga Selenica ) Robi ne Vlore eshte shume i pushteçem,dhe njihet si kapo band dhe eshte drejtus i nje grupi shume te fuqishem kriminal qe bashkepunon ngusht edhe me grupe te tjera kriminale

.Ferdinand Llanaj dhe vellai i tij Klodi kane ne perdorim 4 automjete te Blinduara.njera prej te cilave e blere se fundmi qindra mijera euro nga te ardhurat e aktivitetit tetyre kriminal.eshte tip Toyota Land Cruis ngjyre zeze e vitit 2014 me targe AA 495 UE.automjetet e tjera jane,Mercedes Benz S clas AA 125 NZ. BMW seria 7 ngjyre blu e heret AA 999.. dhe fuoristrad Land Rover Discovery me ngjyre te bardh me targe Kosove 01 127 CU.Robi Batos eshte vrases, dhe eshte sponsor i fuqishem i partis ne pushtet dhe ne bashkepuni me grupin e tij kriminal mere pjese nepere fushata elektorale.ka investuar edhe ne rindertimin e postes te policis ne Selenic aty ku era e shtetit pere te dhe banden e tij nuk ndihet fare.Robi batos Doktor, ka 2 gomone te fuqishme me 4 dhe 3 motora mbi 10 metershe te gjata me te cilat ka sjelle edhe te aratisurin nga burgu i Italis drejt Vlores dhe e ka perdorur pere ngjarje te renda kriminale.dhe pritet ta perdori pere interesat e partis ne fushaten e ardhshme elektorale.gomonet e fuqishme i perdor pere transportimin e lendeve narkotike qe ka stok me tonellata dhe te parcelave gjigande qe ka aktualisht ne zonen e Selic Trebloves ,dhe pere transportin e armeve drejt Italis Greqis dhe Turqis dhe anasjelltas.keto te dhena qe po ju jap Doktor Berisha jane 100 perqind super te sigurta.i keni te gjitha muncit pere ti verifikuar dhe ti beni publike.kam shum respekt dhe ju uroj gjithe te mirat nga Vlora…

Denoncimi tronditës/ “Ja emrat e killerave serialë në Vlorë” Read More »

Nuk protestuan për Rrugën e Kombit, Rama i kënaqur me kuksianët dhe premton: Shumë shpejt për ju do…

Prej ditës së sotme Rruga e Kombit do të jetë me pagesë dhe ndryshe nga sa ndodhi pak kohë më parë, askush nuk është parë të protestojë për këtë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një falënderim për gjithë kuksianet, për mirëkuptimin dhe qytetarinë e treguar sot ne ditën e pare te aplikimit te pagesës për kalimin ne Rrugën e Kombit. Me një shënim ne Twitter, Rama premton se do t’u kthehet çdo qindarke ne investim, pasi shpejt do te kenë aeroportin dhe stadiumin e ri, qe do te sjelle me vete edhe punësim real.

Reagimi i Rames/ Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë. Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar. Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim, po dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real +stadium të ri.

Nuk protestuan për Rrugën e Kombit, Rama i kënaqur me kuksianët dhe premton: Shumë shpejt për ju do… Read More »

Para ikjes së Donald Lu-së, ambasadori dhe ministri Fatmir Xhafaj shkëmbejnë ‘’përqafimin e fundit’’

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, i cili është në mbyllje të detyrës së tij në Shqipëri, zv.ambasadoren e re Leyla Moses-Ones dhe përfaqësues të agjencive ligj zbatuese pranë kësaj ambasade.

Palët diskutuan mbi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe sukseset e përbashkëta të arritura, si: reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, reformimi në proces i Policisë së Shtetit etj.

Përfaqësuesit e Uashingtonit zyrtar konfirmuan mbështetjen në vijimësi për operacionin “Forca e Ligjit”, duke synuar përfshirjen më të madhe të agjencive ligj zbatuese amerikane, për rezultate konkrete.

Gjatë takimit u fol për bashkëpunimin e Policisë shqiptare me agjencitë DEA dhe FBI. Bashkëpunimi me Prokurorinë dhe nevoja për thellimin e këtij bashkëpunimi ishte një tjetër pikë e diskutimit.

Një çështje me interes për të dyja palët ishte Vetting-u në Policinë e Shtetit, ku Ministri informoi për ecurinë e procesit.

Gjithashtu u fol për implemtimin e sistemit ‘PISCES’ të hyrje-daljeve në Pikat e Kalimit Kufitar, i cili do të integrohet bashkë me sistemin aktual ‘TIMS’, në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve, për të rritur elementët e sigurisë.

Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë takimit shprehu vlerësime për bashkëpunimin dhe rolin e posaçëm të ministrit Xhafaj, në kohën kur drejtonte Komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi, si dhe lidershipin politik të këtij të fundit, në kuadër të luftës që Shqipëria po bën kundër krimit të organizuar në tërësi dhe kultivimit të narkotikëve në veçanti.

Para ikjes së Donald Lu-së, ambasadori dhe ministri Fatmir Xhafaj shkëmbejnë ‘’përqafimin e fundit’’ Read More »

Një lugë mjaltë herët në mëngjes për një ditë plot energji

Mjalti i dhuron natyralisht fuqi organizmit, ai është antioksidant dhe armik i mikrobeve
Nisja e një dite të mbarë dhe të shëndetshme nis me patjetër nga kuzhina.

Mënyra se si dalim nga shtëpia në mëngjes për t’u nisur në punë ndikon në mënyrë të pavetëdijshme në humorin tonë përgjatë gjithë ditës.

Nuk është aspak i panjohur fakti që shumica e shqiptarëve dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes duke i shkaktuar organizmit drobitje dhe dobësi që në nisje të ditës.

Jo vetëm mjekësia popullore por edhe studime të ndryshme vlerësojnë se nisja e ditës duke konsumuar një lugë të vogël me mjaltë është mënyra ideale për t’i dhënë fuqi dhe energji organizmit përgjatë gjithë ditës.

Vlerat e Mjaltit për Organizimin
Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues. Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës.

Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure. Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike.

Por nga ana tjetër, nënat e dinë se mjalti është i rrezikshëm për fëmijët nën moshën 1 vjeçare, sepse shkakton botulizëm.

Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban.

Mjalti si një “multivitaminë”
Të dhënat e referuara nga AgroWeb.org për mjaltin provojnë se në 28 gramë mjaltë gjendet 14% e dozës së rekomanduar të manganit (bazuar në nivelin e ushqyerjes prej 2000 kalorish në ditë) dhe 8% të hekurit.

Mangani dhe hekuri janë dy mineralet thelbësore, për të cilat trupi ka nevojë të luftojë sëmundjet dhe të funksionojë mirë.

Mjalti është antioksidant, antibakterial dhe armik i mikrobeve.

Ai është i mbushur me vitamina dhe minerale. Nëse do të zgjidhnim një term tjetër për të përshkruar mjaltin, ai me siguri do të ishte “multivitaminë.”

Mjalti mund të përdoret për të forcuar energjinë, sistemin imunitar, pakëson alergjitë, zbut kollën, fytin e lënduar dhe lufton infeksionin./AgroWeb

Një lugë mjaltë herët në mëngjes për një ditë plot energji Read More »

E quajti të “bezdisshëm”, Shpëtim Gjika ironi me Idrizin dhe Lelin: Dy meshkuj që përkëdhelën dhe përqafohen “hot”!

Ish kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka reaguar pas komenteve të presidentit të Flamurtarit, Sinan Idrizi për të.  Përmes një postimi në Facebook, Gjika i kthehet keq Idrizit dhe kryebashkiakut të Vlorës duke i quajtur dy meshkuj që përkëdhelën dhe përqafohen “hot’

“Faleminderit, që pas kaq vitesh, në këtë moshë, më mundësove të shoh live dy meshkuj, (burra nuk u them dot), të “mikloheshin”, “të komplimentoheshin”, të “përkëdheleshin”, e pothuajse të ledhatoheshin me njëri-tjetrin, për ta mbyllur me një hot “përqafim”. Dhe në momentin që ata “dy meshkuj” (se burra nuk i quaj dot) e vendosën se, “armiku” i dashurisë së tyre, paskam qenë unë me “zevzellëkun” tim në fb, kaluan në orgazëm. Më pas, njëri nga “meshkut” fluturoi” në ajër, ndërsa “mashkulli” tjetër “zbriti” me këmbë në tokë”, shkruan Gjika në postim.

Por Leli ai që nisi edhe sherrin më herët shkruante në facebook për Gjikën që është i bezdisshëm dhe zevzek

“Tani është ‘keq me burrë, keq pa burrë’. Kryetari i bashkisë nuk është vetëm sot pranë ekipit, por është gjithmonë. Por ka një gjë qytetare të llojit të veçantë që ndryshe nga ai zevzeku i ‘Facebook’-ut që bezdis në çdo kohë dhe në çdo vend, Leli i qëndron pranë Flamurtarit, gjithmonë si një regjisor i mirë dhe ka informacion të saktë në çdo kohë, pa fyer qytetin, pa e bezdisur dhe pa e shkatërruar”,  ishte komenti i Idrizit për Dritan Lelin, kryetarin e Bashkisë Vlorë, por njëkohësisht edhe një ngacmim për ish-kryetarin Gjika.

E quajti të “bezdisshëm”, Shpëtim Gjika ironi me Idrizin dhe Lelin: Dy meshkuj që përkëdhelën dhe përqafohen “hot”! Read More »

I vranë mbesën në derën e shtëpisë, gjyshërit akuza të forta: Drejtuesi i mjetit ishte i dehur, u fshehën provat!

Sot Afifela Metohu do të niste ditën e parë të shkollës nëse një aksident nuk do t’i merrte jetën te porta e shtëpisë së saj në Kurjan të Roskovecit.

E megjithë plagën që u shkaktoi humbja e vajzës së tyre, familjarët janë vrarë për së dyti për shkak se drejtësia për aksidentin e 5-vjeçares nuk është vendosur.

Personi që shkaktoi aksidentin u la i lirë nga ana e gjykatës, ndërsa sipas familjarëve janë manipuluar provat e aksidentit, dhe shkak ka qenë vetëm shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte mjeti.

Lumturi Metohu, gjyshja e së voglës ka zgjedhur që të protestojë sot me foton e mbesës së saj që nuk jeton më në hyrje të prokurorisë së Fierit. Ajo tregon se prokurori nuk i pret që t’iu japë sqarime lidhur me çështjen dhe se eksperiza nuk iu është bërë e ditur.

“Nuk më ka ardhur shteti për asgjë. Kërkojmë prokurorin, e kemi takuar dhe i kemi kërkuar sqarime. Na e ka dhënë. Kërkuam ekspertizen rrugore se kemi dyshime. Nëse ka qenë vërtetë me 20 km në orë, atëherë i bie të dyshoj se e ka vrarë me qëllim.

E nxjirrja vetë nga burgu, jo prokuroria se ska ardhur në vendngjarje. Ngjarjen e kam parë vetë. Kemi bërë edhe prova. Makina ishte me shpejtësi marramendëse. U bë zhurmë e madhe.

Nuk kemi marrë sqarimet që duam. Avokati i ka kërkuar informacion dhe i është dhënë jo e saktë.

Kam qene e më parë këtu. Duam riekspertim. E kemi kërkuar që në 24 korrik.

Duam drejrësi. E vetëm drejtësi, i kemi dërguar letër kryeministrit e Arta Markut por s’kemi marrë përgjigje. Vettingu jonë jane mediat. Sot është dita e parë e shkollës. Ndaj kam ardhur në shenjë protestë sot. Mos u lëndofshin fëmijët siç u lëndova unë”, shprehet gjyshja.

Gjyshi Azmi Metohu është shprehur:Kam një pyetje të thjeshtë. Pse mbrohet vrasësi i fëmijës? Kush fshihet? Pse e mbron prokuroria? Me aq sa kemi parë dosjen janë fshehur fotografi. Goditja e makinës. Makina ka dalë nga policia pa e parë ne. Autori është lënëe i lirë derisa i ka dalë pija.

Sot eshte protesta e pare. Do të vazhdojme. Thirrje qytetarëve të luftojmë korrupsioin. Të vihet drejtësia në vend.

I vranë mbesën në derën e shtëpisë, gjyshërit akuza të forta: Drejtuesi i mjetit ishte i dehur, u fshehën provat! Read More »

Këngë partizane në ditën e parë të shkollës në Tiranë. Shikoni videon

Pas kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi që i këndonte Enver Hoxhës, skandali i radhës ka ardhur mëngjesin e sotëm nga Tirana.

Në shkollën ‘Misto Mame’ në Tiranë nxënësit janë pritur me këngë lufte, këngë partizane.

Denoncimi është bërë nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

‘Pas 27 vitesh të rënies së komunizmit në Shqipëri, dita e parë e shkollës së fëmijëve fillon me këtë këngë partizane’.

Nxënësit janë pritur me këngën ‘Lule Velo partizani’.

Këngë partizane në ditën e parë të shkollës në Tiranë. Shikoni videon Read More »

Nisin “hallet” për deputetët, çfarë mund të ndodhë me rrogat e tyre në fund të muajit

Hallet e fundit të muajit kur diskutohet rroga dhe shpenzimet ka filluar të shqetësojë deputetët. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka ironizuar qeverinë për masat e marra në sektorin e ekonomisë.

Ai ka listuar të gjitha shkurtimet që ka bërë qeveria këto vite, që nga shpërblimi në fund të vitit, përgjysmimi të ndihmës ekonomike si dhe shkurtimin e fundit për të përndjekurit.

Me këtë ritëm Spahiu shton se nuk është çudi që të deputetët të mbeten pa paga në fund të muajit. Në fillim hoqën shpërblimin e fund vitit. Më vonë shkurtuan investimet direkte, u gjetën PPP-t. Bllokuan rritjen e pagave, prej pesë vitesh i njëjti nivel. Përgjysmuan ndihmën ekonomike. Përgjysmuan fondin për të përndjekurit.

Së fundmi, tre herë më pak fondi i kompensimit të ish pronarëve, krahasuar me vitin e kaluar. Mos u habisni që një ditë do ngelemi të gjithë dhe pa paga në fund të muajit. Dhe ta mendosh që e gjitha kjo ndodh pas një rritje të ekonomisë me shumë pikë përqindje”, ironizon Spahiu.

Nisin “hallet” për deputetët, çfarë mund të ndodhë me rrogat e tyre në fund të muajit Read More »