Aurora

Doni të studioni në SHBA? Ambasada amerikane në Tiranë: Si të aplikoni për bursa

Jeni ende duke vazhduar gjimnazin dhe keni dëshirë që të studioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata nxënës të shkollave të mesme që të përfitojnë nga bursat e plota të studimit për një vit, ndërsa u ofrohet strehim në një familje amerikane.

Dhe lajmi më i mirë akoma është se gjithçka do të jetë falas.

“🇦🇱️ | | Jeni gati të kaloni një vit në Shtetet e Bashkuara, të mësoni për kulturën amerikane dhe të ndani traditat tuaja me amerikanët? Aplikoni në programin tonë YES, një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane – pa pagesë! Ju mund të regjistroheni paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B (Për testimin në Fier më 19 tetor nuk ka nevojë për regjistrim paraprak). Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi të kontaktoni American Councils në adresën [email protected]”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Doni të studioni në SHBA? Ambasada amerikane në Tiranë: Si të aplikoni për bursa Read More »

Si u përgjigj Ramiz Alia kërkesës së Nënë Terezës: Më jepni një shtëpi, shqiptarët…

Nga: Kastriot Dervishi

Ramiz Alisë-kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor u takua me Nënë Terezën pak ditë para se të shpallje zyrtarisht plurazmi politik. Në procesverbalin përkatës të datës 4.12.1990 shënohet takimi me “bamirësen e njohur me origjinë shqiptare”. Në rendin e ditës së takimit ishte sjellja e 4 motrave për të hapur misionin bamirës.

Misioni bamirës i Nënë Terezë kishte këtë kohë në 94 shtete të botës: 2 mijë motra, 440 shtëpi, por asnjë në atdheun e saj të helmuar nga komunizmi. Ramiz Alia nuk i jepte një shtëpi për misionin e saj. Gjoja e pengonte kushtetuta. Në shtetin më antikushteures të Europës, Ramiz Alia fliste për kushtetutë e ligje. Interesant është se Nën Tereza mbante mend në gjuhën shqipe shprehjen “lutu për mua”.

Ekstrakt nga biseda e Ramiz Alisë me Nën Terezën

Ramiz Alia: Ju kam ndjekur vazhdimisht sepse jeni jo vetëm Nën Tereza e Kalkutës, por edhe Nënë Tereza e Shqipërisë. Nënë Tereza: Unë jam shqiptare dhe në të njëjtën kohë, lidh Shqipërinë me Indinë. Kam 62 vjet që jetoj në Indi dhe kam shtetësinë indiane. Kam shkuar atje që në moshën 18 vjeç.
Ramiz Alia: Po Shqipërinë nuk e keni harruar.Nënë Tereza: Shqipërinë nuk e kam harruar, por atje nuk kam me kë të flas shqip.

Ramiz Alia: Fjalë shqip dini? Nënë Tereza: Di, për shembull “lutu për mua”, etj. Ju kam shkruar juve disa fjalë në gjuhën shqipe për herë të parë pas kaq vitesh.

Ramiz Alia: I kam marrë letrat. Ju falënderoj shumë. Ishin letra plot dashuri e ngrohtësi për popullin shqiptar edhe për mua.
Më tej debati zhvillohet rreth kërkesës së Nën Terezës për të çelur misionin e saj bamirës. Ajo i kujton Ramiz Alisë se në Moskë kishin organizuar një mision ku i shërbenin 600 të moshuarve apo gjymtuarve. Alia ia kthen përgjigjen se në Shqipëri shteti i bënte të gjitha se kishin kushte, doktorë, infermierë, shëndetësi falas, etj. Vijimi i bisedës:

Nënë Tereza: Thjesht për t’u kujdesur e për t’i shërbyer këtyre njerëzve (të sëmurët e fatkeqët-shënim). As para, asgjë tjetër nuk kërkojmë. Jam shumë e lirë.
Ramiz Alia: Edhe ne nuk kemi (të sëmurë e fatkeqë-shënim), jemi të lirë. Prandaj i thashë nënës, më do për president të mirë apo për president të keq?

Nënë Tereza: Unë lutem për ju! Ramiz Alia: Që të jem president i mirë unë nuk kam rrugë tjetër.
Nënë Tereza: Po të më jepni mua një shtëpi, ju do të jeni një president i mirë, jo i keq. Populli i Shqipërisë, shqiptarët, më duan shumë.

Ramiz Alia: E di, por bie në kundërshtim me ligjet.Nënë Tereza: Për punë të tillë bamirësie, dashuria nuk ka ligje.

Ramiz Alia: t’jua them unë ligjin. Sot që u mor vesh që ka ardhur Nënë Tereza në Shqipëri, islamikët e Arabisë Saudite kërkuan të vijnë në Shqipëri të ndihmojnë për hapjen e xhamisë. Si të bëj unë?
Nënë Tereza: T’ju them unë, do t’i jap Nën Terezës një xhami për një kishë.

Ramiz Alia: Jo, nuk i them do ashtu se nuk më lejon kushtetuta, nuk më lejojnë ligjet. Unë do t’u them atyre kur të ndryshojë ligji. Pse ju thashë juve për më 4 mars, sepse parashikoj që në shkurt do të kemi zgjedhjet dhe do të ndryshojmë kushtetutën. Kështu që edhe ligjërisht unë jam ballëhapur përpara të gjithëve dhe të parën gjë që do e bëj, do të jetë për Nënë Terezën. Domethënë i pari favor do të jetë për Nënë Terezën.

Nënë Tereza: Është kohë e gjatë shumë deri në mars.
Ramiz Alia: Janë vetëm 3 muaj. Do ta rregullojmë, ne kemi një institucion për fëmijë e të rritur, të hendikapuar. Ne kemi mjekë e infermierë, po motrat tuaja mund të japin një ndihmë atje. Kjo do të jetë gjë e mirë. /55 news

Si u përgjigj Ramiz Alia kërkesës së Nënë Terezës: Më jepni një shtëpi, shqiptarët… Read More »

Habit Spartak Ngjela: Gadishulli ballkanik nuk ekziston, ekziston ai ilirik

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë nuk ekziston gadishull ballkanik, por vetëm ilirik.

Ngjela: Gadishull ballkanik nuk ka. Quhet gadishullin ilirik. Ballkanik e quajtën kundër nesh. Emri është simbolikë. Deri tani, Maqedonia juridikisht nuk ka emër. Këtu ka një kreshendo. Çështja është që referendumi i tyre duhet të fitojë. Ne presim të fitojë. Del një e veriut dhe një e jugut mund të ketë një prapaskenë. Federata është shqiptaro-bullgaro. Pas referendumit, atje do të ketë federatë shqiptaro-bullgaro. Problemi qëndron që për sa i përket luftës, nuk mund të ketë luftë në Ballkan brenda ballkanasve sepse janë në të njëjtin sistem.

Habit Spartak Ngjela: Gadishulli ballkanik nuk ekziston, ekziston ai ilirik Read More »

Plas në Jalë, banorët konfrontohen me INUK: S’lejojmë shembjen, kemi pushues brenda

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje aksioni i INUK për prishjen e ndërtimeve të konsideruara pa leje në bregdetin e Jalës .

Banorët shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht për aksionin e ndërmarrë, ndërsa në dhoma kanë ende turistë. Ata pretendojnë se janë me dokumente të rregullta.

“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan t’i nxjerrin e dhunë nga prona e tyre. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët.

Plas në Jalë, banorët konfrontohen me INUK: S’lejojmë shembjen, kemi pushues brenda Read More »

Njoftimi i rëndësishëm nga tatimet: Ja të drejtat dhe detyrimet e personave fizik me xhiro 0 deri në 2 mln lekë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njeh të interesuarit me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Fizik me xhiro 0 deri në 2 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.

Person Fizik me xhiro 0 deri në 2 milionë lekë

Person Fizik, quhet një individ i cili kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë. Personi fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 0 deri në 2 milionë lekë, ai nuk është subjekt i TVSH-së dhe Tatimit mbi Fitimit, por ka detyrime për të deklaruar dhe paguar Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale; Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin dhe Tatimin në Burim.

Nëse je regjistruar ose do të regjstrohesh si Person Fizik, me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin nga 0 deri në 2 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link: https://bit.ly/2xkrvfb

Njoftimi i rëndësishëm nga tatimet: Ja të drejtat dhe detyrimet e personave fizik me xhiro 0 deri në 2 mln lekë Read More »

‘’Je ISIS Edi Rama, ja u q*fsha ropt”, tensione të forta në Jalë/ Banorët përplasen fizikisht me IKMT-në dhe Policinë

Mëngjesin e sotëm ka pasur tensione të forta midis banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT-së, si dhe forcave të shumta policore që kanë shkuar në zonë.

Punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjet sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke e kundërshtuar këtë aksion, dhe duke sqaruar se prishjet janë selektive.

Në momentin kur IKMT ka ndërhyrë për prishjen e një lokali, ka pasur akuza të forta dhe sharje në drejtim të Edi Ramës nga ana e familjarëve që kanë në pronësi biznesin. Ata dëgjohen duke e quajtur ISIS kryeministrin, ndërsa i kujtojnë atij faktin se kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa djali i tij jeton në luks.

‘’Je ISIS Edi Rama, je Millosheviç, djali yt jeton në luks, ne na e prishën shtëpinë”, janë vetëm disa nga thirrjet e dëshpëruara të familjarëve që po iu prishet biznesi i tyre.

Banorët thanë se ata e kanë çuar çështjen në gjykatë dhe janë ende në proces; se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues, duke qenë se kushtet e motit kanë qenë të mira.

Ata e konsideruan dhunë, nxjerrjen nga banesat e tyre sot, ndërsa IKMT vijon me procesin e shembjes, me ndihmën dhe të forcave të shumta policore që kanë zbarkuar në zonë.

Ndërkohë një prej banorëve ka një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama, teksa i thotë se ka vënë ndërtuesit në vendin e parë, dhe jo qytetarët, siç thuhet në daljet e tij të fundit.

Qytetari përmend dhe emrin e mikut të Ramës që sipas tij ka ndërtime pa leje në Jalë dhe nuk e ka gjetur asgjë Alban Xhillari.

‘’Zoti kryeministër sot po në shembni shtëpitë tona, që i kemi ndërtuar me djersën tonë, ju jeni i plotëfuqishëm por po gaboni shumë rëndë. Ja tek e keni mikun tuaj Alban Xhillari që ka ndërtime pa leje dhe nuk e ka gjetur asgjë”, shprehet një prej qytetarëve që po i prishen ndërtesa.

https://youtu.be/jDoHbWLQ0wI

‘’Je ISIS Edi Rama, ja u q*fsha ropt”, tensione të forta në Jalë/ Banorët përplasen fizikisht me IKMT-në dhe Policinë Read More »

Deklarata e fortë e PD: Nipi i Enverit u lirua nga burgu me urdhër të Ramës

Përmes një deklarate për mediat, deputeti PD, Ervin Salianji tha se lirimi i nipit të Enver Hoxhës i akuzuar për trafik droge është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Shqiptarët duhet ta dinë se trafikanti Ermal Hoxha është liruar nga burgu për një arsye, ai ka mbrojtje direkte të Ramës. Duke mbrojtur Ermalin, Rama mbron vëllanë e tij, që është garanti kryesor i ndërtimit të fabrikës së kokainës 4 vjet më parë. Kushtet u përgatitën një vit më parë kur bandës iu ul dënimi me disa vjet. Lirimi me urdhër të Ramës i trafikanëve të drogës është thikë pas shpine edhe per partnerët tanë ndërkombëtarë”- tha ai.

Deklarata e fortë e PD: Nipi i Enverit u lirua nga burgu me urdhër të Ramës Read More »

Tension në Jalë, banorët: Edi Rama je ISIS, djali yt jeton në luks ne na prish shtëpitë (Video)

Mëngjesin e sotëm ka pasur tensione të forta midis banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT-së, si dhe forcave të shumta policore që kanë shkuar në zonë. Punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjet sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke e kundërshtuar këtë aksion, dhe duke sqaruar se prishjet janë selektive.

Në momentin kur IKMT ka ndërhyrë për prishjen e një lokali, ka pasur akuza të forta dhe sharje në drejtim të Edi Ramës nga ana e familjarëve që kanë në pronësi biznesin. Ata dëgjohen duke e quajtur ISIS kryeministrin, ndërsa i kujtojnë atij faktin se kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa djali i tij jeton në luks.

‘’Je ISIS Edi Rama, je Millosheviç, djali yt jeton në luks, ne na e prishën shtëpinë”, janë vetëm disa nga thirrjet e dëshpëruara të familjarëve që po iu prishet biznesi i tyre.

Banorët thanë se ata e kanë çuar çështjen në gjykatë dhe janë ende në proces; se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues, duke qenë se kushtet e motit kanë qenë të mira.Ata e konsideruan dhunë, nxjerrjen nga banesat e tyre sot, ndërsa IKMT vijon me procesin e shembjes, me ndihmën dhe të forcave të shumta policore që kanë zbarkuar në zonë.Ndërkohë një prej banorëve ka një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama, teksa i thotë se ka vënë ndërtuesit në vendin e parë, dhe jo qytetarët, siç thuhet në daljet e tij të fundit.

https://video.syri.net/upload/videos/2018/09/S5IsARGT18Ok1IePYPSW_18_8df3dcd6a8197f6b12d90ac067a9677f_video_720p_converted.mp4?_=3

Tension në Jalë, banorët: Edi Rama je ISIS, djali yt jeton në luks ne na prish shtëpitë (Video) Read More »