Largimi i Lulzim Bashës dhe opozitës së bashkuar nga salla e Kuvendit që prej fillimit të këtij sesioni parlamentar për shumë analistë, opinionistë, ish politikanë është vlerësuar si një fakt që i hap rrugë Ramës të bëjë ç’të dojë në sallën e parlamentit. Dhe duket se kështu do të ndodhë edhe me ligjin për Teatrin Kombëtar.
Një prej tyre është edhe Koço Kokëdhima. Ai thotë se kjo gjë që ka bërë Basha, është maskarallëk. “Qeveria do të kalojë sot me urgjencë ndryshimet në ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Deputetët e saj kanë braktisur luftën në parlament dhe kanë marrë arratinë. Do të “protestojnë” në Vlorë! Është e njëjta skemë që përdorën më 17 shtator për të mbytur luftën e kuksianëve për traun te “Rruga e Kombit”. SHQUP-i është blerë nga Rilindja dhe dashnorët e betonit. Ky është maskarallëk”, thotë Kokëdhima.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (akep) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave online, pas një kërkese të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (shih listën e faqeve të bllokuara në fund).
Burime zyrtare të AKEP thanë për Monitor se “AKEP nuk është institucioni iniciues dhe as vendimmarrës në lidhje me bllokimin e aksesit të faqeve elektronike, por AKEP ka marrë një kërkesë zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, ku është kërkuar bllokimi i faqeve të internetit të shoqërive që ofrojnë zhvillimin e lojërave online, në kundërshtim me Ligjin nr.155/2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”.
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka dërguar kërkesën pranë AKEP, pasi ka vlerësuar si të paligjshme përmbajtjen e faqeve elektronike.
Pas marrjes së kërkesës AKEP u ka çuar një shkresë operatorëve, që kryejnë aktivitet në fushën e basteve sportive, ku kërkon mbylljen e faqes. “AKEP, me disponimin e kërkesës së organit kompetent të fushës për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, i drejtohet sipërmarrësit, subjektit që ofron rrjetin dhe/ose shërbimet e komunikimit elektronik publik, për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit të kësaj përmbajtje”.
Pas kësaj kërkese për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, sipërmarrësi është i detyruar të veprojë menjëherë për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit.
Këto faqe interneti ofronin opsionin e kazinove, lojërave online dhe vendosjes së basteve për ndjeshje, një aktivitet që është konsideruar si i paautorizuar dhe i palicencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Aktiviteti i lojërave të fatit, lotove e kazinove është zgjerur ndjeshëm vitet e fundit edhe përmes pikave fizike të ofrimit të këtyre shërbimeve. Sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, bazuar në xhirot e deklaruara të 14 kompanive kryesore të kazinove, basteve, loto, bingo, lotari, qarkullimi vjetor zyrtar i industrisë ishte 16.6 miliardë lekë, ose rreth 132 milionë euro, në vitin 2017. Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve për loto e kazino janë rritur me 9.3%, apo rreth 11 milionë euro më shumë. Biznesi më i madh është te kazinotë. Nga deklarimet zyrtare, kazinotë elektronike rezultojnë kategoria ku shqiptarët tentojnë të provojnë fatin, në zgjedhjen e bardhë apo e zezë, lojërat me fruta, slot machines etj. Në subjektet e licencuara nga Autoriteti si kazino elektronike, rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë, ose rreth 78 milionë euro. Kazinoja elektronike më e madhe në vend APEX – AL, e ndjekur nga ADRIATIK GAME, ASTRA ALBANIA Sh.a. Rritja e qarkullimit vjetor për kazinotë ka qenë minimale në 2017-n. Në të kundërt, kompanitë e basteve sportive kanë parë rritje të ndjeshme të të ardhurave në 2017-n, ndonëse një vit i zakonshëm pa Kampionate Botërore apo Europiane, i ndikuar nga shtimi i pikave nëpër qendrat e qyteteve. Për Top Start, Lotto Sport, ITSGA, rritja vjetore ka qenë afër 20%. Në total, shpenzimet për loto ishin 5.8 miliardë lekë, ose rreth 48 milionë euro në vitin 2017.
Lista e faqeve elektronike, që janë bllokuar nga AKEP, pas kërkesës së Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është si më poshtë:
Sot vendoset fati për godinën e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë që pritet që deputetët e mazhorancës të votojnë kundër dekretit të Presidentit për mos shembjen, deputetët e opozitës pritet të mblidhen në Vlorë.
Një ditë para seancës plenare, dy krerët e grupeve parlamentare PD-LSI përmes një shkrese i kërkuan kryeparlamentarit që të mos përfshijë në rendin e ditës votimin e ndryshimeve ligjore për Teatrin, por vetëm miratimin pro të dekretit presidencial, i cili sipas opozitës rrëzon automatikisht ligjin aktual. 24 orë para se dekreti të kalojë në seance plenare në zyrën e kryetarit te Kuvendit trokitën edhe kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, si dhe realatori i ligjit të ndryshuar Ilir Beqaj.
Në përfundim të takimit që zgjati rreth një orë asnjë prej pjesëmarrësve nuk pranoi të prononcohet, ndërsa më vonë u mësua se kryetari i Kuvendit kishte vendosur të thërrasë me 26 shtator mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve për të diskutuar nismën kushtetuese të opozitës për vettingun në politikë. Lulzm Basha kishte deklaruar se afati i fundit ne dispozicionin të kryeparlamentarit për të thirrur këtë mbledhje është e premtja e 22 shtatorit, por kryeparlamentari duket se e ka vlerësuar ndryshe.
Policia e Shetit do të ketë një organizim të ri për arrestimin e personave të rrezikshëm si dhe idetifikimin e personave të lëvizin me mjete të blinduara. Një urdhër i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dërguar drejtorive në qarqe, por edhe komisariateve, i kërkon strukturave të krimeve të evidentojë situatën në territorin që mbulojnë, nisur edhe nga organizimi i ri me të ashtuquajturat “zonat policore”.
Sipas burimeve, në urdhrin e kryepolicit Ardi Veliu, ky i fundit shpreh pakënaqësinë me rezultatet e deritanishme dhe i kërkon strukturave të punojnë me prioritet për kapjen e personave në kërkim, atyre për të cilët ka informacione që mbajnë armë, rifreskimin e listave të kontingjentit kriminal, por edhe identifikimin e personave që lëvizin me automjete të blinduara. Një operacion i ngjashëm për makinat e blinduara u zhvillua dhe ne vjeshte te 2017-es, por shumica dërrmuese e automjeteve që u bllokuan iu kthyen sërish pronarëve.
Kushtet që një individ të marrë autorizim nga policia për përdorimin e një mjeti të blinduar janë shumë strikte, ndaj sipas burimeve, ka dyshime se personat me probleme të përfshirë në aktivitete kriminale, përdorin edhe automjete të shoqërive private të sigurisë fizike për të lëvizur. Së fundmi 5 makina të blinduara u bllokuan në Shkodër pas ndërhyrjes në dy lagjet problematike të qytetit. Mjetet dyshohet se nuk kishin asnjë dokumentacion ndërkohë që po hetohen edhe procedurat e futjes së tyre në Shqipëri./ TCh
Opozita e bashkuar është mbledhur në Vlorë sot. Në krah të kreut të PD-së Lulzim Basha kanë qenë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Basha që në nisje të fjalës së tij ka sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. E ka nisur me teatrin dhe më pas me drejtësinë.
“Në sallën e kuvendit një maxhorancë e inkriminuar po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë e Europës.
Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një tufë delesh u kapën flagrant në vjedhje, përmes një proceduar të përshpejtuar për grabitjen e pronës publike që të ngrinin 7 kulla me një vlerë 200 milionë euro. Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që nuk e kupton më se Edi Rama është një hajdut me damkë. U kapën në një akt vjedhje. Kur një qytetar
Nuk ka prokuror për të gjykuar banditët, kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi që është kthyer në instrument të politikës së lidhur me krimin. Shullazi Tahiri e Rama janë një.
Drejtësia në kolaps shteti në kolaps, pa gjykatë kushtetuese pa prokuror, nuk mund të jetë zgjidhja për kuvendin
Ne ndodhemi në emergjencë kombëtare, Prokuroria ka rënë siç e demonstron rasti Shullazi”, deklaroi Kreu i PD-së.
Kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmë në një intervistë ka argumentuar kundër ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bashkimin e Preshevës me Kosovën e ka quajtur përrallë pasi Serbia sipas tij nuk e jep atë territor pa luftë. Haradinaj ka befasuar duke thënë se Kosova e Shqipëria nuk kanë ushtri të forta dhe se në të dy vendet “vidhet në shetet”.
Haradinaj duket se ka befasuar edhe vet moderatorin Blendi Fevziu kur ka pohuar se “ne i vjedhim shtetet tona derisa ka argumentuar fortë kundër ndryshimit të kufijve duke thënë se një gjë e tillë bëhet vetëm me çizme.
“Edhe në Amerikë edhe në Evropë, edhe gjithkund kufijtë i vendosin çizmet, ushtarakët, ata që s’i ndërrojnë corapët me muaj të tanë, mos të flas për të brendshmen e tyne, nuk i ndërrojnë kufijtë do që qesin gell edhe do që shëtiten knej e dalin me majtë fjalime, nuk ndërrohen ashtu kufijtë, këto janë kufijë që i ka vendos raporti i forcave, nuk i hapë as Shqipërimi, as Ragmi Mustafa as Riza Halimi, nuk mund t’i ndërron dikush, njo i Kosovës, është raporti i forcave gjithë bota ka qenë në këmbë kur janë vendos këta kufij. I kam njoft nga afër gjithë ata djem të Preshevës që kanë luftu të UCPMB’së i kam shokë, ata jetojnë në Kosovë, s’guxojnë me u kthy andej, Serbia s’ju ka lënë një lapidar, janë përralla ato që ti po e merr Preshevën, përrall me mbret. Po pate fuqi, tyta të zjarrit, po pate njerëz, po pate vendosmëri, vendimmarrje, po pate aleatë, po nuk hyhet në shkëmbime si jemi ne sot…”
Pyetja: Pse si jemi ne sot?
“Po ne vjedhim shtetet tona o burrë, ne s’kemi bo ushtri të forta që mbrojnë interesat… e dimë ne si jemi, e shohim si jemi, nuk bëhen këto punë kështu”
Ndërsa parlamenti do të kalojë sot amendimet e ligjit për Teatrin, para parlamentit ka nisur një protestë. Dhjetëra qytetarë, aktivistë e artistë janë ngritur në protestë për të kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar.
Regjisori Edmond Budina iu ka bërë thirrje qytetarëve të çohen sepse Shqipëria ka marrë fund. “Ngrihuni o njerëz se ka marrë fund Shqipëria. Me këta politikanë duhet ta kesh mendjen çdo ditë sepse ta fusin. Ndaj çohuni dhe mos flini”, tha Budina.
Ambientalisti, Sazan Guri, ka bërë thirrje që të gjithë deputetët e opozitës të mblidhen për t’i thënë “jo” rivotimit të Ligjit të Teatrit.
Sipas Gurit, kjo rezistencë për mbrojtjen e Teatrit nga shembja është kauza më e luftuar që nga fillimi i demokracisë në vend. Teksa komentoi taksën për “Rrugën e Kombit”, Guri tha se nuk do të lejohet e njëjta gjë edhe me Teatrin, pasi sipas tij, Rama i vendosi në gjumë kuksianët.
“Sot pas 8 muajve, 448 ditëve protestë e rezistencë. Ku për herë të parë të Shqipërisë, artistë dhe shqiptarë kërkojnë të mbrojnë demokracinë dhe kushtetutën shqiptare. Po vidhet prona publike. Sot fillon një epokë e re, por e shtrembër për shqiptarin. Ne nuk do t’i lejojmë të na vënë në gjumë siç bën me kuksianët. Doja ti bëjë thirrje opozitës, dhe të mblidhen për rrëzimin e ligjit. Prandaj, sot është dita e ndarje dhe ne do ta përforcojmë angazhimet tona. Ne nuk do të donin, që të përleshemi trup më trup”, tha ai.
Ndërkohë që opozita do të mblidhet sot në Vlorë, duke vijuar bojkotin e seancës së kuvendit, sikundër ka ndodhur që nga nisja e sesionit të ri parlamentar, në sallë do të jenë sot dy deputetë të LSI-së.
Vete LSI ka bere me dije lajmin, duke dhene edhe sqarimin per kete prani te deputeteve te saj.
“Sot ne Kuvend do marrin pjese dy deputetet e LSI-se Lefter Koka dhe Vangjel Tavo. Ata do te jene vetem per procedure, pasi jane ne limitet e afatit 6 mujor te mosprezences ne salle. Pra do jene sot ne Parlament per te shmangur djegien e mandateve dhe pas kesaj do te rilene sallen menjehere. Tavo dhe Koka kane munguar per arsye familjare”- njofton LSI.