Aurora

“Kërcënuan oficerin Emiljano Nuhu”, hapen kamerat e sigurisë: Rrahja, Balla dhe Bushati ishin në …

Anila Trimi, Drejtoreshë e SHÇBA, ka hedhur poshtë deklarimet e deri më tanishme se Emiljano Nuhu nuk është kërcënuar me armë zjarri në stacionin policor të Fushë-Krujës, ashti siç ka pretenduar ish-oficeri i Policisë. Ajo shprehet mbi bazën e dokumenteve, intervistat me drejtuesit e stacionit të policisë dhe pamjet e kamerave të sigurisë.

“Nga intervistat e drejtuesit dhe punonjësve të Policisë së Stacionit Fushë Krujë rezulton se më datë 21 Korrik 2018, pra data e pretenduar, nga ish punonjësi Nuhu nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë. Nga Urdhri i Brendshëm për planëzimin e shërbimit, rezulton se, më datë 21 Korrik 2018, Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit. Nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme”, prezantoi Trimi mes të tjerash, rezultatet e hetimeve të deritanishme.

Ndërkaq, Emiljano Nuhu ka deklaruar se i është vënë pistoleta në kokë nga vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rraja në zyrën e tij pasi kishte shoqëruar djalin e deputetit. Nuhu ka pretenduar se prezent në zyrë kanë qenë zyrë të PS-së, si deputeti Taulant Balla, deputeti tjetër Rrahman Rraja, si dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Trimi, gjatë deklaratës, tha se: “Nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton se Emiljano Nuhu takohet, ndër të tjerë, me personin nën hetim, në ambientet e një lokali privat, në Tiranë më datë 30/07/2018. Nga pamjet dhe komunikimi elektronik krijohet bindja e një takimi mes personash të njohur, mgjate kjo eshte nje rrethane qe do te verifikohet nga organet qe udheheqin hetimin ne kete rast”.

Nuhu ka kryer disa shkelje në detyrë me veprimet e tij, shtoi drejtuesja e SHÇBA. “Nga shqyrtimi i rrethanave të deritanishme, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ish punonjësi i Policisë Emiljano Nuhu, me veprime dhe mosveprime, ka kryer disa shkelje si: Shpërdorim detyre, Kalim i paligjshëm i kufirit, Nxjerrje e sekretit hetimore, Shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve, Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit”.

“Kërcënuan oficerin Emiljano Nuhu”, hapen kamerat e sigurisë: Rrahja, Balla dhe Bushati ishin në … Read More »

“Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka”

Nga Luan Rama

Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka?!

Si ka mundësi që asnjë shoqe prej deputeteve e ministreve rilindase nuk tha asnjë fjalë, të paktën qoftë edhe formalisht, për të dënuar dhunën e në shenjë solidariteti njerëzor me të dhunuarën Xhisiela Maloku?!…

E pastaj mburren e flasin për përqindjen e barabartë të grave e burrave në qeveri e për barazinë gjinore, për shanse të barabarta e integrim të gruas në politikë!

“Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka” Read More »

Artan Hoxha “plas” të radhës”: Këta janë oficerët e vërtetë të policisë

Të tjera detaje ka dhënë sot Artan Hoxha, në lidhje me nënkomisarin e arratisur, Emiljano Nuhu, teksa për vëllanë e tij thotë se është pjesë e bandës së Laert Haxhiut, të shumëkërkuarit lushnjar të akuzuar si autor i masakrës së Lushnjes.

Mirëpo, krahas publikimeve të Hoxhës, një prej komentuesve e ka akuzuar se është gazetari ai që sulmon oficerët e policisë.

Komentuesi shkruan:

Gazetar që sulmon oficerë policie dhe i lëpihet kryeministrit për një udhëtim falas në Stamboll. Mjerë ne ku jetojmë! Po ministri brendshëm anëtar i kujt bande është? E ke publikuar ndonjëherë Geron ( Agron Xhafën ) kështu me foto ?”.
Por, nuk ka vonuar përgjigja e gazetarit Hoxha, i cili ka zbuluar kush janë sipas tij oficerët e vërtetë të policisë.

Sipas Hoxhës:

Oficer policie eshte Erzen Brecani dhe Osman Levanaku qe jane perballe gjithe jeten me krimin, i kane hedh ne rruge e perballen cdo dite me Edi Ramen e Rilindjen dhe nuk ikin per azil politik si ata spurdhjaket tuaj qe mbyllin deren e guzhines me dryn dhe shesin trimeri ne facebook”.

 

Artan Hoxha “plas” të radhës”: Këta janë oficerët e vërtetë të policisë Read More »

Dokument i 1984/ Enver Hoxha: Dola xhiro në Tiranë, pisllëku dhe balta ishin në nivele të larta

Nga Kastriot Dervishi

Mbledhja e Sekretariatit, e datës datë 9.4.1984, nxjerr një problem të madh të Tiranës, papastërtinë. Në filozofinë e punës së të majtëve është shkatërrimi i shtetit, propaganda dhe fasada, asnjëherë organizimi dhe brendia. Pavarësisht se popullsia e kryeqytetit nuk ka qenë e madhe, pisllëku dhe balta ishin në nivele të larta. Këtë e vëren udhëheqësi dhe e pranon zëvendësudhëheqësi.

ebe630ae8215ca41bb9b8f94ea8f9218_XL

Pjesë nga debati

Shoku Enver Hoxha: Dje dola nëpër rrugët e Tiranës me automobil, por krijova një përshtypje jo të mirë për pastërtinë e kryeqytetit. Shumë pis janë ambientet, shumë të ngarkuara me baltëra janë sheshet e ndërtimit. Nuk e kuptoj çfarë bën komunalja vallë? Ne krijuam një ministri të tërë, po interesohet ajo për pastërtinë e qyteteve. Mua më duket se nuk interesohet. Sidomos andej lart, ku po ngrihen një varg apartamentesh, është një papastërti, rrëmujë e madhe.

***

Shoku Enver Hoxha: Nëpër lagje është më keq akoma. Pra me higjienën e pastërtisë Tirana nuk është në rregull. Vërtet duhet menduar për të ndërtuar, por duhet menduar edhe për të mbajtur pastërti. Caktohen të bëhen punime, bëhen ndërtime e meremetime objektesh nga komunalja dhe vëmendja përqendrohet vetëm në anën kryesore, për fillimin e ndërtimit të objektit, po nuk mendohet shumë ku do të mbarojë dhe në ç’gjendje do të jetë territori pas përfundimit të ndërtimit, etj.

Shoku RamizAlia: Zakonisht shikohet të jetë në rregull fasada, kurse për anët e prapme të pallateve nuk tregohet fare kujdes, rrugët e mjediset nga ajo anë mbeten gjithë baltë.

Dokument i 1984/ Enver Hoxha: Dola xhiro në Tiranë, pisllëku dhe balta ishin në nivele të larta Read More »

Shpërthen Ylli Rakipi, media sot ne shok: ‘Erion Veliaj bën një pordhë dhe të gjithë televizionet e japin Live’

Ka shpërthyer kundër asaj që ai vetë ka krijuar, medias dhe asaj që sot të gjithë shohim në televezione. Është Ylli Rakipi i cili teksa ishte i ftuar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos në ABC Neës, ka folur për gjendjen e medias në Shqipëri. Rakipi tha se televizionet janë në shërbim të pushtetit dhe bombardojnë shikuesin me propagandë.

Ja si e përshkruan Rakipi një ditë në televizionet shqiptare/ “Shiko çfarë ndodh këtu. Fillon dita, del në fillim Erion Veliaj. Ja jep ky, mender, një pordhe dhe e transmetojnë LIVE të gjithë televizionet, sepse nuk kanë asgjë tjetër. Televizionet kombëtare e ambalazhojnë me kujdes të madh dhe e japin në edicionet e lajmeve. Mbaron Erion Veliaj dhe del Lul Basha. Nëse nuk është në Bruksel, në Gjermani apo Hollandë, del dhe bën një deklaratë. Ka një sfond të bukur mbrapa dhe flet për përgjimet. Nëse nuk është ai, del Flamuri ose Vokshi. Mbaron kjo. Del pastaj, Edi Rama dhe ha një drekë në një fshat të Përmetit.

Transmetohet e gjithë dreka, ha sallatë, jep sallatë, pi ujë Edi Rama, të gjithë japin këtë gjë. Kur nuk ka drekë, ka dëgjesë publike. Të gjithë këto televizione japin vetëm këto gjëra dhe ka një shok psikologjik vrasës. Nuk ka qenë kështu. Ne kemi qenë në media që në fillim, media ka qenë e politizuar apo gjysëm e politizuar në vitet 90′, por nuk ka qenë kaq vrastare. Nuk ka qenë ky ekzekutim i njeriut. Nuk ka qenë kjo goditje, ky presion psikologjik.

Sipas Rakipit, pas transmetimit të kronikave të gatshme të partive politike dhe propagandës qeveritare, në mbrëmje televizionet shqiptare vazhdojnë agresionin ndaj publiket me emisionet politike. “Pastaj Muçi, dalim ne. Të them të drejtën, unë një herë në javë dal dhe kam shumë frikë. Këtu ka njerëz Muçi, që dalin katër herë në javë. Del ai sfilon si velinë, katër herë në javë bërtet, thërret, flet vetë. Personazhe nga më të çuditshmit, jo vetëm njerëzit që punojnë këtu”.

Shpërthen Ylli Rakipi, media sot ne shok: ‘Erion Veliaj bën një pordhë dhe të gjithë televizionet e japin Live’ Read More »

Si vjen muaji Tetor për të gjitha shenjat e horoskopit, zbuloni surprizat

Muajt pararendës ishin intensivë me planetët reaksionarë dhe lëvizjet astrologjike që na bënë të punonim për të zbuluar qëllimin tonë dhe të kishim marrëdhënie të suksesshme, por, sipas horoskopit, ky muaj do jetë kulmimi i të gjitha këtyre përpjekjeve.

Ja si do ndikojë muaji tetor në jetën e çdo shenje:
Dashi – Këta muaj kanë qenë si një spastrim për ty. Ke pësuar ndryshime të ndryshme gje e gjitha kjo të ka përgatitur të ndërmarrësh impenjime të ndryshme. Tani që duhet të kujdesesh pikë së pari për veten, je i/e gatshëm/e të ndash energjinë tënde me të tjerët.

Demi – Në një pikë të caktuar ndjeve se kishe humbur gjithçka, kjo bëri që jeta jote të ndryshonte rrënjësisht. Në muajin tetor mund të shijosh mundësi të reja në lidhjet e tua dhe kjo do të ndihmojë në zgjerimin e horizonteve dhe krijimin e hobi-ve të reja.

Binjakët – Këtë tetor do gjesh energji për të reaguar dhe për të arritur atë që dëshiron në marrëdhëniet e tua, mund të manifestosh atë që dëshiron dhe ta arrish falë aftësive të tua të shkëlqyera komunikative.

Gaforrja – ke qenë në gjendje të bësh një lidhje mes gjithçkaje që ke kaluar muajt e fundit dhe kjo të ka bërë më të sigurtë tek vetja. Kjo siguri do të të bëjë më tërheqës/e dhe do mund të takosh njerëz që do pasurojnë jetën tënde.

Luani – Ki besim në faktin që po shkon në drejtimin e duhur dhe lëre veten të drejtohesh nga instikti yt. Do shohësh që çdo gjë që do kërkosh nga marrëdhëniet e tua, do të vijë nga ty.

Virgjëresha – Nëse po kalon një moment të vështirë në lidhjen tënde, do gjesh një mënyrë për ta kaluar nëse e dëshiron. Çelësi do jetë të dëgjosh dhe të reagosh me zemër.

Peshorja – Në këtë muaj mund të lidhjesh më shumë me njerëzit që të rrethojnë. Përdore një gjë të tillë për të marrë vesh diçka më shumë dhe për t’u plotësuar si person. Kjo do të të ndihmojë të fitosh aftësi të reja.

Akrepi – Komunikimi yt me të tjerët do përmirësohet dukshëm, nuk do dyshosh më dhe do ketë më pak keqkuptime. Kjo do të të ndihmojë në të gjitha fushat e jetës.

Shigjetari – Shpejt do gjesh dashurinë e jetës, por duhet të jesh i/e kujdesshëm/e që të mos e lësh të të ikë kjo mundësi. Ki besim tek vetja dhe beso tek dashuria.

Bricjapi – Ka ardhur koha që të lini paragjykimet për të tjerët, sepse kjo mund të jetë arsyeja që nuk gjeni ende dashurinë. Punoni për të përmirësuar veten dhe do shihni që dashuria nuk do jetë larg.

Ujori – Duhet të jesh i/e ndershëm/e ne veten dhe ta heqësh maskën që nxjerr para shoqërisë, nëse do vërtet të gjesh dashurinë e vërtetë. Vetëm në këtë mënyrë shpirti yt binjak do të të shihte vërtet si je, për t’u përgjigjur më pas me dashuri.

Peshqit – Ende nuk po shkëputesh nga e shkuara dhe kjo të ka bërë të humbasësh mundësi të tjera në dashuri. Përqendrohuni tek e tashmja dhe kujtohuni se gjithçka ndodh për një arsye.

Si vjen muaji Tetor për të gjitha shenjat e horoskopit, zbuloni surprizat Read More »

A e dini pse bota e quan vendin tonë Albania, ja arsyeja…

Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’Më 23 korrik të vitit 90 në Aleksandri, provincë romake, Egjipt – lindi Klaudius Ptolemy (Ptolemeu), astrolog, muzikolog, matematicien, shkrimtar dhe gjeograf.

Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe).

Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ . Në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’;Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre.“Gjeografia” nga Ptolemeu Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës.

“Gjeografia”, udhëzuesi i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës.Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin e 2-të. Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.

A e dini pse bota e quan vendin tonë Albania, ja arsyeja… Read More »

Nxënësit e shkollës së mesme Himarë, vizitojnë Kalanë e Himarës

Në kuadër të aktiviteteve për “Ditët Evropiane të Trashëgimisë” dhe “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, nxënësit e shkollës së mesme Himarë, vizituan qendrën historike në kalanë e Himarës, ku u njohën nga afër me vlerat monumentale të kësaj kalaje dhe në mënyrë të vecantë me risitë në kishën e Sergit dhe Bakut tashmë e restauruar nga projekti i sapopërfunduar i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore – Vlorë dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës me vullnetarë nga 15 shtete të ndryshëm nga gjithë bota.

L'immagine può contenere: 5 persone, persone che sorridono, persone in piedi e spazio all'aperto

L'immagine può contenere: una o più persone, cielo, montagna, albero, abitazione, nuvola, spazio all'aperto e naturaL'immagine può contenere: 3 persone, persone in piedi, cielo e spazio all'aperto

L'immagine può contenere: 5 persone, persone in piedi, cielo e spazio all'apertoL'immagine può contenere: 1 persona, spazio all'aperto

Nxënësit e shkollës së mesme Himarë, vizitojnë Kalanë e Himarës Read More »