Aurora

Rama e quajti horr, shpërthen ish-oficeri Nuhu: Më kërcënoi, Arta Marku të fillojë hetimet

Pak ditë pasi, kryeministri Edi Rama e konsideroi si horr që ka bërë denoncim për të përfituar azil politik, ka reaguar ish oficeri i Fushë Krujës, Emiliano Nuhu i cili është përfolur ditët e fundit për çështjen e Xhisiela Malokun. Ai thotë se Rama e kërcënoi dhe Arta Marku duhet të nisë hetimet.

“Arta Mrku duhet të filloje hetimet për Ramën, ai ishte ai që më tha mos të flasë dhe me tha që atë horr do ta ndjek këmba këmbës. Ky është një kërcënim në të gjitha harta e shteti që ka Rama për të më bërë mua që të mos flas. Unë nuk kam asnjë përfitim nga kjo situatë, por zonja Malku ka dhënë deklarime të ndryshme. Policonë ë drejtojnë bandat kriminale dhe ata nuk e kontrollojnë dot zonjën Malokun”- tha ai.

Rama e quajti horr, shpërthen ish-oficeri Nuhu: Më kërcënoi, Arta Marku të fillojë hetimet Read More »

Gjyqtari i kërkonte favore seksuale, kush është gruaja që çoi në komisariat Eni Çobanin

“Nga unë nuk do të shpëtosh kurrë, deri sa të jem gjallë”.
Këto kanë qenë fjalët e juristes Eni Çobani në drejtim të Rudina Islamajt, fjalë të cilat kanë bërë që Çobani të përfundojë nga salla e gjyqit në komisariatin e Gjirokastrës.

Por kush është Rudina Islamaj?
Një figurë jo e panjohur për publikun, pasi gruaja në fjalë kohë më parë denoncoi në emisionin investigativ “Stop” rastin e kryetarit të gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili i kërkonte favore seksuale në këmbim të ndihmës në sallën e gjyqit.

Kujtojmë gjithashtu se Eni Çobani në gjyqin e sotëm përfaqësonte si avokate shtetasen Merushe Makri, ish vjehrra e Rudina Islamajt.

Precedenti me gjyqtarin Boçi ka bërë që në nisje të seancës gjyqësore, Eni Çobani të kërkonte një kontroll në trupin e gruas, në rastin se mos kjoe fundi kishte përgjues me vete. Në këtë moment ka nisur një konflikt verbal e më pas fjalët e avokates se Islamaj “nuk do të shpëtonte” kollaj.

Në vitin 2016 në emisionin “Shihemi në Gjyq” u bë publike përplasja mes Merushë Makrit e Islamajt, sherr i cili kishte nisur për shkak të pamundësisë për të paguar një kredi 70 mln lekëshe që kish marrë Rudina me ish bashkëshortin, djalin e zonjës Merushe. Sipas kësaj të fundit, e reja e kishte rrahur të moshuarën dhe e kishte detyruar të dilte nga shtëpia, shkruan Express.

Më poshtë mund të gjeni të plotë përgjimin e kryer nga Rudina Islamaj në takimet e saj me ish kreun e gjykatës së Gjirokastrës, I cili I kërkon favore seksuale.

BISEDA SESI I ERDHI RROTULL KRYETARI, KUR QYTETARJA KISHTE HALL PER DOSJEN E SAJ…

Qytetarja – Ti e ke fajin.

Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë nanjë kafe.

Qytetarja – Pse s’të vija për kafe? Si të vija për kafe? Ti më kërkove të tjerat mua , si të vija për kafe unë?

Gjyqtari – Po ti, ato gjerat e tjera tek kafja jepen?

Qytetarja – Në momentin, që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të tjera gjëra, unë s’mund të vija për kafe me ty.

Gjyqtari – 10 herë, unë ta them prapë, atë punë kam unë.

Qytetarja – Si ma thua ti?

Gjyqtari – Prapë, se më pëlqen ta them edhe e them, pse c’lidhje ka?

Gjyqtari – Ja të ikin këta.

Gjyqtari – Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojme icik kësaj?

Qytetarja – Po mirë, ja të ikin.

Qytetarja – Do më thuash pak mua, si do ta zgjidh këtë hall, që më ka… ?

Gjyqtari – Po c’a të të them unë, unë e kisha atje ti, se ne ia shkruam ne ia bëmë. Di unë si e bëtë ju?

Qytetarja- Po kam ardhur të kërkoj llogari, sepse ti më the cështjen e ke të fituar, jo se të bëj unë nder, por se të takon. A më the kështu?

Gjyqtari – Si mund të të përgjigjem kshu unë sa herë më thërret? Po kur të thërras unë?

Qytetarja – Se unë të thërras për hall, ti më thërret për qejf.

Qytetarja- Po mirë, ti po të ishe në vendin tim, të trokisje në derën e dikujt, të trokiste halli, se as të njihja më përpara, as më njihje . Më ofrove miqësi , më the kam respekt për babain tënd, do të ndihmoj, më vjen keq për ty, njërën, tjetrën…

Gjyqtari – Po.

Qytetarja – Deri këtu jemi shumë në rregull dhe me ato plus halle, që kisha. Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë, verbërisht i beson.

Gjyqtari – Unë ta ofrova?

Qytetarja –Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troc, se kshu ma the.

Gjyqtari – Po.

Gjyqtari – Të iku gjë ndonjë copë ty?

Qytetarja – Mua ndonjë copë?

Gjyqtari – Ee.C’pate ti?

Qytetarja –Më shqetësove.

Qytetarja – Si mund të ulesha unë prapë në kafe me ty? Në momentin e parë, që unë ulesha në kafe me ty, ti më thoje mua: dua të bëhesh e imja. Si do ulesha unë prapë për kafe?

Gjyqtari – Qe të bëhesh e imja duhet të doje edhe ti. Përderisa nuk doje ti…

Qytetarja – Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.

Gjyqtari – Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…

Qytetarja – ….Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.

Gjyqtari – Ajo iku. Qe e para fare.

Qytetarja – Si iku ore?

Gjyqtari – Më kërkon llogari mua, se c’kam bërë. Në faqe në faqe të putha, është respekt.

KUR GJYQTARI I THOTE NE LOKAL SE ESHTE GATI TI HIDHET PRAPE…

(kalon një person)

Gjyqtari – C’është ky? Mos është ky, ai tëndi ky?

Qytetarja – Cili timi mo?

Gjyqtari – Ish-burri. Mos të ndjek më?

Qytetarja – C’punë kam unë, s’e njof fare kush është.

Qytetarja – Afrohu këtu mo afrohu këtu .

Gjyqtari – C’të afrohem , po u afrova nuk duroj dot.

Qytetarja – S’ka problem.

Gjyqtari – Do të puth prapë.

Qytetarja – C’do bësh mo?

Gjyqtari – Do të puth.

Qytetarja – Do më puthësh?

Gjyqtari – Po, ndaj largohu.

Qytetarja refuzon të bëjë seks me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci dhe humb çështjen. Ajo thotë se se dështimi i saj, ka të bëjë me refuzimin, që i bëri kryetarit të gjykatës.

Këtë shqetësim qytetarja ia shpreh edhe gjyqtares së çështjes me emrin Blerta, duke i rrëfyer mbi vardisjen e kryetarit. Kjo e fundit pranon, se fillimisht kryetari, Guximtar Boci, ishte interesuar për dosjen në fjalë, por më pas jo më.

Blerta – Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë, që i thashë Guxim, unë nuk e bëj dot, bëj c’a të duash.

Qytetarja – I kuptoj të tëra gjërat.
Blerta – C’a?
Qytetarja – Të veja me të.
Blerta– Ëhë.

Qytetarja –O do bëhesh e imja , o e ke të humbur. (gjyqin)

Blerta – Dhe kur I thashë unë…

Qytetarja – Më vdekshin dy fëmijët, troç.

Blerta– Unë, kur më tha në fillim fare, që më ndërhyri , I thashë: unë do mundohem do ta bëj……..Në rregull, kur po afronte fundi, që po bëheshim ne për andej këtej, i thashë unë: o Guxim c’a do bëjmë, bëj c’a të duash tha. Tekstualisht. Ditën, që do merrja vendimin, i vajta prapë thjesht për korrektesë.

Qytetarja – I thashë me kë më ngatërron, për të hapur këmbët. Pse në sa zyra përplasem unë e në sa .. përplasem unë, kështu do t’i zgjidhim gjërat. Të të vijë turp I thashë , se unë që jam ulur 5- 6 herë në kafe më ty, jam ulur si të ulesha me xhaxhain tim, i thashë.

Qytetarja – Më tha mua: vajte në Turqi. Hajde të vemi në Turqi më tha. I thashë unë… unë e kisha kuptuar, por bëja budallain, sikur nuk kuptoja gjë.

Gjyqtari i kërkonte favore seksuale, kush është gruaja që çoi në komisariat Eni Çobanin Read More »

Shifrat rriten frikshëm, 6 çifte në ditë i japin fund lidhjes vetëm në Tiranë…

Familja shqiptare po kalon një krizë të thellë, e ndikuar kjo nga faktorët social dhe ekonomik. Çdo ditë në kryeqytet 6 çifte vendosin t’i japin fund lidhjes martesore, duke shënuar një rritje të frikshme. Sipas statistikave të Gjykatës së Tiranës, në harkun kohor të 9 muajve janë depozituar në total 1671 padi për zgjidhje martese. Koha e shqyrtuar është nga 1 janari deri më 2 tetor 2018. Ndër to, 461 janë të përfunduara. Pjesa tjetër, më shumë se 70 % e çështjeve të ardhurave këtë vit për zgjidhje martese janë ende në shqyrtim.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, paditë për zgjidhje martese në 9 mujorin e 2017 ishin 1563, ndër të cilat 447 çështje të zgjidhura. Ka një rritje të numrit të kërkesave për divorc me rreth 7 %. Edhe paditë për pension ushqimor janë në total 26, ndër të cilat vetëm 8 çështje janë përfunduar. Sipas specialistëve, kjo ndodh në rastet kur bashkëshorti pjesë e procesit të divorcit, mohon dhënien e pagesës mujore së detyruar për fëmijën ose caktohet nga vetë gjykata pagesa minimale e parashikuar.

Psikologët pranë Gjykatës së Tiranës kanë deklaruar më parë për “Monitor” se dy nga katër nëna të divorcuara nuk marrin pagesën e plotë të mbështetjes së fëmijës. Disa të tjera detyrohen të braktisin punën që kanë pasur më parë, në kushtet e kërkimit të një pune të përshtatshme edhe me oraret e fëmijëve (ekonomikisht nuk përballohet prania e një dadoje apo kopshti/shkolle private).

Gjatë procesit të kërkimit të punës, shpesh hasin paragjykime apo vështirësi. Në kategorinë e çështjeve gjyqësore që i përkasin çështjeve familjare, janë më rritje numri i lëshimit të urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, në total për 9 muaj kanë arritur 725 të tilla, ndër të cilat vetëm 27 janë çështje të përfunduara. Vitin e shkuar numri total i tyre ishte 570, ekzekutimi i të cilave ishte më pak se 20.

INSTAT raportoi që në 2016-n kishte rreth 5500 divorce, niveli rekord ky i historisë së pas tranzicionit, me gati 25 divorce për çdo 100 martesa. Të larta kishin qenë ndarjet edhe në 2015-n, me 21 divorce për 100 martesa. Avokatja e çështjeve civile e familjare av. Margarita Kola ka thënë më herët për “Monitor” se arsyet e rënies së numrit të divorceve vitin e shkuar lidhen kryesisht me faktin që shqiptarët po martohen më pak dhe po bashkëjetojnë më shumë. /monitor

Shifrat rriten frikshëm, 6 çifte në ditë i japin fund lidhjes vetëm në Tiranë… Read More »

Si po braktisen fshatrat, shqiptarët zgjedhin qytetin. Raporti: Deri në vitin 2050…

Tĕ gjithë shqiptarët do të rendin nga fshati drejt qyteteve në të ardhmen, duke “braktisur” tërësisht fshatrat. Projeksionet e Divizionit të Popullsisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në 2050-n, rreth 78.2% e popullsisë së vendit do të jetojë në zonat urbane. Ndërsa sipas censit të vitit 2011, i fundit i realizuar, 54% e popullsisë jetonte në qytet dhe 46% në fshat. Para viteve ’90, mbi 60% e popullsisë jetonte në qytet.

Krahasuar me projeksionet e vendeve të tjera të rajonit, Shqipëria ka të projektuar përqindjen më të lartë të popullsisë në zonat urbane. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi, ku sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara rreth 77% për qind e popullsisë do të jetë e përqendruar në zonat urbane të vendit. Maqedonia është e treta me 72.7%, Serbia me 68%, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina ka projeksionin më të ulët me vetëm 64% të popullsisë që do të jetojë në zonat urbane.

Po si ka ndryshuar në vendet e rajonit përqendrimi i popullsisë?

Vitet ’80 do të ishin vitet e fundit ku në Ballkanin Perëndimor popullsia do të ishte më përqendruar më shumë në zonat rurale se ato urbane. Maqedonia ishte vendi i parë Ballkanik, ku më shumë njerëz jetonin në qytete se sa fshatra, ndërsa Bosnja ende vijon që të ketë më shumë banorë në zonat rurale se sa ato rurale. Kurse në Shqipëri vetëm në vitin 2009, popullsia që jetonte në qytet do të tejkalonte atë që jeton në fshat. Por, sikurse tregohet dhe nga grafiku ritmi i zhvendosjes së popullsisë në zonat urbane ka qenë shumë shpejtë. Edhe pse “eksodi” nga fshati në qytet krahasuar me vendet e tjera fqinje në Shqipëri përfundoi në fund të dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri, projeksionet tregojnë se në 2050-n Shqipëria do të ketë përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në qytet.

Në 2050-n bota do të jetojë më së shumti në qytete

E gjithë popullsia e Hong Kongut është projektuar se do të jetojë vetëm në zonat urbane deri në 2050-n. Në pjesën më të madhe të vendeve të industrializuara e gjithë popullsia do të jetë e përqendruar në qytete. Në Britani për shembull 90.2% e popullsisë do të jetojë në zonat urbane, ndërsa në Shtetet e Bashkuara popullsia që jeton në qytet do të jetë rreth 89%. Harta tregon se të vetmet vende ku popullsia që jeton në zonat rurale do të jetë më e lartë se ato urbane janë disa shtete të Afrikës dhe Azisë së Largët.

Përqindja e popullsisë që jeton në zonat urbane në krahasim me përqindjen që jeton në zonat rurale. Harta tregon se pjesa më e madhe e popullsive jetojnë në zonat urbane. Popullsitë në zonat rurale janë të përcaktuara në bazë të kategorizimit të zonave urbane nga zyrat kombëtare të statistikave. Kjo hartë është përpiluar bazuar mbi të dhënat e fundit mbi popullsinë, e kombinuar me projeksionet e Kombeve të Bashkuara deri në 2050.

Si po braktisen fshatrat, shqiptarët zgjedhin qytetin. Raporti: Deri në vitin 2050… Read More »

Rritet varfëria në rrethe; Thellohet ndjeshëm pabarazia ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjera me 2017

Rritet varfëria në rrethe; Thellohet ndjeshëm pabarazia ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjera me 2017
Në vitin 2015 familjet në 5 qarqe të vendit konsumonin mbi mesataren e vendit, ndërsa në vitin 2017 vetëm familjet e vetëm 2 qarqeve, Tiranës dhe Durrësit konsumojnë mbi mesataren e vendit, teksa 10 qarqe te tjera konsumojnë nën mesatare, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave.

Suksesi i një qeverisje të mirë ilustrohet me ngushtimin e pabarazisë ndërmjet rajoneve dhe shtresave të shoqërisë. Sa më i ngushtë hendeku tregon se politikat qeverisës janë të njehsuara si nga përkatësia gjeografike dhe shoqërore, në të kundërt zhbalancimi tregon qeverisje jo te baraspeshuar për te gjithë.

Duke matur strukturën e konsumit të familjeve shqiptare INSTAT gjeti se vetëm Tirana dhe Durrësi në vitin 2017 kishin të ardhura më të larta se mesatarja e vendit, ndërsa të 7 qarqet e tjera , Shkodra, Lezha, Korça, Fieri, Berati, Kukësi, Gjirokastra, Vlora, Elbasani dhe Dibra kishin të ardhura për frymë nën mesataren e kombëtare, e cila në vitin 2017 ishte 73.000 lekë në muaj për familje.

Kjo tregon se shpenzimet mujore të familjeve që jetojnë në Durrës dhe në Tiranë janë rritur me ritme shumë të larta se shpenzimet në qarqet e tjera të cilat kanë pësuar ulje në shumicën e qarqeve.

Siç shikohet nga të dhënat e INSTAT duket se një nga qarqet më të mëdha të vendit, Elbasani është zhytur ne varfëri. Shpenzimet për familje në Elbasan ishin vetëm 57.831 lekë më 2017 ose mbi 21 për qind më të ulta se mesatarja kombëtare. Elbasani dhe Dibra u evidentuan si qarqet me konsumin më të ulët të familjeve në raport me mesataren  e vendit.

Familjet në Tiranë kishin konsum mujor 19 për qind më të lartë se mesatarja e vendit  në vitin 2017, ndërsa në vitin 2015 ky tregues kishte një diferencë 15%.

Ka disa ndryshime interesante në ndryshimin e shpenzimeve sipas qarqeve. Në vitin 2017 një familje në qarkun e Tiranës shpenzoi për konsum mesatarisht 87.968 lekë në muaj.

Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas qarkut të Tiranës, janë Durrësi me 76.129 lekë dhe Shkodra, me 73.306 lekë në muaj. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Dibrës me 47.467 dhe i Elbasanit, me 57.831 lekë në muaj. Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Gjirokastrës me 9,1 %, ndjekur nga qarku i Beratit me 8,9 %. Qarku që ka pësuar uljen më të madhe të shpenzimeve për konsum është Dibra me 24,9 %.

Ndërsa në vitin 2016 qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një familje në qarkun e Tiranës shpenzoi për konsum mesatarisht 85.344 lekë në muaj. Qarqet me shpenzimet mesatare më të larta për konsum pas qarkut të Tiranës, ishin Durrësi dhe Shkodra me shpenzime mesatare mujore për konsum përkatësisht 77.933 dhe 75.503 lekë në muaj për NjEF. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum ishin qarku i Gjirokastrës dhe i Elbasanit përkatësisht me 57.068 dhe 57.290 lekë në muaj për NjEF. Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Vlorës me 15,0 % ndjekur nga qarku i Dibrës me 12,4 %. Qarku që ka pësuar uljen më të madhe të shpenzimeve për konsum është Gjirokastra me 23,9 %.

Rritet varfëria në rrethe; Thellohet ndjeshëm pabarazia ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjera me 2017 Read More »

Statistikat: Shqipëria ndër vendet me respektin më të ulët për të moshuarit

1 tetori shënoi ditën ndërkombëtare të të moshuarve, të cilët njësoj si fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje. Mirëpo, sipas studimit të kryer nga ORB Media, Shqipëria rezulton ndër vendet me respektin më të ulët ndaj moshës së tretë.Sipas një studimit, në të cilin janë marrë në shqyrtim rreth 101 ekonomi në mbarë globin, rezulton se niveli mesatar i respektit që kanë shqiptarët për moshën e tretë është 3.04, shumë më ulët se mesatarja botërore, duke lënë pas vetëm Ukrainë dhe Korenë e Jugut në renditje. Në vendet ku respekti ndaj të moshuarve është i ulët, sipas kërkimit, të moshuarit janë të konsideruar si barrë e shoqërisë dhe familjes. Ndërsa studimi shton se sa më i ulët të jetë respekti ndaj të moshuarve aq më të larta janë gjasat për varfëri, dhe jetëgjatësi të shkurtër të një populli.

Kërkimi dhe raportimi nga organizata botërore Orb Media ka treguar një lidhje të fortë midis mënyrën si e shikojmë moshën e tretë me jetëgjatësinë. Individët me një qasje pozitive ndaj moshës së tretë kanë gjasa që të jetojnë me gjatë dhe me shëndet më të mirë se sa ata që kanë një qasje negative përkundrejt tyre. Të moshuar në vendet me nivel të ulët të respektit për moshat e thyera rrezikojnë të kenë një shëndet mendor dhe fizik më të dobët dhe varfëri më të theksuar, krahasuar me vendet e tjera, shkruhet në raportin e ORB Media. Një ndryshim në sjellje mund të ndryshojë çdo gjë.Është e habitshme që në një botë me një numër të konsiderueshëm të moshuarish, qasjet negative ndaj moshës së tretë janë diçka e zakonshme.

Një analizë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë është dalë në përfundimin se 60% e njerëzve të anketuar në 57 shtet kanë një panoramë negative për moshën e tretë. Të moshuarit shikohen si më pak të zotët dhe më pak të aftë se të rinjtë. Ato janë të konsideruar si barrë e shoqërisë dhe e familjes, në vend që të njihen për njohuritë e tyre të vlefshme, zgjuarsinë dhe eksperiencën.Çdo anketues ka pyetur të intervistuarit në lidhje me respektin e shoqërisë ku ato janë pjesë ndaj të moshuarve. Të intervistuarit kanë klasifikuar nivelin e respektit me një shkallë nga 1 (shumë e ulët) në 5 (shumë e lartë. Të gjithë anketat janë mbledhur mbi bazë të informacionit socio-demografik, siç është mosha e të intervistuarit.Në total, analiza e Orb Media ka marrë në shqyrtim përgjigjet nga 101 shtete, me një numër të intervistuarish prej 150 mijë e 428 personash. Media ka zgjedhur që të mos raportojë nivelin e respektit për ato shtete ku kampioni nuk ka qenë mjaftueshëm përfaqësues.Duke përdorur një shkallë nga 1 (respekt shumë i ulët) në 5 (respekt shumë i lartë), mesatarja botërore e nivelit të respektit ka rezultuar 3.75.

Statistikat: Shqipëria ndër vendet me respektin më të ulët për të moshuarit Read More »

Zbulohet SMS-ja e Xhisiela Malokut: Pas intervistës kalova gjendje depresive, nuk e di si…

Psikologia Ervisa Lula dhe sociologia Entela Binjaku kanë bërë një analizë psiko-sociale të gjendjes së vajzës 25-vjeçare Xhisiela Maloku, e cila edhe pse thuhet se është viktimë e dhunës, doli në media dhe pranoi të jepte disa intervista.

Në një gjendje të rënduar psikologjike vajza ka dhënë një mesazh në emision, ka treguar se si u keqpërdor nga media dhe traumën që përjetoi pas intervistave për shkak se u trajtua si të ishte në hetuesi.

Gjatë emisionit është sjellë në vëmendje ekspertiza mjeko-ligjore dhe roli i psikologes në rajonin e policisë teksa Maloku kishte shkuar të tërhiqte denoncimin.

Në një intervistë të mëparshme psikologia ka deklaruar se ka folur me të 10 minuta, ndërkohë që 25-vjeçarja e mohon një fakt të tillë.

foto 6

Pas thirrjes publike te Xhisielës se kishte nevojë për një psikolog, Ervisa Lula në një bisede të gjatë telefonike me të i ka ofruar mbështetje./Gsh.

Zbulohet SMS-ja e Xhisiela Malokut: Pas intervistës kalova gjendje depresive, nuk e di si… Read More »

Turjan Hyska flet për herë të parë: Arsyet pse u largova nga Vizion Plus

Turjan Hyska është një nga prezantuesit dhe producentët  e njohur që u komentua mjaft pas largimit të tij nga Vizion Plus për në Tv Klan. Ai nuk kishte reaguar deri më tani publikisht për këtë tranfsferim, ndërsa ka vendosur të flasë për herë të parë dhe të tregojë arsyet.

“Pas shumë kohësh kam gjetur stimuj të rinj. Unë lëviza nga një vend ku kisha gjithë komoditetin, gjithë mirësinë dhe dashurinë rreth e rrotull. Lëviza për adrenalinë dhe për sfidë, pastaj kur i hyn sfidës gjithmonë ka një risk dështimi, por nuk e kam menduar gjatë, sepse më shumë kam menduar largimin nga Vizioni, sesa të shkuarit në Klan. Kam shkuar 14 vjeç aty dhe aty jam thinjur” -është shprehur Turi.

Ndërsa në lidhje me jetën personale ka treguar së martesa me Orinda Hutën po shkon shumë mirë, madje po punon me tre turne për t’u bërë më fëmijë.

Turjan Hyska flet për herë të parë: Arsyet pse u largova nga Vizion Plus Read More »