Aurora

Ja shpërblimi që do marrin pensionistët për fundvit

Qeveria shqiptare do të shpenzojë 18 milionë dollarë për shpërblimet e pensionistëve për festat e fundvitit. Sipas burimeve, pensionistët do të përfitojnë 3 mijë lekë shpërblim.

Vendimi i posaçëm për shpërblimet nuk është miratuar ende, pritet të firmoset në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Përfitues do të jenë edhe familjet me ndihmë ekonomike.

“Rriten me 1.8 miliardë lekë kontributet nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017. Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve me një efekt neutral për deficitin”, shpjegoi ministri i Financave.

Ja shpërblimi që do marrin pensionistët për fundvit Read More »

Japin dorëheqjen edhe 4 mjekë të urgjencës.Ç’po ndodh?

Katër mjekë të tjerë të Urgjencës Qendrore në QSUT kanë firmosur ditën e djeshme letrën e dorëheqjes kolektive si pasojë e kushteve të rënda të punës. Mjekët me iniciale L.Ç, P.P, B.H dhe R.P i janë bashkuar 8 kolegëve të tyre dhe janë solidarizuar në lidhje me këtë situatë. “I vetmi që nuk ka firmosur këtë peticion, është shefi i urgjencës, Edmond Zaimi, ndërkohë që jemi plot 12 mjekë që kemi firmosur dorëheqjen si pasojë e mbingarkesës dhe mosrespektimit të kontratës së punës. Në asnjë spital në botë nuk punohet në këto kushte ku punojmë ne”, – tregon një prej mjekëve të urgjencës.

Mjekët, nëpërmjet kësaj letre drejtuar drejtorisë së QSUT, presidentit, kryeministrit e ministres së Shëndetësisë listojnë të gjitha arsyet që i kanë shtyrë të marrin një vendim të tillë. “Kushtet e punës së stafit mjekësor nuk plotësohen bazuar në kontratën punëdhënës-punëmarrës. Mbingarkesa me të sëmurë të shtruar që qëndrojnë mbi 48 orë në urgjencë për mungesë vendesh në pavijonet e tjera e moszbatimi i urdhrave të nxjerrë nga drejtoria, kemi marrë vendim që të tërhiqemi nga pozicioni ynë i punës, duke lajmëruar 30 ditë përpara”, – theksohet në letrën e dorëheqjes.

Pavarësisht kësaj, të 12 mjekët e urgjencës, vazhdojnë të jenë në krye të detyrës e t’u shërbejnë radhës së gjatë të pacientëve. Gjithashtu, sipas GSH.al bëhet me dije se 7 specializantë që kanë qenë pjesë e QSUT-së janë larguar në Gjermani për të ushtruar profesionin e tyre

Japin dorëheqjen edhe 4 mjekë të urgjencës.Ç’po ndodh? Read More »

Julian Deda: Nuk ika vetë nga “Portokallia”, por ja çfarë më bënë

Aktori shkodran i humorit Julian Deda gjatë një interviste në “Urbanus Blog” ka folur në lidhje me karrierën e tij dhe largimin nga spektakli “Portokalli”.

Juli thotë se nuk është larguar vetë nga “Portokallia”, por e kanë hequr pasi patën një mosmarrëveshje me regjisorin Altin Basha për një rol, i cili sipas tij kaloi në një inat personal.

“Kjo na doli për mirë pasi u përfshimë në spektakël që ishte dhe mbetet risi për tregun… Ky lloj formati nuk ka konkurrent, “Al Pazar” dhe “Portokalli” janë formate të ngjashme për shkak të strukturës së njëjtë. Ndërsa “Apartamenti 2XL” është format unik në tregun e televizioneve shqiptare”, tha ndër të tjera Juli.

Julian Deda: Nuk ika vetë nga “Portokallia”, por ja çfarë më bënë Read More »

Xhafajn po bën kërdinë me bizneset, ja si na detyron ta mbajmë me lek…

1 mijë euro në muaj kërkon shefi i krimit ekonomik për bizneset që shesin celularë të përdorur tek tregu çam në kryeqytet. Ky është denoncimi që ka publikuar sot në rrjete sociale, ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Berishës, polici Marsel Dulaj, njeri i afërt me Fatmir Xhafajn, po bën kërdinë ndaj bizneseve.

“Po na vjen dyqan me dyqan ketu tek posta kush shet telefon dhe na kercenon ose nga 1000€ ose do ju bllokoj telefonat e vjetr qe shesim. Mban dhe nja dy te tjer nga mbrapa vetes dhe i kerkon leket pa kurrfar problemi.

Te lutem Z.Berisha bej dicka se ne nuk po nxierim dot qeran dhe shpenzimet aq shum ka ren puna jo me te mbajm dhe shefin e krimit ekonomik me lek”, shkruhet në mesazhin që i ka mbërritur ish-kryeministrit. Sipas tregtarit, Marsel Dulaj “ka mbrojtje direkt nga ish ministri Tahiri dhe nga ministri i tanishem Xhafaj”.

Xhafajn po bën kërdinë me bizneset, ja si na detyron ta mbajmë me lek… Read More »

Momentet e fundit para vrasjes së Bonnie dhe Clyde, cifti më i famshëm në botë

Ata janë çifti më i njohur në histori për dashurinë që kishin për njëri-tjetrin dhe për krimet e pafundme që bënin sëbashku në Amerikën e viteve 1930 duke kryesuar edhe listën e personave më të kërkuar për një kohë të gjatë në SHBA.

Por dashuria e Bonnie dhe Clyde nuk i mbrojti nga plumbat e policisë, të cilët nuk u kursyen aspak ndaj tyre. Pasi i shpëtuan disa aksioneve të policisë për t’i kapur ata, fati nuk ishte me ta në 1934-ën, ku policia qëlloi ndaj tyre 107 plumba në më pak se 2 minuta.

Foto të papublikuara më parë kanë dalë sëfundmi në dritë, pamje të cilat nuk janë aspak të këndshme.

Momentet e fundit para vrasjes së Bonnie dhe Clyde, cifti më i famshëm në botë Read More »

Shiu dhe bora ‘pushtojnë’ sërish vendin

Meterologët parashikojnë sërish reshje shiu në fundjavë.

Sipas Meteoalb: Vijon moti i kthjellët në gjithë Shqipërinë edhe ditën e enjte ndërsa të premten vranësira të shpeshta do të shfaqen në gjithë vendin. Në mbrëmje, vranësirat mbulojnë të gjithë vendin ndërsa reshje priten në zonat Veriore.

Por e shtuna sjell fuqizim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira thuajse në gjithë vendin, më të dendura në Veri si dhe reshje dëbore pritet të bien në zonat malore.

Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë dhe graduale gjatë mëngjeseve vijuese përfshirë edhe të shtunën ndërsa rritje më e ndjeshme pritet gjatë orëve të mesditës.

Një rënie e theksuar e temperaturave parashikohet mëngjesin e së dielës, rënie që vijon edhe gjatë orëve të mesditës.

Shiu dhe bora ‘pushtojnë’ sërish vendin Read More »

Amerikanët marrin në kontroll hapësirën ajrore të Shqipërisë, “fluturojnë” miliona dollarë

Hapësira ajrore në Shqipëri do të kontrollohet edhe nga amerikanët, të cilët do të asistojnë në këtë monitorim.

Kjo marrëveshje është firmosur mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë amerikane “Lockheed Martin Global, Incorporated”, e cila konsiston në blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë.

Sistemi i radarëve do të instalohet në Pukë. Faza e parë e projektit do të kushtojë 22.266.000 USD. 19.139.000 USD do të mbulohen nga Ministria e Mbrojtjes shqiptare, ndërsa 3.127.000 USD do të akordohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas kontratës, kompania do të marrë përsipër jo vetëm sigurimin e sistemit TPS-77 dhe instalimin e radarëve, por parashikohet një mundësi për mirëmbajtjen, për pjesët e këmbimit si dhe trajnimin e personelit shqiptar.

Parashikohet që jo më vonë se gjashtë muaj pas datës së hyrjes në fuqi të kontratës, palët do të takohen për të diskutuar mbi marrëveshjen e mirëmbajtjes, pa u kufizuar, në pjesë këmbimi, riparime dhe trajnime.

Kontrata është firmosur në muajin shtator të këtij viti nga ministrja e Mbrojtjes shqiptare Olta Xhaçka dhe përfaqësuesi i kompanisë amerikane Lockheed Martin Global, Christopher Bowman, shkruan “Shqiptarja.com”.

Kontrata është miratuar nga qeveria ‘Rama 2’ ditët e fundit, ndërsa është botuar në Fletoren Zyrtare. Kontrata parashikon afate për kohën e zbatimit të saj, por që varen nga koha e hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

TrajnimiSipas kontratës, për çdo trajnim të kryer nga kompania amerikane, në këtë rast e përfaqësuar nga Mr. Christopher Bowman, pala shqiptare do t’i sigurojë kompanisë një listë të emrave të pjesëmarrësve të caktuar, së paku 30 ditë para mbërritjes së tyre në ambientet e kompanisë në Syracuse, Nju-Jork.

Ministria e Mbrojtjes do të jetë përgjegjës për marrjen e vizave të duhura hyrëse nga ambasada ose konsullata e SHBA-së, emigracioni dhe autorizime të tjera për çdo pjesëmarrës para mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.

Kompania do të sigurojë një ftesë zyrtare për ambasadën lokale të SHBA-së për lëshimin e vizave. Kompania amerikane rezervon të drejtën të refuzojë hyrjen ose të heqë një pjesëmarrës nga pjesëmarrja në ndonjë kurs trajnimi në rast se pjesëmarrësi i tillë dështon ose të përmbushë ligjin e SHBA-së (federale, shtetërore ose lokale) ose me politikat e Lockheed Martin.

Amerikanët marrin në kontroll hapësirën ajrore të Shqipërisë, “fluturojnë” miliona dollarë Read More »

E dini pse 6 dhjetori është dita kur ndizen dritat e pemës së Krishtlindjeve?

A e keni ditur pse 6 dhjetori është dita kur ndizen dritat e pemës së Krishtlindjeve?

Vendosja e pemës se Krishtlindjeve e ka zanafillën në shekullin 15 në Estoni, dhe më pas në Gjermaninë e Veriut në shekullin 16. Tradita është trashëguar deri në ditët e sotme. Zbukurimi nis më 5 dhjetor në mënyrë që data 6 ta gjejë gati me dritat ndezur.

Ngritja e pemës së Krishtlindjeve paralajmëron ardhjen e festave të fundvitit. Ngjyra e kuqe simboli i festës, këtë vit vjen edhe në versionin e lejlasë apo vishnjës, me lartësi 1-8.5m për hapësira të mëdha.

Globet me ngjyra nuk dalin lehtë nga moda e Krishtlindjeve, por duke se lulet po joshin më shumë shijet e klientëve.

E dini pse 6 dhjetori është dita kur ndizen dritat e pemës së Krishtlindjeve? Read More »