Aurora

“Ajo rroba firmato, unë xhaketën dhe këmishën e motrave”, gazetarja: A nuk është e padrejtë jeta?

Mjaft përshtypje na bëri ditën e sotme Xhisiela Maloku, e cila u paraqit para ambienteve të gjykatës për të mbështetur ish të dashurin e saj, Rexhep Rraja, të cilin vetë e kallëzoi ditë më parë.

Gazetarja e Ora News, Flutura Tora dhe shikimi i saj i ngulitur tek aksesorët luksozë të Xhisielës ranë në sy, teksa luksi i shfrenuar i të resë nga Fushë Kruja nuk kaloi pa u komentuar.

Në një shkrim në Facebook, Flutura thotë se jeta është e padrejtë, teksa krahason veten e saj me Xhisielën që nuk ka punuar asnjë ditë, ndërsa ajo, nga Kukësi arriti të vijë në Tiranë e të jetë zonjë në punën e saj.

Flutura shkruan:

Unë dhe Xhisiela! Teksa ajo prononcohej, unë meditoja. Ajo syzet 400 euro, unë syzet dhuratë nga vëllezërit. Ajo rroba firmato, unë xhaketën dhe këmishën e motrave Ajo tangërllik, unë “pjekje” në diell duke e pritur. A nuk është e padrejtë jeta??

“Ajo rroba firmato, unë xhaketën dhe këmishën e motrave”, gazetarja: A nuk është e padrejtë jeta? Read More »

Me atlete, bluzë të bardhë dhe syze, Xhisiela në Gjykatë për të mbështetur Rexhepin

E veshur me një bluzë të bardhë, me syze dhe tërësisht e qetë.

Kështu u shfaq para gazetarëve Xhisiela Maloku ditën e sotme në Gjykatën e Apelit Tiranë ku u dha masa e sigurisë për Rexhep Rrajën.

Ndërkohë që Maloku tha se do të vijojë t’i qëndrojë deklaratës së saj se Rexhep Rraja është i pafajshëm.

Xhisiela mbërriti me vonesë pak minuta pasi u mësua vendimi që Gjykata e Apelit kishte dhënë për Rexhep Rrajën për ta lënë atë në burg. Shkak sipas saj ishte trafiku i ngarkuar.

Po ashtu, ajo kërcënoi dhe median: “Më rrini larg. Një media që do merret me jetën time do ta çoj në prokurori.”

Me atlete, bluzë të bardhë dhe syze, Xhisiela në Gjykatë për të mbështetur Rexhepin Read More »

Blendi Fevziu publikon foton me Ben Blushin, por komentuesit shkrihen së qeshuri me xhaketën e tij

Gazetari Blendi Fevziu ka postuar një foto nga arkiva e tij, teksa shihet në krah të Ben Blushit, Ilir Demalisë, Reis Çiços si dhe Donika Bardhës, një foto kjo e shkrepur në vitin 1995.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve të tij të Instagaranit, kaq qenë xhaketa e Ben Blushit, shkruan Shkodranews.

Siç shihet, Beni nuk e ka pasur shumë mendjen tek kopsat e xhaketës kur e ka mbërthyer. /Shkodranews.

Blendi Fevziu publikon foton me Ben Blushin, por komentuesit shkrihen së qeshuri me xhaketën e tij Read More »

Pa asnjë shpresë dhe të uritur, historia e nënës me tre fëmijë që jeton në kasolle pak metra larg Tiranës

Historia e saj është e mjaft e trishtë. Bëhet fjalë për një grua që jeton në Farkë, brenda një kasolleje bashkë me tre fëmijët. Rastin e Florinda Llleshi e sjellë gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

RRËFIMI I PLOTË

Te lindesh grua …

“Oj nene pse me bere, “. Florinda Lleshi shkel nje shtegu mes permes pyllit dhe nxjerr deshperimin prej shpirtit, duke mallkuar edhe gruan me te rendesishme per te , gruan qe e solli ne jete. Florinda po me con drejt kasolles ne te cilen ka perfunduar ne mes te maleve, qyqe e vetme dhe me 3 femije te mitur. Ajo vendosi te dale prej marteses per shkak te dhunes barbare. Ishte 21 vjece kur u martua me shkuesi, jetonte atje ne Mirdite dhe krushqi pas krushqie i thane se i kishin gjetur nje djale nga familje e mire. Eshte nga Kukesi i thane, familje e mire,djale punetor.

Por gjjithcka rrodhi me tej, qe teper larg endrrave te saj. Ne nje rast , pasi kishte punuar gjithe diten si kafshe ne are kur u kthye ne shtepi ajo u dhunua aq shume sa vendosi ti jepte fund jetes dhe piu fotoksine. Jetoi. Ne 2015 , i shoqi e goditi me sopate ne koke. Nje muaj ne spital, nuk beri ze. Nuk denoncoi pavaresisht plageve . Florinda u kthye serisht aty ne zonen e Farkes se Madhe ku jetonin te gjithe bashke me shpresen se kur te nesermen te lindte dielli edhe jetes se saj do i hapej nje faqe e re.Nuk pati asnje rreze ne asnjeren prej diteve qe vijne njera pas tjetres.

Perkundrazi kur nuk mundi me te duronte dhunen, Florinda i tha stop gjithckaje. Ne fund te 12 viteve martese, ajo u nxor nga shtepia me rrobat e trupit dhe 3 djemte e vegjel. Pa asnje shprese per te trokitur per ndihme, e ndersa mbi vete ka dy urdhera mbrojtjeje, ajo ngriti nje kasolle aty ne pyll, prane shtepise se ish burrit. Dhe ndersa i dha fund nje torture, per te ka nisur nje torture e re.URIA.

Kasollen e ka mbuluar anash me batanije , dhe rrecka rrethanore qe era te mos fryje e shiu mos te hyje brenda.Do te jetoje si njeri. Do qe ti vere ne gjume femijet te ngopur. Qe bijve mos t’ua ngrohe duart me frymen e saj . E pamundur. Ka nje vit e gjysem qe jeton si te jete e padukshme, ajo e padukshme, te tre femijet te padukshem. Por ajo e ka nje emer , quhet Florinda eshte vetem 33 vjece. Femijet e saj quhen Fatmir, Fabian dhe Armen dhe jane 10 , 8 dhe 6 vjec.Jane ne shkollen e Farkes se Madhe dhe nese ndodh ti takoni dijeni se e ema ka ecur mes per mes nje pylli, ka udhetuar 40 minuta ne kembe per ti cuar ne shkolle. Dhe secilit prej tyre kur i ve ne gjume ju tregon perralla me ushqim te ngrohte.

p.s , per me shume shikoni videon, Florinda me priti ne rruge sot dhe m’u lut ta shikoja ku jetonte . Trishtim!

Pa asnjë shpresë dhe të uritur, historia e nënës me tre fëmijë që jeton në kasolle pak metra larg Tiranës Read More »

Shtatë bimët që bëjnë mrekulli rreth njeriut, mbajini në dhomë dhe pranë fëmijëve

Këto janë 7 bimët që duhet t’i kemi patjetër pjesë të jetës sonë, pasi klasifikohen “si ato bimë që bëjnë mrekulli”.

Sanseviera (lule shpata), perfektë për zyra dhe shtëpi, -pastrojnë ajrin nga kimikatet dhe çlirojnë shumë oksigjen, veçanërisht në mbrëmje.

Palma Bambu, për filtrimin e kimikateve të dëmshme. Vendoseni pranë mobileve të lyera me llak dhe ajo do të avullojë kikikatet e dëmshme
Zamia (xhevahiri i Zanzibarit), detoksifikon ajrin, por bëni kujdes se të gjitha pjesët e saj janë helmuese ndaj nuk është e përshtatshme për dhomat që rrinë fëmijët
Spathiphyllum (zambaku i paqes), kërkon vëmendje në ujitje, njihet për largimin e toksinave gjithashtu
Chkorophytum (bima merimangë), është një ndër bimët më rezistente, jeton pa ujë disa muaj, pastron ajrin dhe mbahet kryesisht në dhomë
Dracena (yuça), pastron ajrin gjithashtu
Ficus Benjamina, pastron ajrin në dhoma të mbyllura ose ambiente të mbipopulluara, rekomandohet në kopshte dhe pranë fëmijëve, sipas Agroweb.
33123456

Shtatë bimët që bëjnë mrekulli rreth njeriut, mbajini në dhomë dhe pranë fëmijëve Read More »

Aktorja e madhe shqiptare feston 65-vjetorin, momente nga festa familjare

Aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare Yllka Mujo, mbetet një nga aktoret më të dashura të publikut. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e 65-të dhe ka qenë e bija Elia ajo që ka ndarë disa momente nga festa private.

Në oborrin e një shtëpie private, me një tortë me peta si para shumë vitesh, Yllka feston ditëlindjen krahë njerëzve më të dashur, fëmijëve, bashkëshortit etj

Nga atmosfera e ngrohtë familjare dy fëmijët e saj, Amosi dhe Elia kanë ndarë foto nga festa e nënës së tyre.

‘Gezuar ditelindjen Ylli jone i bukur qe na ndriçon shpirtin!’ shkruan Elia Zaharia krah fotove të realizuar.

Aktorja e madhe shqiptare feston 65-vjetorin, momente nga festa familjare Read More »

Sot ditëlindja e 110 e Enver Hoxhës, Rezarta Shkurta i bashkohet urimit të…

Ditën e sotme familjarët por dhe ithtarët e ish-diktatorit Enver Hoxha kanë përkujtuar ditëlindjen e tij, 110-vjetorin.

Ndërkohë nuk e ka kaluar në heshtje as nusja e nipit të Enverit, teksa në një postim në Instagram, Rezarta Shkurta, bashkëshortja e Ermal Hoxhës, ka ripostuar foton e publikuar nga Teuta Hoxha.

“Sot për familjen tonë është një ditë e shënuar, në përkujtim të 110-vjetorit të datëlindjes së Enver Hoxhës”, shkruhet në këtë postim të bërë në Facebook, nga nusja e djalit të Enver Hoxhës.

Kujtojme se Teuta Hoxha, ka shkruar mes te tjerash edhe nje liber “Enveri në kujtimet e mia”. Në këtë botim ajo ku rendit pjese te rendesishme te njohjes dhe jetes ne familjen e diktatorit, Enver Hoxha, perfshire edhe momentet e dites, kur ai u nda nga jeta.

Sot ditëlindja e 110 e Enver Hoxhës, Rezarta Shkurta i bashkohet urimit të… Read More »

Ngjela: Fatmir Xhafaj është figura më e fortë e PS, ka mbrojtjen e amerikanëve

Në studion e “Top Talk”, avokati Spartak Ngjela deklaroi se figura më e fortë brenda radhëve të PS, nuk është kryeministri Rama, por ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Figura më e fortë në PS është Fatmir Xhafaj. Është i fortë pa u bërë kryeministër. Ka mbrojtjen e ndërkombëtarëve, të amerikanëve”, u shpreh Ngjela.

Më tej, ai shton se edhe Rama ka qenë i implikuar kur doli “Babalja”, duke tentuar një krizë me Xhafajn, por u detyrua shpejt t’i dalë në mbrojtje.

“Në momentet kur doli “Babalja” Rama krijoi krizën me Xhafën, e pastaj doli dhe foli se ka qenë zëri i manipuluar. E kur ka thënë që ka qenë zëri i manipuluar, jam i bindur që ia ka kërkuar FBI, sepse analizën e spektrale të zërit e bën për 10 minuta”, u shpreh Ngjela.

Për avokatin Ngjela nuk është problem që vëllai i Xhafajt ndodhet në burg, duke dhënë shembull, se edhe i vëllai Klinton ka qenë në burg për drogë.

I “ngacmuar” nga gazetari Denis Dyrnjaja, se nëse për të kjo mund të jetë normale, por jo për shqiptarët, Ngjela iu përgjigj: “Shqiptarët të mësohen, nuk ka luftë klasash.”

Avokati u pyet edhe synimin e qeverisë për një pr/ligj kundër-shpifjes.

Për Ngjelën, kjo duhet bërë pasi politikës shqiptare i duhet seriozitet, por sipas tij edhe kësaj çështje do të t’i jepet fund me krijimin e BKH dhe SPAK.

“Shpifja është në Kodin Penal, këtë gjuhë vulgare dhe shpifjet vulgare në politikën shqiptare i ka futur Berisha. Pala tjetër nuk ka barbarizëm të atij niveli. Por edhe për të kot lodhen, pasi këto çështje do i hetojë dhe gjykojë BKH dhe SPAK”, u shpreh avokati Ngjela. /Tch/

Ngjela: Fatmir Xhafaj është figura më e fortë e PS, ka mbrojtjen e amerikanëve Read More »