Aurora

Vlore:Nis te zbukurohet qytetit per festat e fundviti, vendoset pema

Nis puna për krijimin e atmosferës së festave të fundvitit në qytetin bregdetar.

Paraditen e sotme simboli kryefjalë i kësaj feste është vendosur si anjë herë tjetër në Sheshin Lungomare,

Aty ku është përqëndruar gjithë vëmendja e qytetarëve dhe mirëpriten vizitorët për çdo lloj aktiviteti argëtues-sportiv e së fundmi festiv.

Vlore:Nis te zbukurohet qytetit per festat e fundviti, vendoset pema Read More »

Kërkuan para për djalin në Amerikë, familja reagon e pikëlluar: ‘Po na vrisni për së dyti’

Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen Mukaj në Tirane, ku para disa ditësh djali i tyre Merlos Mukaj 21-vjeҫ, student në Filadelfia të SHBA është vrarë në një mënyrë tragjike në rrugë nga Joseph Howanski, 24 vjeç.

Të kontaktuar nga dritare.net, prindërit e 21-vjeҫarit Shpëtim dhe Mimoza Mukaj, duke marrë shkas nga disa media që kanë shkruar se familja kërkon ndihmë financiare për të sjellë trupin e tij në Shqipëri, luten të mos shpërndahen lajme të tilla të pavërteta, sepse sipas tyre kjo është fyese , e rende dhe po i vret ata për së dyti.

E vetmja gjë që kërkojnë familjarët, është drejtësia për atë që e vrau pabesisht djalin e tyre i cili ishte student i shkëlqyer në Filadelfia.
Shpëtimi dhe Mimoza kanë deklaruar për dritare.net, se trupi i djalit të tyre do të mbërrijë në Shqipëri pas dy ditësh, dhe do të prehet përgjithmonë në qytetin e tij të lindjes, Tiranë. / Dritare.net

Kërkuan para për djalin në Amerikë, familja reagon e pikëlluar: ‘Po na vrisni për së dyti’ Read More »

Trump kundërshton Turqinë, tashmë Izraeli do të ketë…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u ka thënë të martën udhëheqësve izraelitë dhe arabë se planifikon ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, duke ndërmarrë një vendim të rrezikshëm simbolik, që do t’i jepte fund një politike dhjetravjeçare amerikane dhe do t’i dëmtonte përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Trump pritet të kumtojë vendimin e tij të mërkurën, dy ditë pas skadimit të një afati të tij për të vendosur nëse do ta mbajë ose jo Ambasadën amerikane në Tel Aviv.

Zyrtarët palestinezë kanë bërë të ditur se Trump i ka thënë presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, she Shtetet e Bashkuara do ta zhvendosin ambasadën në Jerusalem.

Edhe Jordania ka thënë se presidenti amerikan ia ka dhënë lajmin e njëjtë mbretit Abdullah II, raporton The New York Times.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë thënë se një zhvendosje e tillë nuk do të ndodhte menjëherë, kryesisht për arsye logjisttike.

Si rezultat i kësaj, Trump pritet të nënshkruajë një urdhër që do të autorizonte administratën ta mbante stafin e ambasadës në Tel Aviv edhe gjashtë muaj të tjerë.

Vendimi i Trumpit për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet – dhe për të zhvendosur ambasadën e vendit në Izrael – është ndërmarrja e tij më e rrezikshme deri më tani në diplomaci në Lindjen e Mesme.

Udhëheqësit arabë dhe evropianë paralajmërojnë se kjo do të mund të dëmtonte çfarëdo inciative paqësore, e madje edhe të nxiste një valë të re të dhunës në rajonin e paqëndrueshëm.

Trump kundërshton Turqinë, tashmë Izraeli do të ketë… Read More »

Profesori serb: Thotë se është nipi i Skënderbeut dhe puth flamurin shqiptar

Më 28 nëntor, shqiptarët shënuan 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Duket e çuditshme, por kjo festë u shënua edhe nga serbët.

Bëhet fjalë për profesorin dhe ekspertin serb për çështjet e Ballkanit, Mirolub Petroviq i cili në një video uroi festën e flamurit, festë kjo të cilën e quan festë serbe, për shkak se siç thotë ai flamuri shqiptar është flamur i heroit të madh, Skenderbeut, të cilin ai e quan serb, shkruan InfoPress.

Profesori serb thotë madje se Skenderbeu është stërgjyshi i tij.

“Në vendet serbe, që aktualisht janë nën okupim, pra në Epir që sot e quajnë Shqipëri, pastaj Kosovë dhe në disa Komuna në Serbinë qendrore është shënuar Dita e Flamurit, do të thotë bëhet fjalë për një festë serbe sepse flamuri që ka valuar në këto toka serbe është flamuri i heroit më të madh të shekullit 15, stërgjyshit tim, Gjergj Kastrioti”, shprehet Petroviq.

Tutje ai thotë se flamur të njëjtë kishin edhe Nemanjiqët, me shqiponjë dy krerëshme, me prapavijë të kuqe që është simol i gjakut, betejave dhe luftës për liri.

Në fund ai puthë flamurin shqiptar duke u bërë thirrje edhe serbëve tjerë që ta bëjnë këtë.

Profesori serb: Thotë se është nipi i Skënderbeut dhe puth flamurin shqiptar Read More »

Vjen surpriza e madhe për Besin dhe Xhensilën, kjo është ngjarja që do shënjojë jetën e tyre

Pas dasmës madhështore që për shumë kohë zuri faqet e para të mediave rozë, një nga çiftet më të dashura të showbizz-it shqiptar, Xhensila dhe Besi, kanë bërë me dije lajmin e shumëpritur.

Burime për gazetën Dita, bëjnë me dije se çifti së shpejti do të bekohen me një bebe.

Xhensila është shtatzënë dhe do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Lajm i gëzueshëm ky për çiftin dhe fansat e tyre.

Këngëtarja ka zgjedhur një spital privat për të ndjekur shtatzëninë e saj.

Vjen surpriza e madhe për Besin dhe Xhensilën, kjo është ngjarja që do shënjojë jetën e tyre Read More »

Rikthehen sërish shirat!

Reshjet e dendura të shiut të cilat shkaktuan përmbytje, kanë qenë sa dyfishi i sasisë së reshjeve që ranë gjatë përmbytjeve të vitit 2015.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në zona të veçanta kanë rënë 30% më shumë reshje shiu, por në zonat ku pati edhe përmbytje të mëdha sasia e reshjeve ka qenë e dyfishuar në krahasim me dy vite më parë.

Sipas Metodi Markut, meteorolog pranë IGJEUM-it, kjo sasi e madhe reshjesh solli edhe shtim të prurjeve në përrenj, që ndikuan në daljen nga shtrati të disa lumenjve.

Metodi Marku, meteorolog në IGJEUM: Në qoftë se do të krahasonim këtë periudhë me atë të vitit 2015, sasia e reshjeve këtë vit kanë qenë nga 30% më të lartë deri në dyfishim të sasisë së reshjeve të rëna para dy vitesh. Kjo do të bënte që të krijoheshin vështirësi të mëdha për lumenjtë tanë që të evakuonin një sasi kaq të madhe reshjesh, duke sjellë dalje të ujit nga brigjet e lumenjve. Lumenjtë në jug por edhe në qendër dolën nga shtretërit e tyre.

Sa i përket ditëve të ardhshme, Marku thotë se do të ketë një rritje të lehtë temperaturash, ndërkohë që në fundjave pritet të ketë reshje shiu me intensitet jo shumë të lartë.

Metodi Marku: Përsa i përket ditëve që vijnë, ne presim që të mos kemi reshje deri të premten në mbrëmje. Pritet të ketë reshje të shtunën dhe të dielën, por presim parashikimet e së mërkurës për konfirmim. Mëngjesi i sotëm ishte 2 deri në 3 gradë më i ftohtë se ditët e kaluara, por dita e mërkurë do të sjellë rritje temperaturash që do vijojnë edhe në entjen dhe të premten.

Reshjet më të dendura të shiut u shënuan në qendër por edhe në jug të vendit, për dy ditë me radhë, çka shkaktuan edhe fryrje të lumenjve dhe daljen e tyre nga shtretërit duke sjellë përmbytje në Vlorë, Fier, Fushë Krujë etj.

Rikthehen sërish shirat! Read More »

Albi Nako rrëfim prekës, tregon tragjedinë që i mori 8 persona të familjes

Ka qenë një mbrëmje plot emocione ajo e sotmja në “Dance with me”, e cila i ka hapur plagët e vjetra shumë shqiptarëve. Performanca e Rudinës dhe Iliardit ju dedikua tragjedisë famëkeqe të Otrantos.  E ndërsa kërcenin në sfond dëgjohej kënga drithëruese “Jon”, rreshtat e të cilës i dedikohen njërëzve që humbën jetën në këtë tragjedi.

Koreografi i njohur Albi Nako rrëfeu se kjo  performancë i dedikohet 8 persobnave të familjes së tij që humbën jetën në këtë tragjedi.

“Mbaj mend që në atë periudhë, kam qënë në shkollë dhe morëm vesh për eksodin. Me një shok, i hipën trenin dhe shkuam në Durrës. Kapërcyem shumë barrikada derisa arritëm të hipnim në anije. Atje dëgjojmë të shtëna armësh, pamë gra dhe fëmijë që hidheshin në det. Terror psikologjik.Anija Partizani nuk u nis dhe ne u kthyem nga deti me not në mes të dimrit. Në breg kisha babain që ishte tmerruar se i kishin thënë se t’u nis djali.

Referuar kësaj performance, unë jam bazuar tragjedisë së Otrantos, në të cilën unë vet humba 8 persona nga fisi.”- tha Albi duke shokuar gjithë publikun.

Albi Nako rrëfim prekës, tregon tragjedinë që i mori 8 persona të familjes Read More »

Ligji i ri i strehimit, kushtet për të përfituar nga programet sociale

Pasi e tërhoqi ligjin e ri të strehimit nga Parlamenti, qeveria ka marrë më shumë se dy muaj kohë për të bërë korrigjimet dhe për ta sjellë në një variant të përpunuar. Drafti i ndryshuar kaloi për miratim në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Gazeta zbardh sot skemën e re të mbështetjes sociale, programet që shtohen rishtazi si edhe familjet që do të kenë përparësi. Gjithsej do të jenë 6 programe sociale, që do të zbatohen për t’i ardhur në ndihmë të pastrehëve.

Krahas programit të banesave sociale me qira dhe shpërndarjes së banesave me kosto të ulët, janë përfshirë edhe disa programe të tjera, siç është ai për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi, krijimi i strehëve të përkohshme si edhe për ndërtimin e banesave të specializuara. Nga të dhënat zyrtare, në vendin tonë rezultojnë 35 mijë familje në nevojë. Rreth 13 mijë janë të përqendruara në Tiranë, aty ku edhe kërkesat për strehim janë edhe më të mëdha.

Për secilën nga alternativat e strehimit do të aplikohen kritere specifike të detajuara edhe në ligjin “Për strehimin social”. Programi i banesave me qira, do të mundësohet nga fondi i banesave që bashkitë do të kenë në dispozicion, të cilat mund të ndërtohen apo të blihen nga tregu i lirë. Një pikë e ndryshuar është ajo e kontratës me investitorët. Këta të fundit do të kenë detyrimin që, për çdo sipërfaqe ndërtimi mbi 2 mijë metër katrorë dhe jo 1 mijë, sikundër ishte caktuar më herët, 50 metra t’i kalojnë në favor të bashkisë. Sakaq, për herë të parë në ligj, është përfshirë edhe koncepti i “pronarit social”.

Çdo fillimviti bashkitë do të bëjnë thirrje për ata ndërtues, që janë të interesuar për të dhëna banesa me qira. Me bashkinë ndërmjetëse, kushtet e kontratës janë të atilla që lehtësojnë qiranë mujore për familjen dhe nga ana tjetër ofrojnë lehtësi edhe për pronarin, i cili do të taksohet në nivel minimal. Për programin e banesave sociale me qira, kriter është niveli i të ardhurave, kjo për vetë faktin që familja duhet të jetë në kushtet për të përballuar pjesën tjetër të qirasë. Ndërkohë, në rastin e subvencionimit të qirasë apo bonusit të strehimit, përparësi do të kenë personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, invalidët, viktimat e dhunës, fëmijët e policëve të rënë në detyrë si edhe emigrantët e kthyer.

“Pagesa që duhet të bëjë familja për diferencën ndërmjet qirasë së tregut dhe vlerës së subvencionimit të qirasë, nuk duhet t’i kalojë 30 për qind të të ardhurave të familjes”, thuhet në nenin 39 të ligjit të ri. Përjashtim do të bëjnë familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, subvencionimi për këtë kategori do të bëhet në masën 100 për qind. Sa i takon programit për përmirësimin e kushteve të banimit, veç kategorive të mësipërme, të favorizuar do të jenë edhe prindërit që jetojnë vetëm, si edhe individët me statusin e jetimit.

Kategori të favorizuara ka edhe kur bëhet fjalë për programin e banesave me kosto të ulët, si edhe për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi. Për të parën, familjet duhet të vërtetojnë që s’kanë banesë në pronësi, ndërsa programi tjetër u dedikohet atyre familjeve, banesa e të cilëve nuk mund të legalizohet. Pra, qeveria merr përsipër strehimin e përkohshëm të familjeve që përjashtohen nga procesi legalizues. Një tjetër alternativë strehimi janë edhe strehët e përkohshme, të cilat do t’u vijnë në ndihmë emigrantëve të rikthyer apo edhe individëve që zhvendosen nga vendbanimi për shkak të investimeve publike ose private dhe nuk përfitojnë asnjë kompensim. Dhe së fundmi, banesat e specializuara që projektohen të ndërtohen me infrastrukturën e nevojshme në shërbim të kategorive specifike, siç mund të jenë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

SHËRBIMET SHTESË Mungesa e të ardhurave ka penalizuar shumë familje që, edhe pse kanë qenë në kushte emergjente, nuk kanë përfituar nga programet e strehimit. Për këtë arsye, shërbimet ndaj tyre do të jenë në formën e një pakete. Pra, veç strehimit, atyre do t’u mbulohen shpenzimet për kujdes shëndetësor, arsim, si edhe më e rëndësishmja, do të trajnohen për t’u integruar në tregun e punës.

Ligji i ri i strehimit, kushtet për të përfituar nga programet sociale Read More »