Aurora

E mbajti sekret! Këngëtarja e mirenjohur Shqiptare Maja na jep lajmin e shumëpritur

Një lajm i bukur dhe i gëzuar. Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Maya është në pritje të ëmbël. Mësohet se këngëtarja e dashur për publikun shqiptar është në muajin e tetë të shtatzënisë, ndërsa ajo ia ka dalë të mbajë për muaj me radhë sekretin.

Ky fakt u bë i ditur nga prezantuesja e “Inlife”, Megi Bilo, i cili pohoi se Maya është shtatzënë dhe se pret djalë. Kujtojmë se Maya është e martuar prej disa vitesh me Benin, i cili është me profesion arkitekt.

Tre muaj më parë, ajo publikoi këngën “Kënga jonë”, në bashkëpunim me këngëtaren Fatmira Breçani. Edhe gjatë klipit, këngëtarja ishte kujdesur të vishte fustane të gjëra, duke fshehur barkun e rrumbullakosur. Urime çiftit!

E mbajti sekret! Këngëtarja e mirenjohur Shqiptare Maja na jep lajmin e shumëpritur Read More »

“Kush shet votën, s’duhet të flasë më as për mollën, ka shitur shpirtin”, Basha ua thotë troç korçarëve

Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar takimet me fermerë e banorë, këtë të shtunë në Dvoran të Korçës.

Fermerët korçarë kanë deklaruar para Bashës se po përballen me të njëjtin shqetësim si edhe fermerët e tjerë në të gjithë Shqipërinë. Ata theksuan se kanë 5 vjet që nuk kanë marrë asnjë subvencion nga shteti.

“Sivjet nuk ka ardhur një maune me targa të huaja. Më parë vinin shqiptarët e Kosovës, vinin maqedonasit. Tani as edhe një. Nuk e di arsyen se pse nuk vijnë. Thonë që referencat në doganë… që qeveritë e huaja”, tha një fermer.

“Jemi gati t’i shesim nën kosto prodhimet tona”, tha një prej tyre. “Pa eksport nuk mund të zgjidhet kjo situatë. Sepse edhe fuqia këtu ka rënë, njerëzit po largohen”, tha një tjetër fermer.

Zona prodhon rreth 40 tonë mollë në ditë, fermerët prodhojnë prej saj edhe nënproduktin e uthullës, por që sipas tyre i gjithe ky prodhim nuk shitet dhe nuk kompenson shpenzimet e tyre.

Basha theksoi se vështirësia e fermerit sot është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisjes së keqe me te cilën Rama ka zgjedhur të drejtojë vendin.

“Kush shet votën s’duhet të flasë më as për mollën, as për çmim të lartë të pesticideve e as për çmim të lartë të naftës, sepse në atë moment ka shitur shpirtin. Ti ndërgjegjësojmë njerëzit se kush shet votën ka shitur të ardhmen e fëmijëve të vet. E pastaj vijnë të gjithë politikat, vijnë mbështetja e politikave të bujqësisë dhe e subvencioneve, që edhe molla juaj të dalë të paktën në tregun e Kosoës. Së dyti, të sjellim investime këtu, sepse të gjithë këto tonelata mollë, pse të ngarkohen në kamionë por të hapet fabrika këtu. Por sa kohë kryeministri dhe Ministri i Brendshëm e kanë mendjen si të shpëtojnë veten… Prandaj duhet të ndërmarrim hapin kryesor, ta pastrojmë politikën nga krimi…”, tha Basha me fermerët korçarë.

“Kush shet votën, s’duhet të flasë më as për mollën, ka shitur shpirtin”, Basha ua thotë troç korçarëve Read More »

Habit zv.Presidenti i PE: Mos e bëni hero Kaçifas, dy gjëra po u them grekëve…

Dimitrios Papadimoulis, zv/ presidenti i Parlamentit Europian dhe deputet i partisë së Ciprasit, kryeministrit Aleksis Cipras, ndonese i ka cilesuar te papershtatshme deklaratet e kryeministrit Rama per vrasjen e minoritarit Kacifas, ka kerkuar qe ai te mos trajtohet si hero.

Dimitrios Papadimoulis, zv/ presidenti i Parlamentit Europian dhe deputet i partisë së Ciprasit, kryeministrit Aleksis Cipras, ndonese i ka cilesuar te papershtatshme deklaratet e kryeministrit Rama per vrasjen e minoritarit Kacifas, ka kerkuar qe ai te mos trajtohet si hero. papadimoulis-omada-alithias

“Greqia si anëtari më i vjetër i familjes evropiane në Ballkan dhe më i fuqishëm dhe më i pasur, duhet të udhëheqë në mënyrë që rrethana të tilla te trishtuara të trajtohen me kujdes dhe seriozitetin e duhur. Ajo që tani ka rëndësi është te ulen tonet, për të ndaluar lojen politike nga të dy anët e kufirit dhe për të siguruar pjesëmarrjen aktive greke për të sqaruar rrethanat në të cilat u vra Konstantinos Katsifas ” thote ai per mediat greke.

“Natyrisht ky njeri kishte pikëpamje ekstreme, me sa duket kishte kallashnikovin dhe qëlloi dhe të gjithë në Tiranë apo Athinë jane kundër dhunës kudo që ajo vjen ajo, dhe kundër luftës së armatosur për të arritur objektiva politike, nuk duhet të bejme hero nje njeri, per ne është prioriteti i parë, dhe unë i them shtetit grek dhe shoqërisë greke, dy gjëra: së pari të sqarohet nëse Katsifas mund të neutralizohej pa u vrarë dhe e dyta te shmanget ky ping pong aciditeti dhe deklarata qe përkeqësojne marrëdhëniet dhe jetën e minoritetit grek në Shqipëri, “tha ai.

Habit zv.Presidenti i PE: Mos e bëni hero Kaçifas, dy gjëra po u them grekëve… Read More »

Skadon afati për dekretin e Metës, Shqipëria pa Ministër të Brendshëm

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta tha të premten në mbrëmje se ende nuk ka marrë një vendim për të dekretuar ministrin e ri të Brendshëm Sandër Lleshi, të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për portalin informative “Syri.net”, zoti Meta nuk ngurroi të merrte dhe shembullin e presidentit italian, i cili pak muaj më parë vuri veton ndaj dekretimit të një prej ministrave të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet. Presidenti Meta komentoi dhe ngjarjen e Bularatit ku një minoritar mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, duke u shprehur se “ajo është një ngjarje e provokuar” e cila sipas tij, “synon të krijojë një acarim artificial të marrëdhënieve shqiptaro-greke”.

Kushtetuta e vendit i lë Presidentit 7 ditë kohë afat për emërimin e një ministri. Ky afat skadoi mesnatën e së premtes. E megjithatë Kreu i Shtetit, Ilir Meta, tha se ai “do të gjejë mënyrën e duhur për t’u shprehur në kohën e duhur”, duke shtuar se nuk do të ndikohet nga askush dhe nga asgjë as nga orët dhe sekondat, ndërsa nuk u shpreh se cilat ishin pengesat që e kishin detyruar të kërkonte kohë për të marrë një vendim. “Presidenti ka për detyrë të ushtrojë të gjithë përgjegjësitë e tij kushtetuese për të krijuar bindje të plotë për çdo propozim që i bëhet për dekretim. Presidenti nuk mund të hedhë firmën për dekrete formale, sepse do të ishte papërgjegjshmëri. Aq më tepër për një detyrë të tillë, e cila në momentin aktual kërkon akoma edhe më shumë përgjegjësi dhe vëmendje”, nënvizoi zoti Meta

Kushtetuta në asnjë rresht të saj nuk parashikon shprehimisht, raste të mos dekretimit të një propozimi për emërimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar. Vitin e shkuar, ish presidenti Bujar Nishani, i cili u shfaq publikisht kundër propozimit për emërimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pranoi megjithatë se nuk kishte kompetenca për ta refuzuar atë. Por zoti Meta bëri mbrëmë një tjetër interpretim. “Kushtetuta është shumë e qartë: Presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Përndryshe, Presidenti nuk do ta kishte këtë mundësi dhe këtë instrument konfirmimi, verifikimi, kontrollimi, dhe garantimit të integritetit të çdo ministri. Ndaj dua të them që çdo President ka për detyrë që me veprimet e tij, apo me mos veprimet e tij, të marrë përgjegjësinë e duhur publike dhe të tregojë përgjegjshmëri maksimale. Kështu që në këtë drejtim, askush të mos ketë dyshime që unë, përgjegjësitë e mia, sidomos, në këtë situatë do ti ushtroj në mënyrë mjaft maksimale dhe mjaft kurajoze”.

Zoti Meta madje duket se paralajmëroi refuzimin e emrit të zoti Lleshi, kur ju referua rastit të Italisë, pak muaj më pare, kur do formohej qeveria e te e dalë pas zgjedhjeve dhe “ku presidenti ka të njëjtat kompetenca dhe mendonte që një profesor i ekonomisë që e kishin propozuar për ministër të ekonomisë, rrezikonte me idetë e tij të cenonte objektivat e Italisë dhe prezencën e saj në Euro tha që nuk e firmos. Tha të bëhet ministër të zyra për Europën dhe u bë. Askush nuk mund ta detyrojë presidentit të firmosë apo të konfirmojë një emër për një detyrë të tillë kushtetuese, të cilën atij ja jep Kushtetuta, jashtë bindjes së tij”.

Kreu i Shtetit komentoi dhe ngjarjen e së dielës së shkuar në fshatin Bularat, ku 35 vjeçari Kostantinos Kacifa, pjesë e minoritetit grek në jug të vendit, mbeti i vrarë gjatë një shkëmbi zjarri me forcat. Zoti Meta u shpreh se ajo “është një ngjarje e rëndë, sepse është një ngjarje e provokuar”. Kjo është hera e parë që një përfaqësues i lartë shtetëror bën një përkufizim të tillë për ngjarjen e cila rindezi tensioned mes dy vendeve. Pikërisht për këtë, sipas zoti Meta “është detyrë e institucioneve që të bëjnë një hetim shterues, që të gjejnë qëllimet, prapavijën e saj nëse ka një të tillë. Por padyshim është një ngjarje, e cila synon të krijojë një acarim artificial të marrëdhënieve shqiptaro-greke, që nuk është hera e parë që ndodh. Që të duket sikur ka tensione, çështje, sikur ka probleme të mëdha mes Shqipërisë dhe Greqisë. Që natyrisht ka disa probleme, por ka përpjekje për t’i amplifikuar ato, sepse ndërkohë interesat e bashkëpunimit janë shumë herë më të mëdha”, theksoi ai.

Presidenti Meta foli me një gjuhë të ashpër ndërsa u pyet për sulmet që ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri pak ditë më parë ndaj tij. “Po ç’koment mund të kem unë për një delinkuent që mbyti me drogë, jo vetëm Shqipërinë, por edhe Europën”. Pozicionimi i tij është në fakt një sulm i drejtpërdrejtë dhe ndaj kryeministrit Rama. Një sulm i përforcuar dhe me kritikat ndaj qëndrimit që qeveria ka mbajtur ndaj ish oficerit të policisë Dritan Zagani i cili ishte i pari që denoncoi lidhjet që sipas tij zoti Tahiri kishte patur me Habilajt. “Nuk duhej ta kishin shkarkuar Zaganin, që ishte një kuadër i Policisë dhe shumë i trajnuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe ta detyronin që të shkonte në azil në Zvicër dhe ata më pas të arrestoheshin nga anti-mafia në Itali”, u shpreh zoti Meta.

Një qëndrim tërësisht të kundërt, Kreu i Shtetit pati për ministrin e Brendshëm të dorëhequr, Fatmir Xhafaj, për të cilin tha se “tregoi një vullnet për të ecur në këtë drejtim, pavarësisht nga vështirësitë dhe rrethanat e komplikuara”. /VOA/

Skadon afati për dekretin e Metës, Shqipëria pa Ministër të Brendshëm Read More »

Do habiteni me këtë shpjegim. Çfarë do të thotë ora për dashurinë

Shikoni orën dhe zbuloni se çfarë ju thonë të mençurit në lidhje me këtë.
Shpeshherë kur shohim akrepat e orës të puthitur me njëri tjetrin, themi se dikush mendon për ne. Nuk do t’i lëmë pas dore edhe rastet tjera që kanë domethënien e tyre përmes treguesit të akrepave.

Kur akrepat janë njëri mbi tjetrin, kjo është shenjë se dikush ju pëlqen, ndërsa kur akrepat janë të zgjeruara, dikush ju don.

Interpretimi i parë
00:00 – Personi i dashur ju dëshiron shumë.
01:01 – Personi me të cilin dëshironi të kaloni natën me të.
02:02 – Personi i dashur asnjëherë nuk do t’ju harrojë.
03:03 – Mendon rreth jush.
04:04 – Ka rënë në dashuri në shikim të parë.
05:05 – Ai luan me ju.

06:06 – E pëlqen buzëqeshjen tuaj.
07:07 – Dëshiron t’ju thotë diçka, por nuk mundet.
08:08 – Është i dashuruar.
09:09 – Dëshiron të jetë me ju.
10:10 – Kënaqet me pamjen tuaj.

11:11 – Sot është një ditë e lumtur për ju.
12:12 – Do t’i ktheheni dashurisë së vjetër.
13:13 – Ai vuan për shkak juve.
14:14 – Ju pret një gëzim.
15:15 – Është xheloz.

16:16 – Nuk jeni e denjë për të.
17:17 – Do të vuani.
18:18 – Ai pëlqen sytë tuaj.
19:19 – Fsheh diçka nga ju.
20:20 – Gjithmonë do t’ju kujtojë.

21:21 – Rrezik.
22:22 – Nesër do të gëzoheni.
23:23 – Ai ju pëlqen në shtrat.

Interpretimi i dytë
01:01 – Keni sëmundje.
02:02 – Do të takoheni me një person të dashur.
03:03 – Ju dashuron shumë.
04:04 – Kurrë nuk do t’ju harrojë.
05:05 – Do të dashurohet tek ju.
06:06 – D o të qetësoheni.

07:07 – Ai ju tradhëton.
08:08 – Është xheloz.
09:09 – Do të keni një telefonatë.
10:10 – Dikush dëshiron t’ju shohë.
11:11 – Një biond ju dëshiron shumë.

12:12 – Seks.
13:13 – Ju pëlqen dikush me flokë të errët.
14:14 – dikush preferon puthjet tuaja.
15:15 – Ai dëshiron një fillim të ri.
16:16 – Diçka do të ndodhë midish jush.

17:17 – Puthje.
18:18 – Jetë të gjatë në dashuri.
19:19 – Dikush ju dëshiron, por ju nuk mund ta shihni.
Lexoni edhe këtë: Si ta largoni zbokthin
20:20 – Dikush ju pret juve.

21:21 – Ju pëlqen personi për të cilin mendoni.
22:22 – Do ta shihni atë.
23:23 – Do ju sugjerojnë një takim.
00:00 – Ai i pëlqen miket tuaja.

Do habiteni me këtë shpjegim. Çfarë do të thotë ora për dashurinë Read More »

Paralajmërimi i rëndësishëm për çdo shenjë horoskopi. Çfarë duhet të keni kujdes sot

Ky është parashikimi i Horoskopit për ditën e sotme, 3 nëntor.

Dashi
Ne raportet e dashurisë mund të hidhni një hap të gabuar, prandaj kujdes. Në punë sot yjet do të jenë me ju, prandaj pritet të kaloni një ditë përgjithësisht të mirë.

Demi
Nëse jeni në një lidhje, duhet të tregoheni më tolerant ndaj partnerit tuaj. Me financat po kaloni një moment të mirë, prandaj mund të bëni blerje që i keni pasur në mendje.

Binjakët
Lëreni mënjanë stresin duke ushtruar frymëmarrjen. Joga, meditimi apo prania juaj në një objekt fetar do të ishte një opsion optimal për të larguar energjinë negative që keni përreth prej disa ditësh.

Gaforrja
Parashikohet një ditë e mbarë dhe me fat në dashuri. Nëse jeni i paangazhuar në këtë drejtim, mund të krijoni një raport të ri. Sharmi nuk do ju mungojë për të bërë për vete partnerin.

Luani
Parashikohet një ditë pa impenjime. Mund të qëndroni në ambientet e shtëpisë për t’u qetësuar. Në aspektin e financave mund të merrni një shumë të mirë parash.

Virgjëresha
Për disa momente do t’i harroni vështirësitë në punë falë një takimi me një mik të mirë. Përgjithësisht dita do të jetë e mbarë si në fushën e financave, ashtu edhe në dashuri.

Peshorja
Përpara se të ndërmerrni një vendim rreth punës tuaj, do të ishte mirë që këshilloheni me një person me eksperiencë. Pengesat do t’i kaloni falë inteligjencës dhe bashkëpunimit.

Akrepi
Në fushën profesionale keni nevojë për një ndryshim qoftë në ambient, por edhe në eksperiencë. Mos hezitoni, nëse dëshira e brendshme jua kërkon këtë.

Shigjetari
Mund të jetë një ditë pak e lodhshme kjo e sotmja. Merreni me qetësi, sepse vetëm kështu do e kaloni mirë. Ndjeni mungesën e një personi, i cili së shpejti do të jetë pranë jush.

Bricjapi
Mund të përfshiheni në një debat me partnerin. Tërhiquni në momentin e duhur, pasi mund të shkatërroni një raport. Në vendin e punës dikush mund të përhapë thashetheme për ju.

Ujori
Tregoni kujdes sa i përket shpenzimit të parave. Yjet nuk ju favorizojnë në këto çaste me financat. Për rrjedhojë, edhe daljet me miqtë mund t’i keni të kufizuara.

Peshqit
Aspekti planetar ju bën sot shumë pasionant. Një njohje e re duket në sfond dhe gjërat në këtë raport mund t’ju ecin mbarë. Me pak fat mund të nisë një marrëdhënie e lumtur për ju.

Paralajmërimi i rëndësishëm për çdo shenjë horoskopi. Çfarë duhet të keni kujdes sot Read More »

Vlorë/ DRSH vijon vizitat në familje

Stafi i Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Vlorë, vijon vizitat në familje për pacientët të cilët e kanë të pamundur që të vizitohet në qendrat shëndetësore.

Këtë herë stafi i mjekëve të DRSH Vlorë, është ndalur në Qendrën Shëndetësore Kotë, duke ofruar për banorët kryerjen e Check-up-it me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve.

Gjithashtu mjekët, përveç vizitave japin edhe informacionet dhe këshillat e duhura për banorët, duke u kërkuar atyre përmirësimin e stilit të jetesës, si një nga shkaqet kryesore që ndikon në sëmundshmëri, matjet e tensionit, glicemisë, frekuencës kardiake si dhe të peshës trupore. /atsh

Vlorë/ DRSH vijon vizitat në familje Read More »

Vlorë- Rritet me 20% numri i tusitëve në monumente dhe parqe arkeologjike

Monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike në Vlorë kanë zgjuar interesin e turistëve të huaj dhe vendas gjatë sezonit turistik të këtij viti.

Në raport me vitet paraardhëse dhe kryesisht me vitin 2017, shihet qartë që këto monumente dhe parqe arkeologjike që administrohen nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, kanë patur një numër më të madh vizitorësh.

Sipas DRKK Vlorë, numri i vizitorëve është rritur me 20% numri i vizitorëve me biletë për periudhën e sezonit veror 2018, krahasuar me një vit më parë.

Një rritje e numrit të vizitorëve është shënuar në kalanë e Porto Palermos, kalanë e Kaninës dhe Parkun Arkeologjik të Orikut, në të cilat është investuar për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, por edhe në përmirësimin e shërbimeve, infrastrukturës së brendshme dhe sinjalistikës në ndihmë të vizitorëve.

Konkretisht në kalanë e Porto Palermos numri i vizitorëve për periudhën janar-tetor 2018 është rreth 33 mijë persona, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë regjistrohen rreth 28 mijë vizitorë.

Ndërsa kalaja e Kaninës për periudhën janar-korrik 2018 u vizitua nga rreth 3 mijë persona krahasuar me rreth 1500 në 2017.

Numri i vizitorëve në kalanë e Himarës për periudhën janar-tetor ishte e rreth 4 mijë, po aq edhe në 2017. Ndërsa Manastiri i 40 Shenjtorëve u vizitua nga rreth 1 mijë vizitorë krahasuar me 500 në 2017.

Po ashtu Parku Arkeologjik i Orikut tërhoqi rreth 2500 vizitorë, nga 2 mijë që u regjistruan në 2017. /atsh

Vlorë- Rritet me 20% numri i tusitëve në monumente dhe parqe arkeologjike Read More »