Aurora

22 emra/ Këto janë gratë deputete që kanë braktisur Xhisielën për të mbrojtur Rexhepin

Kur vjen puna për të kërkuar më shumë kuota në Kuvend, ato janë të parat që reagojnë, por kur duhet të mbrojnë një vajzë të re, bijë dhe motër, gratë e politikës heshtin. Deputetet e Partisë Socialiste po heshtin prej dy ditësh sa i përket rastit të Xhisiela Malokut, vajzës së dhunuar nga Rexhep Rraja, djali i kolegut të tyre, Rrahman Rraja.

Janë 22 gra dhe vajza në grupin Parlamentar të PS, por asnjë prej tyre nuk ka marrë guximin të dalë në mbështetje të Xhisielës, çka i jep krah Rexhepit dhe të ngjashmëve të tij.

E vetmja socialiste që ka dalë në mbrojtje të Xhisielës është ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, e cila aktualisht mban postin e këshilltares bashkiake në Tiranë.

Ndërkohë, dëshmia e 25 vjeçares është bërë tashmë publike në çdo media, ku ajo rrëfen dhunën barbare të ushtruar nga djali i deputetit të PS. Aty ajo tregon edhe refuzimin me të cilin është përballur në zyrat e policisë kur është paraqitur për denoncuar dhunën.

Këto janë 22 deputetet e PS që kanë braktisur Xhisielën për të mbrojtur Rexhepin:

Ermonela Valikaj (Felaj)- Partia Socialiste, Eglantina Gjermeni- Partia Socialiste, Vasilika Hysi- Partia Socialiste, Elisa Spiropali- Partia Socialiste, Vilma Bello- Partia Socialiste, Klodiana Spahiu- Partia Socialiste, Lindita Nikolla- Partia Socialiste, Klotilda Bushka- (Ferhati) Partia Socialiste, Milva Ekonomi- Partia Socialiste

Senida Mesi- Partia Socialiste, Mimi Kodheli- Partia Socialiste, Elona Hoxha- Partia Socialiste, Almira Xhembulla- Partia Socialiste, Mirela Kumbaro (Furxhi)- Partia Socialiste, Edlira Bode- Partia Socialiste

Antoneta Dhima- Partia Socialiste, Blerina Gjylameti- Partia Socialiste, Olta Xhaçka- Partia Socialiste, Ogerta Manastirliu- Partia Socialiste, Tatiana Piro (Nurçe)- Partia Socialiste, Adelina Rista- Partia Socialiste, Evis Kushi- Partia Socialiste

22 emra/ Këto janë gratë deputete që kanë braktisur Xhisielën për të mbrojtur Rexhepin Read More »

Shpella të stërmëdha dhe shkrime marinarësh, misteret e gadishullit të Karaburunit (Foto)

Një gisht toke që del në det, gadishulli i Karaburunit nuk është asgjë tjetër veçse shkëmbor.
Për aq sa shqiptarët mbajnë mend, ai është përdorur si një kullotë dimërore për dele dhe dhi; plazhet e vogla të bukura, më së shumti në anën perëndimore, dalin në lajme më së shumti si baza të fshehta për trafikantët e kanabisit ndërsa shumica e tyre janë të aksesueshme vetëm me varkë ose përmes një ecjeje të gjatë e të lodhshme.

Ato kanë emra që ngjallin ndjenjën e misterit – njëri quhet Gramata, ose Gjiri i Shkrimeve, një tjetër është i njohur si Gjiri i Raguzës, një qytezë në Sicili dhe emri me të cilin njihej më parë qyteza e Dubrovnikut kur ishte një qytet-shtet.

Një pllajë mbart emrin Ravena, emër i një qyteti tjetër italian.
Pak rrugë të paasfaltuara të hapura nga ushtria shqiptare ecin përgjatë anës lindore të gadishullit, por ato janë ende të paaksesueshme për civilët për shkak se baza e Pasha Limanit e flotës detare shqiptare gjendet në krye të rrugës.

Mënyra e vetme për të mbërritur në plazhet e virgjëra të Karaburunit është përmes gomoneve. Këto janë foto nga dy udhëtime të vitit të kaluar.

Karaburun ok

Udhëtimi i parë u nis nga gjiri i Vlorës me një kosto prej 2,500 lekësh për person, udhëtim që na çoi në Shpellën e Haxhi Aliut dhe në një nga të paktat plazhe në anën lindore të gadishullit, ku një restorant i vogël shërben mish ose peshk zgare, sallatë, djathtë të fortë të bardhë të zonës dhe patate të skuqura.

Në cepin verior të gadishillit, rreth 15 kilometra nga Vlora, shpella e Haxhi Aliut është kaq e madhe sa mund të mbajë një anije të vogël se disa gomone njëherësh. Zakonisht nevojiten 30 minuta për të mbërritur atje, në varësi se sa shpejt është i gatshëm të ecë kapiteni.

Ky është një vend i mbushur me mite mbi piratë dhe tregime më moderne për trafikantë droge apo trafikantë qeniesh njerëzore që e përdorën atë për t’u fshehur si nga moti i keq ashtu edhe nga policia.

Ka disa gomone që nisen çdo ditë gjatë verës; vizitorët mund të notojnë në ujërat me salinitet të lartë ndërsa dritat vallëzojnë në tavanin e stërlartë të shpellës.

Karaburun 4

Udhëtimi i dytë na dërgoi nga fshati Dhërmi në anën tjetër të gadishullit të Vlorës te Shpella Blu dhe te Gjiri i Gramatës, ose i Gramës, ndoshta vendi më i bukur në bregdetin shqiptar.

Varkat drejt Gramatës janë më të rralla dhe më të shtrenjta; në kontrast me ujërat e qeta të Gjirit të Vlorës, Deti Jon dhe Kanali i Otrantos është shpesh i egër. Udhëtimi mund të kushtojë rreth 150 euro për deri në gjashtë apo shtatë vetë.

Mënyra tjetër e mundshme për të mbërritur është një marshim i gjatë përmes një shtegu të ngushtë nga plazhi i Rrugëve të Bardha por kjo mund të zgjasë deri në gjashtë orë dhe duhet të kujdesesh të marrësh ujë me vete.

Karaburun 2

Gjiri i Gramatës është e vetmja zonë e mbrojtur nga stuhitë në një segment brigjesh shkëmbore dhe e ka marrë emrin nga mijëra shkrime dhe simbole të gdhendura në gurë nga marinarët që kanë falënderuar zotat e tyre prej mijëra vitesh.

Studiuesit kanë identifikuar gjuhë të ndryshme në shkëmb, përfshirë greqiste të lashtë dhe të mesjetës si dhe latinisht. Studiuesit në fillim të shekullit të 20 menduan se disa prej shkrimeve i përkasin civilizimit etrusk në Italinë e lashtë.

Plazhi i grames

Disa nga mbishkrimet janë shuar me kalimin e kohës ose janë vjedhur, ndërsa të tjera janë vandalizuar nga vizitorë të mëvonë, përfshirë rekrutë të ushtrisë shqiptare që shërbyen aty kur Shqipëria ishte një vend komunist.

Përveç fjalëve, shkëmbi mbart edhe shenja heraldike, duke i dërguar udhëtarët e kohës sonë shekuj më pas. Ata bëhen dëshmitarë të një fakti tashmë shpesh të harruar – se udhëtimi me det është i rrezikshëm. /BIRN/

Karaburun

Shpella të stërmëdha dhe shkrime marinarësh, misteret e gadishullit të Karaburunit (Foto) Read More »

SHBA thirrje të fortë: Prokurorë të ndershëm, patriotë, bëni përpara dhe shërbejini …

Një thirrje e fortë ka ardhur nga Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila është angazhuar drejtpërdrejtë në zbatimin e Reformës në Drejtësi, po vëzhgon çdo detaj me kujdes.

Mbrëmjen e sotme, thirrja e ambasadës amerikane shkon për të gjithë prokurorët e ndershëm, patriotë dhe me integritet. SHBA kërkon nga këta prokurorë që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, që është një ndër institucionet bazë të drejtësisë së re.
“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni këtu https://goo.gl/Zn6iSA”, thuhet në njoftimin e ambasadës në ‘Facebook.

SHBA thirrje të fortë: Prokurorë të ndershëm, patriotë, bëni përpara dhe shërbejini … Read More »

“Shqipëria ka vetëm dy oligarkë”, ish nënkryetari i PD: Basha po pret pas ferrës, kur do vijë…

“Shqipëria sot ka dy oligarkë. Njëri i madh dhe tjetri në hije”, dhe për ish-nënkryetarin e Partisë Demokratike Astrit Patozi ata dihet tashme se kush janë. Në një intervistë në emisionin “Provokacja” në ABC Neës , Patozi tha se oligarku i madh është kryeministri Edi Rama dhe oligarku i vogël është Lulzim Basha. Oligarkia nuk zgjidhet me masa drastike.
Ose duke u reformuar partitë ose me goditje nga jashtë”, u shpreh Patozi.

Më tej, ai u shpreh se sistemi në Shqipëri duhet tronditur, por Basha nuk ka për ta bërë kurrë këtë. “Basha pret radhën dhe po pret mbas ferrës, por nuk do të vijë kurrë torja duke pritur.

Sepse Lulzim Basha nuk bën betejë, por qëndron duke pritur”,- ka vazhduar ish-nënkryetari i Partisë Demokratike. Kurse Partinë Demokratike nën udhëheqjen e Bashës, Patozi e ka përshkruar me tri fjalë, të cilat ishin e dobët, e paaftë dhe kompromentuar. Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdosh

“Shqipëria ka vetëm dy oligarkë”, ish nënkryetari i PD: Basha po pret pas ferrës, kur do vijë… Read More »

Tërmeti 7.7 ballë trondit Tokën! Shihni çfarë fuqie ka

Agjencia e Gjeofizikës e Indonezisë konfirmoi se tërmeti që ra në Sulawesi të premten, ka shkaktuar cunami. Deklarata vjen pasi një video u shfaq në internet që tregon një cunam të madh duke goditur një qytet në këtë rajon.

Cunami deri në dy metra goditi rajonin e Palut. Sipas autoriteteve lokale, ujërat janë tërhequr. Nuk janë dhënë detaje për viktimat e mundshme

Filmimi i publikuar në Internet tregon një valë të madhe që vjen përgjatë bregut, ndërsa njerëzit ikin të frikësuar.

Në një pjesë tjetër të videos, uji mund të shihet duke u përplasur drejt Xhamisë “Baiturrahman”.

Ngjarja u konfirmua gjithashtu nga “The Jakarta Post” nga një zyrtar në Muzeun Qendror Sulaëesi në Palu.

Më parë, një tërmet me magnitudë 7,7 goditi jashtë brigjeve të ishullit Sulaëesi. Një paralajmërim i cunamit u lëshua fillimisht nga agjencia meteorologjike e vendit, por u hoq pak më vonë.

Lëkundja u ndoq nga një tërmet  prej 6.1 ditsh të premten, ku humbi jetën një person dhe të paktën 10 vetë u lënduan

Tërmeti 7.7 ballë trondit Tokën! Shihni çfarë fuqie ka Read More »

Vetting politikës, Ngjela: Kush ta bëjë, Ndoc Rroku?! Basha është injorant

Për avokatin, Spartak Ngjela, ligji që propozon PD për vetting në politikë është nul.

I ftuar në Ora News, ai sfidoi demokratët që nëse e kanë seriozisht këtë punë t’ia besojnë ONM-së siç po bën me vettingun e gjyqtarëve.

Sipas Ngjelës, opozita po e përdor si pretekst për bojkotin në Kuvend, sepse ka frikë nga SPAK dhe BKH.

Ngjela: SPAK dhe BKH janë të mjaftueshme por këta kanë frikë nga SPAK dhe BKH dhe kanë nxjerrë atë hijen.Nuk ka vlerë se nuk gjen dot zbatim, një ligj që nuk gjen dot zbatim është nul.Kush do ta bëjë vettingun? Noc Rroku? Doni ta kuptoni sa frikë kanë dhe e kanë për të sabotuar reformën në drejtësi. Ok, le ta marrë dhe ta bëj edhe atë ONM, e pranojnë? Kush do e bëjë?Cilat do jenë organet, kush do jetë personi dhe ta marrim vesh. Nuk ka asnjë organ.Kryetari Basha është injorant, janë të trembur, nuk marrin vesh nga jurispudenca. Nuk dinë të bëjnë një ligj.Kanë marrë përsipër që kështu siç është, po nuk e pranuat nuk hyjnë në parlament. Po kurrë mos hyfshi në Parlament! Nëse nuk hyn në parlament tradhëton votuesit e tu.

Herën e parë që nuk hyri në parlament rrëzoi gjysmën e qeverisë.

Ngjela: Lërë more, ç’rrëzoi qeverinë.I futi hija me shkop brenda. Nëse mendojnë se me këtë mund të shkaktojnë destabilizim, është për të qeshur. Bojkoti nuk sjell asgjë, nuk heq njeri dorë nga maratona në drejtësi. Deri në dhjetor do mbushen organet ka marrë fund. Në fillim të dhjetorit fillon SPAK-u.

Vetting politikës, Ngjela: Kush ta bëjë, Ndoc Rroku?! Basha është injorant Read More »

Konsumoni ftua, ja pse cilësohet si fruti i artë i vjeshtës

Studime të ndryshme tregojnë se fruti i ftoit ka veti anti-alergjike dhe se konsumimi i rregullt i tij ndihmon në tretjen dhe për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolin dhe presonit në gjak.

Sugjerohet të përfshihet në dietë sidomos nga të prekurit me tuberkuloz, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e syve, anemia, astma, stresi, etj. Receta të ndryshme me bazë ftoin ndihmojnë për shërimin e sëmundjeve të stomakut, zorrëve, kollës, diarresë, etj.

Ftoi, fruti me shumë vitaminaFtoi është frut vjeshtor, i cili përmban vitaminë B17, e cila ka efekt antikancerogjen.
Ftoi përmban me shumicë vitaminën C, por edhe provitaminën A, vitamina B1 dhe B2, si dhe niacinë. Nga mineralët më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra. Aq sa edhe ftoi që është një pemë shëruese, po aq janë edhe farat e gjethet e tij.

Çfarë kuroni me ftonjtë dhe si ta konsumoni?
Ftoi përdoret i freskët apo në formë të kompostos, si reçel, si marmelatë, si dhe për t’i dhënë shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të tjera. Për qëllime mjekësore përdoren bërthamat e thata, gjethet dhe fruti. Bërthamat në shije të bajameve të hidhura dhe janë pa erë. Bërthamat e ftoit thahen në hije dhe me kujdes që të mos myken shkruan Shije.
Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak para disa ditësh së pjekjes së plotë. Të ruhen në vende të thata me ajër.

Ai përmban vitamina A dhe C, sheqer, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj. Ftoi është i pasur me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur ngahera për këtë qëllim dhe përdoren në mënyrë pozitive kundër adsiarresë, dizanterisë dhe të vjellave.
Ftoi përdoret për forcimin e organizmit tek të moshuarit, si dhe për forcimin e trupit të dobësuar të personave që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Konsumoni ftua, ja pse cilësohet si fruti i artë i vjeshtës Read More »

Askush nuk po flet për vajzën/Nga Arian Galdini

Arian Galdini

Kur politika ka fytyrë njerëzore, edhe pse një grua del para Senatit e tregon lot emocioni sesi është ndjerë ajo para 30 vjetësh nga një marrëzi adoleshentësh të dendur me alkool, askush nuk ia cenon apo lëndon udhën e saj të rrëfimit. Në SHBA po ndodh tani. Madje analistët nëpër televizione as po fshehin dot lotët. Tek ne, njerëzimi ka mbaruar. Në një qytet pak kilometra pranë Tiranës, një vajzë është dhunuar e përdhunuar nga i biri i një deputeti dhe shoqëria po ndahet më dysh politikisht. Askush nuk po flet për vajzën. Vajza po përdoret si shkallë për tu gjuajtur politikisht me njëri-tjetrin palloshët e politikës sonë barbare. Sa turp! Sa turp! Sa turp! Nuk gjej dot fjalë e emocion për ta përshkruar pështjellimin dhe neverinë që ndjej për këtë politikë kaq mizore që kemi. Gënjen polici, gënjen PD, gënjen policia, gënjen Balla, këto janë të vetmet fjalë të ndyta e pashpirta që lexojmë e dëgjojmë. Mjaft, o njerëz mjaft! Mjaft përdorët e masakruat shpirtra të pafajshëm!

Ndaleni politikën vetëm për një hop e mendoni se në cilën botë a hulli po e zhysni atë vajzë. Turp edhe gazetari që rendi ta intervistojë vajzën si gestapo për përdorim përgënjeshtrimi! E si mund të bëhet kjo? A ka shpirt, mend, zemër ky soj gazetari? A mendon se po i hedh botën mbi supe vajzës për të mbyllur një vrimë politike? Sa turp! Hiqjani botën nga supet asaj vajze! Jepini mundësinë të ndihet e mbrojtur, pastaj bëni politikë apo gazetari pelivanësh. Ai polici nuk duhej të fliste me emër për vajzën. Pikë. Trimëria johumane e policit nuk e ka fare simpatinë time. Vajza dhe shpirti e jeta e saj vlejnë më shumë se çdo betejë politike apo gazetareske. Nuk mund ta trajtojmë një vajzë të pafajshme si dëm anësor. Ndonjëherë nga mënyra sesi shoqëritë zgjedhin të sillen me viktimat e dobëta përcakton edhe humanitetin apo dekadencën e këtyre shoqërive. Për mua viktima dhe heroina e vetme është vajza, sido që ta trajtojë ajo botën që ia kanê hedhur mbi supe sot. Mjaft keq e ka trajtuar bota atë! Sikur të kishim sadopak njerëzizëm do ndalnim luftën politike dhe do nisnim një betejë civile njerëzore për ta siguruar atë vajzë e shumë të tjera si ajo, se ne si shoqëri po mësojmë ta mbajmë mbi shpinë botën edhe për to. Kaq.

Askush nuk po flet për vajzën/Nga Arian Galdini Read More »