Aurora

Avioni me emrin e të atit, vajza e Lasgush Poradecit ka një mesazh për kritikët e Ramës

Kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deklaratat pas vendosjes së emrit të shkrimtarit Lasgush Poradeci mbi avionin e parë shqiptar kanë sjellë edhe reagimin e së bijës.

Marie Poradeci i del në mbrojtje kryeministrit dhe iu jep një mesazh kritikëve të tij, që u quan ‘llapaqenër’ që flasin nga zilia.

“Më shumë se sa gënjeshtra që i ka këmbët e shkurtra është zilia që e ka gjuhën e gjatë. I ka pickuar gjarpri në vend të lik, zoti kryeministër me emrin e Lasgushit, të gjithë ziliqarët e këtij vendi. Ata që nuk gëzohen dhe afirmojnë llafe të kota, as nuk e njohin Lasgushin. Po ata që afirmojnë a konfirmojnë dot? Llapaqenër që jeni mësuar vetëm me gjëra të ndyra dhe me sherre, vetëm shani sepse gjërat e bukura ja u helmojnë mendjen. Le të pëllcasin Zoti kryeministër”.

Avioni me emrin e të atit, vajza e Lasgush Poradecit ka një mesazh për kritikët e Ramës Read More »

Përfundon dënimin, lirohet me kusht Ermal Hoxha

Lirohet Ermal Hoxha. Nipi i ish-diktatorit i dënuar për trafik droge pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë ka përfunduar dënimit.

Hoxhës i kishte mbetur dhe 1 vit 6 muaj burg pa vuajtur por ka fituar lirinë me kusht. Nipi i ish-diktatorit ka lënë qelitë e burgut të Fierit më 13 shtator.

Ermal Hoxha u arrestua gjatë operacionit në Xibrakë dhe u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për trafik narkotikësh mbetur në tentativë.

Në Xibrakë u zbulua një laborator i sofistikuar përpunimi kokaine. Në prill të këtij viti nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, kërkoi të shpallej i pafajshëm, duke i bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Lartë.

Ermal Hoxha bashkë me tetë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.

Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve uli ndjeshëm dënimet e dhëna ndaj tyre, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur çdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit.

Përfundon dënimin, lirohet me kusht Ermal Hoxha Read More »

480 efektivë në gatishmëri për sigurinë pranë shkollave

Pranë të gjitha shkollave në kryeqytet sot ka pasur prezencë policie, për të garantuar sigurinë e procesit mësimor. Punonjësit e policisë presin një bashkëpunim sa më të mirë me drejtoritë e shkollave për të reaguar në kohë përballë çdo ngjarje të mundshme.Rreth 80 mijë nxënës iu drejtuan shkollave të Tiranës. Në institucionet e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm nuk jane pritur vetëm nga mësuesit por edhe 480 efektive të policies, të cilët ishin pozicionuar në të gjitha shkollat e kryeqytetit.

Idriz Daulle, shefi i rendit dhe i sigurisë publike në Tiranë: “Drejtoria e Policisë Tiranë me qëllim sigurimin e rendit ka hartuar një plan masash me detyra konkrete me të gjitha strukturat e saj varëse. Sot si ditë e parë, drejtoria e Tiranës ka organizuar 400 efektivë, duke përfshirë qarkullimin rrugor, qarkullimin e rendit, policinë në komunitet, policinë kriminale të cilët kanë qenë në terren për mbarëvajtjen e ditës së parë të shkollës.”Për shefin e rendit në Tiranë, fokusi në këtë sezon të ri do të jetë tëek parandalimi i shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave të mesme.

“Dhe këtë vit, gjatë kontrollit dhe monitorimit të policisë në shkolla do jenë edhe shtetas të tjerë të cilët vijnë nga jashtë për të hyrë në ambjentet e shkollave ose që mund të tregtojnë lëndë narkotike dhe gjëra të tjera të kundraligjshme.”
Efektivët e policisë do të vijojnë të patrullojnë pranë shkollave edhe në ditët e ardhme, duke filluar nga ora 8 e mëngjesit e deri në mbyllje të aktivitetit mësimor“Për të eleminuar trafikun, të paktën pranë ambjenteve të shkollave pasi sot në orët e para ka qenë pak i rënduar, por çdo gjë ka kaluar në normalitet falë ndërhyrjes së efektivëve. Mund të themi se të gjithë punonjësit e qarkullimit kanë qenë 100% në detyrë për të shmangur trafikun, do të jenë dhe në ditët në vazhdim.”Punonjësit e Policisë kërkojnë nga drejtoritë e shkollave që të njoftohen sa më parë për çdo incident që ndodh ne institucionin arsimor./abcnews.al

480 efektivë në gatishmëri për sigurinë pranë shkollave Read More »

22 228 nxënës kanë startuar sot në Vlorë vitin e ri shkollor 2018-2019

22 228 nxënës kanë startuar sot në Vlorë vitin e ri shkollor 2018-2019. Nga të cilet 1418 ulen per here te pare ne bankat e shkolles. Në Vlorë ka startuar keshtu viti i ri shkollor, ndërsa krahasuar me një vit më parë, ulen në bankat e shkollës për herë të parë, 51 nxënës me shumë.

Një vit më pare  në bankat e sholles uleshin per here te pare 1367 femije. Ndërkohë në Vlorë janë mbyllur gjashtë shkolla, kryesisht në fshatra, të cilat nuk plotësonin numrin e nxënësve, por edhe sepse kanë funksionuar me klasa kolektive. Nje vit me parë hapnin dyert 120 institucione arsimore, ndërsa këtë vit shkollor janë plot gjashtë shkolla më pak.

22 228 nxënës kanë startuar sot në Vlorë vitin e ri shkollor 2018-2019 Read More »

Si të fitoni famë në Instagram, nëse bëni këto gjëra do bëheni mjaft të njohur

Fama është një tjetër element i rëndësishëm përsa i përket rëndësisë që ka prania e postimeve në rrjetet sociale.

Më poshtë do të lexoni disa detaje që ju vijnë në ndihmë për këtë:

Stili i Instagramit

Është e rëndësishme që para se tëmendoni të fitoni nga ky rrjet social, është mënyra se si ju zgjidhni të postoni apo strukturimi që i keni bërë këtij rrjeti social duke filluar nga foto e profilit.

Postimet

Gjatë postimit të fotove është e rëndësishme që thuajse gjithmonë tëkeni një linjë dhe të jenë të identifikueshme, dhe pse ju mund të përdorni filtra.

Hashtag

Hashtag është një tjetër element i rëndësishëm në postime tuaja që ju ndihmon në rritjen e famës.

Prania juaj në Instagram

Qëndroni gjithmonë aktivë duke postuar foto, por edhe mos e teproni që të mos bëheni të bezdisshëm. Studimet më të fundit tregojnë se të hënën, martën dhe të dielave është më e këshillueshme postimi i fotove gjatë orëve të von, të mërkurën, premten dhe të shtunën është paraditja më e përshtatshme për postimin e fotove.

Video

Postoni foto apo video ku të shkruani ‘bëni tag një mikun tuaj’ me qëllim që të arrinin interaktivitetin e Instagramit tuaj. Gjithashtu duhet të bëni folloë faqeve me shumë ndjekës dhe komentoni.

Si të fitoni famë në Instagram, nëse bëni këto gjëra do bëheni mjaft të njohur Read More »

Llixhat e Bënjës së Përmetit – Shëruese për reumatizmën, stomakun, lëkurën

Turistë vendas e të huaj prej disa javësh kanë nisur frekuentimin e llixhave në zonën e Bënjës së Përmetit.

Jo vetëm për të shijuar mrekullitë e natyrës së aty, me lumin që rrjedh, pemët e larta, ajrin e freskët e cicërimat e zogjve.

Një nga arsyet kryesore përse nga viti në vit kjo zonë po njeh një frekuentim të gjerë vizitorësh jo vetëm nga I gjithë vendi por edhe jashtë tij janë burimet ujore termale.

Vlerat e tyre kurative dhe shëruese të disa sëmundjeve çmohen si të jashtëzakonshme e madje shumë specialist i cilësojnë këto burime si më të mirat që gjenden në Evropë.

E shndërruar në një pikë të mirëfilltë e turizmit shëndetësor, zona e Bënjës së Përmetit pikun e frekuentimit të saj e ka gjatë sezonit të verës.

Ujërat termominerale të Bënjës janë të studiuara nga pikëpamja analitiko-shkencore dhe përmbajtja e tyre kimike.

Studiuesit të cilëve i vlerësojnë ato si burime sulfate, me përmbajtje të lartë sode bikarbonate.

Sipas tyre këto burime janë të veçanta, jo vetëm se janë ujëra të nxehta, por ato kanë në përmbajtje substanca minerale të tretura, që u japin veti terapeutike.

Sëmundjet që Trajtohen

Burimet termale të Bënjës janë një fenomen vërtetë i rrallë natyror.

Të gjitha burimet kryesore me ujëra termominerale sulfurore ndodhen shumë afër me njëri-tjetrin, në një gjatësi që nuk shkon më shumë se një kilometër dhe të gjitha këto rrethana krijojnë kushte për investime me interes.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese sidomos për reumatizmën.

Në Bënjë të Përmetit ndodhen katër burime termale që trajtojnë problemet e reumatizmës dhe dy të tjera, një për të gjitha problemet e lëkurës si dhe një tjetër për shëndetin e stomakut.

Ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese sidomos për reumatizmën.

Konkretisht, në Bënjë të Përmetit ndodhen katër burime termale që trajtojnë problemet e reumatizmës dhe dy të tjera, një për të gjitha problemet e lëkurës si dhe një tjetër për shëndetin e stomakut.

Më Të Mirat Në Evropë

Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo siç quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës.

E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë.

Temperatura e ujërave varion 26-­32°C.

Llixhat e Bënjës së Përmetit – Shëruese për reumatizmën, stomakun, lëkurën Read More »

Përkujtohet 75 vjetori i Luftës së Drashovicës

Eshtë përkujtuar 75 vjetori i Luftës së Drashovicës. Beteja e Drashovicës apo siç njihet Lufta e Drashovicës është përplasja e parë frontale kundër pushtuesit nazifashist.

Ngjarja u zhvillua nga data 15 shtator deri më 4 tetor 1943. Kjo ishte beteja e parë në shkallë qarku dhe ndër të parat dhe më të ashpra në shkallë vendi, kundër pushtuesit të ri nazist gjerman dhe zgjati plot 19 ditë.

Në këtë luftë ranë 20 dëshmorë dhe mbetën 50 të plagosur.
Shprehim sot respektin, mirënjohje dhe nderimet e veçanta për heronjtë e luftës!!!

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Përkujtohet 75 vjetori i Luftës së Drashovicës Read More »

Shoqëria e rrallë mes një myslimani dhe një të krishteri, historia prekëse pas kësaj fotoje

Postimi shoqërohet me foton e këtyre dy personazheve, të realizuar në vitin 1889. Në të shihet Ahmedi mysliman, i verbër, duke bartur mbi shpinën e tij personin me aftësi të kufizuara të besimit të krishterë, të quajtur Semir. Njëri pra kishte aftësi për të ecur, kurse tjetrin për të parë.

“Ata i ndihmonin njëri-tjetrit për t`i tejkaluar vështirësitë e jetës me të cilat përballeshin si invalidë. Banonin në një banesë dhe kishin një vend të përbashkët të punës”, shkruan Hamidi, i cili tregon se Semiri bënte punën e rrëfyesit të tregimeve (tregonte hiqaje), në njërin nga restorantet e vjetra te Damaskut, kurse Ahmedi shiste fara para restorantit dhe dëgjonte hiqajet e Semirit.

“Një dite prej ditësh Semiri kishte ndërruar jetë, ndërsa Ahmedi kishte mbetur mbi një jave i mbyllur duke qarë e vajtuar, derisa e kishte gjetur vdekja nga dhimbja dhe pikëllimi. Ky është humanizmi, i cili nuk e bën dallimin mes gjinisë, ngjyrës dhe fesë”, ka shkruar Hamiti.

Shoqëria e rrallë mes një myslimani dhe një të krishteri, historia prekëse pas kësaj fotoje Read More »