Jo të gjitha letrat që i dërgohen ekspertes Deidre janë për histori dashurie. Një djalë është tepër i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të motrës së tij dhe është shumë i frikësuar se mund ta humbë atë. Për këtë arsye, ai kërkon një këshillë për të menaxhuar këtë situatë të vështirë.
Letra
Jam shumë i frikësuar se mund të humb motrën time për shkak të kancerit. Ajo është 29 vjeçe dhe unë jam vëllai i saj i madh, 33 vjeç.
Ne kemi qenë gjithmonë shumë pranë njëri-tjetrit. Ajo shkoi në spital për operacionin e gjirit, por është në fazë të avancuar dhe pamja nuk është aspak e mirë.
Të gjithë në familje u përlotën, përveç meje. Unë duhet të jem mbështetje për çdo njeri që qan. Unë dua që ajo të jetë këtu e të shohë vajzën time të rritet dhe ta dojë hallën ashtu siç unë e dua.
Deidre
Ne të gjithë kemi nevojë që të përlotemi ndonjëherë. Kjo mund të na çlirojë dhe të na bëjë më të fortë. Në këto momente, ti ke nevojë për mbështetje dhe mirëkuptim. Nëse e ke të vështirë ta pranosh, mendoje si dicka të domosdoshme që duhet bërë pasi je shtylla kryesore për të tjerët.
Jozefina Topalli është ndër figurat më të spikatura në politikë, është e para grua që ka mbajtur edhe postin e Kryetares së Kuvendit.
Topalli ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku ka treguar pamjet e shtëpisë së saj të fëmijërisë, një shtëpi 200-vjeçare.
Teksa tregonte ambientet e shtëpisë, politikania kujtonte me nostalgji momente nga fëmijëria e saj.
“Shtëpia tani është vjetëruar. Nuk mund të rri pa shkuar tek ajo shtëpi se aty kam lindur, jam rritur vetë, kam rritur edhe fëmijët e mi se shumë herë nëna kujdesej për ta. Fëmijëria ime ka qenë e gëzueshme pavarësisht vështirësive të tjera. Brenda familjes krijohej një ambient i bukur. Shtëpia ishte e madhe me oborr të madh. Brenda shtëpisë ishim rreth 20 e ca fëmijë, bashkë me komshitë luanim gjithë ditën bashkë, mësonim, grindeshim, pajtoheshim. Kam shumë kujtime”, tha Jozefina Topalli.
/shkodranews
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon të insistojë se ai është i pafajshëm, ndërsa ka hedhur poshtë që të jetë mbështetur nga Rama, për t’i shpëtuar dënimit. “Ka nisur rreth 1 vit më parë, gjatë kësaj kohe shumë ujë ka rrjedhur. Kam qenë në vëmendje përherë sa përmendej një histori që kishte lidhje me krimin. I vetmi që ka heshtur jam unë. Kam heshtur se kam menduar se s’duhet të përfitoja nga pushteti që kam pasur.
Mua as më ngroh as më ftoh partia dhe as nuk e dua partinë në lirinë time. Edhe nëse kam mllef do ishte e drejtë, por nuk kam mllef ndaj askujt, kam vetëm arsye. Termi që partia ju lëshoi, as nuk e dua partinë për të vërtetën time. Unë do preferoja më shumë dënimin se sa lirinë me kusht prej partisë.
Nuk besoj që një drejtësi është e plotë kur është pushteti brenda. Kam pritur një vit që të bëj një përmbledhje të shkurtër. Kam pritur që hetimet në Itali e Shqipëri të kishin një përfundim e që unë mos të dilja me fjalët e mia se nuk do mjaftonin. Unë kam vendimin e Prokurorisë së Katanias në dorë tani. Prokuroria shqiptare zgjat hetimet me pretendimin presim letrat nga Italia.
Asnjëherë nuk më kanë kërkuar. Unë nuk e kam sulmuar Prokurorinë e nuk do e bëj për aq kohë sa jam në hetim. Prokurorët italianë nuk kanë nxjerrë një cerek lajmi pavarësisht të gjitha hetimeve. Kurse këtu vetëm lajme në emisione, studio, media vetëm për të baltosur të vërtetën,” theksoi Tahiri.
Degjeneron debati në emisionin ku është i ftuar ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe gazetarët Mustafa Nano, Klodiana Lala, Basir Çollaku dhe Artan Hoxha.
Kanë mjaftuar disa “thumba” të Nanos për Çollakun duke e quajtur armik të Saimir Tahirit që situata për disa minuta të dalë jashtë kontrollit.
“Kujt i thua armik ti. Kë quan armik ti”, i është përgjigjur gazetari Çollaku ndërsa ajo që ka thënë më pas Nano i ka qenë edhe më e hidhur.
“O Lala, Lala dëgjo. Pjesa më e ulët e kurbës time televizive është kur jam përballë gazetarësh si ju dhe Basiri”, u shpreh Mustafa Nano.
“Si ishte kjo? Po të lartë kur e ke?”, i është përgjigjur Çollaku. Ndërsa në të njëjtën mënyrë ia ia kthyer edhe gazetarja Lala “Po bëj një pyetje për të ngritur kurbën. Meqënëse e paske kurbën e ulët”.
“Po nuk e ngre, mjafton prania jote, ç’a të ngresh”, u përgjigj Nano.
Njihuni me parashikimin e yjeve, çfarë ju pret këtë fundjave?
Dashi
Karriera do t’ju shkojë mirë. Do t’ju tregoni njerëzve të rëndësishëm aftësinë tuaj për të përballuar projekte të mëdha, dhe jeni gati për një pozicion më të lartë. Nëse punoni fort, keni gjasa për një ngritje në pozicion.
Demi
Do të jetë një ditë e jashtëzakonshme për vlerësimin profesional. Do të shfaqni aftësitë tuaja më të mira. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund të merrni një promovim. Gjithçka do të jetë fantastike.
Binjakët
Nëse ndjeni se nuk keni romancë në jetën tuaj, dita do të jetë hyjnore. Nëse jeni beqar/beqare dhe jeni në kërkim të njeriut të duhur, sot do t’ju jepet mundësia për të takuar një njeri interesant.
Gaforrja
Në qoftë se keni shqetësime, nuk do të gjeni rehat derisa çdo gjë të rregullohet. Sot nuk ka mundësi që gjërat të shkojnë keq pasi yjet do ju favorizojnë veçanërisht në sektorin e punës.
Luani
Në qoftë se dëshironi të ndërtoni një marrëdhënie të re shoqërore, shanset janë që gjërat të mos shkojnë sipas planit. Megjithatë në punë do të vlerësoheni në maksimum falë aftësive tuaja.
Virgjëresha
Mund të ndërmerrni një udhëtim të largët që do ju japë ide të reja rreth karrierës tuaj. Ndjeni nevojën për të pushuar në një vend të qetë. Zgjidhni një vend pranë një liqeni ose pranë detit dhe do të kënaqeni pafund.
Peshorja
Keni kaluar shumë sfida ditët e fundit, megjithatë, jeta ka uljet dhe ngritjet e saj. Universi mund të korrigjojë gabimet e së shkuarës dhe frustrimet që ju kanë penguar deri tani, do të zhduken.
Akrepi
Është momenti që të reflektoni për jetën tuaj të tanishme dhe çfarë do të doni të arrini në të ardhmen. Mendoni për gjërat specifike që mund t’ju bëjnë të lumtur. Mos e humbni këtë mundësi, sepse e nesërmja do të jetë thelbësor për arritjen e tyre.
Shigjetari
Nëse keni menduar të bashkoheni në një grup vullnetarësh, është koha ta bëni pasi do të keni përfitime, të cilat nuk i prisnit. Do të shijoni kohën me miqtë, të cilët ndajnë të njëjtat interesa me ju.
Bricjapi
Duhet të kërkoni dhe shfrytëzoni mundësitë e reja që ju ofron aspekti planetar. Në këtë ditë mund të bëni një prezantim ose një intervistë për një hap të rëndësishëm në karrierë. Mund të merrni lajme të mira si blerja e një shtëpie.
Ujori
Nëse do t’ju duhet të udhëtoni për biznes, merreni me vete partnerin tuaj sepse kjo ditë do t’ju lejojë të kombinoni lehtësisht punën me kënaqësinë. Bëhuni gati për duartrokitje, publicitet dhe një ofertë të mundshme në punë.
Peshqit
Një rritje page parashikohet për të lindurit në këtë shenjë. Duhet të veproni me zgjuarsi, sepse njerëz xhelozë mund të përpiqen t’ju pengojë. Në dashuri kërkoni më shumë impuls, por ai mungon.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, paraqiti në Universitetin e Unionit të Pekinit në Kinë, potencialin e madh të Shqipërisë në fushën e turizmit dhe nevojën për aftësim profesional në këtë sektor.
Kryemadhi tha se sektori i turizmit është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, ndërkohë që ende kemi një mungesë të madhe në edukimin e profesionistëve në këtë fushë.
Delegacioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim u prit nga stafi drejtues i Universitetit të Unionit të Pekinit, i mirë njohur si një ndër departamentet më të mëdha në botë në fushën e turizmit.
Kryetarja e LSI ftoi Universitetin e Unionit të Pekinit të vizitojnë Shqipërinë me qëllim fillimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi me universitetet shqiptare. Instituti “Konfuci” është gjithashtu një platformë e shkëlqyer nëpërmjet të cilit mund të nxitet bashkëpunimi. Vitin që vjen në Tiranë do të mbahet edhe konferenca e radhës e Aleancës së Turizmit, në kuadër të platformës 16+1, që është një mundësi shumë e mirë për të promovuar Shqipërinë. /atsh
Ditët e fundit të Tetorit në Craiova të Rumanisë pas një pune gati 4 mujore u finalizuan “Ditët e Vlorës” ideuar dhe organizuar nga deputeti Fate Velaj dhe me mbështetjen e Bashkisë së Craiovës dhe Qeverisë Rumune.
Një tur shkëmbimesh kulturore që nisi me inagurimin e bustit te heroit tonë Kombëtar Skënderbeut të skulptorit Sali Koko i vendosur pranë Bulevardit “Nicolae Iorga”!Një cermoni emocionuese dhe mbreslënëse me pjesëmarrjen e deputetëve të Parlamentit Shqiptarë dhe Rumunë si dhe Kryetarit të Bashkisë Vlorë Dritan Leli,Prefektit dhe kryetarit të qarkut Vlorë Flamur Mamaj dhe Ervis Mocka.
Një nga sheshet e qytetit te Craiovës do te mbaj emrin e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut, busti i të cilit është realizuar nga skulptori Sali Koko.Nën një atmosferë feste inagurimi u bë nga deputeti Fate Velaj, deputeti Rumun Bogdan Stoica,Kryetari i Bashkisë së Craiovës si dhe Kryetari i Bashkisv Vlorë z.Leli.
Pas fjalimeve të rastit ishte Ansambli Polifonik “Cipini” që përshëndeti aktitetit me një minikoncert me këngë të repertorit të tyre !
Dita do te vazhdonte më tej me të tjera aktivitete në Universitetin e Craiovës në një konferencë dhe nënshkrimin e një Memorandumi bashkëpunimi midis dy Universiteteve si dhe celja e ekspozitës fotografike me pejsazhe nga Vlora e mjeshtrit të fotografisë Ahmet Axhushi.
Mbyllet kështu turi i vizitave në Universitet për të kaluar në Bashkinë e qytetit me nënshkrimin e binjakëzimit të Bashkisë së Craiovës dhe Bashkisë së Vlorës nga kryetarët respektivë.
Aktivitetet vijuan dhe në ditë në vazhdim me koncertin e Aulon Nacit në Art Museum Craiova mbrëmje muzikore me vepra nga poetë Shqiptarë si Dritero Agolli, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Visar Zhiti, Fate Velaj,etj interpretuar në rumanisht nga aktori rumun Angel Rababoc me muzikë shqiptare, Piano-Aulon Naci, Violinë-Vilson Guri dhe Dejon Bendaj .
Gjithashtu u zhvilluan bisedime me administratorin e turizmit të qytetit 350.000 banorësh si dhe me atë të krahinës 1milion banorësh për hartimin e programeve turistike. Ata u shprehën të entuziazmuar për aeroportin e Vlorës dhe deshirojnë që me ndërtimin e tij, të ketë lidhje direkte, Vlore-Craiova.
“Ditët e Vlorës” vijojnë me komedinë “Njeriu që pa vdekjen me sy ” të Viktor Eftimiut luajtur mjeshtërishtë nga aktorët e trupës së Teatrit “Petro Marko” me regji të Elma doresit,skenografi të Drini Shehut dhe muzik të Artur Dhamos.Shfaqja u prit me duartrokitje dhe emocione nga publiku në Univeritetin e Arteve të Craiovës
Kështu u përmbyllën me sukses “Ditët e kultures Vlonjate ” në Craiova të Rumanisë ideuar dhe organizuar nga deputeti Fate velaj .
Ky ishte manifestimi disa ditor i vlerave kulturore , artistike dhe historike shqiptare dhe në vecanti vlonjate në Rumani !
TV Kombëtar i Rumanisë, i kushtoi kronika të përditshme aktiviteteve që u realizuan në kuadër të “Ditët e Vlorës” në Craiova./labërianews/