Aurora

Vlore:Mbyllet qendra shendetesore Babice

Mbyllet qendra shendetesore Babice.

Mbyllet qendra shendetesore Babice, jashte kushteve per te ofruar sherbim shendetesor banoreve te zones. Lajmi konfirmohet nga drejtoria e institucionit te FSDKSH Elona Hodaj per ONE TV tha se diten e hene do te jete gati nje tjeter ambjent i marre me qira prane zones Babice, e cila eshte kthyer tashme ne nje qender shendetesore me te gjitha kushtet e pershtatshme per sherbim me standarte.

Vlore:Mbyllet qendra shendetesore Babice Read More »

Vlore:Forcat Kosovare ne Novosele

Forcat Kosovare në Novoselë

6 ekipe nga kosova, 35 persona , nëpërmjet agjensisë për menaxhimin e emergjencave civile në Kosovë, në ndihmë të zonave dhe banorëve të përmbytur në zonën e Vlorës dhe Fierit. Janë 35 forca zjarrfikëse, të specializuar në shpëtimin e jetëve gjatë situatave emergjente si edhe gjatë përmbytjeve, ndërsa ka qenë një iniciative e vetë forcave kosovare për të qenë të pranishëm në Novoselë dhe Fier.

Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA

Vlore:Forcat Kosovare ne Novosele Read More »

Prokurores i humbasin 3 dosje hetimore për korrupsion

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gyqësor Tiranë për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

Në datë 02.12.2017, ka bërë kallëzim shtetasja A.Xh., me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të proçedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit.

Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit (zyrës), nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Prokurores i humbasin 3 dosje hetimore për korrupsion Read More »

Nga Fieri:Basha publikon mesazhin tronditës

Kreu i Partisë Demokratikë Lulzim Basha me anë të një postimi në Facebbok, ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Fieri. Sipas mesazhit që ka publikuar Basha, Vjosa ka dal nga shtrati dhe banorëve nuk u përgjigjet askush edhe pse janë nën ujë.

Mesazhi i Bashës

SOS nga Fieri!

Mirembrema Z BASHA jam BUJAR VARFAJ nga fshati Povelce, komuna Dermenas ne rrethin e Fierit. Tani sa erdhi uje i lumit Vjose por nuk po na pergjigjet asnje institucion i shtetit, ketu ne fshat ka vajtur nje meter uje. Faleminderit

‘Fëmijët 24 orë pa bukë’, të përmbyturit tregojnë vizitën e Ramës. Apeli i fortë i Bashës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar sot zonen e permbytur ne Fushe Kruje. Ai ka pare nga afer situaten dhe demet e shkaktuara ne shume familje per shkak te permbytjeve. Kreu i opozites kerkoi te ndihmohen familjet e prekura.

PD njofton se Basha ka shkuar edhe ne Bilaj, ku emergjencat civile kane vepruar me vonese.

“Ne Fushe Kruje jane permbytur 2 lagje me 1500 banore dhe teresisht 3 fshatra me zonen e Bubqit me 100 shtepi dhe 600 ha toke”- njofton PD.

Nga takimi me banoret, Basha i ka bere apel kryeministrit Rama: Dergo ndihma ne Fushe Kruje. Sipas tij, banoret ne Hasan dhe 2 lagje te permbytura ne qytet pa buke.

“Banoret ankohen tek Basha se askush nuk u ka dhene asnje kg miell. Femijet jane pa ngrene 24 ore”- njofton PD.

Ata i kane ankuar Bashes se askush nuk ka shkuar ti ndihmoje. “Rama ishte 5 min mbreme ne autostrade”- kane thene banoret.

Nga Fieri:Basha publikon mesazhin tronditës Read More »

Klaudia Pepa serish sherr me komentuesit

Është bërë trend tashmë që çdo foto e postuar nga balerina Klaudia Pepa do ngjallë reagime të shumta..

Madje do përmenden në komente e fyerje Albi Nako, ish bashkëshorti i saj si dhe mamaja, Lumia që del e mbron gjithmonë të bijën

Në këtë foto provokuese pa të brendshme, dhe vetëm me një fund ngjyrë rozë kanë shpërthyer komentet që e vlerësojnë punën e Klaudias, por ka patur edhe nga ata që gjithmonë i kujtojnë ‘vëllain madh’, siç e cilësoi ajo tashmë Albin.

Gjithsesi Klaudia ka vazhduar jetën e saj në Itali pas ndarjes me Albin, ndërsa është mjaft aktive në rrjetet sociale me foto mjaft provokuese. Kaq mjafton që ndjekësit në rrjetet sociale të nisin në çdo foto të njëjtin avaz. Madje së fundmi aktive ka qenë dhe e ëma e Klaudias e cila siç shikojmë edhe në këtë foto hot të së bijës, nuk i ka lënë mangët përgjigjet për ta mbrojtur atë. Edhe Klaudia sot mesa duket ka patur shumë kohë të lirë për tu marrë një për një me komentet që asaj i janë dukur pa vend në këtë foto.

Klaudia Pepa serish sherr me komentuesit Read More »

Meterologët japin alarmin:Dhjetori do të jetë muaji më i ftohtë në 7 vitet e fundit

Shirat dhe moti i tërbuar duket se nuk ka gjasa të ndalojnë, pasi  meterologët nga e gjithë Evropa kanë ngritur alarmin se muaji dhjetor do të jetë më i frikshmi dhe më i ftohti që nga 2010-ta.

Sinoptikanët britanikë ngrenë alarmin se Evropa do të përballet me dhjetorin më të ftohtë në shtatë vitet e fundit me temperatura që do të bihen në -12C në shume pjesë të kontinentit.

Ata paralajmërojnë qeveritë e gjithë Evropës të marrin masa, duke sqaruar se kontinenti do të preket nga një valë polare që do të vërë në rrezik edhe jetën e banorëve.

Ndërkohë mediat britanike ngrenë alarmin se moti i ftohtë mund të vrasë deri në 40,000 qytetarë këtë dimër.

Vendi ynë po përballet me një situatë emergjente, për shkak të përmbytjeve, e cila duket se ka gjasa të vazhdojë, pasi meterologët bëjnë të ditur se ky do të jetë dimri më i vdekjeprurës.

Meteorologët britanikë parashikojnë se do të përsëritet kaosi i vitit 2010, kur bora dhe akulli bllokuan të gjitha udhëtimet ne mbarë kontinentin, dhe ndaluan qarkullimin e aeroplanëve.

Meterologët japin alarmin:Dhjetori do të jetë muaji më i ftohtë në 7 vitet e fundit Read More »

Ja çfarë na pret pas përmbytjeve:Rama ngre alarmin

Situata e përmbytjeve duket se ka mbërritur në pikën  e saj kulmore dhe pritet që tashmë gjendja të përmirësohet në zonat e përmbytura në dy ditët në vijim.

Por pas rreshjeve vendi pritet pushtohet nga rreshjet intensive të borës.

Paralajmërimin e bëri kryeministri Rama nga mbledhja e Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile ditën e sotme.

Rama u kërkoi kompanive që merren me pastrimin rrugëve nga bora që të marrin masa paraprake me shpërndarjen e kripës në zonat ku parashikohen rreshje dëbore.

“Sipas parashikimeve do të ketë rreshje bore në veri dhe verilindje të vendit dhe për këtë gjë dua të përsëris kërkesën që kompanitë kontraktore të hedhin kripën paraprakisht dhe jo të hidhet kripë kur ka zënë dëbora. Po ashtu është e domosdoshme që kontratat e reja më këto kontraktorë të monitorohen dhe kihen në vëmendje. Besoj se jemi në një situatë ku më e keqja ka kaluar, por duhet të kemi kujdes, pasi do të ishte shumë e rëndë humbja e jetëve të njerëzve. Kështu që të vazhdojmë punën dhe të qëndrojmë pranë forcave në terren për ti mbshtetur sa më shumë”,- tha kryeministri.

Ja çfarë na pret pas përmbytjeve:Rama ngre alarmin Read More »

Vizita e Kryeministrit Rama ne Mifol…

Vizita e Kryeministrit Rama ne Mifol…

Për të parë nga afër situatën e përmbytjeve në urën e Mifolit, aty dhe ku lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe çarë argjinaturën ,shkoi edhe kryeministri Edi Rama.
Rama tha se duhet të ndërhyhet në pikat kritike për të qenë më imunë përballë situatave të ngjashme.
“Ishte tej parashikimit. Duke u nisur nga pikat e dobëta të kësaj situate duhet të vazhdojmë me ndërhyrjet aty ku identifikohet domosdoshmëria për krijimin e infrastrukturës së sigurisë dhe mbrojtjes në mënyrë që të kemi shumë më tepër imunitet kur të vijë tjetra”, tha Rama.
Gjatë inspektimit, Rama zhvilloi një takim dhe me ekipin e Ushtrisë në urën e Mifolit të angazhuar në operacionin e shpëtimit të njerëzve që rrezikohen nga përmbytja.

Vizita e Kryeministrit Rama ne Mifol… Read More »