Aurora

E përndiqte prej kohësh dhe në fund e vrau! 178 femra të tjera s’duhet të kenë fatin e Arielës

Rasti i 21-vjecares Ariela Murataj, e cila përndiqej prej kohësh nga Aldison Belulaj, nuk është i vetmi. Policia e Tiranës i tha Televizionit Klan se që nga Janari i 2017, 178 femra kanë denoncuar se përndiqen nga ish-i dashuri apo ish-bashkëshorti. Vetëm këtë muaj uniformat blu kanë marrë 5 raste denoncimi.

Për psikologët denoncimi i dhunës, apo edhe përndjekjes nga femrat, shihet si një formë emancipuese për shoqërinë dhe minimizimin e këtyre rasteve.

Rastet e denoncuara tregojnë se femrat përndiqen jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në rrugë, raporton Tv Klan. I tillë ishte edhe rasti i Ariela Murataj, e cila kërcënohej prej muajsh nga autori i krimit Aldison Belulaj.

Dhjetë ditë më parë, studentja e Juridikut kishte vendosur të ndërronte numrin e telefonit për të mos u shqetësuar më nga Aldisoni. Për këtë shkak 23-vjeçari vendosi të ndërmerrte veprimin ekstrem.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=d6IM8vs9QQE]

E përndiqte prej kohësh dhe në fund e vrau! 178 femra të tjera s’duhet të kenë fatin e Arielës Read More »

13 vjeçarja shqiptare që ruan dhitë mahnitë jurinë e “The Voice”

Quhet Danjela është 13 vjeçare dhe jeton në Kukës të Shqipërisë. Ajo jeton në kushte jo të mira me prindërit, motrat dhe vëllain e saj të vogël, ndërsa ka pasion muzikën.

Përveç e talentuar ajo kujdeset edhe për punët e shtëpisë, ndërsa tregon se ndihmon prindërit në punët e shtëpisë dhe ruan dhitë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=DmFvOgKbLGk]

Danjela e veshur në një fustan të thjeshtë bashkë me familjen e saj u nis për në “The Voice of Albania” për ta realizuar ëndrrën e saj. Ndërsa u paraqit me këngën “Me Ty” të Elvana Gjatës. Zëri i saj bëri që të gjithë anëtarët e jurisë të kthehen për të.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=6zZCQYHVuo0]

13 vjeçarja shqiptare që ruan dhitë mahnitë jurinë e “The Voice” Read More »

Ndërron jetë deputeti i parë që ngriti flamurin shqiptar në parlamentin e Maqedonisë

Ka ndëruar jetë ish anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve në Maqedoni. Është lindur në vitin 1939 në Kërçovë. Sali Ramadani ishte një protagonistë i politikës në Maqedoni në periudhën nga mesi i viteve të 90-ta si deputet i PPD apo më vonë PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë.

Më 8 korrik të 1997 nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë nxorri flamurin kombëtar dhe e shpalosi pranë sallës së Parlamentit. Kjo ngjarje tensionuese ndodhi vetëm një ditë para ngjarjeve të Gostivarit të 9 korrikut të vitit të njejtë.

Shërbimet e Parlamentit reaguan fuqishëm, por Ramadani nuk u tremb. Derisa një pjesë e madhe e mediave dhe ekspertëve maqedonas për çështje juridike, që edhe sot janë protagonistë aktual në politik kërkuan arrestimin e tij. Kryetar i Parlamentit ishte socialdemokrati Tito Petkovski, i cili reagoi ashpër, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve për heqjen e deputetit Ramdani nga foltorja. Ai ka lindur ne Kërçovë ndërsa pjesën e jetës e kaloi ne Prishtinë.

Ndërron jetë deputeti i parë që ngriti flamurin shqiptar në parlamentin e Maqedonisë Read More »

Prezantohet pulla postare “28 Janari – Dita Europiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale”

Prezantohet pulla postare “28 Janari – Dita Europiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale”.

Emetimi i saj është një iniciativë e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ceremonia për prezantimin e pullës është, njëkohësisht, aktiviteti kulmor me rastin e kremtimit të 28 Janarit dhe u zhvillua në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve

Pulla postare “28 Janari – Dita Europiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” përfaqëson në të gjithë elementët e saj konceptin e mbrojtjes së privatësisë dhe sidomos, marrëdhënien që ka sot individi me teknologjinë.
Pulla “28 Janari – Dita Europiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” ka dalë për herë të parë në qarkullim në 28 dhjetor 2017. Ajo ka përmasa 40×30 milimetra dhe emisioni përbëhet vetëm nga një pullë me vlerë 2500 lekë.

Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

Prezantohet pulla postare “28 Janari – Dita Europiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” Read More »

Deklarata e papritur e Robertit: Alketa Vejsiu është një monstër

Robert Aliaj tashmë është bërë koleg me Alketën prej katër vitesh për shkak të bashkëpunimit në Dance With Me.

Në dukje ata kanë një marrëdhënie të mirë, pavarësisht përplasjeve por duket se Roberti dicka ruan brenda vetes.

I ftuar në Xing me Ermalin ai nxorri një anë tjetër të Alketës.

“Alketa është një monstër”, tha Roberti dhe më pas nisi të qeshte. “Alketa është shumë profesioniste, është shumë e mirë, në marrëdhënie pune është e mrekullueshme”, shtoi Roberti.

“Për ty Alketa ka thënë që je një e keqe e domosdoshme”, i tha Ermali. “Alketa më do shumë dhe unë tani të them të drejtën bëj maksimumin që të bëj sikur e dua”, u përgjigj Roberti.

Deklarata e papritur e Robertit: Alketa Vejsiu është një monstër Read More »

Humbi të dashurin në aksident, aktorja: Si u bëra dashnorja e bosit të drogës

Nertila Kapaj është modele shumë e ndjekur në rrjetet sociale, e cila tashmë i ka hyrë dhe kinematografisë.

Ajo njihet si “vajza e 500 trëndafilave”, dhurata që i bënte shpesh i dashuri i ndjerë Jetnis Dollapi, miku i shumë VIP-ave, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor.

Ajo tregon se, fatkeqësisht, rreziku e ka ndjekur gjithmonë në jetë, ndaj në film s’e pati aspak të vështirë.

Ajo luan të dashurën e Arben Derhemit, bosit të drogës, në serialin televiziv “Ti mund të më quash Xhon”, si pjesë e një kasti të njohur aktorësh.

Të pamë në një rol interesant në filmin “Ti mund të më quash Xhon”. Si ndodhi që u bëre pjesë e kastit dhe sa e lidhur ke qenë me aktrimin më parë?

Në fakt, unë kam realizuar dhe dy filma të tjerë me “Papadhimitri Production”. Ishte ideja e regjisorit që të isha unë pikërisht ky rol, pra, e dashura e bosit të drogës.

Siç tregove vetë, luaje të dashurën e bosit të drogës që intepretohet nga aktori Arben Derhemi. Pati kimi mes jush dhe çfarë mund të tregosh nga kjo eksperiencë, me një aktor profesionist si Derhemi?

Unë isha e dashura e bosit të drogës, që do të thotë, se isha krahu i djathtë i tij. Përderisa isha e dashura, patëm kimi, ama vetëm në rol. Ishte eksperiencë e bukur, sepse Arbeni paraqiste burrërinë që sot është vështirë ta gjesh te meshkujt shqiptarë. Pra, ai e përjetonte këtë rol.

Përfaqësoje kukullën që nuk fliste, por që i jepte makinës dhe e shoqëronte të dashurin, edhe në bisedat për pazaret e prishura me shpërndarësit e drogës. Si u ndjeve në atë pozicion dhe në jetë do të mundje ta pranoje një gjë të tillë?

Pozicioni im ishte i tillë në film. Ndoshta, për të tjerë është e lehtë të aktrojnë, ndërsa Nertila i ka përjetuar këto situata realisht. Pjesa më e madhe e aktorëve dhe shikuesve i kanë parë shumë gjëra veç në filma, ndërsa unë në jetën reale shoqërohesha nga bodyguard-ë dhe shërbëtorë, pra, vetë jeta ime ka qenë një film.

Pamë dhe një skenë puthjeje me Arben Derhemin. Ishte e vështirë dhe deri ku mund të guxosh me skenat hot në kinema?

Ajo skenë ishte pak e vështirë, por ishte pjesë e rolit dhe m’u desh ta luaja me profesionalizëm. Por s’do të guxoja më shumë. Pas rolit në kinema, cilat janë ambiciet e tua më tej, sa i takon filmit apo televizonit? Pas atij roli, kam shumë plane që për momentin po i lë surprizë.

Humbi të dashurin në aksident, aktorja: Si u bëra dashnorja e bosit të drogës Read More »

Pse e anuloi Rama vizitën në Shkodër? Berisha zbulon të vërtetën e arratisjes

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se, kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë protestës së opozitës ditën e djeshme u arratis.

Berisha thote se, pavaresisht se kishte njoftuar se do të shkonte në Shkodër por që për 24 orë mbajti frymën në arrati duke mbyllur edhe ERTV, shkruan Berisha.

Postimi i Berishës:

Arratia e trete e Edi Rames!

Te dashur miq, Edi Rama dje mori arratine. Per te zhdukur cdo gjurme ai mbylli per here te pare edhe verver TV-ne apo teleneverine, siç po e quan populli ERTV-ne e tij.

Ai kishte njoftuar se do te shkonte ne Shkoder por ne fund zgjodhi vrimen e miut ku mbajti frymen ne arrati per 24 ore. Pas 20 shkurtit te vitit 1991 dhe 14 shtatorit te vitit 1998 kjo ishte arratia e trete e tij. Por, siç i thone fjales “e treta e verteta”!

Kjo sepse e para ishte nje evakuim me autoblinda i Bllokut diten e rrezimit te shtatores se Enver Hoxhes. E dyta, diten e varrimit te Azem Hajdarit zgjati vetem 10 ore kurse kjo e fundit ne te vertet rreth 48 ore, pasi perveç disa pamjeve nga Davos ai u zhduk nga ekranet e TV dhe valet e radiove 48 ore.

Militantet socialiste u deshperuan thelle me liderin e tyre mbatharak. Papagajte e tij u thane mediave se qendrimi i Berishes ne zyre me 21 janar ishte shkaku i viktimave prandaj Rama mire beri qe ia mbathi!

Kurse analistet u mjaftuan me konstatimin por nuk analizuan shkaqet e kesaj zhdukje, kesaj heshtje te plote te tij ndaj ketij tmerri infernal te paperjetuar prej tij kurre me pare!

Ketu me poshte po rendis disa nga arsyet e heshtjes mortore te Edi Rames, heshtje qe tronditi aq shume narkoqeveritaret, narkodeputetet, narkozyrtaret e tij.

Se pari, Rama u tmerrua sepse pa dje nga vrima ku ai ishte futur ate qe ai kurre nuk e kishte imagjinuar. Ai pa se bashkimi i opozites ne te gjithe spektrin e saj, te cilen ai vetem nje jave me pare e quante se nuk ekziston, prodhoi dje jo nje proteste por nje tsunam popullor, shprese per mbare shqiptaret dhe urrejtje ndaj narkoshtetit te tij, qe ne cdo cast e ne pak minuta mund ta fshinte dhe mund ta fshije nga faqja e dheut!

Se dyti, Rama u tmerrua sepse ai si vote-killer, vrases i votes se qytetareve shqiptare, pa dje, pothuaj ne harkun kohor te 100 diteve te formimit te qeverise se tij te ngritur mbi drogen dhe krimin, ate qe kurre nuk e kishte besuar se do te shihte, protesten gjigande, siç e quajten mediat e huaja te atyre qe me 25 qershor ai me droge, banda dhe pushtet krimi iu kishte vrare voten dhe se bashku me te edhe shpresen.

Ai u lebetit dhe u zhduk dje me keq se me 14 shtator te vitit 1998, sepse protesta e djeshme iu duk si monster gjigande apo si marshi i fantazmeve qe vershoi nga te kater anet e vendit dhe pushtoi Tiranen e atyre qe u kishte vrare voten dhe shpresen, te cilet u ngriten si feniksi dhe me fuqine e tyre mund te benin pluhur dhe fshinin ne pese minuta nga faqja e dheut pushtetin e narkoshtetit te tij.

Se treti, Rama u tmerrua dhe heshti duke mbajtur frymen ne skuten ku ishte futur sepse dje konstatoi se shqiptaret e te gjithe spektrit politik opozitar, madje edhe qindra e mijra socialiste, shume prej te cilve ishin dje, konsiderojne dosjen Tahiri-Habilaj, dosjen e Xibrakes, aferat e Armos, djegesve, tarifave te sterlarta te universiteteve etj etj, shume me te rrezikshme se sa bombat dhe armet kimike te Sirise.

Mirepo ne vjeshten e vitit 2013 ai arriti te shuaj zemerimin popullor duke dale genjeshtar dhe anulluar premtimin e dhene, kurse tani nga keto dosje, skllav i te cilave eshte, nuk ka shpetim.

Perpjekjet e fundit donkishoteske, si zgjedhja e tij kryegjykates dhe kryeprokuror, mbyllja njera pas tjetres e dosjeve te aferave te medha, pengimi i drejtesise per arrestimin e Tahirit dhe kthimi i pasaportes se tij, lirimi i Sotes, ekstradimi i financierit te Habilajve ne Itali etj etj, jo vetem qe nuk kane frikesuar njerezit por perkundrazi i kane revoltuar per vdekje ata, ndaj dhe vershuan si asnjehere me pare drejt Tiranes per ti kthyer restin qe meritonte ai dhe narkoshteti i tij.

Si perfundim, dje qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise nen udheheqjen e opozites, ndryne Edvin Kristaq Ramen ne vrimen e miut, ne banesen e heshtjes mortore dhe e shnderruan ate ne kufome politike te pakallur…!

Nderim dhe mirenjohjen me te madhe per ata qindra mijra qytetare, qe me protesten e tyre madheshtore iu treguan shqiptareve dhe botes se ne Shqiperi shumice eshte opozita kurse narkoshteti po shkon ne kazanin e plehrave te historise! Revolucioni vazhdon! Fitore!! sb

Pse e anuloi Rama vizitën në Shkodër? Berisha zbulon të vërtetën e arratisjes Read More »

16 vjeç në burg, Leonardi tregon historinë tronditëse: Si më rrahën barbarisht të gjithë burgaxhinjtë

I ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Leonardi, një djalë i ri i cili kishte marrë rrugën e keqe dhe kishte përfunduar në burg në moshë të re, vetëm 16 vjeç.

“Fëmijëria ime ka qenë e vështirë. Prindërit e mi u ndanë kur isha 5 vjeç dhe u bashkuan kur isha 11 vjeç. Kishim shumë probleme në familje. Në moshën 13-vjeçare fillova duhanin dhe pas 1 viti fillova të merrja drogë. Mami më fliste, qante kur vonohesha, shokët e klasës më përbuznin sepse vija nga një familje e varfër. Kishte raste ushtronin dhunë. Iu futa rrugës së keqe që ata të më kishin frikë.

Drogën e siguroja nga shoqëria e keqe që kisha gjetur. Prindërit nuk me jepnin para dhe u detyrova t’i futesha vjedhjes. Kishim bërë plan me një shok të vidhnim një celular në një dyqan. U futëm e morëm celularin dhe zotëria e dyqanit më ndoqi me vrap. Ai kishte lajmëruar policinë. Policët më kapën. Më çuan në burgun e Kavajës.Qëndrova aty 3 javë. Veten nuk e doja më. Në ate moshe duhet te isha prane familjes dhe ne bankat e shkolles, jo ne qelite e burgut.

Ishte si ferr. Në dhomën time ishte njëri që u mbante si më i forti. Ishte kapo. Unë refuzoja ta ndiqja nga pas. Ai më tha brenda javës do vdesësh. M’u prenë këmbët dhe duart, por nuk e dhashë veten. Ai mbante thikë dhe unë flija me frikë. Ditën e 4 dolëm në ajrim. Sektori kishin bërë plan të më rrihnin keq. Më rrahën barbarisht. Në atë moment i thashë vetes s’dua të shoh as armikun këtu. I thashë drejtorit të burgut të më largonin në sektor tjetër.

Aty plaste sherri ‘Pse më pse, pse të pash’. Roja bënte një sy qorr e një vesh shurdh. Dola nga burgu, paguajta 10-fishin e vlerës së telefonit që vodha dhe gjykata e Apelit me dha punë me shërbim publik, pastroja Amfiteatrin e Durrësit. Kur isha në burg mami më vinte me takonte. Më thoshte te ndryshoja dhe te behesha burre.

Mua me ndryshoi fakti qe familja ime nuk ka faj qe te mos i ze gjumi naten nga frika se une mos kisha vdekur. E kam thirrur mamin sot per t’i thënë që jam penduar dhe kam ndryshuar”, tregoi Leonardi, shkruan Xing.al

Mami i Leonardit pranon ftesën dhe vjen tek “E diela shqiptare”. Sapo sheh Leonardin në ekran, ajo e quan “Mistres”.

“Të kam thirrur që të të them se nuk do jem më mistres, por do jem ai që do e nderoj familjen. Faleminderit që më ke qëndruar pranë. E di që je sëmurë me hernie diskale kështu që ti nuk ke për të punuar më. Ka ardhur koha të kujdesem unë për familjen”, tha Leonardi ndërsa e ëma tha se shpreson që Leonardi ta mbajë fjalën pasi ka vuajtur shumë prej tij./Xing.al

16 vjeç në burg, Leonardi tregon historinë tronditëse: Si më rrahën barbarisht të gjithë burgaxhinjtë Read More »