Aurora

Mbrëmjen e djeshme, në “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, i cili e ka pranuar publikisht se është homoseksual. Në një moment, Eltoni është shprehur se në Shqipëri ka shumë njerëz të famshëm, politikanë e biznesmenë që janë gay, por nuk e pranojnë. “Në botë ka vetëm 20% njerëz të deklaruar LGBT. Sa persona të deklaruar gay ke nga politika, biznesi në Shqipëri. Të gjithë i dimë, ata jetojnë këtu, por më vjen keq që këta persona të njohur dhe që kanë investime të mëdha në shoqëri e të gjithë ne i dimë se ata i përkasin komunitetit LGBT, e fshehin identitetin e tyre. Mua më vjen keq që ata e përkrahin këtë komunitet nga jashtë, por nuk dalin publikisht të shprehin veten”, ka thënë Eltoni. Ndër të tjera ai ka thënë se e njeh realitetin e hidhur shqiptar, pasi këtu njerëzit janë paragjykues. “Vetëm pak më parë kur isha në rrugë, para meje ishin disa adoleshentë që më njihnin kush isha dhe filluan të bënin humorin e tyre ballkanas”, u shpreh Ilirjani.

Mbrëmjen e djeshme, në “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, i cili e ka pranuar publikisht se është homoseksual. Në një moment, Eltoni është shprehur se në Shqipëri ka shumë njerëz të famshëm, politikanë e biznesmenë që janë gay, por nuk e pranojnë.

“Në botë ka vetëm 20% njerëz të deklaruar LGBT. Sa persona të deklaruar gay ke nga politika, biznesi në Shqipëri. Të gjithë i dimë, ata jetojnë këtu, por më vjen keq që këta persona të njohur dhe që kanë investime të mëdha në shoqëri e të gjithë ne i dimë se ata i përkasin komunitetit LGBT, e fshehin identitetin e tyre. Mua më vjen keq që ata e përkrahin këtë komunitet nga jashtë, por nuk dalin publikisht të shprehin veten”, ka thënë Eltoni.

Ndër të tjera ai ka thënë se e njeh realitetin e hidhur shqiptar, pasi këtu njerëzit janë paragjykues. “Vetëm pak më parë kur isha në rrugë, para meje ishin disa adoleshentë që më njihnin kush isha dhe filluan të bënin humorin e tyre ballkanas”, u shpreh Ilirjani.

Mbrëmjen e djeshme, në “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, i cili e ka pranuar publikisht se është homoseksual. Në një moment, Eltoni është shprehur se në Shqipëri ka shumë njerëz të famshëm, politikanë e biznesmenë që janë gay, por nuk e pranojnë. “Në botë ka vetëm 20% njerëz të deklaruar LGBT. Sa persona të deklaruar gay ke nga politika, biznesi në Shqipëri. Të gjithë i dimë, ata jetojnë këtu, por më vjen keq që këta persona të njohur dhe që kanë investime të mëdha në shoqëri e të gjithë ne i dimë se ata i përkasin komunitetit LGBT, e fshehin identitetin e tyre. Mua më vjen keq që ata e përkrahin këtë komunitet nga jashtë, por nuk dalin publikisht të shprehin veten”, ka thënë Eltoni. Ndër të tjera ai ka thënë se e njeh realitetin e hidhur shqiptar, pasi këtu njerëzit janë paragjykues. “Vetëm pak më parë kur isha në rrugë, para meje ishin disa adoleshentë që më njihnin kush isha dhe filluan të bënin humorin e tyre ballkanas”, u shpreh Ilirjani. Read More »

Tjetër tërmet tronditi vendin, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë…

Nje termet eshte shenuar sot, ne oret e para te mengjesit.

IGJEUM raporton se ka regjistruar nje goditje termeti ne oren 02:58 te mengjesit te sotem, me epiqender ne Gjirokaster.

Sipas IGJEUM termeti ka qene me magnitude 3.3, 12 kilometer ne verilindje te Gjirokastres, dhe me thellesi 3 km.

Per fat nuk ka pasur asnje raportim per deme. Kujtojme se vetem nje dite me pare u shenua nje termet ne Elbasan, nderkohe qe dy dite me pare, dy godtje termeti u regjistruan ne vend./Shkodranews

Tjetër tërmet tronditi vendin, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë… Read More »

Harroi portofolin në Sarandë, Kroati falenderon Shqiptarin për gjestin e bukur !

Shqiptarët janë zemërgjerë dhe emocionalë, pastaj kot nuk është shprehja që “nuk ka pyll pa derra”, ama me rëndësi është që nuk e kemi namin vetëm për keq.

Këtë e vërteton turisti kroat Vlatko Horvat, i cili ka publikuar në llogarinë e tij të Facebook një ndodhi që nuk ia urojmë kujt, por me një fund impresionues.

Gjatë vizitës së tij në Sarandë, kroati ka harruar portofolin dhe gjejeni çfarë? I riu shqiptar me emrin Albano Koka ia ka kthyer.

Krahas fotos me portofolin që i ka mbërritur nga posta, Vlatko Horvat shkruan:

Çfarë ndodh kur humbni portofolin në Shqipëri?
Isha në Sarandë me një shok dhe e lashë Shqipërinë për t’u nisur drejt Zakynthos, Greqi.
Pas 5 orësh që isha nisur më vjen një mesazh: “E di që kaluat mirë në Sarandë, por nuk ishte nevoja të lije një bakshish kaq të madh.”
Nuk e kisha kuptuar ende që kisha harruar portofolin tim atje dhe djali që e gjeti më kontaktoi direkt dhe ma solli atë në Kroaci.
Fillimisht mendova me vete që nuk ka asnjë shans që të mbërrijë, por sot sapo ma solli postieri. brenda janë të gjitha paratë dhe dokumentat.
Albano Koka faleminderit shumë! Dhe po, Shqipëria është e bukur…dhe shqiptarët janë njerëz ekstra.”
Epo, Albano të falënderojmë edhe ne që na ndrite faqen, e për më tepër që mban edhe emrin e vendit./JOQ.al

Harroi portofolin në Sarandë, Kroati falenderon Shqiptarin për gjestin e bukur ! Read More »

Vlorë/ Përmbledhje javore e punëve mirëmbajtëse

Gjatë kësaj jave fokusi i punimeve mirëmbajtëse të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare – Vlorë ishte në disa nga monumentet e qyteti të Vlorës dhe Sarandës.

U kryen punime mirëmbajtëse dhe vendosje e tabelave orientuese në Muzeun Etnografik të Vlorës, Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, Xhaminë e Muradies dhe Muret Rrethues të Aulonës.

Në zonën e Sarandës, u krye pastrimi dhe sistemimi i rrasave të gurta në çatin e Kishës së Shën Gjergjit, në Leshnicën e Sipërme.

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Vlorë/ Përmbledhje javore e punëve mirëmbajtëse Read More »

Takim i përbashkët mes stafit psiko-social të Spitalit Psikiatrik dhe DRSHSS

Në bashkëpunim me Rrethin Lakanian Shqiptar, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, zhvilloi një takim të përbashkët me stafin psiko-social të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë.

Ky staf i përbërë nga psikologë klinik, punonjës social dhe terapistë okupacional ofron shërbime për probleme të shëndetit mendor dhe probleme sociale për pacientë, banorë të komunitetit dhe banorë të Shtëpive të Mbrojtura.

Në mbështetje të misionit tonë për të ofruar shërbime shoqërore për kategori të veçanta ndamë së bashku sfidat dhe vështirësitë në trajtimin e rasteve në institucione rezidenciale, ditore apo komunitare.

Kolegët europianë theksuan nevojshmërinë e diskutimeve të rasteve në grup dhe nevojës për supervizim.

Takim i përbashkët mes stafit psiko-social të Spitalit Psikiatrik dhe DRSHSS Read More »

Lista e ilaçeve që dëmtojnë rëndë trurin dhe kujtesën, mundohuni t’i shmangni patjetër

Efektet anësore që vijnë si pasojë  e mediamanetve që marrim përgjatë jetës sonë, janë të shumta.

Por më të rënda janë ato që vijnë nga këto lloj  ilaçesh, që duhet t;’i dini dhë të mundoheni t’i shmangni sa më shumë të jetë e mundur.

Qetësuesit dhe Ilaçet e Gjumit

Është vërtetuar nga raste të shumta që pilulat e gjumit mund të shkaktojnë humbje të kujtesës. Ambien është një nga ilaçet më të përdorura që shkakton këtë problem madje është quajtur edhe “ilaçi i harresës”.

Mjekimet me Statina

Ilaçet më të këqija për trurin janë barnat statine të cilat përdoren për uljen e niveleve të kolesterolit.

Mjekimet me Ilaçet ANTI

Antihistaminikët, antibiotikët, antihipertensivët, ilaçetet kundër depresionit, antipsikotikët, antispasmodikët dhe të gjitha medikamentet e tjera që fillojnë me ANTI-ndikojnë në nivelet e acetilkolinës.

20 Ilaçet me efekt anësor Humbjen e Kujtesës

Antidepresantët triciklik • Ilaçet e tensionit të lartë • Metildopa • Mjekimet kundër dhimbjeve me përmbajtje heroine, kodeine, morfine • Ilaçet e kemioterapisë • Interferonet • Antipsikotikë si Haldol ose Mellaril • Epileptikët si Fenitoin ose Dilantin • Ilaçet e ankthit si Seconal, Phenobarbital, Amytal, Nembutal • Antihistaminikët • Quinidine • Beta Bllokuesit sidomos për glaukomën • Antibiotikët • Naproxen • Litium • Steroidet • Insulina • Pilula gjumi si Sonata, Ambien, Lunesta • Ilaçet e Parkinsonit si glikopirrolat, skopolamina, atropina • Ilaçet qetësuese si benzodiazepinat Ativan, Dalmane, Valium, Xanax.

Sipas Mount Sinai School of Medicine në SHBA, këto janë 20 barnat që dihen që shkaktojnë humbje të kujtesës./ShkodraNews/

Lista e ilaçeve që dëmtojnë rëndë trurin dhe kujtesën, mundohuni t’i shmangni patjetër Read More »

Pasuria mund t’i shkatërrojë karrierën kreut të Gjykatës së Lartë

Pasuria mund t’i shkatërrojë karrierën një gjyqtari të rangut të lartë në Shqipëri.

Komisioneri Publik del kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisiont të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: www.ikp.al

Pasuria mund t’i shkatërrojë karrierën kreut të Gjykatës së Lartë Read More »

Avokati i “Babales” nga Prishtina: Komplikohet situata, Albert Veliu dhe familja e tij të pasigurtë, janë…

Albert Veliu është ndjerë i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë, prandaj ai ka kërkuar azil në Kosovë, dhe kërkesa e tij do të pranohet. Kështu është shprehur avokati i Albert Veliut në Kosovë Tom Gashi në një lidhje për Fax Neës. Gashi tha se Veliu, i njohur ndryshe si Babalja duhet fillimisht të njihet me refuzimin ose jo të kërkesës për azil, dhe më pas të vendoset lidhur me ekstradimin e tij. Avokati zbuloi po ashtu se gruaja dhe djali i Veliut ndodhen në azil në Belgjikë.

“Klienti im deri në nesër do të duhet që të dalë para një gjykate për tu njohur me masën e arrestit. Tashmë ai mbahet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. Po situata është pak më e komplikuar, pasi Albert Veliu thotë se jeta e tij dhe e familjes është në rrezik, dhe fillimisht duhet të përfundojnë procedurat e azilit. Ai ndihet i kërcënuar për jetën, dhe ne kërkojmë që të qëndrojë këtu duke marrë azil politik. Ne kemi parë një skandal më të madh në Kosovë siç është rasti i largimit nga vendi të disa personave (gylenistëve). Nuk duhet të ndodhë që ai të largohet drejt Shqipërisë pa dokumentacionin e duhur. Duhet që Veliu të kalojë përmes procedurave ligjore, pasi akoma ka një ngërç me kërkesën e tij për azil, e cila as nuk është rrëzuar dhe as nuk është pranuar.

Gruaja e tij dhe djali ndodhen në Belgjikë, ndërsa në Kosovë bashkë me të ndodhet dhe djali që sapo ka mbushur moshën madhore. Klienti im mendon se nuk mund të jetë i sigurt në një burg në Shqipëri, unë mund të kem mendim tjetër, por unë kam detyrimin që të mbroj klientin tim”, u shpreh Gashi.

Avokati i “Babales” nga Prishtina: Komplikohet situata, Albert Veliu dhe familja e tij të pasigurtë, janë… Read More »