Aurora

Moderatorja tall keq Seldin: Kapi një alamet Moze, të mendosh që…

Pak muaj më parë, këngëtari Seldi Qalliu dhe e dashura e tij Mimoza Shkodra morën një hap tjetër në jetën e tyre, duke u fejuar.

23507742_1177515562393217_6582784044004540416_n

Seldi, i cili ka qenë i përfolur në mediat rozë pas zënkës me Sinan Hoxhën, ka gjetur më në fund dashurinë e tij.

maxresdefault

Por, siç e thotë edhe moderatorja e njohur Einxhel Shkira, edhe kësaj here Seldi është “dytësor”  në cdo marrëdhënie.

001-einxhi-shkira

E ftuar në “Thumb”, Einxhel ka dhënë vlerësimet e saj lidhur me disa personazhe, bazuar në sjelljen e tyre gjatë vitit.

Për Seldin ajo tha:

Oh Seldi! Ka qenë një vit relativisht i mirë për Seldin! Ta mendosh që ka kapur Mozën… një aqlamet Moze! Për t’u çuditur, Seldi është gjithmonë personazh dytësor në filmin e jetës së tij. Nuk është asnjëherë protagonisti, njëherë ishte Sinani-Seldi, tani Moza-Seldi. Duke qenë se ti kape Mozën këtë vit, nuk besoj se ke nevojë për dhuratë këtë vit!”

Moderatorja tall keq Seldin: Kapi një alamet Moze, të mendosh që… Read More »

Lengu i limonit si tonik special per organizmin

Kur ke limonë në shtëpi, ideja më e mirë është të bësh limonatë.

Merrni një enë qelqi dhe hidhni në të lëkurën e një limoni të plotë të larë mirë.

Më pas, agrumet shtrydhini deri sa të mbushni një gotë e gjysmë me lëng.

Hidheni lëngun në enën e caktuar për limonatën. Në një tenxhere të vogël hidhni sheqerin dhe ujin.

Lëreni të ziejë deri sa të shkrihet plotësisht. Shurupin e formuar shtojeni në enën e limonatës dhe lëreni të ftohen dhe të kombinohen së bashku.

Në këtë pikë, keni përfituar një koncentrat të mirëfilltë. Më pas, ju nevojitet një gotë me këtë koncentrat, 3 gota me ujë të ftohtë, pak akull dhe kohë e lirë për të shijuar frutin e punës suaj.

Koncentratin mund ta hidhni edhe në një kavanoz të personalizuar dhe ta bëni dhuratë.

Koncentrati i limonatës i bërë në shtëpi

Një gotë e gjysmë me sheqer, këshillohet sheqer kaf
Një gotë e gjysmë me ujë
Lëkura e grirë e një limoni të plotë
Një gotë e gjysmë me lëng limoni të freskët

Çaj me limon dhe xhenxhefil

Ky çaj pak pikant është i mbushur me vitaminë C dhe përbërës që luftojnë bakteret dhe inflamacionin.

Në një enë me 250 ml ujë zjeni pak xhenxhefil të prerë në feta (reth 2-3 cm xhenxhefil). Lëngut të përftuar shtojini një lugë lëng limoni.

Çaji është tepër i mirë për të luftuar të ftohtin dhe virozat. Nëse preferoni, shtoni pak mjaltë, një produkt ideal për të luftuar mikrobet.

Lengu i limonit si tonik special per organizmin Read More »

Niseni vitin mbare me shege.Fruti magjik i shendetit,dashurise dhe jetes

Njihet si fruti i ëmbël i parajsës, me shumë kokrra të cilat simbolizojnë bollëk e begati. Sipas një tradite të hershme, në ditën e parë të Vitit të Ri, një kokërr shege hidhet në tokë ose në tryezë dhe kokrrat e saj të shumta të shpërndara besohet të sjellin para, dashuri, shëndet e jetëgjatësi.

Kokrrat e saj si diamantë rubini të kuq janë simbol i mbarësisë dhe mirëqenies.

Kombinimi i vlerave të saj shëndetësore dhe shija fantastike e bën shegën krejt të parezistueshme.

Të konsideruara si një nga pemët më të vjetra në botë, shegët përmenden që në dokumentet e para historike. Origjina e tyre është Persia e Lashtë dhe Mesdheu është një nga zonat më pjellore me këtë pemë hyjnore.

Fruti i shpresës, përjetësisë, prosperitetet

Gjatë historisë së saj mijëra vjeçare shega ka qenë simbol i shpresës, paqes dhe prosperitetit.

Popujt e besimeve dhe kulturave të ndryshme ia kishin diktuar dhe i njihnin mirë dobitë e saj pranadaj u bë frymëzim për të gjithë shkrimtarët, piktorët e poetët.

Anglezët i thonë shegës “pomegranate” që do të thotë “mollë me shumë fara”.

Pema e shegës mund të jetojë deri në 200 vjet.

Një kokërr shege ka rreth 600-700 kokrra të kuqe plot shëndet.

Shumë studiues besojnë që ishte shega dhe jo molla ajo që tundoi Adamin dhe Evën në Kopështin e Edenit.

Ndërsa në librat e shenjtë, shega përmëndet si një nga frutat që rritet në kopshtet e parajsës.

Grekët e kanë traditë të çajnë shegën në tokë edhe gjatë dasmave përveçse për Vitin e Ri.

Ndër mijëvjeçarë është konsideruar si simbol i pjellorisë, mirësisë dhe jetëgjatësisë.

Nuset e reja romake i ndërthurnin me flokët degët e saj, sidomos në ditën e dasmës.

Shega konsiderohet edhe si simbol i ringjalljes dhe dashurisë së zjarrtë.

Por, pavarësisht traditës së saj antike dhe domethënies që ka për shumë kultura, shega me të drejtë mund të konsiderohet si një thesar për organizmin tonë.

Cilat janë përfitimet e të ngrënit shegë çdo ditë dhe çfarë ndodh me organizmin

Shega arrin të pengojë prodhimin e estrogjenit dhe pakëson rrezikun nga radikalet e lira.

Studimet shkencore kanë treguar se vaji esencial i kokrrave të shegës, lëngu dhe ekstraktet e saj i detyrojnë qelizat e dëmshme të vetë shkatërrohen.

Shega ju furnizon me vitaminë C që është kaq e domosdoshme në këtë stinë gripi dhe virozash.

Ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës 

Lëngu i shegës mbron kolesterolin e mirë nga oksidimi dhe rrjedhimisht e mban zemrën të sigurt.

Shega është një burim i mirë polifenolësh, antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë radikalet e lira dhe dëmet e tyre në enët e gjakut.

Përmirëson funksionet e trurit – mban larg sëmundjen e Alzheimer

Një tjetër studim zbuloi se njerëzit që pijnë lëng shege çdo ditë, ishin më të kthjellët dhe një kujtesë më të mirë.

Të gjitha këto sekrete të këtij fruti të lashtë e bëjnë shegën të domosdoshme në regjimin tuaj ushqimor të përditshëm.

AgroWeb.org ju këshillon të hani shegë të freskëta sa më shpesh që të përfitoni fuqitë shëruese të frutit, bashkë me urimin për sa më Shumë Mbarësi për Vitin e Ri.

Niseni vitin mbare me shege.Fruti magjik i shendetit,dashurise dhe jetes Read More »

Tri hurma ne dite : Pese vlera direkte per organizmin

Hurmat e Arabisë janë plot vlera, të shijshme dhe me nivel të lartë ushqyesish.

Përveç shijes së tyre karakteristike, hurmat e Arabisë janë tejet të shëndetshme dhe i ofrojnë organizmit një sërë përfitimesh. Hurmat e Arabisë janë një burim i pasur fibrash të shëndetshme, minerale dhe vitaminash.

Ato ndihmojnë kundër konstipacionit dhe problemeve të tjera me sistemin tretës.

Hurmat e Arabisë gjenden kudo në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme në Shqipëri. Më poshtë do të lexoni sugjerimet e AgroWeb.org mbi mënyrën dhe sasinë ditore të rekomanduar të hurmave të Arabisë.

Lexuesit duhet të provojnë të konsumojnë 3 hurma në ditë dhe do të përfitojnë 5 vlerat e mëposhtme.

1. Shëndeti i zemrës 

Kaliumi që gjendet tek hurmat ul rrezikun e goditjeve në tru. Për më tepër, nëse përfshini hurmat në dietën tuaj do të ulni nivelin e kolesterolit të keq. Kolesteroli i keq akumulohet në muret e enëve të gjakut duke i bllokuar ato dhe duke rrezikuar ndjeshëm zemrën.

Nivelet e larta të kolesterolit të keq nënkuptojnë që zemra është e rrezikuar nga bllokime të menjëhershme që mund të ndodhin në enët e gjakut. Ngrënia e hurmave mund të ulë kolesterolin e keq dhe ta mbajë zemrën të sigurt.

2. Nivelet e energjisë

Hurmat e Arabisë janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën. Kjo i bën ato një ushqim të favorshëm për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë.

Hiqni dorë nga ëmbëlsirat e shpejta që premtojnë energji dhe konsumoni disa hurma Arabie. Fibra që ato përmbajnë do të parandalojnë shpërthimet e pakontrolluara të sheqerit në gjak siç ndodh me ëmbëlsira të tjera.

3. Përmirësojnë aparatin tretës

Hurmat e arabisë përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrës së tretshme që është thelbësore për një sistem të mirë tretës sepse arrin të orientojë ujin aty ku trupi ka më shumë nevojë: aparatin tretës. Kjo taktikë, ndihmon organizmin të shmangë konstipacionin.

Kaliumi që gjendet tek hurmat e Arabisë ndihmon në trajtimin e diaresë dhe problemeve të tjera në stomak. Duke qenë se kanë ngjyrë kafe, hurmat e Arabisë konsiderohen si ekuilibrues në aparatin tretës. Në përgjithësi, ushqimet me ngjyrë kafe janë të shkëlqyera për tretjen. Për më tepër, hurmat forcojnë bakteret e mira në stomak.

4. Trajtojnë dhe parandalojnë aneminë

Anemia prek shumë njerëz, nevojat e të cilëve për hekur janë të mëdha. Hurmat janë një burim i shkëlqyer i hekurit, që i bën ato të domosdoshme kundër anemisë. Ngrini nivelet e hekurit duke konsumuar të paktën 3 hurma në ditë.

5. Kockat, gjaku dhe sistemi imunitar

Hurmat përmbajnë magnez, mangan dhe selenium. Ky i fundit është një mineral i nevojshëm për parandalimin e kancerit. Këto minerale janë të nevojshme për të mbajtur kockat të forta dhe gjakun të shëndetshëm.

Përveç shijes, kjo është një arsye më tepër për të konsumuar tre hurma në ditë.

Së fundmi, por jo nga rëndësia, hurmat e Arabisë janë të mira për shëndetin, ndonëse kanë një nivel të lartë fruktoze.

Edhe nëse dieta juaj ju mban larg sheqerit dhe produkteve të ëmbla që përfshijnë sheqerin e arrës së kokosit, mjaltit, shurupit të misrit etj, mos harroni të konsumoni fruta.

Kur përzgjidhni hurmat në treg kërkoni për frutat, lëkura e të cilave është e butë dhe jo e rrudhosur.

Mos zgjidhini kokrrat me aromë të çuditshme ose tepër të forta. Hurmat e thata të Arabisë mbahen në frigorifer dhe qëndrojnë deri në një vit. Hurmat e njoma duhen ruajtur në enë të izoluara mirë dhe mund të qëndrojnë deri në 8 muaj.

Tri hurma ne dite : Pese vlera direkte per organizmin Read More »

Sa shqiptarë u kthyen në atdhe për festat e fundvitit, ja masat e marra në kufi

Policia ka marrë masat për festat e fundvitit edhe në pikat kufitare, për të përballuar fluksin e hyrje-daljeve, që është ndjerë më shumë nga 24 dhjetori deri sot me datë 31.

Në këtë kuadër janë marrë masa në burime njerëzore ashtu edhe në insfrastrukturë, ku janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim, krijimin e lehtësirave ligjore duke eliminuar radhët e gjata, si dhe për tu ofruar një shërbim cilësor, të kulturuar e në kohë të gjithë shtetasve shqiptarë e të huaj që qarkullojnë nëpërmjet këtyre pikave të kalimit kufitar.

Është marrë kontakt dhe është dakortësuar që edhe homologët të shtojnë burimet njerëzore dhe sportelet me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajtshme, duke eliminuar radhët e gjata.

Policia ka bërë të ditur se prej datës 24 dhjetor deri më datën 31 nga të gjitha pikat e kalimit kufitar ka patur fluks të shtuar në hyrje dhe lëvizje normale në dalje konkretisht:

Kanë hyrë 241 546 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 67 971 mjete.

Kanë dalë 185 460 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 56 257 mjete.

Gjithashtu, po gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në vendin tonë edhe 23 981 turistë të huaj nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata , me destinacione të ndryshme në vendin tonë.

“Deparatamenti për Kufirin dhe Migracionin ka marrë një sërë masash edhe në drejtim të performancës së punonjësve të Policisë Kufitare, me qëllim që punonjësit e Policisë tju shërbejnë me kulturë dhe në kohë reale qytetarëve që qarkullojnë në të dyja anët e kufirit.

Në dispozicion të qytetarëve janë vendosur dhe afishuar numrat pa pagesë 112, 129 dhe 0800 90 90 për të denoncuar çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të policisë.

Po në kuadër të masave, Policia Kufitare ka shtuar prezencën policore edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimatrie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

Po bashkëpunohet dhe po shkëmbehet informacion në kohë reale me homologët Italianë, Grekë, Maqedonas, Malazezë e të Kosovës, për të parandaluar dhe goditur në kohë çdo tentative për trafiqe të paligjshme, apo për çdo veprimtari kriminale që mund të shfaqet duke përfituar edhe nga flkuksi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme si rezultat i bashkëpunimit mjaft efikas të Policisë Kufitare me Policinë Italiane është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë.

Policia Kufitare duke ju uruar Gëzuar Vitin e Ri 2018, mirësi e begati në familjet tuaja, siguron se shërbimi i Policisë Kufitare do jetë akoma më cilësor gjatë vitit që presim”, thuhet ne njoftim zyrtar te Policise Kufitare.

Sa shqiptarë u kthyen në atdhe për festat e fundvitit, ja masat e marra në kufi Read More »

Si e propozoi bashkëshorti? Rudina Magjistari rrëfehet për herë të parë

Ashtu si rrallë herë, moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka dhënë një intervistë mjaft interesante, por shumë të sinqertë për emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës.

Magjistari ka treguar se si kanë ardhur këto festa të fundivitit në familjen e saj, tashmë prej 3 personash.“Festat kanë ardhur shumë gëzueshëm, sidomos tani që këto dy vitet e fundit me ardhjen në jetë të Mias është një gëzim i vërtetë”, – shprehet moderatorja e famshme.

Ndër të tjera, Rudina është pyetur nga Thumb nëse do të ketë një dasmë nga ajo dhe partneri i saj në 2018-ën.“Me thënë të drejtën nuk jam natyra. Mua më duket sikur çdo ditë me programin tim, gjithë këto vite që jam marrë me këtë profesion më duket sikur nëj dasmë e vogël. është një nusërim i vogël! Për të gjitha prezantueset besoj! Janë gjithmonë ato qendra e vëmendjes, janë ato që përgatiten më herët për veshje, për fustane, për lookun, për flokët, që duhet të dominojnë situatat në çdo moment”, – shprehet Rudina.

Ndersa e pyetur sesi i ka propozuar bashkeshorti ajo u shpreh se ishte nje surprize shume e bukur, dhe se cdo dite ai e ben te dashurohet duke i thene fjale te bukura

Si e propozoi bashkëshorti? Rudina Magjistari rrëfehet për herë të parë Read More »

Ndodhë edhe kjo, nusja e re lajmëron vjehrrën e humbur në polici

Një vajzë e re nga Tirana ka bërë një denoncim në polici, pasi i ka ikur vjehrra dhe nuk i është kthyer më në shtëpi.

Sipas saj vjehrra është e sëmurë me skizofreni, dhe prandaj është larguar. Nga policia po punohet për gjetjen e saj.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Më datë 30. 12. 2017, shtetasja R. Sh., vjeç 25, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se, më datë 29. 12. 2017, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vjehrra, F. D., vjeç 58, banuese në Tiranë, (e sëmurë skizofrene). Punohet për gjetjen e saj. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndodhë edhe kjo, nusja e re lajmëron vjehrrën e humbur në polici Read More »

Trajnimet e frikshme të ‘Spetsnaz’ , forcat speciale të Rusisë

Spetsnaz ( Njësitet Ushtarake për Qëllime Speciale ) , është një term ombrellë për forcat speciale në rusisht dhe përdoret në shtetet e shumta post-sovjetike.

Historikisht, termi i referohet njësive speciale ushtarake të kontrolluara nga shërbimi i inteligjencës ushtarake GRU (Spetsnaz GRU).

Ajo gjithashtu përshkruan njësi të posaçme për qëllime, ose detyra pune të ministrive të tjera (siç është Ministria e Punëve të Brendshme ODON dhe njësia e shpëtimit të Ministrisë së Emergjencave) [1] në vendet post-sovjetike.

Në vazhdim mund të shikoni trajnimet që bëjnë këto forca speciale në Rusi.   

Trajnimet e frikshme të ‘Spetsnaz’ , forcat speciale të Rusisë Read More »