Aurora

Debati shkoi dhe më tej: “Më nxore nga shtrati më keq se…”

Debati mes Niko Peleshit, ministër i Bujqësisë dhe Myslym Murrizit, deputet i PD-së, ka shkuar edhe më tej dje ne Studio e Hapur te Eni Vasilit, pasi kane shkëmbyer batuta mes tyre ndërsa kanë debatuar për përmbytjet dhe dëmshpërblimet. Ne nje moment Murrizi iu drejtua Peleshit se e kishte acaruar keq edhe ate qe njihet si tip i urte dhe i duruar, duke e bere te dale nga “shtrati” me keq se Vjosa.

Murrizi: Asnjë lek nuk keni për të dhënë nëse nuk shpallët gjendjen e emergjencës. Sa lekë do të marrin shqiptarët e përmbytur? 

Peleshi: Po të bësh një pyetje me 1 mijë variabla çfarë të them. Nuk është e vërtetë që po nuk u shpall gjendja e emergjencës nuk merr asnjë lek. Gjendja e emergjencës do të shpallej nëse ne nuk do ta përballonim dot situatën, të evakuonim njerëzit, bagëtitë etj. Pra çfarë ishte në dorën e njeriut ne e përballuam me sukses. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të japim asnjë gjë. Ne brenda mundësive tona do ta bashkojmë buxhetin me bashkëpunëtorët e tjerë të huaj.

Murrizi: Ku do ti merrni paratë. Me 1.3 milionë buxhetin që ke do ti paguash dëmshpërblimet. Kush do tju gjendet pranë?Peleshi: Do të marrim mbështetje nga partnerët tanë.
Murrizi: Ore po ku do ti gjesh lekët, kujt do tja marrësh. Po të bëj pyetje të drejtëpërdrejtë.
Peleshi: Ke një meritë të jashtëzakonshme se edhe unë që nuk kam atë fare temperament më nxore dhe mua nga shtrati, si Vjosa.

Debati shkoi dhe më tej: “Më nxore nga shtrati më keq se…” Read More »

Zëdhënësja e FSHF-së: Martesa është…

Zëdhënësja e re e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi, kohët e fundit është lakuar shpesh në media, si një prej figurave që po i marros edhe më shumë meshkujt shqiptarë e po i shtyn ata drejt futbollit.

Shpesh herë është aluduar mbi jetën e saj private, ndërsa në një postim në rrjetet sociale, ka folur në lidhje me martesën, ku edhe ka dhënë mendimin e saj për këtë fenomen. Sipas Jonës, martesa është një hap i madh dhe nuk është për të rinjtë, por për personat që janë mjaft të ditur.

Ne fb ajo shkruan :Dikush duhet të martohet nëse është mjaft i ditur. Martesa nuk është për të rinjtë, zakonisht, pasi ata janë për t’u vërdallosur, por për ata që kanë provuar jetën në rrugë të ndryshme, kanë parë ngjyra të ndryshme të saj, gjithë spektrin dhe tani janë për t’u ndalur”.

Ka qenë ish-Kryeministri Sali Berisha ai që e ka akuzuar shpesh zëdhënësen e FSHF-së për marrëdhënie intime me Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama, por për këto deklarata bukuroshja e futbollit nuk ka pasur kurrë një reagim

Zëdhënësja e FSHF-së: Martesa është… Read More »

Ja çfarë ndodhi sot me çiftin italian i cili u kap se dyshohej se përgjonte

Policia dhe prokuroria mbyllin hetimet duke lënë të lirë çiftin e bashkëshortëve italian të cilët dispononin pajisjen elektronike që u bllokua në pikën kufitare të portit të Durrësit e cila mesohet se shërben për matjen e cilësisë së ujit.

Në këtë konkluzion ka dalë laboratori shkencor, i cili zhvilloi ekzaminimin fizik të pajisjes elektronike që u dyshua se shërbente për përgjimin e telefonave.

Për disa orë u ndaluan Giambattista Intrini dhe gruaja e tij Ana Maria Tevertini, të cilët kishin ardhur para disa ditësh ne Durrës dhe do të ktheheshin mbrëmjen e se dielës në Itali me tragetin e linjës Durrës -Bari.

Sipas ekspertëve, manualin e përdorimit pajisja cilësohet si një  kalibrues mikroprocesorësh dhe se nuk ka lidhje me përgjimet. Prokuroria e Durrësit ka kërkuar një akt ekspertizë të pajisjes por nga ekzaminimi paraprak ajo ka rezultuar se nuk ka aftësi përgjuese dhe përdorej nga Intrini i cili rezulton se është me profesion inxhinier.

Ja çfarë ndodhi sot me çiftin italian i cili u kap se dyshohej se përgjonte Read More »

Gazetarja gjermane: Po njohët rakinë, Shqipërinë e keni …

Foto-reporterja e njohur e “Der Spiegel”, Nele Gulck, i ka kushtuar një artikull vizitës së saj në disa prej fshatrave të Devollit.

Gulck ka ndarë me lexuesit edhe disa kujtime të veçanta se si i ka njohur shqiptarët gjatë qëndrimit disa ditor, për të ndjekur nga afër jetën në zona të ndryshme.

Një nga veçoritë e përshkruara me kujdes në shkrimin e saj, është edhe prodhimi i rakisë së manaferrës, nga vjelja deri në zierje, ku ajo thotë se ky proces e ndihmon për të kuptuar kulturën e vendit.

Gazetarja gjermane ka zgjedhur të shoqërojë artikullin edhe me një sërë fotografish të shkrepura në fshatrat Menkulas (vendlindja e Dritëroit), Arrëzë, Sinicë dhe fshatra të tjerë të Devollit.

“Frutat më të ëmbla, kanë farat më të hidhura!”

Rakia është rrënjosur thellë në jetën e përditshme të shqiptarëve. Kjo pije shërbehet me bollëk, kudo dhe në çdo moment të ditës. Ashtu si edhe pija, zierja e rakisë këtu ka një traditë të madhe dhe të veçantë.

Çdo vjeshtë, tymi ngrihet nga “rakickat”, ndonjëherë ndërtuar në mënyrë aventureske në oborrin e shtëpisë, plevica apo kasolle.

Zierja e rakisë kërkon kohë dhe ndjek ritmin e saj: Një miks frutash mes nxitimit kur kazani i bakrit mbushet me bërsi dhe tubat vulosen me brumë dhe lecka të lagura.

Pastaj përsëri: qetësi. Një proces që ju lejon të njihni kulturën e një vendi të tërë…”, shkruan Nele Gulck në reportazhin e saj.

Gazetarja gjermane: Po njohët rakinë, Shqipërinë e keni … Read More »

Ja historia e dashurisë e ‘Jozefina Topallit’:E donte për një natë por u martua

Sot e ftuar tek emisioni “Rudina” ishte aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj. Si gjithmonë plot humor dhe energji, aktorja rrëfeu disa ngjarje nga jeta e saj private.

Rudina gjithmonë e ka treguar se hapin e parë në lidhje me bashkëshortin e saj të tanishëm e ka ndërmarr vetë. Por sot ajo rrëfeu edhe disa detaje të tjera. Lidhja e saj me Aleksin, për të fillimisht kishte qënë vetëm një aventurë, pasi që në takimin e parë të tyre, pas disa orësh bisedë,ajo i kishte shprehur qartë qëllimet e saj.

“Aleksi nuk po fliste dhe ishte një moment heshtjeje. Prandaj unë i thashë: “Do vish tek shtëpia ime, por nesër nuk dua të m’i biesh telefonit. Nuk kam nerva për lidhje serioze.”

Por duke qënë se dhe Aleksi ja kishte kthyer në të njëjtën mënyrë ashtu ishte bërë, pa e ditur të dy se brenda vitit do të vinte fejesa dhe martesa.

Tashmë ata janë shumë të lumtur dhe janë gjithashtu prindër të një vajze e cila quhet Viktoria dhe shumë shpejt do të festojë një-vjetorin e saj.

Ja historia e dashurisë e ‘Jozefina Topallit’:E donte për një natë por u martua Read More »

Vlore:Ndihma ushqimore per te permbyturit

Ndihmat ushqimore për të përmbyturit

Ndihmat e para ushqimore kanë nisur të mbërrijnë në shtabin e improvizuar në konviktin e shkollës Industriale në Vlorë.

Ushqimet e shportës, buka, uji e medikamentet do të nisin shpërndarjen nesër.Ndërkohë ushqime në formen e donacioneve do të mbërrijnë nga Kosova dhe Maqedonia.

Me procesin e paketimit është ngarkuar Zare Balla, dr e konviktit, e cila tha se 150 pakot e para janë gati.

Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA

Vlore:Ndihma ushqimore per te permbyturit Read More »

Rama përplaset në Pekin me Malin e Zi për hir të Ulqinit

Korridori i Kaltër është rruga që pritet të ndërtohet vitin e rardhshëm dhe do të lidhë Kroacinë me Greqinë, duke kaluar nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Gjatë samitit që u zhvillua para dy ditësh në Kinë, qeveria e Pekinit ra dakord për të financuar studimin e fizibilitetit nga një kompani kineze, për të siguruar më pas të gjithë tenderin e madh të ndërtimit.

Por pikërisht, pas nënshkrimit të Memorandumit në mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe kompanisë kineze “Pacifik”, kanë nisur përplasjes mes qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi për caktimin e pikave ku do të kalojë autostrada.

Qeveria e Malit të Zi kërkon që Korridori i Kaltër të kalojë nëpër aksin aktual të autostradës së Podgoricës, gjë që e çon rrugën në Han të Hotit duke kaluar nga Malësia e Madhe.

Por Edi Rama ka kundërshtuar këtë itinerar duke ngulmuar kalimin nga Ulqini. Siç mësohet, Rama u ka thënë se nuk bëhet fjalë aspak për nacionalizëm por kështu justifikohet korridori bregdetar, pasi kalon nga vija bregdetare: Ulqin-Velipojë e më pas në Shëngjin-Patok e kështu me radhë. Ndërsa version nga Podgorica e bën autostradën malore.

Ky detaj është i rëndësishëm pasi do të duhet të vendoset tani nga kopania kineze “Pacifik” e cila do të bëjë studimin e fizibilitetit.

Kjo betejë që po zhvillohet ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi, është shumë e rëndësishme për qytetin e Ulqinit, i cili është lënë në xhep të githë autostradës që lidh bregdetin dalmat me pjesën e Adriatikut të Ulqinit dhe derdhjes së lumit Buna.

Podgorica synon që të mos e transferojë në Ulqin rrugën që pritet të derdhë në qytetin shqiptar një numër të madh turistësh, të cilët tani dynden vetëm në Budva, duke i siguruar qytetit të madh malazez një shifër marramendëse fitimesh nga industria e turizmit.

Deri tani nuk ka pasur as një mobilizim për këtë çështje nga ana e partive politike shqiptare në Mal të Zi, kryesisht ata të Ulqinit, pasi ata janë të zëna në përplasjen mes vetes dhe sherrin për ashensorin në kala.

Rama përplaset në Pekin me Malin e Zi për hir të Ulqinit Read More »

Cfarë ndodhi mbrëmë?Ushtarët rrethojnë Marina Vjollcën në derë të Klanit

Ajo është një vajzat më të bukura të showbizit shqiptar, por Marina Vjollca është edhe një moderatore e talentuar.

Mbrëmë ajo shkëlqeu në puntaten e rradhës të spektaklit “C’est la vie”.

Para spektaklit bukuroshja ka marrë një surprizë të pazakontë në hyrje të Tv Klan.

Djemtë e Forcave të Armatosura mesa duket kanë debulesë për bukuroshen bionde shkodrane. Ata e kanë nderuar me dorë, teksa Marina ka ndaluar t’i përshëndesë.

Në një video që Marina ka publikuar në InstaStory dëgjohet duke i thënë djemve të ushtrisë: Çfarë bëni ju çuna këtu? (qesh).

Çunat e FA buzëqeshin dhe e përshëndesin me dorë. “Dukeni të frikshëm kështu…”, dëgjohet duke thënë Marina para se t’i afrohet t’i takojë. 

Cfarë ndodhi mbrëmë?Ushtarët rrethojnë Marina Vjollcën në derë të Klanit Read More »