Aurora

Deputeti i Fierit: Fredi Alizoti është hajdut, i kam dhënë 10 mijë lekëshe disa herë

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Luan Baçi, deklaron se e njeh mirë Fredi Alizotin, personi që akuzohet se ka bërë manipuluar zërin e Agron Xhafës në një video përgjim.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, deputeti Baçi tha se i gjithë Fieri e njeh Alizotin si “Fred hajduti” dhe figura e tij është diskretituese në këtë qytet dhe gjetkë dhe policia duhet të mbajë përgjegjësi që ka marrë një hajdut në pyetje.

“Shumë lokale të Fierit e njohin se vete dhe u kërkon ndonjë 10 mijë lekëshe. Ai është hajdut ordiner. Unë vetë disa herë i kam dhënë para. Më kërkonte lekë dhe i kam dhënë disa herë 10 mijë lekëshe Fred hajdutit, se kështu e njeh qyteti”, tha deputeti Baçi i cili njëkohësisht është edhe kryetari i degës së PD në Fier.

Baçi sqaroi se nuk është e vërtetë që Albert Veliu e ka kunat Alfred Alizotin.“Unë i njoh mirë të dy, sepse e ëma e Veliut është nga Fieri dhe është familje e nderuar, por Babalja nuk ka asnjë lidhje me Fredi Alizotin”, tha Baçi.

Për deputetin demokrat është e turpshme se si politika shqiptare merret duke diskutuar për atë që bën një figurë e tillë e diskretituar në opinionin publik si Alizoti. “Ai endet rrugëve të qytetit dhe për shkak të problemeve të shumta, ndërron shtëpinë disa herë dhe në mënyrë të përsëritur përfundon nga dy herë në javë në polici.
Ai është thjesht një hajdut ordiner”, tha Baçi. Lidhur me video-përgjimet Baçi tha: Ndërsa Babalen e bëri një gazetar investigativ, Fredi hajdutin e bëri policia sepse është i interesuar për problemin e vëllait. Këta njerëz si Alizoti që kanë mbetur rrugëve janë rezultat i kësaj gjendje që kemi ne. Është turp se këtë e njeh gjithë Fieri që arrin dhe e manipulon dhe thotë që jam takuar me drejtorin e përgjithshëm Ardi Veliu dhe Taulant Ballën”.

Deputeti i Fierit: Fredi Alizoti është hajdut, i kam dhënë 10 mijë lekëshe disa herë Read More »

Ja si ushqeheshin shqiptarët 90 vite më parë

A ka ndryshuar menuja e shqiptarëve?

Siç duket po. Në disa dokumente/menu të bëra publike nga Arkiva e Shtetit, duket se si ushqeheshin shqiptarët në vitin 1928 dhe krahasimi mund të bëhet me ditët e sotme.

Më poshtë shënimi i AQSH-f:

Çfarë hëngrët sot për drekë? Në shtëpi, apo në restorant?

Cila do qoftë të ketë qenë menuja e drekës për sot, ju bëftë mirë!

Ndërkohë, ju ftojmë të shohim, për informim dhe argëtim, tre menu të tre restoranteve të ndryshme të Tiranës (thjesht rastësi Tirana) në vitin 1928.

Arsyeja e mbijetesës së këtyre menuve krejt të zakonshme deri në ditët tona është se janë pjesë e lëndës së arkivuar nga drejtoria e kohës që kishte përgjegjësi të kontrollonte cilësinë dhe sasinë e ushqimeve në restorantet e ndryshme.

Menutë u përkasin Hotel-Restorant Adriatik, Hotel Restaurant Palace dhe Hotel Restaurant ‘Roma’, shkruar një në shqip dhe dy në italisht. Misioni ligjor i arkivit është të kujdeset për ruajtjen dhe shërbimin e dokumenteve, pa shprehur opinion mbi dokumentin.

Megjithatë, nuk i shmangemi misionit po të bëjmë pyetjen: Sa ka ndryshuar menuja e ushqimeve tona mes këtyre 80 viteve, në formë dhe përmbajtje?

Foto: AQSh

Ja si ushqeheshin shqiptarët 90 vite më parë Read More »

Paralajmërimi i fortë/ “Shumë shpejt do të ketë vr*sje me krakter politik, Rama dhe Basha duan…”

Avokati Spartak Ngjela njihet për deklaratat e tij bombastike, por këtë herë ai thotë se, shumë shpejt do të ketë ngjarje kriminale me karakter politik. Sipas tij, do të jetë politika që do t’i drejtohet krimit, për “ndihmë”.

Ngjela: Të gjithë keni qenë në unison bashkë me politikën. Do të shikoni që do të fillojnë atentatet, bashkë me vrasje të karakterit politik. Sa më shumë të rritet kurba e frikës. Unë di si ka ndodhur në botë.

Psikika kriminale është e barabartë në botë. Çfarë ka ndodhur kur ka qenë politika e lidhur me krimin e organizuar. Do ndodhi që politika mund t’i drejtohet krimit të organizuar për të goditur subjekte të caktuara për të krijuar frikë. Do të ndodhi, mbajeni mend. Do të keni ndihmën e FBI-së?

Nuk e di! Por ma ha mendja që ata janë më profesionist se sa unë dhe e kanë parashikuar këtë gjë, sepse krijon destabizilim. Krimi krijon destabizilim, jo krimi i pa njohur. Këta të korruptuarit e të dy krahëve duan destabizilim? Po e duan, vuajnë. Pse e duan? E duan që të largohen sepse nuk shpëtojnë dot nga kjo reformë. Atëherë, jemi përballë bashkëpunimit të dy segmenteve për të goditur reformatorët nuk e dimë! Pyetja tjetër; ai ngrihet dhe thotë do të bëjë grusht shteti. E ka thënë Saliu. Ai është shefi.

Grusht shteti pa kolonel dhe gjeneralë nuk kemi parë. Ai flet kot. Kujt i drejtohet? Segmenteve të pa përgjegjshme. Jo vetëm këtu, por edhe në Kosovë kërkojnë destabilizim. Do kemi destabilizim? Unë them jo, sepse forcat ndërkombëtare nuk e lejojnë.

Në të dyja krahët ka segmente korrupsioni, kush më pak dhe kush më shumë. Po the që në një shtet ka korrupsion, korrupsionin e drejton kryeministri. Doni fakte? Kundërshtari im, Berisha kur ishte President absolut nuk lejoi korrupsionin, nuk morën asgjë ata. Erdhi pastaj e bëri detin kos. A ka korrupsion, e di kryeministri! E bën ai. Vijmë tek mbrojtja e tyre, se deri tani është e gjitha zvarritje.

Paralajmërimi i fortë/ “Shumë shpejt do të ketë vr*sje me krakter politik, Rama dhe Basha duan…” Read More »

Lorik Cana: Gruas i vura një kusht para martese, dasma në Kosovë më doli nga duart dhe bëra një tjetër në Itali

Ai është një personazh që në Shqipëri e duan shumë. Lorik Cana edhe pse i shumpërfolur në media, ka qenë gjithmonë i rezervuar kur vinte puna tek jeta e tij privat6e.

Por i ftuar në emisionin “Rudina”, Loriku zbuloi më shumë rreth jetës së tij me Monikën, dasmat e zhvilluara në Kosovë dhe Itali, si dhe për kushtin që i kishte vënë asaj para së të ishin bashkë.

Ai tha se Monika është “shqiptarizuar” dhe po përpiqet të mësojë shqip, por kur shkojnë në Kosovë e ka shumë të vështirë të komunikojë. Dhe ky ka qënë kushti i Lorikut për partneren e tij, që ajo dhe fëmijët e tyre, të mësonin traditat shqiptare dhe gjuhën shqipe. Dhe Bojken, tre vjeç, duket se është familjarizuar me gjuhën shqipe, pasi i ati i flet vetëm shqip, shkruan ShkodraNews.

“Ishte kusht paramartesor që djali absolutisht nuk duhet ta thyjë zinxhirin e traditës, të gjuhës sepse ne që kemi qenë në emigracion, gjenerata e parë e mban, por gjenerata e dytë thuajse e ka humbur gjuhën. Kur martohesh, martohesh për dashuri dhe për partnerin e duhur, por ka vështirësitë e veta sidomos nga pikëpamja e gjuhës, por kjo nuk duhet të jetë një argument për mos me bërë më të mirën”, tha Lorik Cana.

4 vite më parë, Lorik Cana dhe Monika kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre në dy dasma që u mbajtën në Romë dhe Prishtinë.

“Në Itali, ishte një dasmë e vogël, shumë intime me 50 vete. Ndërkohë që në Prishtinë, ftuam 500 persona dhe erdhën 650 dhe shumicën nuk e njihja fare. Te dasma në Prishtinë, nga ana e Monikës, ishin vetëm prindërit e saj, e pjesa tjetër të ftuarit e mi”, tha Lorik Cana. /ShkodraNews

     

Lorik Cana: Gruas i vura një kusht para martese, dasma në Kosovë më doli nga duart dhe bëra një tjetër në Itali Read More »

Veshje dhe aksesorë të shtrenjtë, shikoni si shkon e krekosur në punë Luana Vjollca

Luana Vjollca kohët e fundit është bërë një ndër personazhet më të komentuara në rrjete sociale, por jo vetëm.

Më së shumti ajo përflitet për ekzagjerimin që i ka bërë fytyrës dhe trupit më operacionet plastike, ku ndonjëherë duket se është shpërfytyruar, shkruan ShkodraNews.

Por një tjetër detaj që vihet re në çdo dalje dhe postim në rrjetet sociale, është jeta e luksit që ajo bën dhe shpenzimet për veshjet e saj.

Më poshtë ajo ka treguar sesi është një ditë e zakonshme në punë, e veshur casual me firma të shtrenjta… /ShkodraNews

Veshje dhe aksesorë të shtrenjtë, shikoni si shkon e krekosur në punë Luana Vjollca Read More »

Fate Velaj justifikon rrogën e deputetit me lajka për Ramën, ja çfarë ka postuar…

Deputeti i PS-së, Fate Velaj, që aksidentalisht u bë i zgjedhur i popullit, jo për ndonjë meritë por vetëm si tekë e Ramës, deri tani nuk njihet për ndonjë qëndrim të tij apo nismë ligjore për të justifikuar pagën që merr çdo muaj.

Por, ka diçka që bën Fatja mirë edhe pse shkruan me gabime si të ishte një punëtor krahu edhe ka botuar disa libra. I bën lajka Ramës ku t’i jepte mundësia. Këtë ka bërë edhe me anë të një fotoje me kreun e qeverisë së Austrisë, vend ku deputeti edhe jeton përveç Vlorës e Tiranës.

Postimi i Fate Velajt

NJË KRYEMINISTËR DHE KOMSHI
…sot, 12.10.2018, i nisur në orën 4.30 të mëngjesit për të ardhur në shtëpi, në Vjenë, në orën 9.35, kur edhe pak metra më duheshin të hapja portën e godinës time, nga godina e tij, doli kancelari (kryeministri) austriak Sebastian Kurz i cili, sa më pa, më përshëndeti dhe më tha: nga po vjenë? nga Tirana, – i thashë. Të dielën nisem për Bruksel ku, të hënën, në parlamentin europian, do raportojmë mbi sukseset në rrugën Europiane të Shqipërisë si dhe hapat e mbetura drejt hapjes së negociatave. Dërgoji të falat e mia Edit, – tha ai dhe hyri në makinë e u nis për në punë ndërsa unë, vazhdova rrugën për në shtëpinë time ku më prisnin…

/korrieri

Fate Velaj justifikon rrogën e deputetit me lajka për Ramën, ja çfarë ka postuar… Read More »

”K***vat që bën çorbë Shqipërinë”, rrjeti shpërthen në ironi ndaj politikanëve

Që prej fillimit të kësaj jave në emisionin ”Opinion” në TV Klan i ftuar ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji si dhe analistët e përnatshëm të cilët kanë diskutuar për të njëjtën çështje, atë të video-përgjimit të Babales. Por pas gjithë kësaj në rrjet ka plasur ironia saqë kanë arritur deri aty sa t’i ndërrojnë emrin emisionit nga ”Opinion” në ”Opium”.
Ata shkojnë akoma më tej duke thënë se ky emision ka kaluar edhe telenovelat turke, pasi kjo ngjarje është kthyer si një telenovelë me seri, ku nuk dihet se si do të jetë seria e fundit e kësaj telenovele që ka më shumë se 6 muaj që ka nisur.
1
2
3
4
5
6
8
9
10
11
12
13

”K***vat që bën çorbë Shqipërinë”, rrjeti shpërthen në ironi ndaj politikanëve Read More »

Ju të tjerët mos bëni kot si “të zgjuar”, këto janë shenjat më të shkathëta të horoskopit

Karakteristikat e shenjës së horoskopit janë shpesh  identifikuese për njerëzit.

Kësaj here fjala është për dallimin e shenjave të horoskopit më të shkathtë se të tjerat, të cilat dinë të kapin çdo gjë dhe në mënyrën më të mirë.

BINJAKËT

Me fjalë (tuajat, sigurisht) ju jeni personi më iniciator në botë, por kur bëhet fjalë për faktet, ju duhet të ndërmerrni disa hapa prapa. Për të qenë me të vërtetë iniciatior, idetë nuk janë të mjaftueshme, por nevojitet shumë konkretizim. Kur kjo ndodh, ju mund të bëni mrekulli të vërteta. Nuk ka kritere fikse që përcaktojnë shkathtësinë tuaj dhe nganjëherë ju mund të tregoni veten më me iniciativë në një situatë që nuk ju intereson përfundimi sesa në situata të tjera që janë pranë zemrës suaj.

GAFORRJA

Shkathtësia nuk është aspak midis karakteristikave tuaja më të forta, por kur e dëshironi diçka, ju e dini se si ta bëni dikë tjetër të jetë iniciator. Për të marrë një iniciativë, në çdo fushë të jetës, duhet të keni një motivim të madh sepse emocionet tuaja drejtojnë dhe qeverisin jetën tuaj. Ajo që ju pengon shpesh është një pasiguri bazë që ju pengon të shihni vlerën tuaj të vërtetë dhe aftësitë tuaja të mëdha.

LUANI

Për ju, shkathtësia është një çështje parimore: një person i guximshëm dhe kurioz si ju nuk mund të ndërmarrë hapin e parë drejt një qëllimi interesant. Ju pëlqen të tregoni këtë anë tuajën dhe gjithmonë e bëni atë me krenari dhe dinjitet të madh. Nëse gjeni dikë që ka frikë të marrë një iniciativë, ju vullnetarisht  bëni këtë gjë që të jepni shfaqje falas të veprave tuaja heroike. Por a është e vërtetë që ju nuk keni frikë dhe besoni aq shumë në aftësitë tuaja? Po, është e vërtetë!

PESHORJA

Fjalës “shkathtësi” ndoshta ia dini kuptimin sepse e keni lexuar atë në një fjalor por, në praktikë, nuk e dini se çfarë është. Ju nuk jeni një person me iniciativë dhe kur duhet të bëni diçka – çdo gjë – fillojnë dyshimet dhe, në pavendosmërinë për atë se çfarë të bëni apo jo të bëni, nuk bëni asgjë. Veprimet tuaja pastaj mund të shqetësojnë balancat që janë krijuar në kohën që ju rrethon. Herë pas here duhet të mbani mend se ka një proverb që thotë: “kushdo që nuk rrezikon nuk rrokulliset”.

AKREPI

Nëse jeni të interesuar të bëni diçka, ju nuk e thoni atë për askënd: ju e vendosni veten në krye të situatave më të ndërlikuara dhe komplekse. Shkathtësia juaj është shumë e rrezikshme, sepse nuk merr parasysh ndonjë rrezik ose, edhe më keq, nxitet pikërisht nga mendimi se realizimi i biznesit tuaj është i pamundur (ose pothuajse). Nuk mund ta kuptosh pse ka njerëz që kanë frikë të bëjnë diçka. Ju nuk keni frikë nga pasojat dhe jo të gjithë janë hakmarrës si ju.

SHIGJETARI

Duke qenë një shenjë e zjarrit, ju jeni shumë iniciatior, por shpesh grotesk dhe qesharak në situata që nuk ju japin përparësi. Ajo që ju kursen është aftësia juaj e lindur që gjithmonë të njihni anën pozitive të gjithçkaje. Mund të thuhet se guximi juaj mbështetet nga një forcë e madhe mendjeje, e cila ju sjell fat dhe ju mban të qeshur edhe kur humbisni. Ju mund t’u mësoni të tjerëve vlerën e mirënjohjes që ju shtyn të vazhdoni.

BRICJAPI

Ju nuk jeni një person që pret fatin për të lëvizur ngjarjet, edhe pse jeni mjaft pesimist. E juaja është një iniciativë e llogaritur: mos lëvizni një hap pa qenë i nënshtruar për analiza të shumta, veçanërisht ato ekonomike. Ju keni nevojë për një kohë mjaft të gjatë për të lëvizur më pas në një veprim të drejtuar dhe të dërguar. Problemi lind kur diçka shqetëson planet tuaja, edhe nëse në shumicën e rasteve, në mesin e vlerësimeve tuaja, gabimi është marrë gjithashtu në konsideratë. /ShkodraNews

Ju të tjerët mos bëni kot si “të zgjuar”, këto janë shenjat më të shkathëta të horoskopit Read More »