Aurora

Lakuriq në faqen e eskortave, zbulohen fotot e Linda Reit me…

Ajo është transgjinorja më e njohur në Shqipëri, ku dalja e saj para ekranit apo postimet në rrjete sociale shpesh janë shoqëruar me reagime të ashpra.

Fjalën e kemi për Linda Rei, emri i së cilës po përflitet së fundmi, duke pasur parasysh dhe pjesëmarrjen e saj në një program kërcimi.

Mirëpo, disa foto të Linda Rei-t janë zbuluar në një prej faqeve të eskortave online, ku ajo është me organ mashkullor dhe pozon e zhveshur duke reklamuar veten.

Në përshkrimin e saj, oferta varion nga 50 deri në 100 euro, ndërkohë ka edhe komente të shumta nga persona, që siç duket kanë qenë klientët e saj.

Fotoja është publikuar në vitin 2015, ndërsa Linda tha vetëm pak ditë më parë te emisioni i “Rudina” se e ka kryer operacionin sa ka mbushur 18 vjet e një ditë. Mos krijon pak mospërputhje me historinë e treguar prej saj kjo foto më poshtë?

Lakuriq në faqen e eskortave, zbulohen fotot e Linda Reit me… Read More »

E pabesueshme! Kryebashkiakja e LSI falenderon publikisht Ramën, “shpërthen” rrjeti

Miranda Rira, kryebashkiakja e LSI në bashkinë e Prrenjasit ka falenderuar qeverinë Rama për investimet që ka përfituar ky qytet gjatë vitit 2017.

Zonja Rira është shprehur se 2018 do të jetë një tjetër vit me investime për këtë bashki.

E gjatë inspektimit të punimeve për Rilindjen Urbane të Prrenjasit përfaqësuesja e LSI që drejton bashkinë e Prrenjasit, Rira falenderoi Ministrin e Ekonimisë dhe Finacave, Arben Ahmetaj për mbështetjen që i ka dhënë Bashkisë Prrenjas.

“Ky është një investim nga Qeveria Shqiptare me vlerë rreth 80 milionë lekë të reja. Unë dua të falenderoj Ministrin Ahmetaj për ndihmën që na ka dhënë dhe shpresoj që 2018 do jetë një vit tjetër me investime dhe përkrahje nga Qeveria Shqiptare,”- tha Rira.

Kreu i Grupit Parlamentarë të PS-së, Taulant Balla gjatë inspektimi të punimeve për Rilindjen Urbane të Prrenjasit, tha se ky investim me vlerë rreth 80 milionë lekë i jep më në fund Prrenjasit qendrën e munguar.

E pabesueshme! Kryebashkiakja e LSI falenderon publikisht Ramën, “shpërthen” rrjeti Read More »

Majdanoz,limon,mjalte:Per shendetin e mendjes

Kur dëgjon për majdanozin, gjëja e parë që të vjen ndërmend është një supë e shëndetshme, ose një sallatë e zbukuruar me gjethet e gjelbra të kësaj barishteje.

Majdanozi mund të quhet kampion i barishteve që përdoren për shije shtesë në gatimet tona, por vlerat e tij janë shumë herë më të mëdha.

Majdanozi nuk është thjesht për zbukurim. Çaji i majdanozit është një nga mënyrat më të mira për të përfituar vlerat e jashtëzakonshme të tij, siç do ta mësoni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Çaji i majdanozit me limon e mjaltë ul inflamacionin

Inflamacioni është nga fajtorët më të mëdhenj të sëmundjeve kronike, siç është atriti ose osteoartriti.

Majdanozi vjen në ndihmë kundër inflamacionit pasi është i pasur me vitaminë C dhe kombinuar me limonin, japin një dozë shumë të mirë të kësaj vitamine.

Trajton dëmtimet e nervave

Majdanozi është mjaft i dobishëm sa i përket dëmtimeve të nervave.

Ekspozimi ndaj substancave toksike, përfshirë metalet e rënda dhe pesticidet mund të tjetërsojnë aktivitetin normal të sistemit nervor dhe mund të shkaktojnë dëmtime në tru.

Kjo është mjaft shqetësuese, duke qenë se nervat luajnë një rol kryesor në transmetimin dhe përpunimin e informacionit në tru dhe në zona të tjera të sistemit nervor.

Lëngu i majdanozit është shumë efikas në heqjen e simptomave të neurotoksicitetit. Studimet e fundit kanë konfirmuar këtë aftësi të majdanozit.

Ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave

Kjo barishte ndihmon në luftimin e radikaleve të lira, falë pranisë së miristicinës, një përbërës që gjendet natyralisht tek majdanozi.

Kjo substancë parandalon rritjen dhe zhvillimin e qelizave të dëmtuara, veçanërisht në mushkëri.

Receta e çajit të majdanozit me limon e mjaltë

Ndiqni udhëzimet e thjeshta të AgroWeb.org për përgatitjen e çajit të majdanozit dhe përfitoni prej tij vlera fantastike shëruese.


Përbërësit:

– 4-5 tufa me majdanoz
– Gjysmë limoni
– 1 lugë çaji me mjaltë cilësor
– 3 gota ujë

Udhëzimet:

Hidhni ujë në një çajnik dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët. Lani dhe prisni hollë tufat e majdanozit.

Hidhini së bashku me limonin në një filxhan ose enë që duron temperaturën e nxehtë.

Më pas shtoni ujin e nxehtë dhe lërini së bashku për pesë minuta.

Më pas hiqni majdanozin dhe limonin, shtoni mjaltin dhe pini çajin plot vlera.

Majdanoz,limon,mjalte:Per shendetin e mendjes Read More »

Trahanaja:Tre receta tradicionale per dite te ftohta

Në ka një gatim special nga tradita shqiptare që të ngroh shpirtin e organizmin në ditët e ftohta të dimrit, padyshim është trahanaja.

Tradita e gatimit të trahanasë ndryshon sipas krahinave të ndryshme.

Disa e përgatisin trahananë të ëmbël me qumësht e gjalpë, disa të tjerë me kos, disa me lëng domatesh e të tjerë me lëng mishi.

Më poshtë tre receta tradicionale të krahinave të ndryshme por njëlloj të shijshme e fantastike, ideale për mëngjese të shëndetshme apo edhe darka gjithashtu.

Tre Receta Tradicionale Të Përgatitjes Të Trahanasë  

Trahana me Qumësht e Gjalpë

Për një kg miell, dy gota qumësht, dy lugë gjelle gjalpë, 1 lugë gjelle kripë.

Sitet mielli, të cilit i hapet një gropë në mes ku hidhet gjalpi i shkrirë, qumështi dhe kripa.

Duke filluar nga mesi e përzjejmë brumin duke mos e gatuar shumë, por të përzihet aq sa të mos thithë krejt miellin.

Brumi duhet të jetë i fortë dhe i shkrifët.

Sipër e spërkasim me miell, e mbulojmë dhe e lëmë të vijë për 2-3 ditë.

Pastaj e hapim copa copa në çarçafë të pastër, e lëmë të thahet pak e shkoqim me dorë.

E kalojmë në sitë të rrallë, e thajmë përsëri dhe e vendosim në qeska prej pëlhure (beze).

Ruhet në vende të thata dhe të freskëta.

Trahana me kos

Për 1 kg miell përdoren dy gota kos dhe një lugë e gjysmë gjelle me kos.

Procesi i përgatitjes është i njëjtë si përgatitja e trahanasë me qumësht.

Trahana me Domate

Dy gota me lëng domatesh të shtrydhura, dy lugë gjelle gjalpë, një lugë e gjysmë gjelle kripë.

Edhe kjo recetë përgatitet si trahanja me qumësht, në këtë rast në vend të qumështit hidhet lëngu idomateve.

Përgatitja e Trahanasë si Supë

(Përbërësit e Recetës më poshtë janë për 4-5 persona)

6 lugë gjelle trahana

2 lugë gjelle vaj ulliri

Djathë i thërrmuar

Gjysmë filxhan çaji me shëllirë djathi

Një litër ujë

Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit, shtojmë trahananë dhe e skuqim lehtë.

Shtojmë ujin e vluar dhe vazhdojmë ta trazojmë me telin e kuzhinës  që të mos krijohen kokërriza.

Shtojmë djathin e thërmuarr, shëllirën dhe nëse duhet edhe pak kripë.

E lëmë të zjejë rreth 10 minuta. Serviret e ngrohtë.

Trahanaja:Tre receta tradicionale per dite te ftohta Read More »

E rrëmbeu kur ishte një vjeç dhe e rriti si djalin e saj, 26 vite më vonë gruaja “trondit botën” me historinë prekëse

48-vjeçarja He Ksioping ka dalë para autoriteteve kineze dhe ka pranuar se kishte rrëmbyer djalin e punëdhënësve të saj 26 vite më parë kur ajo punonte si dado e familjes.

Ajo e kishte rritur të voglin si djalin e saj dhe e kishte kryer krimin pas një shoku psikologjik.

He kishte humbur menjëherë pas lindjes dy djemtë e saj dhe si bashkëfshatarët e saj e kishin këshilluar që duhej të rriste një fëmijë të huaj për të zëvendësuar humbjen e bijve të saj.

Gruaja kishte nisur punë si dado dhe kishte rrëmbyer djaloshin e vogël 1-vjeçar e më pas i kishte dhënë atij emrin e një prej djemve të saj të vdekur.

Tashmë 27 vjeç, djali i rrëmbyer e ka të vështirë të besojë historinë dhe e mendon të gjithën si gënjeshtër.

Ajo ka deklaruar:

Kam bërë gjëra të tmerrshme. Por e kam rritur sikur të ishte djali im biologjik dhe gjithmonë e kam trajtuar si të tillë, ashtu siç edhe ai më trajtonte mua si nëna e tij biologjike.”
Policia është duke bërë të pamundurën për të gjetur prindërit e tij biologjikë, megjithëse pas rrëmbimit askush nuk ishte interesuar ta kërkonte atë.

E rrëmbeu kur ishte një vjeç dhe e rriti si djalin e saj, 26 vite më vonë gruaja “trondit botën” me historinë prekëse Read More »

Gabimi i opozitarit që mungoi në protestën e sotme

Nga Erl Murati

Ja si e shoh unë: mund të jesh votues i PS-së, por mund të dalësh në protestë. Në rrugë a në shesh, ti nuk po zgjedh midis Ramës dhe Bashës. Atë do ta bësh ditën e votimit.

Në protestë, ti si qytetar i kujton kryeministrit të radhës të dëgjojë zërin tënd. I kujton që e ka marrë zyrën me qira. Për të shërbyer, jo sunduar.

Dikush tha: nuk dola në protestë, sepse opozita është e dobët.

Sa qesharake. Po të ishte opozita e fortë, ndoshta s’do kish nevojë për ty. Ndoshta s’do kish nevojë për protestë fare.

Nëse opozita në këtë vend është e dobët, aq më keq për të gjithë. Atëherë kryeministri i rradhës, kushdo qoftë ai, do qeverisë pa dëgjuar askënd dhe pa e çarë kokën për asgjë.

Protesta nuk është hedhje vote ku ti zgjedh mes PS, PD a LSI.

Protesta është mjet demokratik, ku një qytetar pavarësisht se për kë voton, i thotë qeverisë “më llogarit edhe mua” me shpresën se do ta bëjë të mendohet 2 herë dhe ndoshta, të vetëkorrigjohet. Për të mirën e të gjithëve.

E keqja në Shqipëri është se njerëzit janë të polarizuar partiakisht dhe i shohin politikanët si yje futbolli, jo si të punësuar për të përmirësuar jetën tonë.

Ndaj, as mund të mendohet këtu që një socialist të dalë në protestë kundër Ramës, apo një demokrat kundër Bashës. Kjo do të quhej tradhti e madhe, “ndërrim lëkure”. Miqtë e fisi do ta përbuznin këtë njeri. Kjo është një mendësi primitiviste, që i ndan individët në kamikazë të njërit apo tjetrit udhëheqës.

E kundërta është normale: mund të jesh votues i cilësdo forcë politike, nëse ke pakënaqësi del në shesh dhe i kërkon pushtetit të ndryshojë kahjen apo tempin e qeverisjes.

Përsa kohë qytetarët do ta ndajnë veten mekanikisht në “të majtë e të djathtë” njësoj siç ndahen në tifozë Reali apo Barcelone, kërkesa e llogarisë ndaj politikës do jetë shumë larg. Afërmendsh, edhe politikani as do ta mendojë llogaridhënien.

Nëse vazhdon kjo ndarje tifozlliku “o me PS – o me PD”, qeveritarët e këtij vendi nuk do ta shohin popullin si një masë të vetme, së cilës duhet t’i përgjigjen. Por, do ta shohin të ndarë në 2 kampe: ku Rama e Basha kanë secili të verbërit e tij.

Pse duhet t’i interesojë Ramës ca thonë demokratët, ai ka socialistët e tij besnikë? Dhe anasjelltas, Basha është në opozitë, ç’i duhet atij ç’mendojnë socialistët? Ai ka demokratët e betuar pas tij, si në pushtet, si në opozitë.

Siguria që kanë liderët që “populli i tyre” i ndjek edhe në fitore edhe në humbje, edhe në suksese edhe në vjedhje e korrupsion, ja bën atyre jetën më të lehtë.

“Divide et impera” ka thënë latini dhe nuk e ka thënë kot. Kjo ndarje e popullit qorrazi në “demokratë e socialistë” e zhduk llogaridhënien si koncept.

Sjell këtë: ti mund të qeverisësh si bedel, mund të mos kesh asnjë bilanc në 4 vite, por besnikët do t’i kesh pas vetes në çdo rast.

Për sa kohë kjo s’do të ndryshojë, për sa kohë mendja nuk do të emancipohet duke qenë gjithnjë e në çdo rast opozitare, kërkuese dhe kritike ndaj realitetit, Rama dhe Basha (para tyre Nano-Berisha) thjesht do të ndërrojnë vendet çdo 8 vjet.

Dikush tjetër tha: unë s’marr pjesë në protesta të organizuara nga partitë politike. Eshtë e qartë se kjo është një alibi për të justifikuar përgjumjen e letargjinë: thua i ndritën këtu protestat jopartiake intelektualët dhe shoqëria civile?!

S’ka asgjë të keqe të ngresh zërin, të mos rreshtohesh, të mos konformohesh. “Po s’qau fëmija, s’i jep nëna të pijë”, thonë të vjetrit. Ditën e zgjedhjeve bë ç’të duash, por kur ke mundësi të flasësh, fol, mos u bëj filozof mbi mjerimin tënd.

Por, për sofistët e Tiranës ka gjithnjë një arsye për të qenë anti-opozitar.

Nëse protesta do shënonte incidente do thonin se ishte e dhunshme, por meqë doli paqësore thanë ishte e zbehtë. Po të kishte pak njerëz do thonin opozita nuk frymëzon, por meqë pati shumë thanë s’kishte entuziasëm. Po të ngulej çadra do shfrynin protestë demode, por meqë gjithçka u mbyll në 2 orë thanë s’pati surpriza.

Si parim, opozita – qoftë ajo më e keqja – nuk mund ta dëmtojë kurrë një vend më shumë se qeveria, andaj është mirë dhe në çdo rast, qofsh demokrat, socialist apo jopartiak, ti thuash qeverisë dhe kryeministrit të rradhës: dëgjoje zërin tim!

Ndryshe, shqiptarit të ngratë, atij që nuk e klasifikon veten partiakisht, i mbetet të ikë nga sytë këmbët në vende ku njerëzia nuk është e lyer me bojë blu dhe të kuqe. Në ato vende ku dinë ta ndajnë të mirën nga e keqja, ku protesta nuk është tabu dhe ku “heroi” është i drejti e jo i forti.

Gabimi i opozitarit që mungoi në protestën e sotme Read More »

Kjo shkollë përcakton sa duhet të jetë gjatësia e thonjve

Përpjekja e një shkolle për të futur rregulla për gjatësinë e thonjve është quajtur “qesharake” nga prindërit.

Shkolla Rawlett, në Tamworth, Staffordshire, ka nxjerrë ‘legjislacionin e thonjve ‘ ku është caktuar gjatësia dhe ngjyra e thonjve të nxënësve.

Gjatësia e thonjve duhet të jetë 1.5cm dhe ngjyrat duhet të jenë “neutrale”.

“Pas disa diskutimeve me prindërit ne kemi vendosur të sigurojmë legjislacionin e thonjve”.

“Thonjtë nuk duhet të tejkalojnë gjatësinë 1.5 cm ”.

“Çdo ngjyrë duhet të jetë neutrale – thonjtë jashtëzakonisht të ndritshëm duhet të ndryshohen”.

Kështu është përcaktuar me këtë rregull të ri të shkollës.

Kjo shkollë përcakton sa duhet të jetë gjatësia e thonjve Read More »

Vidhen miliona dollarë nga një bursë japoneze e monedhave kriptografike

Një prej bursave më të mëdha të monedhave virtule tha se ka humbur 534 milionë dollarë në një sulm kibernetik ndaj rrjetit të saj.

Coincheck ndaloi depozitimin dhe tërheqjen e monedhave kriptografike përveç Bitcoin.

Nëse konfirmohet, atëherë kjo do të ishte vjedhja më e madhe në historinë e monedhave dixhitale.

Një tjetër bursë Japoneze, MtGox, ra në kolaps në 2014-ën pas një hakimi ku humbi 400 milion dollarë.

Hakerët thyen sigurinë e bursës mbrëmjen e të Premtes. Coincheck është ende duke hetuar sesa konsumatorë janë prekur. Incidenti është raportuar pranë Policisë dhe autoriteteve financiare.

Kjo bëri të monedhat kriptografike të binin menjëherë. Bitcoin ra me 3.4% ndërsa Ripple me 9.9%.

Ishte një tjetër e premte por e vitit 2014 kur MtGox humbi 850,000 mijë bitcoin.

Vidhen miliona dollarë nga një bursë japoneze e monedhave kriptografike Read More »