Aurora

Prishja e teatrit, analisti thirrje shqiptarëve: Bëni rezistencë fizike, t’i shtrihemi përpara fadromave

Një thirrje jo e zakonshme ka qenë ajo e bërë nga analisti Fatos Lubonja për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ai ka treguar një zgjidhje për të shmangur prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu. Ai thotë se duhet reagim më i fortë dhe rezistencë fizike. Analisti ka ftuar shqiptarët që të shtrihen përpara fadromave.

“Mbledhja e sotme ishte një thirrje e gjithë atyre që kane qenë aktorë në shembjen e teatrit, aktorë, pjesëtarë nga shoqëria civile, etj. Aty u diskutua për hapat që duhen ndërmarrë pas letrës së mbërritur nga KE. Pati edhe përfaqësues nga PD, Jorida tabaku, dhe Albana Vokshi. Gjatë mbledhjes u ngrit pyetja se çfarë duhet të bëjmë. Pati mendime të ndryshme. Unë shpreha mendimin për dy gjëra që duhen bërë. Te ne nuk funksion demokracia, por ndërkombëtarokracia. Këtu nuk vepruan të gjitha institucionet tona, por një letër nga KE e ndaloi këtë proces për teatrin.

Meqë vendoska një ndërkombëtar, që është më i fortë se ky i forti që na nëpërkëmb ne. Këta nuk duket se kanë ndërmend të ndërrojnë mendje, dhe duan ta shembin siç bënë me stadiumin. Por duhet rezistencë fizike. Duhet përballje. T’i dilet përpara fadromave, dhe çfarë do bëjnë pastaj, do të vrasin njerëz?! Kjo është fatkeqësi padyshim, por kështu është kur përballesh me regjime të tilla. Përndryshe do të vijnë gjëra të tjera më vonë. Unë reagimin nuk e shoh vetëm tek rezistenca fizike, por edhe tek ndërgjegjësimi. Këta duhet të reagojnë. Sidomos pas asaj letre që erdhi nga KE”, u shpreh Lubonja.

Prishja e teatrit, analisti thirrje shqiptarëve: Bëni rezistencë fizike, t’i shtrihemi përpara fadromave Read More »

Çfarë pisllëku kërkon të bëjë Edi Rama dhe ta kalojë pa u ndjerë, tani që hapi konfliktin në Jalë?!

Prishja e disa ndërtimeve pa leje në pikë të mëngjesit nga Rama në Jalë vjen që larg ‘era’ pisllëk.

Megjithatë sipas lajmit zyrtar, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtës së Territorit, ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e nëntë objekteve të ndërtuara pa leje në zonën e Jalës sipas një vendimi të mëparshëm.

Por ky aksion i IKMT ka hasur në rezistencë nga banorët e zonës të cilët shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht për aksionin e ndërmarrë, ndërsa në dhoma kanë ende turistë.

Banorët të revoltuar janë shprehur se nuk e prisnin një goditje të tillë të papritur dhe të palajmëruar të shtetit ndaj pronës së tyre, aq më tepër që sezoni i turizmit përfundon në fund të shtatorit. Ndërkohë që nënvizojnë se janë me dokumente të rregullta pronësie.

Ndërsa IKMT thotë ka nisur aksionin për shembjen e këtyre objekteve pasi më parë për këto objekte është bërë proçesi i skualifikimit nga ana e institucionit duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm.

Pavarësisht kësaj, sërish ka bërë njoftimet sipas ligjit të banorëve për aksionin.

Po elementi që ka lënë shijen e hidhur në sytë e publikut ka qënë aksioni i papritur, dhe i paduruar i këtij institucionit që për hir të së vërtetës, pavarësisht emërtesës, merr urdhëra direkt nga Kryeministri.

Dhe vetëvetiu lind pyetja se çfarë e detyroi kryeministrin Edi Rama të urdhërojë prishjen e ndërtimeve në Jalë, ndërkohë që duhen minimumi dhe 12 ditë kalendarike që të përfundojë sezoni turistik?!

Nuk mund të priste Rama dhe më pak se dy javë për të bërë zbatimin e ligjit dhe për të prishur këto ndërtesa të paligjshme, të cilat nuk janë ndërtuar këtë verë, por ka sëpaku pesë vite që kanë hedhur themelet, dhe janë shfrytëzuar për turizëm nën qeverinë e Ramës.

Me sa duket Edi Rama kërkon të bëjë ndonjë pisllëk tjetër, dhe ka hedhur në tregun politik dhe publik konfliktin me banorët e Jalës, për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Ka ndërmend që në këtë valë debati kur të gjitha mediat dhe opinioni publik është i zënë me debatin pro dhe kundër shembjes së këtyre ndërtimeve pa leje nga IKMT, të kalojë ndonjë koncesion, ndonjë vendim për resort turistik apo ndonjë pisllëk tjetër pa u vënë re.

Kështu vepronte ish Presidenti Sali Berisha, ish kryeministri Fatos Nano, ish kryeministri Pandeli Majko, ish kryeministri Ilir Meta po e po, ish kryeministri Sali Berisha kur kërkonin të bënin ndonjë pisllëk.

Sajonin një debat periferik pa zarar, ku politika, publiku dhe mediat përfshiheshin në debat dhe pa ndjerë kryeministrat bënin atë që dëshironin.

Kështu ka bërë dhe Edi Rama në afër pesë vite qeverisje dhe këtë radhë me sa duket po përgatitet ta bëjë ndonjë pisllëk, tymi i të cilit pritet të japë efektin pas 6 muajsh./Pamfleti

Çfarë pisllëku kërkon të bëjë Edi Rama dhe ta kalojë pa u ndjerë, tani që hapi konfliktin në Jalë?! Read More »

Edmond Leka :Shkolla e mesme industrale “Pavarësia”, në pararojë të arsimit profesional në Shqipëri.

Shkolla e mesme industrale “Pavarësia”, në pararojë të arsimit profesional në Shqipëri.
Stafi dhe drejtuesit e përkushtuar të kësaj shkolle, baza prodhuese moderne, projektet dhe programet që zbatohen në këtë shkollë kanë bërë që vetëm në pak vite numri i nxënësve të dyfishohet duke i afruar biznesit dhe ndërrmarjeve te ndryshme më shumë profesionistë në të gjitha fushat.
Sot mes tyre për t’ju uruar nga afër suksese në këtë vit të ri shkollor. Mbarësi dhe suksese!

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

 

Edmond Leka :Shkolla e mesme industrale “Pavarësia”, në pararojë të arsimit profesional në Shqipëri. Read More »

Erion Braçe merr zemër dhe i drejtohet deputetëve: Çohuni ju thashë, karagjoza!

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe ka pasur problem të plotësonte kuorumin për të nisur mbledhjen gjatë ditës së sotme ku do ishte i pranishëm dhe ministri Damian Gjknuri.

Në orën 10:06 ai zbriti nga komisioni i tij në katin e 4-tërt tek kati i dytë ku po zhvillonte punimet komisioni i politikës së jashtme.

Aty ishin dy deputetët socialistë Ervin Bushati dhe Evis Kushi që janë njëkohësisht edhe anëtarë tek komisioni i jashtëm edhe tek ekonomia. Braçe hapi derën edhe pse po zhvillohej mbledhja dhe ju drejtua dy deputetëve: “Çohu urgjent. Ti dhe ti. Ejani në mbledhje se ju pret ministri lart. Çohuni ju thashë, karagjoza”.

Dy deputetët  buzeqeshen por nuk ju bindën urdhërit menjëherë, raporton gazetarja e Fax News Ambrozia Meta.

Në orën 10:12 nga mbledhja iku për në komisonin e ekonomisë  deputetja Evis Kushi ndërsa rreth ores 10: 16 edhe deputeti Ervin Bushati e Ilir Xhangolli.

Erion Braçe merr zemër dhe i drejtohet deputetëve: Çohuni ju thashë, karagjoza! Read More »

Si gratë e këqija/Salianji-Spiropali: Blen çanta 2-3 mijë euro, unaza e varëse; O pikaaa ty…

Tamam si femrat që zihen kush e kush ka më shumë pasuri e bizhuteri, janë konfliktuar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Open” Elisa Spiropalidhe Ervin Salianji.

Të dy kanë qenë duke folur për çështjen e Vettingut, ndërsa Salianjit nuk i është duruar t’i kujtojë koleges së tij politikane sendet e çmuara që blen, duke nisur nga çantat, orët e shtrenjta e madje edhe unazat.

Ajo ka treguar se e vetmja unazë që ka, është ajo e martesës, ndërsa nuk ka nguruar edhe t’ia kthejë me fjalët “O pikaa ty”.

Më tej, si për t’u mbrojtur, Spiropali ka sulmuar Salianjin duke e këshilluar të zgjidhë problemet e moralit. Në këtë mënyrë ajo i rikujton edhe një herë skandalin me Grida Dumën.

Më poshtë debati mes Salianjit dhe Spiropalit:

Spiropali: Zoti Salianji, Lulzim Basha, Berisha le ta zgjidhin vete dhe le të vijë të ulen për të negociuar, ta çojmë në komisionin e Venecias, Vettingun e ç’të duan.

Salianji: Çfarë do negociojmë? Spiropali: Të ndjekim deri në fund kush është hajduti, kush është vrasësi, kush është shpifësi. Por jo vetting, politikanët për politikanët. Ti je mashtrues që nuk ke burrëri për të diskutuar.

Salianji: Na thua broçkulla dhe del me çanta 2-3 mijë euro. Me unaza, me çanta, me makina, me varëse… Spiropali: O pika ty për varëset dhe unazat. Salianji: Skënderbeu i Elisës ka futur në politikë kriminelët.

Spiropali: Ja ku e kam unazën, këtë kam. E kam të shenjtë martesën që ta dish. Spiropali: Je mashtrues. Zgjidh problemet morale që ke vetë mos u merr me mua. Vetëm ti mos fol për moral, le të flasë ndonjë tjetër.

Si gratë e këqija/Salianji-Spiropali: Blen çanta 2-3 mijë euro, unaza e varëse; O pikaaa ty… Read More »

Indinjohet gazetarja: Oketa s’është në parlament, Doshët, Fufët, Ballinjtë, Habilajt, Shullazët janë

Gazmend Oketa, vendos të largohet përfundimisht nga skena politike për t’i rikthyer profesionit të tij si inxhinier.

Ish-zyrtari i FRD ia ka komunikuar vendimin e tij edhe kryetarit Bamir Topi ndërsa është shprehur për GSH-në se nuk mund të rrijë në një salllë me trafikantë edhe pse Oketa nuk u zgjodh si deputet i Kuvendit në zgjedhjet e përgjithshme.

Lidhur me këtë ka reaguar e indinjuar gazetarja Edlira Gjoni e cila shkruan se na përfaqëson një sistem i çuditshëm antivlerash.

“Për mua ka qenë dhe është personifikimi i njeriut që i jep Shqipërisë imazhin, standartin dhe vendin që i takon në civilizim, pozitivitet e mes pranive hijerënda të Brukselit apo Ëashingtonit. Është deputeti, politikani, shqiptari me të cilin duhet të identifikoheshim, por nuk e lemë të na përfaqësojë në këtë sistem të çuditshëm antivlerash, ku Oketa nuk është në parlament, kurse Fufët, Doshët, Ballinjtë, Gjetanët e shokët e Balilajve, Habilajve e Shullazëve, janë!“ shkruan Gjoni.

REAGIMI I PLOTË:

Media kujtohet prapë sot të thotë “Oketa qëndron larg politikës”.

Për mua ka qenë dhe është personifikimi i njeriut që i jep Shqipërisë imazhin, standartin dhe vendin që i takon në civilizim, pozitivitet e mes pranive hijerënda të Brukselit apo Ëashingtonit. Është deputeti, politikani, shqiptari me të cilin duhet të identifikoheshim, por nuk e lemë të na përfaqësojë në këtë sistem të çuditshëm antivlerash, ku Oketa nuk është në parlament, kurse Fufët, Doshët, Ballinjtë, Gjetanët e shokët e Balilajve, Habilajve e Shullazëve, janë!

Me gishtat e dorës i numëroj deputetët e parlamentit prej të cilëve mund të mësosh a shpresosh për diçka, si prej Oketës. 130 të tjerët janë turpi i liderve që i kanë listuar dhe yni që i kemi votuar.

Kur Shqipëria fut frikën me njerëzit që e drejtojnë dhe e kanë marrë peng, shihni Gazmend Oketën. Ai është jashtë jetës publike, kurse analfabetët funksionalë janë në majë të saj, duke marrë vendime për ty.

Kemi fajin tonë në këtë sistem që kemi pranuar.

Mbi gjithçka, kemi humbur busullën e vlerave dhe qytetarinë. E lumtur që përpjekjet na bashkuan rrugët. E trishtuar që Shqipëria “spastron” anën më të mirë të saj!

Indinjohet gazetarja: Oketa s’është në parlament, Doshët, Fufët, Ballinjtë, Habilajt, Shullazët janë Read More »

Topalli: Basha model i politikanit të dështuar, pushteti dhe farsë opozita janë bashkë

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e sheh situatën në vend si dramatike pa qeveri dhe opozitë dhe ka bindjen se Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, vijojnë paktin mes tyre. Në një intervistë për “Panorama”, ish-kryetarja e Parlamentit kërkon që të ndërhyhet me emergjencë, duke reformuar në mënyrë radikale forcat politike që kemi, ose duke krijuar lëvizje të reja që do të çojnë drejt formimit të forcave të reja politike. Topalli flet edhe për situatën në Shkodër, qytet i cili për disa mandate e zgjodhi si përfaqësuese të tij në Parlament, duke i cilësuar shou mbledhjet e opozitës dhe aksionet e Policisë dhe duke theksuar se reagimi qytetar mungon sepse shpresa ka humbur. Kohët e fundit në Shkodër ka pasur ngjarje të rënda kriminale.

Ju e njihni mirë atë qytet, pasi e keni përfaqësuar në disa legjislatura në Parlament. Përse ka arritur në këtë lloj degradimi dhe si e mendoni ju zgjidhjen?

Krimi dhe pasiguria mbizotëron sot kudo. Shqipëria po rrëshqet drejt dëshpërimit. Politika e frikës, e korrupsionit dhe e paaftësisëështë bërë epike në vendin tonë. Qytetarët dëgjojnë çdo ditë vetëm për vrasje, në një pjesë të madhe të stampës mafioze, dëgjojnë për rrëmbime personash, për marrje peng, për trupa të vdekur të gjetura pas shumë kohësh, për humbje të familjarëve, për trafiqe drogë etj. Qeveritarët ndërkohë dhunojnë çdo institucion dhe normë që i jep demokracisë një kuptim. Kjo është dëshpëruese. Shtuar kësaj faktin e një opozite të paqenë, kjo bën që njerëzit të gjejnë vetëm një zgjidhje:Të ikin. Por kjo për vendin është agonike.

Krerët e partive opozitare dhe deputetët e nisën sezonin e ripolitik nga Shkodra, duke zhvilluar atje një mbledhje të jashtëzakonshme për të vijuar më pas me Elbasanin dhe Durrësin. Si e gjykoni këtë akt të PD-së dhe aleatëve të saj?

Në këtë kuadër, Shkodra po vuan braktisjen, papunësinë e thellë, varfërinë e madhe dhe mungesën e shpresës. Sikur kjo të mos mjaftonte, krimi jo vetëm vret brutalisht si në skenat më të egra të filmave me mafie, por ai ndihet i paprekshëm. I paprekshëm se është i lidhur me pushtetin, por i lehtësuar edhe sepse nuk ka opozitëtë vërtetë. Në Shkodër bënë shou të dy palët. Dhe kjo është e patolerueshme. Natyrisht, qëkjo pastaj u pasua me indiferencën totale të qytetarëve të saj, të cilët kanë humbur besimin.

Ju personalisht, por edhe një grup tjetër ish-deputetësh dhe kontribuesish në PD keni ngritur pretendime në lidhje me drejtimin e PD-së nga Lulzim Basha. Si e vlerësoni gjendjen në PD në mandatin e dytë të Bashës si kryetari i saj?

Çështja e humbjes së besimit ndaj Lulzim Bashës ështëshumë më e gjerë. Rreth 250 mijë votues me votën e tyre të munguar shprehën mosbesimin ndaj Lulzim Bashës. Ata besuan se Lulzim Basha në marrëveshjen me Edi Ramën, shiti PD për disa drejtori me lekë dhe për 14 milionë eurot që i dha Kryeministri më pas. Ata besojnë në fakt, se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ata ndihen tëtradhtuar nga pazaret e ulëta që vazhdojnë. Atyre iu premtua çdo vit se me protesta do rrëzonin qeverinë, por protestat nuk ndodhnin se “papritmas” vinin pushimet për Krishtlindje, pastaj festat e Pashkëve, pastaj vakancat e verës. Atyre iu premtua se do fillonin mosbindjen civile, por as kjo nuk u bë, bile as nuk filloi ndonjëherë. Iu premtua se do kalonin mbi trupin e Bashës e ministri i Brendshëm nuk do guxonte të hynte në zyrë. Demokratët u tradhtuan me çadrën, me Babalen, që për çudi nuk ndihet më,me Teatrin, për të cilin mezi cicërojnë më. Shtatori do ishte muaji i mbushjes së shesheve si në Rumani, por Lulzim Basha takohet vetëm ndër vedi, me grupin e tij të vogël të deputetëve në hotele luksoze të vendit. Në krah të tij ndihet ngrohtë me njerëz të përfolur pa fund për korrupsion (me ndonjë përjashtim të vogël).Nuk shkon në Parlament, por as nuk djeg mandatet. Flet kundra Ramës në TV, por ndërkohë të huajt tregojnë se Rama flet me shpesh në telefon me Bashën se me Fugën e tij.

A do të angazhoheni ju drejtpërdrejt në një projekt të ri politik jashtë PD-së apo do të ndërmerrni ndonjë aksion politik brenda kësaj partie?

Sot në Shqipëri nuk qeveris PS-ja. Dhe në opozitë nuk është PD-ja. Sot nuk ka parti të majtë dhe as të djathtë. Nuk ka as qeverisje dhe as opozitë. Sot pushteti dhe farsë opozita janë bashkë. Sot sundojnë 4 vetë, 10 oligarkë dhe disa banda kriminale. Ndërsa në opozitë janë njerëzit e thjeshtë. Ata që po ikin jashtë Shqipërisë, gjithë ata që mendojnë të ikin se nuk besojnë se me këtë klasë politike ndryshon gjë dhe ata që janë një shumicë e heshtur- ata janë opozita. Rama ka humbur çdo kontakt me realitetin, pavarësisht përpjekjeve të tij të dështuara për një PR tjetër. Pakënaqësia ndaj Ramës është rritur vrullshëm. Shqiptarët refuzojnë arrogancën e Ramës, padijen e tij për qeverisjen, korrupsionin e pakufi të qeverisë së tij. Shqiptarët refuzojnë që kryeministri i vendit të jetë njësh me oligarkët dhe aleat me krimin.

Për shkak të këtyre politikave të Edi Ramës ka një shpërthim të pabarazisë ekonomike. Është fatale që një numër krejt i vogël oligarkësh të kontrollojnë pasurinë e 98% të qytetarëve. Disa zhgërryhen në miliona e shumica e njerëzve jetojnë nën stresin e pamundësisë për të paguar energjinë, qiranë, dritat, shkollën e fëmijëve e bukën e gojës. Ndërkohë, pas një eksperimenti unik të pashoq, vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë e shpejt pa Gjykatë Apeli.

As në kohën e Enver Hoxhës kjo nuk ka ndodhur (formalisht). Mungesa e shtetit ligjor dhe padrejtësitë e mëdha sociale çojnë ose në shpërthime të pakontrolluara, ose në çimentimin e mafies në drejtim të shtetit. Në këtë situatë dramatike, opozita farsë e kësaj periudhe ka pjesën e saj të përgjegjësisë. Që gjërat të mos shkojnë edhe më keq, është emergjente të ndërhyhet. Ose duhen reformuar në mënyrë radikale forcat politike ekzistuese, ose duhen krijuar lëvizje të reja që të çojnë në forca të reja politike. Ajo që quhet opozita e sotme kishte detyrën dhe shansin t’i jepte alternativë vendit.

Për fat të keq, nuk e bëri. Lulzim Basha nuk përfaqëson as të djathtën, as të rinjtë. Ai sot është modeli i dështuar i një politikani të komprometuar. Ambiciet financiare të kryetarit vendosën interesin privat, personal mbi misionin dhe interesin publik që opozita duhet të ketë. Me qeverinë më të keqe të 30 viteve si kjo që është sot, opozita duhej ta kishte mundur që në mandatin e parë, disa herë Edi Ramën. Edi Rama do vazhdojë të sundojë në zonën e tij të komfortit, për sa kohë në krye të opozitës do të ketë Lulzim Bashën.

Me gjithë situatën dëshpëruese, unë besoj se ka rrugëdalje. Shqiptarët mund e duhet të bashkohen kundra 4 politikanëve të lidhur me 10 oligarkët, që sundojnë mbi fatin e jetës së tyre. Shqiptarët rrëzuan diktaturën më të egër para 20 viteve. Po si mund të besoj unë se ata nuk do rrëzojnë Edi Ramën. Ka një të vërtetë për sot e përgjithmonë: Nëse një politikan komprometon veten me kundërshtarin, ai nuk ka shans ta mundi atë. Dhe në fakt, ai nuk i hyn në punë askujt as sot, as nesër. Vendi ynë ka plot njerëz të ndershëm, të papërlyer, ka të rinj idealistë, ka burra e gra guximtare që duan të ndërtojnë jetën në tokën e tyre. Ata do ta rrëzojnë Edi Ramën bashkë me mikun e tij të mirë Lul! / Panorama

Topalli: Basha model i politikanit të dështuar, pushteti dhe farsë opozita janë bashkë Read More »

’Ik thyej qafën”, i ftuari braktis emisionin e Artur Zhejit pas përplasjes me Spartak Ngjelës

Avokati i njohur Spartak Ngjela është përfshirë në debate të forta me studiuesin Panajot Barka në studion e gazetarit Artur Zheji në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Greqi.

Më herët Barka e quajti Ngjelën grek, ndërsa avokati i përmendi të ëmën.

Ngjela: Territoret shqiptare janë të pushtuara. Katër milionë shqiptarë nuk janë lejuar të flasin shqip në Greqi. Ka kishë që nxjerr një gjuhë të mallkuar?! Barka: O Zheji…

Ngjela: Pusho, do flas unë. Del jashtë. Je në Shqipëri. Po të durojmë shumë. Thyej qafën, dil jashtë. Mos më trego mua të drejtat e shqiptarëve. Nuk ka minoritet këtu.

Barka: Ose ndaloje të më fyej në pikëpamjen kombëtare ose ika. Dakord?! Është hera e dytë. Ose të flasë në mënyrë të kulturuar, ose…

Ngjela: Si e lejon ti atë që të më ndërhyjë mua. Nxirre jashtë. Barka: Më vjen keq tani. Më thërret njerëz që nuk peshojnë as dy gram.

’Ik thyej qafën”, i ftuari braktis emisionin e Artur Zhejit pas përplasjes me Spartak Ngjelës Read More »