Aurora

30 kuriozitete të rralla që nuk i dini rreth seksit

Nëse jeni befasuar me faktet për seksin në pjesën e parë, ja ku vjen pjesa e dytë, me rekorde dhe kuriozitete befasuese.

-Filmi më i suksesshëm në histori është një film porno. “Deep Throat” ka kushtuar vetëm 25 mijë dollarë dhe ka fituar plot 600 milionë dollarë. Të ardhurat janë 1 me 24 mijë.

Gjatë 30 minutave seks aktiv, një person djeg 200 kalori

2-   Mesatarisht, meshkujt e rritur mendojnë rreth seksit çdo 7 sekonda

3-   Të bërit seks të paktën 1 herë në javë, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës së meshkujve me 30%, ataqet në zemër me 50%, dhe diabetin me 40%. Gjithashtu ka treguar se meshkujt që bëjnë seks aktiv kanë gjasa të jetojnë më shumë se 80 vjeç.

4-   Madhësia mesatare e një penisi është nga 12-15 cm

5-   Viagra, pilula e njohur ngjyrë blu e krijuar për të ndihmuar impotencën, bëri 411 milion dollarë përfitime Brenda tre muajve pas lançimit të saj në vitin 1998 përpara se të shkonte në 1.8 miliard në vitin 2003.

6-   Përdorimi i kondomit  fillimisht u vu re në vitin 1500. Ajo ishte në fillim e bërë vetëm prej liri. Dhe historianët mendojnë se ishte Kasanova ai që i përdori për herë të parë.

7-   Regjistrimet historike tregojnë që edhe në vitin 1850, femrat përpiqeshin të praktikonin kontrollin e lindjes. Metoda më e zakonshme ishte përzierja e bajgës së krokodilit dhe mjaltit. Vendosej në vaginë me shpresë parandalimin e shtatzanisë.

8-   Edhe pse çdo pjesë e trupit apo veshje mund të jetë objekt i fetishizmit seksual, këpuca dhe këmba janë dy objektet më të zakonshme në shoqëritë perëndimore.

9-   Vetëm një dekadë më parë, vetëm 25% e femrave raportonin se kishin përjetuar orgazëm si rezultat i raportit seksual. Në vitet e fundit kjo shifër ka shkuar në rreth 45%. Mbi 80% e femrave raportojnë të kenë përjetuar orgazëm nga seksi oral.

10-  Vibratori, një lodër e zakonshme seksi për femrat, u krijua në shekullin 19 si mjekim për të luftuar simptoma lidhur me ankthin si histeria që tani njihet si menstruacionet.

11-  Homoseksualiteti listohej si sëmundje mendore nga Shoqata Psikiatrike Amerikane deri në vitin 1973. Tani konsiderohet si orientim seksual.

12-  Në SHBA, 4% e popullsisë e identifikojnë veten si gej, lezbike dhe biseksuale.

13-  Rreth 1% e popullsisë botërore e konsiderojnë veten aseksuale, pa tërheqje seksuale nga gjinia tjetër.

14-  Statistikat sugjerojnë se 1/5 amerikanë kanë bërë seks me një kolege në punë

15-  Rreth 70% e popullsisë amerikane ka pranuar se ka fantazuar për orgji një herë në jetën e tyre.

16-  ¼ amerikanë jetojnë me sëmundje seksualisht të transmetueshme.

17-  Gjatë vitit 2007, më shumë se 2.5 mln njerëz në mbarë botën janë infektuar me Sida.

18-  Që kur HIV AIDS u diagnostikua për herë të parë në vitin 1981, më shumë se 25 milion njerëz kanë vdekur si rezultat i kësaj sëmundjeje. 2 milion njerëz vdiqën nga Sida në vitin 2007.

19-  Një mashkull prodhon disa miliona spermatozoidë të rinj në ditë. Femra lind me një sasi të kufizuar vezësh dhe do të prodhojë jo më shumë gjatë jetës.

20-  Statistikat kanë treguar se mesatarisht 90% e meshkujve dhe 65% e femrave masturbohen vazhdimisht.

21-  Në mbarë botën, 27.5% e femrave raportojë se janë ndjerë nën presion gjatë marrëdhënies seksuale për herë të parë, në krahasim me 15% të meshkujve.

22-  Sipas një studimi për seksin në mbarë botën në vitin 2007, mesatarja e moshës kur njerëzit bëjnë seks për herë të parë është 19.25. Ndërsa në Azi ata e humbnin virgjërinë në moshën 22-vjeçare, ne kulturën perëndimore në moshën 18.

23-  Jashtë dhomës së gjumit, vendi më i zakonshëm për të rriturit në Amerikë për të bërë seks është makina.

24-  Mesatarisht çiftet shpenzojnë 20 minuta për paralojën përpara seksit.

25-  Në mbarë botën, të rriturit që bëjnë seks aktiv, thonë se kryejnë marrëdhënie seksuale 103 herë në vit.

26-  Në vitin 2003 kjo mesatare arriti në 127 herë.

27-  Një raport tregoi se 48% e femrave kanë gënjyer për përjetimin e orgazmës të paktën një herë në jetë. Po e njëjta përqindje edhe për meshkujt.

28-  Në gjithë botën, rreth 25% e njerëzve raportojnë të kenë pasur vetëm një person në jetën e tyre që kanë kryer marrëdhënie seksuale. 21% e njerëzve raportojnë të kenë pasur më shumë se 10 partnerë.

29-  Edhe meshkujt edhe femrat tregojnë se mund të ndizen nga aroma e verës.

30-  Endorfina që çlirohet gjatë aktivitetit seksual krijon një eufori që është e ngjashme me përdorimin e drogës opium.standard

30 kuriozitete të rralla që nuk i dini rreth seksit Read More »

Zjarret në Shqipëri, 24 persona po procedohen penalisht

Zjarret e ditëve të fundit në Shqipëri janë kthyer në një shqetësim për qytetarët, ku disa prej tyre dhe pse janë neutralizuar në kohë, kanë rrezikuar dhe jetën e banorëve.Lidhur me këtë situatë, policia njofton se do të marrë masa ndëshkuese për ata që qëllimisht iniciojnë situata të tilla që vënë në rrezik sigurinë dhe jetën e njerëzve.Nga ana tjetër, deri më tani, si rezultat i zbatimit të masave shtesë, javën e fundit janë evidentuar dhe proceduar penalisht 24 autorë të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë , Berat , Elbasan , Lezhë, Shkodër e Korçë.
Njoftimi i policis

Plan Masash shtesë për parandalimin e zjarreve në pyje-kullota, evidentimin e autorëve kapjen dhe vënien para përgjegjësisë së tyre.Nisur nga rastet e shtuara dy javët e fundit të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia, Policia e Shtetit prej datës 21 Shtator, në vijim të zbatimit të Planit të masave të hartuar në Janar për parandalimin e zjarreve në Pyje Kullota, evidentimin dhe vënin para përgjegjësisë të autorëve, ka hartuar një tjetër Plan masash shtesë , në zbatim edhe të porosive të lëna nga Ministri i Brendshëm për këtë qëllim gjatë takimit të zhvilluar me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në qendër e në bazë javën e kaluar.Të gjithë Specialistët e Zonave kanë marrë detyrë dhe janë shpërndarë në të gjitha zonat që ata mbulojnë, ku kanë rimarrë dhe po vijojnë kontaktet me të gjithë barinjtë që kanë kullota në shfrytëzim, apo me banorët të cilët nga pakujdesia shkaktojnë zjarr ku shpesh këto zjarre kanë dalë jashtë kontrollit duke shkatuar pasoja në pronën private.Po koordinohen veprimet me shtabin e emergjencave në Prefekturë, përfaqësuesit e njësive administrative dhe drejtoritë/inspektoriatet rajonale të Mjedisit/pyjeve për të bërë të mundur parandalimin e zjarreve si dhe për të evidentuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia.

Zëvendës/Drejtorët e Policive Vendore po zhvillojnë takime me banorë të zonave buqësore dhe blektorale , me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për të parandaluar zjarrvënien e qëllimshme për të hapur kullota apo edhe zjarrvënien nga pakujdesia.Gjithashtu janë angazhuar për parandalimin e zjarrvënies, si dhe për evidentimin e autorëve edhe agjentët e Policisë Kriminale.Si rezultat i zbatimit të masave shtesë, javën e fundit janë evidentuar dhe proceduar penalisht 24 autorë të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë , Berat , Elbasan , Lezhë, Shkodër e Korçë.Janë arrestuar në flagrancë 3 autorë, janë ndalur dy si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Theksojmë faktin se nga Strukturat e Policisë së Shtetit, për periudhën Janar -20 Shtator janë proceduar në shkallë vendi 82 autorë, prej të cilëve 11 autorë janë arrestur, 7 autorë janë ndaluar, 25 autorë në gjendje të lirë dhe 39 autorë shpallur në kërkim.Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve për të parandaluar zjarrvënien dhe fton ata të denoncojnë në kohë në numrin 112 çdo rast sado të vogël të shkaktimit të zjarrit në toka buqësore, kullota apo pyje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarret në Shqipëri, 24 persona po procedohen penalisht Read More »

PS me batuta në Korçë, Rama i kthen reston Majkos: “Zgjohet herët, po fle herët… Sa është ora? Është me ato të ushtrisë…

PS ashtu si e nisi e ka vijuar përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme. Mes batutash ka vijuar edhe në takimet e PS në Korçë me anëtarësimet e reja. Pjesëtarë të rinj iu bashkuan PS-së, duke marrë edhe teserën e Partisë Socialiste.

Në një moment, Kryeministri Rama i drejtohet me humor Pandeli Majkos, pasi mesa duket, vuri re një përgjume të Ministrit për Diasporën: “Zgjohet herët, po fle herët… Sa është ora? Po vajtoi ora 9 ke të drejtë drejt se çohet në 5, është me ato të ushtrisë”.

Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë luajti sërish me fjalët: “E nisëm me një vajzë ta mbyllim e një djalë”. Meqë vajzës ja dha Pandi (teserën), djalit t’ia japi Niko”. Niko Peleshi dhe Majo ishin dy ministrat që shoqëruan Ramën në Korçë këtë të enjte.

PS me batuta në Korçë, Rama i kthen reston Majkos: “Zgjohet herët, po fle herët… Sa është ora? Është me ato të ushtrisë… Read More »

“Gruaja rrihet tre herë në ditë”, habit Elvis Naçi me deklaratën

Kemi dëgjuar shpesh në rrjetet sociale, që njerëz me ndikim në fenë islame thonë se gruaja duhet rrahur por sipas kushteve që ka vendosur Allahu. Për fat të keq kjo ide vazhdon të praktikohet edhe në kohët e sotme moderne në shumë familje shqiptare.

Por Imami i njohur i Tiranës, Elvis Naçi ka dhënë përgjigjen që nuk do ta pëlqenin shumë burra. I pyetur nga prezantuesi i një emisioni në Kosovë se a duhet të rrihet gruaja, Elvisi tha se duhet rrahur tre herë në ditë.

Ai shpjegoi:

Tani në qoftë se je njëfarë burri gruaja duhet të rrihet tre herë në ditë. Në qoftë se je njëfarë burri.”

Prezantuesi ia priti: Por s’ka burra më. Dhe Elvisi tha: Kështu që s’kemi ç’bëjmë.

Më tej imami shpjegoi se në çift duhet të ketë mëshirë dhe dashuri nga të dyja anët në mënyrë që të gëzojë e gjithë familja.

Intervista e tij është dhënë kohë më parë, mirëpo që prej ditës së djeshme është bërë virale në rrjetet sociale.

SHIKONI VIDEON KETU

“Gruaja rrihet tre herë në ditë”, habit Elvis Naçi me deklaratën Read More »

Xhisiela dhe Rexhepi mbërthejnë politikën, në fshatin e dy të rinjve, banorët zgjedhin heshtjen

Ndërsa ngjarja e bërë publike ka ngërthyer politikën në debate të forta, por edhe opinionin publik lidhur me trajtimin që i është bërë një vajze, ata që janë rritur me dy të rinjtë, banorët e fshatrave Zezë dhe Nikël, kanë zgjedhur të heshtin. Të gjithë e dinë historinë tyre. Gjyshi i Xhisielës thotë se s’ka dëgjuar asnjëherë që e mbesa të kishte probleme. Ndërkohë sot vajza dhe nëna e saj janë thirrur për t’u pyetur nga prokurorët e Krujës.

Lumi Zezë ndan fshatin Zezë nga fshati Nikel prej nga vijnë dy të rinjtë Xhisiela dhe Rexhepi. Historia e lidhjes mes studentes dhe djalit të deputetit socialist ka mbërthyer debatin politik. Në shtëpinë ku ka banuar Xhisiela në fshatin Zezë tani jetojnë gjyshërit nga ana e babait që ia vranë në 1997-ën. Në Nikël është shtëpia e deputetit të Krujës, Rahman Rraja, djali i të cilit akuzohet për përdhunim dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-të dashurës. Të gjithë e kanë dëgjuar historinë dhe akuzat për dhunë, por banorët e zonës nuk duan të përzihen.

Të tjerë lavdërojnë deputetin dhe djalin e tij. “E kemi pasur kryetar komune për tre mandate. shumë i mirë Sa ka punuar ai, s’ka punuar kush këtu”, shpreh disa prej banorëve. Vajzën nuk e njohin, por e kanë një koment: “Pjesë faji mund të kenë të dy. Edhe ajo, s’mund të themi që s’është pa gjë. Ai çuni shumë i mirë me njerëzit. Edhe vajza… familje shumë e mirë. Gocat nuk na i ngacmuar kush”, shprehen ata. Në rrugën nacionale për Fushë-Krujë jeton nëna e Xhisielës bashkë me të bijat. Ajo punon prej 5 vjetësh në supermarketin e vëllezërve të saj. Takojmë një nga familjarët që na tregon rreth vajzës.

“Nuk dimë asgjë, çfarë kemi marrë vesh nga televizori. Ajo ka mbaruar për shkenca politike. Besoj se ajo edhe me të ëmën nuk është aq e hapur. Ka disa ditë që se kam parë fare vajzën”, shprehet Lutfije Muça, e afërme e Xhisielës. Gjyshi i Xhisielës nga ana e nënës duket se nuk ka dijeni për ngjarjen e bujshme. “Nuk dimë asgjë, as vajza ime nuk ka ditur gjë”, thotë Ramazan Muça, gjyshi i Xhisielës.

Xhisiela dhe Rexhepi mbërthejnë politikën, në fshatin e dy të rinjve, banorët zgjedhin heshtjen Read More »

Furtuna godet Greqinë, po Shqipërinë a do ta prekë? Ja si përgjigjet meteorologia

Në një kohë kur furtuna “Ksenofon” ka goditur Greqinë, të gjithë mund të pyesin nëse është e rrezikuar edhe Shqipëria. Sipas “News24”, meteorologia Tanja Porja tha se vendi ynë nuk rrezikohet nga kjo stuhi e fuqishme.

Ajo theksoi se i vetmi ndikim që sjell furtuna në vendin tonë janë erërat e forta. Po ashtu, Porja tha se vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu ditën e martë, kryesisht zona jugore dhe ajo qendrore.

“Në fakt, nëse flasim për situatën në fqinjin tonë jugor, Shqipëria mbetet në periferi të kësaj stuhie tropikale, që është krijuar prej 3-4 ditësh në kufijtë verilindor të Maltës. Ka pasur fuqizim të erërave, ndaj kjo ka qenë dhe arsyeja që kemi pasur një erë të fuqishme në verilindje. Ajo po zhvendoset drejt brigjeve greke. Brigjet greke kanë pasur zhvendosje të erërave.

Maksimumi i kësaj stuhie do të jetë gjatë ditës së shtunë. Do të zhvendoset drejt Qipros dhe do të futet në territorin turk, ku do të ulë intensitetin. Përsa i përket territorit shqiptar, mbetemi në periferi. Vetëm në zonat jugore priten reshje të pakta shiu dhe pjesërisht në qendër. Veriu nuk do të ketë shira, vetëm pak gjatë natës. Mbetemi të paprekur nga kjo stuhi e Mesdheut lindor. Ndikimi janë vetëm erërat. Presim shira në territorin shqiptar gjatë ditës së martë. Këto janë pasojë të një cikloni që zhvillohet në gjirin e Genovas që pritet të zhvillohet ditën e hënë”, – u shpreh Porja.

Furtuna godet Greqinë, po Shqipërinë a do ta prekë? Ja si përgjigjet meteorologia Read More »

Kaba: Veliu bashkëpunëtor në krim pas intervistës që detyroi vajzën të gënjente

Analisti Dritan Kaba, e ka cilësuar bashkëpunëtor në krim, gazetarin Muhamed Veliu, i cili detyroi të gënjente vajzën gjatë intervistës që i bëri.

Sipas Kabës, gazetari Veliu refuzoi të shihte raportet mjekësore që vërtetonin dhunën e ushtruar mbi Xhisiela Malokun, por e detyroi këtë të fundit njëlloj siç bënë kriminelët në komisariatin e policisë që të mohonte gjithçka.

Pas statusit të Kabës ka patur edhe replika mes tij dhe gazetarit Veliu.

Ja postimi i Kabës:

Mos ja vini re Metit dhe Tanit, ata jane thjesht çuna “te llastuar”! Ata nuk e shohin kete!

REAGIM PAS NJE KOMENTI !

Per ata qe e keqkuptojne ai puna e Muhamed Veliu qe nuk i pa as djegiet me cigare, nuk kerkoi te shihte as raportin mjeksor, por perkundrazi e detyroi viktimen te genjente per ngjarje qe ajo nuk ishte prezent, kjo foto eshte ilustruese.

Por intervista e Muhamed Veliut eshte reale, ne syte e te gjitheve, por eshte kriminale.

Ai duhet te merret i pandehur si bashkepunetor ne krim!

Pedagogeve te gazetarise do i keshilloja qe intervistene Metit ta fusin ne kurikul, me disa ore shpjegime dhe ushtrime, dhe me nje seminar te veçante. Me temat : Si mund te behet gazetari bashkepunetor ne krim dhe KURRE mos intervisto keshtu!

Kaba: Veliu bashkëpunëtor në krim pas intervistës që detyroi vajzën të gënjente Read More »

“Hajdut, kriminel”, Ilir Beqaj qëllohet me vazo dhe gurë (Foto)

Një mesoburrë rreth të dyzetave ka alarmuar sot ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe policinë e Shtetit pasi në mënyrë të papritur ka nisur të fyejë ish-ministrin dhe të qëllojë automjetin e tij. Gazetarët e “Gazetës Shqiptare” kanë rastisur në vendngjarje dhe e raportuan menjëherë incidentin që ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites.

Ilir Beqaj shoqërohej nga persona të tjerë, të cilët ishin pranë dy makinave të tyre, një Volkswagen Touareg dhe një Mercedes me targa diplomatike, kur një i panjohur ka nisur të bërtasë “kriminel, hajdut” dhe fjalë të tjera fyese.

Ky person ka rrëmbyer një vazo ndanë rrugës dhe ka qëlluar në fillim “Mercedesin” me targa diplomatike, ka vazhduar ta godasë makinën me shkelma dhe më pas ka rrëmbyer një copë të madhe betoni dhe e ka plasur në xhamin e përparmë të makinës së Ilir Beqajt.

Ish-ministri dhe personat që e shoqëronin kanë ruajtur gjakftohtësinë, kanë nxituar të hipin në makina dhe kanë lëvizur 50 metra më tej.

Autori i incidentit u largua me qetësi.

10 minuta më pas në vendngjarje ka ardhur policia e Shtetit.

Touaregu me ngjyrë gri është i njëjti që është qëlluar me vezë nga aktivistët e “Aleancës Kuqezi” në vitin 2016./gazetashqiptare/

    

“Hajdut, kriminel”, Ilir Beqaj qëllohet me vazo dhe gurë (Foto) Read More »