Aurora

Ministrja e Ramës ka një nuse pashke tatuazh në këmbë, komenti i fotografit do t’ju shkrijë së qeshuri

Një nga Ministres e kabinetit Rama, ka një tatuazh “interesant” në këmbë, dhe këtë nuk e ka lënë pa komentuar fotografi i parlamentit, Agim Rama.

Ai e ka postuar këtë foto në Facebook, duke shkruar: Shpresojmë t’i sjellë fat nuse pashka ministres…/ShkodraNews

Ministrja e Ramës ka një nuse pashke tatuazh në këmbë, komenti i fotografit do t’ju shkrijë së qeshuri Read More »

Një top hidhet në oborrin e burgun e Lezhës, por shikoni çfarë gjejnë efektivët pasi e çajnë

Një ngjarje jo e zakonshme vjen nga burgu i Lezhës. Ja pra që ndodh edhe kështu, kur të burgosurit luajnë me top, ai ka peshë të madhe. Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve në ambientet e IEPV së Lezhës, është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë. Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë.

Pasi janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë, topi është çarë dhe brenda tij janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura. Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për rastin në fjalë, për të identifikuar përgjegjësit.

Një top hidhet në oborrin e burgun e Lezhës, por shikoni çfarë gjejnë efektivët pasi e çajnë Read More »

Parlamenti Europian: Negociatat me Shqipërinë hapen kur të përmbushen pesë kushtetet

Përmbushja e pesë kushteve kyç është e vetmja mënyrë për Shqipërinë që të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ky është vendimi kryesor i rezolutës vjetore për Shqipërinë, miratuar më 9 tetor 2018, nga eurodeputetët e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Europian.

Sipas rezolutës, së miratuar me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenime:
“… është shpejtësia dhe cilësia e reformave, ato që do përcaktojnë afatet kohore për pranim dhe kujton që vendimi për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë do të kushtëzohet me përfundimin e procedurave parlamentare kombëtare dhe miratimin e Këshillit Evropian, në varësi të progresit të arritur.”
Për sa i përket një datë të qartë për hapjen e negociatave, në rezolutë theksohet qartë se nuk ka një të tillë, por në qershor të vitit 2019, do të rivlerësohet sërish puna e qeverisë për realizimin e kushteve kyç:
“…merr parasysh vendimin e Këshillit për të rivlerësuar situatën në qershor 2019 dhe përshëndet rrugën e qartë që drejt fillimit të bisedimeve të pranimit dhe thekson faktin se procesi i shqyrtimit përgatitor ka filluar.”
Pra duket qartë që qershori i 2019 është vetëm një afat kohor për të vlerësuar edhe njëherë progresin e bërë nga Shqipëria për 5 kushtet e vendosura, por jo një datë për hapjen e negociatave.

Kjo deklaratë hedh poshtë qëndrimin e qeverisë Rama, e cila që prej qershorit 2018, kur u miratua drafti i parë i rezolutën nga KE, ka propaganduar se në qershor 2019 do të hapen negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së.

Kryeministri Rama në qershor 2018, menjëherë pas votimit të draft-rezolutës, shkroi në Twitter:
“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE, Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon.”
Raporti rithekson shumë qartë pesë kushtet kryesore për hapjen e negociatave me Shqipërinë: lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; lufta ndaj drogës; reforma në drejtësi; reforma në administratë shtetërore dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Raporti rikonfirmon po kështu kërkesat e Bundestagut gjerman dhe OSBE/ODHIR për kryerjen e reformës zgjedhore dhe zbatimin e saj për në zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Për herë të parë, në rezolutë theksohet se mbrojtja e trashëgimisë kulturore është një ndër vlerat themelore të Bashkimit Europian, ndaj kërkohet nga Shqipëria të miratojë dhe të zbatojë sa më shpejtë një strategji kombëtare për kulturën për të ruajtur trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Duket se kjo kërkesë ka në qendër mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, të cilin qeveria Rama kërkon ta shembë me anë të një ligji “special” që ndër të tjera, bie ndesh direkt me detyrimet që ka Shqipëria në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), që përbën kuadrin rregullues ndërmjet vendit tonë dhe BE-së.

Parlamenti Europian: Negociatat me Shqipërinë hapen kur të përmbushen pesë kushtetet Read More »

Kot nuk është një nga modelet më seksi shqiptare/Foto

Xhesika Berberi është prej femrave më të bukura dhe më seksi shqiptare.

Modelja e cila ngjason shumë me top modelen botërore, Gigi Hadid, tregon vazhdimisht se ajo nuk është inferiore ndaj supermodeles, shkruan Shkodranews.

Në një fotografi postuar së fundmi, ajo ka ekspozuar trupin fenomenal, teksa shfaqet vetëm me të brendshme, shkruan Shkodranews.

Berberi kështu dëshmon se e meriton quhet një nga modelet më seksi shqiptare. /Shkodranews/

   

Kot nuk është një nga modelet më seksi shqiptare/Foto Read More »

Basha del nga Prokuroria: Kam një mesazh për Ramën, veglat e tij qorre në media…

Lulzim Basha ka dhënë sot për rreth 35 minuta dëshmi në Prokurori. Kreu i PD-së nuk e ka pritur mirë thirrjen duke thënë se ka një mesazh për Ramën. Lideri demokrat ka ngjitur shkallët e prokurorisë së Tiranës në orën 12:15 minuta, ndërsa ka dalë në orën 12:40 minuta. Basha ishte vetëm në prokurori, pasi nuk shoqërohej nga asnjëri nga ndihmësit e tij ligjor.

Pas daljes nga prokuroria, ai nuk pranoi që të jepte detaje nga dëshmia që bëri para prokurores Elsa Miha se çfarë provash ka që Taulant Balla ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës në datë 21 korrik. Në prononcimin për mediat Basha lëshoi akuza të forta në drejtim të shumicës, ndërsa kishte një mesazh për kryeministrin Edi Rama.
“Sot deputeti Salainji ka dëshmuar pas kallëzimit nga një trafikant i dënuar droge dhe unë i kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin. Kur regjimet e korruptuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit për të shpëtuar. Thirrja e kryetarit të opozitës për tú paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit. Kam një mesazh për Ramën; PD, unë dhe shqiptarët sa nuk trembemi, as nuk shantazhohemi dhe nuk impresionohemi nga makinacionet e shtetit privat, do të vijojmë betejën tonë”, tha Basha.

Basha del nga Prokuroria: Kam një mesazh për Ramën, veglat e tij qorre në media… Read More »

Vidhnin energjinë elektrike përmes ndërhyejes në matësa dhe rrjet, OSHEE padit 11 abonentë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka paditur 11 abonentë në Tiranë, pasi vidhnin energji. OSHEE njofton se skema më e përdorur është manipulimi i matesit përmes sistemit “urë”, pra kalimi i telit blu në pozicion të tillë që matësi të regjistrojë 80% më pak konsum.

Gjatë kontrolleve në javën parë të tetorit u zbuluan 11 raste. Bie në sy fakti se vjedhja e energjisë elektrike ka ndodhur në objekte që ndodhen në qender të Tiranës (rr.Elbasanit, ish-Bllok, 21 Dhjetori, etj.)

Mes te proceduarve është një subjekt privat (furre buke), i cili kishte manipuluar matësin.
“Kontrollet vijojnë normalisht dhe nuk tolerojmë askënd. I bëjmë apel abonenteve të zgjedhin rrugën ligjore, pagesën e faturave (në pamundësi, skemat me këste), dhe jo te abuzojne”- tha Klevis Jahaj, drejtor i Drejtorise Rajonale OSHEE Tiranë.

 Në zbatim të nenit 137 te Kodit Penal ndëshkohen ata persona qe:
Vjedhin energjine elektrike dhe demtojne matesin. “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet në nenin 137.

Vidhnin energjinë elektrike përmes ndërhyejes në matësa dhe rrjet, OSHEE padit 11 abonentë Read More »

Paralajmërimi i fortë i Spartak Ngjelës: Në Shqipëri do të ketë vrasje të karakterit politik

Avokati Spartak Ngjel i ftuar në “360 Gradë” në Ora News bëri një deklaratë të fortë duke thënë se në Shqipëri do të ketë vrasje të karakterit politik.

Ngjela tha se kjo ndodh kur politika është lidhur me krimin e organizuar.

“Të gjithë keni qenë në unison bashkë me politikën. Do të shikoni që do të fillojnë atentatet, bashkë me vrasje të karakterit politik. Sa më shumë të rritet kurba e frikës. Unë di si ka ndodhur në botë. Psikika kriminale është e barabartë në botë. Çfarë ka ndodhur kur ka qenë politika e lidhur me krimin e organizuar. Do ndodhi që politika mund t’i drejtohet krimit të organizuar për të goditur subjekte të caktuara për të krijuar frikë. Do të ndodhi, mbajeni mend. Do të keni ndihmën e FBI-së? Nuk e di! Por ma ha mendja që ata janë më profesionist se sa unë dhe e kanë parashikuar këtë gjë, sepse krijon destabizilim. Krimi krijon destabizilim, jo krimi i pa njohur. Këta të korruptuarit e të dy krahëve duan destabizilim? Po e duan, vuajnë. Pse e duan? E duan që të largohen sepse nuk shpëtojnë dot nga kjo reformë.” – tha Ngjela.

Paralajmërimi i fortë i Spartak Ngjelës: Në Shqipëri do të ketë vrasje të karakterit politik Read More »

Vlorë / Zhvillohen punimet për zhbllokimin e Kanalizimeve, shmangen përmbytjet

Gjatë stines së dimrit, Vlora ka qenë një nga qytetet më problematike  sa i përket përmbytjeve. Ardhur nga bllokimi i kanalizimeve apo edhe mos funksionimi i tyre. Filtrat e ujrave te zeza, në pjesën fundore para se të shkojnë në hidrovor, thuajse totalisht të bllokuara, duke sjellë edhe problematiken e përmbytjeve.

Problematike që lidhen me papastërtite në filtrat fundore, ndërsa një apel i është drejtuar dhe qytetarëve të Vlorës. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli e ka cilësuar papërgjeshmëri totale, duke j’u drejtuar qytetarëve të Vlorës rreth situatës së krijuar, në pjesën fundore të kanalizimeve, cka ka sjellë probleme të mëdha edhe në përmbytjen e qytetit të Vlorës. Pjesa fundore e kanalizimeve të ujërave të zeza, është një pikë kyce drejt cuarjes së ujërave drejt hidrovorit të qytetit të Vlorës. Bllokimi i këtij kanalizimi sjell situatë problematike, deri edhe në permbytje të qytetit të Vlorës, si edhe ka ndodhur rëndon gjatë stinës së dimrit. Nderhyrja vjen pikërisht në prag të stinës së dimrit, duke shpresuar se këtë vit Vlora si qytet nuk do të vuaj nga permbytjet.

Vlorë / Zhvillohen punimet për zhbllokimin e Kanalizimeve, shmangen përmbytjet Read More »