Aurora

Krimi i trefishtë, Elvana Gjata në gjendje të rënduar, dëshmon se…

Policia shoqëron këngëtaren e njohur Elvana Gjata. Gjata u mor në pyetje në ambientet e policisë së Tiranës.

Ajo ka dhënë në polici dëshminë e saj, ndërsa ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Dyshohet se këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar ka qenë shkak i sherrit që solli një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmë në Bllok.

Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.

Krimi i trefishtë, Elvana Gjata në gjendje të rënduar, dëshmon se… Read More »

Artan Hoxha plas bombën: Autori i ngjarjes në Bllok është një komando i FA

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar autorin e ngjarjes së ndodhur mbrëmë në Bllok.

Ai tha se autori është është efektiv i Forcave Komando një eksperti i përdorimit të armëve. Viktimë e ngjarjes mbeti shtetasi Fabian Gaxha, 28 vjeç, ndërsa u plagosën me armë zjarri shtetasit Ervis Martinas, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç.

Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë; Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë; F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë; M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– armë zjarri tip “Glock”
– 11 gëzhoja
– 10 000 euro
– tre automjete
– aparate celular

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.

Artan Hoxha plas bombën: Autori i ngjarjes në Bllok është një komando i FA Read More »

Panik në fluturim, avioni me shqiptarë pëson defekt në ajër, ndërron…

Një defekt është konstatuar në avionin e linjës Venecia-Tiranë.

Avioni i linjës Blu Panorama ka pësuar defekt në ajër, vetëm 20 minuta pasi është ngritur në fluturim. Defekti është vënë re në momentin kur avioni ka qenë duke fluturuar mbi Kroaci.

Në bordin e avionit që ka pësuar defekt mësohet se ndodheshin rreth 200 pasagjerë, shumica prej të cilëve shqiptarë.

Ulja e detyruar e avionit mësohet se ishte thënë se do të ndodhte në Pecara, por më pas janë ulur ne aeroportin e Ankonas.

Pasagjerët janë shprehur për Fax News se nuk kanë marrë asnjë informacion për kohën kur do të rinisen në fluturim, dhe janë detyruar të presin me orë të tëra në Ankona.

Problemet me linjën Blu Panorama kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, dhe qytetarët janë detyruar që të humbasin orë të tëra, pas shtyrjes së fluturimeve apo defekteve të tilla.

Panik në fluturim, avioni me shqiptarë pëson defekt në ajër, ndërron… Read More »

Cfare ka ndodh me ish-ministrin e brendshem para nje jave ??

Ish-kryeministri Sali Berisha njëherësh lideri historik i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin “360 gradë”, ku ka bërë një deklaratë të fortë. Sipas tij, para një jave ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dhunuar nga bandat e kryeministrit Edi Rama.

“A e more vesh si e kanë rraf Saimir Tahirin para një jave? E kanë zhdep. Se kështu është kur fillon e flet. Sapo filloi ti përmend Edi Ramës çatinë, e zhdepën. E zhdëpn bandat e Edi Ramës, askush tjetër smund t’i bëjë gjë atij”, – tha Berisha.

Cfare ka ndodh me ish-ministrin e brendshem para nje jave ?? Read More »

Burgjet jane plot dhe krimi mbush rruget, sheshet, vatrat dhe familjet Shqiptare, cdo centimeter te tokes Shqiptare, cdo qelize te jetes Shqiptare! Perse ndodh kjo?!/Nga Arben abazaj

TE FALA NGA CMENDURIA!

Burgjet jane plot dhe krimi mbush rruget, sheshet, vatrat dhe familjet Shqiptare, cdo centimeter te tokes Shqiptare, cdo qelize te jetes Shqiptare!
Perse ndodh kjo?!
Pa u shuar mire jehona e nje ngjarje krimi, nje tjeter ze e ushton fort ne ndergjegjen tone, edhe me e madhe edhe me therese edhe me e frikshme!
Kujt i intereson te mbjelle krimin ne kete vend?!
Te gjendur nen nje intesitet te larte te krimit, te terrorit dhe te varferise ekstreme, Shqiptaret jane detyruar te heshtin te struken te bejne aleance me te keqen e te luten ne Zot per dite me te mira pasi shpresa per dite te tilla prej shtetit i ka braktisur me kohe!
Heshtja dhe strukja e virtyteve kane lene nje hapesire goxha te madhe bosh qe kane nxituar ta mbushin veset dhe harbuteria deri ne ekstrem! Krimi, tashme jo vetem eshte bere menyre jetese per pjesen e mire te plotikaneve te ketij vendi, por ka arritur drejtpersedrejti te kete perfaqesuesit e tij jo vetem ne politike, por edhe ne te gjitha institucionet shteterore dhe shoqerore duke filluar qe nga Parlamenti!
Po qytetaret kush i perfaqeson?!
Te mjeret qytetare!
Te mjere ata qe shesin voten per nje thes miell!
Te mjere ata qe u lepihen politikaneve per nje vend pune, pune qe nuk te con me shume se te buka e gojes dhe ate shpesh e arrin po “nxore” ndonje lek nen dore!
Te mjere ata qe mendojne se jane ne rregull me heshtjen e tyre e harrojne se edhe ata po i paguajne haracin krimit deri me nje, me gjithe kamata!
Te mjere ata qe perpiqen per ndryshimin, japin nga vetja, sakrifikojne nga vetja e tyre per te ngritur ndergjegjen qytetare ne kete vend, keta paguajne dyfish, keta jo vetem paguajne sa te tjeret, por duke qene te ekspozuar para krimit u duhet te paguajne edhe ndeshkimin e tij, ndeshkim qe kerkon t’i bej shembull para gjithe shoqerise duke ushtruar jo vetem format barbare te egzekutimit, por edhe me mjetet dhe levat e vete shtetit!
E ketu krimi kap majat e tij te organizimit! Shteti e shtetaret i vihen ne sherbim, per hir te ruajtjes se pushtetit! Ketu nuk flitet me per drejtesi e as per arsye, ketu gjithshka reale, gjithe permasat e realitetit ketu permblidhen te vrasja, ta arma, te tritoli!
Po si mund te dilet nga ky realitet? Si mund te ndryshoje kjo gjendje?! A kemi vertet mundesi t’i ndryshojme gjerat?!
Ketij vendi nuk i kane munguar kurre idealistet, ata qe kane ditur te ndezin driten e shpreses edhe kur erresira me shkelqimin e saj mediatik ka verbuar e pushtuar cdo skute! Nuk i mungojne as sot! Ata ende po perpiqen ta fitojne me paqe, ate cfare batakcinjte e mbrojne me arme e me gjak!
A do munden keshtu?
Ka vetem nje mundesi qe keshtu te arrihet dicka! Te ngrihemi te gjithe se bashku, nje ze, nje trup, nje qendrim, perballe horrave qe na kane uzurpuar gjithe mundesite qe edhe ne kete vend jeta te kete dinjitetin e saj dhe njerezit te jetojne me po ate dinjitet si ne mbare Europen! Nese nuk thyejme heshtjen dhe indiferencen, do vazhdojme te paguajme pasoja edhe me te renda ndaj krimit!/Arben Abazaj

Burgjet jane plot dhe krimi mbush rruget, sheshet, vatrat dhe familjet Shqiptare, cdo centimeter te tokes Shqiptare, cdo qelize te jetes Shqiptare! Perse ndodh kjo?!/Nga Arben abazaj Read More »

Të ëmblat Hide , si t’i thajmë në shtëpi

Frutat e thata të pemës së hideve janë kultivuar prej më shumë se 4000 vitesh.
Hidet mbajnë emrin shkencor Ziziphus jujube dhe janë një frut me ngjashmëri të mëdha me hurmat dhe fiqtë.

Hidet janë të pasura me krabohidrate dhe një sërë vitaminash dhe mineralesh. Hidet e thata përmbajnë një larmi fitokimikatesh të pasura me antioksidantë, përfshirë saponinën dhe flavonoidët.

Hidet e thata janë përdorur në mjekësinë tradicionale për të trajtuar alergjitë, ankthin, depresionin, diarenë, tharjen e lëkurës, lodhjen, hipertensionin, pagjumësinë, djersitjen, dhimbjet, problemet me frymëmarrjen dhe stresin.
Metodat e ndryshme të përpunimit të frutave në kushtet e shtëpisë
Zieni ujin në një tenxhere dhe hidhini frutat në ujë të valuar për 1 deri në 2 minuta. Më pas hidhini në një enë me ujë të ftohtë ose me akull. Lëkura e tyre do të plasaritet dhe tuli i tyre do të thahet më mirë.
Ruajtja e hideve me lëng limoni
Futini hidet në një enë qelqi ose metalike të mbushur me sasi të barabarta të lëngut të limonit dhe ujit të ftohtë. Sigurohuni që frutat janë plotësisht të mbuluara nga uji dhe mbajini ashtu për 10 minuta.

Hiqini nga uji  dhe shpërndajini mbi një napë të trashë. Thajini me kujdes. Kjo procedurë është e dobishme për shtimin e jetëgjatësisë së frutave.
Tharja në furrë
Shpërndajini hidet mbi një letër pjekjeje. Sigurohuni që hidet nuk prekin njëra tjetrën dhe futini në furrë në një temperaturë prej 60 gradë Celcius. Mundohuni të mbani derën e sobës pak hapur për të lejuar qarkullimin e ajrit.
Provo dhe Kontrollo
Kontrollojini frutat herë pas here. Rrotullojini që të siguroni tharjen e njëtrajtshme të tyre.

Koha e tharjes varion nga 6 deri në 16 orë, në varësi të përmasës së frutit, nivelit të lagështisë, temperaturës dhe qëndrueshmërisë së ngrohjes në furrë. hidet quhen të thara kur lëkura e tyre ashpërsohet por mbetet elastike dhe e lakueshme.
Gjendja e frutit
Pas tharjes, hidet futini në një qese letre ose kavanoz qelqi për 4 deri në 10 ditë. Tundeni paketimin e përzgjedhur që frutat të mos ngjiten dhe të mos bien pre e lagështisë apo mykut. Sapo frutat të jenë plotësisht të tharë, mund t’i transferoni në një enë hermetike.
Përdorimi
Hidet mund të hahen të thata ose të përdoren në ëmbëlsira. Nëse ju pëlqejnë kombinimet e kripura me të ëmblën, atëherë mund t’i hidhni pak kripë sipër tyre.

Nëse dëshironi t’i përdorni në ëmbëlsira, zhytini hidet në ujë të ngrohtë për të paktën një orë deri sa të fryhen dhe të njomen plotësisht.

Hidet mund të thahen edhe në diell si çdo frut tjetër, por me ikjen e verës tharja e tyre në këtë mënyrë bëhet e vështirë. Klikoni këtu për të mësuar metodat e tharjes së frutave./AgroWeb.org

Të ëmblat Hide , si t’i thajmë në shtëpi Read More »

Mish keci me lëng limoni, mënyra perfekte e pjekjes në shtëpi

Në doni të përgatisni një recetë të veçantë e speciale për fundjavë apo në rast feste apo gëzimi familjar provoni recetën e mishit të pjekur të kecit me lueng limoni.

Kjo është një recetë fantastike, e thjeshtë dhe unike në shije e cila padyshim, pasi ta keni provuar njëherë do të shndërrohet në më të preferuarën.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë këtë recetë fantastike, e cila përgatitet krejt lehtë dhe shpejt në shtëpi pa ju munduar dhe pa ju marrë kohë.

I gatuar në këtë mënyrë, mishi merr një shije të mrekullueshme, bëhet tërësisht i shkfrifët dhe i butë.
Përgatitja e Mishit të Pjekur të Kecit me Lëng Limoni
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
1 kg mish keci

Kripë

Piper i zi

2 lugë gjelle gjalpë fshati

Lëngu 2 kokrra limonave

1 gotë verë të bardhë ( sipas preferences)
Përgatitja
Si fillim, pastroni mirë mishin e kecit me ujë të bollshëm, prijeni në thela dhe kriposeni sipas preferencës.

Hidhini  piper të zi dhe nëse preferoni edhe pak nenexhik

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni me rradhë thelat e mishit të kecit në një tavë ose tepsi.

Më pas, hidhuni sipër thelave të mishit lëngun e limonit dhe më pas gjalpin të ndarë në copëza të vogla.

Për këtë recetë në vend të mishit të kecit mund të përdorni edhe mish qengji ose mish viçi.

Më pas, futeni tavën në furrë të piqet përreth 3 orë në temperaturën 150 gradë.

Lëreni të piqet derisa sipërfaqja e mishit të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Kjo recetë shoqërohet me gatime të ndryshme, sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate të gatuara në mënyra të ndryshme, por edhe supa të lehta etj

Mund ta shoqëroni në mënyrë të shkëlqyer edhe me salca dhe dajthra të ndryshëm./AgroWeb.org

Mish keci me lëng limoni, mënyra perfekte e pjekjes në shtëpi Read More »

Vetë krejt lehtë / Tri receta me shije fantastike nga hurmat e stinës

Hurmave u janë thurur lavde si një nga pemët më të shëndetshme në botë, por edhe si pemë që u ka dhënë hijeshi zonave më të bukura të Shqipërisë.

Shija e ëmbël e hurmës së pjekur sfidon aftësitë e amvisave më në zë të kuzhinës, recetat e të cilave AgroWeb.org po ndan me lexuesit.

Sallatë me panxhar, hurmë dhe agrume
Përbërësit
3 panxharë të kuq
8 agrume të ndryshme, qitro, portokalle ose mandarina.
5 hurma të pjekura por të forta, të qëruara dhe të prera në copa.
2 kokrra qepë të njoma
1 tufë burdullak me bishta të prerë
1/4 e gotës me uthull me bazë verë të kuqe
Kripë dhe piper të freskët
1/3 e filxhanit me vaj ekstra të virgjër
Udhëzimet
Ngrohni furrën. Mbështillni panxharët me një letër pjekjeje.

AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni në tepsi dhe piqini për 45 minuta deri sa të jenë të buta.

Kur të jenë të ftohura mjaftueshëm, fërkojini panxharët me një letër kuzhine që të hiqni lëkurat. Pritini në copa.

Hiqni lëkurat dhe farat e agrumeve.

Shtrydhni lëngun në një enë, dhe pritini pjesët e mbetura në copa.

Në një pjatë sallate, shtoni panxharët, hurmat, qepët dhe burdullakun.

Në të enë tjetër përzieni tre lugë me lëngun e agrumeve me uthullën.

Shtoni kripë, piper dhe vaj. Hidheni lëngun e përftuar mbi sallatë përpara se ta shërbeni.
Çikore me hurma
Sallatat e stinues së vjeshtës dhe dimrit janë më të bollshme në sasi dhe kanë një shije pak më të hidhur.

Ato kombinohen mjaft mirë me arrat dhe frutat që janë të ëmbla dhe të tharta në të njëjtën kohë.
Përbërësit për salcën
Gjysëm filxhani me vaj ekstra të virgjër
3 lugë gjelle me uthull me bazë vere të kuqe
Kripë
Përbërësit për sallatën
900 gramë me çikore të prerë në copa të vogla.
1 filxhan me arra të pjekura dhe të prera
3 hurma të qëruara dhe të prera në gjysmë
10 lugë gjelle me fara shege
Kripë dhe piper të freskët
Udhëzimet
Përzieni vajin e ullirit me uthullën në një enë. Shtoni kripën.

Përzieni çikoret me arrat, hurmat dhe farat e shegës në një enë më të madhe.

Hidhni lëngun dhe përzijeni duke shtuar kripë dhe piper sipas dëshirës.
Kek me hurma në avull
Keku në avull kërkon dy lloj hurmash: të butat dhe të pjekurat për pjesën e brumit dhe të fortat të pjekura në furrë për pjesën e zbukurimit.

Keku zbukurohet edhe me rrush të thatë, arra etj sipas preferencës.

Përbërësit
4 lugë gjelle me gjalpë pa kripë
2 filxhanë çaji me miell
2 lugë e gjysmë çaji me kanellë pluhur
Çerek lugë çaji me kripë
4 lugë gjelle me liker (nëse preferoni)
4 lugë gjelle me rrush të thatë
3 ose 4 hurma shumë të buta
1 filxhan çaji me qumësht
1 filxhan e gjysmë çaji me sheqer
3 vezë
1 lugë e gjysmë çaji me vanilje
1 lugë gjelle me lëng të freskët limoni
1 lugë e gjysmë çaji me sodë buke të tretur në një lugë e gjysmë gjelle me ujë të ngrohtë.
1 filxhan me arra të pjekura dhe të copëtuara.
Feta hurmash të thara në furrë për zbukurim
Udhëzimet
Lyeni me gjalpë enën ku do të përgatisni kekun.

Në një enë përzieni miellin, erëzat dhe kripën dhe lëreni mënjanë.

Në një tenxhere hidhni likerin dhe rrushin e thatë dhe lërini të ziejnë.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 15 minuta.

Kullojini dhe rrushin e thatë lëreni veçmas. Merrni hurmat e buta, hiqni lëkurën dhe shtypini në formë pureje duke i përzier me qumësht.

Në një mikser përzieni gjalpin me sheqerin deri sa masa e përftuar të jetë kremoze.

Hidhni vezët, vaniljen dhe lëngun e limonit. Shtoni purenë e hurmës, sodën e bukës, miellin, arrat, rrushin e thatë.

Hidheni masën në enën e pjekjes, lyejeni sipërfaqen me gjapë dhe mbulojeni. Enën e pjekjes vendoseni me kujdes në një tenxhere më të madhe me ujë në zjarr.

Pjekja me avull duhet të vazhdojë për 3 deri në 3 orë e gjysmë duke kontrolluar gjithnjë nivelin e ujit në zjarr.

Hidheni në enën e kekut dhe zbukurojeni me copat e pjekura të hurmës dhe shoqërojeni me kafe apo çaji sipas preferencës.
Një tjetër mënyrë është ajo e pjekjes në furrë.
Brumin e përgatitur hidheni në një tavë lyer me gjalpë, në spërfaqe të brumit vendosni rrathë hurmash në të gjithë sipuerfaqen dhe lëreni të piqet në temperaturë 180 gradë celsius derisa hurmat të piqen dhe keku të marrë ngjyrë të kuqërremtë të artë.

Në të dyja rastet sapo ëmbëlsira të jetë pjekur mund t’i hidhni sipër sipas preferencës likerin që keni zjerë në fillim me rrushin e thatë.

Por nëse preferoni kekun mund ta konsumoni edhe pa i hedhur sipër likerin. /AgroWeb.org

Vetë krejt lehtë / Tri receta me shije fantastike nga hurmat e stinës Read More »