“Shërbimet e kundërspiunazhit kanë zbuluar një trekëndësh dashurie, ku janë përfshirë liderët shqiptarë të Kosovës”.
Kështu e nis shkrimin gazeta serbe “Kurir”, në të cilën pretendon se ka zbuluar një lidhje dashurie të fshehtë mes gruas së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.
Sipas Kurir që ka publikuar në numrin e sotshëm një kryeartikull me këtë çështje, thekson se Lumnije Thaçi është kapur në moment intime me Kadri Veselin, i cili është rivali i burrit të saj, Presidentit Hashim Thaçi.
Gazeta ka anoncuar këtë lajm në versionin e saj online në orët e vona dhe njofton lexuesit se fotot dhe detajet e skandalit seksual mes liderëve të shtetit të Kosovës e ka publikuar në versionin print.
Gazeta bën të ditur se Lumnije Thaçi dhe Kadri Veseli jane përfshirë në skandal seksual dhe se disponon fotografi të tradhëtisë, në piknik apo në vende të tjera pikante.
Sipas gazetës serbe arsyeja e vertetë e urrejtjes mes Thaçit dhe Kadri Veselit nuk është përplasja politike, por bashkëshortja e Thashim Thaçit.
I akuzuar për përndjekjen e ish-të dashurës Xhisiela Maloku, Rexhep Rraja do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. I riu duket se e kishte marrë gjithëccka me sportivitet ashtu siç ishte dhe veshja e tij.
Siç duket, i riu ka pasur pritshmëri se mund të lirohej pasi ndryshe nga sa u pa kur erdhi, pas vendimit gjyqësor, ai doli nga Gjykata mjaft nervoz dhe nuk kurseu komentet në adresë të kreut të opozitës. “Lulzim Basha ta provojë në votime!”, ishte paralajmërimi që bëri 24- vjeçari.
SEANCA
Seanca për rivlerësim të masës së sigurisë nisi me rreth 30 minuta vonesë, pasi patrulla që e shoqëronte nuk ishte nisur në kohë nga ambientet e paraburgimit në Durrës, ku ai mbahej që prej arrestimit të tij.
Prokurorja Mirela Kapo kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura, me argumentin jo vetëm të sekretit hetimor, por edhe se duhej ruajtur dinjiteti i paditëses Maloku. Kjo kërkesë e Prokurorisë u mor parasysh nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
Prokurorja Kapo paraqiti si prova aktekspertimin ku duken shenjat e dhunës ndaj 25-vjeçares Xhisela Maloku, sikundër edhe shenja të djegies nga cigarja. Një përgjim ambiental i kryer në ambientet e Prokurorisë së Krujës, gjatë ballafaqimit të dy të rinjve, ishte një tjetër provë e cilësuar e fortë në duart e akuzës.
Mbi këto të dhëna, gjyqtarja Hoxha vendosi që Rexhep Rraja duhet të mbetet në qeli deri në fund të shqyrtimit me themel të çështjes. Duke iu referuar tërheqjes nga kallëzimit nga e dëmtuara, Prokuroria thotë se në dëshminë e parë, ku denoncohet dhuna në Komisariatin Nr. 3, më pas edhe tek oficeri Emiljano Nuhu, ka përputhje me provat e mbledhura gjatë veprimeve hetimore.
Pavarësisht tërheqjes së denoncimeve nga ana e Xhisela Malokut, Prokuroria thotë se ka prova të pakundërshtueshme se 25-vjeçarja është dhunuar, kërcënuar dhe përndjekur nga Rexhep Rraja dhe se do ta dërgojë të riun për gjykim të drejtpërdrejtë. Organi i akuzës, duke prezantuar provat e mbledhura gjatë hetimeve, kërkoi si masë shtrënguese atë të “Arrestit në burg”. Kërkesë, e cila u miratua edhe nga gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha.
I ARRESTUARI
Në seancën e djeshme, 24- vjeçari u përfaqësua në Gjykatë me avokatin e tij Ilir Bajraktari. Burime nga Gjykata bënë të ditur se Rraja ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke shtuar që Xhisiela Maloku e kishte denoncuar për xhelozi.
Që kur zbriti nga furgoni i Policisë, Rexhep Rraja dukej mjaft i qetë, madje ka përshëndetur verbalisht i buzëqeshur dhjetëra të afërm dhe shokë të tij, që u mblodhën dje para Gjykatës. Babai i tij, deputeti socialist Rrahman Rraja, por as e ëma nuk janë parë në Gjykatë. Pas seancës, rreth orës 10:55 minuta, djali i deputetit socialist të Fushë-Krujës doli nga Gjykata sërish me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e Policisë hyri në furgon për t’u transportuar drejt paraburgimit të Durrësit.
“Jam i pafajshëm!”, u shpreh ai para gazetarëve. Më tej, ai, para kamerave, ka pasur edhe një mesazh për kreun e opozitës, duke lënë të kuptohet se po sulmohet politikisht, për shkak se është djali i deputetit të PS-së. “Lulzim Basha ta provojë në votime”, theksoi ai, teksa iu drejtua me pranga në duar furgonit të Policisë. Rraja do tentojë që nëpërmjet avokatit të tij të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë./PANORAMA
Që prej vitit 2003, Blerta Lila ushtronte profesionin e saj si parukiere. Vera e këtij viti do të ishte e fundit për biznesin e saj. Në shtator ajo do të aplikonte për të pezulluar aktivitetin, duke qenë kështu një nga 1,978 bizneset që janë mbyllur gjatë këtij muaji. Blerta, tani e pa punë, thotë se po pret që të zhvendoset drejt Italisë.
Edhe për Adrianën, e cila që prej vitit 2008 kishte një dyqan lulesh pas ish-Ekspozitës, muaji shtator do të ishte i fundit për aktivitetin e saj. E kontaktuar nëpërmjet telefonit për t’u pyetur mbi arsyet e pezullimit të aktivitetit, do të përgjigjej bashkëshorti. Sipas tij, arsyeja kryesore ishte rënia e xhiros, deri në pikën që shkuan drejt falimentimit. “Prej një viti ra puna. Edhe zona ishte pak e varfër dhe nuk ka fuqi blerëse, tha ai, ndërkohë që shtoi se e bashkëshortja ende nuk ka gjetur punë.
Rënia e fuqisë blerëse ka qenë arsye edhe për Ilir Mujën, i cili kishte shumë vite që kishte një dyqan ushqimore pranë Rrugës së Barrikadës. Përveç rënies së fuqisë blerëse, Iliri shton se edhe shpenzimet në raport me fitimin ishin shumë të mëdha. “Nuk e nxirrnim as një rrogë për veten. Në vitet e fundit, u hap Big Market këtu afër, u hap dhe Conad këtu afër. Kemi pasur nivel të lartë kontrollesh ”, -tha ai i pyetur nga “Monitor”.
Shtatori nuk kurseu as biznesin e Artur Burnazit në sektorin e tregtisë me pakicë. Ai ushtronte aktivitetin që prej vitit 2006 në rrugën 5 Maji, por dy vitet e fundit ishin ato që kishte ndjerë më shumë rënin e xhiros.
Por edhe në zonat rurale, situate ka qenë e njëjtë. Arjana Ibrahimi, e cila banon dhe kishte prej vitesh një dyqan në Prezë tregon për “Monitor” se puna në dyqanin e saj ra ndjeshëm. Ndër faktorët që ajo liston si shkak të falimentimit është papunësia dhe varfëria e zonës ku ajo jeton. ”Në përgjithësi nuk ka punë në dyqane. Për momentin unë jam e papunë, tha zonja Ibrahimi.
Numri i bizneseve që kaluan në status pasiv, pra që kanë pezulluar aktivitetin e tyre, u rrit me 2.3 herë në krahasim me shtatorin e një viti më parë. Sipas të dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon çdo ditë në faqen zyrtare mbi bizneset që kanë kaluar në statusin pasiv, numri i bizneseve që ulën qepenat në shtator është 1,978 biznese. Prej fillimit të vitit, deri në shtator, numri i bizneseve të pezulluara është 11,292, në krahasim me 6,969 biznese që janë pezulluar një vit më parë, me rritje prej 62% në krahasim me janar-shtator 2017 .
Në krahasim me muajt e tjerë, shtatori shënoi rekord për mbylljen e aktiviteteve. Një pjesë e këtyre aktiviteteve janë edhe bizneset sezonale, që punojnë kryesisht gjatë sezonit turistik, por dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është e dukshme.
Kastriot Sulstarova punon vetëm gjatë muajve të verës në qytetin e Pogradecit. Pasi përfundon sezoni ai bën kërkesë për pezullim aktiviteti.
Të dhënat nga Tatimet tregojnë se ka pasur një numër të lartë pezullimesh në zonat turistike. Numrin më të lartë të bizneseve të pezulluara gjatë shtatori e ka Drejtoria Rajonale Tatimore në Durrës, ku janë mbyllur rreth 374 bizneseve, nga 1978 që janë pezulluar në të gjithë vendin.
Ndërkohë që numër të lartë pezullimesh kanë raportuar edhe Drejtoritë Rajonale të Vlorës, me 319 biznese, Sarandës me 272 biznese, Shkodrës me 271, dhe Lezhës me 274. Ndërsa Drejtoria Rajonale e Tiranës renditet e dyta me 361 biznese të mbyllura.
Këtë verë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shtoi kontrollet dhe inspektimet në të gjitha zonat bregdetare të vendit, duke rritur në këtë mënyrë edhe formalizimin e bizneseve sezonale në zonat turistike. /Monitor/
Eni Çobani ka pasur dje një debat të fortë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, gjatë një seancë gjyqësore për çështjen e pronësisë së një shtëpie. Rudina Islamaj, ishte palë kundërshtare pasi ish-vjehrra e saj ka kërkuar që t’i kthehet shpia që i ka marrë pas divorcit me djalin e saj.
Debati nisi pasi Rudina Islamaj kërkoi përjashtimin e trupit gjykues. Avokatja e ka konsideruar si të qëllimshme kërkesën e saj për zvarritje, teksa i ka bërë të qartë se do të jetë sërish si përfaqësuese ligjore e palës tjetër me çdo trupë të mundshme gjykuese. “Panorama” siguroi dje të plotë debatin e regjistruar në audio në sallën e gjyqit ndërmjet avokates Çobani dhe Islamajt, kur kjo e fundit kërkoi përjashtimin e treshes gjykuese.
Çobani e akuzoi atë se kishte Çimka dhe se kryente regjistrime të paligjshme. “Nuk jam as Merushja (ish-vjehrra e Rudinës) dhe as Guximi”, i drejtohet avokatja, duke nënkuptuar ish- kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës. Ka qenë pikërisht Rudina Islamaj, ajo që e incizoi dhe ia dërgoi medias ngjarjen e ndodhur dy vite më parë, ku ai i kërkonte favore seksuale për ta ndihmuar me një proces në Gjykatë. Debati mes Eni Çobanit dhe palës kundërshtare me klienten e saj, është mbyllur teksa avokatja e vinte në dijeni se do të ishte sërish përfaqësuese e palës tjetër, pavarësisht se cila trupë gjykuese do të jetë. Ndërkaq, disa ndërhyrje të Rudina Islamajt janë të pakuptueshme për shkak edhe të tonit superior të avokates së njohur. Fillimisht, seanca nisi me prezantimin e trupës gjykuese, por sapo kjo e fundit ka kërkuar nëse palët ishin dakord, Rudina Islamaj kërkoi përjashtimin e tyre.
DEBATI I PLOTË
Rudina Islamaj: Kam një kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues
Eni Çobani: Mund ta marrim dhe një kopje (të kërkesës) i nderuar.
Trupi gjykues: Ka një kërkesë nga Rudina islamaj për përjashtimin tërësisht të trupit gjykues.
Eni Çobani: Mund të jap një mendim?
Trupa gjykuese: Mendoj se nuk ka ndonjë vlerë këtu kjo pjesë sepse do të shikohet nga trupi tjetër gjykues.
Eni Çobani: Asnjë nga këto pretendime nuk kanë lidhje me objektin për të cilin jemi sot. Në qoftë se kjo bëhet në mënyrë të përsëritur…. Ne kemi qenë këtu së bashku kur një avokat kërkoi përjashtimin e njërit anëtar të trupit gjykues dhe mund ta bënte edhe zonja atë ditë të njëjtën kërkesë… Çfarë është kjo? Vetëm një gjë dua të them para trupit gjykues, pavarësisht se ju nuk do të vazhdoni më me procedurën. Unë jam një nga njerëzit që i njoh jo mirë, por i njoh me themel këto procedura..
Ndërhyn Rudina: Kjo s’është…
Eni Çobani: Të lutem, kur flas unë, ti mos fol. Kur flas unë, ti mos fol dhe kjo zonja duhet kontrolluar se kjo vjen me Çimka këtu.
Rudina Ismalaj: Unë kërkoj përjashtim të trupit gjykues…
Eni Çobani: Unë nuk jam as Merushja dhe as Guximi. Kështu që ulu aty. Ulu aty dhe më dëgjo kur flas… në rregull, se të njoh shumë mirë. Unë nuk jam nga ata persona që regjistron ti nëpër telefona. Ulu aty… Atëherë, edhe një herë i nderuar kryetar i seancës dhe anëtar të trupit gjykues, kjo është një zvarritje e padrejtë. Unë kam reagimin tim si përfaqësuese e dy personave. Në qoftë se kjo zonja e ka ngjitur me shpinë Gjykatën e Apelit, unë vij katër orë që nga Tirana. Në qoftë se kësaj nuk i bën përshtypje, po ia përsëris unë se këtu do të më kesh. Jo trup tjetër gjykues, po kudo që ta çosh ti, unë do të jem këtu. Unë e kuptoj se për çfarë i bën ti këto. Nuk e bën as për këta zotërinjtë këtu (për trupën gjyqësore), ti e bën për përfaqësuesin ligjor.
Rudina Islamaj: Ti po më kërcënon…
Eni Çobani: Unë nuk po të kërcënoj, unë flas në bazë të ligjit. Dhe ti zonjë duhesh kontrolluar kur hyn këtu në Gjykatë, sepse ti je me Çimka dhe ti regjistron në mënyrë të paligjshme. Kaq po them…
Trupa gjykuese: Meqenëse ka kërkesë për përjashtim, atëherë e ndërpresim seancën gjyqësore
Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike, se janë fshirë filmimet në Komisariatin e Krujës që tregojnë ndërhyrjen e Taulant Ballës në çështjen e djalit të deputetit të PS.
“Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik”, dekalroi Enkelejd Alibeaj.
Në përgjigje të kësaj deklarate Ministria e Brendshme në një njoftim për shtyp shkruan se për çdo kërcënim të pretenduar, Policia e Shtetit ka kryer veprimet proceduriale në mënyrë profesionale dhe ka referuar dosjen për ndjekje të mëtejshme në Prokurori.
Reagim i plotë
Lidhur me deklaratën e deputetit të PD-së, Ministria e Brendshme sqaron se: PD-ja po vijon të sulmojë me fakte të deformuara dhe të hedhë baltë pafund mbi Policinë e Shtetit. Për çdo kërcënim të pretenduar, Policia e Shtetit ka kryer veprimet proceduriale në mënyrë profesionale dhe ka referuar dosjen për ndjekje të mëtejshme në Prokurori.
E ka bërë këtë me denoncuesen Xhisiela Maloku, edhe pse ajo u tërhoq nga kallëzimi, që prej datës 23 korrik 2018, e ka bërë këtë edhe me denoncimin e ish-oficerit që braktisi detyrën, Emiljano Nuhu, që prej 30 korrikut 2018.
Çdo veprim i Policisë së Shtetit dhe i SHÇBA-së, që është investuar që nga momenti i parë i bërjes publike të pretendimeve, janë transparente dhe të referuara në Prokurori. Hetimet po drejtohen nga ky institucion dhe janë deleguar një sërë veprimesh, që ndihmojnë për zbardhjen shpejt të ngjarjes, zbardhjen e plotë të rrethanave, sqarimin e çdo pikëpyetjeje të publikut dhe ajo që është më e rëndësishmja, të përballen personat e implikuar me përgjegjësitë penale.
Në respekt të publikut, SHÇBA-ja sqaron se janë marrë në pyetje jo vetëm punonjësit e Policisë në Krujë, Fushë Krujë, Durrës, Berat e Tiranë, por edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për faktet. Referuar deklarimeve të zyrtarit të radhës së PD-së, është realisht e provuar dhe me dokumente se pretendimi për kërcënim i ish-oficerit Nuhu është duke u hetuar që nga momenti i parë i denoncimit. Dhe këtë hetim nuk po e drejton Policia, por Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjithashtu, i rikujtojmë juristit Alibeaj, se në momentin kur çështja referohet në Prokurori është vetëm ky institucion, Zot i saj, dhe Policia e Shtetit është vetëm në funksion të hetimit. Të gjitha deklaratat dhe akuzat me sfond të qartë politik janë vetëm përpjekje për të intimiduar agjencitë ligj zbatuese dhe vonuar apo penguar zbardhjen e së vërtetës.
Koha kur Ministra, firmosnin urdhra drejtuar Prokurorisë dhe bëheshin Zot të çështjes, për të mbuluar paudhësitë e qeverisjes së kohës, nuk ekziston. I kujtojmë z. Alibeaj, megjithë sikletin që mund të ketë patur, se publiku e ka ende të freskët skandalin ligjor të ish-ministrit të Drejtësisë në Prokurorinë e Tiranës, për një dosje që shqetësonte pushtetin e kohës.
Në mbyllje, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat mbeten të hapura, transparente dhe nxisin fort Prokurorinë për të zbardhur shpejt të vërtetat dhe rrethanat për gjithë akuzat e ngritura.
Juristja e njohur Eni Çobani ka mohuar të jetë shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës, për debatin që ka pasur në seancë gjyqësore me nusen e klientes së saj. E kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, juristja Eni Çobani e ka mohuar gjithçka, përkundrazi ajo ka bërë të ditur se në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asgjë nga ato që flitet nëpër media.
Eni Çobani e ka quajtur skandaloze një gjë të tillë, ndërsa thekson se po kthehet në Tiranë dhe se nuk ka pasur asnjë shoqërim në komisariat. “E gjitha është një dezinformim. Skandaloze, nuk e di se si ka dalë ky lajm që unë jam shoqëruar në komisariat. Është një lajm i rremë dhe se di se si mund të luhet me figura publike. Unë jam duke u kthyer për në Tiranë dhe një gjë të tillë e kam marrë vesh nga të tretë”, ka thënë Eni Çobani.
Kanë mbërritur në Tiranë përfaqësuesit e “Telekom Serbia” për të kërkuar zyrtarisht nga qeveria shqiptare autorizimin për të blerë “Telekom Albanian”. Sipas Top Channel drejtuesit e “Telekom Serbia” kanë takuar këtë të mërkurë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar nga qeveria pëlqimin për blerjen e “Telekom”-it. Burime të besueshme nga qeveria i thanë Top Channel se përfaqësuesve të “Telekom Serbia” u është thënë se pavarësisht se shteti s’ka rol në një transaksion të mundshëm mes dy kompanive private, futja e tyre në tregun shqiptar në një sektor strategjik si telekomunikacioni, nuk është e mirëseardhur.
Sipas këtyre burimeve drejtuesit e ministrisë së infrastrukturës i kanë komunikuar “Telekomit Serb” se hyrja e tyre në Shqipëri do të ishte krejt e papërshtatshme edhe për biznesin e tyre, pasi mund te sjellë reagime të padëshirueshme të natyrës politike.
“Qeveria shqiptare preferon një tjetër profil investitorësh në këtë sektor të rëndësishëm strategjik me sensibilitet të lartë publik, duke qenë plotësisht e gatshme të mirëpresë investimet serbe në të gjitha fushat e ekonomisë”. Vetë qeveria pretendon se nuk mund të ndalojë dot blerjen e “Telekom Albania” nga “Telekomi Serb”, nëse dy kompanitë do të arrinin marrëveshjen. Sipas saj, shteti shqiptar aktualisht nuk ka asnjë të drejtë pronësie mbi “Telekom Albania” dhe nuk ka asnjë rol në transaksionet financiare mes dy kompanive private.
I vetmi rol rregullator i institucioneve shqiptare është përmes Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që bën transferimin e licencave në rast ndryshimi pronësie ashtu sikurse edhe Autoriteti i Konkurrencës që kontrollon kushtet e veprimit në treg mbi parimet dhe rregullat e konkurrencës.
Por burime nga qeveria thonë se ka shumë pak gjasa që këto dy mekanizma të kenë hapësira ligjore për të ndërhyrë në një transaksion privat mes dy operatorësh që kanë eksperiencë dhe vite operimi në këtë fushë. Ndërkohë sipas mediave serbe “Telekom Serbia” ka bërë ofertën më të lartë për blerjen e “Telekom Albanias”, duke ofruar 60 milionë euro. Kjo shifër e bën “Telekomin Serb” favoritin kryesor për të vlerë “Telekom Albania”, një situatë që nuk do ta kishte parashikuar askush.
“Tre Muskutjerët” e muzikës shqiptare, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda do të performojnë në një super koncert tek Liqeni Artificial i Tiranës. Mëngjesin e sotëm Redon Makashi ka qenë i ftuar special në emisionin e mëngjesit ‘Kafe In’. Teksa zbuloi disa detaje mbi koncertin që shumë shpejt do mbledhë adhuruesit e muzikës së mirë për të dëgjuar “Tre Muskutjerët”, nuk i shpëtoi as pyetjeve ngacmuese nga moderatori Flavio Qarri.
Si fillim ai e pyeti për televizonin, a i ndjek programet që transmetohen dhe Redoni përfitoi për të shprehur pakënaqësinë për faktin qe ka shumë politikë. Ndërsa kur u pyet për këngëtaret e reja, i ndjek apo jo, Redoni u tregua i prerë: “Jo”. Më tej përdori epitetin ‘këngëtarucet’ për të shprehur pakënaqësinë.