Aurora

Vlore:Situata ne Kuc e renduar

Situata ne Kuc e renduar , ku lumi ka vershuar ne rrugen kryesore te fshatit, e cila eshte e pakalueshme per banoret. Behet me dije nga banore te zones se nuk ka asnje punonjes apo sherbim te emergjencave ne kete zone, qytetaret kerkojne ndihme…
Vijojnë problemet në infrastrukturë. Sipas raportimeve të banorëve të zonës së Kuçit, është shkëputur nga vërshimi i ujit, një pjesë e asfaltit që lidh fshatin me lagjen e quajtur Lumi i Kuçit. Ndërkohë që niveli i ujit pëson rritje duke paralizuar kështu, lëvizjen e automjeteve dhe qarkullimin e banorëve duke izoluar këta të fundit.

Vlore:Situata ne Kuc e renduar Read More »

Ky qytet i Shqipërisë pushtohet nga bora! Ja çfarë thonë autoritetet

Në Pukë kanë nisur reshjet e dëborës. Nga të dhënat e para theksohet se reshjet kanë arritur në trashësinë e 10 centimetrave.

Ndërkohë që autoritet lajmëron të gjithë drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me zinxhirë.

Ndërkohë që elektriçistët kanë filluar punën për riparimin e defekteve dhe kthimin e energjisë.

Ky qytet i Shqipërisë pushtohet nga bora! Ja çfarë thonë autoritetet Read More »

Rama shfaqet këtë mbrëmje krahë atij që nuk iu shkon mendja

Kryeministri Edi Rama eshte shfaqur kete mbremje ne krahe te kryebashkiakut demokrat Xhelal Mziu duke inspektuar ne zonen e Kamzes situaten e permbytjeve teksa i ka premtuar se pasi te mabroje situata qe eshte vendi keto dite do te shihet koordinimi per te rregulluar ato qe shkaktojne permbytje ne kete zone.

“Faleminderit kryetar dhe forca” i tha Rama teksa i dha doren Mziut.

“Vazhdon puna pa orar e as ndalesë për të lehtësuar peshën e familjeve të prekura dhe për të përballuar një natë të vështirë posaçërisht në jug të vendit, ndërkohë që edhe në pikat kritike të Tiranës, si këtu në Kamëz, po punohet non stop në bashkëpunim të ngushtë pa dallime partiake për të bërë më të mirën e mundshme. Ndjesë dhe sigurisht mirënjohje për bashkëpunimin e banorëve që kanë qenë apo do të jenë të detyruar të levizin nga shtëpitë e tyre”, shkruhej ne postimin e Rames te videos live.

Rama shfaqet këtë mbrëmje krahë atij që nuk iu shkon mendja Read More »

Del harta e rrezikut, më e keqja pritet nesër në këto dy qytete

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ne buletin e fundit per rreziqet qe e presin vendin, jep te dhena alarmante per situaten me te cilen pritet te perballet kryesisht pjesa jugore e Shqiperise.

Gjatë ditës së sotme (e premte, dt.01.12.2017) deri të shtunën (dt.02.12.2017) priten reshje shumë intensive, në pjesën jugore të vendit, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa.

Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Këto reshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet (Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).

Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë vendosur në tabelë sipas qarqeve.

Qarqet më të rrezikuara janë Fier dhe Vlorë. Ka mundësi për përmbytje në basenin e lumit Vjosa. Gjithashtu edhe basenet Seman dhe Shkumbin mund të kenë përmbytje përgjatë fundit të ditës së sotme (e premte, dt.01.12.2017) .

Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me sasinë e këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me prurje shumë të larta. Efektet e ndjeshme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017).

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet ( Elbasan, Gjirokastër dhe Berat) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së sotme (e premte, dt.01.12.2017).

Shenjat e Alarmit për Përmbytje nga lumenjtë e mesëm dhe të mëdhenj janë vendosur në tabelë sipas qarqeve.

Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël.

RESHJE

Sot pasdite (e premte, dt.01) reshjet do të vazhdojnë, me një intensitet të lartë por në rënie krahasuar me dje.

Nesër (e shtunë, dt.02) reshjet do të vazhdojnë përsëri intensiteti i tyre do të jetë në përgjithësi i lartë por në rënie në veri të vendit krahasuar me sot (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 °C / 15 °C në vendet e ulta: 5 °C / 14 °C në vendet malore: 0 °C / 10 °C.

ERA

Sot pasdite (dt.01) dhe nesër (dt.02) do të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

Del harta e rrezikut, më e keqja pritet nesër në këto dy qytete Read More »

Qindra bagëti të ngordhura, banorët bëjnë thirrje për ndihmë

Situata e përmbytjeve paraqitet e rëndë në Kurbin, ku sipas raportimeve nga terreni, mësohet se qindra hektarë tokë janë përmbytur në fshatin Gotull.

Përmbytjet kanë shkaktuar ngordhjen e bagëtive që nuk janë larguar nga zona.

Po kështu bëhet e ditur se nga reshjet është shembur një urë që lidhte fshatin Gotull me qendrën e Kurbinit, duke izoluar banorët. Sipas tyre, gjendja është e jashtëzakonshme dhe kanë bërë thirrje për ndihmë.

Ndërkaq sipas raportimeve të fundit në Shijak janë shembur tre ura duke bllokuar tre fshatra, Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel.

Deri tani raportohet se janë përmbytur 50 banesa, 40 familje janë evakuuar, vijon operacioni nga Emergjencat Civile për shpëtimin e banorëve të tjerë që janë në rrezik.

Qindra bagëti të ngordhura, banorët bëjnë thirrje për ndihmë Read More »

Aldo “largohet” nga emisioni mëngjesit, vendin e zë Ermal Mamaqi

Figurën e Ermal Mamaqit është e lidhur ngushtë me emision më të ndjekur të të shtunave “Xing me Ermalin”, aty ku e shohim prej dy sezonesh në rolin e moderatorit, me të ftuar VIP apo me lojëra të ndryshme që zhvillon me ta.

Mirëpo sot moderatori ka ndryshuar komplet ambient duke shkuar për vizitë në studion e emisionit “Aldo Morning show”.

Siç shihet edhe në foto, Ermali ka vënë kufjet dhe i ka zënë vendin Aldon Lipes për të bërë një foto.

Aldo “largohet” nga emisioni mëngjesit, vendin e zë Ermal Mamaqi Read More »

Komisioni i Emergjencave Civile i ngritur prane DRSH -se Vlore monitoroi situaten ne zonen e permbytjeve ne Novosele

Komisioni i Emergjencave Civile i ngritur prane DRSH -se Vlore monitoroi situaten ne zonen e permbytjeve ne Novosele.

Foto pune nga monitorimi i stacionit te pompave te Ujesjellesit Novosele,te Qendres Shendetesore Novosele dhe situtes ne terren.

Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA

Komisioni i Emergjencave Civile i ngritur prane DRSH -se Vlore monitoroi situaten ne zonen e permbytjeve ne Novosele Read More »

Nga Tirana Veliaj thirrje: Mos u zini në panik se…

Në një reagim për mediat gjatë mëngjesit të sotëm nga terreni, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nisur pikërisht nga fakti që zona urbane e Tiranës nuk është prekur nga situata e përmbytjeve dhe se problematika kryesore është hasur në zonat kufitare të Bashkisë së Tiranës, ka kërkuar bashkëpunimin e bashkive fqinje për të marrë masat e duhura dhe për të ndërhyrë kudo ka problematik.

“Ajo që kërkohet është që duhet bashkëpunim nga të gjithë bashkitë fqinje. Ne mund të pastrojmë kanalet derisa vijmë në Kamzë dhe në Vorë por në qoftë se nuk pastrohen edhe në Kamzë dhe në Vorë atëherë sigurisht krijohet një tapë e cila gjithë ujërat i kthen mbrapsht. Kështu që kjo do një organizim dhe ftoj edhe kolegët e bashkive fqinje që edhe ata të bëjnë detyrën e tyre. Nuk mjafton që një bashki të performojë sepse ne i kemi të lidhura kanalet, nuk është se jemi ndarë hermetikisht me njëri-tjetrin kështu që në këtë sens duhet pak ndihmë nga të gjithë që të kullojë gjithë ky ujë që ka rënë edhe në pjesën më të madhe të Tiranës, unë kam ca kohë që jam në rrugë dhe situata është normalizuar”, tha Veliaj.

Pavarësisht situatës së emergjencës që është krijuar në gjithë vendin, kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar nga qytetarët që të mos përfshihen nga paniku, por të bashkëpunojnë me 1200 forcat që Bashkia e Tiranës ka në terren dhe njësitë e tjera të specializuara në raste të tilla.

“Do u kërkoja qytetarëve pa panik, ne kemi një rend prioritetesh kur raportohet në sallat e emergjencave, i japim prioritet shpëtimit të jetës edhe gjësë së gjallë dhe pastaj gjëra si makina apo rraqe e gjëra që mund të rikuperohen sigurisht kanë një prioritet të dorës së dytë krahasuar me jetën e njeriut. Edhe fokusi mbrëmë ka qenë që bashkë me Policinë e Shtetit dhe me ushtrinë dhe agjencitë e bashkisë të ndihmonin njerëz që ishin bllokuar në zona periferike të Tiranës siç ishte City Park që është një zonë në kufirin e Vorës”, shtoi Veliaj

Nga Tirana Veliaj thirrje: Mos u zini në panik se… Read More »