Aurora

Vlerat e rralla te arroreve per shendetin tone

Arrorët janë një ushqim perfekt për t’u konsumuar gjatë ditës dhe një alternativë e mirë ndaj ushqimeve të konservuara. Por që mbi të gjitha na bëjnë mirë për shëndetin.

Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit.

Dietat mesdhetare të cilat janë të pasura edhe me produktet arrore parandalojnë sëmundjet koronare arteriale dhe lehtësojnë funksionimin e zemrës.

Ndër arrorët më të pasur me vlera janë arrat, bajamet, lajthitë dhe fistikët. Të gjitha këto frutat arrore janë shumë të pasura me vitaminë-E, një antioksidant shumë i fuqishëm i cili ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe lëkurës.

Acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6 që gjenden me shumicë tek frutat arrore ndihmojnë në rastet e sëmundjeve të reumatizmës, si dhe në rastet e depresionit dhe Alzheimerit.

Vlerat më të mira shëndetësore të Arrorëve

Na e bëjnë zemrën të fortë

Ato janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Studimet kanë sugjeruar se këto yndyrna shërbejnë dhe si anti-inflamatorë, duke ndihmuar në këtë mënyrë për të ulur rrezikun e presionit të gjakut, sëmundjeve arteriale koronare dhe hemoragjisë cerebrale.

Mbrojnë sistemin nervor dhe largojnë dhimbjet e kokës

Mungesa e magnezit në organizëm shfaq probleme të shumta nervore duke sjellë simptoma të ndryshme si hiperaktivitet, panik, stres, ankth dhe pagjumësi.

Dhimbjet e kokës janë gjithashtu shpesh herë të lidhura me mungesën e këtij minerali jetik, konsumimi i disa bajameve ju ndihmon në largimin menjëherë të dhimbejve.

Na japin energji

Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Kosumimi rregullisht i tyre përveçse furnizon organizmin me vlera të shumta i jep atij fuqinë e nevojshme për të përballuar aktivitetin fizik.

Një sërë studimesh kanë treguar se sa më shumë arrorë të konsumojnë njerëzit, aq më pak të predispozuar janë për të humbur jetën, në çfarëdolloj moshe, veçanërisht ndaj sëmundjeve të zemrës.

Njerëzit, të cilët konsumojnë rregullisht fruta të thata arrore kanë më pak rrezikshmëri ndaj të gjitha rasteve të përfshira në studim-rreth 23% të rriskut, krahasuar kjo me njerëzit të cilët nuk i konsumojnë.

Vlerat e rralla te arroreve per shendetin tone Read More »

Sherebela e shijshme e Shqiperise.Ja si ta perfshini ne gatimet tuaja

Sherebela është pjesë e familjes botanike ku bën pjesë edhe nenexhiku.

Të gjithë përbërësit e kuzhinës, që përputhen mirë me vajrat janë kombinimi ideal për çdo gatim të preferuar.

Sherebela është një prej këtyre përbërësve, që krijon një partneritet ideal me ushqimet e pasura me yndyrna dhe vaj.

Sherebela e pazëvendësueshme në kuzhinë.

Ngjyra e gjetheve të sherebelës dhe shija e tyre është e ndryshme, megjithatë sherebela shqiptare është një bimë me aromë të ndezur dhe me shije pakëz të thartë.

Ajo ia del të rezistojë edhe në gatimet me temperaturë të lartë, duke mos dorëzuar shijen dhe aromën.

Problemi me sherebelën është se shqiptarët më shumë e përdorin për çaj.

Në kuzhinën shqiptare sherebela ka një profil të kufizuar, në krahasim me erëzat dhe barishtet e tjera, siç janë borziloku dhe rigoni.

Nësë bëjmë një listë të përdorimeve në kuzhinë të të gjitha erëzave të çdo stine, kemi tendencën ta rradhisim sherebelën në mesin e bimëve aromatike kryesisht të përshtatshme për mbushje ose shoqërim të gatimeve me pulë dhe gjel.

Por shija pakëz pikante dhe me nuanca të rozmarinës që ka sherebela e freskët e bën atë lehtësisht të përdorshme gjatë gjithë vitit.

Mjafton të dini mënyrën e duhur për ruajtjen dhe përdorimin e sherebelës.

Sherebela shqiptare është një nga bimët më të eksportuara në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës, ku përdoret kryesisht për gatim.

Sherebela shitet në tre forma të ndryshme: e njomë, e thatë dhe e grirë.

Nëse jeni në kërkim të sherebelës së njomë, përpiquni të blini bimën me gjethe të forta të veshura me push të hollë dhe pa njolla kafe.

Sherebela e grirë përftohet nga gjethet e thata të cilat janë janë këputur nga kërcenjtë.

Ajo është e butë dhe me një nivel të lartë arome. Sherebela e thatë ka një shije më të përmbajtur dhe reziston mirë në kuzhinë.

Recetat e sherebelës janë të panumërta.

Përdorimet e saj në kuzhinat ndërkombëtare po ashtu.

Sherebela kombinohet shumë mirë me produktet e bulmetit ndaj britanikët prodhojnë një djathë me grimca sherebele të quajtur Derby me sherebelë.

Ju mund ta huazoni këtë kombinim çdo herë që përgatisni panine me djathë të pjekur në zgarë, duke shtuar fletë sherebele tek djathi.

Shumë shefa ndërkombëtare të kuzhinës e përdorin sherebelën me qepët e kavërdisura, të cilat më pas përdoren për mbushje.

Qepët e karamelizuara apo pica me djathë guda janë ideale për t’u kombinuar me sherebelë.

Qepët e karamelizuara të kavërdisura me sherebelë mund të hidhen edhe mbi perime për t’ju dhënë një shije unike.

Në Gjermani, sherebela përdoret tek salçicet, e në disa raste edhe tek birra.

Sherebela ka një shije dhe aromë të fortë, ndaj nuk duhet të jeni dorëlëshuar.

Ajo kombinohet mirë me mishin e kuq dhe atë të shpendëve si të patës dhe pulës.

Në Itali, e përdorin duke e shtuar tek gjalpi që shkrihet para se të hidhet në makarona ose njoki.

Gjethet e skuqura të sherebelës mund të përdoren si barishte edhe në garnitura ose ushqime të shpejta.

Sherebela e shijshme e Shqiperise.Ja si ta perfshini ne gatimet tuaja Read More »

Kurat natyrale kunder dhimbjeve te kokes

Vjen një pikë kur të duket sikur gjithë bota të është kthyer kundër dhe stresi arrin kulmin duke u shpalosur në formën e një dhimbjeje koke që të mposht.

Cila është zgjidhja e një dite të keqe që nis e mbyllet me një dhimbje të ashpër koke?

Rruga e shkurtër është të marrësh një tabletë farmacie me shpresën që do ta shuajë dhimbjen sa hap e mbyll sytë.

Ka njerëz që preferojnë çajin e kamomilit e të tjerë që preferojnë ta durojnë në heshtje.

E vërteta është që kur vjen puna tek dhimbja e kokës e të tjera, jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë, vetëm të mos vuajmë.

Dhimbjet e kokës karakterizohen nga një presion që rreh si çekan mbi qafë, supe, në majë të kokës dhe rrotull saj. Por ka edhe më të rënda.

Migrena nga ana tjetër është ndjesia e pulsimit në të dyja ose në njërën nga anët e kokës.

Simptomat gjithsesi variojnë nga njeriu dhe nga ashpërsia e dhimbjes.

Xhenxhefili, Kura Sublime

Xhenxhefili njihet si mrekulli kundër dhimbjes së kokës dhe për fat të mirë e gjejmë në shtëpi pa asnjë problem.

Si mund ta përdorësh xhenxhefilin kundër dhimbjes së kokës?

Mund ta përdorni si çaj duke përzier sasi të barabarta të lëngut të xhenxhefilit dhe limonit. Këtë mund ta pini dy herë në ditë.

Me xhenxhefilin mund të përgatisni një pastë duke përzier pluhurin e zhardhokut dhe dy lugë gjelle me ujë.

Lyeni ballin me pastën e xhenxhefilit dhe prisni disa minuta që dhimbja të lehtësohet.

Vaji i Livandos

Livandoja ka një aromë fantastike dhe konsiderohet si një kurë ideale kundër dhimbjeve të kokës.

Thjesht duke nuhatur aromën qetësuese të vajit esencial të livandos mund t’i kurseni vetes shumë dhimbje.

Hidhni disa pika të vajit në një shami dhe nuhasni aromën e këndshme. Ju mund të hidhni dy pika vaj në dy gota me ujë dhe të nuhasni avullin e krijuar.

Kanella

Kanella është erëza e mrekullisë dhe funksionon kundër dhimbjeve të kokës. Grini shkopinjtë e kanellës hollë dhe pluhurin bashkojeni me ujin duke formuar një pastë kanelle.

Lyejeni ballin dhe pjesët anësore të kokës me të dhe qëndroni shtrirë për 30 minuta. Më pas shpëlajini zonat e lyera me ujë të vakët.

Lëvizjet Fizike Bazë

Mjaftojnë disa ushtrime fizike dhe lëvizje bazë të kokës dhe qafës që të zbusni intensitetin e dhimbjes së kokës.

Ngrijeni dhe uleni kokën, lëvizeni majtas dhe djathtas në drejtim të secilit sup.

Përpiquni ta rrotulloni qafën me ngadalë në drejtim të akrepave të orës dhe anasjelltas që të ndihmoni në qetësimin e muskujve të shpatullave dhe qafës.

Borziloku

Zieni tre ose katër gjethe të freskëta borziloku në ujë (1 filxhan) të nxehtë. Shtoni mjaltë dhe pijeni çajin ngadalë.

Mund të përtypni edhe disa prej gjetheve ose të nuhasni avullin e lëshuar nga borziloku i zier.

Mollët

Nëse zgjoheni me dhimbje koke, hani menjëherë një fetë mollë me kripë dhe pini ujë të vakët më pas.

Ju mund të hidhni edhe dy lugë çaji me uthull molle në një gotë me ujë. Shtoni mjaltë dhe lëng limoni dhe pijeni dy ose tre herë në ditë.

Kurat natyrale kunder dhimbjeve te kokes Read More »

Dokumenti sekret:Si e përdhunonin Fotininë shefi i Degës me kushëririn

Nga publikimi i fundit i një dokumenti sekret të Degës së Punëve të Brendshme të qarkut të Elbasanit, del nje histori tronditese, qe pak kush mund ta besoje.

Bëhet fjalë për dokumentin që i përket vitit 1958. Në të thuhet se ka qenë vetë shefi i Degës, Qatip L., i cili bashkë me një person tjetër me emrin Nevruz, kanë kryer veprime seksuale me një vajzë minoritare nga Gjirokastra, me emrin Fotini.

Ngjarja duket si një skenar filmi me histori perverse, me një mori ndodhish e episodesh, të cilat fillojnë e mbarojnë me skena përndjekjesh e përdhunimesh, me skenarë të ideuar nga shefi i degës. Në dokumentin e bërë publik tregohet shumë pak nga ajo që ka ndodhur në të vërtetë

Në muajin korrik 1957, kapiten Qatipi ka marrë një vajzë imorale (minoritare) e quajtur Fotini nga Gjirokastra, me të cilën ka pasur lidhje edhe më përpara dhe së bashku me kushëririn e tij, Nevruz B., e çojnë nga rruga e trenit dhe aty bëjnë aktin.

Një herë tjetër po këtë femër e kanë thirrur në zyrë me pretekstin për t’i kontrolluar dokumentet, ku kanë mbajtur gjoja njëfarë procesverbali dhe pastaj e kanë nxjerrë jashtë dhe në afërsi të Degës së Brendshme, Qatipi dhe Nevruzi kanë kryer marrëdhënie seksuale me të”.

Dokumenti sekret:Si e përdhunonin Fotininë shefi i Degës me kushëririn Read More »

Kushërira hot e Presidentit ka një hall, i gjeni dot burrë

Kushërira e ish Presidentit Bujar Nishani,. beniada gjatë një interviste në muajin shtator, tregoi për dëshirën e saj për të gjetur një djalë tradicional shqiptar.

Pas atij programi, Beniada mori shumë mesazhe e propozime virtuale nga dhjetëra fansa në Itali, vendi ku ajo jeton prej vitesh, por edhe nga shqiptarë në Shqipëri a vende të tjera.

Por akoma mesa duket nuk e ka gjetur . Mbrëmjen e djeshme, e ftuar ne Top Show, ajo tha se akoma s’po e gjen dot një djalë shqiptar dhe për këtë fajëson Ervinin.

Ky i fundit ia ktheu aty për aty duke i thënë se ajo ndryshon mendim çdo 5 minuta, kështu që kjo është punë e vështirë.

Pas programit të muajit shtator, Beniada tha se pati shumë kërkesa: “Vërshuan shumë kërkesa martese, mesazhe…” – tha me të qeshur dhe bashkë me Albanin lexuan në studio një pjesë prej tyre.

Kushërira hot e Presidentit ka një hall, i gjeni dot burrë Read More »

A punon eskortë? Ish banorja e Big Brother flet për jetën në Dubai

Ajo nisi një aventure të re duke braktisur çdo gjë në Shqipëri madje dhe famën që i dha “Big Brother 3” për t`u zhvendosur në Dubai. 3 vjet pa ardhur në Shqipëri, kurioziteti për të mësuar më shumë për jetën e saj atje ishte i madh.

Inxhiniere mjedisi, ish banorja e Big Brother, Bertina, vajza e njohur për flokët kaçurela, ishet dje e ftuar në Top Show. Bertina Mehmeti: “Si në Dubai ashtu edhe në Shqipëri ka vajza ‘eskortë’ por unë jam një inxhiniere”.

“Më kanë ‘martuar’ disa herë me Sheik por unë jam zog i natyrës dhe jo i kafazit”. Përvec kësaj tregon arritjet e saj në karrierë në Dubai gjithashtu!

A punon eskortë? Ish banorja e Big Brother flet për jetën në Dubai Read More »

Vërtetohet shkencërisht: Duhanpirësit nuk janë joshës

Është vërtetuar shkencërisht se duhanpirësit janë më pak tërheqës sesa ata që nuk pinë duhan. Studimi është kryer nga hulumtues të Universitetit të Bristolit, me rreth 500 të anketuar.

Dy ishin qëllimet kryesore të këtij projekti shkencor: që të zbulohej nëse është e mundur të kuptohet që dikush pi duhan, vetëm duke e parë në fytyrë dhe a e bën duhanpirja më joshës një person?

Studiuesit tregojnë se ka shumë faktorë që ndikojnë në pamjen fizike të një personi, duke përfshirë moshën, gjininë apo mjedisin ku është rritur.

Prandaj, në mënyrë që të arrihen rezultate të sakta, hulumtuesit kanë eksperimentuar vetëm me binjakët identikë, të cilët përveç ngjashmërisë gjenetike kishin jetuar edhe në të njëjtat mjedise fizike, shkruan mapo. Rezultoi se 70% e të anketuarve e kishin kuptuar se cili ishte duhanpirës, vetëm duke i parë njerëzit. Po ashtu shumica e femrave por edhe e meshkujve, kishin zgjedhur si më joshës ata që nuk pinin duhan.

Vërtetohet shkencërisht: Duhanpirësit nuk janë joshës Read More »

A do të bjerë borë për Vitin e Ri? Ja parashikimet

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat të shtunen do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet
2-4 gradë Celsius. Të dielen do të ketë ngritje të lehta të vlerave të maksimaleve.

Do të fryjë erë nga verilindja e leht deri mesatare

A do të bjerë borë për Vitin e Ri? Ja parashikimet Read More »