Aurora

Nuk do ta besoni, ja cili nga qytetet shqiptare është më ‘pijaneci’

A e dini se cilat janë qytetet, banorët e të cilëve shpenzojnë më shumë për pije alkoolike e cigare në jetën e tyre të përditshme, duke e pasur këtë ves si argëtimin kryesor të tyre? Po ata që i rrinë larg këtij vesi?

Lezhjanët kryesojnë listën kur vjen puna për shpenzimet më të larta për pije alkoolike dhe duhan, gati dy herë më më shumë se mesatarja e vendit.

Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave, në Anketën e Buxhetit të Familjes 2017, qarku i Lezhës ka përqindjen më të lartë të shpenzimeve ndaj totalit, rreth 5.7%,  të cilat kanë shkuar për alkool e cigare.

Ata janë renditur të parët me një diferencë shumë të ngushtë më dibranët, të cilët për një kohë të gjatë kanë ruajtur vendin e parë kur vjen puna për shpenzimet për alkool. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve, familjet e qarkut Dibër shpenzuan mesatarisht për alkool rreth 5.4% të totalit të asaj që konsumojnë për të plotësuar nevojat e tyre.  Dibranët kanë thyer vazhdimisht rekord për alkool, teksa në 2015-n, shpenzimet për pije alkoolike zinin rreth 10.6% të totalit.

Qarqe të tjera me një përqindje të konsiderueshme të shpenzimeve për alkool janë Elbasani me 4.9%, me një rritje prej 0.8 pikësh në krahasim me një vit më parë; Berati  me 4.8% të shpenzimeve, apo rreth 0.3 pikë më shumë se periudha paraardhëse dhe Kukësi me 4.1%, i cili krahasuar me një vit më parë i ka ulur shpenzimet për alkool me 0.1 pikë.

Korçarët shpenzuan për alkool  gjatë 2017-s rreth 3.6% të totalit, ndërsa Tirana dhe Fieri, secili nga 3.1%.

Për sa iu përket Shkodranëve, në 2017-n ulën shpenzimet për alkool në rreth 2.9% të totalit, nga 3.2% që shpenzuan një vit më parë.

Vlora dhe Durrësi kanë shpenzuar për alkool përkatësisht 2.8%, ndërsa gjirokastritët janë pak pijedashës.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë në totalin e shpenzimeve në qarkun e Gjirokastrës shpenzimet për alkool zinin rreth 2.3%, me rënie krahasuar me një vit më parë dhe më  i ulëti ndër qarqe.

Në total, shpenzimet për alkool sipas Anketës së Buxhetit të Familjes 2017 llogariteshin 3.5% e totalit.  Sipas INSTAT shpenzimet për alkool kanë ardhur në rritje në krahasim me një vit më parë me një ndryshim prej 2.1%. /Monitor/

 

Nuk do ta besoni, ja cili nga qytetet shqiptare është më ‘pijaneci’ Read More »

Shihni në ëndërr njerëz që kanë ndërruar jetë? Ja çfarë kuptimi kanë

Mistikët pretendojnë se bota e ëndrrave tona, mund të përbëjë një lidhje me botët e tjera, të paarritshme për ndërgjegjen tonë kur jemi zgjuar, kështu që nuk është një rastësi fakti se që nga kohët e lashta është besuar se ëndrrimi i njerëzve të vdekur, është një shenjë e rëndësishme që nuk duhet të injorohet.

Të vdekurit vijnë në ëndrrat tona me një mesazh, këshillë apo vërejtje që duhet të kuptohet në mënyrë që të shmangen problemet e panevojshme apo edhe gabimet. Psikologët besojnë se ëndërrimi i të afërmve apo miqve që kanë ndërruar jetë, është thjesht një manifestim i depresionit apo ndjenjës së fajit ndaj tyre.

Megjithatë, le të hedhim një vështrim më të thellë mbi këtë çështje mistike, dhe të përpiqemi të kuptojmë se çfarë mesazhesh mund të merren nga njerëzit që janë tashmë të gjallë vetëm në kujtesën tonë, dhe mund të flasin me ne vetëm përmes ëndrrave tona. Libra e sotëm mbi ëndrrat, nuk i kushtojnë shpesh vëmendje të mjaftueshme shumë nuancave të rëndësishme:si duket personi i vdekur në ëndrrat tona – i vdekur në varr, i gjallë dhe i lumtur, apo rrikthehet në jetë para syve tanë, ose ndoshta thjesht nuk e mbajmë mend në ëndrrën tone, se ky person ka vdekur shumë kohë më parë.

Interpretimet e ëndrrave me persona të vdekur
Zakonisht supozohet se ëndrra me një të vdekur (biseda me të, dëgjimi i këshillave të tij, dhe bërja e asaj që ai thotë), është një shenjë e lajmeve të papritura apo ndryshimeve në jetë. Librat e krishterë të interpretimit të ëndrrave, ndonjëherë shpjegojnë që ne shohim ëndrra të tilla, kur shpirti i një të afërmi apo miku tonë të vdekur nuk ka gjetur ende paqe, dhe këshillohet të mbahen ceremoni përkujtmore në varreza dhe të përmbushen kërkesat e tij (për shembull, nëse në ëndërr i vdekuri kërkon ujë).

Interpretimet pagane të ëndrrave që kanë ardhur deri në ditët tona, rekomandojmë në mënyrë implicite plotësimin e të gjitha kërkesave të personit të ndjerë, për të shmangur zemërimin e perëndive. Dhe ndërsa ëndërrimi i një personi të vdekur mund të jetë diçka e frikshme, kjo nganjëherë mund të jetë një shenjë e mirë. Në rastin ku shihni në ëndërr një person të vdekur që kthehet sërish në jetë, kjo mund të thotë se diçka e humbur do të rrikthehet së shpejti (para, ndonjë send, apo edhe statusi social).

Disa libra mbi këtë çështje, e interpretojnë ëndrrimin e njerëzve të vdekur si shenjë të ngjarjeve të mira në familje, si një martesë, lindjen e një fëmije, apo diçka të ngjashme të lumtur dhe të begatë. Ka libra të tjerë që pretendojnë se parja në ëndërr e një personi të vdekur para dasmës është një paralajmërim kundër këtij bashkimi në çift. Një ëndërr e tillë, paralajmërojn një martesë të palumtur, dhe që fëmijët e lindur nga ajo do të jenë të sëmurë e të dobët.

Po në lidhje me ëndërrimin e një të afërmi të vdekur?
Në këtë pikë nuk ka asnjë interpretim përfundimtar, dhe ju duhet gjithmonë të kini parasysh shumë faktorë të ngatërruar. Por shumica e interpretimeve në lidhje me të afërmit e vdekur (sidomos prindërit) që shfaqen në ëndërr, përfaqëson paralajmërimin e telasheve.

Ndonjëherë ëndrrat në të cilat një person në gjumë komunikon me prindërit e tij të vdekur, ndihmon në gjetjen e paqes së brendshme, besimit, dhe madje ndikon edhe tek suksesi në punë dhe mirëqenien e familjes. Besohet gjithashtu, se është e pamundur të ndikojmë tek ëndrrat ku ne shohim të dashurit tanë që kanë vdekur. Edhe nëse jeni përpjekur ta bëni këtë, është absolutisht e kotë, pasi nuk jemi ne që i thërrasim, por janë ata që vendosin të vijnë tek ne.

Shihni në ëndërr njerëz që kanë ndërruar jetë? Ja çfarë kuptimi kanë Read More »

Nuk tha asnjë fjalë për komandon e masakres në Bllok, Olta Xhaçka poston foton e…

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ditën e sotme ka tërhequr vëmendjen me një foto të publikuar në profilin e saj në Instragram.

Xhaçka ka postuar foton e një ushtarakje simpatike, të cilën e ka cilësuar edhe si foton e ditës.

Ndërkohë që pas ngjarjes së rëndë në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku vdiq 1 person dhe u plagosën 2 të tjerë , Ministria e Mbrojtjes dhe Xhaçka nuk reagoi edhe pse dyshohet se autori i vrasjes është komandoja Meviol Bilo.

Kush ishte Mevjol Bilo?

Meviol Bilo apo sic e therrasin kolegët e tij Joli, i dekoruar dhe vlerësuar me nota maksimale disa herë nga shteti shqiptar e aleatet si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret në vitin 1998 në zonën mes Malit të Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve të avionit vëzhgues të rënë në këtë zonë malore! Është njëri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marrë pjesë në misione paqeruajtëse në Republiken e Chadit në Afrikë, Irak e Afganistan!

I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe më pas pjesë e një kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike në zona të nxehta të luftimeve në Afganistan, ku në një nga këto misione humbi jetën edhe oficeri Feti Vogli! Sipas burimeve nga Ushtria, Meviol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, etj dhe ka qenë pjesëtar i kompanisë së parë antiterrorr në Forcat e Armatosura! Përshkruhet si djalë punëtor, i përkushtuar, i drejtë dhe shumë i qetë! I pa skeduar ndonjëherë nga Policia!

Kujtojmë se Mevjol Bilo , baba i dy fëmijëve, punonte edhe si truprojë pas orarit të punës.

Nuk tha asnjë fjalë për komandon e masakres në Bllok, Olta Xhaçka poston foton e… Read More »

Moral kurvash!

Nga Bledi Lumani

Xhisiela Malaku vazhdon të jetë “strumbullari” që vë në lëvizje debatin në Shqipëri.

Historia e saj tronditëse është kthyer si një telenovelë me seri. Por nga viktima e ditëve të para, Xhisiela tani është kthyer në një ku***.

Një ditë më parë, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi ekskplozivi në oborrin e shtëpisë së gjyshit të saj.

Dhe Xhisiela, ndoshta e bindur, ndoshta e mësuar, tha se ndjehet e kërcënuar nga opozita dhe se eksplozivi mund të jetë vendosur nga njerëz të frymëzuar nga ajo.

Kaq u desh, dhe në media nisi një histeri ndaj saj.

Lajmi nuk ishte më eksplozivi që mund t’iu merrte jetën të afërmve dhe vetë Xhisielës, por makina e saj dhe një palë syze, që sipas mediave tona “investigative”, ishin origjinale dhe kushtonin shumë.

Dhe ngrihej pyetja se kush ia kishte blerë. Sepse në Shqipëri, një femër nuk mund të ketë makinë, syze origjinale apo rroba të mira, nëse nuk është ku***.

Të paktën këtë na lanë të nënkuptonim një ditë më parë, në rastin e Xhisielës.

Për to nuk kishte më rëndësi se kush e vendosi eksplozivin, çfarë po bëhet me rastin e saj, por lajm ishte makina dhe syzet origjinale, të cilat një “jetime” dhe “vajzë fshati” nuk mund t’i sigurojë dot në mënyrë të ndershme.

Dhe nuk kishte nevojë për përgjigjie, se përgjigjien e kishin dhënë vetë që në titullin e shkrimit. Është e vërtetë që në rastin e Xhisielës, ka shumë gjëra që logjika nuk mund t’i pranojë.

Është po aq e vërtetë po ashtu, se një vajzë 20 e kusur vjeç dhe pa punë, e ka të vështirë që të ketë makinë e rroba të mira.

Por në rastin e Xhisielës, kemi të bëjmë me një viktimë të marrë peng, dhe viktimës nuk mund t’i bësh gjyqin, e aq më pak t’i bësh moral.

Se nëse i futemi këtij muhabeti, k*rva janë edhe mediat, pronarët e të cilave “makinat” dhe “syzet” i kanë në seri duke iu k*rvëruar politikës.

K*rvë është edhe politika, që nuk ka lënë trafikant droge pa përdorur dhe krijuar lidhje, për të siguruar “makina” dhe “syze” në seri.

K*rvë është edhe ajo pjesë e shoqërisë, që për një vend pune, voton këta k*rva, apo që e shesin votën për një thes mielli, jo makinë e syze origjinale. Dhe kështu bëhet një zinxhir k*rvash!

K*rva që kanë vendosur t’i bëjnë gjyqin një vajze në hall, duke na thënë se ai nuk është shembulli që duhet të ndjekim. Shkurt muhabeti, moral k*rvash!

Moral kurvash! Read More »

ANALIZA/ “Me dorë të hekurt ndaj kumarit. Si u kap parlamenti shqiptar nga industria e bixhozit”

Një analizë në detaje vjen për historikun e kumarit në vendin tonë, ndërsa sot Kryeministri Rama u shfaqe me dorë të hekurt për këtë industri, duke lëshuar ndaj tyre paralajmërimin se duhet të zhduken për 24 orë.

ANALIZA E BIRN/ Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë për shtyp të martën se qeveria e tij ka ndërmend të zbatojë ligjin e vitit 2015, që parashikon mes të tjerash, edhe disa kufizime për industrinë e bixhozit. Rama, i cili është akuzuar se bashkë me maxhorancën e tij qeverisëse është kapur nga interesat e industrisë së bixhozit, pranoi se ky aktivitet ka lulëzuar në Shqipëri gjatë viteve të fundit si dhe që koalicioni i tij qeverisës ishte “i përçarë” nëdy rastet kur maxhoranca parlamentare votoi në favor të kësaj industrie.

“Besoj se ky është një lajm që të gjitha familjet shqiptare do ta presin me kënaqësi dhe ka të bëjë me një ndryshim në ligjin për lojërat e fatit. Sipas ligjit, duke nisur nga data 31 dhjetor të këtij viti do të pushojnë së funksionari të gjitha kazinotë elektronike,” tha Rama. “Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë, me kuaj, me qen, apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare,” vijoi kryeministri. Rama u shpreh edhe për pikën tjetër të shumëdebatuar, respektimin e distancës nga institucionet shkollore dhe objektet fetare të të gjitha aktiviteteve të basteve, përfshirë bastet sportive.

“Në territorin e Republikës së Shqipërisë nga 1 janari nuk do ngrihet më asnjë qepen për baste dhe ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues nuk do ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë km katror të Republikës së Shqipërisë,” tha ai. “Për ata që po synojnë ta çajnë rrethimin për ligjin ekzistues, me metodat që e çanë koalicionin qeverisës kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti marrëzie kombëtare, sqaroj dhe një gjë tjetër, që Lotaria Kombëtare nuk do ketë asnjë element të kazinove elektronike, ose siç njihen në gjuhën zyrtare “VLT””, tha Rama.

Më poshtë po japim një historik të shkurtër të ligjit aktual të lojërave të fatit dhe favorizimeve ligjore që maxhoranca qeverisëse e kryeministrit Rama i ka dhënë kësaj industrie përgjatë katër viteve të fundit. Në vitin 2015, Ministria e Financave dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj të ri për rregullimin e industrisë së lojërave të fatit. Në variantin e vet fillestar, nisma synonte rrallimin e pikave të basteve sportive përmes rritjes së kostove të operimit dhe taksave relativisht të larta. Në variantin e vet të miratuar nga shumica PS+LSI, ligji solli lulëzimin e industrisë së bixhozit, pasi propozimet 24 orë para seancës plenare, (të miratuara nga një pjesë e madhe e deputetëve socialistë dhe lsistë), sollën ndryshime thelbësore si në barrën e taksave, ashtu edhe në kriterin e distancave.

Projektligji, siç ishte propozuar nga Ministria e Financave, përcaktonte disa gjëra të rëndësishme: 1. Industria e Bixhozit përjashtohej nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, por të ardhurat e kompanive taksoheshin në masën 25%. 2. Çdo kompani bastesh sportive nuk lejohej të hapte më shumë se sa 500 pika bastesh në të gjithë territorin e Republikës. 3. Pikat e basteve nuk lejohej të hapeshin në një distancë më të vogël se 200 metra nga shkollat apo institucionet fetare. 4. Parimi i respektimit të distancës nga shkollat dhe objektet fetare do të fillonte të zbatohej nga 1 shkurti i vitit 2016.

Ligji i Ministrisë së Financave u sulmua menjëherë nga të gjitha anët. Njëzet e katër orë para seancës plenare të 21 dhjetorit 2015, dy deputetë, Robert Bitri, i cili në atë kohë ishte i LSI dhe Esmeralda Shkjau e Partisë Socialiste, propozuan dy ndryshime thelbësore. Propozimi i parë dhe i shumëdebatuar ishte që taksa mbi bixhozin të mos ishte 25% mbi të ardhurat bruto, por vetëm 15%. Sipas ligjit, të ardhurat bruto janë diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve të organizatorit për dhënie çmimesh për fituesit. Kjo i bëri lojërat e fatit efektivisht më pak të taksuara se sa ushqimi bazë. Por ndryshimi i dytë i propozuar ishte gjithashtu kuptimplotë. Ndërsa në propozimin e Ministrisë së Financave, çdo licencë lojërash fati sportive nuk lejohej të hapte më shumë se sa 500 pika në të gjithë territorin e vendit, propozimi i dy deputetëve ishte që kjo të ndryshohej në 1 mijë.

Ky propozim e përgjysmoi gjithashtu koston e operimit të një kompanie bastesh, për shkak se çdo liçencë kushton 200 milionë lekë (1.6 milionë euro) për dhjetë vjet dhe nëse një kompani do të dëshironte të hapte 1 mijë pika, do të duhej të paguante dy licenca dhe jo një. Paketa e dy deputetëve kishte edhe një amendament të tretë: ata propozuan që distanca e pikave të basteve nga njëra-tjetra dhe nga shkollat e objektet fetare të mos ishte 200 metra, por 100 metra. Numri i pikave të basteve në Shqipëri sot është mbi 4 mijë, një shifër e pabesueshme për një vend me 2.8 milionë banorë.

Dy deputetët kryen propozimin, por maxhoranca socialiste dhe LSI-ste e kohës e kishte mundësinë që ta hidhte poshtë propozimin dhe të miratonte ligjin siç ishte propozuar nga Ministria e Financave. Në fakt, në votimin e zhvilluar mbrëmjen e 21 dhjetorit 2015, 68 deputetë të PS, PSI dhe PDIU votuan pro. Shtatë deputetë socialistë abstenuan, 22 deputetë demokratë votuan kundër ndërsa një numër deputetësh socialistë e demokratë nuk morën pjesë në votim pavarësisht se ishin të pranishëm. Edi Rama ishte njëri nga personat e pranishëm që nuk mori pjesë në votim.

Ligji që synonte ta pakësonte marrëzinë u cungua në mënyrë thelbësore, si sa i përket numrit të pikave të basteve për licencë, ashtu edhe sa i përket normës së tatimit. Megjithatë, kriteri që pikat e basteve nuk mund të ishin më afër se 100 metra në vijë ajrore nga njëra-tjera dhe nga shkollat, bëri që industria e basteve të lobojë sërish te deputetët socialistë. Më 22 nëntor 2016, gjashtë deputetë nga PS, LSI dhe PDIU propozuan shtyrjen e zbatimit të kriterit të distancave deri më 31 dhjetor 2018. Plot 72 deputetë të PS, LSI dhe PDIU votuan pro ligjit, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Deputetët demokratë abstenuan bashkë me katër deputetë socialistë dhe tre deputetë të LSI. Asnjëri nuk votoi kundër.

Gjatë këtyre katër viteve që nga koha e ligjit që synonte të dëmtonte industrinë e bixhozit, xhiroja dhe fitimet e kësaj industrie u rritën ndjeshëm. Të dhënat financiare të kompanive të licencuara të përpunuara nga BIRN tregojnë se në vitin 2017, këto kompani kishin të ardhura të përgjithshme prej 16.2 miliardë lekësh (afro 130 milionë euro), me një rritje prej 25%. Fitimet e kompanive të basteve janë rritur me mbi 15 herë gjatë kësaj periudhe duke arritur në 3 miliardë lekë. Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë diskutimeve për shtyrjen e afatit të distancave në vitin 2016 se ai mendonte ndryshe nga sa po votonte maxhoranca e tij qeverisëse.

 

“E vërteta është se unë nuk kam ndryshuar asnjë presje nga ajo që kam thënë dhe ashtu e kam bindjen time. Ashtu siç është e vërtetë që nuk ia kam dalë të imponoj këtë bindje në një maxhorancë parlamentare e përbërë nga njerëz që kanë bindjen e tyre,” tha ai. Por të dhënat e Kuvendit të Shqipërisë tregojnë se Rama vendosi të votojë pro shtyrjes së afatit atëherë, duke sugjeruar se bindja e tij ishte e ndryshme nga çfarë votoi. Distancat e pikave të basteve nga njëra-tjetra dhe nga shkollat e objektet fetare janë vetëm një nga shumë kritere të vendosura në ligj. Ligji ka kritere të tjera për reklamimin e aktiviteteve të basteve apo për shmangien e rrezikut të ndërhyrjes së krimit të organizuar në një aktivitet të tillë.

Neni 45 i ligjit sanksionon që kompanitë e bixhozit të deklarojnë para autoriteteve emrat e përfituesve finalë të kompanive, si dhe detyrimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit të mos licencojë kompani të lidhura me persona me të shkuar penale. Ligji thotë: “Subjekti/organizatori, aksionarëtdhe administratorët e tyre nuk duhet të jenë dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë për veprapenale në fushën e krimit ekonomik, evazionit fiskal dhe/apo doganor, shpërdorim detyre, mitmarrjeapo mitdhënie, vjedhje, trafik lëndësh narkotike apo armësh, eksplozivësh, mospagim gjobash apo përvepra të tjera penale që kompromentojnë personin në nderin e personalitetin e tij”. Por dokumente gjyqësore tregojnë se së paku një prej operatorëve të tregut ka qenë i dënuar për krim të organizuar. Marrë nga BIRN

ANALIZA/ “Me dorë të hekurt ndaj kumarit. Si u kap parlamenti shqiptar nga industria e bixhozit” Read More »

Gjithnjë ka munguar, Taulant Balla i kujton Bashës datën dhe orën e gjyqit të …

Kryetari i PD Lulzim Basha ka munguar në seancat gjyqësore ku ai është i akuzuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ka qene ky i fundit që i ka kujtuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, datën e gjyqit, pas kallëzimit penal që Balla ka depozituar për kreun e PD-së.

“Lulzim ndjesë nëse je duke veshur pizhamat, po kisha merak se të zinte gjumi prandaj të shqetësoj për kujtesë. Nesër në orën 9:30 kemi gjyqin për shpifjen tënde, mos harro! Të pres të nxjerrësh qoftë dhe një provë të vetme për akuzat e tua. Nëse s’të del gjumi, mos merr raport mjekësor”, – shkruan Balla.

Më herët, Taulant Balla ka depozituar në Prokurori kallëzimin për kreun e PD, Lulzim Basha dhe ish-oficerin Emiljano Nuhu. Balla akuzon Bashën për shpërdorim detyre dhe kallëzim të rremë, akuzë e cila rëndon edhe për ish-oficerin Emiliano Nuhu.

Gjithnjë ka munguar, Taulant Balla i kujton Bashës datën dhe orën e gjyqit të … Read More »

Zagani ironizon Xhisielen: Për këtë makinë ja vlen të fikësh cigaren në “lato B” jo në kofshë që..

Ka ironizuar të gjithë ngjarjen e ndodhur në Fushë Krujë, atë të Xhisiela Malokut, ish-Shefi i antidrogës së Fierit, Dritan Zagani duke postuar në rrjetin social një makinë të re të vitit 2017. Gjatë ditës së djeshme vajza nga Nikla ka akuzuar opozitën se i ka vënë tritolin në shtëpinë e gjyshit të saj.

Por në një postim në faqen e tij të Facebook, Zagani shkruan se për një makinë të tillë ja vlenë ti fikësh cigaren në “fundshpinë”. “Për një makine të tillë modelit të fundit ia vlen të fikësh cigaret edhe në “lato B” jo në kofshe që nuk është asgjë…! Shqipëria…vendi im ..= Hipokrizi e marrëzi…!”, shkruan Zagani me ironi.

Zagani ironizon Xhisielen: Për këtë makinë ja vlen të fikësh cigaren në “lato B” jo në kofshë që.. Read More »

Arta Marku kërkon ndihmën e FBI për arrestime VIP, kambanat bien për Metën, Berishën, Ramën dhe Bashën

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku kërkon ndihmën e amerikanëve dhe gjermanëve për goditjen e peshkaqenëve dhe krimit të korrupsionit në Shqipëri. E pafuqishme për të përballuar mafien politike të Tiranës, Arta Marku ka propozuar krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore me SHBA, Gjermaninë dhe vende të tjera Perëndimore, për të goditur kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare.

Ndërsa çdo ditë politika shqiptare prodhon krime ekonomike dhe njerëzore, kryeprokurorja, përmes një dokumenti, ka propozuar një strategji për t’iu përgjigjur kësaj situate. Kryeprokurorja shikon si zgjidhje vetëm ndihmën e FBI dhe strukturave gjermane deri kur të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale, të cilat nën monitorimin e një komisioni ndërkombëtar do të nisin luftën më jetë a vdekje për mafien politike që sundon, përdhunon dhe plaçkit Shqipërinë prej 28 vitesh.

Në dokument, Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, kërkon ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore, për të marrë në dorë dosjet e krimit dhe korrupsionit. Në dokument thuhet: “ Rritjen e bashkërendimit me institucionet dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese: Ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore; Organizimin e trajnimeve për krijimin dhe funksionimin e skuadrave të përbashkëta hetimore; Rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për të identifikuar, ngrirë, sekuestruar e konfiskuar asetet kriminale; Organizimin e trajnimeve për njohjen me instrumentat ndërkombëtare në këtë fushë; Shkëmbimin e eksperiencave më të mira”.

Sipas kryeprokurores “Lufta ndaj krimit e veçanërisht atij të organizuar, kërkon një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare. Prokuroria ka objektiv të forcojë bashkëpunimin me autoritetet homologe, jo vetëm nëpërmjet përgjigjes së saj në kohë e me eficencë lidhur me trajtimin e

letërkërkesave të autoriteteve të huaja, por edhe në nivel operacional. Synimet kryesore në bashkëpunimin ndërkombëtar do të arrihen nëpërmjet këtyre masave: Rritjes së shpejtësisë, cilësisë dhe efektivitetit të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar; Koordinimin efiçent ndërmjet prokurorive; Vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta me institucionet homologe; Krijimin e kanaleve të sigurta të komunikimit; Sugjerime për përmirësimin e legjislacionit shqiptar në lidhje me Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë në çështjet penale, në përputhje me standardet ndërkombëtare, veçanërisht për skuadrat e përbashkëta hetimore, mbrojtjen e të dhënave personale në rastet me karakter ndërkufitar etj.; Realizimin e trajnimeve, takimeve, konferencave të përbashkëta”.

Edhe kryeprokurorja thotë se masat do të merren deri kur të ngrihet SPAK-u, struktura që tmerron Ilir Metën, Sali Berishën, Edi Ramën, Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe ushtrinë e tyre të krimit dhe korrupsionit.

“Pas ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve të reformës në drejtësi, struktura e re që do të hetojë veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, është Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Njësia e Posaçme Hetimore, e cila emërtohet “Byroja Kombëtare e Hetimit”.

Kjo strukturë e specializuar do të ushtrojë kompetencat në mënyrë efikase dhe të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Deri në krijimin e kësaj strukture, çështjet në kompetencë të saj do të hetohen përkatësisht nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, sipas kompetencës të përcaktuar përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale”./Pamfleti

Arta Marku kërkon ndihmën e FBI për arrestime VIP, kambanat bien për Metën, Berishën, Ramën dhe Bashën Read More »