Miliarderi Fatmir Hysenbelliu është vënë në qendër të mediave rozë lidhur me jetën e tij të luksit. Shpesh, Oni nuk lë vend për imagjinatë lidhur me luksin ku jeton.
Tepër aktiv në rrjetet sociale, ai ndan me ata që e ndjekin një jetë që do e kishin zili të gjithë.
Kësaj rradhe, miliarderi ka postuar disa video në Insta story-n e tij në Instagram brenda shtëpisë së tij të re.
Nga xhakuzi deri tek ambiente që tregojnë vetëm luks, Hysenbelliu ka treguar me krenari atë që do të bëhet shtëpia e tij. Ose, le të themi një ndër shtëpitë e tij.
Para disa muajsh djali miliarder u përfol në media për një lidhje të mundshme mes tij dhe Pamela Anderson. Por, duket se nuk ishte një lidhje afatgjatë mes tyre.
Ngjarjet e oreve te fundit ne vendin tone ngrene nje pikepyetje te madhe! A reagon shoqeria shqiptare sa dhe si duhet? Ne fakt vrasjet, plagosjet apo rrahjet jane kthyer vitet e fundit gati ne nje fenomen te zakonshem, e ku te gjithe po pajtohemi me to sikur te jene asgje.
Ndersa shohim perpara syve tane qe ikin jete te rinjsh per nje debat ordiner, per nje grindje pa vlere, apo per nje ‘dashuri” qe vec e tille nuk mund te quhet, te gjithe zgjedhim vetem te komentojme me dy fjale me pas, por asnjehere te reagojme.
Fatkeqesisht edukimi me brezin e ri ka rene ne nivele tejet te uleta dhe problemi nis nga familja, shkolla dhe grupi shoqeror qe perben te teren. Nje nga shqetesimet me te medha qe kane sot familjet shqiptare jane sfida qe po u ben “teknologjia”, e ku femijet nuk jane me te kontrolluar. Te njejtin problem e vuan edhe shkolla, e cila nga ana e saj duhet thene fatkeqesisht e ka humbur misionin e vet edukues, por edhe parandalues.
Mjafton nje vezhgim i thjeshte per te kuptuar se ne shume prej ketyre institucioneve mesuesit shkojne sa per te kryer oret e punes qe u siguron pagesen mujore, ndersa roli i psikologut eshte thuajse inekzistent. Shume shkolla nuk e kane nje dhome te mirefillte psikologu, ku te mund te diskutohet me nxenesit per problemet qe ato kane, per “rendesen” e perditshme psikologjike qe mund tu vije nga familja, shoqeria, apo mjedisi ne teresi qe i rrethon.
Ky eshte nje defekt i madh. Po ashtu shoqeria shqiptare ka humbur, apo duhet pranuar fatkeqesisht ndoshta edhe nuk e ka patur kurre, ndjenjen e te reaguarit, per te mos e pare problemit e tjetrit si te “tjetrit”, por si problemin e te gjitheve. Dhuna mund te jete larg por edhe afer nesh, prandaj ndoshta kjo eshte koha per te kthyer te gjithe syte tek adoleshentet qe po rriten ne nje “re” te zeze, qe perpara syve te tyre nuk i le te shohin, por i nxit te reagojne ne gjaknxehtesi, shpesh me pasoja fatal. Jo vetem ata, por edhe me te rriturit. Ne kete mes rolin kryesor se pari e ka familja, me pas shkolla, shoqeria, media e te gjithe sebashku te mund te ndalim nje plage qe po rritet, e rrezikon te dale jashte kontrolli duke na bere te humbim “pacientin” qe jemi te gjithe “ne”!
Gadishulli i Karaburunit është ajo pjesë e bregdetit vlonjat, ku turizmi mund të gjejë terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar. 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore, Gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo stinë për këdo që e viziton atë. Agjenci turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në plazhet që ndodhen aty. Udhëtime të tilla organizohen kryesisht gjatë stinës së verës, ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë vitit.
Peizazhi natyror, i gërshetuar me atë historik, e bënë atë një reliev ku vizitori mund të befasohet pafundësisht. Bregdeti tepër i thyer, lëndinat e vogla që zbresin deri poshtë, afër vijës së ujit, gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet e virgjëra, janë disa prej elementëve, që pothuajse nuk i gjen askund tjetër në bregdetin shqiptar. Gadishulli formon një hark të madh e të butë, që i përgjason gishtit të madh të dorës, të shtrirë. Ai ndan gjirin detar të Vlorës nga Kanali i Otrantos dhe ka një gjatësi prej rreth 15 km, me një gjerësi që shkon deri në 4.5 km. Në skajin veriperëndimor të Karaburunit (në turqisht gjuha e zezë), ndodhet Kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë. Në pjesën më të lartë të këtij masivi, ndodhen tre maja, ajo e Kores 826 metra mbi nivelin e detit, si dhe e Dafinës dhe Ilqes, respektivisht 732 dhe 687 metra. Pjesa perëndimore është shkëmbore dhe e copëzuar vertikalisht, me shpella, të çara, gjire e plazhe të vegjël. Këtu gjenden plazhi i vogël i Dafinës, bregu i Bitrit, shpella e Panaisë. Përkundër kësaj, në pjesën lindore të gadishullit që shikon nga gjiri i Vlorës, bregdeti është më i formuar dhe më pak i thyer. Masivi i Karaburunit, në tërësi është i varfër në bimësi, por i pasur në kullota. Në pjesën më të ulët dhe më të ngushtë të tij, ndodhet pllaja e Ravenës, një qendër blegtorale e njohur në jug të vendit, që shfrytëzohet nga banorët e fshatit Dukat për mbarështimin e të imtave. Nga pikëpamja gjeologjike, masivi i Karaburunit është i përbërë nga gëlqerorë të periudhës së paleogjenit, të cilët janë shfrytëzuar që në lashtësi për prodhimin e mermerit. Cilësia e këtij produkti dallon nga ai i zonave të tjera të Shqipërisë. Mungesa e bimësisë dhe e ujërave sipërfaqësore e kanë bërë gadishullin të pabanueshëm.
Në skajin veriperëndimor të gadishullit, në kepin e Gjuhëzës, ndodhet shpella e Haxhi Alisë, një emër i njohur në historinë e piraterisë detare. Ky objekt natyror, sipas gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj. Kjo, sepse, në pjesën perëndimore të gadishullit, gjendet dhe shpella e Gramës, brenda të cilës janë zbuluar mbishkrime të shumta, që përkojnë me periudha të ndryshme të historisë. Gjiri i vogël i Gramës, që ndodhet në pjesën perëndimore të Karaburunit, është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike. Sipas historianëve, ky vend ka shërbyer që në lashtësi si vendpushimi për anijet. Në muret e shumta të gjirit, konstatohen fare lehtë shumë shkrime të gdhendura nga marinarët, ku shprehet mirënjohja ndaj Poseidonit. Shkrimet e para i përkasin shekullit IV para Krishtit. Në shkrimet latine, që përkojnë me shekullin I pas Krishtit, gjenden emrat e Mark Antonit e të Pompeut, si dhe vizatime të ndryshme, mes të cilave anije, kryqe, spiranca, mburoja etj. Në këtë gji, ndodhet dhe shpella që mban të njëjtin emër, në muret shkëmbore të së cilës dallohen vizatime e shkrime, ku shprehen falenderime për bujarinë e mikpritjen. Me këta elementë dhe mjaft të tjerë, gadishulli i Karaburunit përbën një nga zonat më atraktive, në funksion të zhvillimit të turizmit. Në këtë drejtim, kanë nisur përpjekjet e para. Në stinën e verës, shoqëri të ndryshme turistike, ofrojnë udhëtime ditore, deri në Kepin e Gjuhëzës, ku është një plazh i virgjër. Pushuesit, kalojnë nw rërën e pastër orë mjaft të kendshme.
Në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Bleona ka publikuar disa fotografi të reja me të cilat ka treguar se ka udhëtuar në Emiratet Arabe.
Ajo ka shkruar se ky është vendi më i pëlqyer për të dhe ishte bërë gati për të bërë një tretman.
Ajo është më aktive se kurrë këto ditë ku duket se po i shijon në maksimum pushime e saja në Lindjen e Largët.
Bleona ka ndarë me ndjekësit të gjitha aktivitetet që ajo bën.
Një ndër fotot që tërheq vëmëndjen është mbulimi i bleonës dhe pjesëmarrja e saj në një ndër xhamitë më të famshme në Emiratet e Bashkuara.
Bashkëngjitur fotos ajo shkruan: Vetëm drita mund të shpëtoj errësirën !!! Jini drita e jetës suaj dhe e njerëzve rreth jush!
Në një video të postuar në ‘Instastory’, ajo shihet duke u falur në xhami. Mbishkrimi mbi këtë video është : I dashur Zot! Faleminderit për këtë që jam dhe që kam në këtë jetë. Kam qënë, jam dhe do mbetem gjithmonë fëmija jot. Ti je Numri 1 mbi gjithçka. Gjithçka tjetër vjen mbrapa teje.
Profesor Përparim Kabo komenton në rrjetet sociale dorëheqjen ditën e djeshme nga kreu i LIBRA, të kryetarit të kësaj partie, Ben Blushi.
Duket se Kabo nuk ka besuar në qëllimin për të cilin u ngrit kjo parti, duke e konsideruar se veprimi u bë vetëm për inat të PS.
Komenti i Përparim Kabos në facebook:
Gjërat aspak serioze në shoqërinë tonë janë krijimi partive politike për inat të partisë nënë …dhe nga trima që do bëjnë namin. Kryetarët e tyre pasi rrëzohen që në dallgën e parë e lënë atë,… japin me demek dorëheqjen duke treguar se vetëm serioz nuk janë…Po ku iku ideali, premtimet, vizonet ndryshe, ai nami që ju do bënit…Kësaj i thonë të humbasësh pa nam e pa nishan…Punë njerëzish pa shtyllë kurizore….
‘Nuk ka fuqi jashtëtokësore që të më trembë me drejtësi dhe as pa drejtësi’. Kjo ishte deklarata e Presidentit të vendit Ilir Meta dhënë për televizionin Report TV para pak ditëve.
Meta iu përgjigj pyetjes së gazetarit Ilir Babaramo, tha se Rama e di mirë që ai nuk trembet nga asgjë. Por duket se kryeministri Edi Rama, ka gjetur pikërisht 7 vjetorin e ngjarjes së 21 janarit për tju përgjigjur ish-aleatit të tij.
Gjatë fjalimit të tij në përkujtim të 4 viktimave të 21 janarit, Rama tha se ka nga ato që thotë që nuk tremben as nga Zuesi, por që tani nuk kanë asgjë në dorë. Duket se Rama, i është përgjigjur indirect Metës, duke e ‘kërcënuar’ për ngjarjen e 21 janarit.
Të gjithë ata që e kanë njohur nga ekrani Bora Zemanin dhe Vin Velin, pa dyshim që e kanë konsideruar si një prej çifteve më të simpatike të showbiz-it. Por, për fat të keq, lajmet e ditëve të fundit se deejay i njohur i clubeve të Tiranës dhe moderatorja e Digitalb janë ndarë, janë të vërteta. Megjithëse nuk kanë qenë zyrtarisht të martuar, Bora dhe Vini pas shumë viteve bashkë, kanë vendosur të jetojnë të ndarë.
Prindërit e Arborit, i cili para pak kohësh festuar ditëlindjen e tij të 3-të, megjithëse si fillim e mohuan krizën në çift, “luajtën” me publikun herë duke lënë të kuptohet se janë bashkë e herë sikur janë të ndarë, më në fund kanë konfirmuar lajmin e ndarjes përfundimtare. Ish-velina e “Fiks Fare” e cila tashmë është në pozicionin e moderatores në Digitalb, në daljen e fundit publike në “Xing me Ermalin”, tha se nuk ka qenë asnjëherë e martuar dhe se thjesht ka patur një lidhje dashurie me Vinin, një lidhje të cilës i ka ardhur fundi.
E ngacmuar nga Ermali, Bora ka mohuar kategorikisht zërat për një tradhëti të mundshme mes tyre, si dhe ka sqaruar se vazhdon të ketë një marrëdhënie korrekte me babain e djalit të saj, por që nuk janë miq. Bukuroshja e ekranit të vogël ka sqaruar po ashtu se nuk ia kanë shpjeguar akoma ndarjen Arborit pasi është ende i vogël.
Mëlçia është një organ në trupin e njeriut që shumica e njerëzve harrojnë të kujdesen. Nëse vuani nga Hepatiti C, është e nevojshme të mbroni mëlçinë nga dëmtimet e mëtejshme.
Hepatiti C është shkaku kryesor i sëmundjes ekstreme të mëlçisë (cirroza) dhe kancerit të mëlçisë të cilat të dyja mund të jenë vdekjeprurëse.
Ka shumë ushqime që mund të ndihmojnë pastrimin e mëlçisë natyrisht duke stimuluar aftësinë e saj natyrale për të pastruar mbeturinat toksike brenda trupit.
Ja një përzierje që funksionon:
Përbërësit:
Lëng limoni, Lëng portokalli, Mente të freskët, 1 litër ujë, Mjaltë organik
Përgatitja:
Vendosni ujin në një tenxhere dhe ngroheni derisa të valojë. Shtoni gjethet e mentes dhe valojeni për 5 minuta të tjera.
Hiqeni atë nga zjarri lëreni të ftohet për disa minuta pastaj shtoni limonin dhe lëngun e portokallit. Trazojeni dhe në fund hidhni mjaltin.
Konsumoni këtë përzierje të ftohtë ose të ngrohtë. Ajo pastron mëlçinë tuaj dhe ndërkohë gjithmonë sigurohuni që të hani ushqime të shëndetshme.