Aurora

Gjendja e 23-vjeçarit, mjeku jep detajet. Mund të vdesë nëse…

Mjeku i Spitalit të Traumës Jorgo Margo, që ka nën vëzhgim 23-vjeçarin Aldison Beluli që vrau Ariela Muaratin dhe më pas qëlloi veten ka pohuar se gjendja e tij është e rëndë dhe se rrezikon vdekjen nëse truri vazhdon ënjtjen.

Mjeku tha se pacienti ka 2 plagë në kokë që kanë shkaktuar jo pak dëme, duke folur për dëmtime të kockave të fytyrës dhe edemë të trurit.

“Pacienti ka dy plagë të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme tek i sëmuri. Kemi thyerje të kockave të fyturës, kemi dëmtime të bazës së kraniumit, të rrënjës së hundës dhe dëmtime intrakraniale ose të trurit. Është një zonë e madhe hemorragjike nga ana e djathtë por më e dëmshme është edema e gjithë trurit.
Nuk është problemi se i ka kaluar plumbi por është në rrezik sepse procesi i ënjtjes ose edema i merr jetën. Nëse kjo vazhdon truri mbyt veten dhe këtu është edhe vdekja”, tha shefi i reanimacionit, në Spitalin e Traumës.

Ai nuk ka saktësuar nëse bëhet fjalë për dy plagë hyrëse me plumb, ndërsa tha se nga mjekët po bëhet gjithçka që është e mundur.
“Ne pamë që ka dy vrima, dy plagë me dy plumba, por janë probleme më tepër balistike, që ka kush i interpreton ne na takon të flasim për ato dëmtime që janë të rënda. Flasim për një prognozë jo të mirë. Është trajtuar që në ardhje, ka qëndruar në urgjencë deri në mëngjes. Është i intubuar me frymëmarrje të drejtuar. Sot në mëngjes ka shkuar në reanimacion, të shpresojmë që të mos progresojë enjtja e trurit. Është në koma, nuk ka lëvizje. Është vendosur menjëherë në komë me ilaçe. Këtu nuk mungon asgjë, nuk besoj se transferimi jashtë do të sillte përmirësim.”, tha Margo.

Gjendja e 23-vjeçarit, mjeku jep detajet. Mund të vdesë nëse… Read More »

“Mafia e plehrave do na helmojë tokat”, çfarë tha fieraku që i dhunuan babanë në protestë

Protestat e banorë të fshatit Verri në Fier ka pasuar me përplasje të banorëve të zonë me policinë. Ata kanë protestuar ditën e sotme kundër ndërtimit të inceneratorit, duke u shprehur se “Mafia e plehrave do t’i helmojë tokat”.

Si pasojë e përplasjeve me policinë, ka pësuar lëndime një prej protestuesve. Djali i tij, Neritan Delibashi, thotë se protesta ka qenë paqësore, por ditën e sotme në zonën e projektit janë futur me dhunë dhe me polici mjetet për realizimin e punës.

“Po zhvillohej një protestë paqësore në fshatin Verri për mbetjet për inceneratorin që do të ndërtohet në atë zonë. Ne kundërshtojmë mbetjet që do të vijnë. Jemi banorë ët zonës që e kundërshtojmë këtë incenerator pasi jemi në distancë të afërt. Tani problemi është se shteti kërkon ta bëjë me doemos atje, pa na pyetur ne fare, pas asnjë lloj konsulte. Ata vendosin vetë më dhunë, me force policie. Sot kanë futur mjetet në zonë. Ne po protestonim paqësisht dhe babain tim e shtynë, e rrëzuan. Për momentin unë po protestoja diku tjetër, dhe sa e pashë që ishte shtrirë në tokë e hipëm në një makinë dhe e sollëm në spital”, thotë një prej protestuesve në fshatin Verri.

“Mafia e plehrave do na helmojë tokat”, çfarë tha fieraku që i dhunuan babanë në protestë Read More »

Në këto momente ajo duhet të ishte në leksion”, pedagogu i Arielës mesazh prekës

Erlis Hereni ishte Pedagogu i Ariela Muratit, studentes 21 vjeçare te vrare dje ne Tirane ne nje krim pasioni qe ka tronditur mbare opinionin publik.

Ai shprehet se është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare ajo që ndodhi ditën e djeshme dhe duhet ndërhyrë menjëherë.

“Në momentin që bëmë intervistën, Ariela duhet të  ishte në mësim, në sallën 307 duke bërë leksion, lëndën e Procedurës Civile, e cila është lënda që thotë se mosmarrëveshja midis njerëzve, nuk zgjidhen në asnjë vend tjetër përveçse në gjykatë” shprehet Hereni për “Report tv”.

Pedagogu pranon se është një ironi e hidhur kjo që ka ndodhur dhe një kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare.
“Ka nevojë për ndërhyrje emergjente  që nga arsimi fillor deri në atë para universitar”

Pedagogu thotë gjithashtu se është edhe një problem tjetër që duhet zgjidhur, denoncimi dhe turpi për të denoncuar.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=DRXWwa6xG88?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

Në këto momente ajo duhet të ishte në leksion”, pedagogu i Arielës mesazh prekës Read More »

Impianti i plehrave. Përplasje mes Policisë dhe banorëve të Vërrisë ne Fier

Projekti i ndërtimit të impiantit të mbetjeve në Fier ka shkaktuar përplasje mes policisë dhe banorëve. Banorët e fshatit Vërri kanë dalë sot në protesë duke kërkuar bllokimin e punimeve.

Gjatë protestës, policia e Shtetit siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, konfortohet fizikisht me banorët. “Bravo Policia, ky është shteti ynë, këta të vrasin”,-dëgjohet të thotë njëri prej banorëve.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=g6fi7fdb-80?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

https://youtu.be/g6fi7fdb-80

Impianti i plehrave. Përplasje mes Policisë dhe banorëve të Vërrisë ne Fier Read More »

Takimi me naftëtarët, Vasili: Rama bën aktorin e Hollywood-it me fukarenjtë

Pas takimit të kreut të qeverisë Edi Rama me naftëtarët, pas një jave protestë intesive nga këta të fundit, ka reaguar kreu i deputetëve të LSI-së në kuvend. Duke marrë shkas nga ky takim, Petrit Vasili, e cilëson komunikimin e Ramës me naftëtarët, si të OJQ-ve nga ekrani.

Vasili shkruan se naftëtarët vuajnë nga probleme të thella ekonomike, ku nuk kanë bukë për fëmijët, kurse kryeministri sipas tij, shkoi në takim me kostum dhe i parfurmosur. Këtë skemë ai e quan një turp të madh.

”Naftëtarët s’kanë bukë për fëmijët e tyre ky kryeministër i veshur e i ngjeshur, me kostum e me kollare dhe i parfumosur, bën aktorin e Hollywood-it me fukarenjtë. Turp i madh dhe gjynah i rëndë”,-shkruan Vasili.

Statusi i plotë

Kryeministri i pashpirt flet me naftëtarët si kryetar OJQ-je nga ekrani. Naftëtarët kanë një hall shumë të madh, që është mbijetesa, thënë thjesht buka e gojës.

Kryeministri në dëgjesat estradë, që bën medemek për të dëgjuar popullin shkon vetë dhe luan komedinë e radhës.

Kurse me minatorët, që kanë lënë djersën e gjakun në naftë kryeministri flet nga ekrani.
Naftëtarët s’kanë bukë për fëmijët e tyre ky kryeministër i veshur e i ngjeshur, me kostum e me kollare dhe i parfumosur, bën aktorin e Hollywood-it me fukarenjtë. Turp i madh dhe gjynah i rëndë.

Takimi me naftëtarët, Vasili: Rama bën aktorin e Hollywood-it me fukarenjtë Read More »

Jo fama dhe as pasuria, por dashuria

Sterling K.Brown, aktori i famshëm me rolin e tij në ”This is Us” bëri historinë, pasi është aktori i parë me ngjyrë që fitoi ”SagaAward’ për performancën e tij si aktori mashkull më i mirë.

Por fjalimi i tij ishte akoma më prekës se momenti kur shpallet fitues. ”Për gjithë njerëzit që nguten dhe po harrojnë shumë gjëra njerëzore; Nuk është fama ajo që do t’ju mbajë, as paratë. Është dashuria ajo që e mban njeriun gjallë. Kështu dashuroni dhe qëndroni pranë njerëzve të dashur”, tha Brown i cili po përjetonte shumë emocione.

41-vjeçari fitoi edhe në Golden Globe si një nga aktorët më të mirë. Sag Awards eventi i vitit të 24-tër ku nderohen aktorët me arritjet më të mëdha në filma dhe në shfaqjet televizive. Eventi u mbajt në Shrine Auditoriuam në Los Angeles.

Jo fama dhe as pasuria, por dashuria Read More »

Naftëtarët e Ballshit – Ramës : Do ta mbash premtimin që na ke bërë?

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit i kanë thënë në sy kryeministrit Rama kërkesat e tyre, për të cilat kanë protestuar vazhdimisht. Pasi kanë protestuar disa ditë më parë përpara prefekturës së Fierit, ata janë shprehur se do të nisen sërish me këmbë drejt Tiranës, në mënyrë që kërkesat e tyre të zgjidhen.

Nisur nga kjo situatë, paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telekonferencë me naftëtarët e Ballshit dhe Fierit, për të dëgjuar drejtpërsëdrejti kërkesat e tyre.

Naftëtarët thonë se prej muajsh nuk kanë marrë pagesat, si dhe nuk u janë paguar kontributet shoqërore.

Në nisje të takimit virtual, kryeministri Rama u ka thënë naftëtarëve se mund të kërkojnë një interpelancë me ministrin e Energjisë, apo edhe me qeverinë sipas rregullave dhe ligjeve, për të parashtruar problematikat e tyre.

Pas kësaj, disa prej naftëtarëve që merrnin pjesë në takimin virtual kanë shprehur kërkesa e tyre. Njëri prej naftëtarëve i ka kërkuar kryeministrit Rama që të mbajë premtimet që u ka bërë.

Teksa kanë parashtruar kërkesat e tyre, naftëtarët kanë kërkuar vijimin e punës në rafineri garantimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore të prapambetura, si dhe zbatimi i statusit të naftëtarit.

Naftëtarët e Ballshit – Ramës : Do ta mbash premtimin që na ke bërë? Read More »

Aplikacioni që të lejon të gjesh sozinë në pikturat botërore.Rezultatet janë mahnitëse, por edhe qesharake

Një aplikacion i ri për celularë nga Google i quajtur “Arts and Culture” ka një opsion i cili po bëhet shumë popullor. Programi përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale për të bashkuar selfiet e njerëzve me sozitë e tyre nëpër muze.

Portretet janë marrë nga një databazë me punët e mbledhura nga mbi 1 mijë muze në të gjithë botën, duke rritur shanset që të gjendet një pikturë sa më e përafërt.

Shumë njerëz duket se janë tërhequr nga ky funksion dhe kanë filluar të postojnë në rrjetet sociale rezultatet.

Fatkeqësisht për momentin aplikacioni është i mundur të shkarkohet vetëm nga SHBA, Australia dhe disa shtete të tjera, por pritet të vijë në Shqipëri brenda pak javësh. Ndërkohë mund të shihni më poshtë se me çfarë janë krahasuar të tjerët.

Aplikacioni që të lejon të gjesh sozinë në pikturat botërore.Rezultatet janë mahnitëse, por edhe qesharake Read More »