Aurora

Djem vrasës dhe vajza që ndezin cigare fshehurazi, mos u fshihni më, po iu vrasin gjithsesi!

Nga Alma Nikolli
Nuk është një gjë e mirë hiç, por në të gjithë botën ndodhin makabritete. Fatkeqësisht. Unë s’e kam parë gjithë botën, ama siç ka ndodhur përherë, e keqja merr dhenë sa hap e mbyll sytë, sidomos tani në kohën e virtualitetit. Në mediat e huaja lexojmë jo pak herë që fëmijët vrasin prindërit, apo paguajnë njerëz që t’i vrasin për ta, që prindërit përdhunojnë të vegjlit e tyre, që vajzat vrasin të dashurit apo e kundërta. Urrejmë e traumatizohemi dhe duke vijuar rrjedhën e jetës, duke dashur familjarët që kemi në shtëpi, duke qenë të zënë me pagimin e faturave, harrojmë. Harrojmë dhe jetojmë.
Na dhemb më shumë makabriteti në vendin tonë. Për ne, shqiptari është qënia që dhemb apo urrehet më shumë kur vritet apo vret, domosdo. Por nëse në shumë vende të zhvilluara të tilla ngjarje të rënda lidhen me anoramlitete mendore të abuzuesve dhe vrasësve, në Shqipëri në jo pak raste fajtor është mentaliteti.
“Një student infermierie vret studenten e juridikut sepse ajo nuk iu përgjigj dashurisë që ai ndiente për të”.Ndoshta kaq do të mbahet mend nga tmerri që hapi edicionet e lajmeve dje dhe sot, nga dhimbja e përjetshme e dy apo më shumë familjeve. Paragjykohet shumë si “klishe” shprehja “Nuk e vrau ai, por e vramë ne-shoqëria”, edhe pse për mua këto rreshta përfshijnë shumë të vërteta, per aq kohë sa ka ende prindër që shqetësohen kur lindin vajza dhe përderisa pasuritë modeste familjare u trashëgohen djemve.
Djemtë ende rriten me idenë se mund të kenë çfarë të duan dhe se mund ta arrijnë me çdo mjet, kurse vajzat në jo pak raste vijojnë të bëjnë çfarë duan FSHEHURAZI. E ndezin një cigare në tualet apo banjo dhe e fikin po aty. Ende nuk kanë guximin ta pinë para prindërve. Veç dëmit shëndetësor duhet të shqetësohen edhe për dëmin moral, që zakonisht e përballojnë në mënyrën më të dobët: duke u fshehur.
Vajzaaaaaaaaa, mos u fshihni më, po iu vrasin gjithsesi. Jetoni sa të mundni!

Djem vrasës dhe vajza që ndezin cigare fshehurazi, mos u fshihni më, po iu vrasin gjithsesi! Read More »

Kapet mat Mimoza Shkodra, e tregon më në fund sa vite diferencë ka me ish banorin e BB

Fakti që ajo ka 18 vite në skenën muziore, është një ndër arsyet kryesore për keqkuptimin e krijuar në publi lidhur me diferencën e moshës. Pas fejeses se tyre qe ka qenë një nga lajmet më të komentuara muajt e fundit në median rozë, një nga thashethemet goxha të diskutuara rreth tyre ka qenë diferenca mes dy këngëtarëve, ku përflitej se Mimoza është disa vite më e madhe.

Por mesa duket kjo nuk është e vërtetë. Siç është shprehur artistja për mikrofonin e “Dasara Show” ajo është vetëm një vit e dy muaj më e madhe.

Kapet mat Mimoza Shkodra, e tregon më në fund sa vite diferencë ka me ish banorin e BB Read More »

“Jehoje edhe ti!”, videoja promovuese për Shqipërinë që po mahnit të huajt

Në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ministri Klosi ka publikuar videon promovuese për Shqipërinë. Postimi që ka arritur mbi 1 mijë shikime në 1 orë sjell një panoramë të mrekullueshme të Shqipërisë turistike duke u mbyllur me fjalët “Shqipëria-ndiq udhën tënde”.

 

Video duket se është pëlqyer po aq sa edhe thirrja e ministrit të turizmit dhe mjedisit që shkruan: “Jehoje edhe, ti në profilin tënd” duke u kërkuar të gjithë ndjekësve në rrjetet sociale që ta shpërndajnë sepse siç thotë ai: “Shqipëria meriton vëmendje. Turistët meritojnë Shqipërinë!”.

Dhe thirrja e tij duket se ka funksionuar pasi thuajse në çdo minutë ka një share (shpërndarje) ose nëse do t’i referoheshim fjalës që ka përmendur vetë Klosi, ka 1 “jehonë” për 1 minutë.
Edhe qëllimi i eventit “Od”a me 200 emra të shquar shqiptare jashtë vendit, ishte ngritja e rrjetit të blogerave për promovimin e Shqipërisë turistike.

Grimeri Mario Dedivanovic i cili u nderua me çmim në eventin “ODA”, ka postuar në rrjete sociale, një fotografi me çmimin në duar duke falënderuar të gjithë shqiptarët, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, organizatorët për çmimin. “Faleminderit ODA për këtë nder Shqipërisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si dhe gjithë shqiptarëve në gjithë botë për mbështetjen që më japin gjithmonë. Ndjehem shumë krenar”, ka shkruar Mario.

Mario ishte një nga artistët e vlerësuar me çmimin Oda, në eventin me të njëjtin titull, që u mbështet nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Në këtë event ministri Klosi krijoi edhe Rrjetin e blogerave shqiptarë për promovimin e turizmit në Shqipëri duke vlerësuar një klikim në profilet e VIP-ave më të dobishëm se e dhjetëra panaire, takime zyrtare apo para të shpenzuara për promovim.
Mario Dedivanovic i cili njihet si grimieri personal i Kim Kardashian kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri për të qenë pjesë e eventit “ODA” që u organizua në Pallatin e Brigadave në Tiranë më datë 20 janar.

“Jehoje edhe ti!”, videoja promovuese për Shqipërinë që po mahnit të huajt Read More »

“Ishin duke u kacafytur”, flet burri që pa vrasjen e Arielës me plumb në kokë

Vrasja e Ariela Muratit ka ndodhur ne nje rruge dhe ne nje orar qe ne zone ka pasur levizje dhe deshmitare te shumte.

Keta te fundit tregojne se e reja qe humbi jeten ne spital pas plumbit ne koke, u përlesh me Aldison Belulajn para se ai të nxirrte nga brezi një pistoletë pa leje dhe ta qëllonte.

Në pak sekonda, ai qëlloi edhe veten, para shumë dëshmitarëve, njëri prej të cilëve e rrëfen kështu ngjarjen para kameras së Televizionit Klan.

“Ai e goditi njëherë këtu, ishin duke u kacafytur. Ishin edhe dy vajza të tjera, njëra e mbante kështu në gjoks vajzën kur u vra. Debatonin që këtej ata rrugës. Dëgjova që u shti dy herë me pistoletë, pashë vajzë që ra atje, pashe dhe vajzën që ra në drejtim këtej.

21-vjeçarja, studente e Juridikut, ishte me të motrën dhe një vajzë tjetër dhe po shkonte në shtëpinë që kishte me qira pranë Universitetit të Mjekësisë, kur Belulaj, studenti i Infermierisë, u doli përpara. Por dy vajzat e tjera nuk mundën ta shpëtonin.

Një dëshmitar tjetër i tha Televizionit Klan se një shofer që kishte parë vajzën duke u konfliktuar me Aldison Belulajn kishte tentuar të ndërhynte, por kur kishte parë armën, ishte tërhequr.

Sipas hetuesve autori i krimit dhe viktima kanë përshkuar një distancë prej rreth 40-50 metra së bashku duke u konfliktuar dhe debatuar.

Sapo ka mbërritur pranë hyrjes së Universitetit të Mjekësisë, 23-vjeçari Belulaj ka nxjerrë armën. Ai vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“Ishin duke u kacafytur”, flet burri që pa vrasjen e Arielës me plumb në kokë Read More »

Habit fotografi shqiptar: Vrasja e 21 vjeçares lajm i “bukur”, edhe pse i trishtë…

Pas vrasjes së 21 vjeçres nga Fieri, reagimet nga personazhe të njohur ose jo kanë qenë të shumta në rrjetet sociale.

Vetëm pak më parë fotografi shqiptar Gerhard Pregapuca ka bërë një postim në faqen e tij të Facebook-ut, në të cilin fajin për këtë ngjarje të dhimbshme ja vë popullit. Sipas tij të gjithë ne jemi gjykues ndërkohë që fotografi e sheh këtë lajm si lajmin më “ më të bukur” të trishtë.

“E vrau vajzën në mes të ditës se e dashuronte dhe ajo nuk e pranoi.
Dhe lexoj komentet, çfarë krimineli , çfar plehre, e rriti e ëma (kjo është ajo pjesa ku histerizmi kap kulmin e ‘dhembsurisë’) dhe ai krimineli, monstra e vrau.
Po djali ja ka fut dhe vetes!
Pse kemi lindur me gisht në @yth nuk e kuptoj.
Shumë gjykues jemi.
Domethënë po të na pyesësh vërtet çfarë janë karakteristikat tona …
Nuk janë ato të besës mikpritjes e më the e të thash.
Jo!
Ne kemi lind me gisht afër @ythës që sa të ndodhi diçka ne fap e fusim…..gishtin .

Djali e dashuroi vajzën.
Dashuria është ajo ndjenja më e fortë e shpirtit që pak a shumë për ju që nuk e dini, e mirë ja bëni është e shumfishuar me dëshirën që ke ti për një çantë Cavali apo brek Viktoria S.

Sot kam lexuar lajmin më të ‘bukur’ të trishtë.

Një djal 23 vjeçar dashuroi!

Dashuria i mori jetën një vajze 21 vjeçare dhe ndoshta edhe djalit.

Tani para se të më gjykoni e të më fryni fufat.
Do t’ju jap një version më të thjesht për ju që e qani këtë punë…..

Një djal 23 vjeçar e dashuroi një vajzë nga Fieri. Ajo nuk e pranoi dhe i riu vrau veten!

Komenti i parë që do lexoja dhe vë bast me jetën time do të ishte…
Ajo kurva nga Fieri ja mori jetën djalit.

Keqardhje për të dy të rinjtë dhe këtë e them me shpirt.”- shkruan ai.

Image

Habit fotografi shqiptar: Vrasja e 21 vjeçares lajm i “bukur”, edhe pse i trishtë… Read More »

Lutja therëse: E nderuar Monika, të lutem shumë, një gjë mos e bëj, se do tërbosh dynjanë!

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, njëherësh një nga kritikët më të mëdhenj të Bashës, ka bërë një deklaratë të fortë për kryetaren e LSI-Së duke i kerkuar të mos flasë për klasën politike, sikur është një problem që vetëm me LSI-në nuk ka lidhje, sepse kam frikë se do të tërbosh dynjanë.

Postimi i  Astrit Patozi

QË TË BIEM DAKORD SE KUSH QUHET “KLASA POLITIKE”…

E nderuar Monika dhe kushdo politikan tjetër kalibri, që mendon dhe flet njësoj si ty në këto ditë dimri…

Je plotësisht në të drejtën tënde të protestosh, revoltohesh dhe rebelohesh ndaj çdo qeverie, e sidomos ndaj kësaj të Edi Ramës.
Është padyshim në zgjedhjen tënde të gjesh formën më të përshtatshme për ta qëlluar dhe, pse jo, rrëzuar, sepse ne nuk e meritojmë aspak atë.
Qoftë edhe duke i bërë thirrje popullit të të ndjekë për t’u rikthyer sa më shpejt aty ku ishe për 8 vjet rresht, në pushtet pra.
Thuaju çfarë të duash njerëzve për 21 janarin, për 1 prillin, për 18 majin, por edhe për 27 janarin, që nuk ka ardhur akoma…
Vetëm, të lutem shumë, një gjë mos e bëj! Mos fol kundër klasës politike, sikur është një problem që vetëm me LSI-në nuk ka lidhje, sepse kam frikë se do të tërbosh dynjanë.
Sepse sa herë e përmend, druaj shumë se njerëzit do mendojnë më keq se sa e ka hak, pikërisht, për atë që ti ke parasysh kur thua “klasën politike”. Duke më përfshirë edhe mua po deshe aty, me gjithë rolin tim modest në vendimmarrjet e rëndësishme të kësaj Republike, që po kalbet me shpejtësi.
Imagjino pastaj çfarë bëhet me udhëheqësit e tjerë të mëdhenj, që kanë pasur dhe kanë një rol vendimtar në “sukseset” dhe “fitoret” historike të këtij çerekshekulli.
Tek të cilët, pa asnjë dyshim dhe me plot meritë përfshihesh edhe ti, si kryetarja e njërës prej partive kryesore në Shqipëri.
Sepse i bie pastaj që klasën politike duhet ta kërkojmë tek të varfërit, të papunët, tek ata që po lënë Shqipërinë nga dëshpërimi dhe të tjerë hallexhinj me shumicë, që kemi prodhuar bashkarisht në këto vite.
Të cilëve, në fakt, u kemi bërë gjëmën, por të paktën këtë të fundit mund t’ua kursenim.

Lutja therëse: E nderuar Monika, të lutem shumë, një gjë mos e bëj, se do tërbosh dynjanë! Read More »

Rama “i përvishet” komentuesit: E lëshon komentin si qurrat në trotuar

Kryeministri Edi Rama duket se është lodhet nga komentet negative të ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Ditën e sotme, ai i ka kthyer përgjigje komentuesve që e kritikojnë në lidhje me naftëtarët apo edhe çështje të tjera të mprehta që janë në diskutim ditët e fundit.

Një prej tyre e kritikon për vendimin që ka marrë qeveria për lejimin e varreve greke. Komentuesi thotë se ky është turp dhe tregon çfarë ka ky komb. Por nuk ka munguar përgjigjja dhëmbë për dhëmbë e Ramës, me të njëjtën gjuhë.

Komentuesi:
 Edi Rama do u japësh leje grekëve e në territoret e tjera të ngrihen varre për ata që u futën si pushtues anadollako jot Bushati. Le të japë e leje për varrezat e serbeve e malazezëve në fushën e Shkodrës. Turp-Turp çfarë halesh ka ky komb.

Kryeministri Rama: Si çdo komb, ka edhe ky qorrat e vet që s’duan të shohin, shurdhët që s’duan të dëgjojnë dhe dembelët që s’duan të mendojnë, po një gjë më thuaj ti mua: Mirë s’do të shohësh të vërtetën, as ta dëgjosh kur ta tregojnë, po pse përton edhe të mendosh kur flet për këtë temë dhe e lëshon komentin këtu sikur po lëshon qurrat në trotuar jo fjalët në mexhelis?🤧

Rama “i përvishet” komentuesit: E lëshon komentin si qurrat në trotuar Read More »

Të gjithë e njohin si Ije, por zbuloni si e ka emrin gjyshja e Bes Kallakut

Ajo është gjyshja më e famshme dhe tashmë me hapjen e profilit të saj në Instagram është bërë dhe një nga emrat më të ndjekur dhe më të lakuar në medja.

Për të gjithë njihet si Ija e Bes Kallakut. Aktori i humorit e ka bërë shpesh Ijen protagoniste të shumë batutave të tij.

Në një prej postimeve të saj në Instagram ku kishte marë një dhuratë mjat të veçantë. Gjyshja më e përfolur ka zbuluar dhe emrin e saj të vërtetë. Ajo ka treguar se quhet Trëndafile.

“Kët trëndafilin ma kan pru dje dhuratë se ene un emrin për gjatë e kam Trëndafile falemnerit!”-ka shkruar gjyshja e aktorit në postimn e saj në Instagram.

Të gjithë e njohin si Ije, por zbuloni si e ka emrin gjyshja e Bes Kallakut Read More »