Aurora

Dimri po vjen! Kush tha se shqiptarët nuk janë kreativ, shikoni shpikjen perfekte për prerjen e drurëve

Ashtu siç e dimë të gjithë shqiptarët anembanë botës njihen për eksperimentet e tyre të cuditshme dhe ndonjëherë edhe të pabaza dhe jo teorike.

Një kosovar ka bërë një shpikje perfekte për prerjen e druve. Duke qenë se moti i ftohtë po afron, edhe përgatitjet tashmë nga familjet kosovare kanë filluar.

E një prej tyre është treguar fantastik në mënyrën e prerjes së druve, me pak lodhje.

https://www.facebook.com/gazetanewborn/videos/1718165371559761/?t=0

Dimri po vjen! Kush tha se shqiptarët nuk janë kreativ, shikoni shpikjen perfekte për prerjen e drurëve Read More »

E dashura sekrete e Esad Pashës dhe pse Coco Chanel i vendosi parfumit emrin e tij

Padyshim që figura e Esad Pashës, ngjall shumë debate në Shqipëri mes studiuesve dhe historianëve.

Një tradhëtar apo një atdhetar?

Shumë studiues tregojnë se Esad Pashë Toptani, për qëllimet e tij, donte të shiste Shqipërinë herë Turqisë dhe herë orekseve të fqinjëve.

Një tjetër aspekt, thuajse i panjohur për lexuesit është jeta private e Esad Pashës.

Një jetë me qejfe dhe e shthurur, thotë në librin e tij tij “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë” gazetari Roland Qafoku.

Një tjetër detaj që përshkruhet në këtë libër është e dashura e Esad Pashës.

22-vjeçarja Dyfur Eliz, shoqëruesja e Esadit ndërkohë që ai ishte 58-vjeç.

Në një dëshmi të saj ajo pranon se kishin një lidhje bashkëshortore. Ajo u shpreh se ai i dhuronte para dhe shpenzonte pa masë.

Një tjetër fakt interesant është parfumi i stilistes me famë botërore Coco Chanel e cila e ‘pagëzoi’ me emrin “Esad Pascha”.

Pjesë nga libri:

NJË JETË E SHTHURUR

I zhytur në qejfe, në vitin 1919 ai bënte një jetë në Parisin e kohës sa edhe vendësit e kamur nuk do ta arrinin. Në shkrimin e tij me titull “Cili ka qenë Esadi”, Mit’hat Frashëri shkruan se vetëm e dashura e tij në Paris kushtonte 2 milionë franga, pa llogaritur shpenzimet e tjera.

Kush ishte kjo vajzë që e shoqëronte Pashain edhe në momentin e fundit të jetës kur u vra në atentat? Pikërisht për këtë arsye ajo u bë publike në gjyqin e Avni Rustemit në të cilën u thirr si dëshmitare.

Quhej Dyfur Eliz dhe ishte vetëm 22 vjeçe, ndërsa Pashai 58 vjeç. Ja dëshmia e saj: “Jam metresa e Esat Pashës që prej gati 10 muajsh, me të cilin jam njohur në Danvil, në muajin shtator të vitit të kaluar, e që prej asaj kohe kemi jetuar si bashkëshortë. Esat Pasha kishte shumë të holla në dispozicion të tij dhe shpenzonte pa masë. Depozitoi para meje një shumë fort të rëndësishme në bankë….

Gjenerali ishte i martuar dhe më kishte bërë të ditur se së afërmi i vinte gruaja, prandaj dhe mua më duhej të largohesha ditën e martë. Ai vetë do të vendosej në të njëjtën vilë Seid që kishte zënë me qira për dy vjet”.

Pasi hoqi dorë nga mbështetja që i bëri dhe pasi e njohu mirë pashain aventurier, Mit’hat Frashëri rrëfen edhe një episod më shumë për të treguar jetën e shthurur të Esadit: “Një ditë ai takoi përpara shtëpisë së tij në Tiranë një vajzë të sjellshme, të cilën e pyeti se e kujt ishte. “Jam vajza jote”, iu përgjigj fëmija i pafajshëm”.

Jeta personale e Esadit ishte bërë piktoreske edhe për të huajt, teksa në librin “Paris 1919”, mbesa e kryeministrit anglez, George Lloyd, shkruan: “Bashkëshortja e parë e kërcënoi Esadin sepse po e ndante dhe do merrte gruan e dytë, ajo e kërcënoi dhe për këtë në Tiranë e admiruan shumë.”

PARFUMI “ESAD PASCHA” NË PARIS!

“Chanel”, “Coco Chanel”, janë markat më ndjellëse të parfumeve në Paris. Por në vitin 1919, në kryeqytetin e parfumeve, kishte edhe një markë më shumë dhe jo pak të njohur. Në etiketë shkruhej: Parfum “D’Essad Pacha”.

Mos u çudisni! Një kryeministri me gradën gjeneral, një komandanti me 3 mijë ushtarë, një frekuentuesi të salloneve mondane të Parisit dhe të hoteleve të luksit dhe një kontraversi si Esad Pasha i duhej edhe një erë e mirë me vete.

Dhe çfarë parfumi se! Një lëng të rrallë të trashëguar për 500 vjet nga Karl Topia, gjenerali i Skënderbeut, nga i cili pretendonte se kishte prejardhjen Esad Pasha dhe që formulën e dispononte vetëm ai.

Dhe që një ditë, në shenjë mirënjohjeje, e ndau këtë sekret, duke ia vënë në dispozicion formulën Fernando Nonza-s, komandantit të shtabit qendror të forcave aleate në Lindje, të cilin e kishte njohur që në 1914.

Ja çfarë shkruante komandanti francez: Esad Pashë Toptani në zyrën e tij në Selanik, kur ishte shpallur kryeministër. “Nga një përzierje lulesh e bimësh, shumë më të rafinuara nga sa mund të mendohet sot, Karl Topia kishte mundur të siguronte një koncentrat nga ky parfum me fuqi të pashtershme.

Sekreti i këtij parfumi u trashëgua te pasardhësi fisnik i Karl Topisë, njëri prej të cilëve është gjeneral Esad pashë Toptani. Më 1 janar 1919, Esad Pasha më solli si dhuratë për Vitin e Ri formulën e përgatitjes së këtij parfumi.”

Ervina Toptani, nusja e një prej pinjollëve të familjes Toptani, ka marrë në vitin 2011 një dhuratë tejet të veçantë nga Parisi: Pikërisht një parfum ekskluziv me emrin “D’Essad Pacha.” /konica.al/

E dashura sekrete e Esad Pashës dhe pse Coco Chanel i vendosi parfumit emrin e tij Read More »

Italiania që po trondit historinë. Flamuri dhe simbolet e Skënderbeut në kishën e famshme të Venecias. Por jo vetëm kaq…

Një flamur që valëvitet në një nga nga tre harqet e tavanit që fsheh historitë biblike të Esterit dhe Mardocheos, paraqet një shqiponjë të zezë mbi sfondin e kuq dhe është lexuar deri më sot si një flamur hasburgian.  Në fakt flamuri hasburgian nuk ka pasur kurrë një sfond të kuq, por të hapur.

Në numrin  CXCVIII, seria e tretë 10/II (2011) në revistën prestigjioze të shkencës letërsisë dhe artit është botuar një artikull i Lucia Nadin me titullin “Propozimet e rileximeve të pikturës së Paolo Veronezes në Shën Sebastian në Venecia:Skënderbeg atleta Cristi dhe kisha e Shqipërisë”.

Artikulli, precizon autorja, është vetëm një parashtrim studimesh që ka në dorë dhe që synojnë të vendosin Shqipërinë një vend të veçantë në artin e mrekullueshëm në Venecia:kisha e Shën Sebastianit, që ndodhet në lagjen Dorsoduro, shumë e famshme si një kishë autoriale:nuk është tjetër veç një shembull shumë i rrallë kishe ku pjesa dekorative mban emrin e një artisti të vetëm:Paolo Caliari, veronez, një ndër interpretuesit më të mëdhenj të pikturës veneciane të viteve 1500.

Kjo kishë është një vend simbolik, një monument i madh i Rilindjes, me famë ndërkombëtare, dhe e njohur si tempulli i artistit ku ai dëshiroi dhe të varroset. Për fat të keq një sërë afreskesh të tij me kalimin e kohës u shkatërruan.

Pikturat e veronezit, në tavanin e sakristisë, muret dhe gjithë zbukurimet e tjera u realizuan në një hark kohor mes 1555 dhe 1565. I gjithë cikli celebron në fakt triumfin e Besimit/Kishës/Virgjëreshës Mari nëpërmjet tregimit ekzemplar të martirit të tyre Shën Sebastianit.

Një flamur që valëvitet në një nga tre ovalet e tavanit, në të cilën rievokohen historitë biblike të Esterit dhe Mardokeut, ku paraqitet një shqiponjë e zezë mbi një sfond të kuq dhe ky është lexuar si një flamur hasburgian.

Në fakt flamuri hasburgian nuk ka pasur kurrë një sfond të kuq por të hapur.

Propozimi i Lucia Nadin është gjithçka tjetër dhe bazohet dhe në studimet e saj mbi emigrimin shqiptar në tokën veneciane në gjysmën e dytë të 1400-ës, për shkak të ngjarjeve të mëdha që përshkruan Ballkanin dhe që shënuan emigrime masive pas vdekjes së Skënderbeut dhe pas vendosjes së paqes me turqit në vitin 1479, në vazhdim të dy pushtimeve të tmerrshme që pësuan Shkodra dhe Drivasti nga 1474 në 1478.

Studiuesja, docente e Letërsisë Italiane në Universitetin shtetëror në Tiranë, duke u nisur nga data e flamurit në tavanin e kishës, që thërret flamurin e Skënderbeut, i përshkruar nga Marin Barleti dhe i konfirmuar nga Konica në vitin 1908 dhe më pas me rastin e pavarësisë shqiptare në 1912:shqiponja dykrenore në sfondin e kuq.

Nadin i lexon në mënyrë metaforike aventurat e Moardocheos, që lufton për shpëtimin e popullit ebraik, ngjarje që sipas saj i vishen atyre të Gjergj Kastriotit. Ndaj ajo analizon se gjithë kremtimi i shën Sebastianit, një mënyrë krejt e panjohur për traditën veneciane, është paraqitur jo si shenjti i mrekullive, por si Miles Cristi, që përballon Diokleziani, persekutorin e madh të të krishterëve, dhe që shkon në martirizimin e sigurt, për triumfin e Kishës.

Në Shën Sebastian, Miles Cristi, përfaqëson në mënyrë metaforike në këtë rast Gjergj Kastriot Skënderbeun, i cili u cilësua nga papë të ndryshëm si Atleta Cristi, mbrojtësi i krishtërimit perëndimor.

Chiesa di San Sebastiano
Chiesa di San Sebastiano

Koka e dhisë

Në tavanin e kishës do dallosh dhe kokën e një dhie: që në fakt ka qenë një nga kafshët mesjetare, simbol i largpamësisë së Krishtit.

Përkrenarja e Skënderbeut  ndodhet në Vienë në Kunsthistorisches Museum. Koka e dhisë dihet që ishte pjesë zbukurimi e përkrenares së Skënderbeut që u bë mbret i popullit të tij i ndjekur nga kryqëzimet e papa Piut II dhe që mbaroi tragjikisht me vdekjen e papës në Ankona.

Pra bëhet fjalë për një simbol tjetër Kastriot, pra shqiptar.

Në martirizimin e Shën Sebastianit që pasqyrohet aq bujshëm në  kanavacat e prezbiterit autorja nuk bën gjë tjetër veç lexon martirizimin e gjithë kishës së Shqipërisë, dhe një personazh specifik që paraqet një veshje me shqiponjën dykrenore kurorëzuar me historinë e familjes së Ëngjëllorëve, që njihet në histori në vitet 50 të këtij shekulli dhe që u nderuan me Urdhrina kavaleresk të San Giorgios,  një familje që u impenjua me një guxim të jashtëzakonshëm për të kujtuar memorien historike të Shqipërisë.

Në fakt jemi në pritje të veprës kompete të Luçia Nadin mbi kishën e Shën Sebastianit për të zbuluar një faqe të rëndësishme të historisë shqiptare dhe një vend në artin mesjetar për më tepër që bëhet fjalë për një nga veprat e një prej piktorëve më të mëdhenj evropianë të të gjitha kohërave:Paolo Veronezen.

Dëshirojmë të kujtojmë në fund të këtij shkrimi, zbulimin e jashtëzakonshëm të Lucia Nadin mbi Statuset e Shkodrës, të rekuperuara nga studiuesja pas 7 shekujsh nga biblioteka e Museo Correr në Venecia. Një kontribut i jashtëzakonshëm i studiueses italiane për historinë e Shqipërisë. /konica.al/

Italiania që po trondit historinë. Flamuri dhe simbolet e Skënderbeut në kishën e famshme të Venecias. Por jo vetëm kaq… Read More »

Cili ishte amaneti i fundit i Gjergj Fishtës… A u përmbush ai?

Hylli i Dritës u themelua në vitin 1913 nga atë Gjergj Fishta bashkë me françeskanët e tjerë. Në gjithë ekzistencën e vet, Hylli i Dritës njohu peripeci të pafunda. Botimi i tij u ndalua disa herë për arsye të ndryshme, kryesisht politike, por vlerat që tejçoheshin prej tij në shoqëri nuk harroheshin asnjëherë.

Krijimtaria e forcave shkencore, që u lidhën me këtë qendër studimesh, e nxiti Fishtën të mendonte për të nisur punën për të krijuar një organ shkencor. Ai e realizoi këtë ide pak vjet pas Kongresit të Manastirit dhe një vit pas Shpalljes së Pavarësisë. Fishta, revistën Hylli i Dritës” arriti ta bëjë shpejt, jo vetëm publikuese të krijimeve të bashkëpunëtorëve të saj, por edhe një polemizuese të fuqishme për mbrojtjen e idealit kombëtar.

Ai, për ta mbajtur në këmbë këtë revistë, pati shumë shqetësime. U sulmua shpesh nga forca të ndryshme, të brendshme dhe të jashtme, që nuk mund të duronin tendencën e saj për t’i paraqitur gjërat ashtu siç ishin.

Amaneti i themeluesit të tij, në çastet e vdekjes ishte: “Hylli të jetojë!”

Nën zë lexoheshin poezitë e atë Vinçenc Prennushit kur errësira komuniste nuk e linte Hyllin e Dritës të ndrinte i lirë. Pranë vatrave lexoheshin “Prrallat Kombtare” të cilat, para se të botoheshin së bashku në një libër, qenë shkruar te Hylli. Ithtarët e Fishtës me mburrje lexonin letrën e tij drejtuar Hilë Mosit, kur ky i fundit e kishte kundërshtuar në disa pika. Por cili ishte kontributi i drejtpërdrejtë që Hylli i dha Shqipërisë?

Hylli i Dritës ishte i ndarë në disa nënkategori, ku dy më kryesoret, njëlloj si motoja e françeskanëve, ishin Fe dhe Atdhe. Përpos kësaj, aty botoheshin studime historike, gjuhësore e letrare. Rëndësi shumë të madhe patën botimet folklorike, ku përfshihen “Kanuni i Lekë Dukagjinit” mbledhur prej atë Shtjefën Gjeçovit dhe “Prralla Kombtare” mbledhur nga atë Donat Kurti.

Periudhat e botimit të Hyllit janë disa. E para i përket viteve 1913-1914, kur Hylli filloi të njihej mbarëkombëtarisht. Gjatë këtij viti u diskutua aftësia e shqiptarëve për t’u vetëqeverisur.

Këto shkrime, të cilat cenonin autoritetin e Fuqive të Mëdha, për të cilat atë Gjergj Fishta në “Lahuta e Malcis” shkruan “O Evropë, ti kurvë e motit/Që i re mohit besës t’Zotit”, i shtynë ato që me anë të një politike intrigante ta mbyllnin atë, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga fuqia e penës së atë Gjergjit, pasi ky i fundit shkroi “Nji komedi e pandershme e shekullit XX” duke shigjetuar Fuqitë e Mëdha.

Kopertina e dorëshkrimit të “Lahuta e Malcis”

Periudha e dytë i takon viteve 1921-1924, në të cilën u trajtuan apekte kulturore, politike, arsimore e kombëtare. Kjo periudhë cilësohej nga Hylli si periudha më demokratike e historisë së shtetit të ri shqiptar, por gjithçka mbaroi në dhjetorin e vitit 1924, kur pasi u përmbys regjimi i Ahmet Zogut nga lëvizja e Fan Nolit, Zogu u kthye sërish në pushtet. Kështu françeskanët e ndërprenë botimin e Hyllit, duke pritur një moment më të favorshëm.

Periudha e tretë i takon viteve 1930-1944, e cila mund të cilësohet si periudha më e ndritur e Hyllit të Dritës. Gjatë kësaj periudhe, Hylli u vlerësua me çmime kombëtare e ndërkombëtare, ndërkohë që temat e lëvruara sa vinin e zgjeroheshin.

Autorët e studimeve nuk ishin vetëm shqiptarë, por edhe të huaj, ku veçohen Norbert Jokl, Georg Stadtmüller e të tjerë. Ndër botuesit shqiptarë u dallua atë Anton Harapi, i cili shkroi në vitin 1944 një analizë tepër të mprehtë mbi çështjen shqiptare.

Por gjithë kjo histori e lavdishme kulture e shkence u ndërpre me ardhjen e komunizmit. Në vitin 1944 u ndalua çdo aktivitet privat dhe u sekuestrua çdo shtypshkronjë në rang kombëtar. Kështu edhe botimi i Hyllit të Dritës reshti përkohësisht duke shënuar “Të premten më të zezë”, pas së cilës “E Diela më e bardhë e pashkës” do të vinte në vitin 1993, kur me insistimin e atë Zef Pllumit do të niste rishtazi botimi i Hyllit të Dritës.

Atë Zef Pllumi

Hera e fundit kur botimi u ndërpre ishte viti 1997, kur, për arsye politike, Shqipëria kaloi në anarki.

Në vitin 2013, me rastin e 100-vjetorit të botimit të “Hylli i Dritës”, drejtori i asaj kohe, Ardian Ndreca, thoshte se “Hylli bën përpjekje që të ecë me kohën, t’u përgjigjet sfidave me gjuhën e shkencës, duke prekur fushat si gjuhësia, albanologjia, historia e të tjera.”

Ftesa me rastin e 100 vjetorit të “Hylli i Dritës”

Kështu “Hylli i Dritës” ka dhënë, po jep dhe ka për të dhënë edhe në të ardhmen kontributin e patjetërsueshëm në krijimin e një identiteti shqiptar në çdo fushë.

Sot “Hylli” kërkohet nga studentët për të përgatitur tema studimi dhe nga punonjësit shkencorë për të studiuar probleme të veçanta të profilit të tyre. Amaneti i Fishtës: “Hylli të jetojë” u bë realitet./njekomb

Cili ishte amaneti i fundit i Gjergj Fishtës… A u përmbush ai? Read More »

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi
Sot duhet të relaksoheni dhe të përpiqeni të gjeni lumturi mes miqve të ngushtë dhe anëtarëve të familjes. Të gjitha angazhimet dhe transaksionet financiare duhet të trajtohen me kujdes.

Demi
Shëndeti kërkon më shumë vëmendjeje. Ju mund ta gjeni veten në një situatë të re emocionuese, e cila gjithashtu do t’ju sjellë përfitime financiare. Është një ditë, ku do të merrni të gjithë vëmendjen që dëshironi.

Binjakët
Keni gjithmonë qëndrim pozitiv ndaj të tjerëve, edhe pse nuk ju kthehet në të njëjtën monedhë. Pozitiviteti që ju karakterizon është si një investim për të ardhmen.

Gaforrja
Shëndeti do të jetë mjaft i mirë dhe për këtë lumturinë do ta ndani me të tjerët. Ditë e mirë për të vizituar një avokat dhe për të marrë disa këshilla ligjore. Sot, disa veprime të bashkëshortit tuaj do ta bëjnë ditën të mrekullueshme.

Luani
Elasticiteti që ju karakterizon, i kombinuar me guximin do të rrisin fuqinë e aftësive mendore. Ruajeni këtë moment që të mbani çdo situatë nën kontroll. Pozicioni financiar do të përmirësohet. Pak shanse për të shpëtuar nga shigjeta e Kubidit.

Virgjëresha
Kënaqësi dhe gëzim i pastër për ju, teksa vendosni ta shijoni jetën plotësisht. Gërmoni në thellësi për të mësuar më shumë rreth kësaj skeme. Natyra juaj e mprehtë do t’ju hapë shumë dyer.

Peshorja
Tregoni shumë kujdes me ushqimet që konsumoni. Mendoni përpara se të ndani informacionin tuaj konfidencial me një mik. Nëse është e mundur, përpiquni që ky sekret të mos bëhet publik.

Akrepi
Jini të vëmendshëm, pasi dikush mund të përpiqet t’ju bëjë dëmtojë. Ngjarjet shoqërore do të jenë mundësi e përkryer për të përmirësuar raportin tuaj me njerëz me ndikim dhe me rëndësi.

Shigjetari
Shëndeti duhet të jetë prioriteti juaj këtë ditë. Pas një argumenti të nxehtë gjatë ditës, do të kaloni një mbrëmje të mrekullueshme me bashkëshortin tuaj. Çfarë mund të ketë më mirë kaq?!

Bricjapi
Mbrëmja juaj do të shënohet me emocione të përziera, të cilat mund t’ju mbajnë të tensionuar. Nuk është e nevojshme që të shqetësoheni shumë, pasi dita do t’ju japë më shumë gëzim sesa zhgënjim.

Ujori
Natyra juaj fëmijërore do të shpërfaqet duke ju sjellë shumë humor. Shpenzimet rriten, por kompensohen me të ardhurat tuaja të mira. Dita është me të vërtetë e mrekullueshme, nëse jeni të martuar.

Peshqit
Sot ju duhet të relaksoheni dhe të përpiqeni të gjeni lumturi mes anëtarëve të familjes. Të gjitha angazhimet dhe transaksionet financiare duhet të trajtohen me kujdes. Miqtë tuaj mund t’ju lënë në një moment kur keni nevojë për ata.

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për ju Read More »

Keni harxhuar lekët kot, zbulohet sekreti i heqjes së mykut të gojës dhe gurëzave pa shpenzimin më të vogël

Nëse po kërkoni për një mënyrë efektive dhe të sigurt ka një solucion që do përmirësojë higjenën tuaj orale dhe do pastrojë të gjitha bakteret:

Ajo që ju duhet është vaji i kokosit.

Vendosni pak tek pasta juaj e dhëmbëve dhe lajini dhëmbët ashtu siç e bëni zakonisht. Vaji i kokosit duhet të jetë 100 % natyral dhe jo i përpunuar. Përdorimi i shpeshtë i kësaj metode do transformojë higjenën tuaj orale, do largojë pllakëzat e gojës dhe do ju mbrojë nga sëmundje të rrezikshme si kandida, e cila më pas shkakton kancer.

Keni harxhuar lekët kot, zbulohet sekreti i heqjes së mykut të gojës dhe gurëzave pa shpenzimin më të vogël Read More »

E ka ngujuar gjakmarrja, lutja e 6-vjeçares: Më lini të shkoj në shkollë

Fiks Fare” solli mbrëmjen e së hënës historinë e një vajze të vogël, Elvanës 6-vjeçare, të cilën gjakësi e ka detyruar të nisë shkollën disa fshatra larg familjes së saj, te gjyshërit. Elvana 6-vjeçare, nga fshati Pjollë i Malësisë së Madhe, është e detyruar ta ndjekë shkollën te daja, pasi familja e saj prej 15 vitesh është në gjak. Edhe pse është femër, sërish prindërit janë të frikësuar. Gjakmarrja, sipas tyre nuk i kursen më as femrat.

Historia e ngujimi të familjes së Elvanës fillon 15 vite më parë, kur gjyshi dhe gjyshja e saj u vranë nga një bashkëfshatar. Më pas, halla e saj vrau vëllanë e gjakësit. Gjykata dënoi si bashkëfajtor në këtë krim edhe babanë e Elvanës, i cili është në kërkim edhe sot e kësaj dite. Frika e gjakësit e detyron familjen të dërgojë vajzën e tyre 6-vjeçare disa fshatra larg për t’u shkolluar. Sot, Elvana është ulur në bankën e shkollës për herë të parë. Në çantë kishte dy fletoret që ia ka blerë mamaja, mbante veshur një pale xhinse të reja dhe një palë atlete të grisura që ia kanë falur.

Mes lotësh, ajo tregon se ka shumë frikë të kthehet në fshatin e saj dhe se dëshiron të shkollohet. Qan me ngashërim dhe tregon se e ka marrë malli për prindërit dhe motrat, por në shtëpinë e saj nuk mund të kthehet. Gjyshja e Elvanës thotë se familja e saj ka probleme me gjakmarrjen, “ndaj jemi detyruar ta marrim këtu, edhe pse kemi frikë edhe ne”. Ajo shton se gjendja ekonomike e familjes së Elvanës është e rëndë. Gjyshja shton se e bija ka frikë për vajzat.

E ka ngujuar gjakmarrja, lutja e 6-vjeçares: Më lini të shkoj në shkollë Read More »

Vlorë/ Gazetari Enrik Mehmeti ka vizituar dhe ndihmuar një familje në gjendje të mjerushme, ka dhe një apel…(Video)

Sot isha në familjen Dunishi në ish Uzinën e sodës kaustike në Vlorë ku e kisha vizituar kohë më parë dhe me maman dhe ishte ajo që më porositi përsëri për ti ndihmuar .Një familje që jeton në kufijt e skamjes.Sapo ndaloj makinën 5 fëmijët e familjes dolën të gjithe duke u afruar te makina.

Mësoj se nëna me të atin ,të dy për shkak se nuk kishin me se ti ushqenin fëmijët kishin debatuar dhe ishin larguar prej shtëpisë.Më i rrituri prej fëmijëve kishte shkuar dhe kishte marrë një bukë veresie që ta hanin të 5 fëmijët that.Ambienti ku jetojnë është plot helme ,lagështi por më e keqja është që nuk kanë bukë për të ngrënë.Sot nuk kisha plan për të shkuar atje thjesht u kujtova për fjalët e mamase ditë më parë ,gjë e cila mendoj se eshte pikërisht drejtimi i Perëndisë për të kryer këtë veprim minimal për të siguruar dicka për të ngrën

Un do ti ndihmoj me sa kam mundësi i kushtëzuar prej vajtjes dhe ardhjes ne Tiranë per shkak te gjëndjes shëndetësore të mamasë time por doja të jepja një apel për këdo që e prek sadopak kjo video.Ndihmojeni me sa keni mundësi këtë familje .I madhi prej fëmijëve më dha numrin e të ëmës së tij ‭068 214 2848‬ për këdo që ka mundesi .Ju lutem me sa keni mundësi ndihmojini këta fëmijë.Kush ka mundësi ti japi share postimit sepse ndoshta dikush mund të ketë mundësinë për ti ndihmuar….nga Enrik Mehmeti

https://www.facebook.com/enrik.mehmeti/videos/2102457433118475/?t=0

Vlorë/ Gazetari Enrik Mehmeti ka vizituar dhe ndihmuar një familje në gjendje të mjerushme, ka dhe një apel…(Video) Read More »