Aurora

Ardit Gjebra: Më fal Ariela

Ariela Murati u vra ditën e djeshme pasi refuzoi sërish dashurinë e Aldison Belulit, por me sa duket 23 vjeçari nuk ishte përgatitur për një tjetër “jo” dhe e ka qëlluar për vdekje disa herë me pistoletën që kishte marrë me vete.

Ngjarja e ditës së djeshme tronditi mbarë opinionin publik shqiptar, duke patur parasysh faktin se flitej për një vajzë vetëm 21 vjeçare, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike. Pas vrasjes së vajzës Aldo Beluli ka qëlluar veten me armë dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetën.

Mbi tragjedinë që ndodhi dje ka shkruar edhe moderatori i njohur Ardit Gjerbrea, i cili ka zgjedhur të postojë një foto të të ndjerës dhe një mbishkrim të shkurtër, por mjaft domethënës.
Gjebrea shkruan vetëm dy fjalë: Sorry Ariela (Ndjesë Ariela)

Mesazhi i Gjebreas nënkupton dhe motivin e vrasjes dhe sjelljen e të riut i cili vrau një 21 vjeçare thjesht sepse ajo nuk e dashuronte atë.

Një sjellje që nuk shkon shumë larg pragut të mentalitetit maskilisht në vend, një mentaliteti që mund të përmblidhet në shprehjen se “nëse nuk të kam unë, nuk do të të ketë askush tjetër”

Image

Ardit Gjebra: Më fal Ariela Read More »

Nënat e viktimave vajtonin në bulevard, Ilir Meta e kalon 21 janarin duke lodruar në borë

Presidenti Ilir Meta e ka kaluar këtë fundjavë në Prishtinë. Ai ka qenën nën shoqërinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ka qenë vetë Meta, ai që ka postuar fotot pikërisht në 21 janar, 7 vite nga tragjedia në protestën e opozitës së atëhershme, në të cilën u vranë 4 protestues me urdhër të qeverisë Berisha-Meta.

Nënat e viktimave vajtonin në bulevard, Ilir Meta e kalon 21 janarin duke lodruar në borë Read More »

Si te perdorni bimet mjekesore kunder ankthit dhe stresit

Keni dëgjuar për ‘Herbalizmin’? Tingëllon një fjalë e çuditshme, por në të vërtetë ka të bëjë me përdorimin e barishteve dhe erëzave në kura shëndetsore.

Kjo kulturë shumë shekullore ka pasur në zemër të saj bimët më të mira për të kuruar shumë sëmundje.

Roli i bimëve mjekësore në shëndetin e mendjes është studiuar, testuar dhe pranuar si nga ekspertët mjekësore ashtu edhe nga përdoruesit e këtyre bimëve.

Rezultatet e këtyre bimëve janë shumë të mira, dhe vetëm falë shkencës moderne dhe teknologjisë, këto kura të lashta kanë marrë famën e merituar.

Bimët mjekësore dhe medikamentet  

Bimët mjekësore ofrojnë efekte të ngjashme me medikamentet farmaceutike, por me më pak efekte anësore.

I vetmi problem, nëse mund të quhet i tillë, është se funksionojnë më ngadalë se medikamentet, edhe pse efektet e bimëve janë më afatgjata. Kjo është arsyeja përse bimët mjekësore shpesh anashkalohen.

Bimët mjekësore kundër sëmundjeve të mendjes

Lule basani dhe sanëza janë dy nga barishtet më të mira që përdoren për shëndetin e mendjes. Studimet shkencore kanë treguar se këto bimë kanë cilësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar shëndetin e trurit.

Këto bimë rekomandohen dhe përdoren gjërësisht në ditët e sotme. Lule basani përdoret për të trajtuar rastet e depresionit të një niveli mesatar. Sanëza nga ana tjetër përdoret kundër ankthit dhe pagjumësisë.

Bimët mjekësore rekomandohen jo vetëm nga mjekët, ekspertët e ndryshëm, por edhe nga psikologët. Sipas tyre, bimët mjekësore mund të përdoren për të parandaluar sulmet që i kanosen trurit gjatë përditshmërisë.

Sidoqoftë, mos u përpiqni të vetë-diagnostikoheni apo vetë-kuroheni. Lule basani për shembull bën mirë por edhe mund të shkaktojë dëme tek pacienti në varësi të diagnozës.

Bimë si kamomili mund t’ju qetësojnë pa asnjë efekt anësor. Kamomili konsumohet si çaj dhe rekomandohet në mbrëmje, ose si zëvëndësues për çajrat e tjerë me kafeinë.

Këto bimë përdoren në formë çaji me lule të thata.

Tabela e bimëve mjekësore dhe luleve të mira për mendjen

Hudhra – Ndihmon të Qetësojë Muskujt- Konsumohet e freskët apo e gatuar. Përdoreni edhe për t’i dhënë aromë vajrave.

Mentja – Ndihmon të qetësojë muskujt dhe kontraktimet nga gastriti. Konsumohet e freskët, çaj ose e gatuar.

Kamomili – Bimë qetësuese pa efekte anësore kundër depresionit, stresit, ankthit, irritimeve dhe pagjumësisë. Konsumohet si çaj.

Borziloku përmban vajra esencialë. Lufton inflamacionin. Përmban magnez dhe qetëson zemrën dhe enët e gjakut. Përdoret i freskët, çaj, në gatime ose për të aromatizuar vajra të ndryshëm.

Livandoja është analgjezik, ka efekt qetësues, zbut nervat dhe dhimbjet. Vaji esencial përdoret për të nxitur gjumin. Përdoret në terapitë e aromave, ndërsa në variantin e thatë përdoret si çaj ose si aromatizues ambienti

Majdanozi, ruan ekuilibrat hormonalë. Zbut irritimet dhe depresionin e ulët. Gatuhet ose konsumohet i freskët.

Si te perdorni bimet mjekesore kunder ankthit dhe stresit Read More »

Perimet ne mengjes:Pse duhen patjeter per shendetin

Mëngjesi i mirë është gjysma e punës, ndaj edhe perimet duhen ngrënë në mëngjes.

Të dhënat shkencore provojnë që nëse shtoni perimet në mëngjes, do të keni plotësuar shumicën e rekomandimeve për një shëndet më të mirë.

A do të donit ta nisnit ditën plot ankth dhe stres? Me siguri jo!

Po të marrim në konsideratë faktin që një përqindje mjaft e ulët e shqiptarëve hanë shumë pak perime, atëherë duhet të gjejmë motivimin e duhur që të shtojmë dozat e ushqimeve të shëndetshme.

Vlerat e perimeve për mëngjes

Ngrënia e perimeve në mëngjes është mjaft e thjeshtë, e lehtë dhe e shijshme.

Vende të ndryshme të botës i kanë perimet pjesë të pandarë të mëngjesit.

Francezët për shembull hanë rregullisht kastravecë, domate dhe ullinj në mëngjes.

Në Spanjë, hanë sallatë perimesh në mëngjes.

Rekomandohet fort përvetësimin e kësaj tradite edhe në regjimin ushqimor të shqiptarëve.

Më poshtë do të gjeni disa receta të cilat do t’ju vijnë në ndihmë për të ngrënë sa më shumë perime në mëngjes

Brokoli me vezë të skuqur

Në fillim zjejmë për 10 minuta brokolit e ndara në lule të vogla.

Më pas në tigan hedhim dy lugë gjelle me vaj ulliri, e lëmë pak të nxehet dhe më pas hedhim vezët sy.

U hedhim pak kripë dhe i lëmë të skuqen pak apo shumë sipas preferencës.

Krepa me miell misri me spinaq dhe djathë të bardhë

Brumin e krepave e përgatisni me miell misri në vend të miellit të grurit.

Për mbushjen e nje krepe, në një tigan hidhni një grusht me spinaq.

Lëreni në zjarr sa të avullojë uji, hidhini pak kripë, vaj ulliri dhe thërrime djathi dhe mbushni krepën.

Omletë me spinaq dhe avokado

Grini një grusht me spinaq, gjysmë avokado të prerë në kubikë.

Hidhni në një tas dy vezë, pak kripë dhe rrihini fortë. Më pas shtoni spinaqin dhe avokadon dhe përzjejini bashkë.

Vendosni një tigan në zjarr. Hidhni pak vaj ulliri dhe shtroni omletën në tigan. Lëreni të skuqet mirë nga njëra anë dhe më pas kthejeni nga ana tjetër.

Vezë dhe spinaq

Grini një grusht me spinaq.

Vendosni një tigan në zjarr. Hidhni spinaqin e grirë hollë dhe lëreni sa të avullojë uji, hidhini më pas pak vaj ulliri, kripë dhe hidhni vezët sy që të skuqen.

Lulelakër të skuqur me vezë

Në fillim zjejmë për 10 minuta lulelakrat e ndara në lule të vogla.

Më pas në tigan hedhim dy lugë gjelle me vaj ulliri, e lëmë pak të nxehet dhe më pas hedhim lulelakrat dhe vezët sy.

U hedhim pak kripë dhe i lëmë të skuqen pak apo shumë sipas preferencës.

Ju mund të përzieni të gjithë perimet që ju pëlqejnë dhe të angazhoheni në krijime të reja në kuzhinë.

Perimet ne mengjes:Pse duhen patjeter per shendetin Read More »

Si u zbulua pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut

Ekskluzive: Fotot e rralla. Publikohet skema e pemës gjenealogjike të familjes së Skënderbeut, e cila u botua në vitin 1968 në revistën “Koha Jonë” në Itali, nga dy emigranët politik, Isa Ndreu dhe Lec Shllaku

Nga Dashnor Kaloçi.

Një nga pinjollët e familjes së Heroit tonë Kombëtar, i quajtur, Giorgo Castriota Scanderbeg, ia dorzoi atë Lec Shllakut në Itali në vitin 1968. Shllaku dhe Isa Ndreu, dy emigrantët politik shqiptar, financuan fushatën elektorale të Shirakut kur ai ishte kryetar Bashkie i Parisit dhe ai si shenjë mirënjohje, më 10 korrik 1978 pagëzoi një shesh në qëndër të kryeqytetit francez, me emrin “Skënderbej”.

Historia e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka ngjallur vazhdimisht një interes të madh, dhe me figurën, jetën, veprën, betejat, luftrat, diplomacinë e tij, etj etj, janë marrë breza të tërë kronikanësh, studjuesish, historianësh, shqiptarë dhe të huaj, që nga periudha e tij e deri në ditë tona. Dhe si rezultat, janë shkruar me dhjetra studime dhe libra të ndryshëm si nga të huajt ashtu dhe nga autorë e historianë shqiptarë. Por edhe pse në Shqipëri ka një numër të madh studimesh e librash për figurën e Skenderbeut, që fillojnë që nga periudha e Rilindjes sonë kombëtare, e sidomos pas vitit 1968 kur u festua me bujë të madhe 500 vjetori i tij, asnjëherë nuk është bërë e mundur që të botohet pema gjenealogjike e familjes së tij të Kastriotëve.

Por ajo që nuk është bërë dot në Shqipëri, është arritur dhe është bërë nga diaspora shqiptare që jeton në Itali, në vitin 1968 me rastin e festimeve të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Kjo gjë, pra pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut, është botuar në revistën “Koha Jonë” që dilte në Itali nga viti 1962 deri në 1990-ën, prej Isa Ndreut (i biri i Cen Elezit, pinjoll i familjes së famëshme Ndreu nga Sllova e Dibrës) si botues, dhe Lec Shllakut si editor. Pema gjenealogjike e familjes së Kastriotëve të cilën po e botojmë ekskluzivisht për gazetën Tema në këtë shkrim, fillon që nga viti 1405 e shtrihet deri në vitin 1963, kur ajo është përmbledhur prej njërit të pinjollëve të saj, (Gjergj Kastriotit), i cili në vitin 1968 ia ka dorzuar atë për botim, z. Lec Shllaku, (me origjinë nga Shkodra, emigrant politik në Francë e Itali), me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Ndreu me Shllakun njihen gjithashtu edhe si dy shqiptarët që bënë të mundur që një sheshi në Paris, t’i vihej emri “Skënderbej”, gjë të cilën atyre ua mundësoi, kryetari i Bashkisë së Parisit, Zhak Shirak, pasi ata më parë kishin ndihmuar dhe financuar fushatën e tij elektorale.

Kështu, pas shumë bisedimeve që Isai me Lec Shllakun zhvilluan me mikun e tyre të ngushtë Zhak Shirak, ai mblodhi Këshillin Bashkiak të Parisit, i cili në datën 10 korrik të vitit 1978, me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, mori vendimin zyrtar dhe i akordoi emrin e Skënderbeut, njërit prej shesheve në qendër të Parisit, i cili më parë quhej “Villa Lumier”.

Pas marrjes së aëtij vendimi, ceremonia zyrtare për dhënien e emërit “Skënderbej” atij sheshi, u zhvillue më datën 6 dhe 7 maj të vitit 1980-të, ku morën pjesë me dhjetra personalitete të mërgatës antikomuniste shqiptare nga shumë vende të Botës. Në atë ceremoni madhështore, mungoi vetëm ambasadori i Shqipërisë. Pas kësaj në shënjë mirënjohje dhe respekti, Lec Shllaku me Isa Ndreun, i akorduan një medalje ari kryebashkiakut Shirak, e cila iu dhurua me një ceremoni madhështore në Paris, ku morën pjesë personalitete nga e gjithë mërgata antikomuniste shqiptare. Bashkë me skemën e pemës gjenealogjike të cilën e kemi marrë nga revista “Koha Jonë”, në këto pak rradhë po publikojmë edhe shkrimin e plotë të z. Lec Shllaku me të cilën është shoqëruar ajo në botimin e saj të parë në vitin 1968 tek revista në fjalë.

Shkrimi i Lec Shllakut, editorit të revistës “Koha Jonë”, Itali 1968

Fisniku dhe pasardhësi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me rastin e Jubileut të revistës, na ka drejtue urime dhe nji pemë Gjenealogjike të Familjes Kastrioti, të cilën po e botojmë në këto dy shtylla. Fisniku mban emrin Giorgo Castriota Scanderbeg, si emni i stërgjyshit, Heroit tonë Kombëtar, dhe banon me familje në rrethe të Napolit. Rreth familjes së Kastriotëve dhe brez-nive, të njimbasnjishme, gjtë shekujve, kemi pasë dijeni të përcipta e të errta, dhe për këto arsye jemi interesue me gjetë vërtetime dhe dokumenta sqaruese, drejtë për së drejti nga vetë Familja e Kastriotëve, me të cilën që në kohën e pagëzimit të Sheshit Skëndërbej, në Paris, qemë ndërlidhë. Siç dihet, Familja e Skëndërbeut, mbas vdekjes së tij dhe pushtimit Otoman të Shqipërisë, emigroi dhe u vendos në Italinë e Jugut, ndër pronat që u qenë dhurue dhe njoftë nga Mbreti i Napolit, Ferdinanti i Arragonës, për ndihmë ushtarake që Skënderbeu i dha kur zbriti në Itali, në Gusht të vjetit 1461, kundër Princit të Tarantos Giacomo Piccinino-s dhe Baronëve aleat të cilët kishin rrethuar në Trani dhe përkrahshin Derën Franceze d’ Anjohu, të sundonte mbi Mbretërinë e Napolit. Pasardhësit e Skëndërbeut mbasi dështuen në përpjekjet e tyre me lirue vëndin nga pushtimi otoman, me shkarkime në Shqipëni, tue kërkue ndihmën e Venedikut dhe tue nxitë popullin në kryengritje, edhe pse nuk pushuen kurrë të interesohen për fatet e atdheut të Arbërit, u stabilizuen njëherë e mirë në Itali.

Nga Pema Gjenealogjike e Kastriotëve del se në Itali gëzuen tituj Fisnikërije (Nobilare) të ndryshme dhe të shumta, që u vijshin nga krahinat, katundet dhe qytetet që ata zotnojshin. Njikohësisht, si Bulerë (Bujarë-Fisnikë që ishin, u martuen me gra familjesh aristokrate me pajë (prikë pasunish të tundshme dhe të patundshme, simbas traditës së kohës të cilat forcuen pozitën e tyne.

Nga këto martesa, Kastriotëve, në Itali, patën shumë djelm dhe vajza, me të cilët sigueruen, me breznitë e vijueshme, Derën dhe Emnin e Kastriotëve deri në ditët tona. Në pemën Gjenealogjike të Kastriotëve, pasardhësit direkt të Skënderbeut, janë marrë për bazë, simbas traditës sonë kanunore, trashëgimtarët mashkuj, për këtë shkak disa vëlla-zëni, gjatë breznive, tue mos pas lanë mashkuj pasardhës, barqet janë shue. Në Pemën Gjenealogjike të Kastriotëve, si aneks, gjindet dhe ajo e Topiajve, të Islamizuem, Toptanve, për arsye, motra e Skëndërbeut, Mamica me 1445, u martue me Karl Muzhak Topinë, dhe pat tre dejlm: Gionin, Gjergjin dhe nji tjetër që i Islamizuem, pat marrë emnin Ali Bej Toptani.

Këto shënime Gjenealogjike lanë me kuptue se familja e Toptanëve të sotëshëm kanë prejardhjen nga i pari Ali Bej Toptani, djalë i motrës së Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Në Pemën Gjenealogjike të Toptanave, sigurisht për mungesë kontaktesh shekullore, shënimet angrafike, në breznitë e pasardhësit e tyne, janë të meta dhe gjenerike. Si po shifim, dera e Toptanëve asht shekullore, e përmëndun dhe rrjedh nga i Pari Karl Topija, Prine i Arbërisë, (i Shqipnisë së Mesme) i cili për të përballue kërcënimin e Balshës së II-të dhe të Venedikasve, iu drejtue për ndihmë ushtrisë turke që kishte mbrri deri në Maqedoni. Më 1385, ushtrija turke nën komandën e Hajredin.

Pashës mundi ushtritë e Balshës, në Jug të Lushnjes ku u vra edhe vetë Balsha i II-të. Ishte hera e parë që turqit hynin në Shqipni, por edhe u duk qartë se ky fakt do të kishte pasoja të randa, tue konsiderue se se Turqit kishin fillue pushtimet në Ballkan. Për arsynat të pushtimit të gjatë shekullor të osmanëve në Shqipni, po ashtu ndeja aq e gjatë në Itali, të pasardhësve të Skënderbeut, nuk u erdhi mbarë Kastriotëve të nxjerrin përfitime, për një rivendosje të Derës në Fronin e Shqipnisë, aq sa u preferue një i huej, Princ Vidi, i cili tue abdikue vdiq tue lanë një dinasti fantazëm, me Skënder Ëied-in.

Kastriotët e kohve tona, sidomos Ferdinant Kastriotin (15-1-1893 -18-7-1978) janë interesue për manifestimet dhe ngjarjet shqiptare. Në prill 1968, kur zhvilluen kremtimet kastriotiane të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në Romë, i Pari i Derës së Ferdinantit muer pjesë me Familjarë të tjerë. Pasardhësit e tij Filipi, vdiq më 1984 dhe Gjergji (1928) përfaqëson derën e Kastriotëve, por ka vetëm dy vajza Marien) 4-2-1958) dhe Maria Luisa-n) 30-41963). Për vijimin e Derës dhe të Emnit të kastriotëve Filipi ka lanë mbrapa dy vajza dhe një djalë Gjergjin 92-8-1958). Kur u inagurue Sheshi Skandërbeg në Paris, Filipi i pat drejtue zotit Chirac telegramin që po botojmë.

Kurse Gjergji asht ndërlidh me ne, ashtu si e do tradita e Familjes së Kastriotëve. Si po e konstatojmë nga Pema Gjenealogjike e Kastriotëve, për çdo brez janë përjetësue emnat e të parëve zambëdhenj: Gjon dhe Gjergj. Për mirënjoftje ndaj Aragonezave emnat Ferdinat Alfons. Si emna historik, Pirro dhe Akil: me Pirron, Skënderbeu mburrej, ndaj Kontit Picinino, tue thanë se ai dhe shqiptarët e tij rrjedhin nga një racë dhe kanë të njëjtën gjak. Për femnat janë përjetësue Donika, Maria, Mara.

Si u zbulua pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut Read More »

Nëse flisni në gjumë është e sigurt që përdorni…

E folura në gjumë është teknikisht një çrregullim ku një person flet në gjumë pa e ditur se po e bën këtë.

Përsa i përket asaj që ka gjasa të thuhet, mund të jetë gjithçka, nga marrëzia e plotë në fjalime të gjata dhe të thella.

Më e përhapur është tek fëmijët dhe meshkujt.

Hulumtimi i kryer nga Dr Isabelle Arnulf ka zbuluar se njerëzit që flasin në gjumë kanë më shumë gjasa të flasin fjalë negative dhe vulgare.

232 të rritur kanë marrë pjesë në hulumtim. 129 prej të cilëve kishin REM çrregullime të sjelljes së gjumit, 87 përjetuan gjumë në këmbë ose terror gjatë natës, një që kishte apnea gjumi, dhe pjesa tjetër nuk kishte çrregullime të lidhura me gjumin.

Të gjithë pjesëmarrësit u regjistruan ndërsa flinin gjatë disa netëve, me atë që ata thoshin.

Ndërsa fjala më e shpeshtë ishte “jo”, 24 për qind e bisedave në gjumë kishin përmbajtje negative dhe 22 për qind përfshinin fjalor të keq.

Nëse flisni në gjumë është e sigurt që përdorni… Read More »

Kryemadhi: Të protestojmë me 27 janar për Shqipëri europiane

Monika Kryemadhi nuk ndalon në takime në gjithë Shqipërinë. Kryetarja e LSI-së,Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me strukturat e kësaj force politike në njësinë 11.

Kryemadhi ju bëri sërish apel qytetarëve për tu bërë pjesë e protestës së27 janarit. Sipas saj kjo protestë bëhet për të pasur një Shqipëri më të mirë, dhe se do të ishte mëkat për këdo që do të qëndronte indiferent.

‘Të dalim dhe të protestojmë në 27 janar,përballë asaj fasade që është e kalbur. Ne mund të mendojmë se kemi shumë të drejtë dhe besojmë tek arsyet tona. Ne besojmë që të luftosh për një sistem drejtësie të barabartë nuk është mëkat. Ne besojmë se për të gjithë njerëzit që nuk kanë mundësi ekonomike dhe të luftojnë për tu bërë si gjithë të tjerët nuk është mëkat. Netuam që të gjitha institucionet të jenë të barabarta. Mëkati më i madh i yni është të rrimë indiferentë ndaj kësaj që po shohim. Vdekja e një kombi është kur ne varfërohemi shpirtërisht. Ju bëj thirrje që në 27 janar të harrojmë flamurin politik dhe të marrim pjesë në atë protestë,për të treguar se duam Shqipërinë. Ne dhe sot pas 27 viteve tranzicion kemi akoma luftë klasash, në atë që janë pro qeverisë dhe ata që janë kundër qeverisë’, tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Të protestojmë me 27 janar për Shqipëri europiane Read More »

“Pse o Zot mi merr njerëzit më të mirë”, postimet prekëse të miqve të Arielës që u vra nga 23 vjeçari

Nje krim pasioni tronditi kryeqytetin kete te diele, ku nje 23 vjeçar qelloi me arme zjarri dhe e la te vdekur vajzen qe dashuronte, 21 vjece. Ngjarja ndodhi pak para ores 15:00 prane Fakultetit te Mjekesise. Djali ka qëlluar edhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Sipas policise, paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.

Burimet thanë se Aldison Belulaj, dhe Ariela Murati, ishin nga fshati Zharrëz i Patosit, dhe te dy kishin mbaruar studimet në gjimnazin ‘Sotir Capo’, ne Zharrez, raporton “Panorama”.

Ngjarja ka lene te shokuar jo vetem miq e te aferm te vajzes dhe familjes se saj, por edhe mbare opinionin publik. Ja disa nga postimet prektese të të njohurve te Arieles ne FB:

“Pse o Zot mi merr njerëzit më të mirë”, postimet prekëse të miqve të Arielës që u vra nga 23 vjeçari Read More »