Aurora

Zbuloni shkakun e rrebeshit të madh që pritet të vijë nesër

Bota po peson ndryshime te medha klimatike , per shkak te gazit te tepert te dioksidit te karbonit ne atmosfere , duke krijuar efektin sere .Efekti sere pengon daljen e nxehtesise nga Toka jashte atmosferes .

Kjo ka cuar ne ngrohjen globale , ne rritjen e temperaturave dhe ne cekulibrimin e klimes . Arsyeja e rrebeshit te neserm ne vendin tone eshte rryma te ngrohta ajrore , qe vijne nga Atlantiku , te cilat transportojne sasi te medha reshjesh . dhe qe perbejne rrezik per vendet ku shkarkojne .

Marrim shembullin e Greqise para nje jave ne Selanik,  kur te gjithe e pame cpasoja solli per kete qytet keto rreshje , keshtu neser duhet te jemi te kujdesshem per mos u gjetur te papergatitur para ketij rrebeshi te pazakonte.

Zbuloni shkakun e rrebeshit të madh që pritet të vijë nesër Read More »

Të rrethuar nga uji Banorët e fshatrave të Fushë Krujës hipin mbi çati

Reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet që i pasuan kanë bërë që shumë banorë ta gjejnë veten nën pushtetin e ujit.

Ndër zonat më të prekura nga përmbytjet janë kryesisht fshatrat Derven dhe Mallkuç në Fushë Krujë.

Siç mund të shihni nëpërmjet fotografive ata janë ngjitur mbi çatitë e shtëpive, pasi brenda në banesa ka hyrë uji.

Për evakuiimin e tyre po ndërhyjnë Forcat e Armatosura me helikopterë, për shkak se rrugët tokësore janë të pamundura.

Për shkak të daljes nga shtrati të lumit Derven, me qindra familje janë izoluar, ku në zona të caktuara niveli i ujit ka arritur mbi një metër e gjysmë.

Të rrethuar nga uji Banorët e fshatrave të Fushë Krujës hipin mbi çati Read More »

Thirrja e fortë e Shemsi Premçit:Ja kush duhet të braktisë banesat, rrezikojnë shumë…

“Banorët që janë prekur nga përmbytjet e vitit 2015 duhet të lënë banesat”. Kjo ishte thirrja sot e kreut te Emergjencave Civile, Shemsi Premci i cili u eshte drejtuar banoreve qe jane prekur njehere nga permbytjet, per te marre masat e te evitojne cdo loj problemi per sigurine e tyre.

Ne nje lidhje telefonike per “News 24”, Premçi ka dhënë informacion për situatën e fundit te krijuar nga permbytjet dhe per zonat qe jane ne rrezik nderkohe.

Duke iu referuar te dhenave te fundit per parashikimin e motit, ai ben me dije se disa nga lumenjte ne vend si pasoje e prurjeve te medha pritet te dalin nga shtrati, duke krijuar problem jo vetem per qarkullimin, por edhe per permbytjen e zonave qe jane afer tyre.

“Situata ka qene më problematike në Tiranë dhe në aksin rrugor Vorë-Tiranë dhe në aksin Vorë-Thumanë. Ka pasur prezencë uji edhe në aksin Gjirokastër-Thumanë. Ka pasur probleme në aksin rrugor Vorë Thumanë, pasi kishte prezencë uji deri në dy metra në disa biznese”- tha ai.

Sipas tij, pritet të përkeqësohet situata në rajonin juglindor dhe verilindore dhe mund të kemi përmbytje si në vitin 2015. “Banorët që janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat. Do ketë edhe evakuime me forcë nëse nuk zbatohen rregullat”

Thirrja e fortë e Shemsi Premçit:Ja kush duhet të braktisë banesat, rrezikojnë shumë… Read More »

Pezullohen fluturimet në Rinas.Shkak moti i keq

Moti i keq ka sjellë përmbytje edhe në pistën e aeroportit të Rinasit, çka ka bërë që autoritetet të urdhërojnë pezullimin e fluturimeve.

Gjithashtu, raportohet se 2 avionë nuk janë lejuar të ulen, për shkak të ujit të shumtë që kishte në pistë.

Njëra nga kompanitë e fluturimit ka anuluar fluturimet e saj drejt vendit tonë, ndërsa të tjerat raportohet se i kanë devijuar drejt Barit dhe Shkupit.

Më herët, reshjet e dendura bllokuan autostradën Tiranë-Durrës, duke bërë që e vetmja rrugë për në aeroport, të ishte ajo nga Fushë Kruja.

Pezullohen fluturimet në Rinas.Shkak moti i keq Read More »

Tirana pa drita, nënstacioni i Kasharit vazhdon i stakuar

Nënstacioni elektrik i Kasharit për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve të shkaktuara është stakuar për masë sigurie. Ky nënstacion do të rikthehet në punë sapo të ulet niveli i ujit për të mos vënë në rrezik jetën e punonjësve dhe sigurine e sistemit elektroenergjetik.

Nënstacioni i Kasharit, 110/20 kV është një nga nstacionet kryesore që furnizon qytetin e Tiranës.

Janë rreth 51 mijë abonentë, mes të cilave dhe disa institucione të rëndësisë së vecantë sic është aeroporti i Rinasit, pompat e ujësjellësit, bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Tirana pa drita, nënstacioni i Kasharit vazhdon i stakuar Read More »

Vlore:Ujesjellesi, Njoftim per shtyp

Ujesjellesi, Njoftim per shtyp

Marrë shkas nga njoftimi i Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, por edhe nga Shërbimet Meteorlogjike, se moti në të gjithë territorin e vendit gjatë datës 30 Nëntor dhe 3 Dhjetor 2017, do të jetë drejt përkeqësimit dhe priten reshje shiu me intensitet edhe të lartë, të cilat mund të krijojnë mundësinë e përmbytjeve, por edhe në zbatim të detyrave të ngarkuara nga Shtabi i Emergjencave Civile dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ju bëjmë me dije se:
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, e vlerësoi maksimalisht këtë situatë. Menjëherë grupet tona të përforcuara u angazhuan në të gjithë qytetin. Ndërhyrje u kryhen në të gjitha zonat problematike. Sektori i Kanalizimeve pastroi rrjetin përgjatë bulevardit kryesor Vlorë-Skelë. Po ashtu u punua edhe në pikat e njohura si zona problematike. Në qendër ka qenë zona “Albano&Romina”, lagja “24 Maj”, lagja “1 Maj”, zona e Skelës, lagja “10 Korriku”, në hyrje të qytetit, etj. Po, ashtu ndërhyrje ka patur edhe në kanalet kryesorë si: kanali i “Naunkës”, kanali i “Siavit” dhe disa të tjerë, ku është bërë pastrimi i tyre. Problem mbetet hedhja në këto kanale e mbeturinave inerte dhe urbane nga qytetarët. Po ashtu në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës janë edhe të gjithë hidrovorët e vegjël të qytetit të Vlorës. Në qytet nuk ka patur probleme nga përmbytjet dhe situate aktualisht wshtw normale. Sipasojë e mungesës së energjisë elektrike në disa zona, mund të ketë patur ndonjë problematikë të vogël në drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm, por situata më pas është normalizuar. Një problematikë e tillë u vu re në Orikum, ku sipasojë e stakimit të linjës që furnizon me energji elektrike zonën, pati probleme në drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm të Orikumit, Radhimës dhe Tragjasit, në orët e para të mëngjesit. pas orës 15:00, kur u rikthye edhe energjia, këto zona u furnizuan me ujë të pijshëm. Bëjmë me dije se edhe aktualisht grupet tona janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për të ndikuar në minimizimin e problemeve që mund të hasen në orët në vijim.
Faleminderit për bashkëpunimin!

Vlore:Ujesjellesi, Njoftim per shtyp Read More »

Moti i keq sjell kaos në Shqipëri

Shqipëria është zgjuar sot me mot të keq, rrëbeshe shiu e erë të fortë.

Rrebeshet e shiut që kanë pushtuar vendin kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në disa zona.

Raportohet se një incident ka ndodhur në Pukë pasi si pasojë e motit të keq është shembur çatia e spitalit.

Mësohet se fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar por vetëm dëme materliale.

Si pasojë e motit të keq, në Gjirokastër nesër është pezulluar mësimi në të gjitha shkollat 9-vjeçare.

Moti i keq sjell kaos në Shqipëri Read More »

Përmbytet autostrada, në Tiranë-Durrës makina të bllokuara, forca të shumta policie

Reshjet e shiut kane përmbytur autostradën Tiranë – Durrës kete te enjte pasdreke.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara në rrjetet sociale, uji ka vërshuar në të gjithë autostradën.

Disa automjete janë mbuluar nga uji, po ashtu shumë të tjera në trafik mbeten të rrezikuara. Drejtuesit e mjeteve apelojnë për ndihmë nga Emergejncat Civile pasi situata po agravon.

Nga vendngjarja thuhet se uji ka pushtuar disa banesa dhe biznese në zonat përreth autostradës.

Njoftimi nga Policia e Shtetit:

Ne autostradën Tiranë -Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra

Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.

Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.

Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do tju vijnë në ndihmë menjëherë.

Përmbytet autostrada, në Tiranë-Durrës makina të bllokuara, forca të shumta policie Read More »