Aurora

Kos dhe mjalt:Formula permengjes te shendetshem

Informacionet për vlerat shëndetësore të mjaltit dhe kosit janë të panumërta. Por kombinimi i të dyjave së bashku është shembull i besimit se bashkimi bën fuqinë.

Si kosi, ashtu edhe mjalti kanë shumë përfitime për shëndetin e njeriut, lexoni më poshtë:

Mjalti: Përdorimet dhe vlerat

Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues. Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure.

Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike. Por nga ana tjetër, nënat e dinë se mjalti është i rrezishëm për fëmijët nën moshën 1 vjeçare, sepse shkakton botulizëm.

Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban.Për mjaltin provojnë se në 28 gramë mjaltë gjendet 14% e dozës së rekomanduar të manganit (bazuar në nivelin e ushqyerjes prej 2000 kalorish në ditë) dhe 8% të hekurit.

Mangani dhe hekuri janë dy mineralet thelbësore, për të cilat trupi ka nevojë të luftojë sëmundjet dhe të funksionojë mirë.

Kosi: Përdorimet dhe vlerat shëndetësore

Ekspertët thonë se kosi përmirëson tretjen. Ata kanë kryer një sërë studimesh për të vërtetuar përfitimet e sistemit tretës që vijnë nga kosi.

Shumë studime kanë provuar ndikimin pozitiv që kosi ka ndaj një sërë problemesh gastrointestinale, konstipacioni dhe inflamacioni i zorrëve.

Vlerat e kombinimit të kosit dhe mjaltit

Nuk ka asnjë dyshim që kosi dhe mjalti ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore, si veçmas ashtu edhe kur kombinohen së bashku.

Nëse hani kos me mjaltë, vlerat ushqimore dhe shëndetësore të këtyre dy produkteve shtohen ndjeshëm. Përmbajtja e lartë e glukozës nga mjalti në kombinim me proteinat e kosit është një zgjedhje optimale për forcën dhe rimëkëmbjen e muskujve.

Mjalti me kosin është një formulë ushqyese e shkëlqyer. Nëse nuk e e teproni me të, mund të merrni pak kalori dhe një ekuilibër ideal mes karbohidrateve dhe proteinave.

Duke përzier përmbajtjen ushqimore të mjaltit dhe aminoacidet e kosit, ju do t’i vini në ndihmë trupit, duke arritur një tretje ideale.

Me tretjen, organizmi dhe të gjitha sistemet e tjera do të punojnë mirë së bashku, për të garantuar një shëndet optimal.

Kos dhe mjalt:Formula permengjes te shendetshem Read More »

Ritet e Vitit të Ri në 20 vende të botës

Shqiptarët therin gjelin e detit, pastrojnë shtëpinë dhe përgatisim bakllavanë; këto janë disa prej traditave të vitit të ri në vendin tonë. Po sikur t’ju themi që ka vende, ku nuk mund të festohet Viti i Ri pa ngrënë 12 vakte bashkë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve?

Shfletoni për të parë 20 ritet e Viti të Ri në 20 vende të botës!

Kolumbi

Nëse keni një shpirt aventurier, Kolumbia është vendi i duhur për ju. Për Vit të Ri, banorët ecin nëpër lagje duke tërhequr pas një valixhe bosh, si një rit për të ndjellë një vit të ri plot aventura!

Peru
Banorët e provincës së Chumbivilcas-it në Peru, marrin pjesë në atë që quhet ‘Takanakuy’, një ndeshje me grushte mes fqinjësh. Njerëzit ndeshen fizikisht për të nxjerrë inatet e vitit që po mbaron gjatë një festivali që zgjat gjithë ditën e 25 dhjetorit, për t’a nisur vitin e ri, pa mllefe!

Zvicër
Qytetarët zviceranë e mirëpresin vitin e ri duke hedhur në tokë një kaush me akullore. Por ky nuk është një shpërdorim; është një zakon që thuhet se sjell begati në vitin që sapo ka nisur.

Bolivi
Ngjyra e të brendshmeve është paracaktuese e fatit që ju pret në vitin e ri, të paktën kështu është në Bolivi. Një palë të brendshme të kuqe thuhet se ju sjellin dashuri, ndërsa një palë në ngjyrë floriri ju sjellin mirëqenie dhe pasuri për 12 vitet e ardhshme. Mos guxoni të vishni të zeza!

Skoci
Në Skoci, personi i parë që kalon pragun e derës së një skocezi paracakton fatin që do të ketë ai në vitin e ardhshëm. Ndaj, vizitorët e parë në shtëpinë e skocezëve sjellin me vete dhurata, kryesisht, uiski.

Rumani
Mund të keni dëgjuar për ‘leximin e gjetheve të çajit’. Po për atë të qepëve? Disa njerëz në Rumani qërojnë lëvozhgat e qepës më 31 dhjetor, dhe më pas përpiqen të lexojnë në to atë çfarë u është parashkruar për vitin pasardhës.

Përsëri, Rumani
Një tjetër traditë rumune për vitin e ri është ‘Kërcimi i Arinjve’. Kjo festë mbahet në disa fshatra të Rumanisë, por mos u trembni; ata arinjtë e vegjël që do të shihni, janë vetëm njerëz që janë maskuar për të trembur shpirtrat e këqij, që ata të mos vijnë gjatë vitit që vjen.

Danimarkë
Sa më shumë qelqe të thyera të gjesh tek pragu i derës, aq më shumë të duan, në Danimarkë. Për të festuar Vitin e Ri, banorët thyejnë pjata dhe gota në pragjet e dyerve e miqve apo të afërmve që u pëlqejnë më shumë.

Kili
Nëse dëshiron një vit të begatë në Kili, atëherë bën mirë të gatuash thjerrëza për darkë. Kilianët hanë të paktën një lugë nga gjella me thjerrëza në mesnatë, për të ndjellë një vit të ri me sa më shumë punë. Po, punë. Sepse puna nënkupton para.

Finlandë
Finlandezët e festojnë vitin e ri duke hedhur teneqe të shkrirë në ujë. Forma që do të marrë ajo thuhet se mund të rrëfejë atë që duhet të presin nga viti i ardhshëm.

Estoni
Sa më shumë të hash në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, aq më i bollshëm do të jetë Viti i Ri në Estoni. Le të themi që në këtë vend nuk ngelet asgjë për t’u ngrënë në mëngjesin e 1 janarit. Pak e çuditshme.

Brazil
Në Brazil, festuesit vishen me të bardha për të mirëpritur vitin e ri. Dihet se e bardha përfaqëson mbarësi dhe mendohet se largon shpirtrat e errësirës.

Ekuador
Nisja e një viti të ri presupozon të ndryshuarit të gjërave në të cilat ke gabuar gjatë vitit të shkuar. Në Ekuador, banorët djegin në prag të ndërrimit të viteve foton e diçkaje që ata nuk duan ta kenë më gjatë vitit të ri. Gjithashtu mund të digjen dordolecët si rit për largimin e shpirtrave djallëzorë.

Irlandë
Irlandezët e festojnë Vitin e Ri duke goditur murin me simitet e bukës; një lëvizje që besohet se largon shpirtrat e ligë.

Argjentinë
Mos guxo të të zërë gjumi në natën e ndërrimit të viteve në Argjentinë! Sepse, nëse befas zgjohesh kur ora të jetë 12 dhe nga përgjumja e bën hapin e parë me këmbën e majtë, do të jetë një vit i tmerrshëm! Në mesnatë, argjentinasit bëjnë kujdes që hapi i parë që hedhin në vitin e ri, të jetë me këmbën e djathtë.

Bjellorusi
Harrojini buqetat me lule: Në Bjellorusi, ai që e di mirë se kush do të martohet në vitin e ri, është gjeli. Femrat ulen në formë rrethi me nga një kalli misri në dorë. Zonjusha që ka misrin fatlum, i cili do të jetë i përzgjedhuri i gjelit për t’u ngrënë, është e përkëdhelura e fatit për t’u martuar!

Spanjë
Në Spanjë është e zakonshme që për vit të ri, njerëzit të hanë 12 kokrra rrushi në mesnatën e ndërrimit të viteve. Besohet se 12 kokrrat e rrushit sjellin 12 muaj të mirë gjatë vitit që sapo ka hyrë.

Belgjikë
T’u urosh vitin e ri miqve dhe të afërmve, nuk do të thotë gjë, nëse je në Belgjikë. Atje duhet t’u japësh bekimet edhe qenieve të tjera të gjalla, mbi të gjitha bagëtive. Arsyeja? E thjeshtë. Nuk do të donit të kishit një lopë të pamotivuar për të bërë qumësht! Ky zakon besohet të sjellë begati dhe mirëqenie.

Afrika e Jugut
Jashtë e vjetra, të rrojë e reja! Në Johannesburg, Afrikë e Jugut, njerëzit e festojnë vitin e ri duke hedhur gjërat e vjetra që nuk u hyjnë më në punë, si televizorët, karriget apo pajisje të tjera. Por bëni kujdes kur të jeni duke kaluar ndanë një pallati; zakoni e do që ato të hidhen nga dritarja!

Filipine
Në Filipine, tavolinat mbushen me fruta të rrumbullakëta në vigjiljen e vitit të ri. Forma e tyre e rrumbullakët simbolizon monedhat. Sa më shumë të tilla të kesh mbi tavolinë, aq më i begatë thuhet se do të jetë viti i ardhshëm.

Ritet e Vitit të Ri në 20 vende të botës Read More »

E pabesueshme cfarë ndodh me Sheratonin pas 14 vitesh

Rrjeti i njohur i hotelerisë që prej 14 vitesh ishte prezent edhe në Shqipëri, do të largohet nga vendi tonë në muajin janar. Është fjala për ‘Sheraton’. Lajmin e njofton Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA).

Përmes një deklarate për media, kjo shoqatë e konsideron këtë zhvillim shumë negativ. Duket se mungesa e sigurisë dhe trajtimi jo i mirë që qeveria u bën bizneseve të huaja në vend, ka bërë që edhe ky rrjet i famshëm i hoteleve në botë të ikë.

Largimi i një prej të paktave marka ndërkombëtare që ndodheshin në Shqipëri, është një lajm i keq për vetë biznesin shqiptar dhe po fakton edhe njëherë faktin se me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, jo vetëm që nuk ka biznes të huaj që vjen në vend, por edhe ata që janë, kanë ikur.

Njoftimi i shoqatës për largimin e Sheraton:

Sheratoni (që një vit me parë u ble nga grupi më i madh hotelerik në botë Marriott) është një emër shumë serioz dhe me peshë në grupet e zinxhirëve hotelerik.

Për 14 vite me radhë Sheraton Tirana i besoi emrin e vet, një destinacioni problematik dhe me imazh shumë të cenuar siç ishte Shqipëria, duke riskuar në kosto të imazhit dhe biznesit të vet, imazhin e një vendi ku s’kishte shkelur asnjë zinxhir hotelerik më parë.

Për më tepër në 2003 kur Sheratoni vendosi të vinte në Tiranë, shumë pak kryeqytete në rajon kishin hotele brand të këtij niveli. Madje edhe sot e kësaj dite Sheraton nuk ka çdo vend fqinj.

E pabesueshme cfarë ndodh me Sheratonin pas 14 vitesh Read More »

Blerim Destani refuzon Bleona Qeretin: Jam i dashuruar dhe i lumtur

Blerim Destani është një nga meshkujt shqiptarë për të cilin vajzat lënë kokën, por me siguri të gjitha tani do të zhgënjeheni kur t’ju themi se aktorit ja kanë rrëmbyer zemrën. Këtë Blerimi e ka pranuar sot, i ftuar në “Xing me Ermalin”, kur një komentues në rubrikën “Pyetje nga Facebook-u”, e pyeti Blerimin pse nuk martohet me Bleonën apo nuk ka aq para sa do ajo?

“Bleonën nuk e kam takuar kurrë live”, u shpreh Blerimi ndërsa Ermali tha se do t’ja prezantojë ai, por aktori nuk u shfaq aspak i interesuar për ta takuar Bleonën duke u shprehur: “Unë jam i dashuruar dhe i lumtur”.

Blerim Destani refuzon Bleona Qeretin: Jam i dashuruar dhe i lumtur Read More »

Ja pse duhet të fusni lekë poshtë tapetit me patjetër natën e Vitit të Ri

Festat janë koha ideale për të reflektuar. Çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë mund të përpiqemi të bëjmë më mirë? Për të na ndihmuar më shumë për të arritur qëllimet tona ju rekomandojmë të lexoni traditat që shumë kultura të ndryshme i ndjekin.

1.Mbajini paratë poshtë tapetit
Nëse dëshironi të keni më shumë para vitin që vjen, ndiqni të njëjtën taktikë që populli romun ndjek. Ata besojnë se nëse i vendosni paratë poshtë tapetit kur ora shkon 12 viti i ri do t’ju sjellë më shumë të ardhura financiare. Për të pasur akoma më shumë fat ju këshillojmë të vishni të brendshme të kuqe ose të thyeni gotat natën e vitit të ri.

2. Ndizni furrën dhe muzikën
Në shumicën e rasteve paratë vijnë kur fitohen me djersë. Prandaj nëse dëshironi që viti i ri të jetë i mbarë shumë njerëz në Trinidad dhe Tobago besojnë se çelsi është që të keni një shtëpi të pastër dhe të mblidhni familjarët tuaj duke gatuar gjëra të shijshme për ata. Ëndërrat do ju bëhen realitet nëse gatuani fasule të zeza për ditën e vitit të ri.

3. Hani mirë.
Populli afgan rekomandon se nëse kombinoni natën e vitit të ri frutat e thata si bajamet, lajthitë , arrat, qershitë, kajsitë dhe rrushin e thatë fati i mirë do ju ndjekë gjatë gjithë vitit tjetër.

4. Thuajini lamtumirë fatit të keq
Në Brazil njerëzit vishen me të bardha sepse besojnë se viti i ri në këtë mënyrë do t’ju sjellë paqe dhe qetësi mendore. Ata rekomandojnë se viti i ri duhet t’ju gjejë në ujë dhe sapo t’ju afrohen dallgët duhet të hidheni sa më lartë të mundeni.

5.Mbusheni shtëpinë tuaj me para dhe fruta të rrumbullakëta.
Ndërsa në Filipine nuk është e nevojshme t’i drejtoheni detit në vend të saj ata veshin rroba me pika dhe hidhen aq sa kanë mundësi në mesnatë. Për t’ju sjell akoma më shumë fat ata rekomandojnë të hidhni disa monedha nëpër dhomat e shtëpisë kur ora shënon 12. Gjithashtu mbajini dritat ndezuar gjatë natës dhe mbusheni tavolinën e vitit të ri me fruta të rrumbullakta të madhësive të ndryshme.

6. Hani disa kokrra rrush dhe bëni gati valixhen
Frutat janë protagonistët kryesor në traditat e Amerikës Latine: Në Venezuelë ose Bolivi, njerëzit për të pasur sa më shumë fat hanë ekzaktësisht 12 kokrra rrushi në mesnatë. Për ata që 2018-ta do t’i gjejë duke udhëtuar botën ja një truk fatsjellës që mund të bëni: Merrni valixhen dhe bëni disa xhiro me të rreth shtëpisë, kjo do ju rrisë mundësitë që të shikoni vënde të reja gjatë vitit të ri.

Ja pse duhet të fusni lekë poshtë tapetit me patjetër natën e Vitit të Ri Read More »

E pyesin a është xheloz për gruan, përgjigja e Metës habit

Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi do të mbushin plot 20 vite të martuar, pak muaj më vonë.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe gruaja e tij Monika Kryemadhi, gjate ceremonise se 24 vjetorit te themelimit te Partise Socialiste te Shqiperise, organizuar ne ambientet e Teatrit Kombetar. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta and his wife Monika Kryemadhi, during the 24th anniversary ceremony of the founding of the Socialist Party of Albania, organized in the premises of the National Theatre.

Pas shumë viteve në politikën shqiptare, çifti presidencial ka fituar besimin tek njëri-tjetri.

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në “Xing me Ermalin”, Meta tregoi dhe një sekret tjetër në marrëdhënien e tyre.

Ai u pyet:

“Bëheni xheloz për njëri- tjetrin, se jeni dobësuar, zbuluruar?”

Pas kësaj, Meta u përgjigj:

Monika është zbukuruar goxha… Jo, nuk jam xheloz, por unë gëzohem kur na pëlqejnë të gjithë. Po tani, si, do të na fusësh në sherr edhe kur, një ditë para vitit të ri.”

y32

E pyesin a është xheloz për gruan, përgjigja e Metës habit Read More »

Ilir Meta:Ja ç’mendim ka për Ramën, Berishën dhe Bashën

Duke folur në emisionin “Xing me Ermalin”, presidenti Ilir Meta iu përgjigj disa pyetjeve të moderatorit Ermal Mamaqi.

Metës iu desh të jepte mendimin e tij edhe për kryeministrin Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Ç’mendim ke për Edi Ramën: I bukur, fashionist, tradhtar, i gjatë, legen, gjeni?”- e pyeti Mamaqi Metën, i cili surprizoi me përgjigjen e tij. “Fashionist gjeni!”-u shpreh presidenti.

Kurse për Berishën, Mamaqi i dha si opsione: Zotni, lider, i lodhur, plak. “Edhe zotni, edhe lider, edhe i palodhur, edhe i ri!”-u përgjigj Meta.

Ndërsa për pyetjen se ç’mendim kishte për Lulzim Bashën, Mamaqi nuk i dha atij asnjë aletrnativë, dhe Meta u përgjigj: ‘Shumë i mirë!”

Ilir Meta:Ja ç’mendim ka për Ramën, Berishën dhe Bashën Read More »

Supa me e forte se antibiotiket.Ja perberesit…

Nëse kërkoni të mposhtni virozat e stinës, mos gërmoni kot në kutinë e barnave që mbani në shtëpitë tuaja apo t’i drejtoheni farmacisë. Zgjidhjen e keni brenda në kuzhinën tuaj! Mjafton një supë me përbërësit e duhur dhe virozat do të qendrojnë larg organizmit tuaj.

Receta e mëposhtme është shumë interesante sepse kombinon dy nga përbërësit kryesorë të shëndetit të mirë: Qepë, hudhra dhe erëza. Bëhet fjalë për tre superfuqi në një pjatë të vetme.

Por si çdo e mirë, edhe kjo supë ka nevojë për shumë durim nga fillimi deri në fund.

Pavarësisht lodhjes, kjo është një nga supat më shpërblyese. Supa me qepë, hudhra e erëza është tërësisht vegjetariane.

Një tjetër përbërës interesant është djathi i shkrirë apo buka e thekur që plotësojnë panoramën e një mbrëmjeje të bukur vjeshte nën magjepsjen e një supe të shijshme.

Përbërësit

Supa:

  • Gjysëm gote me vaj ulliri
  • 6 thelpinj hudhre të shtypur
  • 1 kilogram kokrra domate të qëruara dhe të prera në copa të vogla.
  • 1 ose 2 lugë çaji me kripë deti
  • 2 lugë gjelle me vaj vegjetal
  • 1 kilogram qepë të grira hollë
  • 4 gota me verë të bardhë të thatë (opsionale)
  • Çerek gote me uthull të bardhë
  • Majdanoz, Piper dhe Dafinë

Buka e thekur/pjekur:

  • 1 lugë gjelle me vaj vegjetal
  • Një panine mesatare e prerë në copa të vogla
  • 1 lugë gjelle me gjalpë pa kripë
  • Gjysëm filxhani me djathë (për shkrirje) të grirë

Përgatitja

Në një tenxhere të madhe përzieni vajin e ullirit dhe hudhrën. Kavërdisini në zjarr mesatar dhe përziejini vazhdimisht për 2 minuta. Shtoni domatet dhe një ose dy lugët e çajit me kripë.

Rriteni temperaturën deri sa lëngu të ziejë dhe më pas uleni atë. Domatet duhet të gatuhen për 45 minuta deri sa të shpërbëhen dhe shija e saj dhe hudhrës të ndërthuren plotësisht.

Merrni një tigan të thellë dhe hidhni vajin vegjetal. Shtoni qepët dhe dy lugë gjelle me kripë. Ngrijeni temperaturën dhe përziejini vazhdimisht. Pas një minuti, uleni temperaturën dhe vendoseni kapakun dhe lëreni qepën të kavërdiset ngadalë për 20 minuta.

Kur të hiqni kapaku, avulli do të dalë dhe qepët do të kenë filluar të karamelizohen. Përzijini herë pas here deri sa qepët të marrin ngjyrën kafe. Hidhini në një tas dhe vendoseni tiganin sërish në zjarr.

Shtoni verën, uthullën, barishtet dhe erëzat. Zijini deri sa lëngu të pakësohet dhe të trashet. Shtoni gjashtë gota ujë, lërini të ziejnë sërish dhe më pas hiqeni tiganin nga zjarri.

Kullojeni lëngun dhe hidheni në tenxheren e domateve. Shtoni qepët e karamelizuara dhe dy lugë çaji me kripë. Lëreni supën të ziejë sërish për 20 minuta.

Gjatë kësaj kohe, kavërdisni copat e bukës në një tigan me skarë. Në fillim hidhni vajin dhe lëreni të ngrohet, më pas shtoni copat e bukës një e nga një. Kur të kenë marrë një ngjyrë të artë në pjesën e poshtme, kthejini nga ana tjetër.

Shtoni gjalpin dhe kavërdisini copat e bukës për 3-4 minuta deri sa të marrin një nuancë kafe. Hiqini nga tigani dhe vendosini në një pjatë.

Hidhni nga 3 copa buke në 6 pjata supe rezistente ndaj zjarrit dhe shtoni nga pak djathë. Hidheni supën në pjata dhe shtoni sërish nga pak djathë. Futini në furrë për 2-3 minuta deri sa djathi të ketë shkrirë dhe të ketë formuar bulëza.

Supa me e forte se antibiotiket.Ja perberesit… Read More »