Aurora

Viziton Shqipërinë, turisti i huaj publikon videon e mrekullueshme

Xianlong Chow ka realizuar një video të shkurtër gjatë aventurës së tij në Shqipëri, ku qëndroi dhjetë ditë, për të promovuar tokën shqiptare.
“Parajsa e Fshehur”, e ka quajtur Shqipërinë Xianlong, duke inkurajuar njerëzit që ta vizitojnë atë.

Prej qyteteve më të njohura e deri te riviera shqiptare, Xianlong është mahnitur me atë çfarë ka gjetur në Shqipëri, transmeton Gazeta Express.

Në videon e publikuar në Facebook, shkruhet:

“S’keni qenë ende në Shqipëri? Është koha t’ju tregojmë se çfarë bëmë me Choose Balkans gjatë këtyre dhjetë ditëve aventurë nëpër Shqipëri”.
Ta shohësh me sytë e tu është më e pabesueshme sesa në video, thuhet tutje në përshkrimin e videos.

Shikojeni më poshtë:

https://www.facebook.com/XianLongChow/videos/241906099834170/?t=0

Viziton Shqipërinë, turisti i huaj publikon videon e mrekullueshme Read More »

Ku qëndron enigma çame dhe e batalionit “Çameria “?

Shkruan: Fahri XHARRA

Ku qëndronte suksesi historik i Kushtetutes së vitit 1974 ?

Pa asnjë diskutim çështja çame dhe Çameria janë një  plagë që ende nuk janë shëruar dhe që vazhdimisht rrjedhin gjak. Çështjes së Çamerisë nuk do i ndalemi asnjë herë apo deri sa të egzistojmë si komb dhe si shtete shqiptare që jemi. Grekët le të kacavirren sa të duan në degët  e kalbura të drurit të  mashrimeve të tyre, le të bërtasin sa të duan , le të çfrytëzojnë sa të duan poziten e tyre  gjeografike -strategjike e cila iu jep lehtësira për demagogji dhe gënjeshtra, por nuk guxojnë të harrojnë që ne jemi popull i gjallë dhe do e mbrojmë të vërteten tonë.

Enigma çame qëndron në pafuqinë e shteteve shqiptare në ballafaqim me grekët. Pozita e dobët ekonomike e qytetarëve si dhe dobësia politike e politikes po ashtu shqiptare e bejnë grekun superiaor.
Ne gjithmonë kemi vajtuar që jemi si popull i papërfillur nga të tjerët dhe fajet i kemi bartur gjithëmonë tek tjerët , tek te huajt. Po sikur të kërkonim të gjenim fajtorin në mesin tonë , a  jemi edhe vetë fajtorë për shkeljen e vazhdueshme që na bëhet  ? Po , bile shumë.

Të dëshpëruar me plotë arsye me të kaluaren komuniste mbi 40 vjeçare në Shqipëri, shqiptarët nga pezmi dhe mllefi  shkatërruan çdo gjë të ndërtuar gjatë asaj kohe. Edhe ullishtet, pa folur për të tjerat të cilat i zhbënë nga faqja e dheut . Ky ishte një mashtrim dhe një symbylltësi e atyre që e morren ne duar të tyre Shqiperinë post-komuniste
Të japi një shembull nga Gjermania e pas luftës, gjermanët të bombarduar , të rrenuar me shtëpi e katandi, me fabrika dhe dhe spitale , pra të shkatërruar me çdo gjë të  mundur, nuk i humbën shpresat e jetës së tyre edhepse e dinin që e gjithë fatkeqësia kishte ardhur nga  hakmarrja e botës kundër nacizmit dhe Hitleritscreenshot_826

Edhe më e keqja : “Çliruesit  Rus ?  Në vitin 1945, ndërsa trupat e Ushtrisë së Kuqe Sovjetike përparuan përmes Europës Lindore dhe përfundimisht pushtuan Berlinin, mijëra gra në Europën Lindore dhe pothuajse dy milionë gra gjermane u përdhunuan në një nivel të dhunës që kurrë nuk shihej më parë ose që nga ajo kohë. Në shumë raste gratë ishin viktima të përdhunimeve të përsëritura, rreth 60 deri në 70 herë.  Përdhunimi vazhdoi me vite të tëra. Pothuajse 100,000 viktima përfunduan me  vetëvrasje “
Pra gjermanët së pari ato pak makine apo mjete prodhimi që iu mbetën, iu bënë kulmin . Vetë flinin nën çadra.  E shihni ndryshimin në mes tyre dhe nesh ?
E gjithë kjo ishte pasojë e krijimit të kultit të shpëtimtarit. E gjithë kjo ishte nga ajo që në përgjithësi u mohua e kaluara, u krijua njeriu  “i  ri “ pa ndjenja për të përghithshmen, pa ndjenja për historinë, pra një fshierje  totale e trurit të shqiptarit. Kujt i dhimbsej ajo që që sjellë bukë, ajo që i pengonte vërshimet, ajo që e mbronte atdheun ? “Prishe se nuk është e imja ! “ –sllogani vetëshkatërrues shqiptarit të ri. Sa ishim të manipuluar, sa ishte i manipuluar shteti i 40-50 viteve të kaluara ?

Nëshkrimin e kaluar e shkrova: “Kohëve të fundit po shkruhet me të madhe për Çamerinë, për shpifjet greke,  për fatin e çamëve, masakrat, dëbimin e tyre nga tokat e tyre .  Eshtë një enigmë e madhe, pse në kohën e Bujanit nuk u organizue një Bujan edhe për Çamerinë ?. E  di kush përgjegjen ? Pse mungoi vullneti i dikujt  përmbajtjen e një mbledhjeje të tillë?

Pra pse nuk u krijua një Konferencë  e ngjashme me ate të Bujanit 1943-1944 ? edhe në Greqi kishte  grekë antifashist,. Pse ?  Pse u shkatërruar batalioni “ Çameria ‘” ? Jo, pse ajo konferencë , apo batalioni “Çamëria” i kishte ndërruar rrjedhat historike të vendosura në Konferencën e Jaltes, por në mënyrë indirekte kishte pasur një impakt  në ngjarjet e më vonëshme.

Ndodhi, çka ndodhi me Çamerinë t`i këthehemi Kosovës së kohës së njejtë.

Përderi sa Greqia u vendos t`i takonte Perëndimit , kurse Shqiperia dhe Jugosllavia lindjes ne si shqiptar ku ishim në atë kohë ?   Kufinjt nuk ndryshuan nga ata të  Londres 1912. Ne mbetëm me ata që ishim. Fatbardhësisht që  Shqiperia shpëtoi. Kosova ra  përsëri nën thundren sllave.
Vetëdija dhe largëpamësia e ngritur e disave , që e organizuan Bujanin e që më vonë e  e krijuan !968-tën, e krijuan Kushtetuten e vitit 1974,  neve si shqiptar na shpëtoi nga shumë gjëra zhbërëse.

Neve kurrë nuk na është permendur që të njohim të vërtetën e Kosovës  sepse duke i pasur dy lëvizjet si atë nacionaliste ( ballistët ) dhe atë partizane ( komunistët ) ne kemi shpëtuar nga një debim masiv si bashkëpunëtor të fashizmit  ( edhe një gjë, duhet bërë dallimin   e madh në bindje nacionale në mes të partizanëve të Shqiperisë dhe atyre të Kosovës )screenshot_827

Pra, serbët ishin totalisht të penguar për një masë të tillë  të dënimit kolektiv të një kombi të tërë dhe zbrazjes së saj nga shqiptarët, dhe kjo duke i falënderuar të menduarit ndryshe të njerzëva tanë për kombin dhe ardhmërinë e tij, e që ishte pasqyruar shumë më herët ende pa u ditur kapitullimi i Gjeramnisë, pra Konferencës së Bujanit. Mendo pak , mendo me arsye !
Se kush e çliroj tërë Ballkanin nga gjermanët , dihet .  Por, mos të ishin edhe partizanët partizanët shqiptar të Kosovës si pjesëmarrës të luftës , neve na kishte gjetur fati i dëbimit me arsyetimin banal që e përmenda më herët. Pse, ruset nuk erdhen të “çlirojnë” Kosovën nga gjermanët ?
Pos dëbimit , si do të kalonin gratë dhe vajzat tona ? Si mos ma keq . Mos t`a hapi këtë temë

Me cfarë arsyetimi serbët i dëbuan gati një milion shqiptar të Kosovës në vitin 1999 ?
– Arsyetimi i tyre se ishim bashkëpunëtor të NATO-s

Nesër: Pjekuria kombëdashëse e të gjitha kohërave në Kosovë .

Fahri Xharra,04.10.18
Gjakovë

(Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se “çamët janë kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me nazistët”. )

Ku qëndron enigma çame dhe e batalionit “Çameria “? Read More »

Dashuria e komunistëve shqiptarë për bankat, bankierët dhe paratë

Nga Gjergj Thanasi

Në vitin e mbrapshtë 1997 u vu re një fenomen i panjohur për shqiptarët: plaçkitja e bankave, rrëmbimi i bankierëve dhe plaçkitja e parave dhe sendeve me vlerë të pasagjerëve të autobusëve ndërqytetas. Veprimet e bandave të armatosura kryesisht me inspirim apo edhe me urdhër të së majtës shqiptare në v. 1997 ngjanin si dy pika uji me veprimet e njësiteve guerrile dhe formacioneve partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Duke u mbështetur në dokumente nga burimet arkivore zyrtare italiane e gjermane do të ofrojmë një tablo të pjesshme të vjedhjes, grabitjes së floririt, sendeve me vlerë parave letër nga formacionet guerrilje komuniste në periudhën pranverë-verë 1943 dhe vjeshtë 1944. Burimet tona të informacionit janë dokumente zyrtare të forcave të pushtimit italian, të Karabinierisë mbretërore, të GAF-it (Roja e Kufirit), të Milicisë fashiste apo edhe kuesturave të ndryshme në territoret e banuara nga shqiptarët në Ballkan.

Korçë 4 prill 1943

Banda partizane e komanduar nga Shefqet Mulka ndaloi rrugës për në Leskovik një kamion të Shoqërisë SASTEB dhe grabiti ushqimet dhe një sasi frangash ar, që transportoheshin me të. Banda la një dëftesë për sendet e grabitura. (Komanda e lartë e forcave italiane në Shqipëri).

Lexuesve besojmë se u kujtohet dëftesa të ngjashme që lëshonin komitetet e kryesuara nga kol. Kocia apo gjen. Gozhita në Sarandë e Gjirokastër, kur grabisnin mjete të ndryshme transporti ne pranverën e v. 1997.

Gjirokastër 15 prill 1943

Banda Dume (Baki) ndaloi autobusin, që vinte nga Leskoviku, pasi kontrolluan pasagjerët dhe morën një sasi sendesh me vlerë dhe parash në kartmonedhë e lejuan autobuzin të vazhdonte udhëtimin drejt Gjirokastrës. (Komanda e lartë e forcave italiane në Shqipëri)

Korçë 16 prill

Persona të armatosur të bandës së Rahman Zvarishtit morën një sasi barnash mjekësore dhe frangash letër nga depoja e minierës së Xhardes 4 Km nga Qafë Thana. (Komanda e lartë e forcave italiane në Shqipëri)

Vlorë 5 maj 1943

Natën e pesë majit disa rebelë të armatosur me shenjën komuniste në kapele hynë në kapanonin, ku flinin punëtorët italianë në Crionero (Ujë i Ftohtë). Ata u grabitën 20 punëtorëve italianë veshmbathje dhe të gjitha të hollat, që kishin me vete. (Komanda e Milicisë fashiste)

Gjirokastër 8 maj

Rreth 20 persona të armatosur me 2 mitralozë ndaluan disa automjete civilë në Rrugën Ersekë- (Përmet)-Leskovik duke grabitur mallra, pako postare për karabinierët e tenencës (nënrepartit) të Leskovikut si edhe të hollat e udhëtarëve. (komanda e lartë e forcave italiane në Shqipëri)

Gjirokastër 8 maj

Njëzet persona të armatosur ndaluan autobusin civil të Linjës Llongo (Pogon)- Gjirokastër dhe u grabitën udhëtarëve 25 napolona flori dhe 100 napolona letër. Banditët flisnin  greqisht dhe shqip dhe mbanin në kapele shenjën dalluese komuniste. (Komanda e lartë e forcave italiane në Shqipëri)

Prizren 23 maj

Në lokalitetin Qafarat të Pukës një bandë komuniste grabiti 7 udhëtarë, që udhëtonin me një makinë me targa Shkodre në pronësi të Medo Dervishit. Udhëtarëve ju grabitën sende me vlerë dhe të holla në shumën 200 napolona. (Komanda e karabinierisë mbretërore në Shqipëri)

Gjirokastër 24 maj

Disa rebelë të armatosur komunistë sulmuan disa vetura civile në lokalitetin Llongo-Kakavijë duke u grabitur 9240 napolona monedha floriri turke dhe rreth 300 napolona letër. Personat e grabitur shqiptarë  të ish Mbretërisë së Greqisë del se kishin ardhur ilegalisht në Gjirokastër për të blerë mallra në tregun e Gjirokastrës për t’i shitur më pas në tokat e Camërisë. (karabinieria Gjirokastër)

Elbasan 4 qershor

Natën e 4 qershorit 50 persona të armatosur me shenja komuniste në kapele 2 Km.larg Elbasanit sulmuan furgonin e Shoqërisë elektrike SITA. Shoferi pasi ju grabitën 4 000 franga ar (faktikisht letër), u la i lirë të vazhdonte rrugën. (garnizoni Elbansan)

Berat 7 qershor

Bashkëpunëtorë në vrasjen e Drejtorit të Bankës së Shqipëirsë, Dega Berat dhe llogaritarit të bankës Primo Mecchini thuhet se kanë qenë prefekti i tanishëm Lutfi Shehu dhe kuestori Sherif Zevani. I pari ka bashkëpunuar me banditët komunistë për organizimin e vrasjes dhe fshehjen e motivit të grabitjes si gjoja vrasje politkie me profil anit italian, ndërsa i dyti ka strehuar në shtëpinë e tij për 4 netë rresht një nga atentatorët,që kishte mbetur i plagosur gjatë sulmit gjakësor. Shehu dhe Zevani janë që të dy me ndjenja nacionaliste anti italiane dhe ka prova se  po bashkëpunojnë me komunistë si të arratisurit Radovicka, Ujaniku apo Staravecka. (Komanda e Armatës IX)

Vlorë 23 qershor

Katër komunistë të armatosur me pistoleta hynë në zyrën e postës civile Vlorë dhe grabitën 24 000 franga në para të thata si edhe kutinë e sendeve me vlerë, që kishte ardhur nga Fieri dhe do dorëzohej Banca di Napoli, Dega Vlorë. (Karabinieria Vlorë)

Korçë 15 qershor

E njëjta bandë komuniste, që sulmoi eskortën e gjen/major Triccoli (gjenerali u plagos) sulmoi në orën 8 të mëngjesit të 15 qershorit Mario Alfredo Mancini-n,33 vjec, banues në Strugë me punë  llogaritar i ndërmarrjes AMMI. Mancini u vra, ndërsa ju grabit canta me franga shqiptare dhe lira italiane.  Motorcikleta, me të cilën udhëtonte Mancini, u dogj nga banditët. (Komanda e Korparmatës IX)

Në këto informacione të ofruara nga dokumentet zyrtare italiane d.m.th. nga burime informacioni me besueshmëri të lartë vërehet se grabitja me armë e parave në kartmonedhë apo monedha floriri si edhe sendeve me vlerë  nga formacionet guerrilje komuniste ishte  një gjë e zakonshme gjatë viteve të luftës. Historiografia zyrtare komuniste në botimezyrtare si Historia e Shqipërisë, Historia e Lëvizjes Nacionalclirimtare, Historia e PPSH-së, historikët e Luftës Nacionalclirimtare në qarqe të ndryshme etj. në asnjë rast nuk përmend grabitje parash apo sendesh mevlerë nga njësitet guerrile e formacionet partizane. Shumë, shumë flitet për marrje ushqimesh, veshmbathjesh, materialesh farmaceutike apo propagandistikepër nevojat e luftës. Vrasja e bankierëve, llogaritarëve e kasierëve italianë nëa to raste,që përmendet, justifikohet si vrasje spiunësh apo elementësh të rrezikshëm fashistë. Tipik është rasti i grabitjes me armë të Bankës së Shqipërisë, Dega Durrës në korrik 1943 nga njësiti guerril Durrës. Në Historiën e Luftës Nacionalclirimtare dhe në pllakën përkujtimore në murin e Bankës flitet vetëm për marrje kaq e aq kuintalësh sheqeri, orizi e letre cigareje për nevojat e partizanëve të Grupit të Pezës dhe nuk përmenden sasi të konsiderueshme të frangave letër, lirave italiane dhe markave gjermane të okupacionit për Greqinë të vjedhura në Bankën në fjalë. Po ashtu nuk përmendet fakti, që nëpunësve dhe klientëve, që ndodheshin në bankë në momentin e grabitjes, ju vodhën 4 orë dore dhe një sahat xhepi si dhe disa bizhu personale dy klienteve italiane të bankës. (Informacion i hollësishëm i karabinierisë Durrës për Kol. Gamucci-n e Karabinierisë mbretërore Tiranë).  Pra guerrilasit trima për nevojat e luftës u kishin marrë burrave e grave sahatët, vathët, byzylykët dhe unazat e arta. Veprimetë tilla të nacionalçlirimtares të kujtojnë foton e pa retushuar të kapterrit bolshevik,që ngre flamurin e fitores mbi ndërtesën e Raishtagut në Berlin. Ushtari ka në të dyja duart 6 orë dore grabitur gjermanëve, që po i clironte nga nazizmi. Grabitje të tilla me armë si ajo e korrikut 1943 në bankën e Durrësit ngjajnë si dy pika uji me grabitjet me armë për motive ordinere të bankave kudo në botë.

Hajdutëria e komunistëve shqiptar në prag të fitores mbi kundërshtaret e tyre dhe sidomos pas fitores morri përmasa të jashtëzakonshme. Në nëntor 1944 nëpunësit shqiptarë të Bankës së Shqipërisë, dega Prizren u dorëzuan brigadave partizane shqiptare 4 milion franga ar (letër) të mbetura në bankë pas shpërbërjes së administratës shqiptare dhe tërheqjes nga Prizreni të në repartit të Divizionit SS Prince Eugene. Procesverbali i dorëzimit mban firmat e dy komisarëve shqiptarë: Komisar Sali Verdha (për Brigadën XIII partizane)dhe Komisar Ramiz Alia (për Divizionin V). Këto 4 milion franga ar nuk u kthyen kurrë në arkën e Bankës së Shqipërisë, as kur ishte drejtor Dhimitër Pasko, as kur u bë drejtor Kostë Boshnjaku.

Në këtë përvjetor të 29 nëntorit, mbas fakteve të lartpërmendura mund të themi se partizanët tanë trima e çliruan Shqipërinë edhe duke plaçkitur me armë vetura, furgonë, kamionë, banka, franga e lira italiane letër, napolona e lira turke ar, ora dore e sahatë xhepi e sigurisht bizhuteri ari e gjithfarë sendesh me vlerë./ Citynews

Dashuria e komunistëve shqiptarë për bankat, bankierët dhe paratë Read More »

Historia e vërtetë e 300 spartanëve që mbajtën Termopilet

Lufta mitike

Ngushtica e Termopileve u mbajt për 3 ditë nga vetëm 300 spartanë kundër një ushtrie të madhe persiane. 299 prej tyre u zhdukën.

E vërteta

Edhe pse ishin 300 spartanë prezentë në mbrojtje të Termopileve, ishin të paktën 4000 aleatë të përfshirë në dy ditët e para të luftës dhe 1500 trupa të tjerë të përfshirë në qëndresën e fundit.

Përsëri një numër shumë i vogël në krahasim me forcat përballë tyre.

Sfondi historik

Pasi ngriti një ushtri tepër të madhe ndoshta të përbërë nga 100 mijë luftëtarë Mbreti Persisë, Kserksi, pushtoi Greqinë në vitin 480 para erës sonë, në përpjekje për t’ia shtuar këtë shtet perandorisë së tij që në atë kohë shtrihej në tre kontinente.

Grekët iu përgjigjën me aleancën e tyre, duke u treguar persëve për fortifikimin e ngushticës së Termopileve, që ishte vetëm 40 milje larg.

Këtu forcat e vogla greke mund të bllokonin ushtrinë dhe flotën e persianëve dhe në njëjtën kohë shpresonin të mbronin dhe vetë Greqinë.

Spartanët, një popull brutal me kulturën më ushtarake në histori (një spartan mund të arrinte burrërinë vetëm nëse vriste një skllav), pranuan të mbronin Termopilet.

Megjithatë kjo marrëveshje u arrit në gjysmën e parë të vitit 480. Muajt kalonin dhe persianët vazhdonin avancimin e tyre, por pa nxitim. Gjatë kësaj kohe Kserksi kishte arritur malin Olimp në muajin gusht.

Kjo ishte një periudhë e keqe për spartanët. Ata kishin për detyrë të mbanin Olimpiadën dhe festivalin e Karneas.

Sikur ata të mos zhvillonin njërin nga këto dy evenimente ishte njësoj sikur të kishin ofenduar Zotat, diçka për të cilën spartanët kujdeseshin shumë.

Një kompromis ishte i nevojshëm për të rënë dakord për dërgimin e ushtrisë në luftë ose të vazhdonin traditën e Zotave.

Por në fund, Leonidha së bashku me 300 luftëtarët e tij më të mirë u nisën.

Por 300 spartanët nuk do ishin të vetmit që do mbronin Ngushticën e Termopileve. Në mungesë të numrit të shumtë të ushtrisë së tyre, trupa nga shtetet e tjera do i bashkoheshin spartanëve.

700 trupa erdhën nga Tespia, 400 nga Teba. Ishin afro 4300 burra që zunë kalimin e Termopileve.

thermop56l

Lufta e Termopileve

Pasi oferta e persianëve për kalim të lirë u refuzua nga mbrojtësit grekë, ushtria perse sulmoi në ditën e pestë. Për 48 orë, mbrojtësit e Termopileve qëndruan në luftë, madje dhe mposhtën jo vetëm forcat ushtarake të dobëta, por edhe elitën ushtarake perse.

Fatkeqësisht për grekët, Termopilet kishin një rrugë sekrete kalimi nga e cila mund të anashkaloheshin forcat mbrojtëse. Në ditën e gjashtë (dita e dytë e luftimit), persët ndoqën këtë rrugë dhe u përgatitën për ti zënë grekët në befasi.

1500 ushtarë
alt=”statuja-e-leonidhes” width=”198″ height=”300″ />Mbreti Leonidha, kreu i padiskutueshëm i mbrojtësve grekë, u vu në dijeni për këtë ngjarje nga një informator.

Padashur të sakrifikojë të gjithë ushtrinë e tij, por i vendosur për të mbajtur premtimin spartan në mbrojtje të Termopileve, ai urdhëroi trupat greke (jo trupat spartane) të tërhiqen.

Shumë prej tyre, dëgjuan urdhrin e komandantit, kurse trupat e Tebës dhe Tespias vendosën të qëndronin.

Kur lufta filloi të nesërmen, kishin mbetur vetëm 1500 ushtarë grekë, përfshi 298 spartanët (2 prej spartanëve ishin dërguar në mision). Ata u kapën nga ushtria kryesore perse dhe nga 10 mijë ushtarë nga pjesa e pasme e tyre.

Të gjithë u përfshinë në luftë dhe u vranë. Vetëm tebanët mbetën gjallë, pasi u dorëzuan vetë.

Padyshim që kjo histori përmban edhe mite të tjerë.

Historianët thonë se grekët kanë dërguar një forcë ushtarake prej 8 mijë vetash. Ndërsa Spartanët dërguan vetëm 300 prej tyre, jo për shkak të evenimenteve të Olimpiadës dhe Karnesë, por sepse ata nuk dëshironin të shkonin aq larg në veri, por duket paksa e çuditshme që dërguan një mbret bashkë me 300 luftëtarët e tyre.

Fitorja morale

Lavdia e betejës së Termopileve, pavarësisht humbjes, kishte një rezultat moral shumë të rëndësishëm mbi rezultatin e sulmit përfundimtar, pasi arriti të përhapte tmerrin në ushtrinë perse dhe njëkohësisht si një përpjekje mbrojtëse arriti të fitonte kohë të çmuar në mënyrë që lufta të fitohej, në luftën e flotave detare në Salaminë./njekomb

Historia e vërtetë e 300 spartanëve që mbajtën Termopilet Read More »

Me duart kapur me Albanin, Çiljeta sapo tregoi unazën shkëlqyese

Këngëtarja Ciljeta Xhilaga po komentohet mjaft kohët e fundit për shkak të lidhjes së saj me portierin e Partizantit Alban Hoxha.

Marrëdhënien e tyre ata kanë zyrtarizuar vetëm së fundmi. Para një muaji, Çiljeta zbuloi gjatë një interviste planet për martesë që ëndërronte ti realizonte në të ardhmen.

Madje ajo tregoi se dëshironte shumë një ceremoni buzë detit. Pas këtyre detajeve, sot këngëtarja ka treguar për të gjithë unazën me gur të madh që mban në gisht.

Në “Instastory”, Xhilaga ka postuar një foto të ëmbël të duarve të saj dhe Albanit të kapura bashkë. E sigurisht që vëmendjen e ka tërhequr unaza shkëlqyese në gishtin e saj, gjë që tregon se gjërat mes çiftit janë bërë tepër serioze.

Me duart kapur me Albanin, Çiljeta sapo tregoi unazën shkëlqyese Read More »

Habit aktori: Në Shqipëri s’jam ndjerë asnjëherë si në shtëpi, nesër largohem

Ai është nga aktorët e rinj që ka guxuar edhe në disiplina të tjera të artit, si muzikë, dublim, parodi muzikore. Bëhet fjalë për Aleks Seitaj, i cili ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu se do të largohet nga Shqipëria.

Ai ka deklaruar se do e lerë aktrimin dhe Shqipërinë, për të punuar dhe udhëtuar me kroçerë, një udhëtim që në fakt do e nisë nesër.

“Në Shqipëri nuk jam ndjerë asnjëherë si në shtëpi dhe kjo është një nga arsyet përse kam vendosur të largohem. Kam kaluar një periudhë depresioni si pasojë e bulizimit dhe si pasojë e realitetit ku jetoj. Unë gjithmonë kam qenë larg realitetit shqiptar”, tha Aleks Seitaj.

Habit aktori: Në Shqipëri s’jam ndjerë asnjëherë si në shtëpi, nesër largohem Read More »

Gabimi i Turit që prishi magjinë e dasmës, Orinda Huta përlotet në emision

Në korrik të vitit të kaluar, Orinda Huta dhe Turjan Hyska i dhanë fund beqarisë me një dasmë madhështore që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. E ftuar tek “Rudina”, pasditen e sotme Orinda zbuloi të pathëna nga dita më e rëndësishme e jetës së saj. Moderatorja u shpreh se numri 7 është numri i saj me fat prandaj dasma e tyre u mbajt më 27.7.2017. Orinda tregoi që gjithçka dëshironte ta bënte në orën 7, por Turi e “prishi paksa magjinë”.

“Dhëndri u vonua. Donte të vinte në kohë, por nuk erdhi dhe unë e kam pritur poshtë kalasë së Petrelës. Doja që gjithçka të ishte në vendin e duhur në orën 7, por nuk erdhi, erdhi në 7 e 30”, u shpreh Orinda.

Më pas në ekran u shfaq një video me fotot nga dasma e çiftit shoqëruar me një muzikë romantike. Teksa ndiqte videon, Orinda u përlot./Xing.al

Gabimi i Turit që prishi magjinë e dasmës, Orinda Huta përlotet në emision Read More »

Deputeti i PD: Më kërkojnë në prokurori, por s’e di për çfarë!

Deputeti i PD në Fier, Luan Baçi thotë përmes një statusi në Facebook se e kanë thirrur nesër në orën 12:30 në Prokurori, por nuk i di arsyet.

Deputeti thotë se në kërkesën e Prokurorisë i kanë thënë se urdhri lidhet me 9 qershorin. Në këtë datë në Fier, sipas tij ka qenë kryeministri Rama, ndërsa demokratët protestuan duke kërkuar largimin e tij.

Statusi:

Pak dite me pare me telefonuan, nga Prokuroria dhe me arrogancen qe i karakterizon, me urdhruan pa dhene asnje spjegim se duhet te paraqitesha ne prokurori, I kerkova zoteris qe telefonoi se, kush qe arsyeja dhe ju kush jeni, pasi, nuk ju njoh. Per 9 Qershorin me tha. Sinqerisht nuk e di se çfar perfaqson kjo dt dhe ju zotri i thash, duhet te zbatoni ligjin, per te thirrur, se telefonata juaj me duket e teperuar ne kopetenca. Nuk vonoi dhe ja ma derguan Urdherin. Duan te na friksojne, te na mbyllin gojen, te na terrorizojne dhe a dini pse?  Çfar ka ndodhur ne 9 Qershor?

Ishte dita qe Nalte Gjatsia e tij erdhi ne Fier dhe qindra Fierak te ndershem me dhe pa Parti u mblodhen dhe thirren nuk te duam z Kryeminister, ti po na poshteron, ti po na largon nga vendi yne, ti po na varferon çdo dite, ti na ke merzitur jeten. Une si zakonisht ndodhem gjithmon aty ku ka njerz, aty ku ka qytetare qe jane ne hall dhe kerkojne te drejten e tyre. Dhe keta si zakonisht me akuzojne se une i organizova, une bllokova Krye gjatsine e tij dhe kjo nuk tolerohet. Mundet per kete te me kene thirrur, nejse: Neser ne oren 12 e 30 min aty do jem, pa merak. Por te jeni te sigurte se nuk me trembni dot, nuk ju kam frike, here tjeter do te jem me mijra Fierak te tjere perball jush. Ju ka filluar numurimi mbrapshte, mendojeni mire kete.

Deputeti i PD: Më kërkojnë në prokurori, por s’e di për çfarë! Read More »