Aurora

Një histori “ horrash” sipas Rames!

Nga Armand Maho

Duket se ngjarja e Krujes ku eshte kercenuar me jete oficeri i Policise Emiljano Nuhu nuk ka kaluar aq qete ne shtetin zvicerian, sic kerkojne ta paraqesin autorietet shqiptare. Nje burim ne shtetin e ketij vendi sapo me informoi se Emiljano Nuhu se bashku me familjen eshe vene nen masa te rrepta sigurie, per shkak se autoritetet zviceriane kane dyshime te forta se i kercenohet jeta. Sot Nuhu eshte pyetur per rreth gjashte ore nga autoritetet zviceriane, gje e cila koencidon dhe me deklaratat e Rames nga Korca ku kercenoi se “ do e gjurmoje kemba kembes ate horr”! I njejti burim shtoi se nuk perjashtohet mundesia qe autoritetet zviceriane e hapin nje tjeter hetim te pavarur pasi dyshohet se autoritetet shqiptare qellimisht kerkojne te shmangin skandalin duke e kthyer nga akuzues ne te akuzuar Emiljano Nuhun!

Por perse autoritetet zviceriane nuk kane hezituar ne asnje moment ti ofrojne mbrojtje oficerit shqiptar? Emiljano Nuhu vec deshmise ka paraqitur prane autoriteteve dhe te gjitha kualifikimet qe ka si oficer nen mbulim nga policia e shtetit. Trajnime nga PAMECA, Departamenti Amerikan i Drejtesise etj jane ato qe bien ne sy ne kualifikimet e tij si oficer policie, ku nder te tjera pervec akademise se policise zoteron dhe bachelor ne juridik. Autoritetet e atjeshme kane vleresuar se ne asnje moment nje oficer karriere, per te cilin dhe vete shteti shqiptar ka harxhuar jo pak e sajoje nje histori te tille vetem per azil politik.

Duket qarte se kemi e bejme me nje histori te paster bandash te cilan kane zaptuar ne cdo qelize institucionet e shtetit. Nje oficer policie per te cilin kemi paguar e gjithe ne, kercenohet dhe debohet nga vendi per faktin e thjeshte se tentoi te kryente detyren. Emiljano Nuhu ishte nga ata qe kish investuar tek vetja per e ngritur jeten e tij ne kete vend, si shume te tjere, por i gjithe ky investim, e shumta do konvertohet ne ndonje punetor ndertimi ne shtetin Zvicerian, sepse ne shtetin e tij ai ishte i “ padeshirueshem” per ata qe e kontrollojne kete shtet. Bandat dhe trafikantet!

Me poshte certifikatat dhe kualifikimet e oficer Nuhut! Me 23 shkurt te ketij viti ka marre certifikaten e sigurise, atehere si nuk do e kalonte vettingun?

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

Një histori “ horrash” sipas Rames! Read More »

Prokurorët vënë Rexhep Rrahjen përballë Xhisielës, çfarë ndodhi mes dy të rinjve

Një ditë pasi ekspertiza mjekoligjore nxori raportin në lidhje me dëmtimet fizike që ishin konstatuar në trupin e Xhisiela Malokut, kjo e fundit është marrë sërish në pyetje në Prokurorinë e Krujës gjatë paradites së të shtunës.

Vini re se prokuroria është aktivizuar, vetëm pasi ka plasur skandali në media dhe pas tronditjes që shkaktoi në opinionin publik. Nëse çështja nuk do të ishte denoncuar nga ish oficeri i policisë Emiljano Nuhu, me siguri që gjithçka do të ishte mbyllur në heshtje dhe prokuroria do të kishte qëndruar pasive, siç bëri për më shumë se dy muaj.

Vajza u pyet në lidhje me dëmtimet që kishte konstatuar ekspertiza mjekoligjore në trupin e saj, si djegie cigareje në kofshe apo shenja dhunë në shpatull që shkaktojnë paaftësi të e përkohshme deri në 9 ditë.

Burimet pohojnë se Xhisiela është pyetur dhe për mënyrën se si dhe nga kush ishin shkaktuar këto dëmtime. Pothuajse paralelisht është marrë në pyetje edhe ish i dashuri i Xhisielës, Rexhep Rraja.

Ndërkohë, oficeri i policisë gjyqësore të komisariati të Fushë Krujës, Gentian Çitozi i cili dyshohet së nuk ka zbatuar procedurat standarde duke mos i afruar mbrojtje ligjore të dëmtuarës Xhisiela Maloku, ka dëshmuar përpara oficerëve të SHÇBA se ai kishte marrë dijeni për këtë ngjarje nga salla operative pas denoncimit që e dëmtuara kishte bërë në komisariatin nr 3 në Tiranë.

Prokurorët vënë Rexhep Rrahjen përballë Xhisielës, çfarë ndodhi mes dy të rinjve Read More »

I bëri thirrje të reagonte për Xhisielën, Majlinda Bregu kërcënon Genc Sejkon: Isha në varrimin e një mikeshe se ndryshe…

Abuzimi ndaj Xhisiela Malokut, nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahaman Rraja, ka nxitur mjaft reagime në media dhe rrjetet sociale.

Megjithëse sot deputete të PD-së, LSI-së, gra intelektuale, por edhe studente, kanë bërë thirrje për protestë ditën e hënë kundër dhënës ndaj grave, disa nga femrat e njohura të shoqërisë civile për mbrojtjen e gruas nuk kanë reaguar.

Për këtë rast, Genc Sejko i cili njihet për memet e tij thumbuese në rrjetet sociale, publikoi gjatë ditës së sotme një fotomontazh ku ngrinte pyetjen se kur të flasin do këto që marrin miliona për mbrotjen e gruas.

Në foton e publkuar nga Genc Sejko, është dhe ish ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila njihet për zërin e saj të fuqishëm në publik për mbrojtjen e gruas.

Kjo e fundit ka reaguar ashpër ndaj tij, duke e kërcenuar se do të ngre padi civile, pasi sipas saj ai është thjesht një dhunues i ngrefur i rradhës.

Komenti i plotë i Majlinda Bregut

“Te mos isha ne mes te nje hidherimi per percjelljen ne boten tjeter te nje mikeje te shtrenjte, sot do te padisja ty Genc Sejko! Fare thjesht! Ne baze te nenit 617/1 te Kodit Civil te Republikes “Pergjegjesia per publikimet online te komenteve qe cenojne nderin, personalitetin ose reputacionin e personit” ndryshimet e te cilit i kam propozuar vete. Sepse ti s’ke asgje me pak se cdo dhunues i ketij vendi! Je thjesht dhunuesi i ngrefur i radhes! Keto bejne burrat dhunues. Pergojojne, mashtrojne, te fyejne, te vrasin dhe s’ ju digjet mjekra nese ti e kundershton kete! Ti nuk do arrish dot edhe po te jetosh 200 vjec, te flasesh, bertasesh, qash , te mbrosh aq gra sa jam perpjek une e plot gra te tjera me ze publik ne kete vend! Pa miliona burrec! Pa delire facebook! Por nga bindja, ndjeshmeria dhe detyra publike qe kam patur.
Edhe pa zhurme, por duke u munduar per te mbrojt te dhunuaren e per t’i gjet nje strehe sekrete! Nga ato qe ti e tjere si ti te mos i mesoni kurre! As kete radhe!
Sa per dhunuesit cfare do emri e statusi pacin,mund ta vonojne por nuk i shpetojne dot nje denim me te ashper!
Edhe kete fal ashpersimeve te fundit
te Kodit Penal qe mbajne emrin tim!
Por te jesh i bindur, Dhuna s’do te mundet dot nese nuk denohen te gjithe format e saj! Perfshi tenden!”

I bëri thirrje të reagonte për Xhisielën, Majlinda Bregu kërcënon Genc Sejkon: Isha në varrimin e një mikeshe se ndryshe… Read More »

Marin Mema degjeneron politikanët: Po përdorni Skëndërbeun, Ismail Qemalin, Fan Nolin, Migjenin për interesat tuaja personale

Nga Marin Mema

Ata mund të kishin zgjedhur pasuritë e ofruara, ofiqet joshëse, pronat e pushtetin e pafundmë, por ndryshe nga të sotmit, zgjodhën një rrugë tjetër, rrugën që i jepte shpirt një shteti të lirë shqiptar.

Për këtë mision që ata e konsideronin të shenjtë shkrinë çfarë kishin, pasuri, karriera, u vranë, u masakruan, u dogjën shtëpitë, u therën familjet, e ata sërish nuk u ndalën.

Janë të pafund ata patriotë, rilindës, luftëtarë qoftë edhe fare të thjeshtë që dhanë frymën për këtë komb, që dhanë sekush ç’të mundte e që sot shpesh nuk u përmendet as emri.

Sa ujëra kanë rrjedhur që atëherë…

Ku do të ishim sot nëse Gjergj Kastrioti i madh do të mbante postin e lartë që gëzonte në Perandorinë Osmane pa e kthyer kokën pas nga Arbëria e tij, e po kështu Ismail Qemali, Frashërllinjtë, Pashko Vasa apo Hasan Prishtina?

Çfarë do të kish ndodhur nëse Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, Pandeli Sotiri, Papa Llambro Ballamaçi, At Stath Melani e të tjerë nuk do t’u mësonin shqipen deri në flijim fëmijëve të vegjël.

Sa të ndryshme do të ishin gjërat nëse Dom Nikollë Kaçorri, Fishta, Noli, Gurakuqi, Jani Vreto, Bajram Curri, Mehmet Pashë Dërralla, Ndre Mjeda , Qiriazët, Çerciz e Bajo Topulli, Murat e Abdi Toptani, e shumë të tjerë do të kishin zgjedhur të ndiqnin interesat e tyre?

E pra të gjithë patën oferta, të gjithë u tentua të bliheshin, por asnjë prej tyre nuk pranoi. Sigurisht ka patur edhe tradhtarë, por a mund të krahasohet numri i tyre me të sotmit ?!

A mund të themi që po i nderojmë vërtetë këta burra? Kurrsesi jo! Sepse nuk mjaftojnë radhët për t’i respektuar, as fotografitë e hedhura, e vargjet që me kaq shumë dëshirë i theksojnë politikanët e sotëm.

Ato janë shumë pak në krahasim më historinë e tyre, me gjëmën që në fakt po ndodh jashtë dritares së gjithsecilit prej nesh.

Në Libohovë, shtëpia e Avni Rustemit është kthyer në rrënojë, e po kështu në Salari ajo e Selam Musait, Luigjit ia zhdukën fare në Shkodër, ndërsa Fishtës i dergjet si një objekt pa vlerë në fshatin me të njëjtin emër.

Papa Kriston e kemi harruar në Greqi pa vendprehje, Prek Calit ia shkatërruam fare shtëpinë, Migjenit i hoqëm edhe pllakatën në vendin ku banonte dikur, ndërsa Shote Galicën e kemi lënë mënjanë në një kryqëzim të pluhurosur në Fushë Krujë…

Pashko Vasa dergjet mes plehrave jo larg Shkodrës, Petro Dhimitrin apo njeriun që la pas fotografitë e Pavarësisë, thuajse nuk e njohim, shtëpia e Spiridon Ilos po humb në Korçë e po kështu e Dhimtër Zografit….

E sa e sa të tjerëve që kanë humbur pa nam e nishan, e që ne nuk u dhamë as një përkujtim të denjë, e jo më diçka më shumë.

E gjithë kjo nuk është e rastësishme, nuk mundet të jetë. Politika e sotme kërkon të përdorë sa herë ka interes historinë e tyre, por jo modelin që ata në fakt përfaqësojnë.

Modeli i tyre është vetëm ai i interesit kundrejt vendit, krijimit dhe zhvillimit të tij, ruajtjes së identitetit, përparimit, emancipimit dhe zhvillimit ekonomik e social, për këtë të gjithë ata dhanë jetën pa ditur çdo të vinte më pas.

Politika e sotme në masë tallet e ngërdheshet me ideale të tilla, të cilat konsiderohen të vjetruara, patetike, të dala boje, për të mos thënë qesharake.

A mundet të gjesh sot një politikan që do të shkrinte pasurinë për shqiptarët? Qoftë edhe një pjesëz të vogël nga ato dengje të pafundme që disa kanë mbledhur…

Sigurisht që jo sepse politika është kthyer për shumicën në mjet përfitimi që s’ka asnjë lidhje me dëshirën e vërtetë për të zhvilluar vendin e për ti dhënë frymëmarrje të gjithë pasurive që ai ka.

Kjo është e vërteta që këlthet e që çdokush prej nesh e ka provuar mbi shpinën e tij.

Ndaj nuk ka interes të përkujtohen siç duhet këta burra, këta patriotë, rilindës, figura të mëdha të kombit sepse në fakt ata risjellin në vëmendje një periudhë tërësisht të ndryshme, një kohë kur mbi të gjitha qëndronte kombi, ndryshe nga sot, kur i njëjti komb shikohet për ta rrjepur.

Marin Mema degjeneron politikanët: Po përdorni Skëndërbeun, Ismail Qemalin, Fan Nolin, Migjenin për interesat tuaja personale Read More »

‘Më mori në shtëpi më dha bukë’, Nuhu tregon si njohu Dritan Zaganin

Emiljano Nuhu ka treguar se si është njohur me ish-shefin e antidrogës Dritan Zaganin.

“Me ish-oficerin Zagani jam njohur përmes hallit që më ka zënë. Nuk dija kujt t’i kërkoja ndihmë, kam kontaktuar me të.

Më ka treguar portën e institucionit ku duhet të trokisja. Më ka marrë në shtëpi më ka dhënë bukë”, u shpreh ish-oficeri.

Më tej Nuhu ka zbuluar arsyen pse nuk pranon të shfaqet me figurë në ekran.

“Për arsye të punës ku kam punuar, nuk shfaqem për shkak të grupeve kriminale që unë kam futur nmë burg.

‘Më mori në shtëpi më dha bukë’, Nuhu tregon si njohu Dritan Zaganin Read More »

Zbulohet neni i mafies, politikanët mbrojnë pasuritë e vjedhura pas vdekjes, Shqipëria drejt dinastisë

Zbulohet një nga poshtërimet dhe përdh.unimet më të rënda të kastës sunduese në Shqipëri ndaj shqiptarëve dhe kombit.

Krerët e politikës shqiptare, në konsensus më njëri-tjetrin, kanë menduar për mbrojtjen e pasurive të grabitura dhe parave të korrupsionit edhe pas vdekjes së tyre. Kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, të cilët sundojnë prej 28 vitesh vendin duke e vjedhur për të siguruar pushtetin dhe duke përdorur pushtetin për të vjedhur, kanë vendosur me ligj që pasuritë e vjedhura t’i gëzojnë fëmijët e tyre, madje edhe fëmijët e fëmijëve, brez pas brezi.

Kasta sunduese në Shqipëri, ashtu si faraonët e Egjiptit, krahas vjedhjes së parave dhe pasurive publike, ka menduar dhe po punon për të siguruar pasurinë e pas vdekjes, me qëllim që t’ua trashëgojë pasardhësve.

Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha dhe hienat e tjera të politikës, sipas rolit dhe hierarkisë në piramidën sunduese të Shqipërisë, kanë miratuar një ligj, i cili nuk lejon konfiskimin e pasurisë të kaluara në emër të trashëgimtarëve, nëse kalon 5 vite nga vdekja e tij. Në këtë mënyrë, ata mund të trashëgojnë pasuritë e vjedhura, pa probleme, duke i kaluar në emër të trashëgimtarëve, ku pasi kalojnë 5 vite nga vdekja e tyre, pasuritë e vjedhura i marrin fëmijët e fëmijëve dhe kështu me radhë brez pas brezi.

Neni mafioz është pjesë e ligjit anti-mafia, i cili parashikon rregullat dhe procedurat për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të korrupsionit dhe drogës.

Ligji anti-mafia, në pikën 3 të nenit 3, thotë se masat për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive mund të kërkohen dhe ndaj trashëgimtarëve të personit, subjekt i zbatimit të këtij ligji, por, në çdo rast, jo më vonë se 5 vjet nga data e vdekjes.

Ligji thotë se duhen konfiskuar pasuritë e politikanit apo bosit të drogës, të kaluar në emër të personave të afërt, ku përfshihen, bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, ungjërit, emta, nipërit, mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe të motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka.

Por, më poshtë kanë futur pikën tre për të shpëtuar dhe trashëguar pasuritë e grabitura gjatë kohës kur kanë qenë në pushtet.

Deri në vitin 2014, ligji anti-mafia zbatohej vetëm për kapot e trafiqeve, krimit dhe terrorizimit. Pas vitit 2014, pas kërcënimeve të Perëndimit, parlamenti u detyrua që të futeshin edhe politikanët. Por, këta të fundit e kanë krijuar një shteg për të shpëtuar. Më parë, me konsensus mes tyre, politikanët shqiptarë, kanë vendosur në Kodin e Procedurës Penale ndalimin e hapjes së një dosje, e cila është gjykuar një herë apo është mbyllur, edhe nëse dalin në dritë fakte të reja.

Shqiptarët duhet të vetëdijesohen për këtë poshtërim të madh ndaj tyre, duke u ngritur në revoltë, për shfuqizimin e këtyre neneve mafioze, në të kundërt në Shqipëri po krijohet një dinasti./Pamfleti

Zbulohet neni i mafies, politikanët mbrojnë pasuritë e vjedhura pas vdekjes, Shqipëria drejt dinastisë Read More »

Akademia e ”100 fshatrave” zbret në Vlorë, Leli takim me grupin e punës

Akademia e ”100 fshatrave” zbret në Vlorë, Leli takim me grupin e punës.Grupi i punes, i perzgjedhur ne akademine e “100 fshatrave” per Vloren ka mberritur ne Bashkine e qytetit,ku eshte pritur nga Kryetari i Bashkise Dritan Leli.

Grupi i arkitekteve te rinj profesioniste do te jene 10 dite ne terren,ku do te vizitojne tri fshatrat e percaktuara ne liste:Kanina,Tragjasi dhe Zverneci per te komunikuar me banoret dhe per te hartuar me pas nje projekt konkret, ndersa ka bashkebiseduar me arkitektet e rinj kreu i Bashkise Dritan Leli ka percielle nje mesazh per banoret e fshatrave,duke ju kerkuar te jene mikeprites dhe bashkepunues me vizitoret e tyre ne funksion kjo te nje turizmi elitar.

Ne bashkebisedim me te rinjte Leli i ka njohur ata edhe me nje iniciative tjeter te ndermare nga Bashkia Vlore ne kuader te projektit 100 fshatra,ku krahes tri fshatrave te perfshira tashme ne projekt eshte perzgjedhur edhe Dukati,nje fshat ku do investohet nga vete Bashkia,ne funksion kjo te turizmit. Dorina Papa e cila kryeson grupin e punes te “100 fshatrave”,ne lotin 20 eshte shprehur se per 10 dite te rinjte do te jene ne kontakt me banoret e 5 fshatrave per ti kthyer me pas idete ne projekte konkrete. Akademia 100 Fshatra zhvillohet ne kuader të Programit te Rilindjes Rurale, Akademia KA MBLEDHUR se bashku studente masteri te arkitetktures e planifikimit, projektimit te peisazhit e mjedisit, te sapodiplomuar te ketyre fushave, si edhe pedagogë të tyre. Akademia 100 Fshatrat do te bazohet ne 20 atelier projektimi te veçanta, por te lidhura me njera-tjetren dhe nen udheheqjen e Agjensise kombetare te planifikimit te territorit .

Akademia e ”100 fshatrave” zbret në Vlorë, Leli takim me grupin e punës Read More »

Trafik emigrantësh drejt SHBA, Britanisë e Kanadasë, policia finalizon mega-operacionin

Përgjatë natës së kaluar dhe gjatë orëve të para të mëngjesit është përmbyllur pjesa e dytë e Mega-Operacionit të koduar “One If By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimi të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

I gjithë hetimi i zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka zgjatur disa muaj.  Në datën 17 mars 2018 u finalizua me sukses pjesa kryesore e këtij operacioni ku u arrestuan 39 persona. Ndërkohë hetimi intensiv ka vazhduar edhe gjatë kësaj periudhe në koordinim me Agjentët Special të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, dhe që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.

Në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal, i cili ka ushtruar veprimtarinë e paligjshme, për një kohë të gjatë, në drejtim të ”Dhënies  ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Grup të strukturuar kriminal” nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve”, vepër penale kjo e parashikuar nga nenet 298/a, 333 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e mbi 300 personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të vendeve si Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë.  Për çdo person paguhej nga 7000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 – 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.

Ata përdornin iteneraret : Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Francë- Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Bullgari- Belgjikë – Republika Domenikane-SHBA/Kanada; Shqipëri-Spanjë- Amerika Latine-SHBA/Kanada.

Lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara gjatë hetimit me metoda speciale nga hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, pas  ekzekutimit të 39 masave të sigurimit personal arrest në burg nga Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë gjyqësore, por dhe partnerët që mbështesin këtë Mega Operacion ka urdhëruar shpalljen në kërkim ndërkombëtar për 12 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ndërkohë pas vijimeve të hetimit, nga bashkëpunimi midis SHÇBA, Oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Institutit të Policisë Shkencore, është bërë e mundur që të identifikohen dhe më pas të arrestohen në datën 28 shtator 2018 si bashkëpunëtor në këtë grup të strukturuar kriminal 2 punonjës policie me detyrë kontrollor (roje kufitarë në PKK Rinas si dhe një agjent i kompanisë ICTS në aeroportin e Rinasit.

Më konkretisht janë arrestuar me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, punonjësit e policis: Almir DODA, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, për veprat penale të “ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal; Edmond Llaçini, për kryerjen e veprave penale të “ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë si rrjedhojë e hetimit intensivë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka nxjerrë masën e sigurimit “Arrest në burg” për 5 shtetas maqedonas, si  dhe 1 shtetas shqiptar që është punonjës pranë Kompanisë Security të Aeroportit “Nënë Terza” të Rinasit dhe konkretisht: B.V., lindur e banues në Maqedoni, A.D., lindur e banues në Strugë-Maqedoni, G.D., lindur e banues Strugë –Maqedoni, Z.D., lindur e banues në Strugë-Maqedoni, I.M., lindur e banues në Ohër-Maqedoni, E.S, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas kishin role drejtuese në këtë grup të strukturuar kriminal. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat ligjore dhe po bashkëpunohet me homologët tanë, për ekzekutimin e këtyre masave të sigurimit personal për këta shtetas./atsh

Trafik emigrantësh drejt SHBA, Britanisë e Kanadasë, policia finalizon mega-operacionin Read More »