Aurora

Megaskandali/ Alarmohet policia, zhduken 18 ton dinamit, 5000 kapsolla nga depot

Policia është përballur 5 ditë më parë, me një hall tjetër, të cilit, për shkak të paaftësisë, lidhjes me krimin dhe ngarkesës së madhe që ka krijuar bota e mafias, nuk mund t’i japë dot drejtim për zgjidhje, mbasi nuk ka lidhje me cilësinë e këpucëve të policëve, por me municion shpërthyes luftarak, që nuk është më në duart e shtetit.

Alarmohet policia, zhduken 18 ton dinamit, 5000 kapsolla dhe 2700 metër fitil, nga depot e 397 firmave minerare

Një informacion zyrtar, i depozituar nga Ministria e Energjetikë-Infrastrukturës, ka njoftuar ministrin Xhafaj, se në depot e firmave të licencuara, që ushtrojnë aktivitet në gurore, miniera, naftë, rrugë, HEC-e, ujësjellësa dhe biznese të tjerë ndërtues e nxjerrës, mungojnë kapsolla dhe sasi të mëdha lënde plasëse, të llojit amonit e dinamit.

Konstatimin e ka bërë vetë ministria “Gjiknuri”, si institucioni, që me VKM Nr. 315, datë 05.05.2010, ka të drejtën “monopol”, për të dhënë lejet e importit dhe furnizimit me lëndë plasëse, për firmat që ushtrojnë aktivitet prodhimi e shërbimesh më këto lëndë, pajisur me konfirmim paraprak nga QKB dhe AKBN.

Skandali është zbuluar, pas një kontrolli vjetor rutinë, lidhur me sigurinë dhe administrimin e lëndëve plasëse, ku bëhet monitorimi (përllogaritje) tekniko-ekonomike, në raport me volumet e punëve, që kanë realizuar firmat private.

Nga ky kontroll, rezultoi se në depot e 397 bizneseve, mungojnë 18 ton e 123 kilogramë lëndë plasëse “amonit” e “dinamit” dhe 5000 copë kapsolla e 2700 metër fitil zjarr-përcjellës, që kanë nisur të kërkohen, duke angazhuar shërbimet e krimit ekonomik dhe anti-terrorit të policisë.

Këto sasi lëndësh plasëse, kapsolla e fitil shpërthimi, figurojnë në librat e magazinave të bizneseve, por mungojnë fizikisht, ndërkohë që në librat e aktivititetit ditor, javor e mujor, janë regjistruar, si të “konsumuara” në punime shtesë, ose me proces-verbale “skadencash”, por të cilëve, u mungojnë procedurat ligjore, të administrimit, konservimit dhe asgjësimit mbetjeve të lëndëve plasëse.

Pasi janë marrë në pyetje, magazinerët e lëndëve plasëse, si marrës shumice nga tregu dhe zjarrmëtarët, si përdorues ditor pakice, të këtyre lëndëve shpërthyese, në bazë të deklarimeve të tyre, është bërë rakordimi me “letrat”, që nga importi e hyrja në dogana, depozitimi në distributorët e shumicës dhe deri tek pikat fundore, që janë bizneset minerare, si përdorues.

Hetimi për të zbuluar, “duart” që kanë nxjerr lëndët plasëse nga depot, mendohet të nis pas marrjes në pyetje, të administratorëve ekonomikë e ligjorë të firmave private, për të vijuar me “gjurmimet” në terren, nga 45 agjentë që do të infiltoren si “blerës e hallexhinj”, në këtë rrjet të tregut ilegal, të lëndëve e materialeve plasëse.

Sipas informatave të para, dyshohet se lëndët plasëse, kapsollat dhe fitili, kanë rënë në duart e individëve e grupeve të krimit, por mund t’u jenë shitur edhe qytetarëve të ndryshëm, të cilët kryejnë shërbime private të paligjshme, si peshkim, nxjerrje gurësh, shkulje rrënjë pemësh, hapje pusesh uji e rrugësh malore, nëpër kullota

Në epiqendër të hetimit, do të vihen edhe 21 firma minerare, sidomos HEC-e, gurore, e ndërtim rrugësh, të cilat kanë ndërprerë aktivitetin, por nuk kanë dorëzuar lëndët plasëse dhe materialet ndihmëse shpërthyese./Pamfleti

Megaskandali/ Alarmohet policia, zhduken 18 ton dinamit, 5000 kapsolla nga depot Read More »

Situatë tensioni në spitalin privat, policia tenton të marr Ervis Martinajn, por kundërshtohen nga…

Një situatë tensioni është krijuar në spitalin privat ku ndodhet për mjekim shëndetësor Ervis Matini. Punonjësit e policisë së burgjeve kanë tentuar sot të marrin të plagosurin Ervis Martinaj, pasi sipas tyre gjykata për të ka vendosur arrest me burg për 30 ditë, por janë penguar nga punonjësit e spitalit privat.

Sipas News 24 në punonjësit e burgjeve kanë pretenduar se Martinaj mund të vijojë kurimin në spitalin e burgjeve. Po ashtu mësohet se tentativa e marrjes së Martinajt për në spitalin e burgut ka kaluar me tensione mes bluzave të bardha dhe policëve.

Situatë tensioni në spitalin privat, policia tenton të marr Ervis Martinajn, por kundërshtohen nga… Read More »

Vasili – Arta Markut: Sekretare e krimit, do kesh fund të …

Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka lëshuar të tjera akuza ta rënda ndaj Edi Ramës dhe Arta Markut. Sipas Vasilit, populli do të godasë si ta mendojë, Ramën e Markun. Vasili i drejtohet Arta Markut duke i thënë se do të ketë fund të keq.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit: Prokuroria zorra qorre e kryeministrit puç kundër popullit, që do ti trajtojë të dy si puçistë. Shqipëria po përballet haptazi me një puç të qeverisë dhe kryeministrit të krimit kundër drejtësisë, kundër sigurisë vetjake dhe të drejtave e lirive minimale të qytetarëve, hapur në mbrojtje të krimineleve dhe banditëve. Prokuroria e shndërruar në zorrën qorre të kryeministrit është tashmë haptazi bashkëpjesëmarrëse dhe instrument i puçit.

Kryeministri bandit tashmë edhe kryeprokuror ka sekretare Arta Markun, që vetëm zbardh vendimet e tij, duke marrë përgjegjësi penale dhe publike shumë të rënda mbi vete. Arta Marku nuk shpëton dot as sot as kurrë nga përgjegjësia shumë e rëndë e bllokimit të marrjes i pandehur të Edi Ramës, që gjoja beri ekspertizën e audio-përgjimit te Agron Xhafës katër muaj para saj.

Përpara këtij puçi populli nga sot ka të gjithë të drejtën të godasë kryeministrin dhe kryeprokuroren si ta gjykojë ai dhe gjyqi i tij është pa shpëtim, legjitim dhe i pashmangshëm. Edi Rama dhe Arta Marku duhet ta kenë shumë mirë parasysh gjykimin e popullit, që për kushtetutë ka vullnetin e tij për të asgjësuar puçin, që po i bëhet lirisë së tij. Puçistët përjetësisht dhe pa asnjë përjashtim kanë pasur të njëjtin fund tragjik të njëjtë.

Vasili – Arta Markut: Sekretare e krimit, do kesh fund të … Read More »

Çështja “Babale”Gjata: Prokuroria po merret me gazetarin në mënyrë të qëllimshme. E vërteta …

Prokuroria po merret me gazetarin për të ngecur përgjegjësinë për videopërgjimin e “Babales”, por e vërteta qëndron diku tjetër. Kështu është shprehur avokati Çlirim Gjata i cili ka ritheksuar qëndrimin e tij se akuza për kallëzim në drejtim të gazetarit Jetmir Olldashi nga prokuroria e krimeve të rënda janë në shkelje të kompetencave të saj. I ftuar në studion e lajmeve në Fax News, Gjata u shpreh se Olldashi e ka bërë të qartë se ai nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur është kryer regjistrimi audio, dhe se një gazetar nuk mban përsipër vërtetësinë e asaj që thonë denoncuesit.

Sipas Gjatës është e qartë se prokuroria përfshin në këtë çështje Olldashin në mënyrë që të duket sikur lidhja me PD-në është e qartë. Sipas avokatit ndryshe nga sa përpiqet që të thojë me të madhe qeveria, përmes mediave, ekspertiza britanike nuk e mohon mundësinë që zëri në audiopërgjimin e Babales dhe ai i Geron Xhafajt të jetë i njëjtë. “Prokuroria merret me gazetarin në mënyrë që të bëjë lidhjen me PD-në në mënyrë të qëllimshme. Pse merret prokuroria e krimeve të rënda me një çështje siç është kallëzimi i rremë, për të thënë se ky ishte një komplot për të rrëzuar qeverinë.

Albert Veliu e ka kërkuar dhe e ka kontaktuar vetë gazetarin, I cili ishte nisur për një tjetër investigim në Vlorë. Gazetari ka bërë një publikim, dhe jo një kallëzim siç pretendon dhe deklaron prokuroria. Gazetari e ka thënë që ditën e parë që nuk ka qenë aty në ditën kur është kryer përgjimi. Prokuroria duhet të merret me personat e përfshirë dhe jo me gazetarin.

Prokuroria po tenton që të bëjë një lojë, dhe po fut në këtë mes dhe gazetarin, për ta bërë sa më të besueshme. Prokuroria ka ndërruar dhe orarin se kur Agron Xhafa ka shkuar dhe ka çuar zërin, pa ditur dhe kushtet laboratorike në të cilat është kryer kjo. Kishte pese vite që rrinte në Shqipëri dhe nuk e prekte kush, dhe shkon dhe largohet menjëherë pasi bëhet publik rasti. Prokurorët nuk kanë marrë CD-në orgjinale ku ndodhej zëri i Geron Xhafajt, po kanë marrë zërin që është publikuar në media. Laboratori anglez nuk thotë që nuk është zëri i njëjtë, thotë që është i paqartë”, u shpreh Gjata.

Çështja “Babale”Gjata: Prokuroria po merret me gazetarin në mënyrë të qëllimshme. E vërteta … Read More »

Vjen “shuplaka” e PE, 5 kundër dhe 5 abstenim, hapja e negociatave kur …

Është miratuar raporti për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor në Parlamentin Evropian ku është miratuar me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim. Në raportin në fjalë, thuhet se PE ka mirëpritur progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë, ndërsa kanë ngritur si shqetësim nivelin e korrupsionit dhe mungesën e efikasiteti t në drejtësi.

Parlamenti Europian është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, se negociatat për anëtarësimin do të hapen kur Shqipëria të përmbushë kushtet e nevojshme, duke i dhënë kështu një shuplakë kryeministrit Edi Rama, i cili ka proklamuar vazhdimisht se negociatat do të hapen në muajin qershor.

Vjen “shuplaka” e PE, 5 kundër dhe 5 abstenim, hapja e negociatave kur … Read More »

Hapen petët e byrekut, Salianji ka folur 14 herë me Babalen në telefon

Dosja “Babale” duket është gatuar në zyat blu. Kështu fakton dokumenti i publikuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Në këtë dosje të zbardhur zbulohet se deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur 14 herë në telefon me Babalen.

Referuar dokumentit të Prokurorisë, Babalja pretendon se përgjimi është bërë në muajin tetor 2017 në Vlorë, kohë gjatë të cilës rezulton sipas prokurorisë se komunikonte në telefon me deputetin demokrat Ervin Salianji.

Hapen petët e byrekut, Salianji ka folur 14 herë me Babalen në telefon Read More »

Policia e shpalli në kërkim, gazetari tregon se ku ndodhet Elvana Gjata

Këngëtarja Elvana Gjata u shpall në kërkim nga policia pas ngjarjes së ndodhur më 4 tetor në një prej lokaleve të njohura në ish-Bllok.

Siç u mësua paraprakisht, ajo që dyshohet të jetë “molla e sherrit” dhe që nxiti atentatin, është larguar nga vendi pas përplasjes me armë.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” është folur për atentatin që ndodhi në datën 4 korrik në zonën e Bllokut.

Vetë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka thënë se sipas informacioneve të tij këngëtarja është larguar për një koncert drejt Gjermanisë dhe se mund të jetë akoma atje.

Ndërkohë, në momentet e para kur ndodhi ngjarja, u tha se Gjata kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Policia e shpalli në kërkim, gazetari tregon se ku ndodhet Elvana Gjata Read More »

Xhafaj i përgjigjet Bashës: Të dhënat e faktet janë e vërteta, lufta kundër krimit është…

Ka ardhur edhe përgjigja e Fatmir Xhafajt për kryetarin e PD, Lulzim Basha pas akuzave të këtij të fundit. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguan në Twitter: Basha, tha sot:“Ju parashtroj…një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-min. të Brendshëm më të paaftë në vite

Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!

Xhafaj i përgjigjet Bashës: Të dhënat e faktet janë e vërteta, lufta kundër krimit është… Read More »