Aurora

Reagim të pazakonta të banorëve të Bularatit ndaj gazetarëve: Ikni zagarë, zhulsa

Një gjendje jo e zakontë është ajo me të cilën përballen banorët e fshatit Bularat ku mbeti i vrarë me armë zjarri 35 vjeçari Kostandin Kaçifas. Banorët janë të heshtur në pjesën më të madhe, ndërsa të tjerë sillen në mënyrë agresive me gazetarët nga Tiranë. Në reportazhin e “360 Gradë”, shumica e njerëzve preferojnë të mos flasin me pretendime nga më të ndryshme, duke nisur nga ata që thonë se nuk “dinë mirë” shqip e deri tek ata që kundërshtojnë pranë e gazetarëve atje, duke folur dhe sharë në gjuhën greke.

“Zagarët e m…. E di unë çfarë duan. Dua që të Ç’duan këtu. Të ikin në qendër. Të ikin të dy grupet poshtë..këta zhulsat. Të ikin. Zhulsa, bravo ju qoftë. Ikni”, thotë një prej banorëve të irrituar nga prania e kamerave.

Reagim të pazakonta të banorëve të Bularatit ndaj gazetarëve: Ikni zagarë, zhulsa Read More »

Përçahet opozita, Bujar Nishani po krijon parti të re, braktis PD dhe Lulzim Bashën?!

Një zhvillim i pritshëm është ai i ndodhur me 30 parti politike ditën e sotme ndërsa po diskutohet edhe data e zgjedhjeve vendore. Mbi 30 parti politike, shoqata të shoqërisë civile dhe individë u mblodhën sot në Tiranë për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të barabarta. Krerët e këtyre partive politike janë treguar shumë të ashpër në qëndrimet e tyre kundër dy partive të mëdha, PS e PD, duke i akuzuar rëndë se po përpiqen të sabotojnë reformën zgjedhore. Duke i cilësuar zgjedhjet një farsë të PD dhe PS, partitë e vogla kanë kërkuar një reagim të fortë dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Por në mënyrë të habitshme, tryezës së partive të vogla të pozicionuara fort kundër PD dhe PS, iu bashkua edhe ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani. I deklaruar fort se nuk e braktis asnjëherë PD dhe sidomos liderin historik Sali Berisha, ish- kreu i shtetit Bujar Nishani ka qënë përkrah bashkekryetarit të tryezes, kreut të partisë “Zgjidhja”, Koço Kokedhima, i cili këmbënguli për domosdoshmerine e refornes zgjedhore, te vertete, dhe jo si farsa e PS dhe PD. Dhe pikërisht këtyre zërave të ashpër kundër PD e Lulzim Bashës, si dhe PS e Edi Ramës, i është bashkuar fort dhe Bujar Nishani.

Prania e tij në këtë tryezë përbën një mister të fortë, nëse Nishani ka dalë kundër Bashës dhe Berishës dhe është drejt krimit të një partie të re politike në të ardhmen?! Për të parë se sa kundër PD-së ka qënë pozicionuar sot Nishani, po botojmë të plotë rezolutën për reformën zgjedhore, për të cilën ka dhënë dakordësinë e tij: Rezolutë për reformën zgjedhore: Partitë politike dhe shoqatat e shoqërisë civile që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të barabarta, të mbledhura sot më 2 nëntor 2018, në tryezën për reformën zgjedhore, konstatuan se dy partitë PS-PD e kanë bllokuar reformën zgjedhore dhe në vend të saj duan të bëjnë një farsë për të mashtruar partnerët perëndimorë dhe vendet mike të Shqipërisë. Tryeza rikthekson se këto parti nuk duan të bëjnë reformë zgjedhore dhe të humbin sundimin mbi zgjedhjet dhe vetëm ndërhyrja pa vonesë e faktorit ndërkombëtar do të rikthejë zgjedhjet e lira dhe të barabarta në Shqipëri.

Tryeza konstatoi: 1-Reforma elektorale është bllokuar në mënyrë të vetëdijshme me marrëveshjen PS-PD për të mos lejuar çlirimin e zgjedhjeve nga diktati i tyre. Ato, me Komisionin e Posaçën të Reformës Zgjedhore, nuk kanë ndërmend të pranojnë një Kod të ri Zgjedhor, por të bëjnë disa ndryshime pa vlerë që lënë në fuqi kodin aktual.
2-PS dhe PD nuk duan të bëjnë një reformë zgjedhore me standarde, por një farsë zgjedhore që nuk i çliron zgjedhjet nga kontrolli i tyre. Qëllimi i tyre është i qartë. Partitë e vjetra duan që të mashtrojnë institucionet e Bashkimit Europian, që e kanë vënë si kusht reformën zgjedhore për hapjen e negociatave me BE-në në qershor 2019. Ne nuk duam një reformë zgjedhore gjysmake, por një reformim që do t’i japë fund blerjes, vjedhjes, manipulimit, deformimit, intimidimit dhe kontensimit të zgjedhjeve nga lukunia e komisionerëve dhe numëruesve të PS dhe PD.

3-PS dhe PD kërkojnë që të ruajnë kontrollin partiak mbi zgjedhjet dhe të diskriminojnë operatorët e tjerë të tregut duke mbajtur në fuqi zgjedhjet e pabarabarta, duke mos zbatuar rekomandimin e OSBE-së që zgjedhjet të mos prodhojnë diskriminim për askënd, duke mos hequr pengesat artificiale mbi partitë joparlamentare, duke cenuar dhe diskriminuar të drejtat e partive të tjera, shoqatave dhe individëve gjatë zgjedhjeve, në sistemin zgjedhor dhe në administrimin e tyre.

4-Partitë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe individët shprehin shqetësimin që reforma zgjedhore është në rrezik nëse nuk zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe kërkesat e të gjitha partive, shoqatave dhe individëve që duan një reformë zgjedhore të vërtetë dhe sipas standardeve demokratike dhe europiane.

5-Tryeza u kërkon sërish institucioneve të komunitetit ndërkombëtar që monitorojnë Shqipërinë që reforma zgjedhore të eliminojë kontrollin politik mbi administratën zgjedhore. Të zbatohet rekomandimi kryesor i OSBE/ODIHR-it për depolitizimin e zgjedhjeve, duke depolitizuar plotësisht administratën zgjedhore, duke vënë në krye të procesit zgjedhor një individ konsensual ose një institucion me njerëz krejtësisht të pavarur nga partitë dhe jo një KQZ e komanduar nga PS dhe PD, ndërsa administrimi i zgjedhjeve të bëhet nga pedagogët e universiteteve, punonjësit e bankave, avokatët, studentët ekselentë të masterit të fakulteteve juridikë dhe jo nga militantët e partiv/korrieri

Përçahet opozita, Bujar Nishani po krijon parti të re, braktis PD dhe Lulzim Bashën?! Read More »

Akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri, flet për herë të parë gruaja e tij

Gruaja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar sot në lidhje me akuzat që i janë bërë bashkëshortit të saj.

Në një postim në Fatlinda, kërkon ndihmën e përkrahësve për të shpërndarë një video shpjeguese për akuzat që i janë bërë Saimir Tahiri dokumentit nga gjykata italiane që është i pafajshëm.

“Të lutem shpërndaje. Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth botës, ndërkohë që e vërteta është duke veshur këpucët, por kur i ka veshur ato, s’do ndalë më kurrë”.

Akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri, flet për herë të parë gruaja e tij Read More »

Jeton prej 20 vitesh në Itali, por emigrantin e gjen belaja me drejtësinë shqiptare…

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes sesi një emigrant shqiptar në Itali është dënuar nga drejtësia shqiptare për vjedhje të energjisë elektrike, pa qenë fare në Shqipëri gjatë kohës kur është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike.

Iqmet Bala denoncoi në emisionin investigativ se, vjedhja e energjisë elektrike është kryer në vitin 2014, ndërkohë që ai nuk ka qenë në Shqipëri që prej vitit 2011, por prokuroria dhe gjykata e kanë dënuar me 1 muaj burg dhe 2.2 milionë lekë të reja gjobë.

Qytetari është vënë në dijeni të rastit vetëm pak javë më parë, kur ka ardhur në Shqipëri për një dasmë, por që ditët e qëndrimit në atdhe i ka kaluar në burg.

Ai tregon se, prej shumë vitesh jeton në Itali, madje ka edhe pasaportë italiane. Në muajin shtator, ai ka ardhur në Shqipëri, pasi një miku i tij e ka ftuar për një dasmë. Por, sapo ka shkelur në Durrës, policia e ka arrestuar, pasi ai rezultonte person në kërkim, sepse është dënuar në mungesë me një muaj burg për vjedhje të energjisë elektrike.

Sipas dosjes penale, Bala thuhet se ka vjedhur energji elektrike në vitin 2014, por ai nuk ka qenë në Shqipëri atë vit. Këtë e vërteton edhe nga një shkresë e policisë, që ka verifikuar në sistemin TIMS hyrje-daljet e Iqmet Balës. Madje, sipas tij, ai nuk ka as ndonjë kontratë me OSHEE-në, pasi shtëpinë që ka pasur në Fushë Krujë e ka shitur që në vitin 1998. Ndërkohë ai thotë se kontrata për të cilën është dënuar, rezulton se nuk është në emër të tij, por në emër të personit që ka blerë shtëpinë e tij.

Pas ankesës së qytetarit, “Fiks Fare” siguroi dosjen penale ndaj Iqmet Balës, ku vihet re se kallëzimi është bërë nga OSHEE më 31 mars të vitit 2014, pasi prej saj ishte konstatuar rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. OSHEE-ja bëri denoncimin në prokurori dhe u dorëzoi oficerëve të policisë gjyqësore provat e rilidhjes së energjisë elektrike, kopje të procesverbalit, si dhe numrin e kontratës së dritave, që mbante emrin e abonentit Bala.

Pas kësaj, organi hetimor nuk ka kryer asnjë veprim, madje as nuk verifikuar se kush banonte në shtëpinë ku ishte bërë rilidhja e paligjshme e energjisë elektrike.

Sipas dosjes penale, ai thuhet se ka vjedhur energji elektrike në vitin 2014, por pretendon se që nga viti 2011 e deri ditën që është arrestuar në Durrës, ai nuk ka qenë në Shqipëri. Këtë e vërteton edhe nga një shkresë e policisë që ka verifikuar në sistemin TIMS hyrje-daljet e Iqmet Balës.

Për këtë arsye, “Fiks Fare” pyeti edhe në Prokurorinë e Krujës, nëse ka hetuar mbi kallëzimin e kryer nga OSHEE-ja, apo ai është dërguar i mirëqenë në Gjykatën e Krujës, ku Iqmet Bala është dënuar padrejtësisht për vjedhje energjie elektrike.

Prokurori Bujar Çiçi deklaroi se në atë kohë janë kryer hetimet, i është kërkuar policisë informacion mbi vendndodhjen e Iqmet Balës. Sipas tij, policia ka sjellë informacion se ai nuk ndodhet në Shqipëri, por nuk ka kontrolluar në sistemin TIMS për të verifikuar se ai nuk ka qenë në Shqipëri, në momentin e kryerjes së veprës penale. Ai tha se prokuroria e ka kërkuar këtë informacion, por gjykata nuk e ka kërkuar një gjë të tillë nga policia.

Pra, edhe pse rezulton se ai nuk ndodhej në Shqipëri në momentin e kryerjes së veprës penale, ky verifikim nuk është kryer as nga policia, as nga prokuroria dhe as nga gjykata. Mosthellimi i organeve kompetente në hetime i kushtoi Iqmet Balës 11 ditë burg.

Pas arrestimit, Iqmet Bala u detyrua të kërkojë rivendosje në afat për të apeluar dënimin e dhënë në atë kohë. Më 26 shtator, Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e të dënuarit gabimisht dhe e liroi atë. Pas lirimit nga burgu, Iqmet Bala tha se do e ndjekë rastin hap pas hapi dhe do të kërkojë dëmshpërblim për gafat e kryera që nga OSHEE-ja, prokuroria dhe gjykata./Top Channel

Jeton prej 20 vitesh në Itali, por emigrantin e gjen belaja me drejtësinë shqiptare… Read More »

E ngacmon vëllai i burrit, e reja merr dy fëmijët dhe …

Arjani është babai i 2 vajzave të vogla të cilat prej disa kohësh nuk po i takon dot. Historia e rrallë vjen në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24. Arjani jeton në qytetin e Kuçovës dhe për të siguruar jetesën punon me pastrimin e rrugëve gjatë natës. Me bashkëshorten thotë se janë njohur me mblesëri, por e dashuron ende. Në korrik të këtij viti pas shumë debatesh të cilave ai nuk u jep dot një shpjegim, nusja u largua, kishte zënka me prindërit dhe vëllain e tij, por ai nuk iu ka dhënë dot një zgjidhje për shkak edhe të punës që e mban në një pjesë të madhe të kohës larg shtëpisë.

Pas debatit të ashpër të ndodhur gjatë natës, e shoqja vendosi të largohej së bashku me 2 vajzat e vogla. Që nga ajo ditë ajo po jeton tek xhaxhai i saj dhe ka dorëzuar në gjykatë edhe një padi për divorc. Teksa shkoi të sqarohej me të Arjani thotë se ajo e denoncoi dhe kërkoi urdhër mbrojtje. Që nga korriku e deri tani janë parë vetëm në 2 seancat në gjykatë. Bashkëshortja kërkon ndarjen pasi ai është përherë në punë dhe nuk plotëson më kushtet për të qenë burri i saj.

“U njohëm me lajmësi me gruan. Unë jam tip i qetë, shikoj punën time. Në shtëpi nuk kemi pasur probleme, as sherre. Unë kam punuar gjithmonë me pastrimin. Ne kemi 6 vite bashkë. Jetonim me prindërit, vëllain. Nusja më thoshte se kishte disa shqetësime nga vëllai. Faji im ishte që nuk dolëm në shtëpi veç”, tha burri. Ai nuk ka pranuar të deklarojë se cili ka qenë problemi mes gruas së tij dhe vëllait por nga informacionet në emision, u kuptua se mes tyre ka pasur një incident shumë të rëndë që ka qenë një arsye për largimin e bashkëshortes së Arjanit nga shtëpia. Pas daljes në emision, ai tha se ndihet i kërcënuar dhe se kishte frikë të kthehej në shtëpi, ndërsa moderatorja Evis Ahmeti i ka bërë thirrje ‘live’ policisë së Beratit ta shikojë këtë denoncim. Nga ana tjetër Arjani ka kërkuar nga bashkëshortja që të kthehet pranë tij.

E ngacmon vëllai i burrit, e reja merr dy fëmijët dhe … Read More »

Saimir Tahiri: Mua as më ngroh as më ftoh partia

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon të insistojë se ai është i pafajshëm, ndërsa ka hedhur poshtë që të jetë mbështetur nga Rama, për t’i shpëtuar dënimit. “Ka nisur rreth 1 vit më parë, gjatë kësaj kohe shumë ujë ka rrjedhur. Kam qenë në vëmendje përherë sa përmendej një histori që kishte lidhje me krimin. I vetmi që ka heshtur jam unë. Kam heshtur se kam menduar se s’duhet të përfitoja nga pushteti që kam pasur.

Mua as më ngroh as më ftoh partia dhe as nuk e dua partinë në lirinë time. Edhe nëse kam mllef do ishte e drejtë, por nuk kam mllef ndaj askujt, kam vetëm arsye. Termi që partia ju lëshoi, as nuk e dua partinë për të vërtetën time. Unë do preferoja më shumë dënimin se sa lirinë me kusht prej partisë. Nuk besoj që një drejtësi është e plotë kur është pushteti brenda. Kam pritur një vit që të bëj një përmbledhje të shkurtër. Kam pritur që hetimet në Itali e Shqipëri të kishin një përfundim e që unë mos të dilja me fjalët e mia se nuk do mjaftonin. Unë kam vendimin e Prokurorisë së Katanias në dorë tani. Prokuroria shqiptare zgjat hetimet me pretendimin presim letrat nga Italia.

Asnjëherë nuk më kanë kërkuar. Unë nuk e kam sulmuar Prokurorinë e nuk do e bëj për aq kohë sa jam në hetim. Prokurorët italianë nuk kanë nxjerrë një cerek lajmi pavarësisht të gjitha hetimeve. Kurse këtu vetëm lajme në emisione, studio, media vetëm për të baltosur të vërtetën,” theksoi Tahiri.

Saimir Tahiri: Mua as më ngroh as më ftoh partia Read More »

“E kam menduar, por kam hezituar”, Jozefina Topalli merr vendimin

Ish kryetarja e Kuvendit dhe një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, tashmë prej më shumë se 1 viti nuk është më pjesë aktive e politikës. Por ajo është aktive në rrjetet sociale, ku nuk ngurron të shfaqë mendimet e saj mbi aktualitetin politik.

Madje së fundmi, për të ndarë me miqtë e saj momente të ndryshme, ajo ka vendosur që të hapë dhe një llogari në Instagram, ku shkruan se e ka menduar herë pas here, por ka hezituar.

Postimi i plotë i Jozefina Topallit:

Te dashur miq! Here pas here kam menduar te hap nje llogari timen ne instagram, por kam hezituar. Dje vendosa ta hap. Instagrami eshte nje menyre e thjeshte per te ndare me miq momente te ndryshme dhe per te zbuluar llogari ne mbare boten, qe ndajne gjera qe na pelqejne.

Me poshte eshte instagrami im.( topallijozefina) Te tjerat jane fake.Ju uroj nje dite te bukur. Faleminderit Jozefina.

“E kam menduar, por kam hezituar”, Jozefina Topalli merr vendimin Read More »

Ngjarja me ekstremistin grek, pritet mbërritja e zyrtarit të policisë greke. Do kërkojë…

Pesë ditë pas ngjarjes me Konstandinos Kacifas, një zyrtar i policisë greke do të vijë në Shqipëri për t’u njohur me rrugë zyrtare me gjithçka rreth ngjarjes dhe hetimeve të deritanishme. Lajmin e ka dhënë “Protothema” e cila duke iu referuar burimeve zyrtare njofton për këtë vizitë të oficerit grek.

“Ne do të punojmë me policinë shqiptare, në mënyrë për të marrë të gjitha informatat në lidhje me hetimin rreth rrethanave të vdekjes së Kacifas”, thone burimet.

Oficeri do të jetë në vendin e ngjarjes, në Bularat. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, zyrtari i policisë do të udhëtojë në vendin fqinj “siç është rënë dakord në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh”.

Në të njëjtin komunikim “oficer grek do të punojë me policinë shqiptare për të marrë të gjitha informatat në dispozicion në lidhje me hetimin e deritanishëm”. Ndërkohë familja ka refuzuar autopsi të re, pasi sipas saj, kjo tashmë nuk ka më kuptim.

Ngjarja me ekstremistin grek, pritet mbërritja e zyrtarit të policisë greke. Do kërkojë… Read More »