Aurora

Trinjaket identike që i lanë të gjithë pa fjalë, ditëlindjen e kanë në datë të ndryshme

Ato janë trinjake identike, por ditëlindjen e tyre e kanë në datë të ndryshme.

Ky rast i ka habitur të gjithë në Kinë, teksa një foshnje e lindur në 24 dhjetor, u desh të priste edhe dy ditë për të ardhur në jetë dy motrat e saj të tjera.

Dy foshnjet e tjera erdhën në jetë pasi kontraktimet e nënës së tyre u ndalën papritur 47 orë pasi kishte lindur njëra prej tyre.

Lidhur me këtë rast, mjekët u shprehën:

Foshnjet janë në gjendje të qëndrueshme,. Ato peshonin 1.450g, 1.300g dhe 1.150g, përkatësisht në lindje”.

Nëna e foshnjeve quhet Li dhe është 31-vjeçe. Ajo u bë nënë e tri vajzave të tjera, pasi 11 vite më parë ka sjellë në jetë një tjetër vajzë. Është pikërisht tradita ajo që nuk e ndalon atë, pasi në Kinë duhet se s’bën që familja të ketë një djalë. Këtë herë nuk ia arriti, a do t’ia arrijë herën tjetër?

Trinjaket identike që i lanë të gjithë pa fjalë, ditëlindjen e kanë në datë të ndryshme Read More »

Me reshje apo diell, si do të jetë moti në ditët e para të janarit

Ditët e para të janarit, pra data 1 dhe 2 duket se do të rikthejë reshjet në disa zona të vendit.

Sipas meteoalb, ditët e para të vitit 2018 sjellin rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike, ndërsa në disa zona në veri dhe në jug do të ketë reshje shiu.

“E hënë – dt. 1 janar: Dita nis e kthjellet por duke iu afruar mesditës vranësirat shfaqen në Veriperëndim e gradualisht shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Pasditja shton vranësirat në territor duke sjellë reshje të pakta në ekstremet Veri – Jug dhe zonat Lindore deri në orët e natës kur reshjet intensifikohen përkohësisht në pjesën më të madhe të vendit.

E martë – dt. 2 janar: orët e para të ditës mbeten me vranësira e reshje të pakta në Veri – Qendër ndërsa reshje të izoluara në pjesën tjetër të vendit. Mesdita dobëson vranësirat duke izoluar shirat në Veriperëndim – Jugperëndim dhe dëborë të pakët në zona të izoluara në Veri dhe Lindje duke lënë pjesën tjetër të territorit shqiptar me kthjellime e vranësira kalimtare

TABLOJA TERMIKE: ditët e para të vitit 2018 sjellin rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike të së hënës por e marta nuk sjell ndryshime të ndjeshme të tyre; ekstremumet termike do luhaten nga -3°C mëngjesi në zonat malore deri në vlerat 13 – 14°C, gjatë mesditës në ultësirën perëndimore”, sqaron meteoalb.

Me reshje apo diell, si do të jetë moti në ditët e para të janarit Read More »

Ja si do të jetë muaji i parë i 2018-ës për secilën shenjë

Dashi – Për Dashin viti do të nis pak i tensionuar. Pozicioni jo i favorshëm i Venusit do të krijojë konflikte mes jush dhe partnerit. Deri në datën 17 do të përballeni me pengesa dhe vështirësi të shumta. Por mos u merakosni, pasi pas datës 17 gjërat do të lehtësohen për ju. Nga ana tjetër ditët e para të muajit do të jenë të mbara në aspektin e punës. Fokusohuni te projektet tuaja.

Demi – Pozicioni i kundërt i Marsit e bën janarin një muaj të vështirë për ju. Ju do ta ndjeni fuqishëm peshën e përgjegjësive dhe kjo do ju shkaktojë shumë stres. Gjërat fillojnë të rregullohen pas datës 26 ku do të vëreni një përmirësim të situatës. Nga ana e dashurisë Venusi ju premton shumë. Duke filluar që nga data 11 do keni mundësi të shumta takimesh dashurie apo edhe lajme të mira nga ky aspekt.

Binjakët – Dhjetori nuk ishte shumë i thjeshtë për ju Binjakë. Ju është dashur të përballeni me pozicionin e kundërt të Venusit dhe Mërkurit, por në Janar kjo do ndryshojë. Pas datës 11 do filloni të merrni frymë lirisht. Në dashuri takimet do të jenë premtuese pas datës 17. Beqarët do të kenë mundësi të mira të njohin njerëz të rinj, ndërsa çiftet më në fund do jenë të qartë të kuptojnë nës e duan apo jo personin që kanë në krah, raporton 360gradë.

Gaforrja – Viti 2018 për fat të keq nuk do të nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Për fat të keq Venusi do të jetë kundër shenjës tuaj, dhe do të kaloni javë konfuziteti nga ana sentimentale. Ata që janë në një marrëdhënie do të kenë shumë konflikte. Përpiquni mos ta tërhiqni shumë litarin, dhe prisni pak përpara se të merrni vendime drastike. Mërkuri mund të krijojë shkëputje me disa njerëz pas datës 11. Por për fat të mirë Marsi do ju japë fuqinë e duhur për ti përballuar gjërat me sukses.

Luani – Ky muaj premton të zgjidh për ju të gjitha pengesat dhe kontradiktat që keni pasur me partnerin deri në datën 17. Por në pjesën e dytë të muajit do të nisin tensionet për ju. Mos shtyni asgjë. Pjesën e dytë të muajit koha juaj është flori. Për sa i përket punës ky muaj do të jetë fantastik. Mos refuzoni asnjë propozim që mund të keni. Mos harroni, nuk keni kohë për të humbur në janar.

Virgjëresha – Vitin 2018 ju do ta nisni të karikuar. Falë pozicionit të Marsit do të keni forcën e duhur për të përballuar me sukses çdo vështirësi. Në punë mund të përballeni me disa pengesa për shkak të pozicionit jo të favorshëm të Mërkurit. 10 ditët e para të muajit do të keni shumë diskutime me shefat ose me kolegët tuaj. Në dashuri çdo gjë është shpërthyese, pasi Venusi në pjesën e parë të muajit do favorizojë shumë çiftet që sapo kanë nisur një marrëdhënie.

Peshorja – Të dashura Peshore, mos u alarmoni nëse gjërat në dashuri nuk shkojnë mirë pjesën e parë të muajit. Fatkeqësisht Venusi nuk është në pozicion të favorshëm deri në datën 17 janar. Pas kësaj date do të jetë shumë e thjeshtë të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin. Por në punë pozicioni i përshtatshëm i Mërkurit do ju ndihmojë të realizoni disa projekte që i keni në zemër. Marsi do të jetë në pozicion të favorshëm në fund të muajit dhe do ju sjellë shumë forcë dhe energji.

Akrepi – Viti juaj do të nisë me një pozicion shumë të bukur të Marsit. Do të jeni të karikuar me vendosmëri, forcë dhe energji për të luftuar çdo pengesë. Gjatë këtij muaji nuk ekziston asnjë sfidë që ju nuk do ta kaloni me sukses. Por kujdes, pas datës 17 Venusi është në pozicion jo të favorshëm dhe mund të keni disa probleme në dashuri.

Shigjetari – Muaji janar nuk mund të nisë më bukur për ju Shigjetar. Pozicioni i Mërkurit do t’ju dhurojë 10 ditë të mbushura me emocione, takime, dhe shumë lajme të mira. Edhe në punë do të keni shumë sukses. Edhe pas datës 17 mund të themi që Venusi do ju mbajë mirë. Planeti i dashurisë do ju japë shumë emocione. Ndërsa në fund ju llaston Marsi i cili do ju japë dashuri dhe energji në të gjitha fushat për një kohë të gjatë.

Bricjapi – Pozicioni i Venusit është fantastik për ju Bricjap. Në fillim të muajit do të ndjeni stabilitet dhe pasion në marrëdhëniet sentimentale. Do të keni disa javë të bukura me dashuri dhe pasion. Duke filluar që prej datës 11, do të keni shumë evente fantastike dhe mundësi të mira në punë. Marsi garanton forcë fizike dhe energji të mirë.

Ujori – Jani gati për një muaj plotë me pasion? Duke filluar që prej datës 17 Venusi do të hyjë në shenjën tuaj. Do të shijoni një pjesë të dytë të muajit të mbushur plotë me ndjenja. Beqarët nuk do sforcohen shumë për të njohur një person të veçantë pasi gjasat janë që do shfaqet vetë. Parashikimet janë që ujori do të gjejë patjetër një person shumë të veçantë këtë vit me të cilin do të dashurohet si asnjëherë më parë, ndërsa çiftet do të kenë stabilitet dhe siguri.

Peshqit – Dashuria vjen në plan të parë këtë muaj. Pas datës 17 do të futet në shenjën tuaj një Venus plotë pasion. Beqarët mund të kenë takime interesante, sidomos në pjesën e fundit të muajit. Në punë nga ana tjetër bëni mirë të ruani qetësinë. Ditët e para të janarit do ju sjellin disa pengesa në aspektin profesional. Nëse keni propozime për të bërë, duhet të prisni deri në datën 11.

Ja si do të jetë muaji i parë i 2018-ës për secilën shenjë Read More »

Kush është gruaja e martuar që ka patur lidhje të fshehtë me Noizyn?

Noizy është një reperët më të suksesshëm dhe një ndër më të paguarit, gjithashtu dhe shumë i pëlqyer nga femrat. Gjatë gjithë karrierës së tij, Noizy është përfolur shpesh për lidhje me vajza të njohura ose jo, por asgjë nuk është konfirmuar prej tij.

Deri dje kur ai ka çuditur të gjithë duke pranuar se ka pasur një lidhje me një grua të martuar.

Gjatë një loje në “Xing me Ermalin”, moderatori Ermal Mamaqi pyeti të ftuarit nëse kanë pasur një marrëdhënie me dikë që ka qenë i martuar dhe të vetmit që e pranuan ishin Noizy dhe Varrosi. Noizy nuk e zbuloi identitetin e saj duke bërë të gjithë kuriozë.

Kush është gruaja e martuar që ka patur lidhje të fshehtë me Noizyn? Read More »

Vogëlushja me leuçemi na bëri të qajmë: Nuk kërkoj asnjë dhuratë për Vitin e Ri, dua të shërohem

Era Kabila ndodhet në pavionin e Onko-Hematologjisë prej 2 muajsh sepse është diagnostikuar me leucemi.

Ama falë kurës së mjekëve, po shihen përmirësimet e para.

“Për momentin unë dua vetëm që të shërohem dhe nuk kërkoj ndonjë dhuratë, vetëm të jem mirë dhe që të gjithë fëmijët e tjerë që janë sëmurë të shërohen sa më shpejt”, tha Era.

Por me kurajon e saj të pazakontë, në të gjithë këtë rrugëtim të vështirë, 12-vjeçarja është përpjekur t’ia lehtësojë sadopak dhimbjen prindërve.

“Një ditë, ishte ai momenti kur do prisnim flokët, se duheshin prerë. Terapia bën punën e vet dhe e kuptuam tashmë, e nuk ishte ajo një problem shumë i madh, që obobo humbëm flokët. Të dija një mami shumë të fortë, mi jep ato gërshërë se do t’i pres vetë. E kupton që këto flokë nuk bëjnë më, mami. I hoqëm flokët, kërkova një paruke që asaj i pëlqeu , ndjehet mirë me to dhe hera herës nuk e kuptojmë që Era nuk ka flokë”, u shpreh Fitorja, mamaja e Erës.

Koha në dhomën e Erës, kalon me lexim, pikturë e me vizita të shumta në ditët e fundit të vitit, çka e bëjnë Erën të mos mërzitet që është në spital.

“Unë ndjehem shumë mirë, një ditë kanë ardhur këtu mësuesit nga shkolla dhe më kanë surprizuar shumë. Më kanë bërë një dhuratë dhe më kanë lumturuar shumë. Kanë thënë fjalë shumë të mira për mua, sa nuk mendoja që mendonin këto gjëra për mua”, rrëfen Era.

Nënë e bijë, kanë krijuar një ekip, me premtimin që do t’ia dalin të fitojnë.

“Fare mirë mund të kalohet edhe këtu viti i Ri, s’ka gjë. E rëndësishme është që të kurohemi, të shërohemi dhe pastaj e bëjmë Vitin e Ri, ç’rëndësi ka që se bëmë në datë 31 dhjetor , do ta bëjmë më 31 korrik. Dhe unë them që edhe këtu është bukur me të gjithë fëmijët e tjerë.

Aktualisht në këtë repart ndodhen 9 fëmijë, që festat e fundvitit do t’i gjejnë nën kujdesin e mjekëve dhe me dëshirën e madhe për shërim të shpejtë, raporton TCH.

Vogëlushja me leuçemi na bëri të qajmë: Nuk kërkoj asnjë dhuratë për Vitin e Ri, dua të shërohem Read More »

Nga kamomili tek Manushaqet.Lulet qe falin bukuri te pashtershme

Lulet shumëngjyrëshe plot aromë ndezin dhe zbukurojnë jetën e njeriut në mënyrë delikate.

Ato përdoren gjerësisht në industrinë kozmetike veçanërisht për bukurinë dhe parfumerinë.

Praktikat më të lashta të mjekësirë popullore në qytetërime të ndryshme i kanë dhënë shumë rëndësi përdorimit dhe vlerave thuajse magjike të luleve.

Lulet janë të plotfuqishme sa i përket ushqyerjes dhe zbukurimit të lëkurës apo flokëve.

Lulet mund të përdoren jo vetëm në çaj, por edhe për larjen e fytyrës, masazhimin e saj, zbutjen e lëkurës së trupit, larjes së tij e të tjerë.

Disa lule e ndihmojnë lëkurën të largojë problemet e saj dhe disa të tjera largojnë stresin që është një nga shkaktarët e problemeve të lëkurës.

Bergamoti

Kjo lule që i përket familjes së agrumeve përdoret në shumë trajtime kozmetike për lëkurën.

Çaji i këtyre luleve mund të përdoret për shpërlarjen e fytyrës duke ofruar një tërheqje të saj por edhe për forcimin e flokut.

Mjaftojnë 500 gramë nga kjo bimë. Ziejeni në një litër me ujë, kullojeni dhe përdoreni.

Lule kumaku

Kjo lule dimërore ofron petale të ngrënshme. Lulja mund të shkërmoqet dhe  me të të përgatitet një pastë e cila largon njollat e lëkurës.

Nëse mbushni gjysëm filxhani me petale dhe e zieni në të njëjtën sasi uji mund të përdorni një çaj të fortë.

Ky lëng largon irritimet e lëkurës tek fëmijët dhe të rriturit.

Karafili

Nëse ndiheni të stresuar, ju dhembin muskujt ose keni nevojë të qetësohen atëherë zgjidhni karafilin.

Në Greqinë e lashtë, karafili konsiderohej si një lule hyjnore.

Merrni 100 ml utuhll dhe shtoni 10 petale trëndafili. Pas një dite përdoreni lëngun që të bëni një banjë qetësuese në vaskë.

Kamomili

Kamomilin e njohim kryesisht në formën e çajit që nxit gjumin.

Por përveç gjumit, kamomili mund të përdoret për shfryrjen e qeskave të syve dhe rigjallërimin e lëkurës.

Ziejeni çajin dhe me të bëni kompresa për lëkurën.

Lulerradhiqja

Kjo lule e ushqen në thellësi lëkurën.

Ju mund të përgatisni çaj me gjethet dhe lulet dhe të lani lëkurën.

Çaji në fjalë largon skuqjet apo edemat në lëkurë.

Lulja në veçanti përdoret për një vaj esencial të jashtëzakonshëm për trupin.

Futini lulet dhe gjethet në një enë të mbushur me vaj ulliri ekstra të virgjër apo vaj bajamesh.

Pas një jave përdoreni vajin për masazh ose për banjë.

Jasemini

Jasemini është ndoshta lulja më e përdorur në kremërat e fytyrës, sapunët dhe vajrat esencialë.

Kjo lule aromatike mund të tretet në uthull ose në vaj bajamesh për të krijuar një tretësirë të këndshme plot vlera për lëkurën.

Ju mund të hidhni petalet e jaseminit në një shishe me ujë dhe të nesërmen të spërkasni trupin ose ambientin e gjumit.

Mjafton një javë aplikim në lëkurë, dhe do të shikoni një përmirësim të ndjeshëm.

Manushaqet

Lulet e bukura të pranverës janë të mrekullueshme për lëkurën dhe flokët.

Ato përmbajnë acid salicilik që e ushqen, qetëson dhe zbut lëkurën

Merrni një filxhan me petale dhe gjethe dhe ziejini në një litër ujë.

Kullojeni dhe përdoreni lëngun në fytyrë.

Nëse lëkura është prekur nga inflamacion i rëndë ose puçra të dhimbshme, shtypini gjethet e freskëta dhe pastën vendoseni në fytyrë.

Lulenate

Ekspertët e luleve ia njohin fort mirë vlerat lulenatës. Përveç përdorimit në parfume, lulet mund të transformohen në vaj aromatik gjallërues për trupin dhe mendjen.

Nga kamomili tek Manushaqet.Lulet qe falin bukuri te pashtershme Read More »

Arma me e forte bimore per shendetin:Caji i…

Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit.

Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Rritet në pyje, shkurre dhe sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut.

Në Shqipëri, aromën dehëse të blirit do ta ndjeni edhe në rrugët e qyteteve kryesisht në Peshkopi, Elbasan, Përmet apo Tiranë.

Kjo pemë kërkon toka të pasura dhe të thella. Rritet dhe e kultivuar pothuajse kudo.

Blirit i përdoren lulet së bashku me gjethet. Vjelja bëhet me dorë ose me gërshërë dhe duhet të të kihet parasysh të mos hiqen më shumë se 60-70 % e luleve.

Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell sidomos gjatë muajit qershor.

Vlerat shëndetësore të lules së blirit përfshijnë aftësinë për të përmirësuar sistemin imunitar, ajo parandalon disa qeliza të dëmshme, qetëson organizmin, heq ankthet dhe ul tensionin e gjakut.

Çaji nga lulet e blirit është përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale popullore të shumë vendeve në botë. Ky çaj ka një shije të veçantë dhe aromë dehëse.

çaji i blirit ka një nivel të lartë përbërësish të çmuar, flavonoidë dhe substanca të tjera që e bëjnë blirin si një bimë shumë të besueshme në treg.

Cilat janë vlerat e çajit të blirit?

Lufton ankthin

Një nga përdorimet më të gjera të çajit të lules së blirit është kundër ankthit.

Ky çaj ka aftësi qetësuese kundër stresit mendor.

Nëse vuani nga luhatjet e humorit ose stresi kronik, një filxhan me çaj bliri është zgjidhja më e zgjuar.

Neutralizon qelizat e dëmshme

Antioksidantët që gjenden tek bliri shërbejnë si luftëtarë kundër radikaleve të lira, duke i larguar ato dhe përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm. E gjithë kjo parandalon sëmundjet kronike.

Pastron organizmin

Përbërësit dhe acidet që gjenden tek bliri çlirohen menjëherë në çaj duke nxitur djersitjen.

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar toksinat nga trupi. Së bashku me kripërat e tepërta, yndyrnat, ujin dhe substancat e huaja.

Këto cilësi e bëjnë blirin shumë të çmuar në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë, pasi e ul atë.

Lufton të ftohtin dhe gripin

Përveç nxitjes së djersitjes dhe uljes së temperaturës, lulja e blirit jep një kontribut të veçantë në luftimin e simptomave të të ftohtit, gripin, inflamacionit në gojë dhe traktin respirator.

Çaji i lules së blirit të ndihmon edhe me kollën dhe fytin e trazuar, duke i dhënë fuqi sistemit imunitar.

Lufton dhimbjet

Ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës, të shkaktuara nga tensioni dhe simptoma të tjera të inflamacionit duhet të konsumojnë çaj bliri dhe të eleminojnë dhimbjet nga artriti apo simptoma të tjera.

Siç largon problemet nga rrugët e frymëmarrjes, ashtu ul tensionin e gjakut duke parandaluar një sërë problemesh përfshirë dhimbjet e kokës.

Përmirëson tretjen

Nëse keni stomak të lënduar, fryrje apo shtrëngime, atëherë mos i kurseni vetes një filxhan me çaj bliri sepse do të ndiheni mirë menjëherë.

AgroWeb.org ju tregon se përbërësit biologjikë të lules së blirit do të shuajnë shqetësimet gastrointenstinale dhe nxisin një tretje më të mirë të ushqimit.

Kujdes: Doza maksimale e këtij çaji është tre filxhanë në ditë. Gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë çaj bliri sepse përbërësit e lules mund të ndërveprojnë negativisht me barrën e tyre.

Arma me e forte bimore per shendetin:Caji i… Read More »