Aurora

Kryeministri Rama nostalgji për Ben Blushin

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë largimin nga politika të ish-deputetit socialist dhe kryetarit të LIBRA-s, Ben Blushi.

Te “5 pyetjet nga Babaramo” Rama tha se shpreson që të fitojë gazetaria dhe letërsia, pasi sipas tij politika nuk ka humbur gjë.

“Fitoi gazetaria në këtë rast. Fitoi letërsia, sepse Blushi është një njeri që ka dhuntira të mjaftueshme dhe politikën nuk e ka bërë për hall apo se i kanë munguar dhuntitë.
Kështu që, politika nuk ka humbur ndonjë gjë të madhe, ndërsa fushat e tjera mund të fitojnë ndonjë gjë më të madhe, mund të bëjë më shumë dhe i uroj të bëjë më shumë se sa dëshiroi të bënte përmes politikës”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama nostalgji për Ben Blushin Read More »

Ja cilat janë vitaminat jetike për 40 vjecarët

Një regjim i mirë ushqimor është thelbësor në çdo moshë, por bëhet shumë i rëndësishëm pas moshës 40 vjeçare kur ‘rregullat e lojës’ ndryshojnë tërësisht.

Trupi nuk funksionon njësoj pas moshës 40 vjeç. Shtimi në peshë, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe sëmundje të tjera kronike e kanë organizmin në shënjestër.

Një nga mënyrat më të mira për të qenë të shëndetshëm është të merrni vitaminat dhe ushqyesit e duhur dhe jo vetëm nga ushqimet por edhe suplementët.

Lista e Vitaminave 

Më poshtë do të lexoni për vitaminat më të rëndësishme që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj ditor pas moshës 40 vjeçare.

Vitamina B12

Kur mbush 40 vjeç dhe i afrohesh të pesëdhjetave, vitamina B12 nuk duhet të mungojë.

Ajo është thelbësore për gjakun dhe trurin.

Kjo vitaminë gjendet tek produktet shtazore, të bulmetit dhe vezët, por suplementët janë të nevojshëm sepse me kalimin e moshës përthithja bëhet më e vështirë.

Merrni suplementë në sasinë 2.4 mg në ditë.

Kalçium

Kockat e njeriut përthithin shumicën e kalçiumit përpara moshës 30 vjeçare, por ky ushqyes luan një rol thelbësor në mirëmbajtjen e kockave gjatë gjithë jetës.

Ajo është e dobishme për funksionin e nervave, muskujve, zemrës dhe shumë reagimeve biokimike.

Nëse nuk merrni mjaftueshëm nga kjo vitaminë, atëherë organizmi e merr atë nga kockat dhe rrjedhimisht i dobëson ato.

Është e rëndësishme të mos e teproni me kalçiumin sepse mund të dëmtojë zemrën.

Personat e moshave 40-50 vjeç kanë nevojë për 1,000 mg kalçium në ditë.

Gratë mbi 50 vjeç  duhet të konsumojnë 1,200 mg në ditë.

Vitamina D

Vitamina D është e rëndësishme pas të dyzetave.

Mungesa e saj ka lidhje me diabetin, sëmundjet e zemrës, sklerozën, kancerin e gjirit dhe zorrës.

Vitamina D është e nevojshme edhe për përthithjen e kalçiumit.

Dielli është burimi më i mirë i kësaj vitamine por edhe suplementët.

Magnezi

Magnezi është i dobishëm për të rregulluar tensionin e gjakut, një aspekt i rëndësishëm për 40 vjeçarët të cilët pas këtij pragu janë më të rrezikuara nga tensioni i lartë i gjakut.

Mungesa e magnezit shkakton sëmundjet e zemrës, diabetin dhe inflamacion.

Nëse ushqeheni shëndetshëm, duhet të merrni të paktën 320 mg magnez në ditë.

Magnezi gjendet tek barishtet, bishtajoret, arrorët, farat dhe avokado.

Kujdes! Nëse e teproni me magnezin do të vuani nga diarea dhe të përzierat.

Kaliumi

Kaliumi luan një rol kryesor për mbajtjen e tensionit të gjakut.

Kaliumi ul rrezikun e goditjeve në tru.

Mjekët rekomandojnë të paktën 2 gramë kalium në ditë, në rastet që nuk vuani nga ndonjë sëmundje specifike.

Nëse e teproni me kalium atëherë duhet të tregoni kujdes sepse teprica e këtij minerali dëmton sistemin tretës dhe zemrën.

Kaliumi gjendet tek banania, patatja e ëmbël, fasulet dhe thjerëzat.

Omega-3

Nuk janë vitamina, por acidet yndyrore janë të rëndësishme për të kundërvepruar ndaj ndryshimeve negative në organizëm që vijnë si pasojë e moshës.

Studimet kanë konfirmuar se acidet yndyrore ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin e keq.

Këto acide mbrojnë zemrën dhe trurin.

Acidet yndyrore mund t’i gjeni tek peshku, arrat, farat e linit, barishtet e të tjerë. Suplementët janë të dobishëm gjithashtu.

Përpiquni të konsumoni të paktën 500 mg të këtyre acideve në ditë nëse jeni të shëndetshëm, 800 deri në 1,000 mg në ditë nëse vuani nga sëmundjet e zemrës dhe 2000 deri në 4,000 mg në ditë nëse keni nivel të lartë trigliceridesh.

Nëse jeni duke marrë ilaçe për hollimin e gjakut, konsultohuni me mjekun për dozën e saktë të acideve yndyrore.

Probiotikët

Probiotikët nuk janë as vitamina as minerale por janë të nevojshme për personat mbi 40 vjeç.

Probiotikët e mbajnë stomakun të shëndetshëm dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru dhe diabetit.

Probiotikët janë të dobishëm pas moshës 40 vjeçare kur masa muskulore tkurret dhe tendenca për të shtuar në peshë është më e madhe.

Probiotikët janë kultura të gjalla që gjenden kryesisht tek produktet e bulmetit siç është kosi.

Ja cilat janë vitaminat jetike për 40 vjecarët Read More »

Shef Renato vetëm bërtet, por sot emocionohet live. Dikush e bëri të përlotet në studio

Shef Renato Mekollin e njohim per karakterin e tij te ashper dhe strikt ne pune, kur behet fjale te recetat e gatimit dhe e mbajme mend mire se sa u bertiste konkurenteve ne programin ne Top Channel. Ai tani ka restorantin e tij ne Tirane i cili frekuentohet nga shume personazhe VIP.

Por edhe pse ai eshte zhcendoshur ne Tirane, prindërit dhe vëllai i Renatos jetojnë prej vitesh në Athinë. Edhe pse janë larg, në rastin më të parë nuk ngurojnë t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit, qoftë edhe virtualisht. Renato ka një nip dhe një mbesë të vogël, me të cilët është shumë i lidhur dhe mezi pret t’i ketë afër dhe të luajë me ta.

Sot e ka “thyer” privatësinë dhe ka sjellë një foto të të gjithë familjes. Sapo e sheh nga ekrani, e ka të vështirë t’i mbajë emocionet. Duke prezantuar prindërit, vëllain dhe nipin e mbesën, Renato thotë se marrëdhënia me ta ka qenë dhe mbetet më e shtrenjta nga të gjitha, ndaj edhe dëshiron të jetë hermetik për këtë pjesë. Nipi Rafail dhe mbesa Kloi janë ata që ia shtojnë më shumë gëzimin sa herë familja bëhet bashkë.

Pas kësaj, ka edhe një surprizë për Renaton. Familja, prindërit, i kanë përgatitur një video-mesazh, përmes të cilit i shprehin dashurinë, por edhe krenarinë për atë që ai ka arritur në jetë. E ëma dhe i ati e përgëzuan Renaton për gjithçka ai ka arritur dhe i shprehën atij dashurinë e pakufi.

Ndërsa Renato, siç e shihni, me lot në sy: “Pse ma bëtë këtë?” iu drejtua ai Rudinës si për të justifikuar dobësinë e madhe për familjen.

Shef Renato vetëm bërtet, por sot emocionohet live. Dikush e bëri të përlotet në studio Read More »

Zajmina Vasjari prezanton për herë të parë partnerin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zajmina Vasjari është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe për herë të parë ka prezantuar partnerin e saj.

Në një postim në Instagram, ku tregon barkun e fryrë dhe dashurinë që kanë për foshnjen e tyre.

Me duart në barkun e këngëtares, partneri duket i lumtur dhe i qeshur pasi do bëhet baba.

“Mami dhe babi”, shkruan Zaimina në postimin në Instagram. Edhe pse është përfolur shpesh për këtë marrëdhënie, ajo nuk ka folur asnjëherë publikisht derisa vendosi të postonte një fotografi.

Zajmina Vasjari prezanton për herë të parë partnerin Read More »

Site arkeologjike ne zonen tone jane…

Site arkeologjike ne zonen tone jane: Qyteza Arkeologjike e Orikumit, Qyteza e Sofes dhe Tumat Ilire te Hani te cilat jane eksploruar ne vitin 1970 nga arkeologu Neritan Ceka, ne keto tuma u gjeten shume materiale arkeologjike.Kisha e Marmiroit e cila daton rreth shekullit te Vll dhe ka vlera te medha historike dhe arkeologjike . Radhima ka nje pozicion gjeografik te favorshem per sa i takon asaj se çfare mund te ofroje per nje turizem kulturor dhe historik. Duke qendruar ne nje pozicion te ndermjetem ne rrugen e vetme nacionale qe lidh Vloren me Orikumin, Himaren e me tej deri ne Sarande, ajo ka favorin te ofroje pika me interes historik si Vlora, Kanina, Amantia, Mavrova, Orikumi, Himara etj. Te dhenat historike, shume gjetje arkeologjike dhe 19 monumente kulture, evidentojne se rajoni ka qene nder me te zhvilluarit dhe te civilizuarit ne Shqiperine e Jugut. Kjo vertetohet me gjetjet ne shtate qytete antike mjaft te pasura me vepra arti, arena, objekte kulti, varre monumentale, etj. Vlen te permendet qe shteti nuk i ka lene asnjehere jashte vemendjes keto vlera te medha shpirterore e materiale te popullit tone ne shekuj. Kjo shfaqet qarte nepermjet rregullores se parqeve arkeologjike dhe vendimit te miratimit te parkut arkeologjik te Orikumit, per ruajtjen dhe administrimin e tyre.

Rezultate imazhesh për qyteza arkeologjike orikumRezultate imazhesh për qyteza arkeologjike orikumRezultate imazhesh për qyteza arkeologjike orikumRezultate imazhesh për kisha e marmiroit orikumRezultate imazhesh për kisha e marmiroit orikum

Site arkeologjike ne zonen tone jane… Read More »

Kalaja e Sofes e ndertuar ne nje lartesi dominuese midis…

Kalaja e Sofes eshte ndertuar ne nje lartesi dominuese midis lumit te Tragjasit dhe atij te Dukatit.Gjatesia e mureve rrethuese eshte 110 metra dhe gjeresia e tyre 140 cm.Kjo kala mendohet se i perket periudhes se sundimit Romak. Gjetjet arkeologjike si dhe rrenojat e ndertimeve e percaktojne si nje vendbanim qysh ne periudhen e hekurit.Ne jug te Kalase, ndodhen rrenojat e nje kishe qe i takon mesjetes se hershme.Teknika e ndertimit,format dhe permasat,e datojne kalane e Sofes ne shekullin V p.e.s. Si te shkojme tek Kalaja e Sofes? Per te shkuar ne Kalane e Sofes kalohet nepermjet rruges qe te con ne fshatin Tragjas dhe me pas ndjek rrugen automobilistike qe te con ne Tragjas te vjeter. Nga Tragjasi i vjeter merr nje rruge kembesoresh e cila mbas 5 km te con ne Kalane e Sofes.

Rezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeter

 

Kalaja e Sofes e ndertuar ne nje lartesi dominuese midis… Read More »

Ami shtatzënë, Ermal Mamaqi thotë atë që nuk e prisnit, do shkriheni së qeshuri

Aktori i njohur dhe moderatori i emisionit Xing me Ermalin, Ermal Mamaqi ka postuar nje foto me bashkeshorten e tij Amin e cila eshte shtatzene duke bere nje koment qe te shkrin se qeshuri.

Duke kujtuar ate qe thote se e ka degjuar nga e ema, ai shkruan: Po që zbukurohet dhe burri kur është shtatzanë gruaja…(cit.mami im)

Ami shtatzënë, Ermal Mamaqi thotë atë që nuk e prisnit, do shkriheni së qeshuri Read More »

Flet xhaxhai i djalit që vrau studentenm thotë atë që nuk i shkonte mendja askujt

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku 23 vjecari infermier Aldison Beluli qëlloi për vdekje Ariela Muratin, 21 vjecaren studente ne vitin e trete ne Fakultetin e Drejtesise tronditi mbarë opinionin, sot në studion e “Rudina” në një intervistë ekskluzive xhaxhai i Aldisonit, Andon Belulaj deklaroi se në dijeni të tij të rinjtë ishin të lidhur, por kohët e fundit kishin patur mosmarrëveshje.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=FZjmkNBCJss?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

“Kam fëmijë vetë, por nuk e duroj dot, më tepër për vajzën se sa për nipin tim. Nuk bëhej kjo, iku ajo kohë. Kjo qe e papritur për ne, kaq di të them unë si xhaxha. Di që kanë patur një lidhje, por dashuria e të rinjve është si fija e flokut, grindeshin, por që të arrinin këtu nuk e mendoja. Aldisoni ka qenë normal. Sipas dijenisë time kanë qenë të lidhur që në gjimnaz. Mosmarrëveshjet kohët e fundit mund të kenë çuar deri këtu ngjarjen.

Vëllai kunata dhe djali kanë shkuar tek shtëpia e vajzës dhe kanë pritur një përgjigje ndoshta deri dje dhe djali pastaj ka ikur. Kur pashë lajmet dje u tmerrova. Nuk e di se kur kanë shkuar prindërit tek familja e vajzës”, tha xhaxhai i Aldisonit, Andon Belulaj.

Flet xhaxhai i djalit që vrau studentenm thotë atë që nuk i shkonte mendja askujt Read More »