Aurora

Gjurmët më të hershme të jetës njerëzore

Periudha më e hershme e zhvillimit të shoqërisë primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja palaios – i vjetër, lithos – gur) dhe përfshin periudhën afërsisht nga 1 500 000 deri në 10 000 vjet më parë. Kjo epokë ndahet nga ana e saj në paleolit të ulët, të mesëm dhe të lartë.

Në vendin tonë nuk janë zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulët, që zë një pjesë të madhe të epokës së pleistocenit e vjen deri në kohën e vërshimit të akullnajave Riss.

Gjurmët më të hershme të qenies së njeriut në territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhën musteriane, që i përket paleolitit të mesëm. Gjurme te Prena Sweet, Flore & moter Flore. (100 000-30 000 vjet më parë). Këto përfaqësohen nga vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janë gjetur, deri më sot, në stacionin prehistorik të Xarës në rrethin e Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në afërsi të Apolonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës. Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla ngjasojnë mjaft me veglat e strallit të zbuluara në depozitimet musteriane të krahinave fqinje të Greqisë Veriore, të Thesalisë, të Malit të Zi etj.

Tipi fizik i njeriut në këtë kohë ishte ai i neandertalit . Në procesin e antropogjenezës ky tip paraqet një hallkë më të zhvilluar në krahasim me pitekantropin e paleolitit të ulët.

Dyndja nga veriu në jug e akullimit të periudhës gjeologjike Riss bëri që edhe në vendin tonë klima të pësojë ndryshime të mëdha. Në malet e larta të Shqipërisë u formuan akuj të përhershëm, që zbritën deri në lartësinë 1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasojë e këtyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshët e vjetra qëndruan vetëm ato që mundën ta përballonin të ftohtit. Krahas tyre u shfaqën dhe kafshët karakteristike vetëm për kushtet e klimës së ftohtë. Të tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellës, hiena e shpellës, dhia e egër etj.

Të ftohtët ndikoi edhe në mënyrën e jetesës. Në luftën për të përballuar vështirësitë klimatike dhe për të mbijetuar, njeriu i kësaj kohe bëri hapa të rëndësishëm drejt përparimit; u strehua në shpella pasi triumfoi në luftën për jetë a vdekje me kafshët e egra që i kishin zënë që më përpara këto vend-strehime natyrore. U vesh duke shfrytëzuar lëkurët e kafshëve, mësoi të ndezë vetë zjarrin, të cilin e përdori me sukses kundër të ftohtit dhe bishave të egra, por sidomos për të përmirësuar strukturën e ushqimit, duke përdorur gjerësisht mishin e pjekur, i cili luajti një rol të madh në përmirësimin e mëtejshëm biologjik të tij. Zjarri qe një arritje shumë e rëndësishme për kohën, sepse i dha njeriut për të parën herë zotërimin mbi një fuqi të caktuar të natyrës, që e ndau atë përfundimisht nga bota e kafshëve.

Banorët e paleolitit të mesëm jetonin me prodhimet, që i gjenin të gatshme në natyrë dhe sidomos me gjueti, e cila përbënte edhe drejtimin kryesor të veprimtarisë së neandertalasve. Me mbledhjen e frutave dhe të zhardhokëve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e fëmijëve, me përgatitjen e lëkurës për veshje, etj., merrej gruaja, ndërsa burri dilte për gjah ose merrej me përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve. Gjuetia e kafshëve të mëdha, në kushtet e nivelit të atëhershëm, primitiv të veglave të punës, mund të bëhej vetëm në mënyrë kolektive. Në këto rrethana ajo ndihmoi shumë në forcimin e lidhjeve të brendshme midis anëtarëve të grupeve dhe së bashku me krijimin e lidhjeve të gjakut shpuri në organizimin e bashkësisë primitive.

Gjurmët më të hershme të jetës njerëzore Read More »

Caji i banabes mrekulli kunder pagjumesise

Të gjithë prej nesh kemi kaluar shumë ose disa netë pa gjumë, të shqetësuar për orët që kalojnë ngadalë, qetësinë vrastare dhe mendjen bredharake që nuk di të ndalojë.

Pagjumësia është e keqe dhe ushqehet nga depresioni, stresi dhe ankthi.

Pagjumësia mund të shkaktohet edhe nga disa medikamente, sidomos ato kundër dhimbjeve, ilaçet e zemrës dhe të tensionit të gjakut e të tjerë.

Këto ilaçe nxisin nevojën për të urinuar dhe ankthin.

Kura bimore kundër pagjumësisë ka shumë, por jo të gjitha funksionojnë.

Në këtë artikull  do të lexoni për një kurë ideale kundër pagjumësisë që funksionon vërtetë.

Çaji i Bananes Kundër Pagjumësisë

Kjo kurë organike bën mrekullira për gjumin.

Banania, veçanërisht lëkura e saj është e pasur me kalium dhe magnez.

Ky i fundit shmang çrregullimet e gjumit dhe relakson muskujt.

Magnezi është një nga mineralet më të mira për qetësinë e mendjes.

Çaji përgatitet në vetëm 10 minuta dhe mund të pihet çdo mbrëmje përpara gjumit.

Përbërësit e Çajit të Bananes:

1 banane

1 çajnik

1 majë luge me kanellë

Përgatitja e Çajit të Bananes:

Prijeni bishtin dhe majën e bananes dhe vendoseni me gjithë lëkurë në ujë të valuar.

Lëreni të ziejë për 10 minuta.

Përdorni një kullesë dhe hidheni çajin në një filxhan.

Nëse dëshironi mund të shtoni kanellën dhe ta pini një orë përpara gjumit.

Nëse shqetësoheni për shijjen, nuk ka arsye, sepse ky caj i ngrohtë është i shijshëm dhe çaji ka efekt qetësues.

Varësia e Rrezikshme Ndaj Ilaçeve të Gjumit

Ilaçet e gjumit ofrojnë një ndihmë të shpejtë dhe kanë efekt hipnoze dhe qetësuese.

Pavarësisht se me të marrë këtë ilaç, gjumi mund të duket i garantuar, duhet të dini se ilaçet shkaktojnë varësi , trullosje, dhe dëmtojnë sistemin qendror nervor.

E nëse nuk mjaftojnë këto, ilaçet e gjumit shkaktojnë:

Konstipacion

Marramendje

Vështirësi në përqendrim dhe probleme me kujtesën

Dhimbje stomaku

Dobësi

Lëvizje të panatyrshme gjatë gjumit

Ngadalësim të frymëmarrjes. Kjo është vdekjeprurëse dhe e rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga azma.

Mungesa e Gjumit dhe Ndikimi në Organizëm

Kur trupi nuk pushon sa duhet (më pak se tetë orë) atëherë vuajtjet e trupit dhe organizmit janë të mëdha.

AgroWeb.org këshillon që për gjumin të pini qetësues sa më natyralë.

Caji i banabes mrekulli kunder pagjumesise Read More »

Fjale te urta Shqiptare per Atdheun

Kjo eshte permbledhja me e madhe me fjale te urta shqiptare per Atdheun ne internet! 

  • Ara ime varri im. LABËRI
  • Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORÇË
  • Atdheu është dhe.
  • Kur ti shikon dike edhe ata të shikojnë ty* Valdrin Moorina
  • Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJË
  • Atdheu mbi të gjitha. VLORË
  • Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj. KORÇË
  • Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTËR
  • Bijë vendi pikë argjendi. BERAT
  • Bukë e hi në shtëpi. PËRMET
  • Çdo hi në vatrën e tij. JUG
  • Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
  • Çdo zog kërkon folenë e tij. JUG
  • Dardha bie nën dardhë. VLORË
  • Derë e botës s’është strehë e kokës. JUG
  • Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
  • Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
  • Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
  • Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
  • Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
  • Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
  • Guri i rëndë në vend të vet. PËRMET
  • Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORÇË
  • Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
  • Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
  • Gjuha bashkon kombin. JUG
  • Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
  • I ikuri dhe i vdekuri s’kanë hatër. JUG
  • Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
  • Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
  • Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
  • Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
  • Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
  • Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
  • O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
  • Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
  • Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
  • Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
  • Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
  • Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
  • Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
  • Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
  • Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
  • Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then. KOSOVË
  • Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË
  • Shqiptari me armë e shokë, s’i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË
  • Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË
  • Shqiptari s’ha pulë të ngordhur. JUG
  • Shqiptari s’lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË
  • Shqiptari shqiptarit nuk ka k’i mburret për trimëri. SKRAPAR
  • Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË
  • Shqiptari vetin e jep e shokun s’e jep. KOSOVË
  • Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
  • Shqiptari s’e han trupin me bukë. VLORË
  • Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR
  • Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË

Fjale te urta shqiptare per Atdheun nga vende dhe njerez te ndryshem:

#1. Ai që bën të mbijnë dy fije bari atje ku nuk mbinte vecse një, ai i bën shërbim kombit. – Volteri
#2. Ai që nuk i përket atdheut, nuk i përket as njerëzimit. – Vladimir Belinski
#3. As dielli nuk të ngroh në vend të huaj. – Taras Shevchenko
#4. Askush nuk lufton ne betejë me aq shpirt të paepur, sa ai që lufton për atdheun e vet. – Demosteni
#5. Atdhedashurisë nuk ka gjë që mund t’i qëndrojë, si për mrekulli, ajo mund cdo gjë dhe edhe me një forcë të vogël. – Sami Frashëri
#6. Atdheut nuk i shërbejnë të gjithë në të njëjtën mënyrë, por secili bën atë që e di c’i ka dhënë natyra. – Volfang Gëte
#7. Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje Shqipërisë, as sot dhe nuk do t’i mungojnë as nesër. – Fan Noli
#8. Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta. – Fan Noli
#9. Çështja e lirisë është një e vetme, cilido qoftë populli që e mbron atë. – Xhuzepe Garibaldi
#10. Çfarë mendimi tjetër mund të tejkalonte në zemrën time idenë se jam shqiptar… – Jeronim De Rada
#11. Dëshira për liri dyfishon shpirtin e një kombi. – Sami Frashëri
#12. Djalin që tradhëton atdheun, nuk e do as nëna e vet! – Naim Frashëri
#13. Do të dënohesha si njeri i keq po t’i mohoja atdheut diçka të drejtë e të ndershme që ai kërkon prej meje. – Marin Barleti
#14. Dy duar për kokën, koka për atdheun. – Hasan Prishtina
#15. Jetoni për Shqipërinë dhe vdisni për të. – Naim Frashëri
#16. Ka kriza ideologjish, por asnjëherë s’ka për të patur kriza idealesh. – Ernesto Sabato
#17. Ka një të drejtë mbi të gjitha të drejtat e tjera, kjo është e drejta për një kolektiv kombëtar që të rrojë në pavarësinë e vet dhe me krenarinë e vet. – A Brian
#18. Këngën e lirisë… asnjë saze s’e lot dot përveç dyfeqeve. – Fan Noli
#19. Kokën dhe këmbët mbështeti gjithnjë mbi truallin tënd. – Thënie Afrikane
#20. Kur luftojmë për mëmëdheun nuk duhet të mendohemi qysh të rrojmë, por si ta mbrojmë e si të vdesim me nder. – Jani Vreto
#21. E ëmbël dhe fisnike është të vdesësh për atdhe. – Horaci
#22. Është budalla ai zog që nuk e do folenë e vet. – Thënie Anonime
#23. Është i madh ai popull, që nxjerr njerëz të mëdhenj. – Zh Dyamel
#24. Fati i popullit tim ëshfë fati im. – Pjeter Bogdani
#25. Heronj të një populli, heronj të gjithë njerëzimit. – Odhise Paskali
#26. I huaji s’mund veçse të pranojë çmimin që një komb i vë vetes së tij. – Faik Konica
#27. I përkasim atdheut ashtu siç i përkasim nënës. – Thënie Amerikane
#28. Kurrë mos u lodh duke ndihmuar atdheun. – Euripidi
#29. Kush punon për atdhe, kryen një vepër të nderuar e të shenjtë. – Ovidi
#30. Liria është një pemë që piqet ngadalë. – Ralph Emerson
#31. Liria nuk është asgjë në qoftë se nuk është dhe çështje private. – Herbert Marcuse
#32. Lum kush vdes për liri. – Mihal Grameno
#33. Madhështia e një populli nuk matet nga numri i banorëve, ashtu si madhështia e një njeriu nuk matet nga gjatësia e trupit. – Viktor Hygo
#34. Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, por ç’mund të bësh
ti për të. – John Kennedy
#35. Mund të shkëputësh një njeri nga vendi i tij, por nuk mund
t’i shkëputësh vendet nga zemra e njeriut. – John Dos Passos
#36. Ndihma jonë është vetja jonë. – Jeronim De Rada
#37. Ne jemi njerëz, jo, ne jemi burra, jo, ne jemi shqiptarë. Shqipëria na kërkon ndihmë. Le t’i japin pa numëruar… Shqipëria kërkon luftëtarë, le të rendim tek thirrja e saj. Le të sulemi nen flamurin e kuq në flakë të luftës, që të na drithërohet trupi nga dehja e barutit, që të na ndizet shpirti nga zjarri i shenjtë i lirisë dhe le të vdesirn duke thirrur: “Rroftë Shqipëria”. – Fan Noli
#38. Ne jemi shqiptarë dhe e kemi për detyrë të mbetemi siç
qemë prej kohe stoli e maleve të larta dhe të qiellit. – Fan Noli
#39. Ngado që shkoj atdheun e marr me vete. – Giorgios Seferis
#40. Nuk jam i sigurte nëse do dua në jetë dy gra, por jam i
bindur se nuk mund të dua dy atdhe. – Stendhali
#41. Njeriu… duhet të sillet për dobi të shpirtit të vet e të
popullit. – Pjetër Bogdani
#42. Njeriu pa atdhe është si bilbil pa këngë. – Thënie Anonime
#43. Për dashurinë jap jetën, për atdhe jap dashurinë. – S Petof
#44. Patriotizmi tregon vlerën e një njeriu. – Sami Frashëri
#45. Paqja me pushtuesin është si gjumi me luanin. – Thënie Afrikane
#46. Njeriu po s’deshi kombin e tij E mëmëdhenë, Nuk ka pjesë nga njerëzia S’do as vetëhenë. – Naim Frashëri
#47. Njeriu nuk lind për veten e tij, por për atdheun. – Ciceroni
#48. Një atdhe përbëhet nga të vdekurit, që e kanë themeluar dhe nga të gjallët që e vazhdojnë. – Ernset Renan
#49. Një dimër në vendin tënd është më i ëmbël se njëqind pranvera në vend të huaj. – Thënie Greke
#50. Populli nuk e pëson duke qenë i ditur. – Pjetër Bogdani
#51. Populli nuk përkulet veçse përpara të vdekurve të tij. – Janis Ricos
#52. Pushka dhe jatagani janë armët e zemrës për shqiptarin. Armët e bukura! Ja, pasuria dhe krenaria e tij! – Pashko Vasa
#53. Shqiptari ja ta thotë bramp, ja ta bën bamp. – Thënie Shqipe
#54. Shqiptarët i dua se janë një rracë e vjetër dhe trima. – Theodor Roosevelt
#55. Te liria nuk arrihet me lule, por me vuajtje dhe mundime të gjata. – Rexhep Qosja
#56. Tek miqtë është mirë, por më mirë në shtëpinë tënde. – Thënie Ruse
#57. Të gjithë ne jemi popull dhe çdo gjë të mirë që bëjmë i takon popullit. – Anton Chekhov
#58. Të lirët janë në burgje e të burgosurit në liri. – Thënie Anonime
#59. Ti Shqipëri me jep nder, më jep emrin shqipëtar! – Naim Frashëri
#60. Toka amtare është si kocka nën lëkurën tënde. – Thënie Mongole
#61. Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria. – Naim Frashëri
#62. Tradhtia e mikut është prova e parë për të tradhtuar atdheun. – Ovidi
#63. Tymi në atdhe është më i mirë se sa zjarri në dhe të huaj. – Thënie Greke
#64. Vendi ynë nuk mund të jetë i pasur materialisht e i varfër shpirtërisht. – Abraham Linkoln
#65. Unë nuk mund të ndihem ndryshe nga populli, të cilit i përkas. – Rexhep Qosja
#66. Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria. – Isa Boletini
#67. Unë do të rroj deri sa ta shoh të bukur, të dashurën Shqipërinë tonë të lirë dhe të madhe, e pastaj me gëzim le të vdes. – Jeronim De Rada.
Kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka le – Shqipe
Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të – N.Frashëri
Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë – S.Frashëri
Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde. – Elyari
Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të – Kenedi
Më mirë të jetosh keq ne atdhe, se sa mirë e në vend të huaj – Indiane
Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj – Greke
Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin. – Berne
Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun – Bloku
Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të.- Horaci
Edhe më i merituari i ka më shumë borxh atdheut, sesa atdheu atij.- Burkhardi
Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit.-Bjelinski
Atdheu është si familja: vlerën ia njohim vetëm atëherë kur e humbim. – Floberi
Nuk jam i sigurt se a mund t’i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t’i dua dy atdhe. – Stendali
Tymi në atdhe është më i mirë, se sa zjarri në dhe të huaj. – Greke
Njeriu nuk lind për veten e vet, por për atdheun. – Ciceroni
O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut. – Euripidi
Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish. – Volteri

Fjale te urta Shqiptare per Atdheun Read More »

50 kuriozitete te rralla qe duhet ti dini

Shpesh njerëzit takohen me kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër Botë. Disa mbesin mister kurse disa të tjera shpjegohen në mënyra të ndryshme, më shumë si fenomene
1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

  1. Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.

  2. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Ainstein deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.

  3. I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

  4. Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Clintonit, me librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.

  5. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.

  6. Kazinoja më e madhe e botës gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.

  1. Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.

  2. I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.

  3. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.

  4. Si gruaja më e vogël në botë deri me sot është konsideruar Pauline Musters, e lindur në 26 nëntor 1876 në Holandë. Mbas lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9-vjeçare ajo ishte 55 cm dhe peshonte vetëm 1,5 kg, ndërsa në moshën 19-vjeçare ajo arriti vetëm në 61 cm e gjatë.

  5. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.

  6. Pijanecët më të shumtë në botë janë në Irlandë. Çdo personi i takon të pijë mesatarisht 12,3 litër pije alkoolike, verë, birrë etj.

  7. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.

  8. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Çikagos. Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.

  1. Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).

  2. Rekordin për gratë me peshë më të rëndë mban amerikania Rosalie Bradford. Në janarin e vitit 1987 ajo arriti dhe kulmin e peshës së saj, me 544 kg.

  3. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerikë më 29 qershor 1977. Ai u diplomua në Maunt Sinai SChool of Medicine në New York City, më 19 maj 1995, në moshën 17-vjeçare.

  4. Binjakët më të rëndë në botë janë vëllezërit Billy Leoni, (lindur me 1946 dhe që vdiq në vitin 1979) me të vëllanë Benny LLoyd, po i lindur në vitin 1946 dhe që vdiq në vitin 2001. Ata peshonin pas moshës 6-vjeçare, njeri 337 kg dhe tjetri 328 kg.

  5. Si mamaja më e vjetër në botë deri më sot mbahet Rossana dalla Corte, e cila lindi më 18 qershor 1994, në moshën 63-vjeçare, një djalë.

  6. Sipas studimeve më të fundit, një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë gjatë gjithë jetës së tij duke u ruajtur e qethur.

  7. Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.

  8. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.

  9. Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.

  10. Në një natë të kthjellët, sipas astrologëve amerikanë, çdo njeri mund të shohë jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë.

  11. Vetëm mushkonjat femra pickojnë, ndërkohë që mushkonjat e seksit mashkull duan të “sorrollaten” në zona të ndotura si këneta, etj.

  12. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe. Sipas dietologëve, është më mirë që limoni të konsumohet i shtrydhur në ujë.

  13. Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në të gjithë botën mendohet të jetë Franca. Madje kjo është shënuar edhe në rekordet Gines.

  14. Një shqiponjë mund ta shohë prenë e saj që 3000 metra larg, ndërkohë që kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.

  1. Është vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.

  2. Nga barku i vajzës 20-vjeçare nga Devoni Jugor, Angli, u nxor “topi” nga qimet e flokëve të saj të cilat i kishte gëlltitur. Ai ishte i rëndë 2,5 kg. Operimi u realizua në mars 1985.

  3. Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

  4. Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë. Kurse rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.

  5. Është vërtetuar që mundësia për të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Kur ndodh të gjithë njerëzit nuk duhet të kenë gjëra të hekurta në duar.

  6. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

  7. Video-lojërat i bëjnë fëmijët e trashë dhe agresivë, ndërkohë që përdorimi i tepër i kompjuterit orar pa orar u dëmton atyre qetësinë nervore.

  8. Shtëpiaket tradhtojnë burrat virtualisht. Ato janë të kënaqura me aktivitetin e tyre fizik dhe kërkojnë nga “miku” i internetit kënaqësi shpirtërore.

  9. Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku Ancentus Akuku ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe diktaturë për të pasur familje të lumtur.

  10. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.

  11. Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë në Amerikë filloi në vitin 1792. Në vitin 1800 presidenti dhe zonja John Adams ishin familja e parë që jetuan aty.

  12. Lotët është zbuluar se kanë efekt që të zhdukin bakteriet dhe të mbrojnë sytë nga infeksionet.

  13. Në gjuhën e njeriut gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar. Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi.

  14. Krokodili është e vetmja kafshë që vazhdon e zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, centimetrat e saj ndryshojnë nga muaji në muaj.

  15. Titaniku është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 tonë, me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin 1343 udhëtarë.

  16. Kënga më e gjatë në botën e muzikës mbahet himni sovjetik, i përbërë nga 65 strofa. Në maj të vitit 1987, një moderator kanadez mendoi ta shtonte himnin, i cili brenda pak javësh rekordi arriti në 689 strofa.

  17. Nga një operacion në tëmth që iu bë një pacienti në Londër, kirurgët hoqën afro 230530 gurë të vegjël nga tëmthi i tij me madhësi 1,5 deri 15 milimetra.

  18. Truri më i vjetër në botë është gjetur nga arkeologët në Torfmoor në Florida. Është gjendur truri i një 45-vjeçareje e cila kishte jetuar afërsisht 8000 vjet më parë.

  19. Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia” përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej dhe nga 230 000 rreshta.

  20. Syri i një struci është më madh se truri i tij, ndërkohë që në trurin e maceve ka më shumë se 32 muskuj.

  21. Është vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë. Kurse breshka mund të ecë me 10 km në orë

50 kuriozitete te rralla qe duhet ti dini Read More »

10 ushqimet më të rrezikshme për organizmin tonë

1. Hot Dogët

Sipas Akademisë së Pediatrisë së Amerikes thuhet që Hot dogs, janë një rrezik për fëmijët dhe duhet të shërbehen patjetër me një etiketë paralajmëruese për efektet e dëmshme të saj. Rreth 17% e disa sëmundjeve tek të rinjtë është konstatuar që janë shkaktuar nga hot dogët, sipas studimeve të bëra në rreth 41 shtete të botës. Akademia gjithashtu rekomandon që hot dogët të ndryshojnë përmbajtjen e tyre që të bëhen më pak të kënaqshme për shijen e të rinjve.

2. Fugu

E shërbyer në fleta të holla e bën këtë peshk një ushqim tepër luksoz. Por zorrët, vezoret dhe mëlçisë e Fugu përmbajnë një helm të quajtur tetrodotoxin, e cila është 1200 herë më vdekjeprurëse se cyanida. Helmi është aq potent saqë një peshk eshte i aftë të vrasë plot 30 njerëz. Për shkak të rrezikut të lartë, kuzhinierët duhet të kalojnë në dy deri tre vjet të trajnimit për të marrë një licencë për të përgatitur dhe gatuar këtë peshk. Kjo e çon edhe koston e një pjate Fugu në 200 $. Por kjo nuk ka ndaluar Japonezët – rreth 40 lloje te Fugu janë kapur në Japoni, dhe njerëzit konsumojnë 10.000 ton peshk çdo vit.

3. Ackee

Në Xhamajkë, fruti ackee është thikë me dy presa. Edhe pse origjinën e ka ne Ameriken Jugore ajo emigroi në Xhamajkë në 1778 dhe është frut kombetar i vendit. Nëse konsumohet në mënyrë jo të rregullt mund të çojë në disa sëmundje deri në koma dhe vdekje. Ackee i papjekur përmban një helm të quajtur hypoglycin, kështu që vjelëit duhet të kenë kujdes të lënë frytin të hapet në mënyrë të natyrshme dhe të piqet sic duhet.

4. Kikirikët

Kikirikët janë një nga arsyet kryesore sipas Akademisë së Alergjive në Amerikë, të cilat çojnë në vdekjen e shumë personave. Dhe ky numër vazhdon e rritet çdo vit në mënyrë të çuditshme dhe të pashpjegueshme. Nga 1997 në 2002, incidentet e alergjive është dyfishuar tek femijët.

5. Ushqime të Mbuluara me Barishte

Gjethe të tilla si spinaqi, marule, lakër, arugula dhe të tjera janë të listuara si ushqimet më të rrezikshme të vitit 2009 sipas Qendrës së Shkencave për interesin Publik.

6. Jo tamam e ëmbël për një ëmbelsirë

Rhubarb, perimja e njohur për rolin e saj në ëmbëlsira ka edhe ajo anën e saj negative. Ajo duhet konsumuar jo e gatuar pasi mund të lëshojë helmin e saj (oxalate). Ky helm ndodhet në pjesën e kërcellit.

7. Peshku ton

Një nga ushqimet më të popullarizuara në shkollat e mesme dhe fillore, peshku ton është shndërruar në peshkun më të konsumuar në botë. Ajo gjithashtu ka disi një reputacion të përzier. Këshillohet të mos ketë një përdorim të shumtë nga gratë shtatzane dhe fëmijet e vegjël pasi përmban shumë hekur dhe dëmton sistemin nervor të femijës së palindur.

8. Cassava

E mirënjohur tek Amerikanet si tapioca, pudingu është prodhuar nga rrënjet e kësaj shkurreje. Por e përgatitur në mënyrë jo të saktë kjo mund të prodhojë Cyanide e cila është vdekjeprurëse për tu konsumuar. Ka disa persona të cilët janë alergjikë ndaj kësaj bime dhe Shoqeria Amerikane e Kancerit paralajmëron që këta persona mund të jenë më të ndjeshëm dhe duhet të marrin në kosideratë të ndryshojnë ëmbëlsirë.

9. Kafeja

Perveç mundësisë së rritjes së rrahjeve të zemrës, njollave kafe nëpër dhëmbë, pagjumësia nuk ka tjeter mënyrë që një filxhan kafe të jetë e dëmshme për mirëqenien tuaj. Në 1992 Mac Donalds pati disa probleme me një gjyshe 79 vjece pasi ju sherbye një filxhan kafe prej 170 gradë dhe fatkeqesisht tërë filxhani ju derdh në trup duke i shkaktuar një djegje të shkallës së tretë. Gjyshes ju dha një shumë si dëmshpërblim prej 2.78 milio dollarësh. Që prej kësaj ngjarjeje uli temperaturën në të cilen shërbehej si dhe vuri etiketa me paralajmerim më të dallueshëm.

10. Kërpurdhat

U habitet? Pervec vlerave të saj të mëdha ajo gjithashtu mund të vrasë. Janë disa lloje kerpurdhash të cilat janë mjaft helmuese saqë mund të çojne në vdekje. Sikur të kishte etika parajmëruese edhe në pyll.

10 ushqimet më të rrezikshme për organizmin tonë Read More »

Mali ”vrasës”

Një alpiniste franceze e bllokuar në majën e një prej maleve më vdekjeprurës të Pakistanit, është tashmë i sigurt pas një operacioni dramatik shpëtimi. Kërkimet për partnerin e saj polak të ngjitjes, sidoqoftë, janë anuluar. Elisabeth Revol dhe Tomasz Mackiewicz ishin duke iu ngjitur Nanga Parbat, që ka edhe nofkën mali vrasës, kur u bllokuan në lartësinë e 7400 metrave, të premten.

Një ekip elitar alpinistësh nga Polonia, që ndodheshin në afërsi të majës fqinje, K2, u hodhën në shpëtim, duke ngjitur malin gjatë natës dhe duke gjetur francezen, të gjallë. Katër pjesëtarë të ekipit, që po përpiqet të ngjisë për të parën herë në dimër K2, majën e dytë më të lartë të botës, u dërguan Nanga Parbat me një helikopter të ushtrisë pakistaneze.

Ata u ulën më shumë se 1 mijë metra nën vendit ku për herë të fundit ishin parë alpinistët e humbur. Në orët e para të së dielës, në faqen e “Facebook”-ut të ekipit polak, u njoftua, “Elisabeth revol u gjet”.

Tomasz Mackiewicz sidoqoftë ishte ndarë nga Revol dhe shpëtimi i tij, sipas ekipit, fatkeqësisht nuk ishte i mundur për shkak se moti dhe lartësia vendosnin jetën e shpëtuesve në rrezik ekstrem. Ishte një vendim i tmerrshëm dhe i dhimbshëm…ne jemi të gjithë të trishtuar, shkruanin ata.

Nanga Parbat në Pakistanin verior është quajtur mali vrasës pasi më shumë se 30 alpinistë kanë humbur jetën në përpjekje për ta ngjitur atë para misionit të parë të suksesshëm në 1053. Vitin e shkuar, një spanjoll dhe një argjentinas u shpallën të vdekur, pasi u zhdukën nën një ortek ndërsa përpiqeshin të ngjiteshin në majë. Në 2013, persona të armatosur vranë 10 alpinistë të huaj dhe guidën e tyre pakistaneze në kampin bazë Nanga Parbat.

Mali ”vrasës” Read More »

“Shihemi në gjyq”, telefonuesi shpërthen në ofendime ndaj Ardit Gjebrea-s

Çdo fundjavë në emisionin “E diela shqiptare” transmetohet rubrika “Shihemi në gjyq”. Kësaj jave situata duket se i ka dalë jashtë kontrollit menaxhuesit të këtij programi, Ardit Gjebrea.

 

Në një lidhje telefonike që shtetasi Ferdinand bëri me avokaten Eni Çobani, për një problem për çështje parash, ka ndërhyrë edhe moderatori Gjebrea.

Telefonuesi nuk ka duruar dhe ka shpërthyer në ofendime ndaj Arditit. Ai fillimisht i thotë: “Mos fol, nuk ke punë ti”. Pastaj ai i drejtohet Gjebreas me fjalët: Mos më mbëj dërr, dërr, mos më çaj by**ën”.

“Shihemi në gjyq”, telefonuesi shpërthen në ofendime ndaj Ardit Gjebrea-s Read More »

Befason “Janari”, ja si do jetë moti ditët në vijim

Temperaturat e larta mbi normën mujore do të na shoqërojnë të paktën deri në ditët e para të muajit Shkurt. Janari do të na ofrojë mesdita të ngrohta dhe aspak të zakonta për stinën e dimrit.

Sinoptikanët kanë parashikuar që mëngjeset të jenë tipike dimërore, ku në zonat malore temperaturat zbresin deri në -3 gradë, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta, termometri pritet të shënojë 4-6 gradë.

Por ajo çfarë e bën të pazakontë këtë Janar, i cili konsiderohet më i ngrohti në shumë vite është mesdita, ku temperaturat janë 4 gradë mbi mesataren, duke na dhuruar ditë të ngrohta.

Sinoptikanët thonë se reshjet kanë realizuar normat mujore të Janarit në të gjithë territorin, ndërsa janë tejkaluar me 30% në zonat veriperëndimore dhe qendrore, raporton Klan.

Janari 2018 mund të klasifikohet si janar i ngrohtë dhe i pasur me reshje shiu e dëbore. E nëse do ta krahasojmë me një vit më parë, ky muaj qëndron mesatarisht 4 gradë më lart se Janari 2017, i cili është renditur në 5 Janarët më të ftohtë shqiptarë.

Befason “Janari”, ja si do jetë moti ditët në vijim Read More »