Aurora

Mbyllja e pikave të basteve, deputetja e PS: Është moment vendimtar për ndarë dy epoka

Duke nisur nga viti i ardhshme të gjitha pikat e basteve do të mbyllen. Kjo do të sjellë të paktën 7900 persona të papunë, për të mos folur për efektin zinxhirë. Por deputetja e Partisë Socialise, Antoneta Dhima, nëpërmjet një bilanci të detajuar, pohon se nga një janari 7900 vetë do të mbeten të papunë, por sipas saj benefitet e shqiptarëve nga mbyllja e basteve dhe e kazinove, do të jenë shumë herë më të mëdha.

Ja postimi i saj në Facebook:

“Gjatë diskutimeve të bëra dje nga grupi i deputetëve socialistë u mbështet Vendimi i Qeverisë për largimin e kazinove nga qendrat e banuara dhe mbylljen e plotë të pikave dhe salloneve të basteve sportive. Por jo vetëm në diskutimet në foltore, por edhe mes kolegëve, kjo nismë u vlerësua shumë e nevojshme.

Edhe pse kjo nismë e privon buxhetin e shtetit nga 54 milionë dollarë të mbledhur nga taksat në 2017 dhe sjell mbylljen e 7 900 vendeve të punës që kjo industri gjeneron aktualisht, viti 2019 do të ketë 700 milionë dollarë që qarkullojnë çdo vit në këtë industri, të injektuara në ekonomi, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke gjeneruar vende të reja pune. Nisma u mbështet nga të dhënat e një studimi, realizuar nga Universiteti i Tiranës në vitin 2016.

Rezultatet e këtij studimi treguan se:

– 68% e lojtarëve aktivë kanë nisur të luajnë për herë të parë midis moshës 10-15 vjeçare.– 18% e nisën këtë ves midis grupmoshës 16-20 vjeçare. Në grupmoshat e tjera, prevalenca vjen në reduktim konstant. – 73% e lojtarëve pranuan se kanë përjetuar stres ose situata nervoze për shkak të lojës.–Mbyllja e pikave të basteve, deputetja e PS: Është moment vendimtar për ndarë dy epoka 1 në 4 lojtarë pranuan se kanë menduar të paktën një herë vetëvrasjen.– 43% e lojtarëve pranojnë se janë përpjekur të fshehin skedinat apo prezencën e tyre në pikat e basteve nga bashkëshortja, e fejuara apo familjarët e tyre.

Çështja e basteve është trajtuar në disa raste edhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Intepretimi i GJED thotë se: “Qeveritë kombëtare lejohet të kufizojnë tregun e lojërave të fatit për arsye të interest publik dhe mbrojtjen e konsumatorit”.Është moment vendimtar për të ndarë historinë në këtë industri në dy epoka, ajo deri në fund të vitit 2018 dhe epoka e pastër në 1 Janar 2019”.

Mbyllja e pikave të basteve, deputetja e PS: Është moment vendimtar për ndarë dy epoka Read More »

Ditët e ngrohta të tetorit, turistët e huaj “pushtojnë” Shqipërinë

Shqipëria vazhdon ende dhe në këto ditë tetori të mirëpresë turistë të shumtë që po vizitojnë pikat më interesante turistike pasi vendi ynë po shndërrohet në një vend me turizëm gjithëvjetor për shkak ditëve të shumta me diell.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi përmes një albumi me foto, shprehet se ”turistët e huaj, vizitojnë Shqipërinë në këto ditë të ngrohta tetori. Turiste çekë, gjermanë dhe vende të tjera kanë udhëtuar dhe shijuar natyrën në Kepin e Rodonit, Malin e Tomorit, kanionet e Osumit,malin e Dajtit, Kune Vain dhe Bredhi i Hotovës”.

Këto pika turistike u ofrojnë turistëve eksplorimin e natyrës dhe një aventurë fantastike, pasi në këto atraksione ata shijojnë qetësinë e natyrës, bukurinë e egër të maleve shqiptare si dhe me çadra nën shoqërinë e njëri -tjetrit shijojnë madhështinë e kanioneve të Osumit ku natyra ndërthuret me ujin e kristaltë të këtyre kanioneve.

Ditët e ngrohta të tetorit, turistët e huaj “pushtojnë” Shqipërinë Read More »

Sali Lushaj tregon pse u arrestua Stresi, mesazhi prekës: Linde në internim, s’mu ndave kurrë

Sali Lushaj, ish-truproja e ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” për arrestimin e të birit, reperit të njohur Arkimed Lushaj, ndryshe Stresi.

Lushaj e quan arrestimin e djalit të tij një hakmarrje pas padisë ndaj kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Ai thekson se ky regjim nuk do ta mposhtë atë dhe familjen e tij dhe i kërkon Stresit të mos dorëzohet.

Lushaj kujton se Stresi ka lindur në internim dhe pavarësisht të gjithave e ka mbështetur në bindjen e tij duke iu referuar bindjes politike.

STATUSI I PLOTË
Përshëndetje miq! Besoi po shikoni e ndigjoni ca përralla që na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy ditë që ky pushtet po merret me djalin tim Stresi. Çdo gjë e sajuar. Çdo gjë e përgatitur nga mllefi që u tërbuan që unë i bëra Ballës një padi në gjykatë.

Këta filluan të hakmerren brenda 12 orësh. Aspak e vërtetë se qenka grup kriminal. Një shpifje e fëlliqur. Askush nuk është ndaluar tjetër e s’do të dalë në këtë lojë të fëlliqur e të përgatitur.

Grup kriminal i madh shumë pa asnjë tjetër. Por ne kurrë s’do të mund të na thyejnë e të na përkulin para këtij regjimi të fëlliqur. Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat. Kurrë s’do më mposhtin mua e as familjen time. Vetëm dua t’i them djalit tim mos u dorëzo para këtyre falangave se jemi të fortë.

Kënga që ke kënduar mos u dorëzo kjo është. Ti për mua je gjëja më e shtrenjtë se linde në internim dhe me gjithë ato vuajtje s’mu ndave nga bindjet e mia por më mbështete deri në këto momente dhe ne do të mbështesim e do jemi me ty. Të duam fort.

Sali Lushaj tregon pse u arrestua Stresi, mesazhi prekës: Linde në internim, s’mu ndave kurrë Read More »

Gruaja e Erion Veliajt i tregon të birit se çfarë duhet të bëj si i ati, por…

Ajola Xoxa ka postuar një foto të veçantë nga shtatzënia, pak orë para se të sillte në jetë të birin, Kajan. Ajo ka zgjedhur pikërisht këtë foto për t’i shkruar dy fjalë të birit, e duke i treguar se çfarë tipari duhet të marrë nga çdo familjarë i tij, shkruan Shkodranews.

“Kjo fotografi eshte marre 12 ore perpara se ti te vije ne jete Kajan, e te na e mbushje jeten plot me driten e bardhe te rrezes se pare te agimit.
Mami uron qe ti te rritesh i shendetshem, te behesh nje njeri i mençur, i mire dhe i drejte, te te udheheqi ne jete gjithnje dashuria dhe asnjehere inati; te behesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemren plot miresi si nena Valbona dhe plot dedikim si nena Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, te kesh buzeqeshjen gjithe drite si gjyshi Luani qe te mbron nga qielli, zemren te paqtë si stergjyshja Gano dhe te jesh cool si xhaxhai Arbi. Nga mami tashme ti e ke marre te gjithe zemren dhe zemra ime qendron e gjitha aty brenda zemres tende te vogel, pergjithmone.”,  ka shkruar ajo.

Gruaja e Erion Veliajt i tregon të birit se çfarë duhet të bëj si i ati, por… Read More »

Marrëveshje e re Rama-Basha? Paralajmëron Berisha: E përsëris, PD s’ka shans që…

Një skenar që nuk asnjë shans të ndodhë, kështu e ka shpjeguar ish kryeministri Sali Berisha, mundësinë për një marrëveshje të mes Bashës dheë Ramës.  “Rekordet e mashtrimeve dhe trillimeve të ‘kallam dështakut’ siç  po e quajnë rëndom tani mediat dhe qytetarët janë të pafundme. S’ka kurrë shans që të ndajnë pushtetin Partia Demokratike me Edi Ramën. Partia Demokratike është e vendosur që të vijë me votën e lirë të qytetarëve në pushtet dhe është kjo është themeli i kësaj partie. Por, nga ana tjetër, votë të lirë, kam deklaruar dhe deklaroj në mënyrë të përsëritur, s’ka pa përmbysjen paraprake të Edi Ramës”, u shpreh ish-kryeministri në një intervistë për “Tv Klan”.

Lidhur me vetingun në politikë, Berisha shprehu bindjen se komisioni i Venecias do të shprehet ‘pro’. “S’mund të ketë dy standarde, një për politikanët dhe një për gjykatësit, se ky do ta çonte drejt absurditetit tregon që do jetë i manipuluar, kjo s’mund të ndodhë”. Përfaqësueses të PS-së kanë përdorur si argument se, s’ka nevojë për nismën e PD-së në një kohë kur do krijohet SPAK dhe BKH. Por, për ish-kryeministrin Berisha, këto institucione dhe vetingu në politikë janë ndihmuese të njera-tjetrës.

“Vetingu ndihmon SPAK-un, bën të mundur që të ketë një lëndë të përshtatshme hetimi për ata që janë mëkatarë dhe kërkojnë të hyjnë në politikë”. Lidhur me deklaratën e Ramës, se audio-përgjimi me personazh ‘Babalen’, është një skenar i gënjeshtërt për të rrëzuar qeverinë, Berisha tha se këto janë “halucinacione”, ndërsa kreun e qeverisë e quajti “të sëmurë psikik”. Berisha u shpreh edhe kundër nismës së Ramës për një paketë anti-shpifje./korrieri

Marrëveshje e re Rama-Basha? Paralajmëron Berisha: E përsëris, PD s’ka shans që… Read More »

Tetori me temperatura gushti, kujdes moti rezervon surpriza, ja kur do vijë bora e parë

Jemi në mesin e muajit tetor dhe temperaturat janë krahasimisht me gushtin e dy apo tre viteve më parë. Por ndërsa ende nuk keni marrë masa për stinën e ftohtë, bëni mirë të nisni nga puna. Javën e ardhshme moti “kthen faqe”. Madje meteorologët parashikojnë që do të kemi edhe flokët e para të dëborës që i paraprijnë sezonit të ardhëm dimëror.

Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare deri të shtunën kur pritet shtim i vranësirave në territor. Vranësirat do të fuqizohen gjatë së dielës dhe kryesisht të hënën kur priten shira në të gjithë vendin. “Në zonat Lindore shfaqet mundësia për reshje dëbore në data 22 – 23 tetor”, parashikon Meteoalb.

Temperaturat e ajrit vijojnë pa luhatje të ndjeshme gjatë gjithë javës; ku minimumet variojnë nga 6°C mëngjeset në zonat malore deri 14 – 16°C në zonat e ultësirës ndërsa vlerat e mesditës, do të variojnë nga 20°C në Juglindje deri në 27 – 28°C vlerat maksimale në Jugperëndim të vendit.

Mesdita e së dielës sjell një rënie të theksuar të vlerave termike; kryesisht gjatë mesditës duke ulur maksimumet në vlerat 15 – 18°C në zonat malore dhe deri 23°C në zonat e ultësirës (vlera tipike të stinës së vjeshtës).

Tetori me temperatura gushti, kujdes moti rezervon surpriza, ja kur do vijë bora e parë Read More »

Jetëgjatësia e shqiptarëve do të thyej rekord, por ja sëmundjet që duhet të keni kujdes

Jetëgjatësia e shqiptarëve pritet të shënojë një rekord brenda dy dekadash parashikon revista prestigjioze mjekësore “The Lancet”. Sipas këtij studimi, rritja do të jetë ndër më të lartat në nivel global. Në vitin 2040, shqiptarët projektohet të jetojnë mesatarisht deri në 80.2 vite, pra një rritje me 2.7 vite në krahasim me aktualisht.

Në projeksionin më pesimist ndërkohë, rritja do të jetë vetëm në 0.2 vite, pra në një moshë mesatare në 77.7 vite, ndërsa në projeksionin më optimist, mosha mesatare do të jetë në 84 vjeç, në rritje me 6.5 vite. Me një jetëgjatësi mesatare në 77.5 vite, shqiptarët zënë vendin e 50-të ndër 195 shtete të botës në këtë drejtim. Të dhënat e studimit ngrenë alarmin edhe sa i përket shkakut të vdekjeve.

Sëmundjet e zemrës do të vijojnë të jenë në vend të parë në vitin 2040 ndër shkaqet kryesore, por një rritje të ndjeshme do të ketë edhe Alzhaimer dhe sëmundjet e tjera të demencës, duke u bërë një ndër tre shkaqet kryesore të vdekjes së shqiptarëve pas dy dekadash. Në nivel global, studimi tregon se, japonezët janë populli me jetëgjatësinë më të madhe në botë, ndërkohë që në vitin 2040 projektohet që vendin e parë ta `rrëmbejnë` spanjollët, të cilët mund të jetojnë mesatarisht 87.4 vite.

Jetëgjatësia e shqiptarëve do të thyej rekord, por ja sëmundjet që duhet të keni kujdes Read More »