Aurora

Testamenti i Aleksandrit të Madh, që tronditi grekët dhe maqedonasit

Padyshim që figura e tij madhështore, la gjurmë në historinë e njerëzimit, aq shumë sa edhe mijëra vite pas tij betejat dhe fitoret e tij bëjnë bujë dhe lexohen në gjithë botën.

Bëhet fjalë për Aleksandrin e Madh, mbase figura më e shquar stratege dhe perandorake që ka njohur bota.

Por ajo që diskutohet sot ashpër në Ballkan dhe më gjërë, është origjina e tij.

Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”. Dokumenti është publikuar nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.

Ky tekst është gjetur në tek “Statutet e Shkodrës”, të shkruara më 1469. Dorëshkrimi, i ruajtur në Bibliotekën e Muzeut Correr në Venecia, u gjet nga studiuesja Lucia Nadin në vitin 1995.

Publikimi i parë u bë në Itali në vitin 2002 me kontributin e historianëve dhe gjuhëtarëve dhe përkthimin e tekstit në gjuhën shqipe. Në vitin 2003, në Shqipëri u botua një edicion i dytë me përkthimin në gjuhën shqipe të eseve hyrëse.

Ky botim është një tekst legjislativ i hartuar në gjysmën e parë të 1300 që shoqëroi ngjarjet e qytetit të Shkodrës deri në rënien e tij në duart e turqve në vitin 1479.

Ja çfarë shkruhej në letër:

Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.

 (Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencor, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, e cura di Lucia Nadin, giogno 2002, Romë).

Testamenti i Aleksandrit të Madh, që tronditi grekët dhe maqedonasit Read More »

Nëna e re i kërkon live burrit në burg: Më mirë në rrugë, se me ty kriminel

Ajo quhet Suzana Metuku, është 28-vjeçe dhe nënë e tre djemve te vegjël.

Ka mbi 11 vite që po jeton në një tmerr të vërtetë në martesën me Olti Metukun, një i ri nga veriu i Shqipërisë, që aktualisht ndodhet në burg.

Suzana ka qenë e shoqëruar në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” ditën e sotme nga nëna e saj Lirie Haka, dhe ka rrëfyer arsyet pse po shkon drejt ndarjes me babain e tre djemve të saj.

Olti Metuku së bashku me dy vëllezërit e Suzanës Admir dhe Herton Haka ndodhen në burg, pasi janë akuzuar për vrasjen e biznesmenit 45-vjeçar Fatmir Pula, ngjarje e ndodhur më 19 janar të vitit të kaluar.

Edhe pse janë shpallur fajtorë, Liria beson se ka qenë dhëndri i saj që ka bërë pjesë të skenarit dhe dy djemtë e saj.

Ndonëse drejtësia s’e ka dhënë fjalën e fundit, nëna e dy djemve thotë se ata duhet të marrin dënimin që ju takon.

Por sot, ajo ka ardhur të kërkojë një ndihmë ligjore dhe psikologjike për vajzën Suzanën dhe tre nipërit e saj.

Babai i tyre ndodhet në burg, ndërsa Suzana jeton aktualisht në Kamëz tek vjehrri dhe vjehrra të cilët kanë mësuar se ajo do ta divorcojë djalin e tyre, dhe i kanë vënë kusht që të largohet nga shtëpia me fëmijët.

Ajo është e vetme dhe punon për të rritur tre djemtë.

“Divorci që do të bëj do ta lërë mes katër rrugë. Pa një strehë. Më mirë në rrugë se sa të jetosh me një kriminel”, shprehet vazhdimisht Suzana.

“Dua që fëmijët e mi të rriten dhe të edukohen ndryshe nga babai i tyre”, vazhdon fjalën e saj 28-vjeçarja me lot në sy.

Nëna e re i kërkon live burrit në burg: Më mirë në rrugë, se me ty kriminel Read More »

Kërkon të futet në librin e Ginisit, me këtë pemë gjigante

Një grua nga Hawaii po pretendon se ka gjetur avokadon më të madhe në botë.

Në një treg lokal, Pamela ëang ka kërkuar jurinë e rekordit të Ginisit duke thënë se ka gjetur avokadon më të madhe në botë.

Fruti është aq i madh, sa që e kalon edhe madhësinë e kokës së saj. ëang e ka dorëzuar këtë pemë në rekord të Ginisit që po e hulumton nëse është më e madhja ndonjëherë.

Kërkon të futet në librin e Ginisit, me këtë pemë gjigante Read More »

Fermerët kosovarë ndihmojnë fermerët e përmbytur në Shqipëri

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumeshtit ka dërguar të martën një kontigjent të  ndihmave për fermerët e regjionit të përmbytur të Vlorës.

Ky kontigjent përbëhej nga 30 tonelata ushqim të thatë, 18 tonelata koncentrat dhe 15 tonelata misër.

Me rastin e përmbytjeve të fundit në Shqipëri, Bordi i Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka mbajtur takim urgjent me qëllim të daljes në ndihmë fermerëve të Shqipërisë së jugut dhe për një afat të shkurtër kohor ka arritur ta dergojë kontigjentin e parë të ndihmës humanitare për regjionin e përmbytur të Vlorës.

 Pas këtij kontigjenti Shoqata është duke mbledhur ndihma për një kontigjent të dytë që do të dërgohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

 “E kemi për obligim që të ndihmojmë njëri-tjetrin në këso situata të vështira dhe do ta bëjmë këtë sa herë që të ketë nevojë”, thotë Besim Kuçi, kryetar në Shoqatën e Fermerëve Kosovarë të Qumështit me rastin e dërgesës së kontigjentit të parë.

 Kjo ndihmë është mirëpritur nga fermerët e regjionit të Vlorës, të cilët kanë qenë më të dëmtuarit në vërshimet e ditëve të fundit që ndodhën në Shqipëri.

 Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit është formuar në vitin 2016 dhe përfaqëson rreth 2500 fermerë nga e gjithë Kosova

Fermerët kosovarë ndihmojnë fermerët e përmbytur në Shqipëri Read More »

Peraj: Ka ardhur momenti, mësuesit nuk do lejojnë më këtë maskaradë

Shumë shpejt sindikata e arsimit në Shkodër do të nisë protestat. Kreu i kësaj sindikate Arian Peraj shprehet se tashmë ka ardhur momenti që mësuesit të kërkojnë të drejtën e tyre dhe të mos lejojnë më këtë maskaradë që po bën ministria e arsimit dhe drejtoritë rajonale arsimore.

Peraj shorehet se mësuesit ndodhen nën presion, nën drejtimin e drejtorëve të paaftë dhe po u shkelen shumë të drejta të tyre.

Sipas Peraj do të shihen zhvillimet për rinënshkrimin e kontratës kolektive, për shpërblimet e mohuara, për dinjitetin e shkelur, për ngritjen me falsifikimin të trupave monitoruese, për diferencimet mes mësuesve si dhe për shumë probleme të tjera.

Sindikalisti thotë se mësuesit nuk kanë arsye që të ken ë frikë dhe deklaron se shumë prej e tyre e kanë telefonuar dhe janë të gatshëm të nisin protestat masive në të gjithë Shqipërinë.

Peraj: Ka ardhur momenti, mësuesit nuk do lejojnë më këtë maskaradë Read More »

Shqipëria, e treta në Ballkan për të prekurit nga SIDA

Shqipëria zë vendin e tretë në rajon për sa i përket personave të infektuar nga HIV/AIDS. Nga të dhënat e ECDC, Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve, e cila ka monitoruara situatën e HIV/AIDS në 15 vende, Shqipëria renditet pas Qipros dhe Malit të Zi për nga numrin i të prekurve duke lënë pas Rumaninë, Turqinë, Sllovakinë, Bosnje Hercegovinën e të tjerë.

“Kemi 81 raste të reja këtë vit. Numri në total shkon në 1090 të raportuara, por vlerësohet të jenë më shumë”, shprehet Marjeta Dervishi, mjeke epidemiologe. Rruga më e shpeshtë e përhapjes së virusit HIV në Shqipëri mbetet ajo seksuale. “Grupi i meshkujve që kryejnë seks me meshkuj, duke iu referuar të dhënave të viteve të fundit, do të shikojmë që kemi një rritje të lehtë”, shprehet mjekja.

Por shqiptarët vazhdojnë të vuajnë ende stigmë. Nuk testohen vullnetarisht për HIV, ndaj dhe rastet kapen në stad të avancuar. “60% e rasteve paraqiten në një stad të avancuar. Ne mendojmë që këta persona duke u diagnostikuar vonë mund të kenë mesatarisht 6 deri në 7 vite që mund të jenë infektuar dhe mund të kenë infektuar edhe persona të tjerë”, shprehet Dervishi. Shkenca ka evoluar dhe nëse kapet në kohë, një person me HIV/AIDS që trajtohet rregullisht me antiretroviralë, të cilët ofrohen falas në shërbimin infektiv, mund të jetojë vetëm dy apo tre muaj më pak se një person i paprekur.

Ndërkohë që edhe në Shqipëri është bërë e mundur që nga prindër me HIV/AIDS të lindin bebe të pa infektuara .Tanimë është shënuar rasti i tetë. Testi ndaj HIV/AIDS ofrohet falas këtë vit vetëm për gratë shtatzëna. HIV/AIDS në Shqipëri Rasti i parë në vitin 1993 81 raste të reja për vitin 2017 1090 raste në total 15 persona kanë humbur jetën në 2017-n

Shqipëria, e treta në Ballkan për të prekurit nga SIDA Read More »

S’e di si përfundova në Berlin, isha nisur për…

Një grua 27 vjeçe është kapur nga Policia Federale e Gjermanisë e dyshuar për qëndrim ilegal në Aeroportin e Mynihut, shkruan merkur.de. Gjatë kontrollimit të pasaportës me rastin e fluturimit në drejtim të Prishtinës, zyrtarët zbuluan se ajo kishte me vete pasaportë dhe vizë legale, por vizës i kishte kaluar afati dher nuk vlente për Zonën e Shengenit.

Gjatë marrjes në pyetje ajo ka deklaruar se nuk ka shkelur ligjin por i ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme. Pas vizitës turistike te xhaxhai në Kroaci, kosovarja ka hipur gabimisht në një autobus tjetër dhe jo në atë që do ta çonte në Prishtinë, siç kishte planifkuar. Kështu, autobusi “i gabuar” e ka sjellë atë në anën krejtësisht të kundërt, në Berlin. E ndodhur në këtë qytet, ajo thotë se ka jetuar disa ditë rrugëve.

Por 27 vjeçarja nuk ka dhënë përgjigje se si ka mundur të siguronte biletën e aeroplanit dhe përse një hotel në Hanover e ka vërtetuar qëndrimin pesë ditësh të saj në atë qytet, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye Policia Federale ka inicuar ndaj saj një procedurë penale, i ka marrë 100 euro si garanci dhe e ka kthyer në shtëpi në Kosovë.

S’e di si përfundova në Berlin, isha nisur për… Read More »

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për alkool se grekët dhe italianët

Të konsideruar si shpenzime luksi, në 2016-n shqiptarët ulën lehtë shpenzimet për pije alkoolike. Gjatë 2016-s, shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin rreth 1.19% e totalit të shpenzimeve të njësive ekonomike në familjeve. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve 2016, grupi i mallrave shpenzime për pije alkoolike dhe duhan ishte 3.4%, ndërsa 62.6% e përbënin shpenzimet për duhan, pjesa tjetër për alkool. Ndërsa një vit më parë, shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin 1.28%, duke u ulur me 0.1 pikë për qind.

Nga të dhënat që ka publikuar Eurostat për shpenzimet e familjeve europiane për pije alkoolike, Shqipëria shpenzon më shumë krahasuar me vendet fqinje europiane si Italia dhe Greqia. Shpenzimet për pije alkoolike zinin në Itali vetëm 0.9% të totalit të shpenzimeve dhe po aq zinin edhe në Greqi dhe Spanjë, vende të cilat janë prekur ndjeshëm nga kriza financiare. Megjithatë sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët shpenzojnë më pak se serbët, ku shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin të ishin rreth 2% e totalit të shpenzimeve.

Familjet europiane shpenzuan afërsisht 130 miliardë euro për pije alkoolike Në 2016-n, shpenzimet për pijet alkoolike zinin 1.6% të shpenzimeve totale. Kjo përllogaritet përafërsisht 130 miliardë euro, ekuivalente me 0.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Bashkimit Europian apo rreth 250 euro/banorë të BE-së. Këtu nuk përllogariten pijet alkoolike të paguara në restorante dhe hotele.
Shpenzimet vjetore të familjeve për pije alkoolike janë përafërsisht ekuivalente me shpenzimet e tyre për produktet mjekësore, pajisjet dhe pak më të larta se ato të shpenzuara për mbrojtje sociale ose arsim në vitin 2016.
Vendet me peshën më të lartë të shpenzimeve për pije alkoolike

Në vitin 2016, në të gjithë vendet anëtare të BE-së, shpenzimet e familjeve në tre vendet baltike ishin më të lartat: Estonia (5.6%), Letonia (4.8%) dhe Lituania (4.2%). Ata u pasuan nga Republika Çeke dhe Polonia (të dyja 3.6%), Hungaria dhe Finlanda (të dyja 2.9%).
Përqindja më e ulët e shpenzimeve të familjeve për pije alkoolike u regjistrua në Spanjë (0.8%) dhe Itali (0.9%), përpara Austrisë (1.3%), Portugalisë (1.4%) dhe Gjermanisë (1.5% ). Pjesa e shpenzimeve për alkoolin u rrit më së shumti në Qipro dhe në Republikën Çeke

Mes viteve 2006 dhe 2016, përqindja e shpenzimeve për pije alkoolike ndaj totalit u rrit në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Në harkun kohor të dhjetë viteve u shënua rritja më e lartë në Qipro ku nga 1.6% në 2006, familjet shpenzuan 2% në 2016, me një rritje prej 0.4%. Gjithashtu edhe në Republikën Çeke pati një rritje me 0.4 pikë për qind, nga 3.2 në 3.6%.

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për alkool se grekët dhe italianët Read More »