Aurora

E verteta e emrit te SKENDERBEUT

Emri

Forma origjinale latine e mbiemrit, Castrioti (gjithashti si Castriothi in 1408),[6] në historiografinë e sotme shqiptare paraqitet si Kastrioti, ndërsa emri i tij si Gjergj.[1] Charles du Fresne (1610–1688), duke shkruar në latinisht, përdori Georgius Castriotus Scanderbegus në veprën e tij.[7] C. C. Moorenë veprën biografike për Skënderbeun (1850) përdori Castriot.[8] Mbiemeri rrjedh nga latinishtja castrum nëpërmjet fjalës greke κάστρο (shqip: kështjellë).[9][10] Sipas Fan Nolit, mbiemri është një toponim, që rrjedh nga fshati Kastriot në Shqipërinë e sotme verilindore.[11][12]

Osmanët i dhanë atij emrin اسکندر بگ, İskender bey ose İskender beğ, që do të thotë “zoti Skënder” ose “zoti Aleksandër”, që në gjuhën shqipe paraqitet si Skënderbej ose Skënderbeu.[13] Në letrën e vitit 1450 dërguar Republikës së Reaguzës nga Skënderbeu, ai u nënshkrua si Скедерь бегь (“Skeder beg”), dhe në vitin 1459 si Скендьрь бегь(“Skender beg”).[14] I latinizuar nga Barleti si Scanderbegi, ky emër është supozuar të ketë qenë një krahasim i aftësive ushtarake të Skënderbeut me ata të Aleksandrit të Madh.[15]Në vitin 1463, emri i tij u shkrua në latinisht si Zorzi Castrioti.[16][17]

Biografia

Skënderbeu

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Dibër. U mor peng si nizam pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e quan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti “(Skënderi)” kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t’i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.

Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t’u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.

Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

E verteta e emrit te SKENDERBEUT Read More »

Apandesiti, shenjat që nuk duhen injoruar

Apandesiti është një sëmundje që shkaktohet nga bllokimi dhe inflamacioni i apendiksit.

Ky inflamacion shkakton vështirësi në rrjedhën e gjakut.

Rritja e presionit shkakton një reagim inflamator që ndikon të gjithë shëndetin.

Funksionet e sakta të këtij organi të vogël janë të panjohura.

Megjithatë nëse apandesiti nuk trajtohet në kohë, mund të jetë vdekjeprurës.

Organi mund të shpërthejë duke e shpërndarë infeksionin në pjesë të tjera të sistemit tretës.

Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme, që të njihni simptomat dhe të kërkoni ndihmë të menjëhershme për të shmangur komplikime të mëtejshme.

Më poshtë do të gjeni 7 simptoma të cilat nuk duhet t’i injoroni.

Dhimbje e fortë barku

Shfaqja e kësaj dhimbje të fortë është një nga shenjat e para të apandesitit.

Kjo simptomë përshkallëzohet gradualisht dhe vjen si pasojë e inflamacionit dhe presionit në këtë organ.

Dhimbja vërehet në pjesën e poshtme të barkut, ndërkohë që intensiteti është në rritje.

Në disa raste, dhimbja ndihet pranë kërthizës ose në pjesën e poshtme të shpinës.

Simptoma përkeqësohet gjatë tështimës, lëvizjes së këmbëve ose stomakut.

Të vjella dhe të përziera

Pasi dhimbjes, nevoja e papritur për të vjelle, ose të përzierat janë një shenjë paralajmëruese e inflamacionit të apendiksit.

Ndjesia e plogështisë shoqërohet gjithnjë nga të vjellat dhe ndodh në 90 përqind të rasteve.

Nëse të vjellat përsëriten, atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Konstipacioni ose diarea

Pacientët e prekur nga apandesiti kanë vështirësi në tretje dhe në jashtëqitje.

Disa të tjerë preken nga diarea.

Këto simptoma mund të shkaktohen edhe nga sëmundje të tjera, por janë edhe shenjë e inflamacionit të këtij organi.

Fryrje abdominale

Fryrja abdominale, pra e barkut, është ndjesia e parehatshme e të qenit të ngopur e të fryrë.

Kjo ndjesi shkaktohet nga vështirësitë në tretje dhe është e zakonshme në rastet e apandesitit.

Bëhet fjalë për një reagim inflamator të indeve dhe akumulimit të gazrave.

Temperatura dhe ethet

Në rastin e apandesitit mund të përballeni me temperaturë, ethe dhe të dridhura.

Nëse temperatura rritet, është thelbësore të shkoni tek mjeku.

Humbja e oreksit

Inflamacioni i këtij organi ndërhyn tek tretja dhe pengon prodhimin e hormonit të urisë.

Mungesa e oreksit shkakton mungesë ushqyesish në organizëm dhe duhet trajtuar menjëherë.

Megjithatë, kjo simptomë duhet vlerësuar dhe analizuar në kombinim me simptoma të tjera.

Dhimbja e mprehtë

Kjo dhimbje është tipike e apandesitit dhe ndodh gjatë kontrollit të mjekut.

Ajo dhimbje del në pah në momentin që mjeku prek pjesën e poshtme të barkut.

Dhimbja është e mprehtë dhe e thellë me intensitet të lartë. Kur zona e infektuar preket, dhimbja ndihet më shumë dhe sëmundja identifikohet më lehtë.

Konsultohuni me një mjek në momentin e parë që dyshoni se vuani nga apandesiti dhe kërkoni trajtimin e duhur e të menjëhershëm.

Apandesiti, shenjat që nuk duhen injoruar Read More »

Mengjeset e shendetit : Cfare duhet te hani dhe cfare jo

Cilat ushqime të vijnë ndër mend kur mendon për mëngjesin? Zakonisht, një filxhan kos, një filxhan kafe dhe lëng i freskët portokalli plotësojnë pritshmëritë bazë për një mëngjes perfekt në dukje.

Për fat të keq, të paktë janë ata që janë të ndërgjegjshëm mbi pasojat që disa ushqime lënë në stomakun tonë kur konsumohen me të hapur sytë.

Ushqimet që nuk duhen ngrënë në mëngjes

Brumërat

Gatimet që përmbajnë maja irritojnë shtresat e stomakut dhe shkaktojnë fryrje.

Ëmbëlsirat

Sheqeri rrit nivelet e insulinës, e cil nga ana tjetër shton barrën që rëndon mbi pankreasin e sapozgjuar. Një barrë e tillë ushqimore shkakton diabet.

Kosi dhe produktet e tjera të fermentuara

Nëse konsumoni kos me stomakun bosh, veçanërisht kur është i thartë, atëherë acidi hidroklorik që formohet në stomak shkatërron bakteret e acidit laktik. Ngrënia e këtyre produkteve në mëngjes nuk është e mirë për organizmin.

Domatet

Domatet përmbajnë sasi të larta të acidit tanik që rrit aciditetin në stomak, duke shtruar rrugën e formimit të ulçerës gastrike.

Trangujt dhe perimet e tjera të gjelbra

Perimet e pa gatuara janë burime të pasura amino acidesh, megjithatë ato mund të shkaktojnë urth, fryrje dhe dhimbje sidomos kur konsumohen me stomak bosh.

Erëzat pikante

Ushqimet pikante dëmtojnë dhe irritojnë mukozën gastrike dhe rrisin prodhimin e acidit në stomak. Një gjë e tillë shkakton probleme dhe çrregullime në sistemin tretës.

Pijet e ftohta të gazuara

Pijet e gazuara dëmtojnë membranën e stomakut dhe pakësojnë furnizimet me gjak në stomak duke shkaktuar urth dhe rritur rrezikun e gastritit dhe ulçerës.

Ushqimet që duhen konsumuar në mëngjes

Tërshëra

Ajo krijon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe parandalon çlirimin e acidit hidroklorik që është mjaft i dëmshëm për muret e stomakut. Tërshëra përmban fibër të tretshme që është mjaft e mirë për uljen e kolesterolit në organizëm.

Vezët

Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e kalorive ditore në mënyrë të ndjeshme. Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.

Boronicat

Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e boronicave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson kujtesën dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin.

Arrorët

Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin në stomak. Kujdes me sasinë.

Mjalti

Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten.

Mengjeset e shendetit : Cfare duhet te hani dhe cfare jo Read More »

Ish-zyrtari anglez: Alienët ekzistojnë

Një hulumtues i cili ka kaluar vite duke hulumtuar UFO për Ministrinë e Mbrojtjes, ka folur ekskluzivisht për Express.co.uk rreth pretendimeve se alienët janë duke jetuar në Tokë dhe se e vërteta është duke u fshehur nga liderët botërorë.

Nick Pope punoi për Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë nga viti 1985 deri më 2006, dhe mes viteve 1991 dhe 1994 ai drejtoi kërkime të gjera rreth çdo kërcënimi potencial nga fenomeni UFO.

Projekti u mbyll me përfundimin se nuk kishte kërcënime. Tani me bazë në SHBA, Pope udhëton nëpër botë duke folur në konferenca që kanë të bëjnë me UFO-të, si dhe duke përshkruar prapavijën e dokumentarëve të ndryshëm, transmeton Gazeta Express.

Për vite të tëra besimtarët e alienëve pretendojnë se Qeveria Amerikane, dhe me gjasë edhe të tjerat, e dinë se alienët na kanë vizituar dhe i kanë lejuar ata që të veprojnë në baza të fshehta nëntokësore, nga ku e hulumtojnë planetin tonë.

Në këmbim të kësaj, qeveria ka mësuar teknologjinë e tyre që ua ka mundësuar atyre të vijnë këtu. Teori të ndryshme madje sugjerojnë se shumë specie “të zhdukura” jetojnë në planet.

Express.co.uk ka pyetur për herë të parë Pope për të qartësuar pikëpamjet e tij rreth kësaj dhe teorive të tjera, dhe ai nuk është përmbajtur. 52-vjeçari zbuloi se është i bindur që alienët ekzistojnë, diku jashtë në Univers.

Megjithatë, ai tha se nuk iu beson teorive konspirative që thonë se alienët janë duke u fshehur nëpër bunkerë top-sekretë dhe se janë duke punuar me qeveritë botërore.

Shkencërisht, ai nuk është i bindur që alienët mund t’ia dalin të vijnë në Tokë. Nëse vijnë UFO nga planetë të tjerë, ata “do të jenë thjeshtë sonda automatike ose anije kozmike të kontrolluara nga inteligjenca artificiale”, shtoi ai.

Ish-zyrtari anglez: Alienët ekzistojnë Read More »

Angela Martini ndërron model dhe rrezaton

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini ka vendosur të transformohet.
Pasi është kthyer nga muaji i mjaltit, bukuroshja është duke u marrë meveten. Rrezet e diellit kanë bërë të vetën dhe tashmë është koha për kujdes maksimal.

Angela ka shkruar në postimin e saj se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe duket se i ka prerë gjithashtu.

Dhe për trajtimin e sja ajo ka sjellë në Bukuresht parukjeren e preferuar nga Italia. Angela duket e mrekullueshme me stilin e ri me onde të theksuara.

Gjithashtu ajo nuk ka lënë pa nxjerrë në pah dhe gjoksin e saj bombastik.

 

Angela Martini ndërron model dhe rrezaton Read More »

Pas 27 janarit? Alibeaj: Nga protestat tek mosbindja civile

Për deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj, opozita e mori fidbekun që kërkonte nga populli shqiptar në protestën e djeshme.

Duke e konsideruar një test të kaluar, Alibeaj në intervistën e mbrëmjes në Ora News tha se pjesmarrja masive e qytetarëve provoi se shumica e shqiptarëve refuzojnë të mbështesin dhe votojnë këtë qeveri.

Alibeaj: Ajo e djeshmja është një mjet por jo i fundit dhe jo i vetmi. Thelbi nëse një qeveri rri në këmbë apo nuk është fakti nëse ka marrë në një moment të caktuar, apo ka vjedhur në një moment të caktuar mbi 70 mandate në parlament. Jo. Thelbi është a ekziston mbështetja e shumicës së shqiptarëve për një qeveri që ka zgjedhur në një moment të caktuar, shumicë që do duhet të vazhdojë për katër vite. Në një moment të caktuar nëse testohet, provokohet kjo lloj mbështetje dhe rezulton se kjo mbështetje është shumë më pak se shumica e shqiptarëve siç rezultoi dje.Jo vetëm ata që u derdhën në bulevardin e Tiranës por edhe ata që nuk erdhën dot dje,  e më tepër të gjithë ata që janë degdisur me dhunë nga kjo mazhorancë janë të gjithë qytetarë shqiptarë që refuzojnë këtë qeveri dhe që përbëjnë shumicën dërmuese të shqiptarëve, jo domosdoshmërisht  të gjithë ata na votojnë ne, por nuk mbështesin dhe nuk votojnë këtë qeveri. Ky është testi.

Po cila janë mjetet që do të përdorë opozita?

Alibeaj: Ne kemi motivin, mbështetjen, legjitimitetin të përdorim çfarëdo mjeti, teknike, për të rrëzuar edhe formalisht këtë qeveri. Kemi fatin e mirë dhe përgjegjësinë e madhe që në gjitha përgjegjësitë që do marrim kemi shqiptarët me vete. Teknikat janë vetëm për tu gjetur, artikuluar, për tu pleqëruar midis opozitës në nivel politik.Kjo është sfida që do të duhet të kenë palët politike. Do të duhet ti përgjigjemi me të njëjtën gjatësi vale që shqiptarët kërkojnë.

E ndërsa ka pasur skepticizëm mbi mesazhet politike që u përcollën, Alibeaj ndan këtë opinion.

Alibeaj: Publiku shqiptar kërkon shumë më tepër sesa artikulim politik. Ju thoni se ka pasur skepticizëm mbi deklaratat nuk më rezulton e tillë. Ne thirrëm shqiptarët dje të shprehin protestën e tyre për ekonominë, varfërinë, papunësinë, depresionin social, i thirrëm të qëndrojnë në Shqipëri dhe të protestojnë dhe të mos ikin me bisht ndër shalë natën nga ky vend nga shtëpitë e tyre, nga familjet e tyre. Ne i thirrëm shqiptarët dje që demokracia e brishtë e këtij vendi të vazhdojë të qëndrojë e fortë sepse kjo e keqe fundin e ka shumë të afërt, kjo e keqe që quhet mazhorancë, kjo e keqe që e ka emrin Edi Rama që shkel Kushtetutën dhe rregullat e demokracisë që nuk janë të vetat por të publikut shqiptar. I thirrëm edhe për çështjen e drejtësisë, eleminimin e këtij mekanizimi kontrolli që bota ka shpikur për të mbajtur nën tutelë brenda ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë pushtetin. Këto u thanë dje, kanë qenë pardje dhe do thuhen dhe nesër.Ishin pikërisht këto teza që për ne ishin test që shpërndamë tek publiku shqiptar. Ishte test nëse do të rezononin tek shqiptarët dhe rezonuan. Këto janë hallet, problemet e publikut shqiptar. 

Aspak spekticizëm nuk ka. Ka pasur zëra që të përdornim dhunë, ta bënim më radikale, ta bënim tym dhe flakë. Jo, kjo është një opozitë e përgjegjshme, kurrsesi nuk ka të ngjarë me opozitën e djeshme, ai që sot është kryeministër i cili për asnjë arsye dhe asnjë motiv politik që kishte të bënte me qeverisjen kalli tym dhe flakë me një trupë kaçakësh, e mbani mend 21 janarin.Jo. Forca e vërtetë e protestës janë pikërisht masiviteti.Të gjithë ata i bashkoi një hall i përbashkët, largimi një orë e më parë i mazhorancës, qeverisë, i Edi Ramës. Ne kemi detyrimin që të përdorim të gjitha mjetet demokratike në mënyrë proporcionale që shkon nga kjo protestë, nga ndërgjegjësimi, nga një angazhim cilësor i ndryshëm në parlament deri në mosbindje civile.Këto janë teknika që do të diskutohen edhe njëherë brenda përfaqësuesve të opozitës dhe jo vetëm. Kurrsesi nuk duhet ta konsiderojmë që ishte vetëm një organizim i politikës, vetëm një organizim politik.Këtu kauza e vetme politike që diskutohet është mbijetesa e shqiptarëve në këtë vend.

Deputeti demokrat thotë se pret ndonjë mrekulli që mazhoranca të reflektojë pas protestës së djeshme, sikundër thekson se opozita nuk do ta varë shpresën tek reflektimi i mazhorancës.

Alibeaj: Do shpresoja dhe pse nuk kam asnjë lloj besimi të kishte një reflektim nga mazhoranca. Elementët e frikës, panikur dhe terrorit i kam parë tek Edi Rama.I pashë dhe në seancë parlamentare, si kurrë më parë ndonjëherë përfaqësuesit e mazhorancës në të gjitha fjalimet  e tyre bënin vetëm një gjë, u drejtoheshin shqiptarëve duke u thënë: Mos protestoni!E kam të vakët në mos aspak shpresë që të ketë reflektim nga ana e mazhorancës, mrekullia edhe mund të ndodhë. Por ne nuk do të varim shpresën tek reflektimi i mazhorancës por do të besojmë tek qytetarët shqiptarë, ata do të kenë prirje opozitën dhe të marrin fatet e tyre në dorë.

Pas 27 janarit? Alibeaj: Nga protestat tek mosbindja civile Read More »

Pumat deklarohen të zhdukura

Pumat lindore që dikur shfaqeshin në Amerikën e Veriut nga Michigani në Karolinën e Jugut u shpallën zyrtarisht të zhdukura dhe u hoqën nga lista e llojeve të rrezikshme të Uashingtonit.

Macet e mëdha, të njohura edhe si luanët malore, pumat ose panterat, historikisht endeshin në çdo shtet në lindje të lumit Misisipi deri në vitin 1900, por u zhdukën për shkak të gjuetisë sistematike, sipas US Fish dhe Wildlife Service.

Agjencia ka hapur një rishikim të gjerë në vitin 2011 për statusin e pumës lindore, një lloj gjenetik i luanëve malorë që ende banojnë në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara Perëndimore dhe një popullsi të vogël të rrezikuar të panterëve të Floridës, të gjetur vetëm në Everglades.

Në vitin 2015, biologët federalë të kafshëve të egra arritën në përfundimin se pumat gjetkë në Shtetet e Bashkuara Lindore nuk mund të rimëkëmbëshin dhe kështu nuk u garantohej mbrojtja sipas Ligjit për Speciet e Rrezikuara.

Plani i fundit për heqjen e tyre u bë të hënën. Pumat lindore, bënin pre kryesisht drerët e bardhë në pyjet dhe kënetat bregdetare,që u shpallën të rrezikuara në vitin 1973, edhe pse asnjë vëzhgim nuk ishte dokumentuar për tre dekada. E fundit e llojit të tyre u vra nga një gjuetar në Maine në vitin 1938.

Pumat, të cilat arrijnë deri në 2.44 metra të gjatë nga koka deri në bisht dhe mund të peshojnë deri në 140 kg, dikur ishin gjitarët më të shpërndarë në hemisferën perëndimore, përpara se fushatat e shfarosjes dhe shkatërrimi i habitatit t’i eliminonin.

Grupet e konservimit thanë se heqja e pumës lindore nga lista e llojeve të rrezikuara ju hap rrugën shteteve si Nju Jorku, ku malet Adirondack përmbajnë habitatin kryesor të pumës, të rivendosin praninë e luanit malor me kafshë të importuara nga Perëndimi. Në Maine, shteti tashmë ka vendosur kafshët në listën e tyre të zhdukur.

“Ne kemi nevojë për mishngrënës të mëdhenj si pumat, të cilat do të frenonin mbipopullimin e drunjëve dhe sëmundjet që shkaktojnë shenja që kërcënojnë shëndetin e njeriut, kështu që shpresojmë që shtetet Lindore dhe Midwest do t’i rikthejnë ato”, tha Michael Robinson, avokat mbrojtës në Qendrën për Diversitetin Biologjik në një deklaratë.

Pumat deklarohen të zhdukura Read More »

Ish-ministri Ylli Manjani sulmon kryeprokuroren e përgjithshme Arta Marku

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër për sa i takon vendimit që ekstradoi të hetuarin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Nezar Seiti drejt Italisë. Personi që ka krijuar këtë situatë të rëndë ligjore, për Manjanin është Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku. ”Nuk mund të ketë faj prokurori i thjeshtë, pse Prokurori i Përgjithshêm vendos, pa e pyetur, largimin e personit që ai (prokurori i çështjes) po e heton”,-shkruan Manjani në facebook. Akuza e rëndë e ish-minsitrit është se me ligjet e drogës dhe të krimit zbatohet, dhe se kjo është prova e kapjes së drejtësisë.

”Në krye të Prokurorisë duke larguar çdo provë apo person nga hetimi dhe drejtësia shqiptare”,-shton më tej Manjani. Prokuroria e Përgjithshme dje sqaroi se nuk kishte asnjë informacion për statusin e Nezar Seitit.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit

Drejtësi me ligjet e drogës.

Në asnjë shtet ku vepron ligji nuk ndodh që prokurorit i heqin nga duart të pandehurin dhe e marrin në përgjegjësi penale, për këtë gjë!

Është kulmi i maskarallëkut!

E përsëris: i thonë prokurorëve që hetojnë trafikantin, jeni fajtorë për faktin se ne (dmth eprorët) ta hoqëm trafikantin nga dora!!!

Kjo ndodh në prokurorinë e përkohshme të përgjithshme që merret me çështje të përveçme! Zgjedhja e zonjës Arta Marku në dhunim të Kushtetutës, nuk mund të mos prodhonte kësi ngjarjesh të shëntuara!

Ligji i shtetit ngarkon me përgjegjësi Prokurorin e Përgjithshëm që të mbledhë të dhëna e të koordinojë prokuroritë e çdo hallke! Nuk mund të ketë faj prokurori i thjeshtë, pse Prokurori i Përgjithshêm vendos, pa e pyetur, largimin e personit që ai (prokurori i çështjes) po e heton. Ja largojnë të pandehurin fshehtas dhe i thonë “fajin e ke për largimin që bëmë ne”! Kulmi!

Kjo llogjikë vetëm në ligjet e drogës e të krimit zbatohet, jo nga drejtuesit e Anti-krimit! Kujt i bëhet qejfi duke goditur pa faj prokurorë e çështjes? Fare e thjeshtë: trafikantëve dhe politikanëve që janë me ta! Ja ku është prova e kapjes së drejtësisë: në krye të Prokurorisë duke larguar çdo provë apo person nga hetimi dhe drejtësia shqiptare!

Asnjë filtër i shtetit nuk funksionoi asnjë! Se me ç’urdhër doli nga paraburgimi i pandehuri? Si ka mundësi që drejtuesja e Prokurorisë dhe Ministrja e Drejtësisë pretendojnë se nuk e dinin që ai ishte i arrestuari i drejtësisë sonë?

Ka shumë pyetje, por përgjegjëse është PROKURORIA e PERGJITHSHME! Ajo është e para! E kishte për detyrë ta dinte këtë gjë! Bashkë me të duhet ta dinte Drejtoria e Burgjeve dhe Policia e Shtetit, por këto vijnë të dytat në radhë.

Në fund pa dyshim edhe Ministrja e Drejtësisë e cila e kishte për detyrë të dinte statusin e te paraburgosurit! Drejtoria e Burgjeve pyetet gjithmonë sa herë merret një vendim ekstradimi!

Çdo me thënë kjo “nuk e dinim”?!

Nëse duam të argumentojmë me llogjikën e ligjit të shtetit. Nëse përdoret llogjika e drogës ajo që bënë me këtë ekstradim është krejt “e rregullt”!

Dhe po në llogjikën e ligjit të shtetit, them se Prokuroria e Krimeve të Rënda fillon direkt çështjen dhe fillon arrestimet e të gjithë zinxhirit të atyre që lejuan dhe kryen këtë ekstradim! Ky është pengim i pastë i drejtësisë! Është reagim i krimit të organizuar mbi drejtësinë! Nëse nuk mendohet kështu, kush i thotë vetes prokuror e gjykatës, ta lërë më mirë atë detyrë!

Ish-ministri Ylli Manjani sulmon kryeprokuroren e përgjithshme Arta Marku Read More »