Aurora

Vlore:1000 banorë të 6 fshatrave në Vlorë, pritet që të shkojnë në Pallatin e Sportit të qytetit për të kaluar natën si pasojë e përmbytjeve.

Gati 1000 banorë të 6 fshatrave në Vlorë, pritet që të shkojnë në Pallatin e Sportit të qytetit për të kaluar natën si pasojë e përmbytjeve.

Edhe pse tashmë janë marrë masat që të vendosen shteter për të pritur qytetarët në nevojë, deri tani kanë preferuar të qëndrojnë në katet e tyre të dyta të shtëpive, ndërsa një numër i vogël qytetarësh kanë nisur akomodimin e tyre pranë të afërmve ,raportohet per ONE TV VLORA.

Ka nga ata që kanë vendosur thasë me rërë për të bllokuar prurjet e ujit. Vetë qytetarët i druhen ndonjë problemi të mundshëm, si ndonjë vjedhje.

Pas një mbledhje të Shtabit të Emergjencës në Novoselë, ku mori pjesë edhe ministri Damian Gjiknuri, u mor vendimi që banorët, shtëpitë e të cilëve janë pranë lumit, të evakuohen për të shmangur ndonjë rrezik të pamenduar.

Në orët e natës pritet ai që është parashikuar si rreziku i madh prandaj këto shtretër janë vënë në gatishmëri për qytetarët.

Vlore:1000 banorë të 6 fshatrave në Vlorë, pritet që të shkojnë në Pallatin e Sportit të qytetit për të kaluar natën si pasojë e përmbytjeve. Read More »

Majko: FBI do arrestojë politikanë, Tahiri na vuri në pozitë të vështirë

Deputeti socialist, njekohesisht minister ne kabinetin “Rama 2”,  Pandeli Majko tha se hetimi i ekspertëve të huaj në Shqipëri si FBI mund të çojë në burg edhe politikanë.

Ai ka komentuar edhe situaten ku ndodhet me prokurorine ish ministri Saimir Tahiri duke thene se e ka vene ne pozite te veshtire qeverine.

Nje pjese e intervistes ne News24, emisioni Studio e Hapur:

Në Shqipëri vërshojnë akuza për kanabizim, akuza ndaj zyrtarëve të lartë, në çfarë konteksti politik jemi?

Politika nuk është vetëm fjalë, por dhe akt. Tani që flasim, në godinën e Ministrisë së Shëndetësisë do të vendosen ekspertët e antikrimit, të FBI-së, e kështu me radhë. Në Perëndim mund të ketë shumë administrata që sillen si naive me Shqipërinë, një gjë e di shumë mirë, që administrata amerikane s’ka qenë asnjëherë naive në marrëdhënie me Shqipërinë, por ka qenë gjithmonë me një plan të vetin, i cili ka ecur gjithmonë përpara, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në Shqipëri. Ajo që mendoj unë si akt është që historia politike e Shqipërisë do të ketë një problem: raportin jo vetëm me sistemin e vet të drejtësisë, i cili do të rikualifikohet nga “A” te “ZH”, por dhe me një ekspertizë shumë gjakftohtë të FBI-së. A do të kemi ne si politikanë probleme nëse ato ekzistojnë? Sigurisht që do kemi. A do trokasë ndonjë politikan në dyert e burgut? Besoj se po!

Çfarë mendoni për akuzat ndaj Saimir Tahirit?

Do të ketë një proces gjyqë- sor që do të vërtetojë akuzat për ish-ministrin e Brendshëm dhe kolegun tim Saimir Tahiri nëse ai ka qenë bashkëpunë- tor në këtë histori.

Cila është ndjesia që ju lanë akuzat për Saimir Tahirin, kanabisi, Habilajt, Orest Sota, patentat etj?

Nga mënyra se si e trajtojnë mediat, më duket një film i jashtëzakonshëm që edhe një regjisor amerikan do ta kishte të vështirë ta realizonte. Një fakt i vërtetë është martuar me 100 të pavërteta dhe këtu humbet kufiri mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, dhe secili nga ne e ka shumë të vështirë të bëjë një dallim të qartë të asaj që ka ndodhur. Në politikë je i detyruar të ballafaqohesh me lloj-lloj procesesh, të jesh rrufepritës për gjëra që nuk do të doje as t’i dëgjoje, por ne jemi para një situate të tillë. Dua të flas si Pandeli e pastaj si deputet. Nuk kam pasur ndonjë miqë- si shumë të veçantë me Saimirin, por nëse ka pasur një gjë që më ka pikëlluar, ka qenë gjithë kjo histori, sidomos në PS e Tiranës, që Saimiri e ka drejtuar për 11 vjet, na ka vënë në një pozitë, njerëzisht, shumë të vështirë. As dua ta mbroj, as dua t’i vë këmbën në zverk tani që është në një ditë të vështirë. Besoj se më mirëkupton.

Besoni në pafajësinë e tij?

Këtë do ta them pasi të dëgjoj vendimin e Gjykatës.

Majko: FBI do arrestojë politikanë, Tahiri na vuri në pozitë të vështirë Read More »

Arian Çani zbulon arsyen pse doli me mustaqe në emision

Epo ekrani te detyron te besh ndonjehere edhe gjera qe nuk i do. Zbulohet arsyeja pse Arian Cani kishte dale me look te ri ne ekran ne emisionin e te premtes mbrema ne Tv Klan, Zone e Lire.

Në emision ai u shpreh se arsyeja pse kishte marre vendim te linte mustaqe është shumë e thjeshtë.

Ai tha se ka një infeskion poshtë hundës, të quajtur ‘herpes’ dhe për ta mbuluar atë, kishte vendosur ta ‘maskonte’ me mustaqe.

Arian Çani zbulon arsyen pse doli me mustaqe në emision Read More »

Bllokohet makina e policisë me efektivët brenda

Tre punonjes policie kane rrezikuar jeten, teksa makina e tyre eshte perfshire nga rrjedha e ujit, pas carjes se argjinaturës së lumit Vjosë.

Policia ka njoftuar zyrtarisht per kete lajm, teksa ka bere me dije se në datën 02.12.2017, në orën 07:00, ujrat e lumit Vjosë kanë dalë nga shtrati, janë përhapur në tokat e fshatit Çerven dhe po përhapen në tokat e fshatit Ferras.

Sipas policise, ne segmentin “Kthesa e Qarrit”-“Ura e Mifolit”. Në këtë segment është bllokuar edhe një mjet i shërbimit të patrullës së përgjithshme me tre punonjës policie.

NJOFTIMI
Në datën 02.12.2017, në orën 07:00, ujrat e lumit Vjosë kanë dalë nga shtrati, janë përhapur në tokat e fshatit Çerven dhe po përhapen në tokat e fshatit Ferras. Si pasojë rruga e vjetër është e mbuluar me rreth një metër ujë në segmentin “Kthesa e Qarrit”-“Ura e Mifolit”. Në këtë segment është bllokuar edhe një mjet i shërbimit të patrullës së përgjithshme me tre punonjës policie. Po merren masa për nxjerrjen e mjetit dhe punonjësve të policisë me mjetet e FA

Bllokohet makina e policisë me efektivët brenda Read More »

Banorët nuk lënë shtëpitë.“Jemi mësuar me Vjosën”

Banorët e fshatrave që janë përmbytur nga Vjosa nuk kanë dashur të lënë shtepite. Kështu ka ndodhur edhe në një banesë, ku kryefamiljari nuk ka pranuar të largohet duke u shprehur se ‘tani ishin mësuar me Vjosën’.

Më poshtë keni dialogun me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi:

Subashi: Ça ke ti do makinë, të sjellim makinë, edhe ambulance po deshe

Gruaja: Ka frikë

Subashi: Nata do jetë e vështirë, do ketë shumë ujë

Banori: O’po me Vjosën jemi mësuar ne, nuk e kemi problem, po …

Gruaja: Po je mësuar më përpara ti po tani nuk zbret dot shkallet, po he

Banorët nuk lënë shtëpitë.“Jemi mësuar me Vjosën” Read More »

Tmerret e banoreve nga permbytjet…Jugu nën ujë, por shikoni si është zgjuar veriu

Ndërsa i gjithë jugu dhe pjesa e ultësirës perëndimore ndodhen nën pushtetin e ujit, në veri kanë filluar reshjet e dëborës.

Mësohet se reshjet që kanë nisur gjatë natës arrijnë trashësinë prej 10 cm në qytetin e Bajram Currit. Sakaq, edhe rruga e Kombit është zbardhur nga dëbora, e cila arrin një trashësi 7 cm në tunelin e Kalimashit.

Ndërsa aksi Bajram Curr- Lekbibaj është 10 cm. Po ashtu 10 cm është trashësia e borës edhe në Qafë Tobli dhe Qafë Luzhë. Ndërsa Policia Rrugore ka njoftuar se akset rrugore janë të gjitha të kalueshme.

Tmerret e banoreve nga permbytjet…Jugu nën ujë, por shikoni si është zgjuar veriu Read More »

Ja pse permbytet Shqiperia

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka komentuar mbrëmë në emisioni Repolitix në Report Tv shkaqet e vërteta, të përmbytjeve masive që po ndodhin këto ditë. Ai ka shpjeguar edhe arsyen e vërtetë, se përse kryeministri nuk shpall gjendjen e emergjencës. Sipas Panaritit, Rama nuk e bën këtë vetëm për çështje faturash.

“E gjithë Shqipëria është nën ujë. Nëse shpallet gjendja e emergjencës të derivojnë edhe angazhimet që ka qeveria. Kjo ka të bëjë edhe me fondet. Mund të mbyllësh edhe sytë dhe të mos e shpallësh. Nuk shpallet, pasi bëhen llogari faturash, pasi mendohet se po e shpalla ka edhe faturë, ka edhe përgjegjësi për t’u përgjigjur.  Por nëse e shpall mund t’i dërgosh një faturë edhe Brukselit, mund të ndihmojnë edhe donatorët”, tha Panariti.

Ndër shkaqet kryesore të situatës që po kalon vendi, sipas ish-ministrit të Bujqësisë në qeverinë “Rama I” janë edhe shfrytëzimi i shtretërve të lumenjve për inerte pa kriter, si dhe menaxhimi i keq i kanaleve kulluese.

“Unë kam firmosur urdhër për ndalimin e shfrytëzimit të lumenjve, por nuk u zbatuan. Edhe në Vjosë ka firma që shfrytëzojnë…Ju luta Ramës, i thash mos e decentralizoni sistemin, pasi një kanal kullues kalon në dy apo tre bashkie, ato janë artere kombëtare dhe ato ia lënë përgjegjësinë njëri tjetrit”, vuri gishtin Panariti te disa nga shkaqet kryesore që ndikojnë direkt, që vendi ynë të përmbytet në këtë gjendje, si ditët e fundit.

Ja pse permbytet Shqiperia Read More »

Shume fshatrat e Vlores ne erresire.Shkak moti i keq

Në fshatrat Brataj-Vranisht-Kallarat, gjendje katastrofale. Niveli i ujit vijon të pësojë rritje, pamjet e mbërritura në redaksinë e Vlora News nga banorë të zonës, flasin për një situatë në përkeqësim, ndërkohë që janë pezulluar udhëtimet për shkak të mosfunksionimit të furgonave të linjave, për më tepër mungon energjia elektrike prej tri ditesh.Në fshatrat Brataj-Vranisht-Kallarat, gjendje katastrofale. Niveli i ujit vijon të pësojë rritje, pamjet e mbërritura në redaksinë e Vlora News nga banorë të zonës, flasin për një situatë në përkeqësim, ndërkohë që janë pezulluar udhëtimet për shkak të mosfunksionimit të furgonave të linjave, për më tepër mungon energjia elektrike prej tri ditesh.

Ndërsa sipas burimeve pranë Vlora News, ditën e sotme është bërë e mundur furnizimi me energji elektrike vetëm për një pjesë të këtyre të fundit, aktualisht fshatrat, Vajzë, Amonicë, Ploçë, Sevaster, Mallkeq, Mazhar, po vuajnë përveç motit të keq, errësirën totale për shkak të një defekti në kabinën qëndrore në fshatin Amonicë.

Shume fshatrat e Vlores ne erresire.Shkak moti i keq Read More »